Një fushatë ndërkombëtare e sponsorizuar nga Patagonia, një kompani që promovon vlerat e natyrës dhe që ka përfshirë në fushatë dhe aktorin Leonardo Di Caprio, po jep disa rezultate.
Sot qeveria shqiptare, bashkë me ta, organizuan një konferencë në të cilën përsëritën nevojën e shpalljes së luginës së Vjosës, Park Kombëtar.
Kjo fjali është dëgjuar disa herë dhe më parë.
Të dy palët bëjnë sikur dëgjojnë njëra- tjetrën, por në fakt të dyja e dinë që nuk është ashtu si e dëgjojmë.
Fushata ndërkombëtare për Vjosën, si një lum i egër në zemër të Europës, që duhet ruajtur, ka si kusht kryesor që rrjedha e ujit të mos pengohet. Pra zero hidrocentrale.
Qeveria kur e dëgjon këtë i numëron se sa leje ka pas ndërmend të jepnin qeveritë e mëparshme, si i kanë anuluar këta, por e lënë të paqartë pyetjen kyçe, nëse do të ndërtohet apo jo hidrocentrali i Kalivaçit, i cili ka nisur punë nga viti 2001, me leje të dhëna nga viti 1996, dhe që ka ndryshuar tanimë dhe zhvilluesin.
Nuk jam i sigurtë se Qeveria ka luksin të përballet me një arbitrazh të dytë për atë hidrocentral, që është bërë si “Guri i Sizifit”, i cili nuk mbërrin kurrë në maj.
Akoma më shumë e vështirëson vendimin një krize energjetike botërore në horizont.
Është e qartë që ky vendim nuk është marrë dhe Qeveria nuk ka fuqi të jap një përgjigje për këtë. Sponsorizuesit e lëvizjes kundër digave në Vjosë, e kanë këtë kërkesë kryesore. Për ti kompensuar ata, Qeveria po flet përditë e më shumë për Vjosën si një Park Kombëtar.
Parku Kombëtar është një koncept më i zgjeruar i mbrojtjes së një territori, i cili nuk e pengon zhvillimin dhe investimet në zonë, që nuk bien ndesh me mjedisin. Nuk është pak nëse Qeveria arrin ta bëjë dhe këtë, por kjo nuk do vetëm deklarata, por dhe shumë investime.
Problemi kryesor që ka lugina e Vjosës, një nga luginat më të bukura të lumenjve në Europë, ku për 70 km lumi ecën mes maleve të jugut, është se ajo është një luginë e banuar dhe si e tillë, nëse merr standardin e një Parku Kombëtar, ka nevojë për investime të mëdha që të përshtasë jetesën e banorëve brenda një Parku Kombëtar.
Një lajm pozitiv është se Banka Botërore mund të ofrojë një kredi 80 milion euro për sistemin e ujërave të zeza të gjithë fshatrave dhe qyteteve, që nga Çarshova deri në Mifol, që të mos derdhen në Vjosë. Nëse projekti finalizohet, është një hap i madh përpara.
Më tej duhet që për çdo vendbanim buzë Vjosës, nga Çarshova në Mifol, të ketë një disiplinim të çdo përroi apo lumi të vogël që derdhet në Vjosë, për të ndalur mbetjet e hedhura përrenjve që derdhen në Vjosë.
Kultura e hedhjes së plehrave në përrua në fshatrat shqiptarë është e lashtë sa fshatrat tona. Duhet të ndryshojmë këtë. Në fshatin ku unë jetoj e kam bërë këtë betejë për vite të tëra, por ende disa, më shumë turp kanë t’i hedhin plehrat në kosh, se sa në përrua.
Vjosa është një lum që nëse mban dy ditë shi, mund të pesëfishojë prurjet, por kur ujërat bien, ju të gjithë mund të shikoni një pamje të shëmtuar, si në një lum indian. Qeset e plasmasit veshin pemët buzë lumit, kryesisht rrapinjë të vjetër, duke e bërë luginën, një shëmti kombëtare.
