Përpjekja e dështuar një vjeçare e Sali Berishës, për t'u "respektuar”

13 Maj 2022, 18:39Editorial Mero Baze

Ka një përpjekje titanike të Sali Berishës, për të krijuar një moment politik, ku atij t’i dëgjohet fjala. Nuk ka rëndësi për çfarë iniciative, propozimi apo debati në vend. Rëndësi ka që dikush, për çfarëdo gjëje, t’i japë shansin dhe ta konsiderojë atë institucion, duke marrë parasysh propozimin e tij.

Ky makth i ka nisur nga refuzimi i prerë i SHBA për të mos e konsideruar më jo vetëm si kandidat për kryetar të PD, por as si qytetar të zakonshëm të Shqipërisë. 

Po mbushet një vit që ai është në betejë me këtë makth. Për t'iu mbushur mendjen të vetëve, se do ta korrigjojë këtë përjashtim të tij, u mbushi mendjen në daljen e tij më 22 maj të vitit të kaluar, se ka paditur sekretarin Anthony Blinken në një gjykatë në Francë dhe ajo do vendosi drejtësinë. Pastaj muaj pas muaji përpiqej t’i mbante gjallë me gënjeshtrën e vet dhe simpatizantët e tij ndiqnin rrugën postare të letrës imagjinare të Sali Berishës, se kur do mbërrinte në Francë, kur do niste gjyqi dhe si do shpallej Doktori i pafajshëm.

U mbush viti dhe letra nuk ka shkuar asgjëkund dhe natyrisht që s’ka shpresa se do hapet ndonjë gjyq.

Pastaj shpiku luftën kundër Lulzim Bashës, duke e konsideruar ndëshkimin amerikan një komplot të Lulzim Bashës. Në një betejë shkatërrimtare për Partinë Demokratike, ai ngriti në këmbë gjithë pjesën primitive të Partisë Demokratike, duke u mbushur atyre mendjen se kjo është një besëprerje nga Lulzim Basha në SHBA.

Pasi beteja mbaroi, problemi i tij i madh ishte se SHBA përsëriste si një pikë uji torturuese për të burgosurin në qeli, fjalinë “nuk kemi punë me Sali Berishën, as me partinë e tij”.

Pastaj bashkë me Ilir Metën vendosën të bëjnë një provokim të ri, duke sajuar zgjedhje në gjashtë bashkitë që kishin dy vjet pa kryetar, me qëllim që të provonin se të dy bashkë ishin më të fortë se Lulzim Basha. E fituan dhe këtë sfidë dhe pastaj mallkimi nga SHBA u përsërit: “Nuk kemi punë me Sali Berishën dhe partinë e tij.”

Pas kësaj shpiku një Kuvend tjetër partie, që do zgjidhte forume dhe kryetar të ri. 35 deputetë të Partisë Demokratike refuzuan legjitimitetin e tij dhe ai mbeti me pjesën primitive të PD, që në fakt nuk di ç'të bëjë më pa Sali Berishën.

Një natë më parë ambasadorja Yuri Kim ja përsëriti se SHBA do të ndjejë keqardhje nëse ndonjë parti e opozitës do të ketë kryetar Sali Berishën, pasi thjesht nuk do ketë marrëdhënie me të.

Kjo e ka destabilizuar përsëri dhe sot ka shpikur se do t’i dërgojë ankesë presidentit Biden, pasi atë me siguri, sipas Berishës, “e gënjen” Departamenti i Shtetit.

Kjo skemë torturuese e SHBA ndaj tij, është adoptuar dhe nga qeveria shqiptare. Edi Rama prej disa muajsh, kur po tenton rikthimin në politikë, ka shpallur se nuk e konsideron as si faktor politik dhe as si deputet Sali Berishën. Beteja e Berishës për ta shmangur këtë qëndrim të Edi Ramës ka qenë serioze. 

Në fillim tha se Edi Rama ka interes të më ketë mua partner dhe jo Lulzim Bashën, me shpresë se po i shkelte syrin. Qëndrimi konstant i Edi Ramës duke e konsideruar “të vdekur dhe të pakallur’, e ka nervozuar së tepërmi, sidomos pas thirrjeve për SPAK që ta hetojë atë si një të ndëshkuar nga SHBA për korrupsion madhor, bashkë me familjarët.

