Të "pushtuar" nga Perëndimi

25 Maj 2022, 17:29Editorial Ilir Yzeiri

Përtej folklorit dhe naivitetit që shfaqim kur është fjala për t’u treguar të huajve sesa kemi ndryshuar dhe se sa të mirë jemi, këtë radhë, «pushtimi» i Tiranës nga tifozët holandezë e romanë është një ngjarje e veçantë dhe si e tillë duhet trajtuar.

Ankthi i përjetshëm i shqiptarëve ka qenë rinjohja e tyre si vend europian, si një komb i lashtë që, pavarësisht se nuk ka homogjenitet fetar kristian, është një popull që ka jetuar historikisht në këta troje, fqinj me helenët dhe i mbuluar edhe nga kultura e lashtë greke e romake, ashtu sikundër është edhe pasardhës dhe vazhdues i ilirëve të cilët në perandorinë e tejshtrirë romake e drejtuan disa herë atë me mbretërit dhe gjeneralët e tyre.

Pa dashur të zhytemi në histori, Europa e ka pasur të vështirë të na identifikojë si pjesë të sajën edhe për shkak të fatit tonë historik, por edhe për shkak të rrugës që kemi ndjekur në rrymë të shekujve. Të paragjykuar ashtu si gjithë vendet e tjera të Ballkanit, të vetëpërjashtuar nga Perëndimi për shkak të zgjedhjes dhe vendit që na caktuan fuqitë e mëdha pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria, vetëm pas rënies së komunizmit iu shfaq edhe njëherë Perëdnimit, por këtë radhë në mënyrën më të shëmtuar.

Vendit stalinist iu shtua edhe klisheja dhe stereotipia e vendit të varfër. Pastaj, kur ne nisëm ta shpërdoronim lirinë dhe, kur në vend të demokacisë, nisëm të ndërtonim shtetin gangster me korrupsionin si motiv dhe ideal, prodhuam katastrofën e vitit 1997. Pas asaj katastrofe, vijoi emigracioni dhe kriminaliteti. Imazhit të keq të shqiptarit iu shtua edhe ajo e mafiozit dhe trafikantit të drogës e prostitucionit. Po ashtu, identifikimi në shumicë me fenë islame e bënë imazhin e vendit tonë një fotografi të zymtë.

Shqiptarët « buzëhollë » kur shajnë nga mëngjesi në darkë Shqipërinë e sotme i harrojnë këto që sapo përmenda dhe e kanë të vështirë të përmendin se Shqipëria sot është « pushtuar » nga Perëndimi sepse me një kurajo dhe energji të pashoqe është transformuar në një vend të zhvilluar, krejtësisht normal dhe europian. Disa vite më parë, UEFA ia pat dhënë këtë shans, pra e kishte nisur « pushtimin » perëndimor në Maqedoninë e Veriut për të zhvilluar aty një finale të superkupës. Tani, pas disa vjetësh, u zgjodh Tirana dhe rrugët e saj sot janë të mbushura me tifozët e dy prej ekipeve më të njohura në Europë.

Sot ka pak rëndësi se çfarë mendojmë ne shqiptarët për veten tonë. Sot Tirana është një kryeqytet europian dhe lajmet me huliganë që përleshen nëpër rrugët e kryeqytetit, dikur ne i shihnim si kronika nga qytete të tjera të Europës, sot po na ndodhin në rrugët e Tiranës sonë. Dikur kore tifozësh që pushtonin ambiente publike me birra në dorë i shihnim si kronika të largëta të një realiteti që dukej sikur nuk na përkist ne, sot i shohim në rrugët e Tiranës sonë.

Ka pak rëndësi se çfarë mendojmë ne shqiptarët për veten tonë, e rëndësishme është se me këtë që po ndodh, Shqipëria, më në fund, pranohet si pjesë e shtëpisë europaine, e asaj shtëpie që ajo pretendonte me të drejtë se ishte e saja, sidomos atëherë kur tregonte vjetërsinë e gjuhës, të kombit e të kulturës. Problemi është se për t’i dërguar këto vlera në Europë, sot në vitin 2022, duhet të mbushësh rrugët edhe me huliganët e Fejnordit apo të Romës që Europa të shohë me sytë e saj që këtu jeton një popull i bukur, paqësor, me kulturë jetesë normale, me kushte të shkëlqyera hotelerie e ushqimi, me dekor kulturor e historik magjepsës ; aty ku mbaron Xhamia e Madhe nis Katedralja Katolike e pak më tej është Kisha e Madhe Ortodokse. Në rrugë jo vetëm që nuk sheh femra të mbuluara, por të gjithë habiten si dreqin janë aq të « zbuluara ».   