Edukimi i banorëve të zonës është mision i pamundur pa investime konkrete për derdhjet e përrenjve në Vjosë dhe pa një politikë të ashpër të grumbullimit të mbetjeve në gjithë vendbanimet.
Nga ana tjetër, si një luginë e banuar, lugina e Vjosës ka nevojë dhe për një identitet urbanistik dhe investime identitare në fushën e agroturizmit. Dhe këtu duhen serish investime në infrastrukturën e qytet-fshatrave buzë Vjosës, që shpesh herë janë më të shëmtuara se çdo gjë e shëmtuar që mund të shikosh në Shqipëri.
Ti mund të mahnitesh nga vargmalet që rrethojnë Vjosën, por jo nga ndërtimet e shëmtuara në anë të rrugëve, nga qytete kaotike dhe nga fshatra dikur të bukur, që po humbasin identitetin.
Një masterplan për një identitet urbanistik të luginës së Vjosës, bazuar në traditën historike, por dhe e pasuruar me elementë modernë, mund ta bënte luginën një atraksion me vlerë kombëtare.
Për ta bërë Vjosën, Park Kombëtar, duhet doemos t’i japim asaj një identitet, jo vetëm si luginë e bukur që na e ka fal Zoti, por si luginë qe e kemi merituar. Aty jetojnë njerëz me të njëjtin standard kaotik si në gjithë Shqipërinë dhe kthimi i saj në një Park Kombëtar, nuk nënkupton shpopullimin dhe largimin e tyre për ta kthyer në muze natyror, por në një vend ku njerëzit bashkëjetojnë me natyrën, pa shkatërruar njëri- tjetrin.
Angazhimi i Qeverisë është paksa patetik në këtë rast. Është gjë e mirë që e merr këtë angazhim, por e di që është shumë e vështirë për t’u realizuar. Do të duhen dekada të tëra që ajo të transformohet në një Park Kombëtar, ku fshatrat buzë saj të kenë identitet të qenit miqësor me mjedisin dhe vendbanimet buzë Vjosës të jenë model i zhvillimit, në përputhje me standardet e ruajtjes së natyrës dhe mos ndotjes së mjedisit.
Kjo mund të nxiste një industri të re turizmi, që pastaj mund ta ndryshonte tërësisht historinë e saj, por para se ajo industri të guxojë të zhvillohet aty, duhen vendosur standardet dhe mbi të gjitha, qartësia se çfarë do bëhet realisht me Vjosën.
Pretendimi për Vjosën në rrjedhje të lirë pa asnjë digë është një ide e bukur, që e bën lumin të veçantë, por kjo tani është më shumë çështje juridike dhe financiare, sesa politike. Politikisht janë të gjithë dakord, madje dhe Ilir Meta që ka dhënë lejen e hidrocentralit, që po flasim.
Por angazhimi i Qeverisë për Park Kombëtar është angazhim madhor, i cili e tejkalon dëshirën vetëm për Vjosën si një lum pa digë. Nëse Qeveria e ka seriozisht, ajo duhet të shtrojë rrugën për standardet e një territori kaq të gjerë si Park Kombëtar dhe t’i sanksionojë ato me ligje të rrepta, të pandryshueshme dhe me efekt afatgjatë, me qëllim që çdo Qeveri më pas, të hedhë nga një hap më tej në këtë rrugë.
Dhe për këtë nuk ka nevojë shumë për sponsorë mediatik apo personazhe shou bizz-i, por për investitorë të mëdhenj dhe institucione financiare të cilat duhet të standardizojnë bashkëjetesën e njerëzve, qyteteve dhe fshatrave, në një Park Kombëtar.
