Një referendum në heshtje kundër Berishës 

22 Maj 2022, 19:42Editorial Mero Baze

Sali Berisha nuk ja ka dalë dot të motivojë as besnikët e tij të dalin të votojnë në një proces që i ka dëshpëruar të gjithë, përfshi dhe vetë Berishën. Sot në mesditë, ai u detyrua të njoftojë se votimi do të shtyhet pafundësisht, derisa të votojë dhe demokrati i fundit. Mesazhi është i qartë. Edhe vetë mbështetësit e Berishës e kanë braktisur atë dhe e vetmja mënyrë që ai të shpëtojë fytyrën, është shtyrja pa fund e procesit të votimit, derisa njerëzit e tij të plotësojnë fletë votimi që të kalojnë gjysmën e shifrës së anëtarëve të PD. 

Për të qenë brenda me shifrat, ai ka nxjerrë Albana Vokshin të deklarojë se nuk e dinë se sa është numri i anëtarëve të PD, ndërkohë që në Kuvendin e fundit të PD, korrikun e kaluar u fol për 112 mijë anëtarë. 
Ndaj deklaratave të Berishës reagoi dhe rivali i vetëm i papërfillur në garë, Ibsen Elezi i cili paralajmëroi degët e rretheve se do të kenë pasoja nëse ato manipulojnë procesin duke shtuar vota false. 
Bojkotimi i votimit për Berishën është një referendum i heshtur kundër tij. Edhe vetë mbështetësit e tij, e kanë kuptuar se nuk kanë më asnjë motiv të rikthejnë pas 32 vitesh në krye të PD njeriun që i ka sunduar për 32 vite, duke i shkaktuar trauma jo vetëm PD, por dhe gjithë Shqipërisë. 
Dështimi i Berishës për ta kthyer votimin në një ditë entuziaste, është shenjë e pesimizmit që rrethon figurën e tij. Votimet e sotme ngjanin si votimet e fundit të vitit 1989, kur votohej për Frontin Demokratik, ku njerëzit dukej sikur bënin detyrën dhe iknin kokulur. 
Votuesit e sotëm të Berishës, janë njerëz të dëshpëruar, të cilët nuk dine se çdo bëhet më me partinë e tyre. Të vetmit njerëz të qeshur në kutitë e  votimit ishin djali i Berishës me partneren shitëse ne bllok, e cila nuk ka qenë ndonjë herë anëtare e PD, çka tregon se në fund të fundit ai ka të sigurt vetëm votat e familjes, për të cilën dhe po e bën këtë sakrificë në pleqëri. 
Bojkoti i hapur i procesit, mungesa e entuziazmit dhe paralajmërimet  e forta për izolim ndërkombëtar të PD në rast se Berisha kurorëzohet edhe ligjërisht kryetar i saj, duket se e kanë kthyer ditën e sotme të votimit në një referendum kundër Sali Berishës. Por në një referendum, që do zgjasë deri sa Berisha të plotësojë ca letra, që të thotë nuk humba. Por në fakt, PD ka qëndruar në shtëpi. 

20 Komente

  1. F
    Fitore

    Batute Zgjedhje ne nje njesiPD: .. nje i moshuar po kalonte para njesise se PD . Nje person nga dera e njesise i therret - O Bajram ti je demokrat i vjeter hajde futi nje te votuar je qe je Haha…

