Dua Lipa, si  “Bregoviqi” i radhës i Albin Kurtit 

15 Qershor 2022, 17:40Editorial Mero Baze

Një vit më parë koncerti i këngëtarit serbo- kroato- boshnjak, Goran Bregoviq, u përdor për një fushatë të egër armiqësie ndaj Shqipërisë, dirigjuar nga Albin Kurti. Ftesa e Bashkisë së Korçës për Bregoviqin që të këndonte në festivalin e birrës në Korçë, u kthye në një luftë të shenjtë të qeverisë në Prishtinë, kundër Tiranës zyrtare, duke mobilizuar gjithë llumin dhe primitivizmin e trojeve shqiptare në funksion të axhendës personale të Albin Kurti, për ngjallje urrejtje ndaj Shqipërisë.

Motive patriotike për këtë fushatë primitive kishte plot. Këngëtari ishte serbo- boshnjako- kroat, kishte një këngë me emrin “Kallshnikov”, kishte kënduar kundër demonstratave të vitit 1981 në Kosovë për të mbrojtur Jugosllavinë e Titos, më pas kishte kënduar dhe kundër Milosheviqit, por ajo nuk i quhej.

Ishte një fushatë ku askush nuk donte të dëgjonte këngët e Bregoviqit, por biografinë e tij, shkruar nga shqiptarët “patriotë”.

Megjithatë ai erdhi në Korçë, këndoi dhe iku i qetë. E gjithë çfarë i duhej Albin Kurtit, ishte të krijonte një armik imagjinar në Tiranë, kundër Prishtinës.

Këtë prag vere nuk po gjente armik të ri dhe e krijoi vetë.

Këngëtarja shqiptare më e famshme në botë Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa, u refuzuan të organizojnë “Sunny Hill Festival” në periferi të Prishtinës, edhe pse ka një traditë dy vjeçare shumë të suksesshme.

Në vend të shpjegimeve për arsyet, Albin Kurti ka lëshuar llumin rrugëve, që akuzojnë Dukagjin Lipën se se nuk është patriot, pasi po kërkon tokë për festival. Sipas tyre, Dukagjini duhet ta bëjë festivalin në zyrat e Vetëvendosjes që të quhet patriot dhe jo në një lëndinë në Kosovë.

Pas kësaj, Tirana shfaqi menjëherë gatishmërinë për ta pritur festivalin në “Kodrat e Liqenit” dhe kaq ka mjaftuar që tani fushata të drejtohet kundër Shqipërisë. Dhjetëra teori konspirative se si Shqipëria ka dash ta marrë këtë festival tinëz dhe të dëmtojë Kosovën janë në qarkullim.

Armiku i ri tani nuk është Bregoviq, por Dua Lipa. Ajo është tani një këngëtare që ka shit Kosovën  për para dhe mbi të gjitha, po shkon të këndojë tek një vend që është pjesë e “Ballkanit të Hapur”, që d.m.th pjesë e Serbisë, madje madje dhe e Rusisë.

Refuzimi i hapësirës për koncertin e Dua Lipës në Prishtinë u bë në të njëjtën mbledhje qeverie, ku u miratua ndërtimi i Xhamisë së Madhe para oborrit të Postës Prishtinës, në një hapësirë që dhe ashtu s’ke ku të lëvizësh. Kjo e mbingarkoi debatin dhe me fanatikë fetarë, duke e bërë Kosovën të duket një vend i drejtuar nga talibanët.

Në gjithë këtë histori, në fakt Shqipëria po fiton pa ndonjë meritë të veçantë të Edi Ramës, apo Erion Veliaj. Është nga ato raste kur dhe të duash ta inskenosh se si mund ta nxjerrësh primitiv një lider, nuk e bën dot kaq mirë se sa e bën Albin Kurti për veten. 

I izoluar nga bota shqiptare dhe elektorati i Kosovës që e rrëzoi brenda gjashtë muajsh nga 51 për qind në 25 për qind në zgjedhjet lokale, Albin Kurti si gjithë liderët paranojak në botë, e ka të nevojshme të shpikë një armik, për të mbijetuar. 

Putini ka shpikur nazistët në Ukrainë, Orbani ka shpikur Sorosin, Erdogani ka shpikur Gulenin, kurse Albin Kurti ka shpikur Shqipërinë.

