Berisha me “fakte të reja” rreth 21 janarit

8 Maj 2022, 19:28Editorial Mero Baze



Dje Sali Berisha është kapur në befasi të komentonte rreth katër të vrarëve të 21 Janarit prej tij. Në fillim u hutua dhe i ngatërroi me të vrarët në Gërdec. Nuk ka faj, se ka së paku 30 të vrarë në dy mandate qeverisje vetëm për të mbrojtur djalin e tij dhe partnerin e tij në qeveri. Dhe të vdekurit i ngatërrohen. 
Por më në fund kur e kuptoi se bëhej fjalë për ata që kishte vrarë në bulevard, katër persona, të paarmatosur, të parrezikshëm dhe të pambrojtur kur u vranë, ai u justifikua se ata qëlluan me plumba kundër kryeministrisë dhe janë shenjat në xhamat e dritareve. 
Vrasjet e 21 Janarit janë nga të paktat vrasje politike në botë të regjistruara “live”. Shikohet mirë kush vret, kush vritet dhe çfarë kanë në duar ata që vriten dhe ata që vrasin. 
Ka një ekspertizë të prokurorisë shqiptare për vendin e ngjarjes që dëshmon për gjurmë plumbash nga brenda- jashtë dhe asnjë gjurmë plumbash nga jashtë- brenda. 
Si për çdo krim të tij edhe për këtë krim, Sali Berisha jep më shumë se pesë variante që të krijohet kakofoni dhe njerëzit të mos merren me të vërtetën. 
Për këtë ngjarje një herë ka thënë që ishte vrasje nga vet Edi Rama dhe opozita, pastaj ka thënë se protestuesit ishin të armatosur me çadra pistoletë dhe thika me helm nga gjarpërinj të Mashkullorës (Nuk di pse e kishte zgjedhur helmin e gjarprit nga Jugu, se dhe në Tropojë nuk janë më të butë gjarpërinjtë), pastaj tha se ata u vranë ngaqë ishin pjesë e një grushti shteti organizuar nga presidenti, kryeopozitiari dhe kryeprokurorja. Versioni tjetër ishte se ata janë vrarë në një moment provokimi të Gardës që ka hapur zjarr mbi ta. Dje tha se ata janë vrarë se kanë qëlluar me armë dhe dinamit mbi gardën dhe xhamat e kryeministrisë. 
Të vërtetën ne e kemi parë “live”. Dhe prokuroria e ka të dokumentuar. Dëshmitari kryesor i këtij krimi është Sali Berisha. Këtë e ka marrë përsipër edhe vetë. 
Tani, pavarësisht shpikjeve procedurale që mund të bëjë prokuroria, e cila ende ka frikë Sali Berishën, kur në një ngjarje vriten katër vetë, kur hetimi i tyre nuk ka përfunduar dhe nuk ka akoma një fajtor për vrasjen e së paku dy prej tyre, është e patolerueshme si profesionalisht, por dhe sa i përket përgjegjësisë publike të hetimit, të mos thirret për të dëshmuar dëshmitari kyç i këtyre vrasjeve Sali Berisha. 
Siç mund ta shikoni, ai deri më sot ka dhënë pesë versione të vrasjes së tyre duke u tallur me shqiptarët dhe të vrarët. 
Prokuroria e ka detyrë ta thërrasë dhe të japë një version zyrtar për prokurorinë. Le të zgjedhë kë të dojë nga këta të pestë që ka dhënë në publik. Në çdo rast, do të shërbente për të kuptuar se cili ishte perceptimi i palës vrasëse në momentin e krimit. Më tej gënjeshtrat e çojnë vetë në qeli.  
Por mos prisni që Sali Berisha të vijë vetë në prokurori. Minimumi duhet një fletëthirrje për të dëshmuar personi kyç në një vrasje, meqë ka nxjerrë dhe versionin e fundit. Prokuroria duhet ta bëjë këtë, qoftë dhe për ta “falënderuar”, meqë e ka frikë ta pyesë si të përfshirë në vrasje. Por nuk mund ta lënë të tallet me shqiptarët dhe sa herë i kujtohet të shpikë nga një version për vrasjen e tyre, duke i poshtëruar dhe të vdekur. 
I ka vrarë, dhe i ka çuar në botën tjetër, nuk i ka hequr nga puna. Siç kanë frikë prokurorët tanë.  
 
