Fitorja e Mourinjos dhe ajo e Saliut

26 Maj 2022, 17:26Editorial Pëllumb Kulla

 

Fitorja e Mourinjos dhe ajo e Saliut

Mourinjo fitoi finalen e madhe të Europa Ligës, kurse Saliu ynë në përfundim të votimeve në partinë e tij u zgjodh kryetar.

Duket si përçartje përqasja e këtyre dy fitoreve. Ato janë të ndryshme në gjithçka, por në të vërtetë ky shkrimth ka lindur mbi një element që i bashkon: stadium! Është stadiumi, ku filloi triumfi i Saliut dhe përfundoi ai i Mourinjos. 

Ishin vërtet spektakël i rrallë vuajtjet e trainerit të madh romanist, por edhe tabloja e madhe e tifozëve që e kapërcyen detin. Spektakulare është të shohësh vogëlushë të përlotur, burra të thinjur që qajnë e të këputin shpirtin.

Kënaqësia e këtyre pamjeve bëhet vërtet e rrallë, kur burrat që vuanin, befas, pas bilbilit që u dekreton fitoren, çirren si të çmendur me gojë të çapëlyera e duke puthur e përqafuar, me të njohur e të panjohur që gjejnë përqark. 

Me aq sa kam parë e bluar në mend, mua më është krijuar bindja se ky gëzim shkallues, kjo gjendje triumfale, ky shpërthim i papërmbajtur, vjen nga përfundimi i një pritjeje të ankthshme, është pjellë e vuajtjes torturuese, e një pasigurie të zgjatur në fitoren e dëshiruar.

Sa më e madhe vuajtja, sa më kërcënuese pasiguria, aq më shpërthyes dhe i papërmbajtur është gëzim i fitores.

Kjo ndodhi me Mourinjon që në vigjilje të ndeshjes u pa që i trembej kundërshtarit dhe pastaj gjatë ndeshjes shfaqte nervozizëm, ngaqë nuk ishte i sigurt për ruajtjen e rezultatit deri në sekondën e fundit të minutës së fundit.

Gëzimi i Sali Berishës në fund të votimeve për të, ishte më i madh. Njerëzit që e pritën si triumfator nuk ishin në një stadium, a në ndonjë arenë, por u mblodhën dhe festuan në palcë të mesit të natës duke krijuar dhe ata me fitoren e tyre një spektakël mbresëlënës.

Shquhej lehtësisht që ishte një spektakël i menduar, i inskenuar për të përcjellë rreth e qark vendit idenë se kishim te bënim me një 1992-sh të ri, bile edhe më shumë! Fitimtari vetë tha se në historinë e shqiptarëve kishte ndodhur, një mrekulli!!!.... 

Ishte pra, edhe kjo një finale e mbyllur me fitore për të impresionuar shqiptarë, amerikanë dhe gjermanë tok. E sidomos për t’ia bërë të vështirë Apelit vendimin që gatitet të marrë.

Ishte fitore, por gëzimin ky triumf e kishte të shtirur. Se ndryshe prej fitores së Mourinjos, kësaj të Saliut i mungonte vuajtja, i mungonte rreziku i humbjes, i mungonte pasiguria “do fitoj a s’do fitoj” gjatë atyre ditëve përpara votimeve.

Fitimtari i zgjedhjeve në asnjërën nga sekondat e fushatës së tij të palodhur, nuk pat dyshuar në fitore. Ai kurrë nuk e pati pasigurinë se mos “Feyenordi” i tij kundërshtar do ta barazonte, jo më ta mposhtte, jo e jo!

Sfidantit të tij ai nuk i pat hapur asnjë fushë, ku ta ndeshte dhe ta mposhtëte. Dhe ta dërmonte këtë “grindavec” që kishte vite që i vinte në dukje njëqind mëkate partisë që identifikohet me emrin e tij. 

