Për të gjithë ata që thonë se Sali Berisha është “ringjallur” nga ndëshkimi i SHBA 

19 Maj 2022, 19:51Editorial TEMA
Për të gjithë ata që thonë se Sali Berisha

Një vit më pare, më 19 maj në mesditë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën nga ana e tyre ndëshkimin e munguar ndaj Sali Berishës dhe familjarëve të tij, duke i shpallur ata persona “non grata”, nën motivacionin për minim të demokracisë , shatanzhues të sistemit të drejtësisë dhe të përfshirë në korrupsion domethënës familjarisht, duke shfrytëzuar pushtetin politik.

Vendimi kompensoi drejtësinë e munguar të Shqipërisë, e cila për 30 vite është dhe ende vazhdon të jetë pjesërisht nën kthetrat e pushtetit të një njeriu të vetëm dhe rrethit të afërt të tij familjar, duke kthyer pandëshkueshmërinë e politikanëve në monument turpi për Shqipërinë.

Ky vendim shënoi dhe nisjen e betejës së hapur të Sali Berishës dhe familjarëve të tij, për krijimin e një fronti anti-amerikan në Shqipëri, i cili për gjatë një viti ka bashkuar brenda vetes një larmi personazhesh të cilët i bashkon frika nga drejtësia, pasiguria në të ardhmen për pushtetin e tyre mbi drejtësinë, dhe shpresa tek faktorët anti-amerikanë në rajon dhe më gjerë.

Beteja u përpoq të maskohej fillimisht pas luftës personale kundër Lulzim Bashës, por me kalimin e kohës ajo u bë një betejë e hapur anti-amerikane, e cila sot ka bilancin e saj.

Kërkesa e tij nisur me postë ndaj një Gjykate në Francë kundër sekretarit Blinken nuk mori kurrë një përgjigje a mbërriti në duar të gjykatësit a jo, përveç konfirmimit të Postës Shqiptare që letra ka mbërritur në adresë.

Për herë të parë Shqipëria ka një forcë politike anti-amerikane, e cila po përpiqet të legjitimohet si Partia Demokratike. Emri dhe vula e saj nuk ka shumë rëndësi, pasi identiteti real i saj është anti-amerikanizmi, dhe ai është i stampuar në ballin e udhëheqësit të saj kryesor Sali Berisha dhe partnerit të vet, Ilir Meta.

Kjo forcë nuk është aq e parëndësishme sa të mos turpërojë Shqipërinë dhe orientimin e saj strategjik pro SHBA. Ata janë zyrtarisht politikanët e parë shqiptarë në histori që tashmë kanë një ideologji anti-amerikane në themel të organizimit të politikës së tyre dhe një motiv urrejtje ndaj Perëndimit në betejën e tyre.

Beteja e tyre për t’u faktorizuar politikisht përmes kësaj ideologjie anti-perëndimore, është sfidë e demokracisë dhe shoqërisë shqiptare.

Nga ana tjetër, lajm i mirë është se kjo forcë politike, ndryshe nga çdo forcë e re në skenë, që sa vjen e rritet, është një forcë që sa vjen e dobësohet. Sa më shumë ajo ekspozohet si forcë anti-amerikane, ajo bëhet më e vogël, si një top dëbore që ekspozohet ndaj diellit.

Sa më shumë që mbështetësit e Berishës kuptojnë se beteja e tij nuk ishte me Lulzim Bashën, por me SHBA, aq më pak kanë dëshirë dhe vullnet të shkojnë pas tij.

Një vit më pas Sali Berisha ka humbur shumicën dërmuese të Grupit parlamentar. 35 deputetë refuzojnë të shkojnë në aventurën anti-amerikane pas tij. Ai është ndeshur me një izolim të egër ndërkombëtar dhe me një mungesë të qartë perspektive politike në vend. 

Përpjekjet e tij për të rrëmbyer një copë të Partisë Demokratike që ta ketë si garanci politike në betejën e tij kundër SHBA, buron nga mentaliteti i tij se politika në Shqipëri është garanci për të mos u prekur nga drejtësia. Dhe ky është i vetmi motiv për të cilin ai jeton tani.