Mbajtja gjallë e urrejtjes ndaj Shqipërisë është e vetmja shpresë që ai ka të mbajë të bashkuar gjithë trushpëlarët rreth vetes, ndërkohë që shqiptarët po bashkohen me njëri- tjetrin, po pushojnë në Shqipëri, po këndojnë në Shqipëri, madje dhe po zgjedhin të jetojnë në Shqipëri.

I vetmi njeri i izoluar nga bota shqiptare sot është Albin Kurti dhe njerëzit e tij. Ata që erdhën në pushtet si ithtarë të “bashkimit kombëtar”.

 

37 Komente

  1. A
    Ashtu kot

    Dua Lipa per Kosoven eshte si Nen Tereza per Shqiperine. Me siguri ne bote ka me shume njerez qe kane degjuar emrin e Dua Lipes apo nen Terezes se emrin e Kosoves respektivisht te Shqiperise. Merre me ment se ku fluturon Kurt Rrumpalla kur refuzon Dua Lipen…,

    1. A
      Aron

      Le te shpresojme ajo 25% te behet 5% ne zgjedhjet e ardhshme. Paska qene nje mistrec i papare.

      1. r
        raul

        Bravo o Smart Brain o Mendje arte , exelent Mero. Tash qe Al Bin Kurt kundrapedali ka ngelur si peshku pa uje nga braktisja e 5 shteteve te open Ballkan i ka ngelur vetem vjosa baldoza dhe vetcvendosja qe i shkojne prapa si dhe Bojken hunderr mustaqemiu i Tiranes se populli i kosoves e ka braktisur. E keni pare tek pervjetori i hyrjes se aleateve ne kosove para disa ditesh. Sa i mjere dukesh Albini sa permend vetem Adem Jasharin se e tmerron emri i komandantit Thaci, Krasniqi, Haradinaj, e shume te tjere qe luftuan per kosoven. Nuk eshte vetem AdemJashari o hunderr se ti vete O Albin o fshehe skutave ne prishtine gjate luftes o hunderr.Kurse Vjosa baldoza me zor lidhi dy llafe, kishte mare fund.

        1. A
          Arjan

          Raul ke mendje te holle Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kane gati nje 1 vit ne pushtet kurse ti do qe te kthehet perseri banda kriminale pronto,do qe te kthehet ne pushtet hashim thaqi krye-bandit tradhtar ,do qe te kthehen prape Isa Mustafa komunisti serb qe djemte e tij te zaptonin aeroportin ne prishtine do qe te kthehen perseri ata qe hodhen ne tavoline ndarjen e kosoves.Ai projekt ka vdekur por rahmuti kaloresi i legjionit te madh ortodoks i eshte futur nje aventure qe rrezikshme per fatet e kombit shqiptar .

          1. Z
            ZHELJA

            O Ari, ik pirdhu, fuck you debil. Ku i ke lënë trutë more i mjerë te Al-Bini apo disa Asmoni.

        2. J
          Jorind Tabaku

          E çti thuaç Alibiniq Kurtoviqit ? Ti thuaç që është agjent i sherbimit të sigurimit Serb, i rekrutuar kur ishte në burg në Serbi ? A e besojnë vëllaznit koqevarë, mbasi ata të besojnë vetëm kur u qi nanën, e,pastaj të.të thonë baba…. Josip Broz Tito, ai u a qiu nanën, dhe e deshën deri sa ai vdiq. Për Titon, edhe sot koqevarët zënë be. Populla kopil, që nuk u dihet atësia…

          1. F
            Fisnik

            Minoritar apo i minoritarizuar?

          2. T
            Taulant

            Nuk mund ti jepen 15 hektar toke per 99 vjete nje kengetarje edhe pse DUA LIPA eshte krenaria e kombit Shqiptar. Plus qe babai i saj ka bere nje kerkese pa kushte dhe me urgjenc. Shqiperia eshte han pa porta ku nuk pyetet populli prandaj edhe u aprovua menjeher. Ne cdo vend tjeter nje kerkese e tille do refuzohej.

            1. T
              Taulant Kari...ose Zen Sali Kurva

              Ke verejtje për emrin Taulant?