E di që shumë vetë kur dëgjojnë Park Kombëtar kanë parasysh një territor të rrethuar, ku ruhen pyjet, përrenjtë dhe lumi, por lugina e Vjosës nuk është ashtu. Nuk është Park ku mund të vizitoni ketra, kaproj, apo arinj, por një vend ku jetojnë mbi 100 mijë njerëz.
Duhet të ruajmë Vjosën nga njerëzit dhe po ashtu duhet të garantojmë të ardhmen e njerëzve nga Vjosa. Dhe këto duhet të thuhen qartë, qoftë edhe kur kërkojmë një lum pa digë, qoftë kur premtojmë për Vjosën si Park Kombëtar.
Sa e vertete, aq dhe e drejt!
Ku e ka bukurinë Lugina e Vjosës, nga Kalivaçi në Gjirokastër....? Një shëmtimë. ...... . Tani pa imagjino Mero , një lumë apo liqen i gjerë ku varkat ecin mbi të dhe bëhen dhe gara ujore. Ja ke liqenet mbi Drin, që janë kthyer në atraksion turistik....... Aa, jam dakord të ruhet gryka e Mezhgoranit, Këlcyrës , Përmeti dhe më tej...... . Po deri në Tepelenë ke vetëm gurë, zhavorr dhe pisllëk. Imagjino Tepelenën mbi liqen... Do të ishte një perlë....
Tepelenasi... Dukesh që je malok dhe na hiqesh si tepelenas.Po tepelenasi nuk thotë " shëmtimë" o malok po do thoshte" shëmtirë" o malok. O malok ,ti vetëm lumin Drin njeh se Vjosën as në ëndër nuk e ke parë.O malok ,po në Gjirokastër nuk kalon fare Vjosa.Vetëm një herë Vjosa Osmani ka kaluar dhe ti e ngatron me lumin Vjosa.. O malok ,ik lau te liqeni komanit se të mban në sipërfaqe nga që je i lehtë nga trutë dhe nuk mbytesh.
Lali, mund te kesh te drejte. Une nuk ekam pare ate pjese. Por kam vizituar Vjosen qe nga para se te futesh ne Tepelene deri ne Permet. Nje perle e harlisur me ate uje ngjyre gurekali! Por Vjosa duhet mbrojtur si lume, me pjeset qe jan perla dhe ato qe nuk jane. Nuke mbrojme dot nje pjese pa tjetren.
O @Tepelenasi, o Patriot, Dakord une e imagjinoj Teoelenen mbi Liqen, por pas nja 30 vjetesh liqenin Vjosa e mbush me shpejt se çdo lum tjeter!..Kete qe them e kane vertetuar me aparatura moderne nje grup shkencetaresh nga Universiteti Vienës...Prune nje here aparaturat...ua vodhen...pruane prape dhe kjo eshte vertetuar se nga prurjet Vjosa e mbush shpejt rezervuarin me aluvione dhe mendo gjithe ate teritor qe kap liqeni nen uje e kthen ne shkretetirë...Ta sjellesh ne normalitet duhen aq shume investime sa nuk ja vlen.Kjo eshte provuar me digat e ndertuara...plus prishjes se gjithe ekosistemit!... Prandaj ajo qe thote Mero eshte rruga me e mire qe Vjosa jone e bukur te rrjedhe ashtu si e ka bere udhen e vet ne shekuj...duke e kthyer ne Park Kombetar dhe duke investuar sipas atyre ideve qe evidentohen ne shkrim...pa e prekur Lumin me diga dhe duke e ruajtur te paster ZEMREN BLU TE EUROPES... DHE TE TEPELENËS...! Te pershendes.
Nje korigjim te vogel Mero, Koncensioni i Kalivacit eshte dhene nga qeveria Fino ne qershor te vitii 1997 (jo 1996)...
Vjosa eshte nje lume qe nuk ka asgje te veçante per te qene i rralle ne Europe.A i ka rene njeri lapsit sa fitojne shqiptaret duke e lene te derdhet ne det apo duke bere hidrocentrale?Ç'humbi zona Kukes-Koman nga hidrocentralet?Kane dale ne pah pamje te reja mahnitese qe pa liqenin nuk do ti shikonte njeri.
