Sot Sali Berisha gati po i kërkonte ndjesë Ilir Metës për akuzat që bëri rreth dekretimit të dorëheqjes së shefit të Shtabit, para se të votohej për president. Edhe pse ai në dukje ngjante i revoltuar me Ilir Metën që i “hapi rrugë juntës ushtarake” apo që “shkeli rëndë Kushtetutën”, sot nuk kishte atë mendim.
Sot ishte dakord që Kushtetuta nuk e specifikon se ku nënshkruhet dekreti dhe se akuzat e tij i kishte bërë me qëllim që të shtyhej votimi në raundin e pestë.
Po pse kaq i zbythur dhe i dorëzuar përballë Ilir Metës?
Shpjegimi kryesor vjen tek izolimi i thellë që Sali Berisha ka sot nga spektri politik shqiptar dhe vetë Partia Demokratike.
I papërfillur nga qeveria dhe i braktisur nga 35 deputetë të PD, me një luftë klanesh banale brenda grupimit të tij, shpresa e vetme e Sali Berishës që të përfillet është aleanca me Ilir Metën, i cili nuk është ende në standardin e sanksioneve nën të cilat është Sali Berisha.
Serbesllëku me të cilin ju kundërpërgjigj Ilir Meta me sqarimet e tij e trembën realisht Sali Berishën, se po e humbiste dhe aleatin e fundit që e përfillte në skenën politike shqiptare, dhe sot praktikisht i ra në gjunjë duke i kërkuar ndjesë për fjalët e ashpra që kishte thënë.
Por më shumë se sa frika e braktisjes nga Ilir Meta, Berisha shikon si rrezik frikën e rehabilitimit të Ilir Metës duke përdorur divorcin me Berishën.
Duke dekretuar largimin e kandidatit për president nga ushtria, duke krijuar lojalitet me shumicën dhe mbi të gjitha, duke u distancuar ashpër nga Sali Berisha, Ilir Meta mund t’i hyjë një rruge rehabilitimi të imazhit të tij dhe tek ndërkombëtarët, duke viktimizuar Sali Berishën.
Paranoja se një divorc i tij me Sali Berishën në këto momente, do të quhet si mbështetje ndaj strategjisë së Perëndimit për ta izoluar Sali Berishën, e ka bërë Sali Berishën të reflektojë, duke i kërkuar në një farë mënyre ndjesë Ilir Metës.
Në kushtet kur pas SHBA, dhe aleatët perëndimorë europianë të PD, po kërkojnë izolimin e Sali Berishës, paranoja e këtij të fundit ndaj divorcit të Ilir Metës bëhet dhe më e madhe, pasi mund t'ia përdorin si standard që “atë e ka braktisur dhe Ilir Meta”
Ndaj sot Sali Berisha ishte gati t’i binte në gjunjë Ilir Metës për të mos ja marrë për keq deklaratat e dy ditëve më parë. Madje për ta bërë më të besueshme që nuk i mbante inat, dëshmoi se ishte dhe vetë i ndërgjegjshëm që Ilir Meta nuk kishte bërë ndonjë gabim.
Por nuk i kishte shërbyer si herë të tjera duke e përdorur zyrën e presidentit, si seksionin e PD në Bathore, që e thërret sa herë i duhet miting në Tiranë.
birisha eshte gati t'ja marre ne goje agushit ate gjene.
Mero , PENG të njëri tjetrit janë , i lidhin shumë gjëra bashkë , të dy kanë dosje të njëri tjetrit që i tundin sa herë j’a u lip nevoja , hileqarë e të pabesë , ja kjo i bën që t’i sulen njëri tjetrit , dhe pastaj t’ë z’bythen sikur s’kanë qënë ata !
Fillove te mbrosh Meten tani o Mere?
Shau e shaloi Lyl Bashen e Ilir Meten me Moniken nga pas per shume vite, por tashme me urdher nga lart po tenton ti nxjerre personazhe pozitive. Asgje e re kjo nga fronti Baze, kete ka bere tere jeten e tij publicistike. Ka percuar tek lexuesit deshirat e atij qe eshte ne pushtet sot (Rama) e atij qe ishte ne pushtet me pare (Berisha)
Koha po tregon qe Ilir Meta eshte me i rrezikshmi . Fatkeqesisht vrasja e 4 qytetareve ne 2011 u be per korrupsionin e Metes qe u kap me video. Vrasesi me pagese ishte Rama ... e tregoi koha me vone kur vetem 2 vjet me mbas beri aleanc me Meten dhe 5 vjet me vone e beri president. Plani i Rames eshte qe Meta te behet kryetari i opozites dhe Rama te vazhdoj ne pushtet. Me mbas pushteti do ti dorezohet Metes dhe keshtu dinosuareve te korrupsionit nuk ka per t'ju ndodhur asgje.
Komunisti non grata eshte i vetmuar ka rene kaq poshte sa i besone fallxhores Kokpalari nese e braktise edhe psikopati Meta per komunistin eshte fundi botes . Komunisti shpresone qe krimineli Meta te shpallet non grata dhe te kene mundesine ti bejne blloke Amerikes te shikojme si do te perfundoje saga e krimineve
Vucic ne Oher : Rama ka treguar figure lideri (keto fjale ka perdorur edhe per Putin)