Natyrisht, Europa e ka të vështirë ta pranojë atë që ajo e quan inferior si të barabartë me veten. Klishetë, stereotipitë me të cilat ajo gjykon Ballkanin dhe në veçanti edhe ne, shqiptarëve, do të vijojnë, vetëm se këtë radhë ato mund të jenë lajme mediesh të plakura, por jo ndjesi e atyre që patën rast këtë radhë ta shohin në shumicë Tiranën dhe rrugët e saj që, në një moment, u pushtuan edhe nga dhuna e huliganëve, ashtu si në një qytet europian çfarëdo.   

35 Komente

  1. E
    Elo

    O zoti Gazetar,Jo se Nuk e dua Tiranen Ku jam rrit e le,po tirina sot e gjithe Shqiperia vec nje shtet normal apo I zhvilliar Nuk eshte. E Di qe do ti besh reklame Rames po Nuk shkon. E shohim kur vine se cfar rrugesh kemi,betin I gjalle,ndertime pa pike structure e urbanistike,parkime kur tju doje bytha miletit e Jo per faj te tyre,ligj vetem per ate qe mezi mbijeton,etjnetj pa mbarim. Nqs se Ty te duken keto si ne cdo vend europian ather qenke nje gomar komplet ose miop. Kush mind te kete qene ne Karachi,Pakistan fare mire mund ta krahasoj katrahuren e tiranes me te. Ik o shoku gazetar ,meso cfare eshte normalitetipastaj shkruaj per te

    1. B
      Byrektore SHQUP-i

      Alo Elo Ale Mire gazetari duhet te mesoje se c'fare eshte normaliteti, por ti duhet te mesosh drejtshkrim te gjuhes amtare se qenke kokrra e analfabetit.

      1. B
        Byrektore SHQUP-i

        Alo Elo Ale Mire gazetari duhet te mesoje se c'fare eshte normaliteti, por ti duhet te mesosh drejtshkrim te gjuhes amtare se qenke kokrra e analfabetit.

        1. B
          Bato

          Po cte ka bere Shqiperia e Tirana, qe vjell kunder saj, o njeri pa dinjitet e pa atdhe?

          1. R
            Remo

            E thjeshte o Bato , urren gjuhen Shqipe si te paren gje , te tjerat s'ka rendesi t'ia permendesh fare. Trap ka lindur e si trap do t'a kaloje tere jeten!

          2. K
            K

            Vetëm kush ka jetuar i integruar në Evropë, e kupton prapambetjen kulturore, shtetërore dhe etike të shqipërisë .

            1. d
              durrsak 24 karat

              O Elo, pirdh të shfryhesh, ti je pallosh antishqiptar!

            2. a
              albanoz

              Tirana eshte nje fshat i madh i "qyteteruar" nga ndertimet pa kriter e pa ndonje urbanistike me te ardhme . Kaq per vendin si fizik . Sa per njerizt, kane mentalitet otomano-oriental me prirje degjenerimi. Njerzit me edukate qytetare e te shkolluar e kane lene ate hale vend me kohe. Te huajt nuk e kane thene kot qe shqiptaret nuk kane aftesi shtetformues. Kete e ka provuar koha disa here me rradhe

              1. F
                Fjala

                Tirana sikur mos te kishe ca pjellje si te Elios apo albanoz, fundrina te saj, me mire akoma do te ishte nga ç'eshte, sepse ka njerez qe rrine akoma ne breket e viçidolasit pa shpirt qe poshte jane bere kaps dhe çfryjne nga larte si mos me keq. Por s'ka gje; Tirana sot, une qe kam 30 e ca vjet i ikur, mu duk me shume se Brukseli, Parisi apo Roma, bile me dukej nje qytet rinor dhe estravagant me ato qe pashe. Me ben pershtypje se ca ne Shqiperi jane fare elifmatrak dhe besojne tek genjeshtra dhe intriga, ndersa ca shqiptare jashte qe kane zbritur nga skutat, ngaterrohen me qyteterimin si ngaterrohet ajo neper breke dhe fillojne e tregojne gjera qe u duket se vetem ata i kane pare dhe i dine! Mos kujtoni se injoranca dhe idiotesia ka brira si te dhise! Ja, keto jane, megjithate edhe keta jane pjese e jona, ti leme te lire se mos na fryhen nga mosnxjerrja dhe pellcasin pastaj ne breket e Sali Sheqeres, se duket qe andej kane dale. Une u kenaqa qe mbreme gjithe rrjetet sportive ne gjithe boten jepnin kete event historik per Shqiperine me gjithe ç'ka ndodhi, degjoja dhe bisedat ne tv franceze apo gjermane rreth kesaj ngjarje. Shqiperia ka bere shume perpara sado qe duan ta nxijne shpirtekatranet. I uroj me te miren!

