Beteja e dëshpëruar e Berishës me izolimin dhe mospërfilljen 

11 Maj 2022, 18:00Editorial Mero Baze

Dy javë më parë Sali Berisha akuzoi Enkelejd Alibeajn se po negocion me Edi Ramën të bëjë Lulzim Bashën president. Pastaj i vazhdoi akuzat për bashkëpunim me Edi Ramën, duke e quajtur detyrimin kushtetues për konsultime rreth zgjedhjes së presidentit si “thikë pas shpine” për opozitën. Si për t'ia shtuar inatin, Edi Rama përsëriste refrenin e tij se “me të vdekurit nuk negociojmë”, duke ju referuar Sali Berishës.

Dje në mbrëmje papritur Sali Berisha paska caktuar dy negociatorë nga partia e tij, të negociojnë me Edi Ramën për presidentin, pa bërë kujdes të kujtojë se çfarë ka thënë këto dy javë për ata që duan të negociojnë për presidentin.

Lëvizja e fundit e Berishës vlen për të kuptuar makthin e Berishës dhe jo atë që do të ndodhë. Ajo që do të ndodhë është që Edi Rama do konsultohet me krerët e grupeve parlamentare, në rastin e PD me Enkelejd Alibeaj, dhe do vazhdojë procedurën për zgjedhjen e presidentit, duke përsëritur atë refrenin e tij që “me të vdekurit nuk kam punë”.

Po përse Berisha u zbyth dhe brenda dy javësh, pa ja kërkuar njeri, kaloi nga denoncues i procesit, në lëpirës të Edi Ramës për ta pranuar në tryezë?

Problemi më serioz që ka Sali Berisha tani e tutje me mbështetësit e tij, është izolimi dhe mospërfillja nga gjithkush. Izolimin nga SHBA muajt e parë e kuroi me sulmin ndaj Lulzim Bashës, duke mbajtur lart adrenalinën e mbështetësve të tij, që u bindën për një komplot të Lulzim Bashës kundër tij. Tani kjo fabulë mbaroi.

Pasardhësi i Lulzim Bashës në PD është edhe më i ashpër, edhe më pa komplekse se Lulzim Basha kundër tij. Shumica dërmuese e grupit parlamentar të PD e ka braktisur Sali Berishën dhe numrat vetëm sa rriten.

Mbështetësit e Sali Berishës, e vetmja gjë që po kuptojnë qartë, është se janë të parëndësishëm për askënd. Ata janë të parëndësishëm për grupin parlamentar, të parëndësishëm për qeverinë, të parëndësishëm si faktor politik në vend, dhe mbi të gjitha të izoluar dhe damkosur nga SHBA dhe Bashkimi Europian.

Mospërfillja publike e Edi Ramës ndaj Sali Berishës, është vrastare për të. Konsiderimi si “i vdekur dhe i pakallur” dhe injorimi i çdo sulmi apo kërkese të tij, e bën Sali Berishën një udhëheqës fantazmë, që flet me hijet.

Nëse vëreje sot në konferencën për shtyp, ai kërkonte debat me Edi Ramën, përballje fizike me të, që njerëzit ta marrin seriozisht se atë e përfill dikush. Edhe në mbrojten që bënte ndaj akuzave për Gërdecin dhe 21 janarin, përpiqej të gjente paralele me “krimet” e Edi Ramës.

Kështu, fjala vjen 26 të vdekurit nga biznesi kriminal i djalit të tij në Gërdec, i quante viktima, ndërsa 24 të vrarët nga tërmeti i 2019 i quante të vrarë nga Edi Rama. Përpjekja për të gjetur simetri shifrash, krimesh dhe mbi të gjitha, përpjekja për t’u përfillur nga qeveria si palë dhe opozitë e vërtetë, është beteja e tij për jetë a vdekje.

Në këto momente, kur SHBA e ka në listën e zezë, kur Bashkimi Evropian ka bërë gati draftin ta fusë nën të njëjtin standard sanksionesh, në kohën që dhe disa senatorë rumunë që vijnë në Tiranë nuk takojnë atë, por Alibeajn, në kohën kur Edi Rama e quan “të vdekur e të pakallur” dhe shumica e deputetëve e injorojnë si lider partie, armiku më i madh i tij është braktisja dhe mospërfillja, e cila i dëshpëron mbështetësit. 

