Edi Ramës i duheni të gjithë!

9 Maj 2022, 19:05Editorial Mero Baze

Opozita është përfshirë në një debat pa bukë lidhur me zgjedhjen e presidentit, për shkak të refuzimit parimor të Edi Ramës, që në këtë proces nuk do të konsultohet dhe nuk do t’i shërbejë Sali Berishës. Drejtuesit në detyrë të Partisë Demokratike, kanë paraqitur një platformë për t’u bashkuar në bisedimet për presidentin, e cila në të vërtetë është aq radikale, sa duket sikur zgjedhjen e presidentit e ka në dorë opozita dhe Edi Rama duhet të shmangë ligjin kushtetues për zgjedhjen e presidentit dhe t’i drejtohet një marrëveshje politike.

Platforma e paraqitur nga kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, i përngjan një oferte, ku duket sikur Edi Rama është në hall dhe Partia Demokratike e ka në dorë.

Në të vërtetë, është e kundërta. Edi Rama ka ofruar kompromis për zgjedhjen e presidentit për të shkuar tek një figurë e gjithëpranuar dhe e papërdorshme politikisht, siç është ky që kemi president.

Kompromisi mund të bëhet më i gjerë, meqë është në proces dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit, i cili në fakt kërkon dhe vota të opozitës dhe i takon për traditë asaj ta zgjedhë.

Po sikur të mos mjaftonte propozimi i skajshëm i Alibeaj, grupi i Sali Berishës dhe deputetë të tjerë që duan të faktorizohen pa pasur asnjë grosh në xhep në këtë rast, po akuzojnë Alibeaj se po i shërben Edi Ramës me atë platformë.

Aq të forta janë bërë akuzat, sa gjithë vëmendja ka shkuar tek debati brenda opozitës se kush po i shërben Edi Ramës më shumë, këta që bëjnë propozime, apo ata që thonë ose presidentin ta zgjedhë Berisha, ose le ta zgjedhë Edi Rama.

Kjo e kthen debatin nga serioz, në komik.

Edi Rama i ka votat për ta zgjedhur presidentin. I ka dhe të gjitha mundësitë të bëjë president kë dëshiron. I ka dhe mundësitë po ashtu, që ta shndërrojë këtë proces në një mundësi për opozitën që nuk ka angazhim kryesor betejën kundër Perëndimit.

Fushata komike brenda opozitës se kush po i shërben Edi Ramës me dëshirat e tyre për të zgjedhur apo mos zgjedhur presidentin, në fakt është gjëja që i shërben më shumë Edi Ramës. Me këtë zell që ata po përfshihen në një debat që nuk ua ka kërkuar njeri, në fakt ata po kthehen në justifikues të mëdhenj të Edi Ramës për çdo mënyrë se si mund ta zgjidhë këtë çështje. 

Edi Ramës në këtë rast i shërbejnë të gjithë, edhe ata që propozojnë platform, dhe ata që i quajnë ato platforma të Edi Ramës, edhe ata që duan të jenë dhe me PD, dhe me Berishën, madje dhe ata që nuk duan të jenë me asnjë.

E gjitha tregon pafuqinë e opozitës për të marrë një vendim të ftohtë dhe për të përdorur këtë shans me aq mundësi sa kanë. Edi Rama nuk ka ndonjë hall se kush do zgjidhë presidentin prej tyre. I gjithë ky debat i vlen atij t’u tregojë shqiptarëve se kush nuk meriton ta zgjedhë presidentin.

Dhe në këtë rast nuk ka nevojë për garë se kush i shërben më shumë Edi Ramës, pasi i shërben vetë ky debat, ku njëra pale, ajo e Berishës thotë më mirë Edi Rama se sa dikush që është me PD pro perëndimore, kurse pala tjetër që ka hall se mos mërzitet Berisha dhe propozon kushtëzime që duket sikur Edi Rama është në dorë të tyre.