 
 
 
 
 
 

50 Komente

  1. B
    Bardhyli nga Kosova

    Kryeministri aksidental i Shqipërisë sërish ka dalë në mbrojtje të Aleksandër Vuҫiqit dhe shtetit serb, duke bërë thirrje që të harrohet e kaluara në Ballkan. Këtu duke përfshirë edhe gjenocidin serb në Kosovë duke thënë: “Komshiu i lumtur, shtëpi e lumtur”. Me një deklaratë të tillë, Rama ka parasysh lumturinë përtej komshiut shqiptar, pasi Serbia nuk është fqinj me Shqipërinë. Kur tha se “Komshiu i lumtur, shtëpi e lumtur”, kishte parasysh lumturinë e përtej komshiut të shqiptarëve, Aleksandër Vuciqit, pra të Serbisë. Serbia nuk është komshi me shtetin, të cilin e ka shkërmoqur Edi Rama. Nuk është komshi i Shqipërisë. Serbia është një shtet, i cili kufizohet me Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Rumaninë dhe Hungarinë. Nuk kufizohet me Shqipërinë. Shqipëria duhet të jetë e lumtur, nëse komshinjtë e saj, përkatësisht Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Greqia janë të lumtur. Por fatkeqësisht lumturinë e Kosovës dhe Malit të Zi e ka shkatërruar vetë Edi Rama në bashkëpunim me përtejkomshiun e tij Aleksandër Vuciqin. Rama kërkon “lumturinë” e një vendi që lumturohet me fatkeqësinë e shqiptarëve, sidomos me dhunën e terrorin e saj kundër tyre, përkatësisht kundër shqiptarëve në Kosovë. Një kryeministër shqiptar që kërkon lumturinë e vrasësve të vëllezërve të tij, ai është hor kryeministër, është monstër kryeministër, është fundërrina e kombit shqiptar! Kushdo të jetë ai! Sepse dihet që Serbia gjenocidiste bëhet e lumtur vetëm duke e gllabëruar Kosovën si të tërë, ose së paku pjesën më të majme të saj. Në fakt Edi Rama së bashku me Hashim Thaҫin bën ҫ’mos që ta bëjnë të lumtur tutorin e tyre, Aleksandër Vuҫiqin. U përpoqën për së paku katër vite radhazi ta copëtojnë Kosovën, territorin më të pasur të saj t’ia jepnin Serbisë. Gjithçka u kurdis që “komshiu i Kosovës (jo i Shqipërisë), pra Serbia dhe liderët e saj politikë të “ishin të lumtur”! Dhe do të ishin patjetër të lumtur. Sepse pasi vranë, masakruan, përdhunuan, dogjën, shkatërruan dhe rrënuan Kosovën, e pasi e humbën luftën për shkak të ndërhyrjes së NATO-s, në kushte paqësore, ata po shpërbleheshin me plaҫkën që po e merrnin në Kosovë, territorin e saj. Koncepti dhe formula “Komshiu i lumtur, shtëpi e lumtur” nisi që ditën kur Edi Rama erdhi në pushtet në Tiranë. Madje kishte filluar me çelësin e Tiranës dhënë Bregoviçit. Ajo formulë nuk është gjetje e ditës së djeshme. Ishte dhe mbetet filozofia e shpërblimit që kryeministri shqiptar dëshiron t’ia dhurojë kriminelëve serbë, të cilët bënë gjenocid në Kosovë. Në vend që ta dënojë këtë gjenocid, Edi Rama kërkon ta harrojmë ne shqiptarët atë dhe madje ta shpërblejmë Serbinë. Gjithçka po ndodhë në një moment të vështirë për Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandër Vuciqin. Se ata janë në moment të vështirë, këtë e thotë ҫdo ditë Vuçiqi. Ndaj dhe Rama dha mesazhin e “komshiut të lumtur”, me qëllim që t’u thoshte ndërkombëtarëve, se ju “nuk keni të drejtë që t’ia nxini jetën presidentit serb me kërkesën për njohjen e Kosovës”! Ai edhe në këtë rast, njësoj si në rastet e mëparshme, bëhet avokat i Beogradit dhe ndërmjetës i tij në marrëdhëniet ndërkombëtare. Për lumturinë e Beogradit Rama jo vetëm punoi fort për ndarjen e Kosovës. Ai me këtë formulë punoi për krijimin e Jugosllavisë së Re, nën emrat e minishengenit ose të “Open Balkan-t”. Ai