Ndaj për dy javë ai lëpiu atë që pështyu dhe dërgoi dy negociatorë “të bisedonin” me Edi Ramën për presidentin. Nuk i duhet as presidenti, as ndonjë negociatë reale, por i duhet ta shikojnë se po merret seriozisht. Por nuk po ja del dot.

24 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Saliu,ky njeri i vdekur por i pa futur në gropë,do futet në gropë patjetër, sepse e kërkon vetë koha,pasi ai është jasht kohës,jasht modës,jasht realitetit dhe është katandisur si një gjë pavlerë,një limon i shtrydhur që nuk i duhet më njeriu,veç dreqit. Saliu është në grahmat e fundit dhe do japin shpirt para Edi Ramës,në prezencë te gjithë shqipëtarëve. Të gjithë nuk e duan Salin,perveç budallenëve qe i shkojn nga pas duke i mare erë pordhëve të tij.

    1. N
      Një qytetar

      Qarqet ndërkombëtare shfaqin hapur një përbuzje të plotë, një shpërfillje totale, njerzit e arsyeshëm po e abandonojnë Sali Berishën. Si mund të shpjegohet fakti që shtypi brënda vëndit nuk bënë të njëtën gjë, të mbajë të njëjtin qëndrim abandonues, duke ju bashkuar bojkotimit total ndaj tij? Por, në mos të njëjtë gjë, vënien në dukje Edi Ramës të qëndrimeve të tij me dy fytyra, i cili godet Sali Berishën si një individ i shpallur i padëshiruar dhe ruan raporte miqsore më të shpallur non grata nga kampi socialist, shtypi e ka për detyrë t'a bëjë.

      1. k
        kthhh

        Mero ka mundesi te ofrosh nje burim per kete lajmin qe Bashkimi Evropian ka bere gati draftin ta sanksionoje Berishen? Do te ishte dicka e llogjikshme nqs BE ben ate qe beri Amerika.

        1. T
          Tema

          COMMITTEE ON FOREIGN AFFAIRS DRAFT COMPROMISE AMENDMENTS Draft Report on the 2021 Commission reports on Albania Rapporteur: Isabel Santos (S

          1. M
            Myslimani.

            Eshte e sakte. Me duket se eshte lene per 18 maj.

            1. S
              Sa kom qesh

              Po po llaf i sakte me 18 maj nga ora 2 mbasdite . Ma tha nje muxhahedin . Gjithe Europa do mblidhet per non gratan e Saliut !! Ik shpeto veten bej !!!

        2. C
          Cili

          Po cfare merrni me te,se eshte kohe e humbur,ky palo burre,pa lekure,e pa ushkure

          1. F
            FATMIRI

            SALI PORDHES. I SHKOJN NGA PAS ATA QE KAN PERFITUAR PRONA DHE LEKE NE MENYR ABUZIVE KUR SALIU KA QEN NE PUSHTET DHE KRYESISHT KAN PERFITUAR KRIMINELET DHE KURVAT POR KA ARDHUR FUNDI KETE O DO E MARI MORTJA O DO PERFUNDOJ NE BURG

            1. K
              KO

              Edhe "ftesa ne duel" qe beri Sali Berisha Rames per ballafaqim televiziv, do ti sherbeje pikerisht qellimit djallezor te Saliut per tu "faktorizuar" si i rendesishem ne politiken shqiptare. Rama nga ana tjeter duhet ta injoroje dhe shtypi ta neglizhoje kete kufome. I vdekuri me te vdekurin, i gjalli me te gjallet, thote populli, por Saliu nuk mendon keshtu. Ka rrezik qe Saliu edhe kur te vdese do ngjallet lugat duke fishkellyer si ere ne Vicidol. Legjenda do tregoje se si ky eshte shpirti qe per bythen e vet vrau, vodhi dhe u be spiun kunder atdheut te vet.

