Berishës i ka ardhur në Tiranë republikani, që demokratët shpresojnë ta “shpëtojë” 

15 Maj 2022, 19:31Editorial Mero Baze

 
Sali Berisha ka sot një shans të artë tu provojë demokratëve gjithë teoritë e tij të konspiracionit që ka shpikur gjatë këtij viti për futjen e tij në listën e zezë si minues i demokracisë, shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe i përfshirë familjarisht në korrupsion domethënës për shkak të pozitave në pushtet.  
E gjithë mbrojtja e tij bazohet tek fakti që ky është një komplot i Xhorxh Sorosit, për shkak të qëndrimit të tij kundër ndarjes së Kosovës, që sipas tij ishte hedhur në lojë nga SHBA. 
Tani i ka ardhur “Zogu në dorë”.  Ish-Sekretari amerikan i Shtetit,  Michael  Pompeo, po qëndron sot në Shqipëri. Ai ka qenë Sekretari Shteti për periudhën kur Berisha shpik që do ndahej Kosova dhe e shpëtoi ai. (Mohon dhe “kontributin” e Ditmir Bushatit).  
Nga ana tjetër, dosja e Sali Berishës është e hartuar e gjitha në kohën kur në Departament të Shtetit ishte në krye zoti Pompeo, dhe ambasadorja Yuri Kim, është po ashtu ambasadore e presidentit Trump, e ofruar nga Departamenti i Shtetit.  
Sot i ka të gjithë armiqtë bashkë në Tiranë. Të gjithë të administratës republikane, ku ai ka shpresën se do ta amnistojnë nga “non grata”. Sekretari Pompeo llogaritet të jetë kandidat për zëvendës president, nëse kandidon Presidenti Trump. Nëse jo, është një nga kandidatët për president.  
Në tavolinë me Sekretarin Pomepeo, do të jetë Enkelejd Alibej, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj e s'di kush tjetër nga Partia Demokratike. Sali Berisha natyrisht nuk do të jetë. Edhe pse po lobon fort të provojë përmes tij ndonjë nga teoritë e tij konspirative, nuk po ja del dot. 
Normalisht një demokrat naiv ka besuar se Sekretari Pomepo, sapo të mësonte të vërtetën në Tiranë, do shkonte drejt e tek zyra e zotit Berisha dhe do t'i premtonte se sapo të vinte në pushtet Presidenti Trup, apo nëse jo ai, kur të kandidonte ky vetë, gjithçka do zgjidhej. Madje në krah të tij kur ta bënte këtë deklaratë duhet të ishte dhe përfaqësuesja e SHBA në PD, “ambasadorja” Kokalari. 
Asgjë e tillë nuk po ndodh akoma. Berisha ka takim me ish gardistët e tij të 97, që i turri kundër shqiptarëve, dhe që i premtojnë që do hanë me dhëmbë Alibej dhe Bardhin, ndërsa këta të fundit përqafohen me Pompeon. Si për dreq dhe ky, ku e gjeti të vinte para zgjedhjes së tij kryetar, në përvjetorin e sulmit amerikan mbi të. Të kish pritur të paktën deri në fund, që demokratët ta besonin që ja ka bërë gjëmën Sorosi dhe demokratët dhe jo republikani paraardhësi i Sekretarit Blinken. Ai që ka e trashur shumë dosjen e tij. 
 
 

28 Komente

  1. U
    Ujku Fierit kryetare i PD

    Ka ardhur me ftese te PS nga Taulant Balla ne fakte donte ta takonte Berrishen po eeeee ka fajin Soros haaaaaaa Rama haaaaa keta te dy drejtojne Ameriken . Nje femije 4 vjecare kur degjone psikopatin Berrisha thote: Po e paskemi te forte kryeministerin po drejtone Ameriken po ne Europe pse nuk jemi ? Sic duket nuk do Vucici i Vicidolit

    1. L
      Liri Kurdistanit

      Poshte Turqija Poshte Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir hajduti ???????? ???????? ???????? ???????? Sali Berisha ilir Meta dhe Edi Ram turke Erdogani jane anti Shqiptare

      1. K
        Kim, Herr

        Mero mjaft u mrre me thashetheme...edhe kur te rrahu Berisha nuk llape aq shume kot...