Kjo po e shtyn të ndërmarrë iniciativa në fushën ndërkombëtare, me shpresë  se do të vërë në pozita të vështira Shqipërinë, me vendet e tjera. 

Një e tillë ishte dhe “iniciativa” për Rezolutën e ndëshkimit të gjenocidit të Srebrenicës nga serbët, një ditë pasi Shqipëria e kishte ngritur këtë çështje në Këshillin e Sigurimit dhe kishte dënuar qëndrimin e të ngjashmit të Sali Berishës, nën sanksionet amerikane, Milorad Dodik.

Shumica parlamentare refuzoi Sali Berishën, jo ndëshkimin e gjenocidit. Edhe pse Berisha nuk e ka bërë atë kur ka qenë dy herë në pushtet, kjo shumicë mund të gjejë momentin serioz për ta bërë atë, në përvjetorin e masakrës së Srebrenicës më korrik, dhe jo në përvjetorin e "masakrës” së SHBA ndaj Berishës në maj, kur Berisha ka makthet e veta.

Sot ka gjetur një arsye tjetër të bëjë rezolutë. Qenka shqetësuar nga Edi Rama në Bruksel, që ka thënë se nëse nuk marrim negociatat për shkak të vetos bullgare, duhet të ndryshojmë kurs e të ndahemi nga Maqedonia në këtë proces.

Gjysmë ore më pas, i njëjti grup qesharak deputetësh që u kujtuan për Srebrenicën, tani po vajtojnë për Maqedoninë dhe duan të ndëshkojnë kursin anti-perëndimor të Shqipërisë. 

Shpresa është që do dalë dikush në rajon, që të thotë “ka të drejtë Sali Berisha”. Asnjë nga Bosnja nuk i tha faleminderit. Shpreson t’i dalë dikush nga Maqedonia, po shokun e vet në Maqedoni e ka në arrati, të dënuar si hajdut.

I vetmi shok i lirë i tij që vajtoi për të gjendet në Shqipëri, dhe  është Ilir Meta. Po bëhet gati të sajojë diçka që lidhet me Malin e Zi, me shpresë që dhe aty të ketë mundësi të “vërë në pozitë të vështirë Shqipërinë”, siç thonë këta opinionistët e tij. 

Në fund, e gjithë kjo përfundon aty ku e ka të sigurtë një aleat. Shpresat janë tek Albin Kurti. Së shpejti ai do të sjellë në Parlament një rezolutë për ndëshkimin e gjenocidit serb në Kosovë, mbështetur dhe prej Kurtit dhe Osmanit, dhe natyrisht që shumica do t'ia refuzojë serish. Ai mund të jetë momenti më i lumtur i jetës së tij.

Ka kaq kohë që po e përgatit atë moment, qyshkur se i shkruajti fjalimin Vjosa Osmanit kur e thirri Ilir Meta në Tiranë. 

E gjithë kjo është një betejë për rehabilitimin e Sali Berishës përmes Shqipërisë. Nuk ka shans të ndodhë kurrë. Të gjithë të kompleksuarit naiv që mendojnë se dëmtohet Shqipëria duke refuzuar “gjërat e mira” të Sali Berishës, janë thjesht ushtarë të pavetëdijshëm të Sali Berishës. Dhe s’ke ça flet me ta. 

I vetmi argëtim  janë këta opinionistët e qartë pro Berishës, që bëjnë sikur u vjen keq “pse po turpërohet Shqipëria” vetëm për pak vullnet për të respektuar Berishën. Janë të shqetësuar më shumë se sa në Bosnjë.

E dimë që për aq pak gjë bëhet gjithë kjo betejë. E dimë që nuk është betejë për Srebrenicën apo për Maqedoninë e Veriut, për Malin e Zi, apo Kosovën. E dimë që është një betejë titanike e Sali Berishës që të thotë “ja më në fund u përfilla pas sanksioneve amerikane”. 

Ndaj ka shumë rëndësi që të mos ndodhë kurrë. E vetmja gjë që nuk llogarisim dot, është se çfarë turpi do të ishte për Shqipërinë sikur të vazhdonim të respektonim Berishën. Qoftë dhe një minutë.

23 Komente

  1. A
    AX

    Qofte dhe nji minute!!! As minuten e heshtjes se mortit Nuk e meriton saleh krimineli.

    1. N
      Nga Une!

      Aman...kur te shkoj ky kriminel pervers para drejtesise, e gjithe Shqiperia duhet te hedhe fishekzjarre!