Në këtë betejë, Sali Berisha po përpiqet ta interpretojë rikthimin e tij në politikën aktive dhe rrëmbimin e kësaj pjese të Partisë Demokratike, si një triumf anti-amerikan dhe mbështetësit e tij po “qortojnë” gjithandej SHBA, se e ka vetë fajin që e “ringjalli” Sali Berishën.

Në fakt, vendimi i një viti më parë i sekretarit Blinken jo vetëm që e ka varrosur përjetësisht Sali Berishën si politikan i korruptuar familjarisht dhe minues i demokracisë, por ka shkatërruar reputacionin e tij fals mbi një pjesë të madhe të demokratëve shqiptarë. 

Vjet më 19 maj, para se Sali Berisha të dizajnohej si minues i demokracisë dhe i përfshirë në korrupsion domethënës familjarisht, ishte shumë herë më popullor se sa sot brenda PD dhe më tej. 

Sot ai shikohet si problem i PD dhe si turp i Shqipërisë. Ky është një bilanc që kjo shoqëri kurrë nuk do ta kishte arritur pa vendimin dramatik të SHBA kundër tij, bazuar në mijëra fakte gjatë këtyre tridhjetë viteve, që gjenden në dosjet e shtetit amerikan.

Vendimi i SHBA jo vetëm që ka shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme imazhin fals të Sali Berishës, por ka ndërgjegjësuar shumë mbështetës të tij, të distancohen prej tij. 

Sot kemi politikanë kurajozë brenda Partisë Demokratike i që i tregojnë Sali Berishës se i biri i tij ka vrarë 26 vetë në Gërdec, apo se ka probleme me drejtësinë për 21 janarin, ndërkohë që vetëm disa vite më parë, ky ishte një fjalor vetëm i kritikëve të ashpër të Sali Berishës.

Sot kemi shumicën e deputetëve të Partisë Demokratike që refuzojnë Sali Berishën dhe të tjerë që nuk intimidohen më nga dhuna e tij fizike dhe verbale, ndërkohë që disa vite më parë, ai ishte një idhull i paprekshëm i tyre dhe ata ngjanin të gjithë si Flamur Noka.

Sot kemi parë që Sali Berisha ka mbledhur rreth vetes gjithë fisin e tij biologjik, krahinor dhe besnikët e tij, për të pasur një parti që të mbrohet, ndërsa një vit më parë, ai shpresonte se politika do mbronte familjen e tij biologjike, fisin dhe lukuninë e tij tribale në politikën shqiptare.

Për të gjithë ata që thonë se Sali Berisha është “ringjallur” nga ndëshkimi i SHBA, mund të themi pa frikë se Sali Berishës vetëm i janë ringjallur ndjenjat e hakmarrjes, primitivizmit politik dhe instinktet e tij anti-perëndimore. 

Ato po, i kanë dalë në sipërfaqe të trungut të tij të kalbur politik, si kërpudhat që ushqehen në një lis të shtrirë përtokë. 

Vetë Sali Berisha tani është i dobishëm vetëm për të prodhuar pleh, por jo më politikë. Dhe sado i ushqyeshëm të jetë plehu i tij për të ushqyer anti-amerikanizmin në Shqipëri, ai është aq pak sa nuk bën dot më një pemë, por vlen si ushqim  për kërpudhat që kanë tridhjetë vjet që jetojnë mbi shpinën e tij. Përfshi dhe familjen e tij.

27 Komente

  1. M
    Mizat rrethe kufomes

    Berrisha nje i vdekur por qe vdekja i sherbene shoqerise per te dalluar mizat qe mblidhen rrethe kufomes per te pergatitur spray per zhdukjen e tyre ne élection e ardhshem ja qe edhe vdekja e Berrishes sherbene......