Kur Berisha e kishte në dorë këtë gjë më 2012, u tall me Xhezair Zaganjorin dhe Artan Hoxhën duke pasur në mendje Bujar Nishanin. Edi Rama akoma nuk ka ndonjë emër, por është e sigurtë se diçka më të mirë do ofrojë. Natyrisht duke falenderuar opozitën për shërbimin.

17 Komente

  1. B
    Bardhyli nga Kosova

    Në kohët e sotme duket se demokracia është frenuar. Autokracia ka fituar terren, sidomos në Europën Lindore ish-komuniste. Demokracisë liberale i duhet të luftojë e të përballojë sulmet dhe stilin autokrat të pushtetit, të cilin e ushtrojnë disa liderë lindorë si Vladimir Putin, Viktor Orban, Rexhep Tayp Erdogan, Kascynski në Poloni, Vuçiq në Serbi, Edi Rama në Shqipëri, Bolsonaro në Brazil e shumë të tjerë nëpër botë, pa përmendur rastin kinez, ku sistemi është një partiak. Fjala autokrat vjen nga greqishtja e vjetër, që do të thotë "sundues i vetëm"! Ky lloj sunduesi mund të jetë një udhëheqës i fortë, i cili mënjanon dy elementët themelorë të demokracisë, zgjedhjet e ndershme dhe parlamentin si institucion i kontrollit të ekzekutivit. Panorama që paraqitëm më lart na thotë se në përgjithësi demokracitë e reja janë ato që sfidohen shpejt e mund të kthehen lehtësisht në autokraci. Shqipëria dhe Serbia në rajonin tonë janë dy vendet tipike që provojnë këtë kthesë anti-demokratike. Studiuesit dhe studimet mbi qeverisjen e format e saj në kohët e sotme moderne zbulojnë shtatë shkallë, nëpër të cilat duhet që një politikan lider të ngjitet deri te froni i autokratit: 1. Autokratët vijnë në pushtet me parullat e antistabilishmentit. Si të tillë ata proklamojnë "njeriun e ri" me "filozofi të re" të qeverisjes! Shfrytëzojnë pakënaqësitë e qytetarëve për dështimet e paraardhësve. I propagandojnë ato si dështime të "estabilishmentit të vjetër". Me një fjalë vijnë në pushtet me parulla populiste të ngjashme me sloganet revolucionare. Si të tillë ata mohojnë trashëgiminë e mëparshme. Nuk pranojnë evolucionin, pra që t'i nisin reformat nga platformat e mëparshme. Shpikin reforma në funksion të autokracisë. Se mos i shkon mendja ndokujt se e kam fjalën për kryeministrin e Shqipërisë! Jooo! Ç'ne! Nuk e bëj atë "mëkat"! 2. Në retorikën dhe praktikën e lidershipit autokrat zë gjithmonë vend populizmi, sidomos populizmi nacionalist, ose ai fetar. Putin bazohet te populizmi mbi atë që ai e quan "civilizimi rus e sllav"! Vuçiq po ashtu bazohet te koncepti i "botës serbe" dhe domosdoshmërisë që këtë botë ta drejtojë vetëm ai. Po ashtu Rama i përmbahet konceptit të "babait të kombit"! Orban dhe Kaznyski flasin gjithmonë për kufizimin e konceptit te shoqëria kristiane, duke mohuar ndikimin e civilizimeve të tjera. Kësisoj autokratët përdorin sentimentin e konceptit "të popullit të vërtetë" për t'iu kundërvënë të tjerëve, në një rast pakicave, në një rast tjetër opozitës, në raste të caktuara religjioneve, pra gjithçkaje që nuk duket në vijën politike populiste të tyre. Ndarja e shoqërisë në dy grupe të mëdha kundërshtarësh është tipari themelor i autokracisë. Ata që votojnë kundër shihen si "armiq". Për to në fushata elektorale "armiqtë", pra kundërshtarët politikë, projektohen si "e keqja", ndërsa autokrati si "babai i kombit". Madje ndodh si në fushatën elektorale të prillit 2021 në Shqipëri, që fotot e "armiqve" të bëhen shënjestër e goditjeve politike dhe fyerjeve personale. Një metodë kjo e huazuar nga diktatura, kur fotografitë e armiqve bëheshin objekt i stërvitjes ushtarake. Ata ushqejnë besimin te zgjedhësit se "popullit i duhet një lider i fortë"! 