Ka tri ditë që shtypi shqiptar është kthyer në një telenovelë krimi, për shkak të rrjedhjes së dosjeve të një liste prej 32 personash të shpallur në kërkim nga SPAK, dhe që është mundur të ekzekutohet pjesërisht nga policia shqiptare.
Rrjedhja e historive të dosjeve të krimit në shtyp, në fakt nuk është ndonjë sukses i gazetarisë investigative, por më shumë një mënyrë dekonspirimi dhe lajmërimi e personave në kërkim për atë që ndodh brenda mureve të organit të hetimit.
Madje këtë lajm shumica e këtyre personave në kërkim kanë pas fatin ta marrin në emisionet e darkës në TV, kur thuhej “me kompetencë”, referuar “burimeve të mija”, se Dumani po zbërthehet në qeli, që ishte sikur të thoshe “ikni se ju kapën”.
Po përtej kësaj praktike të shëmtuar të policisë dhe prokurorisë, që përdor tellallë publik për të trembur gjahun e tyre, ky është një nga operacionet më të suksesshme që SPAK ka arritur të bëjë në historinë e goditjes së krimit në Shqipëri.
Janë së paku 32 urdhër arrestesh, që përfshijnë në fakt të gjithë gjeografinë dhe historinë e krimit të këtyre dhjetë viteve në Shqipëri. Janë të gjithë në kërkim, ose pas hekurave, si ata që janë mburrur se mbështeteshin nga pushteti, ashtu dhe ata që mburreshin me opozitën.
Goditja është thelbësore dhe dëshmon se SPAK ka bërë më në fund një goditje e cila nuk mund të mos lavdërohet. Kritikat ndaj SPAK rreth proceseve antikorrupsion, dhe ashtu të motivuara politikisht, janë dytësore në raport me vlerësimin që politika duhet t’i japë SPAK për këtë operacion që ka bërë.
Prej vitit 2005, kur Olldashi goditi disa nga emrat më të rëndësishëm të botës së krimit të asaj kohe, ky operacion është më i madh, më i gjerë dhe më jopolitik se ai. Është ndoshta operacioni më i madh i drejtësisë kundër krimit të organizuar në Shqipëri.
Në qendër të suksesit të operacionit qëndron aftësia e policisë për të kapur dhe zbërthyer ditët e para një nga personazhet e kësaj historie, Nuredin Dumani. Pas kësaj situatën e ka marrë në dorë SPAK-u, përmes dy prokurorëve kruajozë, Altin Dumani dhe Doloreza Musabelliu, të cilët kanë prerë 32 urdhër arresti, nga të cilët 10 janë ekzekutuar atë ditë, 9 prej tyre janë në burg për vepra të tjera, 3 persona janë jashtë vendit dhe po ndiqen me procedurë ndërkombëtare, ndërsa dhjetë persona janë në kërkim pasi nuk janë gjendur.
Praktikisht SPAK ka pastruar territorin nga bota e krimit me një goditje cerebrale dhe kjo është një shenjë e seriozitetit të tyre. Në një vend ku krimi, politika dhe biznesi është shumë e vështirë të kuptohet ku fillon njëri e ku mbaron tjetri, një vendim i tillë kurajoz, tregon se drejtësia po bën punën e saj.
Ishte pozitive që qeveria e përshëndeti në bllok aksionin. Ishte akoma më pozitive që zoti Alibeaj e përshëndeti aksionin, duke shtuar se kjo provonte tezat e opozitës për ekzistencën e krimit të organizuar në vend.
Është akoma më sinjifikative që aksionin e sulmoi Sali Berisha, duke hedhur baltë për këtë operacion, pasi për shumicën e personazheve në kërkim, nuk ka guxuar të hapë gojën kur kanë vrarë, dhe kur ishte në pushtet, dhe kur ishte në opozitë.
Kjo tregon se kush ka halle të përbashkëta me drejtësinë, ka dhe qëndrime të përbashkëta. Por e rëndësishme është që tani janë duke u përballur me drejtësinë.
Fjalia e fundit nuk eshte plotesisht e vertete.Se pari kokat e krimit Berisha-Meta vazhdojne te jene te pa prekshem nga drejtesia.Se dyti perballje me drejtesine duhet te thote edhe denim per krimet jo vetem arrestim nga policia.Disa nga keta te arrestuarit dhe te kerkuarit kane bere krime ne te shkuaren dhe nuk jane denuar.E njejta gje mund te ndodhe perseri.