    1. N
      Një qytetar

      Se çfarë bëri Amerika në mbrojtje të vlerave demokratike me shpalljen non grata të familjes Berisha, njerzit e arsyeshëm të gjithë e vlerësojnë dhe i janë mirënjohës mikut të shënjtë. Por problem mbetet mbështetja ligjore ndaj kësaj ndihme, kjo është një çështje kryekëput e drejtësisë tonë. Sidoqoftë, politika po e çvlerëson intervenimin e drejtësisë me ndërhyrjet e saj të njëanshme e fare të pakujdesshme. Sepse, besoj, nuk është normale dhe as mund të presësh kurrë rezultat nëse veprohet siç bënë kryeministri ynë, i cili kërkon që drejtësia të veprojë kundër Berishës dhe ndërkohë merr në mbrojtje ose hesht për të shpallurit non grata nga kampi i tij. Të kërkosh nga mëngjesi në darkë që SPAK të veprojë kundër Berishës, pa zënë në gojë që SPAK të bëjë të njëjtën gjë, t'a zëmë, edhe kundër Dakos, kjo besoj se është mbrojtja më e mirë për Berishën. Ligji duhet të veproj për të gjithë njësoj.

      1. k
        kthhh

        Z.qytetar nga fshati ke te drejte qe ligji duhet te veproj per te gjithe njesoj.Por kur Arben Kraja arreston vetem kriminelet qe kane lidjhe me qeverine socialiste dhe asnje nga ata te PD dhe LSI atehere nuk mund te ankohesh qe SPAK duhet te arrestoje edhe me shume kriminele te socialisteve qe te quhet drejtesi. Ti dhe legenat e Saliut dhe te Ilirit mashtroni qe SPAK nuk po ben asgje kunder krimineleve te lidhur me socialistet dhe qeverine e tyre.E verteta eshte komplet tjeter. Asnje kriminel i PD-LSI duke perfshire dhe kokat e krimit Berisha-Meta nuk jane vene perpara ligjit.

        1. M
          Malo

          obobooo rrek ka njerez te e besojne se SPAKU qenka i berishes

        2. B
          Bureto

          @një qytetar! Në parim mbase ke të drejtë, por në terren konkret, krahasimi 'non grata' Saleh-Gjushi, çalon shumë. Po shumë ama! Për të ta argumentuar këtë mbase do duhej një roman, por mbase dhe nuk duhet sepse: Vangjush Dako se u shpall non grata, ndaj dhe është komplet jashtë loje në politikë, si dhe nuk ka asnjë mbrojtje politike nga PS, gjithashtu. SPAK-u në se ka dosje për të ta çojë në gjykatë. Në të kundërt Salehu, jo vetëm që është në politikë, por po bën çorap dynjanë dhe ka mbrojtje politike qysh nga ende mender presidenti i Shqipërisë, deri dhe nga një pjesë e mirë e PD dhe lidershipit të saj. Gjushi nuk ka qenë kurrë në ndonjë post të lartë shtetëror, përveç se kryetar bashkie, ndërsa Salehu president dhe kryeministër 13 vjet. Atëhere, cili ka qenë apo është aktualisht më i rrezikshëm, paçka se damkën 'non grata' e kanë njëlloj? Kur kërkohej me ngulm nga ambasada amerikane që Doshi të mos kandidonte për deputet, por këmbanat binin dhe për Salehun, ky ishte në krah të saj. Kur Doshi mbasi u zgjidh deputet, pa mbushur 24 orë i kërkoi KQZ të mos ia jepte mandatin, Saliu edhe pse ishte i paralajmëruar në distancë e mori (e paralajmëroj Rama në parlament, besoj e mban mend). Unë mendoj se po të mos ishte fare në listë për deputet ( kush ta bënte Luli i tij?) dhe të ishte tërhequr nga politika (qysh në 2013 bile) mund dhe të mos i kishte ardhur fare mandata në 19 maj 2021, pa mbushur një muaj nga humbja e 25 prillit, dhe që për shkak të saj, ai në vend që të lëshonte mandatin, dhe Basha "biri" i tij të jepte dorëheqjen (kush e linte?) parajmëronin në vend trazira me alibinë e "masakres" zgjedhore, apo "inxhineringut" elektoral si shpikje e re e Gjemarkajt kjo. Saliu jo vetëm që nuk ndoqi rrugën e Doshit, çka atij ia kërkonte me forcë, por tani do të na 'bëhet" përsëri dhe kryeministër?! Mos vallë Doshi, po të donte të kandidonte për kryetar bashkie përsëri (që do duhej ta vendoste Rama, apo jo?) a nuk do fitonte? Por Rama, edhe pse mund t'ia kishte qejfi, nuk e kandidoi, por bile e shkarkoi dhe nga gjithë funksionet në parti, pikërisht se ishte 'non grata' apo jo? Thashë se mund të bëhej një roman, pir edhe pse gjithsesi, prapë e zgjata, nuk mund të mos theksoj ndryshimin e madh midis dy rasteve: Saleh Berisha ka qenë vrasës gjakftohtë zotëri (ja po ia falim të gjithë të tjerat), ndërsa Dako, Doshi, po deshe dhe Llalla jo! Pra thënë këtë Berisha është e keqja më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve, ndaj dhe miqtë tanë strategjikë e futën në listën e zezë dhe për këtë duhet t'i falënderojmë nga zemra (ne vetë nuk do e bënim dot kurrë). Sa i përket 'këpurdhave' , siç i cilëson Mero ata që i janë ngjitur mbas Salehut, mjafton të rikujtojmë për ta shprehjen e Jezu Krishtit: "Fali Zot se nuk dinë se ç'bëjnë!". Tung!