gjithmonë u thotë gazetarëve se “Duhet ta harrojmë të kaluarën”! “Duhet të shohim përpara”! “Duhet të pajtohemi me Serbinë”! Madje thotë se “Për t’u pajtuar me Serbinë, duhet kompromis”, pra duhet t’i japim diçka asaj. Shkurt kjo është veprimtaria 20 vjeҫare e Edi Ramës në politikën shqiptare. Ai nuk ka kërkuar asnjë moment lumturinë e qytetarëve të vendit të tij, shqiptarëve. Por ka kërkuar dhe kërkon me ngulm lumturinë e armiqve të kombit shqiptar. Rama po ta donte lumturinë e shqiptarëve nuk do ta përҫante faktorin politik të Kosovës, do të konsultohej dhe do të kontribuonte për Kosovën. Në fakt ka ndodhur e kundërta. Po ta donte lumturinë e Shqipërisë, atëherë Edi Rama nuk do të ishte harbut, arrogant e përçarës sipas krahinave të këtij vendi. Imagjinoni një kryeministër që i jep ҫdo ditë energji negative qytetarëve të tij dhe nga ana tjetër propagandon “lumturinë” e përtej komshinjve të tij! Tmerr! Shiheni si sillet me shqiptarët! Dhunën verbale në parlament! Dhunë fizike kundër studentëve, gazetarëve, protestuesve, qytetarëve! Deri gaz lotsjellës në katër të mëngjesit në familjet shqiptare me të sëmurë brenda tyre, me qëllim që t’i nxjerrë nga banesa me dhunë. Kjo është lumturia që Edi Rama u premton dhe dhuron shqiptarëve. Ndërkaq është shumë i shqetësuar për lumturinë e serbëve. Në fakt Rama ka lumturuar me qeverisjen e tij vetëm Serbinë dhe mafinë shqiptare, rajonale e europiane! Këtë e ka realizuar perfekt! Për këtë ka punuar dhe punon fort. thirrjet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, që të harrohen luftërat e Serbisë të bëra në Ballkan, luftërat qindvjeçare të përgjakshme serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, mund të krahasohen me thirrjen apo hingëllimën e një ‘kali qorr që nuk sheh gjë tjetër përveç errësirës'. Po nëse me shekuj komshinjtë serbë duan të marrin shtëpinë e shqiptarëve, atëherë shqiptarët e Kosovës jo që nuk mund të jenë të lumtur, por dhe me shtatë dryna duhet mbyllur shtëpitë. Fjala popullore kundër thënies së kryeministrit Edi Rama thotë: "Nëse digjet shtëpia e komshiut, ruaje tënden". Si është e mundur të harrohet lufta e Serbisë në Kosovë kur ende gjaku i të vrarëve nuk është tharë, jo i nderuar Edi Rama, jo, sa më shumë që shqiptarët e Kosovës të harrojnë luftën e përgjakshme e të tmerrshme serbe në Kosovë aq më i madh do jetë mashtrimi, e aspak lumturia. Edhe vëllai Habili e fali Kabilin, por Kabili e vrau vëllain e vet e jo më kosovarët t'i harrojnë të bërat vrastare të komshinjve serbë, harresa e së kaluarës do të jetë vazhdimësi e vrasjeve serbe në Kosovë. Kush harron të kaluarën, harron veten, me harresën e vetes humbet lumturia e vjen pikëllimi. Harresa e së kaluarës së shëmtuar serbe në Kosovë është akuzë, kurse vuajtjet e mëtutjeshme do të bëhen dënime e jo lumturi për Republikën e Kosovës. I "mençuri" Edi  Rama fort mirë e di, se kush harron të kaluarën humb lirinë dhe lumturinë e së ardhmes që i duhet Kosovës. Prandaj i çnderuar Edvin Toptan Rama duhet ta kuptosh se e kaluara vrastare serbe jo që nuk mund të harrohet, por edhe nuk mund të durohet sikurse nuk mund t’ju durojmë juve me Vuçiqin. Ju me këtë thirrje bëheni zëdhënës i fashistit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, për të prekur ndjenjat e familjarëve të të vrarëve në Kosovë. Boll ma! (Më gëzon fakti që më lexoni masivisht dhe pëlqeni fort analizat e mia. Me dashuri e lumturi, i juaji Bardhyli.)