3. Të gjithë autoktratët pa përjashtim vijnë në pushtet me parulla e slogane demokratike e më pas e rrëzojnë sistemin e demokracisë. Në të vërtetë ata e zhbëjnë demokracinë. Flasin për zgjedhje të lira dhe instalojnë falsifikimin, blerjen, manipulimin e votës së lirë. Premtojnë ndarjen e pushteteve dhe ndërtojnë sistemin e mos-transparencës e mos-llogaridhënies. Betohen për drejtësi e lirinë e medies dhe bëjnë çmos për të kap të gjitha institucionet e drejtësisë dhe për të blerë të gjitha mediat në vend. Bëjnë be për lirinë e protestës dhe më pas përdorin jo vetëm policinë, por edhe ushtrinë e forcat speciale kundër protestuesve! Gjithçka transformohet në emër të luftës kundër "reaksionarëve"! Modeli i vitit 1945 te ne! Se mos mendoni që e kam fjalën edhe për Edi Ramën?! 4. Ekonomisti rus Sergej Guriev, në një libër të tijin e quan presidentin Putin një "Spin diktator"! Me këtë ai nënkupton një diktator më pak i dhunshëm sesa diktatorët klasikë, por mjeshtër në manipulimin e opinionit. E njëjta gjë ndodh në Beograd e në Tiranë me përpjekjet e dy autokratëve ballkanas për të manipuluar me shpikje të ndryshme e në emër të "fjalës së lirë". Pas çdo kërcënimi, Vuçiqi dhe Rama dalin e justifikohen me fjalët "Ky është mendimi im dhe askush nuk më ndalon të them atë që mendoj"! Ndonëse kërcënimet e Vuçiqit shkojnë në adresë të Kosovës dhe ato të Ramës në adresë të opozitarëve rezistentë. Ky lloj manipulimi për të fsheh autokracinë dhe diktaturën synon që njerëzit të vihen në një lloj gjumi letargjik. Pra, të besojnë se vetëm AI, 'i modhi" të zgjidh punë dhe kështu qytetarët të ndalojnë së menduari si njerëz me logjikën dhe racionalitetin e tyre. Ndërkaq dezinformacioni është mjeti kryesor i vënies në dilemë e në gjumë të qytetarëve. Dezinformohet për gjithçka. Autokratët të thonë se "ti po shpif" edhe për ngjyrat, edhe për dritën ose errësirën, nëse kundërshtari prononcohet për këto terma. Para tri vitesh Berisha denoncoi veprat kriminale në Spanjë të drejtorit të ujësjellësit të Laçit. Por atëherë shteti, qeveria, mediat pranë saj e konsideruan shpifje akuzën që ai bëri. Para pak ditësh ky drejtor u arrestua për t'u ekstraduar për në Spanjë. Por, autokratët nuk guxojnë të kërkojnë falje. Ata dezinformojnë për ta rrënuar të vërtetën. 5. Të gjithë autokratët janë edhe kleptokratë. Ata drejtojnë shtetin bashkë me hajdutët. Autokratët e sotëm në lindje të Europës, përfshirë dhe këta në vendin tonë, marrin në qeverisje hajdutë të sprovuar. Ata i gjejnë hajdutët edhe në errësirë, sepse duan të shfrytëzojnë përvojën e tyre për të mbushur thasët për vete. Kontributi i hajdutëve bën që pasuria të shkojë në pak duar dhe varfëria të zgjerohet pa fund. Shkurt, autokratët e shndërruar në kleptokratë, në hajdutë të pasurisë kombëtare, janë përbindëshit e vërtetë të një shoqërie të sunduar prej tyre. 6. Në autokraci propaganda dhe realiteti janë shumë, shumë larg njëri-tjetrit. Dhe ajo jeton derisa qytetarët të kuptojnë se çdo gjë në këtë lloj regjimi është propagandë, gënjeshtër e mashtrim. Propaganda, nëse besohet, e bën autokracinë një diktaturë të frikshme. 7. Autokratët nuk rrojnë dot pa "armiq të jashtëm"! Në këtë kuptim ata janë diktatorë që manipulojnë popujt e tyre me "rrezikun" e jashtëm. Madje flasin vazhdimisht për këtë lloj rreziku. Ndonjëherë, siç ka ndodh me Vuçiqin dhe Ramën, ata i bëjnë presion një pale gjeopolitike me bashkëpunimin me një palë tjetër gjeopolitike. (Më gëzon fakti që më lexoni masivisht dhe pëlqeni fort opinionet e mia analitike. Me dashuri, me qetësi, me buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli.)