      1. V
        Vranakonti

        Jo vetem fishekzjarre,por do shkrehen armet e lehta,automatiket me bresheri qe do festojn vdekjen e Sali Tradhetarit.

      2. B
        Bardhyli nga Kosova

        Vota e deputeteve socialistë të Shqipërisë kundër njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë është rezultat i qasjes dhe aktivitetit proserb të Edi Ramës viteve të fundit. Kjo qasje shumë miqësore ndaj Serbisë dhe përbuzëse ndaj Kosovës, është intensifikuar sidomos që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet. Nga ai moment, qeveria e Shqipërisë ka veç përbuzje, indiferencë e tallje ndaj Kosovës, deri në pikën ku edhe i kërkohet t’i harrojë krimet serbe për kinse «hapjen ballkanike ». Merreni me mend, Shqipëria dhe Kosova janë nisur në rrugë të ndara për të shkuar në destinacion të përbashkët edhe pse hallet dhe ëndrrat i kanë (normalisht) të njëjta. Kasta politike e Shqipërisë Albin Kurtin e konsideron si plan prishës sepse kur ndodhi ndryshimi i madh në Prishtinë, në fakt ndodhi edhe vdekja e planeve të Vuçiqit për zhbërjen e Kosovës, i ndihmuar nga Rama me komitat batoniane të jugonostalgjisë. Është tashmë e ditur dhe fushës e kapshme se Edi Rama është shndërruar në lobues për interesat serbe edhe pranë aleatëve tanë historikë. Kosovën e sheh dhe e paraqet tek të tjerët si të prapambetur politikisht sepse «Albini është nacionalistë » që« merret me histori ». Kjo qasje anti Kosovë (sepse anti Albin) dhe pro Serbi (sepse pro Vuçiq) prodhon pastaj episode të turpshme si ai kur në Kuvendin e Shqipërisë mohohet gjenocidi në Srebrenicë dhe kur në takimin me Borellin, Shqipëria e Edit gjen komoditet në mes dy liderëve fashistë serbë dhe të njëjtit i shpall vëllezër. Kaplohem nga gërdia kur e shoh dhe konstatoi se Shqipëria e mitizuar nga Kosova vëllezërohet aq shumë me serbët. Kuptohet kjo Shqipëria e Partisë Socialiste Serbe (SPS) me kryemullarin e saj Edvin Toptan Rama. Dikush me tha se ndoshta unë flas me emocione. Po, është e vërtetë që kaplohem nga emocionet e vjelljes dhe gërdisë kur shoh e konstatoj që Shqiperia jonë, aq e ëndërruar e mitizuar sa ishte në ferrin hoxhist, 30 vite pas, vëllazërohet me ata që ishin ferri i çdo shqiptari jashtë saj. Emocionohem po ashtu kur konstatoj se edhe në vitin 2022, e ardhmja e vetme e çdo shqiptari mbetet ikja nga Shqipëria derisa vet Shqipëria rrëshqet poshtë e me poshtë në renditjet e vendeve normale, duke u ribërë njolla e zezë e Ballkanit. Armiku i ri i Kosovës është Edi Rama, ky megaloman i cili pasi e dështoi Shqipërinë, i dha vetes të drejtën që ta dëmtoi edhe Kosovën. Prandaj, krejt ju që lehni skutave të debateve shterpa, në pritje të ndonjë ashti nga komitat politike, mafioze e mediatike të Edi Ramës, duke e duartrokitur një qasje të tillë, më bëni me vjell e ma forconi bindjen që në mesin tonë ka vërtetë shumë zagarë. Vdekje zagarëve - Liri Shqipërisë! (Më gëzon fakti që më lexoni masivisht dhe pëlqeni fort opinionet e mia analitike. Me dashuri, me qetësi, me buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli)

        1. B
          Byrektore SHQUP-i

          Ore Bardhyl, o je idiot o paguhesh nga dikush.

          1. B
            Balo

            Kur ja ke parë për herë të fundit pidhin sat ame or Bardhi!

            1. E
              ENTSOE

              Pevers prej Kosove!!! Mercenar Shkodre!!!

              1. N
                NjeQytetarOptimist

                Ty te eshte prishur busulla plako dhe s'di nga shkon..