          1. N
            Një qytetar

            Gjithë çka ju thoni zoti "Bureto" është mëse korrekte, por politikisht, ligjërisht si Berisha dhe Dako janë njësoj. Për ligjin, le të ketë qënë njëri President dhe kryeministër, le të shohë ëndrra në diell se do bëhet përsëri kryeministër dhe tjetri është një fshesaxhi, të dy përpara ligjit janë njëlloj. Ne duhet të mësohemi, (pasi përjetësisht na kanë injektuar bindjen se politika është ajo që drejton dhe përcakton udhën e ligjit), se politika dhe drejtësa nuk kanë pikën e lidhjes midis tyre dhe se ato nga njëra tjetra duhet t'i ndajë një det i tërë.

            1. B
              Bureto

              I dashur @qytetar!, Une lexova shkrimin e Mero Bazes, dhe isha dakord me te. Gjithashtu nuk kisha ndermend te beja ndonje koment rreth tij. Ndersa ju ne komentin e pare, shkruanit tjeter gje, po e citoj: "...nuk është normale dhe as mund të presësh kurrë rezultat nëse veprohet siç bënë kryeministri ynë, i cili kërkon që drejtësia të veprojë kundër Berishës dhe ndërkohë merr në mbrojtje ose hesht për të shpallurit non grata nga kampi i tij...". Ndaj ketij pasazhit tend edhe reagova. I dashur @qytetar, jemi ne koordinata te ndryshme vëlla. Komenti, apo replika ime, nuk kishte te bente me barazine para ligjit jo vetem te atyre dy-treve non grata, por te cdo qyetetari ne Shqiperi. Por kjo sidomos, në rastin e Berishes, nuk eshte vertetuar kurre, (andej nga ke merak ti i ke ne burg dy ministra, dy deputete dhe nje kryetar bashkie. Gjej sa ka nga krahu tjeter, meqe ankohesh per Ramen de), i cili per ato qe ka bere, deri krime, jo vetem qe nuk eshte ndjekur ndonjehere penalisht, por as eshte therrituar nga prokuroret, te deshmoje, bile ka guxuar ta quaje Prokuroren e Pergjithshme "lavire bulevardi"!!!! Nuk eshte mire i dashur qe ne qe jetojme ne Shqiperi te tehemi Berisha= Dako. Per mua per sa kane bere, të dy duhej te ishin ne burg, por kurre nuk jane të njejte. Per kete qe reagimi im. Kur te vije dita qe SPAK të marre ne ndjekje penale veprimtarite e personave "non gratave" (Berisha, Dako, Doshi se Llalen e kane denuar, por i eshte fshehur burgut), atehere bisedojme prape. Deri atehere ketu do jemi, inshallah nuk kemi vdekur (ti jo se besoj qe je i ri, ndersa une deri ne perendim edhe nje pellembe diell kam). Tung!