Saliu as e shkoi nëpër mend, që siç është e natyrshme në përballjet zgjedhore demokratike anembanë rruzullit, t’i jepte edhe kësaj, ngjyrat e garës, ta ftonte fv. rivalin në debat në sytë e atyre që do t’u jepnin votat. Nuk e bëri këtë, jo se e përçmonte, por sepse e kishte frikë. Po, po: rivalin e tij ai hiqej sikur e shpërfillte, por në të vërtetë i trembej!

Jo se ai vërtet do t’i merrte spektrin, jo! Por është një bindje absolute, se në një debat elektoral, atë e mund thuajse çdo anëtar nga ata të këshillit që ka formuar në kuvendin e tij!

E jo më zoti Elezi gjuhëmprehtë, që do dinte të artikulonte kritikë të fisme. Aq më shumë që, për vete, Elezi nuk kishte asnjë thembër Akili, nga ato thembra, që kundërshtari i tij i kish të panumërta. 

Shkurt Berisha e dinte që do të fitonte. Këtë rezultat e dinte dhe Ibsen Elezi. Që lideri historik do të fitonte, këtë e dinin të gjithë ata që nuk i vajtën në kuvend, e dinin dhe besnikët thinjoshë, që kryesojnë ato gjasme-partitë aleate. Fitoren e Saliut nuk e vinin në dyshim jo vetëm fshatarët shqiptarë, por as edhe fshatarët amerikanë!

Vetë triumfatori i zgjedhjeve të 22 majit nuk kish se si të mos e dinte, se në fund të asaj dite nuk ndodhi asgjë! 

Pas nxjerrjes së rezultatit, atyre që e kishin votuar dashuria e jashtëzakonshme që kanë për të, nuk iu shtua asnjë çikë më shumë. Nuk iu shtua ajo as miqve dhe as familjarëve. 

Ata që nuk e duan Saliun, pas kësaj dite zgjedhore, për këtë njeri kanë po atë mendim që kishin një ditë më parë. Ishte pra një numërim i mërzitshëm fletësh votimi, që nuk solli asgjë të re.

E si mund të të gëzojë dhe të brohoritet një fitore e tillë?!...

14 Komente

  1. h
    historia perseritet

    Historia perseritet nje here si Tragjedi e pastaj si Komedi - Perandori romak Komodus (i ekranizuar ne filmin 'Gladiatori') per ti hequr vemendjen romakeve nga Fukaralleku e Maskaralleku i pushtetit tij, organizonte Ndeshje gladiatoresh ne Colosseo! Rama nen keshillimet e Fugave te tij synon qe Fukarallekun e Maskarallekun qe ka mbjelle ne Pushtetin e tij ta fshehe pas nje Ndeshje futbolli a nje Estrade me titull - Keshillimi Kombetar!

    1. H
      Historia

      Mirë e ke trajtuar. Veçse i vesh Ramsesit atribute që si takojnë në këtë rast. Pasi është FSHF, dmth Duka strumbullari. Kështu që duhet pasur kujdes të mos ngatërrohet Historia me Fabulat dhe përrallat…

      1. S
        Sok. Karaudhi

        Historia... Po pse nuk ka Ramsesi atribute ? Po a nuk ishte Rama ai që ndërtoj atë stadium kur Salimsesi e kundërshtonin edhe me molotov ? Po të ishte stadiumi i parë prap në Elbasan do zhvilloheshin ndeshjet e Kombëtares..Më mirë do bëheshin ndeshjet te stadiumi i qytetit tënd Luftëtari se në Tiranë.

      2. V
        Vranakonti

        Na rrofshe bxthën me këtë komentin tënd.Çoç na the ndonjë gjë të madhe dhe na habite.Edi Ramës ti ti marësh të keqen se ai nuk është si Saliu yt qe ka vrare shqipëta tëpafajshëm, o pis dreqi.!