    1. K
      Karaxhiç beri sex me Sheqeren dhe doli KaraSaliu

      O Bryli ..nuk te lexon njeri

      1. K
        Kokcepi Mero

        Respecte

        1. o
          opozitari i opozites gjithmone eshte rrogetari i q

          Edi Rames i duheni te gjithe - thirrje e hapur qe Mero Baze i drejtohet ne fakt gjithe Kazanit mediatik te atashuar tek oborri i kryeministrise per ti thene "Shendet" c'do pordhe qe del prej andej.

          1. Y
            Yildis Pata ( sinqerisht)

            Silvio Berlusconi, pas largimit prej postit të kryeministrit në vitin 2011 ka përjetuar një degradim total të përkrahjes së tij publike dhe thuajse shkërmoqjen politike të partisë së tij Forza Italia, që ishte bazuar vetëm tek figura e tij. Këmbëngulja për të qëndruar, sidomos pas vendimeve të njëpasnjëshme të dënimit të tij nga gjykatat italiane, vetëm e kanë kthyer në groteske aktivitetin e tij, që më shumë sesa politikë është një pjesë e gossipit mediatik. Rikthimi i Sali Berishës në aktivitetin e tij të plotë politik, nuk ka asnjë sens, arsyetim apo logjikë, sidomos pasi mbështetësit e tij kanë ngritur për 8 vite fabulën e pensionimit të tij politik dhe aktivitetin e kufizuar si një out sider. Përveç aspektit propagandistik që mbështet vetë Berisha e enturazhi i tij se rikthimi i tij “tmerron” Edi Ramën dhe nuk e le të flejë gjumë çdo natë, dilema është se çfarë sjell braktisja e pensionit dhe zbritja në fushë e doktorit. Pasi në fund të fundit, nuk bëhet fjalë për “betejë katallanësh” në legjendat që tjerrin mitologët e paneleve, por për një shkak, arsye e natyrisht pasojë e këtij rikthimi. Vetë Berisha, e argumenton rikthimin e tij si “betejë për dinjitet” pas ndëshkimit që i ka bërë qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një argument që nuk qëndron në këmbë: pasi nëse vërtetë Berisha do ta bëjë këtë betejë për të mbrojtur veten, e bën krejt qetësisht, duke mos qenë i kyçur në politikë. Por fakt është që betejën me SHBA, Sali Berisha që prej shtatorit e ka kamufluar për “zbatimin e statutit të PD”, “rrëzimin e kryetarokracisë” e gjëra të tilla që rrinë në ajër e shkrihen sapo dalin nga goja e tij. Megjithatë, sado që po tentohet në opinion të kamuflohet e të mbushet me “energjinë e rinuar për të drejtuar PD-në”, ndëshkimi i Sali Berishës nga qeveria e SHBA është një vendim politik me peshë shumë të madhe. Dimensionet e atij vendimi, më shumë se askush i ka kuptuar Sali Berisha, i cili prej një viti, po tenton ta kamuflojë të gjithë atë gjëmë, me një trazirë në Partinë Demokratike, e cila ka çuar në një process metamorfoze të rëndë në radhët e opozitës; e cila faktikisht është e ndarë dhe ende nuk shohim një prespektivë se cila do të jetë orientimi i gjysmës së