              1. T
                TAO TAO TAULANTI

                I nderuar mos ma ofendoni taulantin e foltore-nevojtore se kemi nevoje per te te tallim gencin

              2. x
                xheJ. eN. Bi.

                O Taulant.. Po ti ku i di gjithë këto hollësi,sa hektarë ,sa vjet ?Me siguri do jesh zëdhënës i Kurtit te gazeta Tema . Ashtu si Kurti edhe ti jeni kundër Ramës.

                1. E
                  Ermal

                  Taulant, Shqiperia dha Butrintin me koncension per 10 vjet vetem e vetem per ta zhvilluar turizmin edhe ne ate perle historike, ndersa Prishtina nuk do me dhene 17 ha toke djerre ne periferi te saj. Nuk mbeti Dua Lipa me te atin te bej dallavere osmanlinjsh per interesin e vetem xhepin e tyre. Nuk mund te zhvillohet turizmi dhe ekonomia e nje vendi pa bere shteti subvencione te ketij lloji. Mbase Dua Lipa s'do e kete kete shkelqim pas 10 vitesh, por ama besoj se ne 10 vitet e ardhshme Kosova do kishte perfitime nga ky lloj aktiviteti aq sa do e shlyente 2 here vleren e blerjes se asaj toke.

                  1. T
                    Taulant

                    Dhenia e Butrintit me koncension eshte nje skandal. Ne asnje vend demokratik pasurite e regjistruara prej Unescos nuk jepen me koncension. NJe shtet qe nuk arrin te menaxhoj dot pasurite arkeologjike dhe kulturore te regjistruara ne UNESCO nuk eshte shtet.

                    1. A
                      Arjan

                      Ermal ,ku eshte pare qe pasurite arkeologjike kombetare te menaxhohen nga agjenci te huaja ,prandaj na dalin njeri pas tjetrit filozofe dhe na hedhin teorite se cdo gje eshte helene.Shteti shqiptar i ka ulur ne fund poturet sa nuk ka force te ruaje monumentet kulturore kombetare ,ky shtet ka nxjerr cdo gje per skrap edhe njerezit, dhe ne shqipot shajme njeri-tjetrin per bregovicin apo edhe Dua Lipen.Si mundet shqiptaret te pranojne nje kryeminister qe para 10 diteve del e thote troc,se mua me duhet serbia se marr grurin ,energjine dhe zjarrvikesit nga serbia.kurse tokat shqiptare mbeten pa punuar pa u mbjellur ,fshatrat po zhduken infermieret po shkojne ne gjermani kurse mero gelbaza merret cdo jave me Albin Kurtin pa thene asnje fjale per problemet jetesore shqiptare.lerini kosovaret ne rrugen e tyre ata duan te qendrojne larg shqiperise komuniste-fashiste te udhehequr nga bandat PS,PD,LSI.

                  2. k
                    kthhh

                    Poshte fashisti anti-shqiptar Kurti.

