19 maji i dytë evropian, i Sali Berishës 

20 Maj 2022, 18:29Editorial Mero Baze

Një vit pas ndëshkimit amerikan për Sali Berishën dhe familjen e tij, partia aleate më besnike e Partisë Demokratike në Shqipëri, CDU e Gjermanisë, ka paralajmëruar se do të ndërpresë marrëdhëniet me Partinë Demokratike nëse në krye të saj zgjidhet Sali Berisha.

Gunther Krichbaun, i cili mbulon dhe raportet e CDU me Bashkimin Evropian, i tha radios Dojçe Velle, se ai do të angazhohet dhe për pezullimin e Partisë Demokratike nga grupimi i Partivë Popullore të Europës.

Në këtë rast vlen të kujtojmë se Krichbaun, është deputeti gjerman më besnik i Partisë Demokratike, i cili tentoi të mbajë anën e Partisë Demokratike më 2017, edhe kur ajo refuzoi ofertën e marrëveshjes nga kolegu i tij, McAlister.

Deklaratat e tij katër ditë para se Partia Demokratike të bëjë zgjedhjen formale në krye të saj, të Sali Berishës, nuk vlejnë për të ndalur Sali Berishën të bëhet kryetar, por për të ndarë Partinë Demokratike nga grupimi i Berishës.

Ndëshkimi europian i Sali Berishës, ndryshe nga ai i SHBA, është një ndëshkim politik më i gjerë dhe më i hidhur. Ai nuk kufizohet tek persona, apo familjarë të Sali Berishës, por shtrihet tek familja e tij politike, Partia Demokratike.

19 maji europian i Sali Berishës, praktikisht i ka bombarduar Sali Berishës bunkerin, që ai ka një vit që po e përgatit, për të mbrojtur kokën në ditë të keqe. Dhe ky bunker është Partia Demokratike.

Qëndrimi europian e bën të qartë se ai bunker që do të strehojë Sali Berishën, do të konsiderohet bunker armik për kristian-demokratët gjermanë dhe më tej dhe për Partitë Popullore Europiane.

Kjo është struktura më e madhe dhe më prestigjioze e së djathtës europiane. Përrallat e Sali Berishës në betejën e tij kundër SHBA, se kjo është një betejë e Sorosit kundër tij, tani shkrihen si kripa në ujë, kur shikon se e djathta gjermane, aleatja më besnike e Partisë Demokratike dhe më tej, Partitë Popullore Europiane, që nuk kanë asnjë lidhje me Soros, janë të qarta për refuzimin e kthimit të Sali Berishës në krye të PD. Dhe në këtë rast paralajmërimet e tyre janë drejtuar mbi PD.

Duke i shtuar kësaj dhe faktin që Komisioni i Jashtëm Europian ka në tavolinë një projekt me 19 faqe për të njohur dhe unifikuar ndëshkimet e SHBA për politikanë dhe zyrtarë të Ballkanit jugperëndimor, atëherë rrethimi i Sali Berishës bëhet më i plotë. 

Ai mund të vetëshpallet kryetar, në krye të një grupimi besnikësh, për të cilët shpresoi se do ta shpëtojnë nga drejtësia, por ata i kanë të mbyllura të gjitha rrugët drejt pushtetit. Madje fizikisht, edhe të gjitha rrugët që të çojnë drejt Perëndimit. Pas pak kohësh, ata mund të vizitojnë vetëm Turqinë ose Arabinë Saudite. Dhe Moskën gjithashtu.

25 Komente

  1. k
    kthhh

    Berisha mund te vizitoje edhe Teheranin.I ka bere shume ndere ayatollah-ut.Mos harroni qe vrau edhe oficerin e SHIK ne Durres se i zbuloi kontrabanden me Iranin.