    1. k
      kthhh

      O rrot kari.Te siguroj qe nuk te lexon njeri.Sapo shikojne emrin tend njerezit komentojne per te te treguar qe je komplet psikopat.

      1. V
        Vranakonti

        Kthhh,ka te dejte.Sa shikon emrin e shpifur Bardhyli nga kosova nuk e lexoj fare se eshte koment i neveritshem.Bardhylua le te vazhdoi t'i bjerin fyellit me nje vrime.

      2. p
        pdisti i thekur

        hahahahah na dhive gazit o Rryli prej rrogozhine.Sbesoj te kete loqe qe te lexoje romanet e tua idiote

        1. A
          Aron

          Pirdh, pirdh se lirohesh.

          1. d
            durrsak 24 karat

            Injorant!

            1. V
              Violeta

              jo, nuk eshte injorant, por me dinaret qe e paguan Serbia nepermjet kreut te agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, Pwrbindeshit te Vicidolit, shkruan nga vila 700 mije eurosh ne Lunder.

            2. L
              Lenci bira

              Ik mor rrace e qelbur, ik nga ky forum bq Gazeta tema te mos botoj komente te tilla qe bien ne kundeshtim me idet tona Ky zagar shruan ne emer te terroristit salih bin laden

              1. S
                Satër

                Të kam dh...r mu në analzat o zorrbaqe e sali kriminelit! Sa të shohë emrin them : ama ti m...t qënke dhe vazhdoj e lexoj komentet e tjera!

                1. A
                  Aleanca për mbrojtjen e tallashit

                  Mero djali,derri do plumb,ka thënë populli,fjalët i mer era. Kjo pa- Drejtësi e reformuar,është përdhunuar nga Dr. Adhamuti,pa u reformuar akoma. Shpresa e vetme e shqiptarëve është Kanuni,ai të cilit Dr. Adhamuti i referohet vend pa vend.Dikur do dali dikush nga radhët e familjarëve të viktimave që t'i japi atë që i takon. Një sugjerim për pjesmarrësit e këtij forumi: Mos replikoni me autorin e çarçafit të mësipërm,kërmillit po e le pa lagështirë,ngordh. Lagështira në rastin konkret,është vëmendja.

                  1. L
                    Leci

                    Po mire more rrote k Pse e paska dhunuar drejtesine e re Berisha ??? Po Berisha deputet eshte , ka 9 vite qe qeveris RILINDJA E EDI RAMES o qorr!! Edhe reformen e beri RAMA me KIM o lope !!! Si e paskan lejuar ta dhunoje Sala o injorant!!!

                  2. D
                    Drejtesia e munguar

                    Ti Bardhyl do jesh ndonje ish drejtor dogane I Berishes qe per ty nuk ka rendesi e verteta por thjesht kur do vije Sala jot ne pushtet qe ti dhe gjithe shpurra juaj e shpellareve te vidhni prape. Plera!!!

                    1. t
                      todi

                      Të lexoj me kënaqësi o Bardhyl se nëpërmjet shkrimeve të tua ndjek gjendjen depresive të idhullit tënd Sali që thellohet nga dita në ditë. Hajt, ju uroj suksese në jetë ty dhe Saliut tënd o Bardhyl djali.

                      1. V
                        Vranakonti

                        Ky Bardhyli nga Kosova duket qart qe eshte i paguar nga Sali Berisha per te komentuar te gazeta Tema,te shaj Edi Ramen dhe te lavderoi Salin. Sado te flas e te shtremberoi te verteten,ajo ngelet e drejte.Edi Rama eshte qelibar,as ka vrare njeri,as ka mashtruar as ka shitur shqiperine si beri Berisha dhe puno per te miren e shqiperise.Megjitheate ket qen me emrin Bardhyl nuk e degjon,as e beson njeri.

                        1. x
                          xheJ. eN. Bi.

                          O Doktor... ( jo Sali Berisha)... O Doktor, të bëra thirje edhe më një shkrim tjetër, të lutem vizitoje edhe një herë mikun tim Bardhyl dobiç kosovarin se u keqësua prapë. Ka humbur memorien, poston të njëjtat komente nga 3-4 herë. Me dashuri e lumturi, i juaji miku i Bardhyl dobiç kosovarit.