SPAK, BKH, POLICIA, SHISH, nuk duhet të ndajnë informacion, apo të shesin informacion me asnji person jashtë linjës zyrtare të zinxhirit drejtues të organit. Sidomos gazetareve Klodiana Llalla, Spartak Koka, Artan Hoxha (skraparliut), Ilir Kullës (presidenti), etj, mbasi këta mund dhe ka shumë mundesi të bëhen ndermjetes midis këtyre organeve, dhe krimit te organizuar, kundrejtë shitblerjes se informacionit. Më shpejt dhe kollaj e merr vesh krimi informacionin, se sa drejtuesi i organit, që vihet në dijeni nga mediat. Këtu është nyja gordiane e gjithë kriminalitetit në vendin tonë.
Jam skeptik per ç'ka behet. SPAK dhe prokuroria ka dosje voluminoze qe ne Tirane, Bruksel dhe deri Washington per Sali Berishen dhe si duket pret te na beje suprizen pas vdekjes. Jam skeptik se po u arrestua Sali Berisha, te gjithe keta jane minj dhe do futen andej nga kane dale. Ja, le te me thote njeri: pse nuk arrestohet Sali Berisha? NUk ka prova Arben Kraja?! Nuk qesh dot se i kam syte me lot nga krimet e tij dhe tani u eshte bashkuar dhe Arben Kraja. Kot flase: ne vendin tim qe e lashe qyshe para 31 vjeteve as ka per te patur drejtesi, ju vazhdoni beni gazetari me ekonomine e tregut! Ky ishte fati i ketij brezi njerezish qe te tallet Saliu, Kraja, Gazetaria dhe Media qe eshte kthyer ne mafje.
Operacioni nuk ishte sukses i policise. Emrat e krimineleve u dhane nga nje vrases i penduar. Fatkeqeisht operacioni deshtoi te kapte kokat e bandave sepse ata u ndihmuan nga brenda policise.
Kryeministri esadist Edi Rama në secilën lëvizje po bën hapa drejt Serbisë dhe mikut të tij, Aleksandër Vuҫiqit, ndërsa po ecën sa më larg Kosovës dhe homologut, Albin Kurti. Veprimet e tij të fundit si, mbrojtja e Serbisë nga akuzat e Perëndimit se është në anën e Rusisë, pasi nuk po i vendos sanksione; Rama hyn ndërmjet Vuqiҫit dhe Dodikut non grata, por e injoron ministren Gërvalla; Rama e kundërshton dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë (të pranuar ndërkombëtarisht edhe me vendim gjykate); Rama e prish memorialin në Kurbin, që përkujton masakrën serbe në Lumë etj, tregojnë qartë anshmërinë e tij nga armiku i përbetuar i shqiptarëve. Por, pas këtyre veprimeve, ҫfarë duhet të bëjë Shqipëria dhe Kosova që ta ndalë Ramen? Veprimi më i duhur do të ishte intervenimi ushtarak i Kosovës dhe largimi nga pushteti i Edvin Toptan Ramës me qeverinë e tij tradhtare të Partisë Serbe (PS) të Shqipërisë. Nëse e gjithë bota demokratike ia kanë kthyer shpinën Rusisë, përveç Serbisë, atëherë si është e mundur që Edi Rama të përkrahë Serbinë, e cila ka mbetur si delja e zezë në mes të Evropës në përkrahje të luftës së Rusisë në Ukrainë. Kjo tregon se PS-ja e tij është vazhdimësi e Partisë së Punës së Hoxhës, i cili la mënjanë gjysmën e shqiptarëve në Jugosllavinë e Titos duke shprehur dashuri të madhe ndaj Leninit dhe Stalinit njësoj sikurse Edi Rama që për shkak të dashurisë së madhe ndaj Vuçiqit ka lënë mënjanë Kosovën e shqiptarëve të tij. Nuk ka dilema se kryeministri i Shqipërisë esadiste, Edi Toptan Rama përkrah Vuçiqin për të provokuar e injoruar elitën politike të Kosovës, Kurtin dhe Gërvallën, por edhe të gjithë qytetarët e Kosovës dhe diasporës shqiptare. Si është e mundur që vllehu Edi Toptan Rama mos ta kuptonte se Ballkani i hapur i Vuçiqit do ta dërgojë në greminë politike jo Shqipërinë, por vetveten. Si është e mundur që vllehu Edi Toptan Rama mos ta kuptonte se për shkak të Ballkanit të hapur serbo-rus, Shqipëria nuk mund të anëtarësohet në BE deri në momentin kur qeveria e tij do t'i kthehet projektit ekonomik, tregtar e politikë të Berlinit. Si nuk mund ta kuptonte