                1. P
                  Po

                  Fjala, vari leshte ketyre. Thjesht hane mot kot.. habitem pse nuk ikin ne Hollande? Ka pune plot te punojne ne bujqesi apo te mjelin lopet ne Hollande por rrine e vuajne ne Shqiperi e Tirane. Nuk ka kane nevoj per viza dhe agjensite ju presin edhe bileten.

              2. A
                Arjan

                Domethene qenka mire qe u pushtua nga huliganet? Ja ke futur kot zoteri/ Me sa duket kjo qenka porta e hyrjes per ne Europe. Nje artikull pa gjymtyre quhet kjo e jotja, si nje gje pa forme. DO te thuash dicka por je konfuz dhe i paplotesuar...

                1. B
                  B

                  Sa ''mire'' e paske kuptuar Arjan

                2. J
                  Jetojme ne Tiron

                  Edhe Rama qe eshte koqe nuk do e kishte shkrujt i artikull per te fshi torren si ly

                  1. B
                    Balo

                    Të vetëpërjashtuar nga Perëndimi!? Kush t'a tha ty këtë!? Kur u "vetëpërjashtuam",kur na " administroi" Osmani apo kur Jalta na la në Lindje,dhe Greqinë në Perëndim!? Premisat e arsyetimeve të tua janë gomarllëqe...që nga origjina jonë ilire " e çertifikuar " nga kushedi se kush...te " vetë përjashtimi" që fyen çdo shqiptar...,pastaj arsyetimet me të tilla premisa kuptohet se në çfarë përfundimi dalin. Kemi probleme identitare por jemi po aq të ftilluar sa kushdo në Europë,jeta na ka mësuar të jemi të aftë për orientim, fjalë që do të thotë" kthim drejt lindjes",sa për rikujtim... Mos shkruaj gomarllëqe sepse Tirana e mori vlerësimin Trip Advisor nga holandezët... Vlerësimin " shurrosi në të "!

                    1. X
                      Xhevat Salihu

                      Nuk ke nevoj zotëri Yzeiri të kompleksohesh dhe as të ekzaltohesh nga një moment rutinë të një ngjarje sportive.Leri i nderuar ilirët,grekët e romakët të patrazuar në të shkuarën e largët,leri mënjanë klishet e të qenurit musliman e të krishterë si fat apo si tragjedi, por” lutu” që elitat politike të e ndalin vjedhjen ngase janë ngritur në këmbë Europa e Amerika e kurrsesi nuk po munden të na ndalin në turrin tonë për të vjedhur.Europa e Amerika me zor po duan të na pranojn por ne spo duam të i pranojm ata.Ajme për grykësinë tonë.

                      1. Y
                        Yzo idhirjani

                        Po pra, pane motren dhe gruan tende zhveshur dhe ja futen shurres ne mes te rruges. Per nje gojore europes je gati te pranosh cdo pisllek qe ofron sot europa liberale dhe je gati te dalesh edhe ti lakuriq qe te ndihesh europian.

                        1. S
                          Shqiptari buzholle..faik konica

                          E sakte Mero...e mos u mrrr me kta k...at e hoxh saliut

                          1. A
                            Atn

                            Artikull i shkruar shume sakte e bukur. Po, Tirana me ne fund eshte bere nje kryeqytet normal.

                            1. A
                              Agim

                              Te lumte mendja e dora i nderuar Iliir Yzeiri.Shkrimi yt eshte I mrekullueshem ne cdo pikpamje.Mos u trishto nga mendje ngushtet e shpirt vegjelit..Urime!

                              1. A
                                Artan

                                Bukur Yziri. Jeni gazetar exelent. Zagarët e foltores le të çirren, karvani të shkojë para.