elektoratit shqiptar në të ardhmen e afërt. PD apo ajo pjesë e elektoratit shqiptar që ka i ka besuar Sali Berishës për 30 vjet e ka të qartë peshën reale të vendimit të SHBA ndaj idhullit të tyre. Edhe pse të frustruar apo edhe të mërzitur me Uashingtonin, çdo njeri me logjikë në kokë e di se kemi të bëjmë me një vendim, e jo me një lëvizje taktike. “Non Grata” është një sanksion i vulosur, e që jo vetëm nuk është rishikuar për asnjë politikan që e ka marrë, por të gjithë sot janë jashtë politikës. Në Ballkan, dy “homologë” të Berishës: Nikolla Gruevski dhe Liviu Draganea, që janë ndëshkuar sipas ligjit 7031 prej Sekretarit të DASH, janë jo vetëm jashtë politikës, por edhe të dënuar nga gjykatat e Rumanisë e Maqedonië së Veriut, për veprat mbi të cilat ishin ndëshkuar edhe prej SHBA. Majisja e opinionit me qëndrime se “SHBA do ta anulojë” ndëshkimin e Berishës është krejt pa sens, pasi nuk ka ndodhur asnjëherë, e nuk ka asnjë logjikë që qeveria amerikane të marrë një vendim të tillë kaq të fortë, për ta rrëzuar më pas. Përdorimi për qëllime propagandistike i “rastit Papandreu” apo kryeministrit të Indisë është thjesht zhurmë. Kryeministri grek, Andreas Papandreu, ka qenë shtetas amerikan deri në vitin 1969 kur u kthye në Greqi, ku mori shtetësinë greke duke lënë amerikane. i Shkolluar në Harvard, Papandreu ka qenë profesor në SHBA, Suedi, Francë, Gjermani. Ai ka qenë ish- oficer i Marinës Amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore, e nuk i është refuzuar asnjëherë viza e hyrjes në SHBA. Edhe pse ka pasur një përplasje opinionesh me qeverinë amerikane të administratës Regan, Papandreu nuk i ka ndërprerë marrëdhëniet me SHBA. Madje edhe fëmijët e tij janë shtetas amerikanë. Ndaj, dimensioni i ndëshkimit të Sali Berishës nuk ka realisht një precedent tjetër veçse homologët që janë ndëshkuar si ai në Shqipëri dhe në vendet e tjera. Çdo anashkalim i këtij aspekti nga ana e politikanëve që duan të ndikojnë politikisht në opozitën shqiptare thjesht shmang “zemrën” e çështjet. Të tjerat janë çikërrima. Në Maqedoninë e Veriut, VRMO-DPMNE është distancuar jo vetëm nga Nikolla Gruevski, por edhe nga i gjithë ekipi politik i tij, duke e rinovuar totalisht opozitën, e cila arriti brenda pak vitesh të ringjitet, duke fituar shumicën e bashkive në rang kombëtar, duke nisur nga kryeqytetin Shkup, në koalicion me partinë shqiptare të Zijadin Selës, të cilin paramilitarët e Gruevskit e bënë të vdekur në 2017-n. E sipas të gjitha gjasave opozita e Maqedonisë së Veriut rikthehet në qeveri në zgjedhjet e reja parlamentare. Jam shume I emocionuar qe artikujt e mi jane me te klikuarit. Ju puth siç puthi Karlo, shokun Gaztor Bardhi

            1. x
              xheJ. eN. Bi.