                          1. D
                            Doktori

                            @xhej.eN.Bi. Faleminderit qe shqetesohesh per pacientin tim. Ne doktoret kemi nje parim qe nuk i nxjerrim te dhenat personale te pacienteve ne publik, prandaj dhe une do mundohem te jem pak i rezervuar ne kerkesen tende. Skypioni qe e nderoi emrin ne Bardhyl, ka bere perparime te mjaftueshme drejt stabilizimit te tij mendor. Fillimisht ai ishte shume i rrezikshem dhe per kete qellim mbahej i izoluar ne spital. I ishte fiksuar ne koke se vetem Doktor Sali Berisha mund ta sheronte ate. Mendonte se ne me qellim e izolonim ate nga miku i tij dhe u be shume agresive. Mbas terapise me elektroshok te kombinuar me "Fazolocian" ai pati permiresime dhe ne per te "zbutur" me tej simptomat e agresivitetit, i dhame nje kompjuter qe ai te kish mundesi te cfrynte dufin me fjale dhe te eliminimin e rreziqeve qe vinin nga sjellja e tij agresive. Kjo pune pati sukses deri sa Bardhyli u be aq i apasionuar nga kompjuteri sa nuk flinte fare. Kjo demtonte shendetin e tij dhe une personalisht e udhezova qe ai te nderonte "pseudonimin" dhe te quhej Bardhylli nga Kosova. Ai e pelqeu shume kete ide se une e quajta ate Ylli i Bardhe dhe nga ana tjeter duke thene se eshte nga Kosova, ai kamuflohej me mire se ai nuk kish te bente me Skypion. Edhe kjo pune pati ca suksese por kohet e fundit ai shkruante dhe shkruante pa pushim deri sa nje moment humbi kujtesen. Ai momentalisht shkruan dhe shkruan te njejten gje, sepse semundja e tij e psikopatit ka nje stad te tille qe quhet "frenimi" i aktivitetit te "mikrotenit" ne tru. Fillimisht une mendova se ai punonte me "paste-copy", por u cudita kur e shikoja se si ai pasi mbarone se shkruari, fillonte prape te shkruante te njejten gje. Perfundimisht, ju lutem mos e rendoni situaten e tij duke lexuar se cshkruan ai. Kjo jo vetem demton pacientin tim qe mendon se eshte i rendesishem, por demton edhe nervat e lexuesve. Une do mundohem te gjeje nje zgjidhje tjeter, por me mire do ishte qe Merua te mos ja botoje keto alucinacione te perseritura. Gjendja shendetesore e Skypionit nuk eshte shume larg me gjendjen e Sali Berishes. Te dy si te cmendur qe jane, mendojne se mund te cmendin nje popull te tere..... Sidoqofte, zgjidhja ime do jete ekstreme dhe mund ta izolojme Skypionin perseri, por kush di izoloje Saliun?

                            1. x
                              xheJ. eN. Bi.

                              Doktori.. jo Saliu.. Do ta kemi parasysh këshillën tuaj. Po desh të dija se çfarë të dhënash ka një fëmijë jashtë martesë që populli e quan dobiç. Pacienti tuaj ka filluar të më hyjë në zemër dhe do ta mbrojë nga ata komentuesit e pa sjellshëm që pasi lexojnë dy rreshtat e para fillojnë ofendimet. Më pëlqen shumë dhe shprehja në fund të momentit që bën dhe do ta përdor dhe unë. Më nderime dhe lumturi i juaji miku i Bardhyl Skypionit.

                              1. L
                                Llapaqeni Sa-Hale Breshkani

                                Faleminderit Doktorr, nje pytje kam per ju, jame shume i merakosur per Skypionin, ndoshta si profesionist qe jeni, mund te n'a thonit nese LOBOTOMIA do t'a ndihmonte / shpetonte pacientin tuaj...!? Me rrespekte miku i Skypionit, ish pacient it 17-tes, Dr. Sa-Hale Breshkari, Shpellar nga Vucidolli.

                            2. N
                              NjeQytetarOptimist

                              Me qetesi dhe dashuri Barkdhyl.. Tamam si ai maloku i maleve te Skraparit.. Po njerzit te lexojne masivisht idjotesite e tua.. Se me ke rrethohet Serbia.. Kosova le te jete mire andej nga eshte dhe hajt tungjatjeta.. Te kripsha trute te kripsha..

