Pse Berisha është alarmuar nga Gjykata e Apelit? 

17 Maj 2022, 19:58Editorial Mero Baze

Sali Berisha është destabilizuar papritur, pasi Gjykata e Apelit në Tiranë parashtroi procedurën se si do të ballafaqojë legjitimitetin e drejtuesve të Partisë Demokratike, pas krizës në të cilën e futi partinë vet Sali Berisha, kur ajo u distancua prej tij pas vendimit të SHBA për ta futur familjarisht në listën e zezë.

Vendimi nuk është përfundimtar kundër Sali Berishës dhe grupit të tij, por është rikthim në normalitet i një procesi gjykimi të hedhur në erë nga një militant politik i Berishës.

Po përse është alarmuar kaq shumë Sali Berisha?

Alarmi vjen jo vetëm nga ajo që pret, por nga pasiguria që ngjall vendimi, pesë ditë para farsës së emërimit të tij në krye të një grupimi që ai dëshiron ta quajë Parti Demokratike.

I inkurajuar nga një vendim arbitrar i një gjykatësi të vetëm në Tiranë, Berisha nxitoi të bëjë shpejt një Kuvend dhe tani po nxiton të vetëshpallet kryetar, për ta bërë fakt të kryer uzurpimin e PD, që në të vërtetë është ndarja përfundimtare me PD.

Ky vendim u jep shansin shumë demokratëve që deri më sot kanë dashur të besojnë se Berisha ka dhe drejtësinë me vete, se ai po uzurpon partinë.

Kjo mund të mos i pengojë shumë njerëz të jenë me Berishën, por kjo pengon Berishën të ndjehet i sigurtë në demagogjinë e tij të uzurpimit të selisë, pas vendimit të një gjykatësi.

Gjëja minimale që Berisha duhet të bëjë nesër në mëngjes, është të mos hyjë në një seli për të cilin nuk ka asnjë vendim gjykate në favor, pasi çështja është në gjykim dhe ka dy palë në konflikt.

Së dyti, vendimi krijon pesimizëm afatgjatë për grupimin e tij, i cili dhe tani është i tkurrur dhe dëshpëruar nga mungesa e përkrahjes.

I braktisur nga 35 deputetë të PD, nga shumë kryetarë degësh të cilët po ruajnë strukturat e PD jashtë tij, dhe mbi të gjitha, i poshtëruar publikisht nga SHBA me rastin e vizitës së Mike Pompeo, sekretar Shteti në kohën e presidentit Trump, kur ka filluar të mbushet dhe dosja Berisha, ai vuan nga paranoja siç e shpreh dhe në deklaratë, se pas vendimit qëndron presioni i SHBA.

Edhe pse kjo nuk është fare e vërtetë, në këtë rast më shumë dëm tek demokratet pro Berishës bën paranoja e Berishës, se sa e vërteta.

Së treti, Berisha i ka bindur mbështetësit e vet, se ai është i paprekshëm nga drejtësia dhe i pasulmueshëm prej saj, duke demonstruar një gjuhë të egër ndaj gjykatësve apo prokurorëve që nuk beson.   

Kjo i ka funksionuar gjatë me Prokurorinë në rastin e Gërdecit dhe 21 janarit dhe po ashtu dhe me gjykatësit që kanë pasur çështje të tij apo familjes së tij.

Gjuha e egër që përdori sot, është thjesht për t’u kujtuar se kur unë ngre zërin, drejtësia hesht. Nuk dimë nëse do heshtë apo jo drejtësia, por duket që Berishën e ka zënë frika nga heshtja e tij, derisa të dalë vendimi.

14 Komente

  1. l
    lexuesi

    Editorial i sakte z.Baze me nje korigjim te vogel kur ngateron "demokratet" me anetaret e partise demokratike!Kerkush nga ata qe pretendon nuk e di se ç'fare eshte demokracia e jo me ta mveshesh me petkun e demokrateve.Ata qe i shkojne pas e jo vetem ata jane anetare te partise demokratike dhe kurren e kurres "demokrate" sepse te jesh demokrate nuk mund ti shkosh pas Saliut !Ne te githe PD-ne mund te numerohen rreth 3 apo 4 demokrate!Ndaj mos i mbivlereso se na ul intelektin.

    1. L
      Loni

      Saktë....e kanë përvetesuar përkufizimin demokrat si puna e tokë e xanun.

      1. K
        K

        Duke folur vazhdimisht per te korruptuarin non grata, ja zgjatni agonine e fundit të pashmangshem.

      2. A
        Avokati i djallit(Saliut)

        Një kuriozitet kam....ore Saliu vetë i lexon editorialet e Bazes, apo ja raporton noj nga familja "non grata".