    1. B
      Bardhyli nga Kosova Martire - ajkë e Kombit

      AZILI POLITIK I BATON STANIŠIĆIT NË SHQIPËRINË E EDVIN KRISTAČ ESADISTIT ======================== Përderisa tandemi Buzhala-Haxhiu, që me kohë, kishin të preferuarit e vet për në krye të PDK-së, kryespiuni i Serbisë në Kosovë, Baton Haxhiu befasoi me kritikat ndaj Memli Krasniqit e Vlora Çitaku, kur tha se këta kanë vendosur që opozitën ndaj qeverisë ta bëjnë në klubet e natës, vetëm pse ata u panë në një manifestim madhështor të modës në Prishtinë, ku merrnin pjesë edhe personalitete tjera politike. Batoni është mësuar t’i shohë krerët e PDK-së në takime me Vuçiqin ku aranzhohen pazare tokash dhe bëhen plane për faljen e veriut të vendit tonë Serbisë hegjemoniste, ndarjen e ri copëtimin e Kosovës dhe shuarjen e shtetësisë së saj, ndaj dhe i duket shumë e panatyrshme, që udhëheqësit e PDK-së të jenë të pranishëm në manifestime mode. Madje, kur Buzhala deklaronte se Sami Lushtaku ishte personi më i mirë në PDK, i cili në kundërshtim me të tjerët, mban fjalën dhe nuk gënjen, gazetari Baton Haxhiu qonte porosi nga emisionet televizive se PDK-në, pas arrestimit të Kadri Veselit e Hashim Thaçit, duhet ta udhëhiqte Vlora Çitaku, por që tani, duket se ka hetuar zhvillime të pakënaqësisë brenda saj, ndaj edhe spiuni i Stanishiqit ka ndryshuar qëndrimin. Kryespiuni më i bujshëm i Serbisë, duket të jetë zhgënjyer aq shumë, jo vetëm me Memli Krasniqin por edhe me vet zonjën Çitaku, sa që përveçse nuk është më, më e pëlqyeshmja prej tij, për të parën e partisë, ai deklaron se njëjtë si Memli ashtu edhe Vlora janë bërë sinonime të nënshtrimit ndaj Albin Kurtit dhe vetëm pse i pa ata të ishin të pranishëm në sfilatën e organizuar nga Valdrin Sahiti, për Memli Krasniqin dhe nënkryetaren e kësaj partie, Vlora Çitakun, tha se kanë vendosur që opozitën ndaj qeverisë ta bëjnë në klubet e natës. Krejt kjo, pasi që PDK me kryesinë e re, nuk arriti të futej në Qeveri, siç pretendonte Baton Haxhiu, duke u shprehur se për PDK-në, është jo vetëm parësore, por edhe jetike, pa marrë parasysh mënyrat se si, të futet medoemos në secilën qeveri. Por varfërimi i popullsisë, izolimi total i vendit dhe gjendja e rëndë ekonomike, në të cilën e sollën vendin partitë e inkriminuara me në krye PDK-në, bënë që njerëzit, me këto parti, të mos ëndërronin më për ditë më të mira, ndaj PDK dhe aleatët e saj, jo vetëm që nuk mundën të jenë pjesë e asnjë qeverie, por edhe të bien aq poshtë me votat e qytetarëve, sa që për kohë bukur të gjatë, të mos kenë më mundësinë, për të udhëhequr me vendin. Kjo u bë shkak që të shuhen edhe ëndërrat e partisë, ndaj në shenjë vuajtje e nostalgjie, që PDK ka pasur gjithmonë për qeverisje, në pamundësi që të jetë në krye të shtetit dhe udhëheqë me institucionet normale të vendit, tani sapo ka formuar të ashtuquajturën "qeveri në hije" prej nga e ka vështirë të dalë më, për kohë të shpejtë, e kjo ka nisur ta zhgënjejë shumë edhe Baton Haxhiun, i ngelur në mëshirën e azilit, që Edvin Kristaq Rama i ka ofruar përkohësisht në Shqipëri. Përndryshe gjatë gjithë kohës sa kjo parti ka udhëhequr me shtetin, nuk ka dëshmuar kurrë rezultate efektive, përveç "sukseseve" në zhvatje, vjedhje e përvetësime kundërligjore, duke shkatërruar gjithë sistemin e drejtësisë dhe dëshmuar defektet më të mëdha që mund të tregojë një parti e njëmendtë politike në qeverisjen e vendit. Por Baton Haxhiu, gjatë sundimit të saj, gëzonte të gjitha privilegjet e mundshme dhe ishte këshilltar i Hashim Thaçit bashkë me spiunin e BIA-së së Serbisë Bratisllav Nikoliqin, ndaj dhe porosiste me kohë, që në rast se do të burgoseshin Hashim THaçi e Kadri Veseli, kryetare e re të jet Vlora Çitaku , të cilën e shihte si faktorë që pa marrë parasysh rezultatin e votimeve, PDK-në, vetëm ajo mund ta fuste në Qeveri, akt që Batoni e vlerësonte si akt me shumë rëndësi. Por duke qenë se, kjo nuk u realizua, dhe spiuni