                              1. K
                                Kinezi

                                Bardhule je aut

                                1. O
                                  Opinion

                                  Gazeta ka përgjegjësi për komentet që shfaq.Në rastin e këtij B.K duket që komenti për shkrimin e mësipërm nuk ka lidhje fare.U bë bajat se ky trapi pretendon se komentet e tij lexohen, komentohen dhe pëlqehen nga opinioni.Kaq për këtë idiotin dhe korrektimin nga gazeta.Dukshëm po shfaqet se SPAK, BKH dhe prokuroria në përgjithësi po tregohen inefiçientë dhe frikacakë.Për të mos thënë se kanë njëjtën sjellje dhe shërbim ndaj atyre që mbollën farën e të keqes në Shqipëri Si ka mundësi në këtë rast ekzemplar, 21 janarin,i akuzuari kryesor ka guximin që të thotë ditë pas dite versione të ndryshme të ngjarjes dhe të mos ketë asnjë pasojë ose së paku të dëshmojë.O popull, bashkatdhetarë të mi po na marrin për budallenj apo çfarë? Lipsur qoftë demokracia,reforma në drejtësi dhe të gjithë këta që po na paraqesin të zezën të bardhë apo anasjelltas! "Shqipëri të kam dh...ë,nuk të mora vesh asnjëherë"

                                  1. S
                                    Sok. Karaudhi

                                    Opinion... Po mos t'i botojnë komentet do thotë Bardhyli se me të drejtë Shqipëria zbriti 30 vënde më poshtë se nuk ka liri shtypi. Bardhyli trgon që është i rrahur nga S. Bërisha.

                                  2. T
                                    Torollaku kosovar , duke lexuar tekstin e UDB -se

                                    Jo zoti kosovar , hapi syte mire se cfar thone shqiptaret per ty . Nuk te lexon kush budallalleqet tende , mbushur nje carcaf me marrezira . Ben mire te vizitohesh tek ndonje mjek specialist per hallin qe te ka zene . Edhe ne se te lexon ndokush , te sheh me keqardhje te thelle se si ka katandisur nje shqipfoles !

                                    1. C
                                      Cipini

                                      Ky koment, si te tjera me pare, nga ky "Bardhyli nga Kosova", jane komente "alla" Bledian Koka, pastruesi i toileteve te familjes Berisha.

                                    2. S
                                      Shaqo

                                      Nuk tallet Saliu ne shqiptaret. Po tallet Kraja i prokurorise. Ky nuk duhet te lejohet te tallet, por t'i vihet kufiri tek thana. Tere prokuroret jane llalle e dhalle, por mbi te gjitha te keqinj, te zinj ne shpirt e ne moral. Mero, edhe ju shume pak beni, denonconi e diskreditoni qendrimin e tyre mosperfilles e poshterues per qytetaret. Boll me.

                                      1. M
                                        Mal Cori

                                        Mero, mire e ke, por prokuroria nuk do qe te hape hetim kryesisht. - Edhe Rama nuk do dhe nuk ka nderment te bej kallzim penal. Dhe kallzimi behet per veprime konkrete. Vec per vrasjet, vec per fshirjen e serverave, vec per deklaratat e Berishes, vec per deklaratat e mjekeve. Por Rama nuk do....

                                        1. R
                                          ROCKODAN

                                          o meroo ti e di mire Kraja eshte i tredhur nuk ka bithe te beje as nje pune hetimi minimal por vetem firmos ne bordero 500,000 mije lek/muaj

                                          1. D
                                            Demiri

                                            6 milion e ka rrogen jo 500.000 ke info te gabuar

                                            1. n
                                              naqifi

                                              djali vet leviz me makin 200 mij euro G-class 63 te fundit fare. kushedi sa vuajn te shkretet e kan marr shum srz kte postin e ri

                                            2. k
                                              kthhh

                                              I kujtoni prokurorise dhe BKH se SHIKU i Berishes rrembeu dhe torturoi deri ne vdekje Remzi Hoxhen.Pastaj i zhduku edhe trupin qe familja mos te kete as ku ta qaje. Ky bastard qe shkon e ndez qirinj per nje te vetvrare ka marre me mijera jete shqiptaresh.

                                              1. Q
                                                Qytetare e indinjuar

                                                Eshte nje thenje e hershme qe thote: "po rojet kush i ruan?". Ne rastin e spakut , kush e kontrollon nqs e ben punen dhe justifikon superpagat qe merr nga taksat e shqiptareve?