                    1. D
                      Dardania XXI

                      Zhgenjyese kur njerzit e Kosovës, sa ma t'pasun që janë aq ma pak janë t'gatshëm me dhonë për Kosovën. e lene mo me pas lyp prej ktyne me bo naj sakrificë. Njerzit kanë dhonë jetën, gjymtyrtë, kanë bo burg me dekada, e ky zotnija karakter dobët s’paska pas durim me kerkesat ma normale të institucioneve t’Kosovës. Ky rast ishte nji rast i mirë promovimi për Kosovën, Familja Lipa osht koritë. Kto le ta kenë parasysh edhe pse nga milionat e tyne, kjo nashta s'permban naj randesi për ta. Nashta as s'kanë kapacitet me e kuptu kto. Sepse për kët soj njerzish fama e parja t’hallakat. SunnyHilli, festivali i tyne vendin e ka pas n'Kosovë, edhe promovimi osht dashtë me konë për Kosovën. Sjellje prapashpine për me ja gllabru nji festival me renome Kosovës, nga fundrrinat e mafias politike të poshtë Drinit, veç akt vllaznor nuk osht. Kjo sjellje ka emën tjetër,... dhe kundërmon poshtersi e ligsi. Mos t'flasim edhe që Tirana nuk e meriton me çasjen e saj pa asnji respekte për Kosovën( shpesh e mendoj qe na n'Kosovë edhe e meritojme me u trajtu qashtu nga Tirana kulturore e politike. Kush s'ka vetrespekt! Përdorèt si Idiot i Dobishëm, Ska qysh respektohet as prej tjerëve). Por dyshojë shumë në vetëdijen e kosovarve. Por se kush osht Bashkija e BH, e konfirmon edhe kjo sjellje karshi Prishtinës, n'mes negociatave, mas 2 vite qe paralajmrohet ky eviniment dhe biletat veç kanë pas fillue me u shit. Lobim i fuqishëm e punë e madhe e nëndheshme për me i gllabru Kosovës nji festival me renome. Shumë e ultë edhe e lig nga Bashkija e Pabesisë. Por, faji kryesor osht i atyne që fama, parja i ka bo arrogantë, mendjemedhej dhe si mendjecektë primitiv reagojne n’inat. Në Tiranë po shkoj gratis!!! mrrena ditês!!! E n'Kosovë, pa mi dhonë 17 Ha edhe ato për 99 vite, me kushte kogja t’kufizueme për Komunën. Arroganca dhe sjellja se nuk vijë edhe pikë, pa mendue për ata mijra t’ri e t’reja flet për karakterin e dobtë të ktij zotnisë, të cilit për hir t’vertetës i shkon edhe kunderrmimi Bashkiak. Sa tokë falas ka me ia dhonë Bashkija??!! Sepse n’Prishtinë iu dha, por, n”diskutim ishte kohëzgjatja. Pse 99 vite??? Aeroporti osht me konçesion për 20 vite me tana ato investime. Po m’intereson me e dijtë Pse 99 vite e jo përshembull 29 vite??? E poshtersija e Tiranës, ..!!!! S'don koment. Megjithatë faleminderit Bashki e kundermimit. Kjo megjithatë m’bonë me shpresu që ka me nisë nashta nji kthjellje kosovare nga iluzionet naive e infantile dhe ishalla don Zoti dalim ma n’fund nga Idiotizmi jonë i dobishëm!

                      1. #
                        #Gopisti i NSHRAK-ut

                        @ Dardania XXI . Lexoj dhe mendohem/ Si ka ndodhur vallë/ Je i vetvendosur/ A ke le budallë! . Letra Dukagjinit/ Qartë ishte theksu/ 99 vite/ Tokën nuk e du! ... S'po i bi ma gjatë/ Nuk kam koh me humb/ Kurti edhe Dosa/ T'a mbajn në tullum!

                        1. D
                          Dardania XXI

                          Letër ku disa orë mas publikimit pa pritur përgjigjen e Institucioneve kosovare njofton zhvendosjen nga Prishtina. Mos respekt total as për ata që e mbeshteten e ja kanë pranue tana kushtet. Ja kushtet e prishtinalisë D. Lipa : Firma e tij private i ka lyp shtetit të Kosovës që t’ia jap 17 hektarë tokë nga prona publike. Këtë tokë ai e kërkon për shfrytëzim për 99 vjet! Në këtë tokë ai thotë se do të organizojë festivalin «Sunny Hill». Njëkohësisht ai i numëron kushtet e tij: në këtë hapësirë prej 17 hektarësh për 99 vjet ndalohen festivale që i bëjnë konkurrencë «Sunny Hill», lejohen vetëm koncerte të organizuara nga komuna e Prishtinës me maksimum 3000 pjesëmarrës, por për këto ngjarje kulturore komuna nuk ka të drejtë të shes bileta. Lejohen vetëm koncerte të muzikës klasike dhe xhaz. Në kontratë thuhet se 30 për qind e përfitimit nga këto aktivitete të organizuara nga komuna e Prishtinës i takojnë komunës së Prishtinës. E pjesa tjetër - 70 për qind e të hyrave - kujt i takon? Para çdo përdorimi të hapësirës komuna e Prishtinës duhet të kontaktojë firmën «Sunny Hill» për të «pranuar pronën». Këtë kontratë e kanë nënshkruar Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, dhe Alban Kastrati nga firma «Sunny Hill». Meqë, siç po pretendohet, merret edhe me promovimin e Kosovës. Pelegrinazhi në Tiranë kur festivali tashmë është paralajmëruar se do të mbahet, në Prishtinë është edhe një mungesë respekti ndaj adhuruesve të muzikës dhe sidomos atyre që tashmë mund të kenë blerë biletat duke llogaritur se festivali mbahet në Prishtinë. Se diçka po zihej lidhur me ikjen e festivalit në Tiranë, ka qenë evidente qëmoti (përtej pushimeve të përbashkëta të familjes Rama dhe familjes Lipa në jug të Shqipërisë). Që në vitin 2020 babai i Dua Lipës kishte thënë në një intervistë me Adi Krastën: «Për vitin 2021, do të bëjmë tri ditë në Kosovë dhe dy ose tri net do t’i bëjmë në Shqipëri. Do ta vazhdojmë festivalin edhe në bregdet. Shpresojmë të kemi mbështetjen e qeverisë shqiptare. Qëllimi kryesor është promovimi i vendit. Letra shfajsuese nuk e shlyen nji proces të tanë nji vjeçar edhe bisedat e takimet e bame mes paleve. E budallej janë ata që nuk e shohin përtjej prizmit partiak e bajraktarve të tyne. Kufizimet e ktyne personave t'vetmin argument kanë ky osht i VV, apo palës tjetër e kanë impotenc totale të gjykimit racional.