      2. S
        Shpresa

        Republikanet i kane derguar nje femer Sali Berishes, meqenese, sipas Muc Nanos, tere jeten ka fjetur vetem me nje grua... Dhe kjo grua pas fekondimit me Sali Berishen ose pasardhesin e tij do te zgjidhet Presidente e SHBA-se!

        1. N
          Ndroqi

          Saliun do e shpetoj ai shpellari,ish gardisti qe i tha se te dua me shume se femijet e mi,dhe gjithe shpellaret si ai.

          1. T
            Trotski

            Gardisti Shpellar duhet hetuar per Krimet e mundshme me urdher te Sali Kermes

            1. E
              Evi

              Hahaha! Te rroni vete o Trotski, se SPAK -u i Shqiperise ka lindur i vdekur me ne krye Arben Llallen, komshiun e Berishes dhe Metes ne Lalez!

            2. T
              Trebeshina

              Kur themi Saliu mendja na shkon te ai gomari i Lezhes, ish gardisti,qe tha se te dua me shume se femijet,ky soj mutrish i shkojne nga pas kriminelit te Vicidolit.

              1. m
                malsori

                KUR TE QETHEN VICAT SALIU ME GJITHE FAMILJEN DO TE SHKOJ NE AMERIK.

                1. T
                  Taulant

                  Gratis nuk ka ardhur Pompeo ne Tirane. Cdo vizite qe ben kushton minimumi 100 mije euro. Jo vetem Pompeo por te gjithe ish ministrat e administrates Amerikane kur zhvillojn takime cmimi fillon 100mije per takim. Pagojn Balla me taksat e Shqiptareve

                  1. H
                    Hajdarovski

                    Ky soj muterish do ekzekutohen si ndjekesit e Norieges nqs do i dalin krah Berishes kur te arrestohet dhe ekstradohet o ne Hage o ne Amerike.

                    1. V
                      Vranakonti

                      Pompeu,ka për tja bërë mutin në kokë Saliut dhe do iki në shtëpinë e tij. Ai takoi Ballën,do takoi Alibeun,kurse Berishës ka për ti treguan rrylin,më falni,brylin.

                      1. B
                        Bardhyli nga Micigani

                        Ne kushte normale nuk do ishte ndonje gje e jashtezakonshme qe ne ndonje takim me opoziten te ishte edhe Saliu. Kjo nuk do te nenkuptonte asgje spektakolare...Ne rastin qe Saliun e kane perjashtuar nga keto takime te mundeshme, flet me shume se sa pesemarrja e tij e mundeshme ne ndonjej takim rutine. Kujdesi i vecante qe ka treguar Popmpeu qe Saliut te mos i jepet mundesia e pjesemarrjes ne ndonje takim me te, eshte mesazh domethenes se kur vjen puna per armiqte e Amerikes, Amerika eshte nje dhe jo dy. Ajo eshte e popullit amerikan dhe as e Trampit apo Bajdenit. Aq me teper kur keta armiq te Amerikes jane edhe spiune te rusit....

                        1. S
                          Salkari

                          Kot perpelitet Sal tinxari , nuk ka shanc , i ka te gjithe kundra , edhe Kakakari nuk e ben se beson te kufoma Sali , por e ben se eshte paguar nga Xen bythqimi , ajo eshte nje mercenare e mirfillte , nuk ka perendi ta shpetoj Saliun nga fundi i keq ....mund ti japi pak kohe drejtesia e re e ngritur mbi binare te vjeter , vec Saliu e ka te qarte dhe vete , nuk ka kthim mbrapa per te .....ben cezhte e mundur te mari garanci per kelyshet e tij ....vete e ka te qarte qe ka mare fund .....asnje nga te dedguarit nuk e takon ....nuk e kane ne llogari si bashkefoles , si bisecdues i se ardhmes , i bie defig kot kanceri digital .....