vllehu Edi Toptan Rama, se me përkrahjen e Serbisë ruse do të pësojë vetë ai sikurse ish-presidenti i Kosovës, krimineli Hashim Danilloviç Thaçi, që ishte në pajtim me Vuçiqin për shkëmbime territoresh? Të gjitha lëvizjet politike të vllehut Edvin Toptan Rama me Vuçiqin janë kundër Kosovës, Kurtit, Osmanit dhe Gervallës. E keqja më e madhe e kryeministrit pervers të Shqipërisë, Edi Toptan Rama, është se qëllimisht shkon përshëndetet dhe selfijoset me Vuçiqin e Dodikun, vetëm për të provokuar e rebeluar dhe më dy popujt e masakruar, boshnjakët e Bosnjës dhe shqiptarët e Kosovës nga kriminelët kanibalistë serbë. I biri i Kristaq vllehut, Edi Toptan Rama është duke i dëmtuar keq dy shtetet shqiptare dhe në përgjithësi shqiptarët me veprimet e tija politike, nuk ka më dyshim. Ky tradhtar i kombit është vu në anën e kundërt të historisë së shqiptarëve, dashur ose pa dashur. Ka hyrë në një lojë të keqe politike me serbomadhin, Aleksandar Vuҫiq, i cili nuk po i ndalë pretendimet territoriale të Serbisë, edhe pse ky shtet e humbi luftën në Kosovë, në vitin 1999. Nuk bën të kalohet, e mos me ia përmendur edhe kësaj radhe Edi Toptan Ramës se i ka futur veshët në lesh ndaj gjenocidit serb në Kosovë, ku protagonist i saj ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuҫiqi me të cilin ka bërë jarani shumë të madhe. Përkrahja për Ballkan të hapur në kohë të pa kohë, kur ende nuk është tharë gjaku i mijëra shqiptarëve të vrarë dhe të masakruar në ҫdo të cep të Kosovës, nga regjimi kriminal i Milloshiviqit. I ka hy kësaj rruge qorre, në kohën kur Serbia nuk po e pranon pavarësinë e Kosovës, dhe as nuk po e bën një kërkim falje të vetme për gjenocid. Ka këtu edhe shumëçka tjetër që e dinë mirë vllehu Rama, por që nuk po ndalet duke e luajtur vallen e djallit ndaj interesave të shqiptarëve në Ballkan. Vllehu Rama po ndihet shumë i lumtur pse po e përkrahë Serbinë e Vuҫiqit dhe po e anashkalon Kosovën. Nuk ju ndëgju zëri në Samitin e NATO-s për Kosovën, aty ku ishte dashur t’i ndëgjohet. Ai pikërisht si Vuҫiqi po luan në dy karta me BE-në gjoja në njërën anë dhe me Rusinë dhe Serbinë në anën tjetër. Asnjë fjalë për invazionin rus në Ukrainë, asnjë fjalë për kërcënimet permanente serbe që me luftë të aneksohet veriu i Kosovës. Asnjë fjalë se dëgjuam deri më sot për të pagjeturit shqiptarë të luftës, të bartur diku në Serbi, me heqje organesh pët t’i transplantuar, dhe shumëҫka tjetër po e heshtë. Po vijnë në shprehje pikëpamjet e tija ideologjike, e jo çështja madhore kombëtare. Rama i Kristaqit nuk po i bashkëngjitet botës demokratike për t’i vu sanksione të dyfishta Rusisë në njërën anë, dhe Serbisë në anën tjetër. Tradhtia nuk ka brirë. Toptan Rama futet në mes të dy armiqve të përbetuar të shqiptarëve. Më mik po i bëhen nongratat Dodik dhe Vuҫiqi se sa non grata i shpallur nga ai dhe nga Sorosi, ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, për inat të të cilit nuk e votojë në parlament as rezolutën për gjenocid të Serbisë në Srebrenicë, ku u mbyten në mënyrën më mizore afër 8,000 myslimanë të Bosnjës, e të cilën masakër e ka dënuar mbarë bota demokratike. Vllehu Rama është duke ja bërë argatin më të mirë idesë serbomadhe të botës serbe. Këtë ide dhe idenë e Open Ballkan e ka hedhur poshtë dhe njëherë tjetër gjatë vizitës në Prishtinë, në mënyrë gjentlemene presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviqi, duke i hedhur poshtë edhe deklaratat përkrahëse të kryeministrit të sapo emëruar të këtij shteti, Dritan Abaz Viçit. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi, tardhtarëve të kombit nënat n'gop me ua qi, i juaji Bardhyli.)
