Berisha si kryetar i çelësave të kashtës!

5 Maj 2022, 20:12Editorial Mero Baze

Sali Berisha, i cili tani po përpiqet t’i imponohet Partisë Demokratike se ka “drynin” e PD dhe nuk i pranon më aty kundërshtarët, provoi sot se i shkon më shumë shprehja popullore “ka çelësat e kashtës”.

Ai bëri kujdes të trembte deputetët që nuk i binden autoritetit të tij, duke i paralajmëruar përmes një deputeti të Elbasanit, se nuk do të lejohet të mblidhen në selinë e PD, ata që duan të bashkëpunojnë me Edi Ramën.

Sulmet verbale vazhduan me zëdhënësen e tij, e cila me sigurinë që ka pas lexuar parashikimin e motit, lexoi dhe parashikimin e Berishës, se ata nuk mund të mblidhen kundër vullnetit të tij.

Në fakt nuk ndodhi asgjë e jashtëzakonshme. Deputetët u mblodhën dhe diskutuan hapur rreth opsioneve se si Partia Demokratike, duhet të përdorë të drejtën dhe detyrimin kushtetues për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit konsensual.

Kërcënimet verbale të Sali Berishës dështuan. Askush nuk u kompleksua prej tyre. Përpjekja e tij reale nuk ka të bëjë me bllokimin e kontributit të Partisë Demokratike për zgjedhjen presidentit, por bllokimin e një autoriteti paralel me të në PD. 

Problemi që ka Sali Berisha është se ai nuk e kupton dot, se si jeta vazhdon edhe pa atë. Ai është mësuar të jetojë me idenë se nëse ai është “person non grata”, gjithë PD duhet të flijohet as tij.

Dhe në rastin konkret, kur qeveria e ka përjashtuar atë si person nga negociatat, ai mendon se askush tjetër nuk duhet të negociojë në emër të opozitës, pasi kjo krijon një institucion tjetër përfaqësimi në opozitë, krahas atij. Dhe ky është shqetësimi kryesor që ka Berisha.

Ai nuk është shumë i shqetësuar kush do zgjidhet president. Edhe sikur Sali Berishën të zgjedhë president Edi Rama, prapë Sali Berisha nuk e pranon dot që kjo gjë të bëhet pa e pyetur atë vetë. Ideja se dikush tjetër po flet në emër të PD pa e pyetur atë, e ka destabilizuar politikisht dhe psiqikisht.

Ideja që Alibeaj mbledh më shumë deputetë në sallë se ai dhe akoma më keq, që i mbledh në selinë e SHQUP, çelësat e së cilës i ka rrëmbyer Sali Berisha, e tërbon dhe më keq, pasi ai e ndjen veten jo vetëm të pafuqishëm politikisht, por dhe fizikisht.

Në selinë ku ai ka hyrë me dhunë dhe e quan shtëpi të tij, tani hyjnë e dalin lirshëm dhe armiqtë e tij dhe mblidhen pa e pyetur atë. Kjo do të shkaktojë në ditët që vijojnë pa diskutim përleshje mes ndonjë skuadrilje tropojanësh që janë “roje” në oborr dhe deputetëve rebelë ndaj tij.

Nga ana tjetër, këmbëngulja e tij e papritur për bojkot zgjon kujtime të këqija në PD, kur vet Berisha sapo ka mbaruar një fushatë denigruese ndaj Lulzim Bashës, duke e akuzuar se ka shkatërruar PD përmes bojkotimit të zgjedhjeve apo institucioneve të tjera.

Ai tani po dëshmon se është partizan i bojkotimit në një proces ku ai ka marrë vet pjesë rregullisht prej vitit 2002. Dhe më ketë vendosmëri që kërkon bojkot, të gjithë janë të qartë kush i ka kërkuar bojkotet e PD më parë.

Por sot Sali Berishën nuk e vret aq shumë as ideja se kush do zgjidhet president, as se si do të zgjidhet. Atë e shkatërron ideja që po tregohet i pafuqishëm në opinion publik, për të ndalur dhe deputetët e PD të mos marrin pjesë në këtë proces.

Pafuqia e tij për të ndalur negociatat, që shfaqet si pafuqi e tij për të imponuar bojkotin, e bën atë sot, nga kryetar i drynit, në kryetar të çelësave të kashtës. 