        1. E
          E keqja ne vendin tone eshte e madhe por kusar i n

          Bajga Sali ka shume gjynahe. Normalisht duhet te shkoj ne burg dhe ti sekuestrohet gjithcka pervec valixhes prej druri qe ka pasur qe te kujtoj prejardhjen. E trajtoj vendin si ciflikun e te jatit i jepte pasuri kujt te donte ai dhe mblodhi rreth vetes gjithe llumin e shoqeris. Ish komunisti 30 vjecar dhe dhe 30 vitet e hajduterise demokratike e tregon qarte proven dhe aktivitetin e ketij bajge me gjithe pjellen bastarde.

          1. D
            Djali pa Baba

            Vendimi qe do te japi apeli i reformuar Mero eshte ai qe do Rama,dhe ti e di mire kete.I duhet Sali plehra dhe ca kohe me duket se po te doje ja ve prangat branda dites vetem me provat e 21 janarit.Vendos dhe lule pa pike turpi cdo vit gjoja nuk i haron te vraret.Shume teater i shemtuar,apo jo.

            1. E
              Eni

              Rama deri ne 2040 ska diskutim.

              1. a
                amerikanino

                Berisha i alarmuar? Jo aspak! Kush do ta beje ate Alibeaj Kryetar te PD...Gjykata e Apelit apo Ambasadore Qimja? Ahahahaha...nese ate Bashukun kishte ca syresh qe i jepnin vote atje ne PD, ketij Alibeajt nuk i jep askush! Per nje arsye te thjeshte - Alibeaj ndryshe nga Bashuku, nuk ka as burrerine minimale te garoje per Kryetar te PD sepse pret qe Kryetar te PD ta shpalle...Senati Amerikan!