                          1. A
                            Ani

                            Deri ne 2006 ti ishe me Berishen o Mero...ne 97 po e po...

                            1. A
                              Ani

                              Lushedi sa e ka honorin qe ka ardh....do e shohim....

                              1. B
                                Bero Maze

                                Ish-Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, - kete e ke te sakte o Mero Bazja... ...por ca me poshte te le kujtesa (ca si shpesh keto kohe o i ziu-Mero) e shkruan se " Ne tavoline me Sekretarin Pompeo do te jene Alibeu, Tabaku etj..." Mero, meso te thuash te verteta se do vdesesh vetem me rrena ne goje mor i shkrete. Sekretar i Shtetit, ai ne detyre, eshte Anthony Blinken e eshte i semure me Covid. Ky Pompeo qe ti i sheh filxhanin si President i ardheshem amerikan nuk eshte pra, Sekretar Shteti (me gjithe zellin tend per ta paraqitur si te tille)

                                1. K
                                  Katundari dixhital.

                                  Merre me mënd se çfar kriminelash kanë qënë dhe janë dhe si punojnë nën rrogos ato lloj mostrash që pa pikën e ndrojtjes shprehen se "të dua më shumë se fëmijët". Kur këto mostra shprehen kështu, instuktorit të tyre i shkojnë buzët vesh më vesh nga kënaqsia.

                                  1. A
                                    Ani

                                    La ardh per bisnes...do nenshkruhet marreveshja e gazit...sot me Ballen neser me Berishen kte pune ka bisnesi.....te pakten ta dine qe askush nuk eshte I paprekshem....Berisha terheqte kemben zvarre

                                    1. q
                                      qytetar

                                      O Ani ! Prodhohet GAZ ne VUÇIDOL !?

                                    2. t
                                      tttt

                                      Krejt ju që komentoni kundër Sali Berishës i hëngshi të butin mor derrrrrra koperative së bashku me këtë gomarin M bazoviqin

                                      1. F
                                        FCB

                                        Pompe'n e solli Kimetja me vadit grurin e Edi Rames por thatesire e madhe pritet dhe gruri do venitet , nje rreze drite po duket ne fund te Tunelit , Sali Berisha qe per gati nje vit i vetem Nderkombetarisht beri qe zemrat e Shpipetareve te rrahin perseri fort , fitorja eshte afer , Lulbrava, Enkelejdkushtetuesja, Edvucic, Gazfusha,Merrogelbaza,kimetetopsalusalai do habiten kur Shqiperine ta udheheqe Profesor,Doctor Sali Berisha.

                                        1. D
                                          Deputeti XhemAL Qef(AL)iu

                                          Vetem politikane vari-teneqen mund te shpresojne se me serum nderkombetar mund te vegjetojne ne politike dhe me spaleta nga ambasadoret mund te mbajne kreun e partive.

                                          1. K
                                            Kaonia

                                            Erdhi ne fakt per kompanine e gazit ,thuajeni siç eshte e verteta!

                                            1. T
                                              Tirana

                                              Salih Maloku ka shkuar per lesh kari dhe fundi i tij eshte burgu. Injorimi qe i ben Pompeo ketij maloku eshte nje paralajmerim per furtunat qe e presin dordolecin e vucidolit

                                              1. L
                                                Let's go Brendon... FJB

                                                Mike Pompeo ka ardhur per te vizituar Ashraf3

                                                1. A
                                                  Arben

                                                  Je bere me keq se plaku mere, jane te pakta ditet qe ti te mos bejsh artikull kunder Berishes, per ty kam nje pyetje si gojore e Ramoviçit qe je. Çfar te mire ka bere Rama per ket vend.

                                                  1. I
                                                    I Zhgenjyeri nga Piktori

                                                    Po Rame piktor zgarravina sa beri per kyt vend....piktori mendje nditur i rrethuar nga kukubinat. Vaj medet ku jetojme.

                                                    Lini një Përgjigje