29 Komente

  1. H
    Habili

    Sipas burimive Berisha paguhet nga Rusia per destabilitet.Te tjerat jane gjera koti.

    1. A
      Alfonsi

      Gjithe te zezat I ka kurva vicidolit.Kur nuk doli kush tia fuste nji plumb ne goje me kohe.

      1. A
        Aron

        Gjithmone eshte paguar nga Ruset, Serbet dhe Greket. Vetem shiko cfare ka bere qekur ka ardhur ne arenen politike.

        1. E
          Edi

          C'te harxhojne kot para Ruset, Serbet e Greket te Saliu kur kane falas fare Ramiun qe i rri poshte tavolines Vucicit dhe i jep Grekut aq sa do hapesire detare e mundesine qe te festojne ne Parlamentin e tyre hapur ate marrveshje.

          1. B
            Bardhyli kosove

            Majmune foltore,-nevojtore saliu dhender Serbie me origjine Serb mos ti je nga koqevaria ke te njejten origjine . Rama eshte 100 % shqiponje me origjine katolik nga shkodra dhe orthodoxe nga vlora Rama munde te kete gabime kuptohet nuk ka njeri perfekte po eshte krenaria e kombit

            1. R
              Ramsi i pari KM shqiptar ne Beograd pas 70 vitesh

              Bardhore, hidh nje sy aty poshte tavolines se Open Ballkan te Vucicit se aty ke mundesi shmallje me shqiponjen katoliko-orthodhokse Rama.

        2. R
          Rudi

          Taman ! Spiun i ruseve ?!!! E ka thene edhe Frroku e se luan topi ????????

        3. F
          Flutura

          Mero ti duhej te ishe bere doktor psichiater, sepse ne fakt dukesh si doktor i Sali Berishes. Aq mire e njeh psichiken e tij.

          1. ?
            ????

            Po mi flutra po Merua e njef mite psiqken e miletit

          2. r
            raul

            Shume shpejt mund te marre ne dore situaten brenda Shqupit dhe kryeperbindeshi i Shqiperise Sali Lushe kundertanku i cili mund te vendose ne hyrje te deres se Shqupit tankun e grabitur tek garda ne grushtin e deshtuar te shtetit ne 1998 per te penguar hyrjen e deputeve qe mbeshtesin kryetarin e pdse z. Enkeled Alibeaj.

            1. s
              sali Trimi

              Qellimi i Sali Berishes eshte qe te faktorizohet si perberes i rendesishem i stabilitetit te Shqiperise. Me kete synim ai arrin dy qellime: 1-Justifikon pagesat qe merr nga agjenturat e huaja(sic thote edhe Habili me lart) dhe 2-I ben presion Amerikes me destabilizimin e Shqiperise, per te kaluar hapur ne krah te Rusit. Merua ka te drejte kur thote se Saliu nuk arrin te kuptoje se jeta vazhdon edhe pa te. Une do shtoja se ai nuk ka cte beje, sepse spiunet jane te destinuar te kene fatin e tij. Saliu rron ne nje bote virtuale, njelloj si gomari qe kur po e hante ujku mendonte se ish ne ender. Edhe Saliu mendon se po qoroleps Ameriken dhe shqiptaret dhe nuk kupton se shiptaret te "japin uje ne bisht te luges". Edhe ata qe i vene nga mbrapa, nuk vene se jane budallenj, por se jane shejtane. Do e cfrytezojne kete gerdalle deri sa mos ti kete ngelur asnje kocke. Ne fund do shkerdhejne edhe Shkelzenin dhe Argiten. Skifteret e "tokes se Xanum" do jene ata qe do i bejne shurren mbi varr. Saliu dhe gerdallat e tij vlejne sa per dordolece te trembin zoqte e pyllit por jo njerzit. Te pakten jo ne te arthmen tone....

              1. M
                M

                Një gjë nuk e kuptoj; pse nuk trajtohet njësojë personi politik " non grata" sikurse personi politik i dënuar ,i larguar dhe mos qëndrim si i pa dëshiruar për arsye të ndryshme nga një shtet tjetër ? Përse nuk ka vullnet politik për të korrigjuar, ndrequr ligjin ,por vazhdojnë e "lozin me kungulleshën"?! Përse i lihet hapësirë të keqes të shkarkojë kundërshtarët ,apo ata që nuk i binden dhe ata që gjoja janë mbështetës të strategjisë perindimore dhe nga kush presin të nxjerin " patatet e nxehta".?!