      3. P
        PeDe-ja e Salih-ut

        E vetmja gjë që harrove Pëllumb. Është se as Roma dhe Murinjio nuk e mbushën dot stadiumin sa e mbushi Sale-hu.. Këta mezi i bën 22.500 vetë (aq sa është kapaciteti 1000 policë, stewards, gazetarë) etj Saleh-u e "mbushi" plotë 44.444 vetë.. (dy herë sa kapaciteti Pëllumb, nuk i thonë shaka)... Këto "mrekulli" vetëm Saleh-u i bën ...

        1. P
          Pokeristi

          Pëllumb o i rrallë i shpendëve! Mbas çdo shkrimi. mund të thuhet me plotë gojën se ju në menyrë fine,të qetë dhe të vazhdueshme,plotësoni autoprtretin tuaj si një mjeshtër i letrave shqipe. Ajo që për mua peshon më shumë në këto momente vendimtare per fatet e të ardhmes të demokracisë,mbetet ndjenja e vazhdueshme patriotike qe si një fill i mëndafshtë pershkon shkrimet e tua dhe prononcohesh hapur si intelektual i denjê.

          1. T
            Taulant

            SPAKU duhet te gjej kush eshte pronari i kulles tek stadiumi dhe i qendres tregatare ne stadium. Turp ajo qender tregtare zvogeloi numrin e vendeve te stadiumit me te pakten 5 mije vete.

            1. s
              sali bolleku per familjen e tij

              Megjithate kishte nje ngjashmeri midis tifozeve romaniste dhe ceceneve te saliut... Lotet e romanisteve jane lote gezimi te nje tifozi qe vetem harxhon,ndersa lotet e ceceneve si vjollca vokshi si manare, e mulit e hajduteve te tjere ,jane lote se shpresojne qe vampiri sali do vij ne pushtet dhe kta do pushtojne e vjedhin ,si dha sa te duan

              1. S
                Skenderbegasi

                Trainieret jane si politikanet o thinjen vete, o thinjin popullin. Thene ndryshe o bejne histori si Morinjo, o e pesojne nga historia si Saliu.

                1. l
                  lluka

                  Tirana dhe e gjithe Shqiperia tani pret fitoren e trete ate te 24Korrikut ku revolucioni i Ilir Metes do te shpartalloje kete klase qe eshte ne fuqi qe i ka marre frymen dallkauklliqeve te tij,hajduterise,vrasjeve dhe perqindjeve aq te deshiruara per te!Me 25 Korrik Toto Likja Arrestohet per te paguar te gjitha demet e vjedhjet qe ka bere Sali Berisha!Nje here dhashe dorheqje per Zenin patqene shprehur ai s'kam ndermend ta le prape!Por Saliu duke qene i pabese kurdohere ka ujdisur arretimin e tij per te mbyllur kapakun e tragjedive te para SPAK-ut! Perkohesisht kjo do jete fitorrja e trete dhe me e madhja e ketij populli e veçanerisht e Tirones .

                  1. A
                    Albion

                    Dhe pike. ! PLaku mere mbas like floririt. .

                  2. N
                    Nga Une!

                    Mendoni, se cfare entusiazmi do t'i perfshije shqiptaret kur Berisha te denohet nga drejtesia per krimet monstruoze qe ka kryer. Kjo pritshmeria e Mourinjos nuk do te jete gje hic, para lehtesimit qe do te perjetoje populli yne, kur ta shoh ne pranga perbindeshin e Tropojes!

                    1. Z
                      Zeqo Pilafi

                      Ç'janë këto paralelizma që heq midis dy personave që nuk kanë pikën e takimit midis tyre, zoti Kulla. Njëri stërvit njerëz për t'i dhuruar botës kënaqësi dhe shlodhje, kurse tjetri është stërvitur për mbledhje informacioni nga kompjuteri që t'a përdor për të bërë çorap një popull të tërë.

                      1. A
                        Ani

                        O Pellumb o estradaxhi...rri ke estrada...po te beri ambasador o I pafytyre...te beri shtetas amerikaan...qenke burre I keq shume...por mire ja ben se e meriton Berisha...

                        Lini një Përgjigje

                        Blog Tema