              1. l
                lluka

                Arben Kraja eshte vene nga Ambasada Kineze per te mos u ndeshkuar kurre!Kjo eshte gjeja me e thjeshte per tu kuptuar!Shikoni Edi Ramen ku pas 30 vitesh kujtohet sot te ngrere zerin per hetimin e Sali Berishes!Ket duan ta çojne me çdo kusht perpara trupit gjykues qe te marre pafajesi!E keni digjuar Sali Kryekrimin qe deklaron se nese me therrasin do te them te verteten!Ai nje nder gabimet e tij ne kariere kjo eshte sepse per "gerdecin",per 21 Janarin,per 97 ,98 ,1991 2 Prill,duhet te kishte çuar vete kallezim e te kishte marre pafajesine me kohe!Arben Kraja do ta hetoje dhe do ta nxjerre te pafajshem ç(drejtesia) e re me prekurore e gjykates plepash qe instaloi Ambasada Kineze.Rofte miqesia Shqiptaro-Kineze.

                1. B
                  Booo

                  Jo vetem agjent i kinezeve por edhe i rumunve !! Sic thoshte udheheqesi i madh “POLIAGJENT”

                  1. F
                    F-35 A

                    Po cfare poliagjenti thoni? Kush do ishte ai sherbim sekret i mbaruar qe do rekrutonte nje gomare?!

                2. L
                  Loku

                  Sala për tu bërë faktor nuk pushon duke share e shpifur.

                  1. P
                    Papi

                    Z mere Nje njeri i vdekur per politiken dhe shtypin mund te jem un qe askush nuk flet Por per nje njeri qe keni 6 muaj qe shkruani te pakten 20 shkrime ne dite vetem ju si gazete e keshtu bejne dhe te tjeret mua ai me duket ne qender te opinionit edhe pse nuk e sipatizoj aspak por fare aspak Prandaj nese keta shkrimet tuaja do kene refrenin si shkarkimi i metes ku per nje vit llapje se vetem vota e hafizit do ishte pro dhe pastaj kjo propagande u dhi ( me fal per shprehjen por eshte fjale e duhur) 6 me 1 me le te mendoj se je thjesht nje tellall i paguar nuk shkruan si gazetar por si nje i punsuar Mjafton ta thuash ska gje te keqe por kur hiqesh ai qe sje humb shum vlera Un mendoj qe para spak duhet te shkoi rama meqe spak lufton korrupsionin ne flagrance dhe ka si synim zhdukjen e korrupsionit ne zanafille Rama pati plot 3 mandate per te rregulluar drejtesine por nuk deshi sepse edhe ai eshte njelloj si saliu nuk pranon asnje lloj konkurence ne parti imagjino sesi eshte katandisur ps ku njerzit do zgjidhen online sikur te ishte llotari dhe jo parti ne menyre qe mos kete kontakte per puçe Tani ps i ka ngel te nxjerre urdherin e fundit "KU SHIKOHEN BASHKE TRE ANTAR TE PS TE PUSHKATOHEN" ja kaq demokratike ka shkuar ps ky eshte raliteti

                    1. A
                      Aron

                      Po shkruhet per te vdekur qe kane qene pjese e historise qe nga lashtesia e jo me per Saliun qe vetem merr fryme por edhe bere si lugati del dhe naten. ????

                      1. N
                        Niku

                        QE THUA SALIU SPO JA DEL DOT JA FUT KOT.AI PO BEN CTI DOJE BYTHA HALESE.TI DHE RAMIU SPO JA DILNI DOT.KENI 11 VJET VETEM BENI GAM GAM.

                        1. H
                          Hasoni

                          Doktori nuk behet KM dhe nuk mund te fitoje zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pasi nuk e voton një pjesë e madhe e elektoratit të tij por PD-në e ka marrë tashmë se e tija ka qenë thjesht kishte deleguar "kryetarin" e rradhës që i doli nga dhomat dhe e perjashtoi përkohësisht