                1. T
                  Tik taku

                  Bela e madhe..... një disleksis si S.B( që i vjen rrotull diktatorëve Musolini, Hitleri, Stalini, Mao apo vetë Enverit) me një shpurë ndjekesish Haxhi Qamilistë të dehur vetëm nga kujtesa e pushtetit dhe përfitimeve që u hidhte "baba".....bahhhh. Shqiptarët të trullosur edhe nga Rrapush Xhaferi apo Sudja ????????????kanë një aftësi të pabesueshme për të qenë subjekt i sharlatanit të radhës... përfshirë Edi Ramën. Zoti - Amerika shpëtofte shqiptarët... përveç mbretëreshës së Anglisë.

                  1. N
                    Një qytetar

                    Si çdo komunist konsekuent edhe Berisha vetëm gjuhën e forcës njeh. Akti i deputetëve është e vetmja mënyrë efektive që ai kupton. Ashtu siç vihet në dukje edhe në editorial, ajo që e vret atë mëndërisht është kundërshtia, mosbindja, injorimi. Kurrë Sali Berisha nuk mund të jetë i qetë qoftë edhe sikur një deputet i vetëm t'a kundërshtojë. Është njëlloj si çdo diktator, nuk ndihet i qetë pa vendosur kontroll total mbi gjithçka në pronën e tij, Partinë Demokratike.

                    1. E
                      Enough is enough doktor!

                      Në 30 vite demokraci hibride, apo pseudo demokraci, PD risolli Sali Berishën në 2022! Çfarë mjerimi! Një parti që nuk mund apo nuk do të qarkullojë elitat intelektuale. Një parti që së fundmi ricikloi, J.Topallin (që të kapte për zhelesh jashtë, pra një grua injorante sidomos në komunikim dhe njohëse e dobët e gjuhës shqipe), Arben Imamin (e tanqeve), Murrizin e 500mijë€ pasuri që s'dihet si dreqin i bëri ato para, etj, etj. Si mund të jetë një parti e tillë konservatore, e madje me vlera? Çfarë vlerash? Këta sharlatanë besojnë në Zot? Cilin Zot? Zotin Sali? Çfarë vlerash kanë këta? Vlerat e liderit suprem? Edhe komunizmi pati më shumë vlera, sepse intelektualët patën nga një punë në zanat, familja kishte vlerat e saj tradicionale, pati një farë drejtësie sociale. Çfarë vlerash pati gjatë kohës sl Berishës? Budallenjtë dhe rrugeçërit e banditët morrën diploma te universitetet private piramida për të zënë më pas poste në shtet. Intelektualëve kështu iu vu shkelmi, rinia humbi shpresën. Në 97 shqiptarët humbën pasuritë e tyre në firmat piramidale. Ku ishin këto vlera konservatore të PD atëherë? Skemat Ponzi? Shqiptarët janë përgjithësisht të majtë apo të qëndrës së djathtë. Konservatorë ka shumë pak apo aspak. Shqiptarët vijnë nga një sistem diktatorial 45 vjeçar ku mohuan Zotin dhe spiunonin njeri tjetrin. Dhe Saliu s'ka lidhje me konservatorizmin. Boll mashtruat shqiptarët. Boll me broçkulla. Shqiptarët duan prova konkrete për punë, shëndetësi, siguri dhe mirëqënie. Të tjerat janë llogje kot sa për show televiziv.

                      1. N
                        NjeQytetarOptimist

                        E bukur !! Prit prit te vij dhe vendimi i Gjykates pastaj skuadrilja tropojane kthehet ne kotele.. Aty do iki fiqiri kokes dhe mbesi prape rrugeve si cifut..

                        1. B
                          Bamiri

                          Ore ti dhe shume ketu mund te presin edhe qe te ngjallet Enveri se duket qe jeni nostalgjike te atij rregjimi , por ja qe sbehet as me ndihmen e Rames !!!

                        2. A
                          Arber iliri

                          Sa dekada vitesh na humbi këlyshi serbit.