              Yildiz Pata... Më pëlqeu komenti tuaj, ka një fjalor të pastër dhe me bagazh. Rastet që sollët me Rumaninë dhe Maqedononë e Veriut nuk mund të krahasohen me në. Saliu e ka çimentuar Drejtësinë që nuk ka Reformë ta shkërmoqë atë çimentos që ka bërë. Dhe shije që tek maja e Drejtësisë SPAK- ku kërkon denoncime. Mos pret SPAK-ku që shteti të denoncoi ha kafe piu me Xh. Bush se Nexhmija? Dhe e dyta, Saliu nuk e do PD- ën për ta " reformuar" , po për të blinduar veten. Duke qënë Kryetar i Opozitës dhe do tentohet për tu hetuar, atëhere do fillojnë trazira në Shqipëri. Sa për " dinjitetin" që do të " pastrojë" Saliu, duhet të respektohet dinjitetin e tjetrit, pastaj të duash tëndin.

              1. B
                Bah

                Po mer rrote k Vazhdo me “FAJIN E KA SALIU “

              2. x
                xheJ. eN. Bi.

                Yildiz Pata... Më pëlqeu komenti tuaj, ka një fjalor të pastër dhe me bagazh. Rastet që sollët me Rumaninë dhe Maqedononë e Veriut nuk mund të krahasohen me në. Saliu e ka çimentuar Drejtësinë që nuk ka Reformë ta shkërmoqë atë çimentos që ka bërë. Dhe shije që tek maja e Drejtësisë SPAK- ku kërkon denoncime. Mos pret SPAK-ku që shteti të denoncoi ha kafe piu me Xh. Bush se Nexhmija? Dhe e dyta, Saliu nuk e do PD- ën për ta " reformuar" , po për të blinduar veten. Duke qënë Kryetar i Opozitës dhe do tentohet për tu hetuar, atëhere do fillojnë trazira në Shqipëri. Sa për " dinjitetin" që do të " pastrojë" Saliu, duhet të respektohet dinjitetin e tjetrit, pastaj të duash tëndin.

              3. F
                Fatmiri

                Cfardo qe te beje Rama, e vetmja detyre eshte qe te zgjedh nje President qe te ndihmoje per te varrosur Sali cmendurine. Rama i ka forcat dhe e drejta eshte me te. Kufoma e Saliut po qelb dynjane, bile po cmend dhe te cmendurit si ky Bardhyli qe mezi pret te dale kryertikulli i ri per ta infektuar qe ne fillim gazeten. Nuk ka nevoje Rama per ndihme, por "percarja" me tej e kamikazeve te Berishes, eshte nje detyrim tjeter i socialisteve. Shqiperia jo se momentalisht rrezikohet nga armiqte e brendshem dhe te Amerikes, por ketu behet fjale per Shqiperine te ece solide ne rrugen e zotit dhe jo te spiuneve te Rusit dhe serbit. Eshte mire qe Presidenti te jete shqiptar i vertete. Poshte spiunet dhe rrofte Shqiperia!

                1. K
                  Keshtu e ka jeta, Kur tallesh me te.

                  Bardh

                  1. F
                    FCB

                    Merru me Cobenjte mero se smerr vesht nga keto pune se je fshatar.

                    1. b
                      bobo

                      Ore Bardhyl dhe Pata ju qe shkruani kaq gjate keto traplliqe ose jeni ne burg ose ju kane lene grate

                      1. S
                        Sokoli

                        Bardhylkari eshte robot. Kete tregon IP e tij.

                        1. S
                          Sul Korriku

                          Rama ne menyre te pa fajshme ka hedhur nje kocke pa e ditur se verdalle do te kishte kaq shume qenë të pa vaksinuar !

                          1. k
                            kur permend litarin ne shtepine e te varurit

                            Kam nisur ta besoj Mero Bazen per sa shkruan...qe ahere kur shume here betohej se "Edi Rama ne gjygjin e divorcit me Matilda Makocin, atesine e Grigorit ja faturoi bab Kristaqit..."

                            1. G
                              Gjini prej Shkodre

                              O Mero,pershendetje! Vendos nji fjale "KREU" ose "FILLIMI" per t'u rikthye ne faqen e pare te gazetes. Ju pershendes!

                              Lini një Përgjigje