Ceshte ky Bardhyl, kujt i sherben, per ke punon, sa paguhet!
Bardhyl Na cave carin me kto qe shkruan
Mos ti japim merita te kota nje institucjoni te ngordhur. Ketu "merita" e vetme eshte e Dumanit. Jo per merite te drejtesise, por per shkat te rrethaneve u gjet ne nje udhekryq te tille ku e vetmja menyre i kishte ngelur bashkepunimi. U plagosur rende, i etiketuar per tu vrare, i tradhetuar. Burgu dhe bashkepunimi i shpetuan jeten. Eshte e njejta histori si drejtesia gjingjoniste me banden e Durresit dhe te penduarin Coli. SPAK u nese do merita le te ndale poshterimin e vet nga bajga e Vicidolit qe i shurron ne goje dhe te mos ktheje koken nga ana tjeter sikur nuk sheh e degjon
Vetëm bolet si puna jote o Bardhyl nga kosova ,mund të lexojnë këtë përrua psiqik që rrjedh nga defiçenca e trurit tënd.
Drejtesia ne Shqiperi eshte si nje dru I that qe nuk mund te lakohet, ajo vjen nga nje zullum i gjate kohor dhe si e till do I duhet aq shume kohe per ndryshim sa qe brezi i femijve te sotem do mendoj per drejtesine neser, sic mendojne prindeit e tyre sot. Po nuk u reformua politika nuk reformohet kurre drejtesia. Ne kete binom nuk mundet qe njeri te jete Zoti, tjetri te jete djalli. Nuk ngelet mbrapa as medja si nje fabrike gjigante genjeshtrash me priashtim te pakt gazetaresh qe guzojne. Por drejtesia ka nje mundesi te evoloj me shpejte se politika nese do te kete guximin te ver dore ne ate pjese te politikes kriminale. Kjo pjese e politikes i dha fizjonomine e vetes drejtesise. Kur degjova ne parlament Prekurorin Cela qe raportoj nje shifer te frikeshme te te denuarish per 2021 me krijoj pershtypjen se ne si kombe po prodhojme me shume kriminel se intelektual dhe po eksportojme kontigjente krimi edhe jashte. Dhe kjo eshte me e turpeshmja per Imazhin e nje kombi. Ju kini burgosur bashke me femijet edhe shpirtin e nenave shqiptare. Po e ilustroj me nje shembull sa domethenes eshte reformimi i parlamentit. Ku ka ligj ne bote qe edhe kur djege mandatem ne menyre demostrative te perfitojne rroga dy pale deputete dhe te paguaj populli 200 deputete. Ky eshte parlamenti qe ben ligje per vete, dhe ne se doni ta ndryshoni Shqiperine ndryshoni veten.
KOMENTI I TAULANTIT I THOTE TE GJITHA.NUK E DI PSE MERUA NUK E KUPTON.MBESE NGAQE ESHTE I PA VARUR.
KOMENTI I TAULANTIT I THOTE TE GJITHA.NUK E DI PSE MERUA NUK E KUPTON.MBESE NGAQE ESHTE I PA VARUR.
Je i madh Mero!
Operacioni, nje deshtim spektakolar, perderisa kreret e bandave nuk jane kapur. Rrjedhja ne shtyp e deshmive te vrasesit Dumani tregon qelbesirllekun e institucione e nga dalin infot!