                          1. S
                            SHQIPTARI Patriot.

                            Z.Mero Baze, mendoj që hipoeza juaj, ku ju mendoni që mender-muti Saliu i Shugares ka veç çelsin e kashtës, është hipotezë e gabuar. Sali kopili i Shugarovskës, nuk ka patur kurrë asnjë çels në duart e tij. Çelsat e kashtës, dhe të të gjitha dyerve të kombit Shqiptar, i kanë patur në dorë Serbia, Greqia dhe Rusia që 30 vjet, ku të cilët ja hapnin deren që ata deshironin, në koliben Shqiptare, dhe e urdheronin tradhetarin hajdut Sali shkerdhaten të hynte. Pra, Sali shkerdhata, nuk e ka as çelsin e deres së kashtës Shqiptare. Ky biri i kurvës Shugare dhe kopili i Serbit Vuk, nuk e ka as çelsin e shtepisë së tij të rindertuar nga agjentët e Serbisë,në Viçidol. Ky shkerdhata i Viçidolit, nuk e ka as çelsin e pi..dhit të Argitës dhe as çelsin e by..thës të dylberit Shkerdhen. Ky biri i kurvës Shugare, hyn veç në dhomat e kasolles Shqiptare, nëpërmjet dyerve që ja hap Serbia dhe interesi i sajë. Hyrje daljet nëpërmjet dyerve që ja hap Serbia dhe perdhunimet që Sali tradhetari po ja bën kasollës Shqiptare që 30 vjet, ju ka ardhur fundi, që kur Amerika e madhe vendosi t'ja ndërrojë bravat dhe çelsat dyerve të kasolles Shqiptare, çdo ditë e më shumë, Pra, ky qelbësira i Viçidolit, sot,duke mos gjetur një derë të hapur, po sillet verdallë-gërdallë si pordha në brek, veç në oborrin e kasollës tonë Shqiptare. Shkurt, ky spihun-agjent, nuk ka në dorë asnjë asnjë çelës, dhe sot po perpiqet me metodat e hajdutit të shtepiave, të hapi ndonjë derë, dritare apo zavrak me një levë hekuri, me një kaçavidë apo një sharrë. Per të gjithë boten, dielli lind, perendon, lind perendon....., kurse për këtë tradhetarë,hajdut, qelbësirë etj etj, dielli ka perenduar dhe nuk do shofin lindjen e tij kurrë.

                            1. s
                              sherbimi mendor

                              Si nuk pashe nje koment qe tregon se kush eshte fajtori i vertete ne Shqiperi qe Sali Sheqerja sillet si i do qejfi me kedo e cilindo pavaresisht se sa e perfillin? Fajtori i vertete eshte PROKURORI DHE GJYKATESI, emrin ja gjeni ju qe merrni parate per kete pune se une shkruaj falas si vullnetar i Enverit. Sali Sheqerja ka bere nje gje me vend qe nga fillimi, kuptohet qe eshte isntruktuar nga forca speciale antishqiptare; Plepat e Durresit moren emrin e "larte" si prokurore dhe gjykates. Ketu fillon dhe mbaron procesi se ata plepa sfidojne demokracine dhe shtetin ligjor ne Shqiperi dhe krijojne shtetin familjar te Sali Sheqeres dhe salirve te tjere. Cila eshte rruga per te shpetuar? Ata qe e duan vertete vendin duhet te ngrene popullin ne protesta te medha te shkaterrojne vilat e prokuroreve dhe gjykatesve ne Lalez e kudo, duhet te djegin dyerte e zyrave te prokuroreve dhe gjykatesve, duhet te mos lejojne te dalin ne publike prokuroret dhe gjykatesit dhe duhet ti masakrojne dhe denigrojne deri aty sa te fillojne qe tu vije mendja se po hane parate e popullit. Mos harroni avokatet qafederra si ai Gjokutaj qe e degjoj çdo nate qe leh si qen i terbuar neper televizione. Keta e shkaterruan Shqiperine dhe jeten e shqiptareve; kot e kerkoni ne vend tjeter. Qeverite vene e vijne, prokuroret dhe gjykatesit edhe me reformen e qiparisave te Edi Rames, se plepat po thahen, jane po te njejtet. Shpetoni Shqiperine nga keta bastarde, nga ku SPAK qelbesire dhe nga nje Arben Kraja, bashkepuntor i krimit antishqiptar. Mero Baze e ben detyren e tij duke denoncuar si gazetar, populli, ashtu si fitoi dje te drejten e rruges ne Rinas, duhet ta kerkoje atje ku duhet: ne dyerte e bashkepuntoreve te krimit: prokurore, gjykates, avokat kermat. Lerin televizionet shqiptare qe jane kthyer ne pasqyra pornosh e reklamash bythe se bytha bythe te ben ashtu si u ka bere deri tani.