              1. N
                Një qytetar

                Me gjithë shpirt të uroj jetë të gjatë, Zotëri! Ishte kënaqësi përsa diskutuam.

        3. M
          Mondi

          I vdekur I pakallur.Ma zi nuk ka.Dikush tjeter,me fare pak seder, te kishte qene ne situaten e tij do kishte vrare vetem por pisi I vicidolit si funderrine qe eshte vetem plumbi I vjen hakut.

          1. M
            Mondi

            I vdekur I pakallur.Ma zi nuk ka.Dikush tjeter,me fare pak seder, te kishte qene ne situaten e tij do kishte vrare vetem por pisi I vicidolit si funderrine qe eshte vetem plumbi I vjen hakut.

            1. B
              Booo

              E ke than taman Mondo, Me pas mendjen tate patjeter do kishte menduar me vra veten dhe ,jo vetem Sala, por edhe shum te tjere qe lexojne kto qe shkruan!!

            2. F
              Flutura

              Si nje top bore i ekspozuar ne diell...

              1. F
                Flutura

                Si nje top bore i ekspozuar ne diell...

                1. H
                  Hasan Spahiu.

                  Nuk Ka asnje Mbrojtje nga kryeministri per sali Berishen.Dosjete tij Jane ne ASPAK,por ,si ASPAK i mbushur me Usher e drejtesise parareforme,ATA ruajne vehten.Saliu i Ka kapur per koqesh te gjithe Spakajte,ndaj ATA nuk nisin asnje hetim.Ne kete kuptimi,Saliun e mbron ASPAK dhe ATA qe mburren se e krijuan.Organet e larta te prokurorise duhet te vijen ne krye te punes.Ato qe iu t'ha Fatmir Xhafa ne komisionin parlamentari,Jane plotesiaht te verteta dhe kerkojne reflektim.Saliun e mbron vete SHaBAni.Po te donin,meqe produkti i tyre prokurori dhe ASPAK nuk funksionin,Jo per gje,sepse krimet e Saliut i dine te gjithe.Vetem ATA qe Jane ngjyer nuk i dine dhe duan prova.Atehere SHaBAni ti sjelli dosjet dhe ti beje publike ne shtyp,qofte ne Tirane ,qofte ne shtypin amerikane.Sigurisht ,nuk i detyron njeri,por meqe ky banori i Lura 1,kryetar i ASPAK,kerkon denoncim,Edhe se dosjet i Ka ne zyrat e prokurorise,le ta bejne.Por kryeministri si qytetar dhe politikane Ka te drejte te revoltohet,madje te kerkoje Edhe ndjekje penale per Kraken,per shperdorim detyre nepermjet veprimit dhe mosveprimet me pasoje mbulimin e krimit dhe fshehje te dosjeve,apo shmangie nga gjykimi Ketu po',Edi Rama Ka pergjegjesi

                  1. m
                    mirel

                    Ekselent Mero djali, te lumte pena.

                    1. B
                      Balo

                      Nuk dua t'a shaj Berishën,atë e njoh që në rininë time të hershme...dhe e kam ditur që aq sa jam unë një elefant,aq është Sali Berisha demokrat..po kjo ka pak rëndësi! Turpi është për ne! Në dorë të feudalit matjan ,që nuk bëri vetëm zullume,ndenjëm si pulat...në dorë të perversit gjirokastrit ndenjëm si muti,në dorë të Sali gdhësë ,Nano kurvës,Ilir hajdutit dhe Edwin pushtit qendrojmë pa reaguar si hunj... Epo pulat,muti dhe hunjtë nuk i takojnë botës së njerëzve apo jo! Mirë na e bëjnë...

                      1. x
                        xheJ. eN. Bi.

                        Balo.. Kopeja e dhënve ka një instikt.Nëse një dele hidhet në greminë, atëhere e ndjek gjithë kopeja. Edhe populli ka shëmbëlltyrën e kopesë. Tek matjani e gjirokasttiti nuk u bë gjë, po tani ke mundësi ti i pari dhe besoj do të të ndjek " kopeja"që mos na quajnë as pula, as mut e as hunj. Larg bythës time e dim të gjithë.