                1. A
                  Aruro Ui-u shqiptar=Salih Ram Berisha

                  Nje kuriozitet kam.Perdite ne te gjitha gazetat qe nuk paguhen nga cifti vrastar Berisha-Meta mijera komentues komentojne si veprimet e ketyre krimineleve e banditeve qe kane rreth vetes sa te duash kamikaze te paguar e nje shpure gazetaresh e analisteve qe u bejne veri e marrin urdhera prej tyre e po ashtu dhe inaktivitetin e drejtesise ne teresi ndaj ketyre mafiozeve te vertetuar katerciperisht dhe qe ne ndergjegjen e ketij populli jane shnderruar ne bajlozin e zi te perrallave te bjeshkeve te nemura dhe po presim Mujin e Halilin qe te perleshet me ta e ti zhduke nga faqja e dheut!Dhe te tille do te mbeten.Kohet e fundit,eshte rritur shume ndjeshmeria e njerezve dhe ndaj organit me te ri qe erdhi si shprese e ketij vendi dhe fjala eshte per Spakun e konnkretisht per Arben Krajen,i cili ka shprehur dhe publikisht mendimin se Spaku nuk ka dosje ndaj ketyre te dyve.Pyetja eshte: gjyqtaret,prokuroret e te gjitha instancave,qe jane betuar per te bere drejtesi i lexojne keto shkrime e komente qe behen dhe qe tregojne dhe pulsin e shoqerise sone?Dhe nese i lexojne keshtu do vazhdoje kjo pune qe ata te bejne sikur japin drejtesi,duke gjykuar ndonje fakir per shkelje te paperfilleshme ligjore ne raport me akuzat ndaj ketyre apo per ndonje arke peshk e ndonje tender dhe ne do bejme sikur presim drejtesi per keta dinosaure kriminele 30 vjecare? A ka ne kete vend akoma gjyqtare qe kur jane betuar e kane patur me gjithe mend,apo jane betuar se duhej te thoshin disa fjaleqe te marrin diplomen?Kjo pyetje eshte ne vecanti per prokuroret e SPAKUT,te GJKKO e per KLP e KLGJ!E kane shkuar ndonjehere ndermend se psh denimi i Sajmir Tahirit ,i Rovena Vodes,apo i Thoma Gellcit dje per nje tender,ne raport me krimet e Saliut e me akuzat kunder Metes eshte per te qeshur? Keta kane nje mal me krime e akuza ne kurriz,te pahetuara,te padenuara edhe per shkak te presionit,te pageses qe kane bere ndaj gjyqtareve,kercenimeve e shantazheve te perhereshme qe kane bere e vazhdojne te bejne? A nuk perben turp per drejtesine e ne vecanti per Spakun,qe pas sulmit me dash e me arme te tjera ndaj selise Arben Kraja as e mori mundimin jo ta hetoje e te hape nje fashikull per Saliun,por as e thirri qofte dhe formalisht? Cfare besimi duhet te kene njerezit tek Spaku e tek Arben Kraja dhe perse te mos e akuzojne ata Arben Krajen si te kapur nga Iliri e Saliu?Ka aresye qe te mos e besojne me kete?Por deri kur?Eshte ne nderin e tij qe gjykata e apelit dje doli me deklarate per sulmin e fundit te brigantit gjakatar Sali Berisha ndaj te nderuares gjyqtare Blerina Muca per ta kercenuar e frikesuar ate qe te mos marre vendimin e duhur per ankesen e Alibeajt.Dhe ky eshte rasti me i fresket i ketij vampiri,por jo dhe i fundit! Populli shqiptar ne masen mbni 90% presin qe gjyqtaret qe kane ne dore ceshtje te ketij krimineli te lindur te veshin pantallonat e "Silvia Contit",perifrazontas etiketimin e vete ketij mafiozi te rrezikshem per ish kryeprokuroren e pergjitheshme Ina Rama kur e emeroi,e cila u tregua heroine dhe u perpoq te zbardhte pa u tutur prej tij 21 janarin,pavaresisht se ky ne ate kohe ishte i plotfuqishmi zot ne kete vend.Por a ka te tjera Ina Rama sot,pa folur per burra ne plot kuptimin e fjales (dhe jo klloune cirku si Zhukri)qe ti vene me ne fund fre ketij sharlatani gjakpires? Kjo eshte thirrja e te gjithe shqiptareve sot,eshte nje apel qe me ne fund ky varrmihes i demokracise,ky grabites i lirise se fjales,te prones e te gjithckaje qe ka rendesi per njeriun,ky trazues e prishes i cdo gjeje qe behet ne kete vend te pergjigjet per gjithcka ka bere kunder nesh.Dhe ketu nuk eshte fjala kunder kampit socialist.Largimi i tij nga politika po e po por dhe nga jeta shoqerore ne teresi eshte nje ndihme e madhe dhe per opoziten shqiptare,sepse te jemi realiste,ka shume nga ata qe e mbeshtetin ate e bejne sepse ndihen te kercenuar e te shantazhuar dhe nuk duan te perfundojne si Olldashi,si Pashkua,siAzemi e te tjere qe jane derguar ne spitalin italian me te njejten diagnoze...e shkuan per lesh.Dhe te njejten gje mund te themi dhe per banditin tjeter president.Pervecse ka bere nje pasuri qe e kane zilidhe sheiket arabe,ka kercenuar (mbase dhe ka vrare,ku ta dish) kedo i ka dale perpara.Edhe e shoqja e Ismailajt te CEZ-it iku ne austri,pasi eshte kercenuar me jete nga Ilir Meta!Po te mos jete Saliu apo Ilir Meta i lire ne kete vend shume intelektuale te ndershem do te mund te gjejne veten ne politike e te shohim nje dite kete vend te kete nje opozite europiane dhe jo nje bande te frustuar qe vetem thote joooooo e qe ngul kembe si mushka apo si nje femije grindavec,qe thote dua grua dhe e dua si jotja dhe e dua tani,si ne rastin me te fresket per raundin e pare te zgjedhjes se presidentit,ku Alibeaj tregoi se akoma ka mendesine berishiste te te parit te gjerave,por pa Berishen!Te shpresojme se nje gjyqtar i tille do gjendet e do e degjoje kete apel te mases se gjere te shqiptareve dhe do na shpetoje nga ky agjent i shumefishte,qe mund te jete gjithcka por vetem shqiptar dhe per me teper i ndershem jo!

                  1. m
                    mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

                    po presim me shprese te haje ndonje kar amerikan bytheve dhe te fluturoj me prasin ne bythe si leing fengu

                    1. l
                      librazhdjoti Ball-ist

                      Pa te keqkuptuar fare - Mbaje ne bythe karin e varferise e nderkohe prit me shprese per kar amerikan.

                    2. K
                      Klajdi

                      Po si nuk u lodhe o Mero?Me tre turne ne sherbim te Rames....tridhjete vjete "One Way" gazetar:Pro Rama ,kunder Berishes...

                      1. Z
                        Zasaho

                        Nje gje nuk kuptoj Amerika thote ky eshte hajdut dhe ndjeksit e Saliut thone nuk ka prova.Per cdo njeri ne kete vende e di shume mire dhe e mbane mend opozitene vitit 1996 ne sheshin Skenderbej ku opozita u maskrua jo vetem ne Tirane por ne te gjithe rrethet,duke pasuar trazirat e grusht te shtetit ne varrimin e Azemit,gerdeci ,21 janari,kompleksi Partizani,Gjiri i lalzit e shume e shumete tjera qe pasusit thone ska prova, Gjykata thote per miqte ligji INTERPERTOHET ndersa per kundershtaret dhe popullin fukera ZBATOHET.Saliu do te mbetet si gogoli per socialistet sa here te kete zgjedhje.pra do te votoj me urrejtje ndaj tij dhe do te jete qari i socialisteve.Kjo do te beje te mbudur mos krijimit te alternativave te reja qe mund te siell opozita.

                        Lini një Përgjigje