                              1. J
                                Jugu

                                Mire qe e pranon vete qe je “ vullnetar i Enverit “ se ne fakt shumica ktu ashtu jane , po cdoni ce na cani trapin ne , shkoni vajtojeni te Varrezat !!

                              2. K
                                K9

                                Berisha ka ate qe meriton. PD vdiq pergjithmone. Kane ngelur vetem familja e lebetitur e Berishes me thonjte drejt ishToks se Xanun qe humben perfundimisht dhe pjesa me hajvane e berishizmit, tashme pa parti dhe ne rrenim total, qe i gezohen te vetmit fakt qesharak, qe ju ngeli prape me barre nana plake e mangut nga trute. Tani Sali Berisha eshte njolla me e madhe e turpit ne histori per shqiptaret, per perpjekjet tona shekullore shtetformuese dhe per imazhin e tmerrshme nderkombetar qe la si lideri me i larte shqiptar halabak, hajdut, tribal, i paqendrueshem dhe injorant. Shpallja e Berishes hajdut, familje hajdutesh dhe rrezik per demokracine, institucjonet dhe shtetin, eshte varje ne litar si per te, ashtu edhe per kulturen e tribalizmit shqiptar qe do lere prapa. Pra nese Sali Berisha e konsideron si mall vulen e turpit, gabohet rende. Gabohet edhe kur ben sikur kerkon fakte. Do ti vi fatura per gjithcka ne cdo moment tmerri per te, kur ti thyehet edhe dega e fundit qe e mban. Tani eshte komplet viktime ai dhe familja e tij. Vula e turpit qe amerikanet dhe Perendimi i vune nuk eshte mall, por nje proces i tmerrshem qe do ti grije edhe kockat edhe familjen edhe pasurine edhe historine e tij hajvane, duke e cilesuar me vendim unanim nderkombetar, jashteqitjen me te madhe, ne historine politike shqiptare.

                                1. n
                                  nje qytetar

                                  Pyesin Ariun : Do bejne dardhat sivjet, o Ari? Ariu : Do bejne se i hahen Meros... Pirdh, pirdh se lirohesh o Mero...sipas oreksit Rames (percjelles i te cilit eshte i gjithhershmi Mero) eshte kryetar ne PD ai Alo Beu i emeruar nga Gaz Bardhi , apo Bashka ngaqe ka neper xhepa akoma nje ftese per vizite ne SHBA nga zv. ndihmes-Sekretari Shtetit Escobar!

                                  1. H
                                    Ho ho

                                    Ka nja kater gazekare te tema me ne krye Meron qe BERISHA do i vdesi!!!!

                                    1. N
                                      Një qytetar

                                      Dëgjo ti bajgë komunisto-foltoriste, t'a kam vënë në dukje dhe po t'a përsëris, mos përdor nickname-in tim. Mendimet e mia nuk kanë asgjë të përbashkët me marrëzitë e tua që shkruan në komente.

                                    2. L
                                      L

                                      Meqe ka cilsat e kashtes perse leh si qen kunder tije tetan diten

                                      1. T
                                        Tirana

                                        Salih Plehu eshte nje karte e djegur pergjithmone dhe tani fillon procesi i diskreditimit te tij me ardhjen e fakteve te DASH ne Tirane gje qe do bjeri dhe sekuestrimin e parave te vjedhura te familjes se tij cecene

                                        1. V
                                          Vlonjati 12

                                          O Mero , pse nuk ia thua emrin atij deputetit te Elbasanit ( L . Boçi ) nje pederast qe nuk ka lene tv pa dal e qe na çau b… duke marr pozat e strategut . Ai eshte nje hale qe qelb kudo qe shkon , fytyre e neveritshme .