Operacioni qe e nxorri ne pah qarte Drejtesine e tradhetuar nga Pushteti - 14 nga ato flete-arreste nuk e gjeten te zotin. Ato ja mbathen fill sapo ato flete-arreste u shkruan. Kete fakt qe shqiptaret e dijne mire nuk e mbulon dot kjo pacavure e sotme e Mero Bazes. Nje fakt i vetem - Suel Cela, zyrtarisht "ne kerkim" prej 2 vitesh, ne zgjedhjet e 25 prillit 2021 u sorollat lirshem neper Elbasan duke shperndare leke ne kembim te votave per Taulant Ballen!
Drejtësia dhe shteti shqiptar ka trajtën e plagen së infektuar dhe qelbur 30 vjeçare ,që nje pomatë me ngjyrë të bukur, nuk i ben asnjë efekt.Ajo vetëm mbulon dhe fsheh në thellësi shkakun e pa shërueshëm deri ne vdekje. Gjithë prokurorët dhe gjykatësit të korruptuar deri në palcë si asnjëherë në historinë e jurisprudencës shekullore të njerëzimit. Pushtetarët hajdutë me kollare që shkojnë në parlament per të kultivuar relacione me ata qe janë më afër krimit dhe mund ti ndihmojnë të pasurohen. I vetmi shtet i degjeneruar ku politika dhe administrata eshte e pasur,kurse populli i varfër. Aktiviteti i shtetit konsiston në vjedhjen e popullit duke injoruar drejtesinë dhe ligjin. Me pak fjalë,vëndi më i ndyrë që mund të ekzistojë,pavarësisht façiatat e llustruara të veliajt me shokë.Atyre i intereson kjo situatë të paraqesin dhe shesin të vdekurin si dhëndër.
Me kompetente na hiqet klodi fytyr kali qe vrapon nga nje tv ne tjetrin dhe lajmeron qe kriminelet te fshihen. Megjithese llalla e thartuar me dashnoren e tij u larguan ,kjo sherbyse e saliut ka burime te sigurta.... Keta kriminel fshatar kane vite qe hyjne e dalin ne burge,dhe bashke me keta duhen plasur ne burge,prokuror,gjyqtar e police qe i kane favorizuar.... Po nuk u kapen lidhjet e tyre me sferat e politikes qe perfitojne,nuk mund te quhet sukses
Pa e erresuar suksesin e ketij operacioni dhe punen e mire te prokuroreve Altin Dumani e Dolores Musabelliu duhet thene se ky operacion u dekonspirua.Tani u dekonspirua nga ndonje prokuror i lidhur me krimin apo nga zinxhiri operacional apo jo i policise ,apo nga deklaratat e parakoheshme paralajmeruese te Klodiana Lales ne TV duke paraljmeruar indirekt kokat e ketyre,kjo duhet hetuar.Por pavaresisht kesaj problemi kryesor i SPAKUT mbetet pa u zgjidhur.Dhe ky problem eshte lidhja e ngushte e Arben Krajes me Ilir Meten,zevendes kryetarit te krimit e korrupsionit per mendimin tim,per te mos thene qe edhe mund te jete dhe kryetar ,duke i vene Saliut sterkembeshin,pasi lidhja me Krajen dhe neutralizimin e ketij organi e ka bere sipas te gjitha gjasave Likja i Floririt,sic e quante Berisha dikur ne parlamentin shqiptar.Pa largimin e Krajes nga Spaku do te kemi te tilla operacione nga poshte,per ushtaret apo dhe rreshteret e krimit qe quhen dhe kryetare bandash,por gjeneralet apo marshallet e tipit Berisha e Meta do jene jashte rrezes se veprimit te Spakut "per mungese faktesh e provash" sipas Krajes dhe shpresa per te hapur dosjet e nxehta te pluhurosura ne sirtaret e Spakut qe lidhen me keta persona nuk do te hapen kurre,pavaresisht inkurajimit te zonjes Kim apo thirrjeve me vend te Edi Rames e te Taulant Balles.Dhe "engjejt" e bandes se madhe te PD-se e po keshtu dhe "kryeengjelli" i bandes se vogel i presidences do vazhdojne te mos shqetesohen nga Spaku!Kjo eshte nyja gordiane qe duhet te prese zonja Kim,se po priti nga drejtesia "e padrejte" shqiptare te veproje mbi ta ...lumi qe s'e mori!Do zhgenjehet shume.Ky eshte mendimi i shumices se shqiptareve,mendim qe po kristalizohet perdite e me shume me qendrimin e Arben Llalle Krajes ndaj ketyre minuesve te demokracise e boseve te krimit ne kete vend!Vetem Kraja nuk i sheh krimet e korrupsionin e tyre madhor!