    1. q
      qytetar

      Nuk pyesim ne nga Bora / Nuk pyesim ne nga Shiu / Jemi Rrece e Forte / Rrace......iu

      1. B
        Bardhyli nga Kosova

        Edi Rama ende po shpreson për Ballkanin e hapur, pavarësisht se Gjukanoviqi e kundërshtoi kryeministrin Abazi plotësisht nga Prishtina, ndërsa Vjosa Osmani, e shpjegoi edhe një herë, se projektet që i hapin rrugë ndikimeve ruse nuk kalojnë. Si mund të flitet për lëvizje të lirë në Ballkan, kur shqiptarët brenda Kosovës ende nuk mund të lëvizin në veri, pikërisht sepse Vuçiqi dhe Serbia i mbajnë strukturat paramilitare dhe kriminale në veri. Aq të paprekshme janë këto struktura, sa policia e Kosovës e ka të vështirë të lëvizë në veri pa blinda. Pak javë më parë pesë ditë ishin cak i sulmeve të armatosura dhe me mjete të tjera, policia e Kosovës. Për ta vazhduar marrëzinë e tij më tej, realizimin e këtij projekti të rëndësishëm pro serb, kryeministri Rama, doli para gazetarëve në Tiranë bashkë me Presidentin e Këshillit të KE-së, Charles Michel, duke avokuar edhe njëherë për Vuçiqin, se Ballkani i hapur është projekt, i patejkalueshëm. Por, si duket askush në takim me media nuk pat kush ta pyeste se si u bë që Charles Michel të darkonte privatisht me Vuçiqin, madje duke shpalosur një afri aq të madhe, sa që të dy ishin bërë kuzhinierë të njëri-tjetrit, duke përgatitur qebapë në prush. Pra, tashmë në lojë na shfaqet edhe një aleat i Ramës, me ndikim, Presidenti i Këshillit të KE-së, Charles Michel. Në kohën, që Perëndimi po bën thirrje, se ata që nuk janë me Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, janë mbështetës të ligësisë, dhe se Serbia duhet t’i jap fund ‘neutralitetit’, ajo po e bën të kundërtën. Përveç se nuk po ndëshkohet Serbia, drejtuesit e saj, po ‘ëmbëlsohen’ me qebapë duke i pjekur në prush, ashtu siç kanë bërë për disa shekuj serbët me trupat e mijëra shqiptarëve, që pasi i vrisnin me tortura edhe i digjnin, pa krematoriume. Kështu ndodhi edhe në luftën e fundit. Kështu po bën Rusia në Ukrainë, e njëjta sjellje, e të njëjtës racë, me të njëjtat projekte! Me kë është Michel-i, me Ukrainën e Zelenskin, apo me Rusinë dhe Putinin?! Duke qëndruar në anën e Vuçiqit, ai patjetër se është edhe në anën e Rusisë. Serbia vazhdon të jetë i vetmi vend në Europë, dhe i vetmi vend kandidat për në BE, që po e refuzon në mënyrë kategorike vendosjen e sanksioneve. Dhe pikërisht me këtë drejtues të KE-së, Edi Rama ka zgjedhur t’i bëjë presion Kosovës dhe t’i mbajë leksion se si duhet të sillet me Serbinë. Rama dhe Micheli, neve po na kërkojnë t’i harrojmë krimet e Serbisë, gjenocidin, etnocidin, kulturocidin, përpjekjet për shfarosje të shqiptarëve, që këta të hanë lirshëm qebapë me njeriun që e mësonte Millosheviçin, si ti luftonte shqiptarët derisa ne të mos ekzistonim më. Me deklarimin se procesin e Berlinit nuk mund ta implementojë Gjermania, ‘por ne’, Rama po tregon, më saktë po e shantazhan kancelarin gjerman Olaf Sholc, i cili i tha qartësisht gjatë pritjes në Berlin, se Gjermania nuk e njeh asnjë proces tjetër, dhe as që ka dashur të flasë për ‘Ballkanin e hapur”. Rama, herë në rolin e zëdhënësit të mendimit gjerman, herë në rolin e të fuqishmit-arrogant, po dëshiron t’i dëshmojë Gjermanisë se nuk mund të vendosë, për çështje për të cilat ai është dakord me Serbinë dhe satelit të saj. Për ta rritur vetëbesimin Rama e ka marrë mbështetjen personale të Presidentit të Këshillit të KE-së, Charles Michel. Por, siç kuptohet nga deklarata e tij, ai i ka dhënë mbështetje personale, jo pra institucionale, bindjen e tij: “unë personalisht e mbështes...”. Kjo nënkupton se Michel, e di qartë se “Ballkani i hapur” nga ka mbështetje nga BE-ja, nga fuqia kryesore e saj Gjermania, dhe në këtë rast nuk mund t’i jepte asnjë mbështetje më shumë, se sa për projektet e Ballkanit Perëndimor. Pra, këto qëndrime të Michel janë në kundërshtim të plotë me thirrjen e Josip Borellit, që nuk ka më asnjë kuptim, ‘neutraliteti’ ndaj brutalitetit të luftës në Ukrainë. Pra, me cilën anë të botës (historisë), është Edi Rama, a po e mbështet edhe Rusinë, duke e përkrahur e mbrojtur Serbinë? Kosova sapo i ka vënë sanksione të reja Rusisë. Shqipëria ende asnjë nuk ia ka shtuar, veçse një zotimi fillestar. "Kushdo është kundër Ballkanit të hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, ka deklaruar dje Edi Rama, duke iu kundërvënë presidentes Vjosa Osmani dhe presidentit malazez Gjukanoviç. Rama, d.m.th. i kërcënoi në një mënyrë, duke ju thënë se nuk ndalet dot! Ndërkohë, që Rama ka hallet e veta, rënien ekonomike, krizën energjetike të pazgjidhur, disa hetime të hapura nga SPAK-u, ku ai është subjekt i pashmangshëm hetimi, Kosova vazhdon të jetë nën kërcënimin e bombave. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli.)