                      2. M
                        Miri

                        Po Edi Rama dhe Erion Veliaj kur do të shpallen “Non Grata” nga Kimetja? Apo keta jane të paster si kristali?

                        1. B
                          BALDAZARI

                          Saliu u mblodh nga non grata e Amerikes sic u mblodh Amerika dhe NATO nga lufta e Rusise kunder Ukrahines.

                          1. P
                            Pokeristi

                            Z.Baze! S’ke ç’thua më saktë, më qartë ,më thellë e më gjërë për.një monstër politike antishqipëtare unikale në llojin e vet. Të presim dhe të jemi dëshmitarë,deri në ç’maja mund të shkojë mungesa e integritetit moral, dashurija e tepruar për vehten duke shkelur e shqelmuar çdo interes kombëtar Të presim zotërinjtë e drejtësisë dhe sa fakte e akuza ju duhen,për të motivuar përgjegjshmërinë e tyre,për pozucjonet zyrtare përkatëse që gëzojnë. Të presim atë qe kemi kaq kohë që e presim. Të presim…,të presim,triumfin e të vërtetës objektive,të nevojshme dhe të domosdoshme.

                            1. C
                              Cakalli

                              Ti pergjigjem Balos ,nuk eshte turpi per ne jemi popull dhe shume i duruar turpi eshte per ata qe drejtojne kete vend po drejtuan mire dhe ne i respektojme .Mos e mbro Sali djallin ka bere shume te keqija dhe nuk eshte fare i penduar si duket e ka pas detyre partije pa e vrare ndergjegja po ai eshte mjek ka bere betimin e Hipokratit?Per mua ai duhet te denohet me shume nga te gjithe.

                              1. P
                                Pambuku

                                PD eshte nje parti bisnesi. Ka Klientet e saj qe i bejne xhiro. Jane ata qe ajo mbolli sa ishte ne pushtet. Tani me ata qe ka (sepse nena e budallait mberet gjithmone shtatzene ne Shqiperi), nuk kerkon te vije ne pushtet (as qe behet fjale), por te shkoje ne parlament me 20-30 e te ma nxije faqen ne bote.

                                1. E
                                  Enveri

                                  O Mero , verja titullin gazetes “ Zeri i popullit” Ose “Bashkimi” se zerin e ka zene PS -ja ,mqs ktu po derdhin vrer perdite Jashteqitjet e Komunizmit !!!

                                  1. q
                                    qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi

                                    Sado te lodhen kalemxhinjte e kallepit Baze, nuk e fshehin dot realitetin se Sali Berisha eshte Ringjallur realisht (pa thonjza fare) nga Edi Rama dhe qeverisja e tij deshtake qe ne 9 vite ka ofruar per shqiptaret vetem Varferi dhe per Shqiperine Borxhin Publik rekord te 30 viteve.

                                    1. k
                                      kasemi

                                      Te lumte Balo, jam me komentin tend!

                                      1. A
                                        Ali Senjefi

                                        Pirdh or Mero,pirdh…. “Mos e nguc grethin me krande se e nguce per t’zezen tande”. E Sa per SHBA-ne…..!?Jena m’su me i’a lepi bithen ma te medhejve,Romake,Turq,Sovjetike,Kineze dhe tashti SHBA-se…..Kush vjen ma mrapa??!! Pordhpull pa dinjitet,lapanxhoz,servil,zorraxhinj….Keto jena Ne Alvanoset e Alvaniqise.

                                        1. F
                                          Fukaralleku shet vota te Pushteti i Varferise

                                          Mos na lante Zoti pa Edi Ramen, qe ketij mileti t'ja shkordheje nonen / Ti mbaje keshtu me barkun that, e ashtu votat ti marre prap / ti telendise me fukarallek, ti bleje votat me maskarallek / Keshtu e do ky popull shqiptar, mesuar mire te haje dhe Bar / Eshte kjo Rilindja e kohes Enverit pra, me shume se Enveri vec nje Yuri Kim ka! (Shtrengoni rripat o shqiptar te shkret, "s'keni pa gje akoma" ju ka then Rama vet)

                                          Lini një Përgjigje