                                                1. m
                                                  malsori

                                                  MERO KRAJA ESHTE I KORRUPTUAR ME VILA NJESOJ SI SALIU DHE META NE LALEZ

                                                  1. J
                                                    Jorgo

                                                    Helmin e Mashkullores e ka fiksim ky serbijani, Kot kendojke baca Adem kengen e cercizit "te rrapi ne Mashkullore'? Per serbet shqipfoles, qe i kuqke me boje....

                                                    1. N
                                                      Nari

                                                      Mos prisni qe Arben Kraja ta therrase Sali Berishen edhe thjesht per ta pyetur si person qe ka dijeni per ngjarjen,pa folur per deklaratat e Saliut me snajpera ku edhe vete ai do ja numuronte Rames ne lule te ballit !! Arben Kraja qe ne pamje te jep pershtypjen e qenit te rrahur qe kelysh

                                                      1. s
                                                        shqip

                                                        Ka dëshmi fonike dhe vizive që kryqëzojnë Saliun. Më shumë se një herë ky individ është shprehur se i ka vrarë ai protestuesit në bulevard. Madje ka thënë se : mund të vriste edhe 300 , edhe liderin e opozitës. Ka bërë thirrje për rrëzim të rendit kushtetues me dhunë, me armë. Cilët janë elementët që do e bënin të pa fajshëm këtë individ ( SB)? Është mision i pamundur. Shteti ka fytyrën e Saliut. I inkriminuar Saliu, i inkriminuar shteti. Rama le të mbajë çelësat e kashtës . Le të bëjë punë sa të dojë. Në fund shqiptarët janë këta qe janë. Mosmirënjohës dhe me memorie të shkurtër. "Kandahari që la pas Saliu , në fakt është kompatibel me mentalitetin e shumë ( për fat të keq) shqiptarëve. Gjaksore dhe rrumpallistë.

                                                        1. A
                                                          Arber iliri

                                                          Shqipëria ala ska prokurorë të vërtetë.Berisha gjithë lëvizjen që po bën e ka për qëllimin të mos thirret nga organet e Drejtësisë.Deri tani e ka realizuar e ka realizuar se nuk ka Prokurorë ala vendi.E trishtueshme.

                                                          1. U
                                                            Unfortunately

                                                            Pergjegjesine personale per 21 Janarin e ka vete Edi Rama. Ti lere pordhet poshte e larte. Nuk paska nje prokuror ky shtet te shkoje ta marre zvarre kete budalla? Nese nuk ka prokuror po polic ka? Ne cdo ngjarje kriminale nese dikush del ne publik dhe sjell fakte te reja minimumi nje polic i shkon tek dera ti marre nje deshmi. Nese ja ka futur kot Saliu ateher policia del me nje njoftim publik dhe shprehet per deshmitarin qe eshte me te meta mendore ose thjesht genjen. Ajo qe eshte me e turpshme eshte tufa e budallenjve qe i rrinin afer dhe tundin koken e qeshin me vete.. tipik budallenj.

                                                            1. D
                                                              Dhjetoristi

                                                              Ok z.Baze ok,por kur z. Kraja është mirë e bukur në vilën e tij milionëshe euro,komëshi me Saliun e loken,me ata që e bënë me vilë,budalla është ai t'a kruej me Saliun që ka vrarë,djegur e vjedhur këtë vënd ashtu si ka dashur e i do bytha. Pastaj si t'a ha mëndja ty Mero ,salehu nuk ja ka çuar pasmakanë Krajës e spakistve të tjerë "po e kruejtët me salinë gjak ka me u rrjedh jo vetëm nga bytha por dhe nga goja,trutë tuaja kam me bo paçe" e si tua mbajë skapistve kur Saliu këto bëma i ka me fakte e dokumenta dhe bile spaku i ka lexuar aq shumë nëpër dosje sa tani sa herë kujtohet për t'i zënë me dorë tmerrohet e dhjet gjak nga kuçedra Sali.Lum si ne me spak mavrinë që ka zënë krimin e kriminelët nga bishti se nga brirët nuk ja mban.

                                                              1. J
                                                                Jimi

                                                                Eunuk prokurore !