        1. S
          Satër

          Saliun, saliun po e q.n edhe e djathta evropjane! Do e nxierrin nga ppe me shqelma bythësh me gjithë llumin që i shkon pas! Ky është lajmi dhe jo ballkani i leshit .

          1. B
            Baa

            Po mer karabush Ne ate krah flej ti !!

            1. A
              Albina

              Po ky mut Bardhhuri, trapi. Duhet ta xhirosh fort faqen që ta kalosh pa lexuar..... Po boll o bole.....

              1. N
                Nik

                Shume i lodhshem qenke o Bardhyl

                1. T
                  Tomorr Alizoti

                  Ik mor Kurve Kosove ,se na Çave Trapin, Idjot ,akoma me Ballkanin e Hapur, do Hapet o Idjot do hapet doni apo sdoni Ju Injorantet Analfabet te Kosoves

                  1. r
                    realist

                    Na pla. by. per Kosoven neve te Shqiperise , shikoni punet tuaja , neve tonat . Ike pirdhu tani o Bardhyl leshi , na cave by .

                    1. s
                      shqip

                      realist .. o burra te Janulla se te paska kaluar afati i pensionit 300 euro, se per ne Shqiptaret (e dime jo per ju greket) KOsova eshte Shqiperi , dhe punet e Kosoves jane punet tona dhe anasjelltas.... se harrova, beji edhe nje gojore Janulles kur te marresh pensionin...

                  2. T
                    Taras Bulba

                    Si nuk na u ndate o Kurtizane e Osmane ,shifni politiken tuaj cfare muti doni qe shkruani per Shqiperine

                    1. L
                      Lani

                      Zgjohu Bardhyl! Zgjohu se erdhi darka e mbere ne gjume o derdimen! Futja me ndonje suxhuk tani!

                      1. H
                        Historiani

                        Tu Bardhuli nga Vosoka ci hai roto i coglioni.