                                1. P
                                  Polici

                                  Ore ju budallenj me gazetare, politikane , analista apo ca jeni ne Tirane duhet te vini te giithe ne getot e Roterdamit nje vizite ta shijoni qyteterimin e Hollandes... Nje hale gjigande si njerezit dhe qyteti. Tirana eshte parajse para ketyre. Mbreme tifozat e Fayenoord dogjen prape qytetin e tyre. Bravo Rama dhe Veliaj qe treguat ne shqiptaret qendrojme me larte se halet e Roterdamit. Bravo dhe Roma qe jua futi barbareve sa krahu ne fushe.

                                  1. V
                                    Vilajet Qyrku

                                    Nejse, shyqyr qe doli kjo Finale ne Tirane qe i dha mundesine Lalke Dhjerit te shkoje si kone e rrahur e ti jape doren...pikerisht atij Armando Dukes qe ishte perbetuar me Ideal Rilindje se do ta shkulte nga FSHF!

                                    1. k
                                      kasemi

                                      Te na rroje Stadiumi! Kujt i plasi se nga thyejne qafen shqiptaret! Thua shtet koruptiv deri ne 97, a mund te na citoni nje ligj koruptiv, qe te "nderuarit"socialiste korigjuan me pas? A i njihni ndopak ligjet e mepasme korruptive e qe vazhdojne ne menyre marramendse sot, a e dini se nje shtet qe ben ligje individuale eshte shtet mafioz? E thoni sakte se mbas 97 filloi emigracioni masiv, por mqs u hoq ai shtet mafioz a duhej te ndodhte e kunderta, pra qe duhej te kthehej besimi se ky vend do behej? Po sot pse vazhdon emigracioni me shifra shume here me te larta se cdo vend i ballkanit? A mos ju duken budallenj shqiptaret qe nuk po e kuptojne dot se nuk duhet te ikin e se ketu na qenka bere ven evropian?

                                      1. E
                                        Edi

                                        O Shqiptari buzholles i ores 23:36, shkrimi nuk eshte i Meros mor budall por shko e pi ilacet e gjumit...megjithate nuk ke faj se ky Yzeirja me Meron jane si Tenxherja me Kapakun!

                                        1. H
                                          Haka Tekizoti

                                          "U pushtuam" nga ajo pjesa e perëndimit që për kulturë kënaqësish kanë rrahjet dhe pshurrjen në mjedise të hapura publike. Ne "të prapambeturit" e Evropës nuk i kthejmë në nevojtore sheshet publike. Po ta bënim damka nga perëndimorët jo vetëm që do të ishte hiperbolike kundër gjithë popullit tonë por shtypit të tyre "demokratik" do t'i zinte pena lesh deri sa t'u dilte fryma së shkruari (shikoni ç'thahet për bandat e kapove shqiptare- nxënës të banditëve perëndimorë- të cilet janë axhaminj përpsaa mjeshtërve e padagogëve të tyre shekullorë të perëndimit "pushtues"). Kompleksi i inferioritetit nuk duhet të vejë deri në atë shkallë sa të ekzaltohemi pse na begenis llumi i perëndimit.

                                          1. E
                                            Emiljano

                                            Ca thu mor plak! Me te shurru ca te huaj neper atobuza dhe cepa pallatesh dhe je vend normal evropian! Qeke ftof ne byth o miku im

                                            1. Q
                                              Qytetari normal

                                              Nuk u befasova nga huliganet apo atmosfera festive ne Tirane; nuk u befasova nga fytyrat e qeshura te qytetareve vendas e te huaj, nga dita e pushimit dhe pa makina apo entuziazmi i tifozerise. Ajo qe me befasoi ishte "karshilleku" i "madh i xhamive ne Tirane me ulerimat e tyre (plot 4 here) a thua se nuk ishte feste sportive por feste e myslimaneve praktikante !!!

                                              1. F
                                                Femija i lumtur

                                                O Ilir Yzeiri," Pushtimi" i Perendimit ne keto 30 vjet ne Shqiperi nuk ka ndodhur. Ne kemi " Pushtuar" vetveten, per interesa personale dhe okulte te disa drejtuesve politik, te te gjithe kraheve. Ne rastin ne fjale Stadiumi nuk duhej ndertuar mbi te vjetrin. Po te zbatohej ligjet dhe rregullat urbanistike perendimore. Stadiumi i vjeter, si stadium olimpik, duhet te prishte shtesen komuniste, te behej pista moderne, do te vlente per manifestime te rinise, koncerte, gara nderkombetare atletike etj, etj. Stadiumi i Ri sipas " perendimit" duhej te behej ne nje zone. , me infrastukture te re. Aty ku eshte, nuk ka infrastukture, ka rreziqe saqe detyruan Qeverine e papushtuar nga Perendimi, te paralizonte jeten ne gjysmen e kryeqytetit . Ilir duhet te ndahemi nga guzhina e vjeter. Duhet pare ne prespektive, si Perendimi, qe per cdo gje te Re, mendon per 200 e me shume vjet.

