Presidenti po nxjerr në dritë ndarjen tripolare të opozitës 

18 Maj 2022, 18:20Editorial Mero Baze

Procesi i përzgjedhjes së një emri për president të Republikës përmes konsultimeve me opozitën po shpalos më shumë krizën e opozitës dhe pafuqinë e secilit grup brenda saj për 20 nënshkrime, se sa seriozitetin e saj për t’u bashkuar së paku rreth 20 firmave për një kandidat të pranueshëm.

Procesi po banalizon integritetin e opozitës dhe po e bën atë të duket e paqartë dhe konfuze në këto momente.

Shkëndija e parë e jo seriozitetit është propozimi për të bërë dialog live në ekrane për presidentin. Marrëveshjet politike natyrisht nuk duhet të jenë okulte dhe të dala nga lobime jo politike, por nuk di ndonjë rast në historinë e politikës që negociatat të zhvillohen live në ekran. Në ekran të gjithë impostohen për t’i dëgjuar elektorati dhe jo për të zgjidhur problemin. 

Propozimi tregon se opozita është frikacake për të pasur bisedime me integritet dhe janë kompleksuar të gjithë nga Sali Berisha, që i akuzon se po bëjnë flirt me Edi Ramën. Vetë Sali Berisha se ka pas kurrë këtë kompleks. Ai u ul 8 orë kokë më kokë me Fatos Nanon më 2002, dhe përveçse ranë dakord për emrin e Artur Kukos, diplomat në NATO në atë kohë, ranë dakord dhe për një sërë reformash të tjera në KQZ, Gjykatë të Lartë, Gjykatë Kushtetuese, Kontroll të Shtetit etj. Edhe pasi dështoi emri i Artur Kukos, ata e ruajtën integritetin e procesit, duke zgjedhur një emër tjetër.

Tani Berisha ngaqë është i përjashtuar vetë nga procesi, komplekson “kalamajtë” e tij, duke u thënë mos bëni gjë pa leje të “babait”, duke i akuzuar si tradhtarë. Nëse grupi kundër Berishës në krye të PD do të vazhdojë të bëjë politikë me këtë kompleks inferioriteti, ai grup do të jetë gjithë jetën i varur nga instinktet politike shkatërruese të Berishës, që do t’i mbajë të kompleksuar.

Të bisedosh me kundërshtarin është guxim politik dhe kur ulesh në bisedë, nuk ka të humbur dhe të fituar, por ka një produkt procesi. Produkti i këtij procesi duhet të jetë presidenti i Republikës dhe ndoshta zgjerimi për Avokatin e Popullit dhe institucione të tjera. 

Nëse opozitarët e rinj mendojnë se të bisedosh është të bësh batuta dhe teatër në ekrane, mund ta bëjnë, por në fund do mbeten me gisht në gojë dhe do kënaqin Sali Berishën, i cili në këtë rast ka parimin “unë nuk dua lopë për vete, por me vra lopën e komshiut”.

Nga ana tjetër, kjo është një tallje e drejtuesve të opozitës dhe me kandidaturat e tyre. Ata deri më sot u ofrojnë kandidatëve të vetëshpallur të shkojnë të marrin garanci personale nga Edi Rama dhe pastaj ata t’i kandidojnë. Ky është proces poshtërues për ta.

Opozita nuk mund të vazhdojë të gënjejë edhe publikun, edhe të vetët, nëse nuk do të marrë pjesë në këtë proces. 

E ka shumë të thjeshtë, rri mënjanë dhe nuk merr pjesë. Presidenti zgjidhet dhe me 74 vota, aq sa ka Partia Socialiste. Problemi është që ajo duhet të kalojë provën e çlirimit nga kompleksimi që i bën Sali Berisha.

Por me sa duket problemi real është se asnjë nga tre grupet e opozitës nuk i ka 20 veta që duhen për nënshkrime dhe nuk duan të turpërohen. Sali Berisha ka 15 dhe atij nuk i pranohet propozimi. Pjesa tjetër prej 35 deputetësh duket që nuk ka asnjë 20 nënshkrime të sigurta, ose nuk i bëjnë dot 20, për shkak të kandidaturave të dobëta që sillen rrotull tyre. Dhe për të mos u turpëruar bëjnë sikur po bëjnë negociata në ekrane. 

Për “Teatër në ekran” kam dëgjuar, por për negociata në ekran është hera e parë që dëgjoj. Negociatat bëhen në tavolinë dhe kërkojnë trimëri dhe integritet. Nëse nuk i kanë këto cilësi, mos të marrin më qafë opozitën, se presidenti zgjidhet kollaj. Cakton një dezhurn Edi Rama për pesë vjet.

12 Komente

  1. s
    shtetas shqiptar

    Opozita (ajo reale) do duket qarte fill pas zgjedhjes se Presidentit, atehere do veje c'do veje! Kohet e arta te mbreterimit Rames me opoziten e pergjumur te Lul Bashes perballe kane mbaruar. Vera sivjet do jete teper e nxehte...do rrojme e do shohim.

    1. U
      Uuuu na trembi gencin

      Uuuuuu na trembi ky i foltore,-nevojtore ..Zogu njerzit nuk kane nivelin tende ti je kategoria ujku Fierit ishte nje rrote karri enveriste qe donte Berrishen me shume se femijet puuuuuuuu rrace budallenjes dumbabista

      1. s
        shtetas shqiptar

        Uuuu-ja e bythes Rames, hiqe rroten e karit nga goja jote se te bo zullum mor budall!