                          1. B
                            Bardhyli nga Kosova

                            Edi Rama po mundohet ta paraqet Serbinë para botës si një shtet, që po ecën përkrah Perëndimit duke e kundërshtuar pushtimin e Ukrainës. Rama, qartazi po e luan rolin e zëdhënësit të Vuçiqit dhe Serbisë, një rast i paprecedent, që një shtet me armiqësi të gjatë me Serbinë për shkak të krimeve që ka kryer ndaj shqiptarëve, pushtimeve të territoreve shqiptare, vrasjeve masive, dëbimit masiv, disa gjenocideve të kryera, dhe që veçse anashkalon qëllimisht këto histori, gënjen për një shtet dhe një sistem edhe aktualisht autokrat. Politika e tij pro serbe është e papranueshme. Në ndërkohë, pakënaqësia ndaj Edi Ramës ka filluar të rritet. Kriza e filluar ekonomike, ende pa u rimëkëmbur nga pandemia, tashmë po bëhet problem i madh. Duke parë tufanin, Rama ka filluar të kalojë në ‘kundërsulm’, duke takuar biznese nga më të ndryshme, dhe duke folur pa ndalur para tyre, si papagall, pasi nuk i lejon të tjerët thuajse fare të flasin, po mundohet t’i rikuperojë humbjet e pësuara në imazhin publik. Për këtë qëllim, duke pasur një mori mediash përkrah vetes, ai po përpiqet ta sfidojë kohën, rrjedha e pamëshirshme e së cilës, duket se do ta shkatërrojë fuqishëm. Zakonisht njerëzit e tillë në politikë nuk shkatërrohen nga vetë demokracitë, por nga fati, zhvillimet e papritura në jetë. Vërshimet e shqiptarëve në protesta, madje si po konsiderohen, pa një mbështetje partiake, shkaktojnë frikë dhe huti tek Rama. Duke e ditur Rama, se kjo është vetëm vala e parë goditëse e krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë, ndërsa priten goditjet e reja, veçanërisht për shkak të vazhdimit të sanksioneve ndaj Rusisë, dhe efekteve të tjera të vetë luftës, ai ndodhet në panik. Por, e keqja e këtij paniku është se sa më shumë që Rama ndodhet në krizë, ai do të përpiqet të mbahet për Serbinë, dhe publikisht siç bënë për presidentin e saj Vuçiqin. Derisa në luhatjen e madhe të tregut, me fillimin e pushtimit të Ukrainës, dhe vendosjes së sanksioneve, çmimi i naftës ‘fluturoi’ sa kaq, në mbi 2.2 euro për litër, dhe ndërsa nuk arriti ta mbajë, edhe pse reagoi me vonesë nën 2 euro, përkatësisht nën 1.8 euro (203 lekë). Ndërkohë që çmimi i naftës ra në bursa, thuaja në çmimet e para luftës në Ukrainë, ai nuk u tregua i zoti, që t’i bënte tregtarët e naftës ta ulnin çmimin, sipas lëvizjes së çmimit në bursë, pavarësisht se kur e shtrenjtuan, e rritën më shumë se sa vetë tregtimi virtual në bursa. Kështu sërish ai ka lëshuar pe, dhe çmimi i naftës u rrit në 221 lekë, pra për 18 lekë, apo për 15 cent, ndërsa çmimi i benzinës u rrit vetëm për 6 lekë, nga 206 në 211 (nga nesër fillon tregtimit me këto çmime në Shqipëri, deri në vendimin tjetër). Kjo ndodhi sapo çmimi u rrit për një javë nga rënia në rreth 92 dollarë për fuqi, në rreth 110 dollarë për fuqi, sot. Pra, çmimet po rriten pa ia dalur që Qeveria të ushtrojë ndonjë kontrollë, duke mos ia dalur ta shmang spekulimin e tregut. Po ashtu produktet ushqimore, do ta shtrenjtojnë jetën tonë, pasi vetë lufta në Ukrainë dhe ndikimi i saj në Rusi, do të krijojnë presione të reja në tregun ushqimor, përkatësisht të drithërave, dhe më tej në gjithë zinxhirin e prodhimeve ushqimore. Po ashtu çmimet e naftës dhe të energjisë do të vazhdojnë të rriten, sikurse edhe të metaleve, siç tërheqin vërejtjen ekspertët e ekonomisë, ndërsa shtetet e dobëta, nuk do të jenë të gatshme ose do ta kenë të pamundur kontrollin e tyre. Përdorimi i armëve hipersonike nga Rusia, nëse ato nuk do t’i rrëzohen nga armatimi perëndimor i ofruar për Ukrainën, do të jenë shpresa ku do të lundrojë ‘deliri’ i Putinit. Për aq kohë sa lufta bëhet më e ashpër, rreziku nga sprovimi i çmendurisë së Putinit do të rritet, bashkë me rrezikun për një sulm bërthamor. Derisa për këtë të fundit, Shqipëria e ka shpresën tek bunkerët, po mungesa e ushqimeve dhe kushtet e papërshtatshme për ruajtjen e tyre, nuk japin shumë shpresë, në skenarin më të keq. Por, Rama, do të mbahet dhe duhet të mbahet përgjegjës për dështimet e deritanishme, dhe drejtimin e ‘varkës, për limanin e gabuar, ‘portin e Beogradit’! Do të jetë tepër e vështirë të shërohen plagët e shkaktuara deri më tash nga qeverisja Rama. Por, shpresat janë se Shqipëria, dhe fati i shqiptarëve po merr kthesë dramatike për të mirën e shqiptarëve. Lufta pushtuese e Rusisë në Ukrainë, ia bëri të qartë Perëndimit, se çka nuk funksionon në kulturën ruse, pra nisur nga sistemi politike dhe më tej. Lufta e Ukrainës është tashmë lufta për ta ndryshuar Rusinë, dhe me këtë për t’i dhënë botës vërtetë një hap të ri, më saktë një ripërtëritje të vetë kulturës perëndimore, për ta ndryshuar zhvillimin e botës. Edhe në Serbi aleaten e Rusisë, pasi të mundet Rusia suksesshëm, do të kryhen proceset e denazifikimit, dhe spastrimit nga e njëjta mitologji e sëmurë, dhe mitet duhet t’u kthehen të vërtetave, jetës së natyrshme njerëzore. Në ndërkohë, Rama ka marrë edhe një goditje, ai ka mbetur pa aleatë në terren. Me një Lulzim Basha të dobët, ai dukej se performonte shkëlqyeshëm. Lulzim Basha, tashmë dha dorëheqje pas një dështimi të madh politik, duke i zhgënjyer edhe miqtë amerikan. Një PD e bashkuar, që nënkupton edhe një opozitë të bashkuar, do të nisin proceset për rrëzimin e Beogradit në Tiranë. Tashmë PD-ja e ripërtërirë, duhet ta udhëheqë barrën për t’ia dështuar Ramës projektet për ta fuqizuar Serbinë në Ballkan, dhe kundrejt shqiptarëve. “Ballkani i hapur”, duhet të përmbyset me një Shqipëri të hapur, ndaj Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, nga të cilat tri qeveritë udhëhiqen nga shqiptarët, dhe duhet të bëhet edhe qeveria e katërt shqiptare. (Më gëzon fakti që më lexoni masivisht dhe pëlqeni fort opinionet e mia analitike. Me dashuri, me qetësi, me buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli)