                          1. #
                            #Gopisti i NSHRAK-ut

                            Vazho o lum miku/ E ke grah qemanen/ Unë nuk e zbraz timen/ Për me e mbush tanden! ... P.S. Mu s'mpagujn me shkru/ S'kam kënd bajraktar/ Midis Manhatànit/ Vedin kam pronar!

                      2. m
                        mirel

                        sAlbini i Vetevrerosjes eshte neokomunisti i fundit ne Europe dhe fundi i ketij kallepi dihet ku eshte, ne koshin e plehrave te historise.

                        1. R
                          Remo

                          Epo nje gje e paska bere Kurt rrumpalla , i ka hapur rrugen te kendoje hoxh Krasniqi , allahu ukabar , e kjo s'eshte pak per trushpelaret qe vdesin per 'hogjen e nerum'! ... Dua Lipa eshte 'haram'!

                          1. A
                            Arber iliri

                            Shume lider te pjerdhur kemi nxjerre ne shqiptarët jo tani por te pakten 100 vitet e fundit.A mundet me ma shpjegu njeri?

                            1. c
                              ce

                              Ky Albin kurtiqi eshte fryre si gjel gaduf dhe kur eshte para Edi Rames duket si femija para mesuesit.Tash Albinit po i bien puplat cdo dite, po shfryhet si tollumbace para popullit te Kosoves se erdhi me pompozitet te madh dhe doli bllof dhe tradhetisht ja mori pushtetin Isa Mustafes pas 5 muaj bisedimesh per Qeverine. Tash po venitet cdo dite sidomos dhe pas mohimit te komandateve te kosoves qe bene luften, Thaci, Haradinaj, Limaj, Veseli, Krasniqi por i ka ngelur ora tek Adem Jashari. Kjo sepse eshte ne pozite te dobet para UCK se taman si Rugova dikur. Ky Albini ne kohen kur Thaci, Haradinaj, Limaj, Veseli, Krasniqi e shume te tjere kishin mare armen ne krah dhe drejtonin formacionet e brigadave clirimtare te Kosoves, Ky Albin kurt kundrapedali rrinte i fshehur ne Prishtine apo Beograd. Dhe tash i ka ngelur ora tek Adem Jashari se i dhemb koka po te permendet Thaci, Veseli, Limaj, Haradinaj,Krasniqi.Eshte koha e largimit te tij nga pushteti se populli kosoves i dha vetem 25% mbeshtetje ne zgjedhjet lokale.Dhe tash me Vjosa Baldozen ka ftohur mardhenjet midis dy aneve te kufirit ne mase kritike si kurre me pare. Me fjalimin e poshter, te ulet, denigrues me i dobeti ne 110 vjet parlament shqiptar Vjosa Osmani ka fituar urrejtjen e perjeteshme te gjithe atyre mijra shqiptareve qe degjuan kete baldoze duke u munduar te godiste figuren e legjendarit Edi Rama qe ecen krenar ne mandatin e trete dhe do vazhdoje me te 4 tin.