    2. B
      BRAVO MERO BAZE

      Ne nje shkrim gjene hapesire te komentosh ndersa cfare Mero ka shkrusr nuk te jep hapesire te komentoshe i ke thene te gjitha Te tre copzat e opozites nuk kan 20 deputete dhe bejne filma live

      1. M
        M

        E e e e .çfarë kërkon e çfarë pret o Mero ?! Kuti në këtë derenxhe janë mësuar nëm që të të japë. Nuk është se opozita 8_9 copëshe nuk gjen një të devotshëm për president e nuk bënë dot 20 firmëtarë për të propozuar të denjin por këta janë me xhepa që nuk mbushen kurrë ,janë pa ideale,të pa përgjegjshëm ,të koruptuar ,të pa besë e pa atdhe.

        1. B
          Bardhyli nga Kosova

          Sintagmat “gjykata e Serbisë”, “gjykata e shpifur”, “gjykata antishqiptare”, e dhjetëra fjali të tilla u hodhën gjithandej, nga të gjitha grupet, thuaja, mbështetës, intelektual, mediokër e të tjerë, por askush nuk tha “gjykata e Hashimit”, siç e quanin jo rrallë të tjerë. Ishte Hashim Thaçi, që i mblidhte thuaja një nga një deputetët, që të sigurohej, se nuk do të mungonte asnjë votë më pak se 80, aq sa duheshin për t’i miratuar ligjet, që mundësuan formimin e gjykatës speciale! Ku ishin këta trima, Nasimi e Gucati, që nuk i dilnin para Hashimit dhe ta pengonin atë për themelimin e gjykatës speciale, kur ende kishte pak përkrahje apo të pamjaftueshme politike. Pra, pse nuk e pyesin veten këta që sot qajnë e akuzojnë, pse i shërbyen kaq devotshmërisht Hashim Thaçit dhe grupit të tij? Pse nuk pyesin, se si u bë, që të bien viktima të këtij grupi? Këtij grupi famoz që vrau qindra patriot shqiptar, duke filluar me gazetarin Ali Uka, 25 vjet ma parë, së paku për 8 vjet rresht, e disa thonë se zgjatën deri në 2007, e deri më sot, asnjë prej jush nuk i kërkoi llogari. Përkundrazi vazhdoni t’i shërbeni vullnetshëm, me obediencë ose pa të, atëherë është koha që familjarët tuaj dhe mbështetësit tuaj të pyesin se kush ishit apo kush jeni ju në të vërtetë? Sa përputhen deklaratat tuaja publike me ato jo publike, apo me ngjarjet, gjatë, në luftë dhe deri më sot? Sipas informatave që kemi, stërgjyshi i Hashim Thaçit ishte Radosllav Danilloviqi. Këtë fakt e ka vërtetuar myftiu i Shkupit, Mulla Ibrahim Mitrovica, i cilit thotë se popi Radosllav ishte përjashtuar nga kisha ortodokse serbe për shkak se qenkërka martuar me një jevgjite. Për këtë shkak, stërgjyshi i Hashimit, Radosllavi konvertohet në fenë islame nën emrin Jusuf. Jusufi, që në të vërtet ishte Radosllavi, ishte babai i gjyshit të Hashimit, Sinanit, i cili ka vdekur në vitin 1929. Ky informacion vërtetohet edhe përmes një dokumenti të arkivave serbe të Malit të Hilandarit, e ku popat serbë kanë evidentuar se Jusufi ishte në të vërtetë Radosllavi i vdekur në vitin 1929 në Serbicë (Skenderaj i stëm). Ky fakt na bën me kuptu se Kosova është në rrezik nga dobiçët si Thaçi i Danilloviqëve që i polli Serbia. Ashtu si NATO-ja na çliroi nga robëria serbe, gjykata speciale po na çliron nga mashtruesit tanë, vrasësit tanë, robëruesit e mendjeve shqiptare. Vetëm një katarsis e tillë e kthen Kosovën në rrugën e duhur dhe të merituar. Poshtë tradhtarët, rroftë populli! (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli.)

          1. q
            qytetar

            I NEVERITSHMI BARDHYL ! SA PAGUHESH PER TE QENE KAQ I NEVERITSHEM !?

            1. S
              Sandi

              Po sot kemi tjeter teme o fell

            2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              Kjo opozitë nuk e zgjedh dot Presidentin ! PS i ka krijuar mundësinë, por mjafton një vështrim të hedhësh tek simpatizantët e opozitës, bindesh se nuk janë dakord ! Nuk ka kulturë politike, janë mësuar t'a propozoi Berisha,ky e ka mbytur medimin e pavarur. Sot "mësuan" se Dashi është piedashës,u "habitën" por asnjëherë nuk ka kishin thënë.

              1. F
                Fatja

                Më në fund opozita e gjeti kandidatin për president. Rakidashësin dhe plëncngrënlsin Dash Shehin.

                1. S
                  Sul Korriku

                  Demokratikasit kane dy probleme te medha: e para nuk bejne dot 20 firma dhe e dyta jane aq driteshkurter sa qe nuk gjejne dot nje kandidarure te pelqyshme pasi orjentimi i tyre eshte ose "brava" ose "qysqia"

                  1. Q
                    Qemali

                    "Populli" po pret një ese ose fejton nga Gjokmarkaj që të mësoj se kush do jetë kandidat për president!... Katandisje më poshtë nuk ka se ku të shkojë

                    Lini një Përgjigje