                            1. N
                              NjeQytetarOptimist

                              S'te lexova por te pash sa carcaf ke hedhur. S'je ne terezi ti plako.. Te kane ikur bletet nga kosherja..

                            2. K
                              Kruja

                              Per Salen nuk ka denim penal sepse po u denua faktorizohet politikisht. Me pisk e ka Rama ne kete rrethane ku 'opozita' do te ngelet pa 'kauze' per 'liderin' e vet 'historik'. Prandaj Rama po ben thirrje te denojne Saliun me burg. Keshtu edhe ai shpeton njeher per njeher nga dosjet e korrupsionit (nese ekzistojne) por edhe Sala 'fiton' nga burgu politikisht. Keshtu rremuja vazhdon pa fund. Goxha plan i bukur!

                              1. L
                                Lugu gjat

                                Lereni mor lugatin te digjet ne flaket e ferit

                                1. N
                                  NjeQytetarOptimist

                                  Sali, aty Sali.. Sistemi s'te ben gje por te pakten te mban mergimtar si Raxh Kapuri..

                                  1. P
                                    Populli

                                    U ngrit ky i Vdekuri i Shqiperise / Porsi Lugati nga Varri / Po i kall daten kurv-Pushtetit / Vdekur nga frika per se gjalli / Eshte ky Pusht-shtet i qelbur / Koke e kembe i deshtuar / Qe vec Varferi e asgje tjeter / mbare ketij Populli i ka ofruar /

                                    Lini një Përgjigje