                                                1. M
                                                  M

                                                  @emiljano janë frymëzuar nga deputeti Noka me kompani që shurosen para parlamentit. Qëni shuros aty ku kanë shurosur të tjerë më parë dhe dy këmbshat ku të mundin.

                                                  1. E
                                                    Emiljano

                                                    @M ca hyn Noka,paloka leshi preshi ketu mor vlla.ska pike lidhje

                                                    1. b
                                                      bjeri drejt se ke lehtesira

                                                      Ilo YZEIRI derdellit kot me kot e nuk thote kryesoren - Turpi i RTSH i vetpretenduar "publik" qe privoi shqiptaret nga transmetimi i Finales se mbrembshme e zhvilluar ne mes Tiranes!

                                                      1. K
                                                        Kosta

                                                        Persa i perket paragrafit te fundit qe :"te huajt habiten se si nuk shohin vajza te mbuluara",nuk eshte edhe kaq çudiberese sepse:Ne vendet perendimore te gjithe vajzat kane qene nje jete te zbuluara e tani duan te mbulohen si rrjedhoje mode ,ku e kunderta eshte ne Shqiperi z.Yzeiri ku gjithe vajzat kane qene te mbuluara dhe tani duan te zbulohen ndoshta me shume se ato e duan te mbulohen neper boten perendimore!Kjo eshte dialektike apo jo Ilir!Vajzat tona jetojne ne vitet 60-70 te perendimit pra ne kohen e lakuriqesise !Pas 30 apo 40 vitesh ato do fillojne te mbulohen si ato shoqet e tyre ne vendet perendimore!Pyet Meron se e di mire kete pune.

                                                        1. M
                                                          M

                                                          A mund të mendohej disa vite më parë që Albania të organizonte një finale Evropiane ,por si sillen disa të dehur,huligan që numërohen me gishta këta nuk përfaqësojnë vlerat pozitive të perëndimit se si i thonë : " stiva e drunjve ka dhe të shtrembër" Pregatitja,organizimi,mikpritja Shqiptare na nderon dhe na bënë krenar ,ndërsa skeptikët që kaq vite drejtuan vendin na tregojnë përalla se si ,ku e më the të thashë duhej ndërtuar stadiumi,sheshi Skënderbej etj .etj...,si duhet të silleshin tifozët( huligan apo ata nën ndikimin alkolit apo të narkotikëve) " Lajë fytyrën tënde njëher e pastaj bëji vërejte tjetrit "

                                                          1. N
                                                            Nje mergimtar

                                                            Organizimi i finales tregon se edhe ne Shqiperi si kudo ne Europe e bote mund te organizohen evente te medha.Gjera ideale nuk ka,gjithmon do te kete dicka qe mund te bier ne kundershtim me perparimin.Per shume komentues gjeja me e keqe eshte se perse ne kete moment ,per kete organizim ishte Rama apo Velia.Dikush do te ishte.Mund te kish qene edhe Saliu po te kish marre mundimin te ndetonte stadiumin.Sa per budallalleqet se pshuren apo u dehen e u zune me policine e prishen qetesine kudo ndodhin.Jane momente ku njerez te ndryshem dalin jashte kontrollit.Z.Yzeiri,me gjithe repektin per gaztetarin tuaj ,lakuriqesia apo mbulimi i femrave nuk eshte pune e "demokracise".E megjithe ate dicka emire duhet te ndiqet nga te tjera edhe me te mira.Edhe Roma nuk eshte ndertuar ne nje dite ,thote nje fjale e vjeter.

                                                            1. h
                                                              historia perseritet

                                                              Perandori gjakatar romak Komodus (i ekranizuar ne filmin 'Gladiatori'), per tu hequr nga mendja Fukarallekun e Maskarallekun e tij romakeve organizonte Ndeshje me Gladiatore ne Colosseo Rama nen direktivat e Fugave te tij synon te njejten gje, te mbaje larg vemendjes Shqiptareve Fukarallekun e Maskarallekun qe ka mbjelle duke perdorur Yzeiret ti mbajne vemendjen ne stadium.

                                                              Lini një Përgjigje