                                          1. B
                                            Bardhyli nga Kosova

                                            Edivin Toptan Rama vazhdon të jetë në ndihmë të Serbisë, politikave të saj në dy anë, siç i quan senatori amerikan Chris Murphy. Derisa Rama përpiqet që të jetë në rolin e ‘engjëllit mbrojtës’ për Serbinë dhe Vuçiqin, Perëndimi është i zhgënjyer me vetë Serbinë, nuk e dëshiron dhe nuk e pranon lojën e dyfishtë të saj. Në fakt, Serbia po e mban anën e Rusisë, derisa nuk i ka vënë sanksione asaj. Qëndrimin dualist të Serbisë e ka konfirmuar edhe senatori amerikan, Chris Murphy, pas vizitave diplomatike në shtetet ballkanike. “Në rregull, Aleksander, duam të dimë, a do të qëndroni me shtetet demokratike dhe të sanksiononi atë apo do të vazhdoni të luani me dy anët”, ka shkruar senatori Murphi në tviter, duke treguar për bisedimet që ka pasur në rajonin tonë. Për këtë qëndrim Serbia duhet ndëshkuar, I fundit që e ka bërë këtë thirrje dje, është austriaku Gynter Fehlinger, që tashmë në mënyrë të përsëritur varësisht nga rastet e ripërsërit. Por ajo që bie në sy është tendenca, përkatësisht ajo ‘shkolla hashimiane’ inferiore politike, pa vlera kombëtare, nëse jo antikombëtare, që mori hov nga Hashim Thaçi, duke pranuar çdo marrëveshje në dëm të Kosovës me Serbinë, pavarësisht që Kosova e përjetoi gjenocidin, dëbimin, kulturocidin, plaçkitjen masive etj., nga Serbia, për herë të fundit në vitet 1998-1999. Kjo përpjekje për ta kundruar çështjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi nga këndvështrimi serb dhe i huaj është tronditës, kjo është ajo shpëlarja de fakto e trurit shqiptar, nga identiteti shqiptar, nëse jo nga krenaria skenderbejane, gjithsesi nga ajo rilindëse. Perspektiva e Kosovës është perspektivë shqiptare nga e sotmja dhe e kaluara e saj. Për nga e kaluara sa më thellë të shkosh aq më e lavdishme bëhet, mbase nga kohët e panjohura – primordiale sipas psikanalistëve, deri në kohën kur e krijuam folklorin madhështor, ligjin e pashembullt – Kanunin me Kodin mitik, të Besës, me mitologjinë e paskajshme, me muret çiklopike, mbretëritë para rreth katër mijë vjetëve, dhe me kurorën e të gjithave, gjuhën hyjnore shqipe. Përpjekjet e Ramës, Batonit dhe gjithë llymit esadist janë irrituese, blasfemuese dhe tradhtuese. Ajo që më së paku mund të quhen këto politika janë obediente, jo vetëm nga autoritete të jashtme, por edhe të Serbisë. Sidoqoftë, është e pashembullt që Kosova të shihet si pengesë dhe zvarritëse e marrëveshjes me Serbinë. Prandaj, të barazohet Kosova me Serbinë fashiste, qoftë edhe vetëm për konsum retorik publik nga politikanët shqiptarë si Edi Rama është e rëndë, fyese dhe trishtuese. Rama me këtë mendësi antishqiptare po dëshmohet si shërbëtor i përbetuar vëllamit të tij Vuçiqit dhe gjenocidit serb, që është mbështetur dhe mbështetet prej rreth 200 vitesh në shovinizëm, fashizëm, dhe në çfarëdo –izmi tjetër negativ. Tashmë shihet qartë se qëllimi i Ramës është që ta dëmtoi sa më shumë Kosovën me ‘neutralitetin’ e tij ndaj gjenocidit serb, që në fakt është anim i tij dhe Qeverisë së Shqipërisë nga Serbia. Rama po i zbaton planet e errëta hashimiane dhe batonstanishiqiane kundër Kosovës. Ky trinom esadist duhet ndaluar sa më parë, përndryshe dëmet e tradhtisë do të jenë të pariparueshme për mbarë kombin shqiptar.

                                            Lini një Përgjigje