                1. s
                  shqiptar tirone

                  Para shume viteve nje mik i imi tiranas me kujtoi thenien monumentale: "Te gjithe flasin, kurse ky pjerdh nga goja!" Nuk e di se kush eshte ky fare Bardhyli nga Kosova, por qe era qe nxjerr nga goja eshte kaq e peshtire dhe neveritese, sa qe me duhet te mbyll gazeten Tema qe te mos me marri ere te qelbur i gjithe trupi. Siç duket "llaptoret" ( jo foltoret e Berishes se aty vetem kane llapur dhe jo folur) e kane "frymezuar" aq shume sa qe ky nuk po ndalet se "pjerdhuri" nga goja. Kjo me kujton edhe ate anekdoten e vjeter per nje person qe i shpetoi "njecke" n rruge dhe diku ikur me shpejtesi pa qe nga pas po ndiqnin mjaft njerez. Ne nje moment njeri e ndaloi dhe e pyeti: " O shok, o shok! Ku e ke gjet groshen?"

                  1. R
                    REALISTI

                    Qe je nje kokerr k.q.j. , duket, por qe ta gjeni armikun e Kosoves tek Edi Rama, tregon qe je dhe pervers. A !!!!!!!!! Ti nuk je Bardhyli, por BARDHZIU.

                  2. R
                    Referendum per arrestimin e koleres sali

                    Megjithate ky shurraq kriminel,ky matuf kriminel po lumturohet qe ka pushtuar pd foltoren,dhe si nje femi qe i gezohet lodrave edhe ky shpellar filmon me celular.. Edhe ky cop injoranti ka drejtuar kokpalaret dhe pretendon te vije ne pushtet qe te vjedh,te vrase e shkatrroj......

                    1. L
                      Loni nga Gogolasi

                      O Rryli nga Lushnja qe perpiqesh te fshihesh nen mbiemrin Kosova.O kokrra e debilit akoma se ke kuptuar qe spjerth kush te lexoje idiotesite e tua qe si mesazh kane vetem bythlepirjen intesive qe i ben hafijes se qelbur serbe

                      1. Z
                        Zjarri

                        Pse ?...E lexoni Rrylin prej Kosove ju ?Une kam fatin e mire qe idiotet i njoh qe ne rreshtin e pare qe shkruajne dhe kursej kohen

                      2. A
                        Arber iliri

                        Berisha e ka vendin në burg.

                        1. N
                          NjeQytetarOptimist

                          Kurtit dhe Osmenit te rrine aty ku jane dhe te shohin problemet e qytetareve te Kosoves. Jane te dy te rinj dhe po i vajten mbrapa, do vertetoje qe jane te marre... Do futen ne nje spirale te pakendshme dhe pa bereqet.. Dhe lufta me mullinjte e eres, i ngel prape Saliut.. Sali, firmos Sali, se te duhen Amanet per boten tjeter..

                          1. S
                            Shamata

                            Kujdes……. Berisha nuk eshte Luli.Do t’u a kalle te gjitheve.

                            1. s
                              socialisti

                              Berishes ti rruani topet e ti hani kaken neper rrjetet sociale se tjater gje nuk i beni dot. Hajt, suksese e pune te mbare.

                              1. D
                                DEMOKRATI

                                KOQET E SALIUT PO JA HANI JU QE I SHKONI NGA MBRAPA SE NEVE NUK DUAM T'JA SHOHIM SURRATIN QELBESIRA.

                                1. D
                                  Deputeti XhemAL Qef(AL)iu

                                  Koqet e Saliut ju mbeten ne goje juve patronazhisteve nen kujdesin paresor te Mero Bazes per te mos jua hequr kurre nga goja.

                                2. F
                                  FCB

                                  Sali Berisha ju hodhi tuc i vetem , me Mrrro, Kimete , Batun, etj...etj... Burre Shteti pati thene nje Ambasador Amerikan jo bythlepires i Sorrosit.

                                  1. L
                                    Labi

                                    Bravo Shto efhe Meron qe ka lojtur nga mendja ! Nga njera ane thote se SALA eshte i mbaruar dhe nga ana tjeter CDO DITE shkruan te pakten nje artikull per te !!!!

                                  2. K
                                    Koli

                                    O MERO plehu , Po respektin me te madh Sales po ja ben ti duke u marre perdite me Berishen !

                                    1. M
                                      Moza

                                      Ujku i plagosur para se të ngordhë ngrihet dhe një herë duke uluritur

                                      Lini një Përgjigje