                              1. M
                                Merovici

                                Prapë ky telalli janulles,…

                                1. V
                                  Vetfundosje e mullah omari

                                  Krahina kosoves ka kohe qe eshte zhytur ne islamizem talibaneske pasi nje pjese e madhe e votuesit te vetefundosjes jane islamiste. Ne prage te vitit te ri ne prishtine nuk pati vendosje dritash zbukurime tani nuk duan muzike presim qe te vendosi sharian . Eshte fatkeqsi qe nje krahine pervec prapambetjes kultures feudale ti shtohen edhe idet komuniste bolshevike islamiste .

                                  1. S
                                    Sigmund

                                    17 hektarë për 99 vjet në Prishtinë, përndryshe një sipërfaqe të ngjashme në Tiranë për 4 ditë... Zot na ruaj nga budallallëku ditor, nga "artistë" që pretendojnë të na kultivojnë.

                                    1. S
                                      Sigmut

                                      Cfare thua sigmut se asgje nuk kuptojme mos he nen efektin e hashashit

                                    2. h
                                      historia perseritet

                                      Ed Rama synon te mbuloje qeverisjen e baltosur dhe varferine anembane Shqiperise me Koncerte ne shesh, njelloj si skema e perdorur nga Perandori Komodus (ekranizuar ne filmin 'Gladiatori') qe per te larguar vemendjen nga varferia e korrupsioni i tij organizonte ndeshje Gladiatoresh ne Colosseo.

                                      1. T
                                        Taulant

                                        Sakte . Do shtoj qe Romaket i jepnin popullit edhe buke gratis .

                                      2. F
                                        Franz Kafka

                                        Shqipot e kane shume te veshtire te kuptojne te vertetat elementare si psh qe Kurti eshte dora e Serbise mqs mbjell vec urrejtje, izolim dhe percarje. Prandaj jemi keta qe jemi se nder shekuj asnjeher skemi kuptuar gjerat e thjeshta... Popull shpellar

                                        1. A
                                          Arjan

                                          O Franz kafka qysh na qenka kurti d’ora e serbise kur rahmuti e ka vaj me vucicin ,do ta kishte me te lehte ta ndante kosoven.Shko pi ilacet vella se je shume semure.

                                        2. G
                                          Gjergji

                                          As dua lipa as qeverija Rama nuk e rrezojn dot Albin Kurtin ne kosovaret mund te dukemi pak te trash por qe nuk ham bari dhe po i shohim keto dredhi shum po i vezhgojm me kujdes Dua lipa i kerkon 17 hektar tok prishtines per 99 vite ,ndersa shkon ne Tiran pa as nje kusht Rruga e mbar i qoft

                                          1. B
                                            BR

                                            Sido qete jet puna, nje gje duhaet ta kuptojn te gjithe shqiptaret kudo ne glob. Se Republika e Kosoves humbi nje rast shembullor per tu promovuar me tutje. Mallkuar qofshin gjithe ata qe do te ken pas hile ne.kete. Dua Lipa sot eshte e njohur.ne bote me perafersisht 100 milion followersa. Ajo degjohet e admirohet kudo ne bote. Shtetit tone te ri, Republikes se Kosoves, iu pamundesua qe per kete vere e gjithe bota, te gjitha mediat me eminente te botes te shkruanin edhe njehere per potencialet qe ka shteti i sapolindur. Rendi do ta donte qe Shqiperia londineze ti linte radhen Kosoves me cdo kusht. Perse gjithe keta shqiptar iracional sot?

                                            1. o
                                              omen 69

                                              Rregullojme nje here drejteshkrimin , pastaj te komentojme.

                                              1. s
                                                strehime refugjatesh si strategji pushteti

                                                Olta Xhacka plas 'Sihariqin' e rradhes per shqiptaret - "Shqiperia po punon me vendet e BE per strehimin e 7 milion ukrainasve te ikur nga lufta" ! Pas strehimit te Iranianeve Muxhahedine dhe Afganeve ja tashme "Shqiperia qe duam" po kerkon te permbytet dhe me ukrainas...

                                                1. K
                                                  KORÇARI

                                                  Mero kurva shpresoj qe nje dite nje shqiptar budalla te ta Tregoj vendin ku e ke

                                                  1. Je super i sakte super patriot super gazetar ????

                                                    Lini një Përgjigje