Shpallja Park Kombetar me duket nje ide abstrakte, e padetajuar. Duke e njohur shume mire Vlosen e pellgun e saj pasi kam punuar konkretisht per te, dhe duke e krahasuar me Park Kombetar jashte ku jetoj dhe me vendet e tjera qe kam pare, me duket akoma me shume abstrakte per tu realizuar. Banalizimi per te mos patur diga nuk e kthen automatikisht Vjosen ne Park Kombetar, Parqet Kombetare ne bote kane pothuaj zero banore, e gjithe kjo zone e Vjoses nga rreth 200 mije apo me shume qe ka sot, duhet te kete 5 deri 10 mije, nje polici te forte pyjore dhe te Parkut, nje kulture te atij populli qe mbetet aty dhe menaxhim per mijra apo dhjetra mije turistet qe do vijne. Keto ne nuk i kemi. Eshte nje projekt i madh, sic po realizohet Rilindja Urbane, te realizohet ky transformim ne nje lloj Rilindje Natyrore. Pse merr pjese Leonardo Di Caprio nuk me intereson aspak, ai e di mire si jane Parqet Natyrore apo Kombetare ne Amerike e di shume mire, se sa larg eshte fjales apo levizjes qe ka nisur. Provo te ndotesh ambientin ne keto Parqe. Pervec gjobave, eshte dhe nje koshience e pergjitheshme kombetare qe nuk te lejon te besh veprime te tilla. Pervec kesaj, ripyllezimi eshte nje element shtese dhe mbrojtja e atij ekzistues po ashtu. Vetem per Parkun e Tiranes qe me zotin Tomson Nishani este punuar mbi 20 vjet ne nje siperfaqe shume te voge, imagjino per Vjosen. Nja fjale goje Park Kombetar, por pune e madhe dhe shume e detajuar me etapa duhet.
Shume te drejte ke. Fakti qe po flasim imponon nje diskutim ne shoqeri, dhe pak nga pak imponon edhe nje sjellje pozitive.
Dhe pse per pak caste ben problematike fshatrar pertej rjedhes,diku me tej flet per shpopullim deri ne zhdukjen e identitetit te fshatrave. Per fatin tone te keq kjo e dyta eshte ne te mire te lumit
Dhe pse per pak caste ben problematike fshatrar pertej rjedhes,diku me tej flet per shpopullim deri ne zhdukjen e identitetit te fshatrave. Per fatin tone te keq kjo e dyta eshte ne te mire te lumit
Sa shume kerkon ti Mero ne nje vend ku edhe vete thua qe banoret kane turp ti hedhin plehrat te kazani. Ti kujton se je ne ndonje vend te zhvilluar si amerika apo perendimi qe kane 100 vjet qe kane krijuar parqe kombetare dhe qe terheqin me miliona vizitore... Parku i vjoses eshte si kopshti zologjik i Tiranes qe ka nje siperfaqe qesharake(krahasuar edhe me vendet e botes trete)dhe me ca kafshe me shume shtepijake se sa te egra. Dhe ne mburremi me gjera qe bota ka me qindra vjet qe i ka bere.......
Mero, meqense une jam jashte shtetit dhe s'kam mundesi kontakti me ju, deshiroj te bej nje vrejtje per postimin e ri ne internet te "Tema enline", nje konfigurim shume i dobet, deri ne bezdisje kur lexoj shkrimet e saj. Une e kam burimin kryesor te informimit nga vendi, ndaj shiko mundesin e riformatimit te saj! Respekte
O Remi edhe që ke emigruar nëpër botë prap fshatar ngele o i uruar. Po gazeta është modernizuar me kushtet e kohës dhe ti kërkon të kthehet siç ishte se ti nuk mer vesh nga teknologjia dhe vështirësohesh shumë.