i njohur i Serbisë, gjatë karrierës së tij, u detyrua ti ndërronte disa padron dhe pas Jovica Stanishiqit e Hashim Thaçit, ka rreth dy vite që është futur, tërësisht në shërbim të sivëllait të Vuçiqit, Edvin Kristaq Ramës, dështimet e PDK-së, ai ka filluar ti shohë edhe si dështime të veta, ngase kolegët e tij spiun, si Bratisllav Nikoliqi gjetën vend në Listën srpska, kurse ky, pas arrestimit të Thaçit u detyrua të ikte në Shqipëri, ku ka filluar të mos ndihet i sigurtë as atje. Ndaj duket se Baton Haxhiu vërtetë po përjeton ditë të këqija dhe nuk po ndihet aspak mirë,në vendin në të cilin ka marrë azil, ngase pas burgosjes së Thaçit, emri i tij ka filluar të harrohet në Kosovë dhe pesha e Baton Haxhiut, po bie në mënyrë rapide, madje edhe Edvin Kristaq Rama, ka nisur ta kuptojë ngadalë se sa i parëndësishëm është bërë Batoni pas ndryshimeve politike në Kosovë, i cili tanimë, nuk mund ti hy më në punë as Serbisë që ta ndihmojë sadopak Aleksandër Vuçiqin, për gllabërimin e Veriut, pra edhe vet Rama ka filluar të tërhiqet dhe të mos i japë më asnjë rëndësi, spiunit të njohur të Serbisë, duke e lënë Batonin tërësisht jashtë dore dhe të vetmuar në fatin e keq të tij. Kështu që shuarja e iluzioneve se ai, sërish edhe nga atdheu, do të mund të veprojë si spiun i armiqve të shqiptarëve dhe mungesa e mbështetjes së kuislingut Thaçi, që Batoni të bëjë emër e rritet zëri i tij, duke punuar nga Kosova, për Serbinë hegjemoniste, e kanë sjellë para një zhgënjimi kaq të madh bashkëpunëtorin shqipfolës të UDB-së dhe BIA-së së Serbisë, sa që, përveç sulmeve të pakursyera kundër Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Kurti, tani ai damkos pa asnjë mëshirë edhe zyrtarët më të lart të PDK-së, si Memli Krasniqi e Vlora çitaku, të cilët për shkak të paaftësive për ti fituar zgjedhjet dhe krijuar vet Qeverinë, jo vetëm që i kanë humbur keq ato, por tani kanë filluar edhe të improvizojnë, duke u argëtuar me të ashtuquajturën "qeveri në hije". "Krijesë” e cila jo vetëm se nuk do t’i hy aspak në shërbim PDK-së, por nuk do të mund ta ndihmojë më as spiunin më të njohur shqipfolës të Serbisë, Baton Haxhiun, emri i të cilit, me burgosjen e Thaçit, ka filluar të heshtet dhe kalojë në harresë, i cili mund të përmendet përsëri vetëm nëse së shpejti, nga shteti i Kosovës ngritet padi penale kundër tij, për bashkëpunim me shërbime të huaja sekrete dhe spiunazh kundër vendit, për ti krijuar favore Serbisë. Për aq më tepër sulmet e spiunit të Serbisë kundër emrave kryesor aktual të kryesisë së PDK-së duket sikur sinjalizojnë se brenda kësaj partie, ka jo vetëm përplasje të vogla verbale në prapavijë, por faktikisht ekziston dhe zhvillohet edhe një konflikt i hapur, brenda për brenda partisë ndërmjet grupit të mbështetësve të Hashim Thaçit të cilët nuk mund të pajtohen që PDK-në ta udhëheqë dikush që nuk është nga Drenica, si dhe të një grupimi tjetër fraksionist, që përpiqet për reformimin e njëmendt të kësaj partie. Ndaj i bindur se duke mbështetur ndonjë kandidat të preferuar me origjinë nga Drenica, për tu emëruar kryetar i PDK-së, do ta ndihmonte edhe rikthimin e pozicioneve dhe privilegjeve që ai i kishte dikur në kohën e kuislingut Thaçi, Baton Haxhiu si një dhelpër e vjetër që është, ka mundur ta hetojë me kohë këtë fakt, dhe me shpresën se grupi tjetër do ta nxjerrë edhe atë nga gjendja depresive në të cilën është katandisur si azilant i pavlerë dhe i padëshiruar politiko-ekonomik në Tiranë, ka filluar ta sulmojë publikisht Memli Krasniqin e sapo zgjedhur në krye të partisë dhe Vlora Çitakun si nënkryetare dhe zëvendëse e tij, me shpresën se do i ndihmojë vetes dhe grupit tjetër në krijimin e avantazhit për përmbysjen e kryesisë aktuale të PDK-së, dhe kthimin e kësaj partie në duart e drenicasve, që sipas bindjes së tij,do të ishte edhe shpëtimi i kryespiunit të Serbisë Baton Haxhiu. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)