                        1. K
                          Klo

                          Do I rruaje trapin

                          1. S
                            Sali Trimi

                            Historia me Soros eshte histori per idjote. Une kam mendimin se po qe se Sali Berisha do behet kryetar i PD, PD do konsiderohet shoqate e njerezve me disabilliti mendor. Te vetmit qe do e perkrahin kete do jene shoqatat qe mbrojne personat me te meta mendorre. Ka mundesi qe PD te fitoje titullin "Gines", si e vetmja shoqate qe konsiderohet parti nga antaret e saj. Rrekordi do jepet me titullin: "Kampion ne te drejtyat e njeriut". Spjegimi do vazhdoje me llafet se edhe idjotet dhe budallenjte kane te drejte te formojne parti dhe te marrin pushtetin. Shqiperia do shkelqeje si yll ne gjerdani evropian te te drejtave te njeriut. Ne thelb legjendat e mevonshme do tregojne se si Sali Berisha mashtroi boten! Nga nje hajdut dhe kriminel, spiun i serbit dhe Rusit shpalli partine e idjoteve si PD dhe ideollogjine e Re te "Tokes se Xanum" e shpalli si ideollogjine me humanitare ne bote qe u perkrah ne shumice nga idjotet e vertete, por sidomos nga ta qe hiqen si idjote per te fshehur djallezite!

                            1. k
                              kerkohet Avni Rustemi

                              Ceshtja eshte se PeDeja nuk eshte vetem shoqate e njerezve me te meta mendore, eshte edhe shoqate politike e krimineleve, vrasesve dhe banditeve!!!! Muti do pastruar, se mban ere te keqe!

                              1. H
                                Hajvan

                                Po shyqyr qe smendojme te gjithe si ti , se do ferkonin duart psikiatri dhe farmacisti i lagjes !!!

                              2. a
                                andrea

                                mero me vjen keq po ke edhe nje konkurent per te share Saliun.Eshte Besi Bekteshi keshtu qe u shtuat pak si shume ne kete vend pune, se mos harroj dhe Cupin.Po e beni punen pothuaj gratis

                                1. h
                                  heu bre

                                  Ndersa ti po e ben duke u paguar, o Andrea?

                                2. P
                                  Populli

                                  Prej kujt na ka mbytur ketej Varferia, nga 'non grata' e Saliut, apo nga Ram-qeveria? Prej kujt po vuan ky Popull zhyt ne fukarallek, nga 'non grata' e Saliut apo nga qeveri-Maskarallek? Me 'non grata' te Saliut nuk ushqehet femija, pas 'non grata' te tij nuk fshihet dot qeveria / Se ai Saliu mbase Mut mund te jet, por ky Rama eshte Mut Shurr komplet / O Popull shqiptar qe vehten te shpetosh, kete Ram Edrogan duhet ta shkelmosh!

                                  1. P
                                    Populli

                                    Prej kujt na ka mbytur ketej Varferia, nga 'non grata' e Saliut, apo nga Ram-qeveria? Prej kujt po vuan ky Popull zhyt ne fukarallek, nga 'non grata' e Saliut apo nga qeveri-Maskarallek? Me 'non grata' te Saliut nuk ushqehet femija, pas 'non grata' te tij nuk fshihet dot qeveria / Se ai Saliu mbase Mut mund te jet, por ky Rama eshte Mut Shurr komplet / O Popull shqiptar qe vehten te shpetosh, kete Ram Edrogan duhet ta shkelmosh!

                                    1. S
                                      Skrapari

                                      ...si thua ti o mik vazhdon meseleje/ ikim nga vc shkojmë te HALEJA! Bushtra që polli këta këlysh (edhe ramën) ësht berishizmi!

                                      1. q
                                        qe te kuptosh

                                        Populli berishist eshte kanceri i shqiptarise!

                                      2. S
                                        Skenderbegasi

                                        Bardhyl k je bere si prolog (Pershkrim) qe shkruhet ne fund, vihet ne fillim, por qe nuk lexohesh as ne fund as ne fillim. Je bere si faqe xanum.

                                        Lini një Përgjigje