                                                                1. N
                                                                  NjeQytetarOptimist

                                                                  Une s'kuptoj dicka.. Si ka mundesi qe njeriu kryesor i 21 Janarit, nuk eshte thirrurr nga Prokuroria per nje pyetje (pa e akuzuar per asgje): C'fare bere brenda godines kur po ndodhte ajo qe ndodhi ?!?! KAQ !!! Persona te vrare dhe personi kryesor qe aty ishte gjithe shteti (policia e shtetit, garda, truproja) ta mbronte, nuk merret ne Prokurori vetem per nje deshmi.. E habitshme.. Rama ka te drejte.. As dua t'ja di neqoftese arrestojne gjysmen e qeverrise per vedhje, ti s'ke arrestuar asnje per vrasje. I vrane si qen rrugesh dhe sistemi i drejtesise medemek " i riu " eshte tamam si i vjetri.. Jo plako jo..

                                                                  1. C
                                                                    Cimi

                                                                    Lexo ligjet dhe do ta kuptosh

                                                                  2. L
                                                                    Lugu gjat

                                                                    Populli vetem populli eshte zgjidhja. Kur ngrihet populli levizen dhe te ndenjurat e tyre nga kariket. Kete e di dhe Sali veshgjati

                                                                    1. U
                                                                      Urime

                                                                      Te ngrihet populli per te hequr Saliun ???!! Apo per ta djeg ne turren e druve ??!!! Apo e ngaterrove me Edin ???

                                                                    2. A
                                                                      Aspak

                                                                      Bravo Mero, por me Arben Krajen ta harrojne te gjithe se nuk do kete drejtesi ne Shqiperi.

                                                                      1. O
                                                                        Opinion

                                                                        Tema publiko komentet,të duken më pozitiv komentet me fjalor të pisët! Po na zhgënjen Mero djali,nuk luftohet e keqja me pisllëk fjalori! #Jo për gjë po kemi mbaruar të njëjtin fakultet!Për disa kohë ke qënë në anën tjetër të barrikadës derisa u ftillove për të vërtetën!

                                                                        1. P
                                                                          PO , PO

                                                                          Une jam shprehur qysh ne fillim me mosbesim te thelle per k/prokuririn e SPAKu - t , z.Kraja . Deri tani ai po vepron si bodigardi i bajraktarit serb te Vicidolit . Nuk mund te pritet absolutisht asgje e mire prej ketij prokurori .

                                                                          1. L
                                                                            Llalla

                                                                            O milet , perpiquni te kuptoni se ne nje sistem demokratik nuk te denon dot asnje gjykates PA PROVA . Ato duhet prokurori ti paraqesi ( qofshin edhe te montuara apo sajuara) qe te arrestoje dike . Ne demokraci mund edhe te jesh fajtor per nje veper por po nuk u arrit qe te PROVOHET faji shpallesh i pafajshem per mungese provash . Asnje prokuror nuk mund te shkoje ne gjykate me ate fjaline e famshme ( te diktatures) qe ju pelqen shume ju “ E DINE TE GJITHE SE CKA BERE “ ai apo ky . Perderisa prokuroria nuk arreston do thote se nuk i ka provat e KOPSITURA . Te arrestoje Berishen me shprese qe ti gjeje provat rruges , ka kosto te madhe !!

                                                                            1. M
                                                                              Moza

                                                                              Kush t'a çojë pas hekurave Sali qenin SKAPI?

                                                                              1. z
                                                                                zamir

                                                                                Shikoni se cfar shpellari eshte ky gomari qe ka bere hartim me emrin "Bardhyli nga Kosova"..... O sa per te qeshur eshte..... Pse kaq shume gomere ka ne Kosove....?? O shpellar Edi Ramen e do BE dhe SHBA qe ju dha lirine juve mosmerenjohes se do ishit nen thundrat e Serbise.... Kuptohet qe shpellaret vdesin per Sali non graten se jane TE TRASHE....

                                                                                1. h
                                                                                  hani mut por mos hani shume se te ben zullum

                                                                                  Asnje PADI kunder Sali Berishes atje ku behen Padite, ne dyert e Prokurorise! Asnje vendim Gjykate ta kete shpallur Sali Berishen Fajtor per dicka ne 30 vite! Ka 9 vjet Rama me tere Pushtetet ne duar 100% por nuk ja mba bytha ta padise Sali Berishen atje tek ajo Drejtesia e Re e krasitur prej tij, prandaj shoke rilindjote me Meron ne krye vazhdoni e hani Marmallate kunder Berishes neper rrjetet sociale dhe kaq se me shume nuk ju lejon vete ai Edi Rama i juaj.

                                                                                  Lini një Përgjigje