Ishte 25 % sukses 75 % deshtime si ka mundesi pa u kryere operacioni daline gazetare ne studiot kazane dhe thone se ne diten x do kete opération policore do kete arrestime dmth ikni se po arrestojeni me kujtojne Bashen qe doli ne parlamente dhe thoshte Toyota po vjene me euro per ti thene qe jeni kuptuar kthehuni qorra se do ju arrestojne . Spak te therasi kazanet e mbremjes dhe ti pyese ku e more information ....
SPAKu si drejtesia e gjingjonit, as hetoi, as levizi bythen per te ardhur deri ketu, megjithe lumin e gjakut. I plasi bomba Dumani ne dore. E vetmja gje qe beri SPAKu ishte te lajmeronte ne kohe kapomafjet. Tani vazhdon avazin me ane te shtypit dhe ju shet informacjonet qe dalin nga goja e Dumanit. Informacjonet qe deri ne perfundim te gjykimit duhet te ishin mbuluar nga sekreti hetimor. Si Dumani, si Talo Cela, si cdo serial killer i mafjes ne kerkim nga drejtesia, vazhdon i patrazuar avazin e vrasjeve me pagese per llogari te mafjes, duke levizur lirshem me makina superluksize dhe duke komunikuar ne cdo menyre me kokat e mafjes( cell, masazhe, takime fizike, korriere etj, etj). Pra nese per SPAKun Jane te padukshme miljardat dhe pronat e mafjes sheshit dhe nuk monitoron as telefonat, as levizjet dhe korrieret e tyre, do te thote SPAKu qe eshte totalisht bashkepuntor i mafjes. Dumani nuk na tregoi mafjen qe njohim, Dumani pa dashur na tregoi bashkepunimi e heshtur aktiv te drejtesise, shtetit dhe mafjes. Prandaj kakariste Dumani deri sa i erdhi fundi i karrieres kriminale, jo nga hetimet e drejtesise por nga hesapet e hakmarrjes mafjoze qe e cuan drejt gropes.
O Bardhyli nga Kosova ke ngaterrue Sali Kermen -Kryeagjentin Serb me Edi Ramen.Sali Kerma apo Perbindshi i Vucidolit a mos eshte vella me Karaxhicin????
Një operacion që duhet lavdëruar, por informacioni mund të ketë rrjedhur tek gazetarët, të cilët deklaruan në mediat,se priten arrestime të mëdha! Një polic i vetëm,pa patur pozicion kyç,nuk mendoj se funksionon . Të jetë rastësi ?? Fuqia ekonomike e krimit të organizuar, korrupton punonjësit e administratës me rrogat mjerane. Urime për suksesin, problemet janë përpara,sa më pak firo !
Qofte keshtu siç pretendoni z.Baze por mos godina e krimit eshte vetem me nje shkalle dhe neser mund te na thuhet se krimi u luftua.Po pati edhe shkalle te tjera jemi dakort deri sa te mbrije tek e fundit e te mos i kaperceje!Opinioni akoma nuk ka kuptuar denimin e Saimir Tahirit qe eshte denuar pse ka hengur rrush te thate te blere nga Habilajt ,nderko qe kryekrimi "burre shteti"jo vetem qe nuk i hyn gjemb ne kembe por pretendon te ritrazoje perseri stabilitetin e Shqiperise e perse jo te ristrehohet si ne 97 nepermjet "vrimes se miut"!Ndaj drejtesi me dy shpejtesi nuk ka!Beje nje sondazh dhe do te konstatosh se shumica e shqipetareve jane te zhgenjyer me punen e organeve te drejtesise !E kjo le shume per te deshiruar krahas optimizmit T'uaj z.Baze.Une per vehten time kam nje jete e jo dy ndaj dua ta shikoj drejtesine jo te me shikoj ajo mua!
Po lej furcat dhe tentimin per te justifikuar deshtimin e sistemit te drejtsise dhe strukturave te saj o mjeran-mercenari qe mbron bandat me dhe pa pushtet.Po te mos flisnin keta,a’spak’u,kurre nuk do mirrte mundimin ti hetonte apo ti kapte sepse kete gje nuk e deshironin shefat e bandave pushtetare,gjyqtare,prokurore,avokate, »biznesmene »