      1. B
        Burgu Beogradit

        O Bardh-yl çfarë jan këto budallallëqe

      2. K
        KASEM

        P O AJO DIHET SE DO TE MANIPULOHET ME VOTAT SE ATE METODE KA PASUR GJITHMONE PD ME SLI BERISHEN KRYETAR DHE KETE REALITET E DI GJITH POPULLI SHQIPETAR.

        1. S
          Suksesi i foltore,-nevojtore

          Rama vetem flete votime te pa vlefshme kishte rrethe 85 mije ndersa Berrishen dhe kllunin tjeter nga Tropoja e votuan 38 mije persona . Imagjinoni Berat, Kucove Policane, Ure Vajgurore pothuajse cereku i Shqiperise e kane votuar 1200 persona nuk e kuptone ky kriminele qe eshte i padeshirushem

          1. S
            Skypion

            Zgjedhjet e djeshme per kryetar te PD-se, nuk ishin thjeshte zgjedhje por Referendum. Referendum per rikthimin e Sali Berishes ne drejtimin e Partise Demokratike. Ky eshte rekordi me i ri i doktor Berishes ne politike. Ka nje vit qe kur nje konspiracion zuzaresh, qe manipuloi burokratet ne ShBA ta shpallnin nongrata, qe doktori vec ka thyer dhe vendosur rekorde te reja; per zemerplasjen e kundershtareve shpirtligj dhe entuziasmin e me te shumteve dashamire. Nuk e di nese do te kemi rast te shohim nje spektakel kaq te bukur te demokracise ne te ardhmen. Nuk besoj; vec ne u klonofte Sali Berisha. Para nje viti, askush nuk e besonte se doktori mund te kishte nje mbeshtetje kaq madhe nga demokratet. Madje vete ai, kur nisi Foltoret, mbeti i befasuar nga mbeshtetja masive e demokrateve dhe kete e shprehu publikisht. Mbeshtetja per doktorin, pervecse masive, ishte edhe uniforme, nga Jugu ne Veri entuziasmi i demokrateve ishte i njejte; kjo e ben edhe me te bukur. Shume nuk e kuptojne ende qe doktori i mundi te gjithe; disa politikisht si Bashe ziun dhe bashibozuket e tij, Ramen dhe zuzaret e tij, dhe disa te tjere moralisht. Te fundit qe mundi ishte vetevetja. Ai e tejkaloi edhe veten e tij. Kaq per sot.

            1. L
              Luli

              O rote kari , Rama ska bere zgjedhje ne parti , mos e ngaterro me zgjedhet politike . Aty kishte shum me teper se 80 mije te pavlefshme ose me mire TE VJEDHURA .

            2. N
              NjeQytetarOptimist

              Sali, kjo ishte dita me historike qe falangat si puna jote dhe e Zhelefines do vini ne pushtet.. Evgjitet e asaj partie me gjithe call-centerat, te pergatiteni ti gjunjezoheni Alibej Leves qe te kete meshire tju marri mbrapa.. Me vendim gjykate fluturoni ju me breke e sytjena blloqesh..

              1. B
                Booo

                Ti more palle je SHEMBULLI ME I MIRE sesi propoganda mund te budallepsi miletin e pa tru !!!!

              2. L
                L

                Ne shpi ka qendrue pilli i satame

                1. L
                  L

                  Ne shpi ka qendrue pilli i satame

                  1. F
                    FCB

                    E mori prape PD - ne Merro , me zhulsa si ju tall bothen Sala :))

                    1. N
                      Nari

                      Partia demokratike nuk egziston me.Ajo e ka mbyllur misionin e saj dhe duhet te shperndahet,per tu krijuar nje pari tjeter opozitare,sic ka ndodhur ne te gjitha partite qe permbysen komunizmin ne vendet e europes lindore.Fakti flet shume qarte.Grupi parlamentar i PD eshte ndare ne tre pjese qe perjashtojne njeri tjetren.Nje grup rreth 15 veta me Saliun, nje tjeter reth 20-22 veta me Alibeun dhe pjesa tjeter rine ne mes as me njeri e as me tjetrin.

                      1. E
                        Elisa-beth Spiropalikari

                        Rilindarë bëjini derman Merobazetarit se pirdh pirdh dhe meazallah se lirohet. I janë bërë sytë si pula hungareze në qese nga shterngimi.

                        1. O
                          Oki

                          Sa kom qesh !!!!

                        2. F
                          Fani

                          Shikoni Korcen qe eshte gjithmone tregues i rezultateve . po te deshi Korca te do gjith bota theriste Saliu qemoti....Por me shume se Saliun Korca degjon Ameriken. Keshtu ka qene dhe do te jete. Korcaret e urte ta japin pergjigjen me heshtje

                          1. B
                            Bardhyli nga vici-doli

                            Po cfare merrni me ketë sociopat,ky eshte i mbaruar,u ka ba si qen rrugësh,per turp te miletit

                            1. Blendi Fevziu

                              Nuk eshte problemi a fiton Berisha, por kur do te largohet Edi Rama, dhe Edi Rama nuk largohet me antiamerikanet e shpallur "non grata". Berisha gjithmone ka fituar, ka fituar kur 30 vjet ka qene komunist ne partine e Enver Hoxhes, ka fituar per vete kur ka qene president, kryeminister, kryetar i pd si dhe kur ka qene edhe ne pushtet apo ne opozite. Ka mbi 30 vite qe eshte deputet, pra halli i shqiptareve eshte demokracia dhe largimi i Rames dhe jo a behet berisha kryetar apo jo.

                              1. N
                                Nje veteran

                                Kjo eshte detyra e fundit e Saliut te shperbej PD - ke . Ketu mbaron filmi ka kryer detyren e partise si dhe hallin e vet ta gezoni ishallah pa qeder.

                                1. O
                                  On

                                  Lere Berishen o Mero...ke ndonje koment per Dendias qe erdhi e na beri helaq ne Tirane e Xhacka nuk hapi goje...ministre nivel medialer...nuk njeh Camet tha e mos hapni goje se nuk hyni ne BE e ligjin e luftes nuk e heq ...üer kto ckishe....se detin ja dhate

                                  Lini një Përgjigje