Mero mos bej te paditurin konçensioni i ri i hidrocentralit te Kalivacit nuk eshte firmosur kontrata me turqit dhe firmen Fusha qe kane shprehur interes , nqs hajduti Çim Fusha qe i del emri gjithandej po lobon per ta bere hidrocentralin eshte tjeter gje , po shteti shqiptar nuk penalizohet se nuk eshte mbyllur kontrata .
une e dua Vjosen... te virgjer!
MINISTRIA E RAMËS ORGANIZON NARKO SEKS ORGJI TE RANA E HEDHUN =========================================== Do të doja të ju informoja për një ngjarje që ka ndodhur në Lezhë, ishte koncerti i artistëve Shqiptarë dhe të huaj në Shëngjin tek zona “Rana e hedhun”. Te “Rana e hedhun” është zhvilluar aktiviteti prej datës 01 qershor deri me datën 5 qershor dhe çdo natë ka patur rreth 10 -20 mijë të rinj, të gjithë përdorues drogash të forta e të buta...! Këtë koncert e kanë kundërshtuar dhe nuk e pranojnë asnjë vend i Evropës dhe Ballkanit, por vetëm Ministria e Kulturës Shqiptare dhe Bashkia Lezhë kanë marrë përsipër për ta zhvilluar dhe te “Rana e hedhur”, Shëngjin - Lezhë...! Ajo çka është për tu shqetësuar është se: Autoritetet Shtetërore me dashje pranojnë shpërndarjen dhe shitjen e të gjitha drogave në një ambient me pjesëmarrje masive të rinisë shqiptare dhe të huaj...! Me datën 4 qershor është kapur në Shëngjin nga Policia djali i Dash Pezës me shumë doza droge heroinë dhe peshore duke shitur drogë të rinjve dhe kjo është dokumentuar nga Policia por me urdhër te kryeministrit Rama, menjëherë ka ndërhyrë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe ka bërë të mundur lirimin e tij brenda ditës....! Kjo është ngjarje shumë e rëndë dhe Ulsi Manja ka lënë dhe gjurmë se ju ka dërguar sms nga telefoni Drejtuesve të Gjykatës, Prokurorisë dhe Policisë për lirimin e djalit të Dash Pezës..! Këtë e flas me përgjegjësi pasi e ka lexuar një oficer (burim shumë i besuar sms e Ulsi Manes dërguar me urdhër të Edi Rames në telefonin e Drejtorit të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati...! Për këtë është angazhuar maksimalisht dhe Kryetari i Bashkisë Pjerin Ndreu, shok dhe mik i ngushtë i Vehbi Bushatit..! (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)
Digat vec disiplinojne lumin dhe permiresojne rrenjesisht mjedisin ? Pse digat e pengojne parkun kombetar ? Sa bukur e ka thene nj eopinioniost , Nje dige ne Vjose do ta shndronte tepelenen , ne perle turistike . Digat disiplinojne edhe permbytjet Egersine e gjeni ne alpe ne mal e, jo ne lumenj , qe jane pasuri e pa cmushme ekonomike dhe shendetesore . Zgalem
Vjosa PARK KOMBETAR???? Nje lume i shpartalluar,ne nje gjatesi mbi 70 KM ,ku nuk ka asgje per te pare,nje lume ku banojne mijra fshatare me delet dhe lopet e tyre! nje lume qe terbohet ne dimer kur derdhen mijra perrenj nga malet,nje lume qe iken dhe grryen brigjet nga kalon dhe diku behet 200 m i gjere diku nje kilometer,lume qe zbret neper gryka dhe shpella dhe absolutisht i pa lundrushem!! Nje lume i rrethuar nga fshatra te prapambetura dhe qe gradualisht po braktisen??? Na gajaset se qeshuri! Bejeni ZAP Vjosen me dy tre LIQENE te bukura, ku te zhvillohet turizmi,peshkimi dhe te merret energji elektrike! Bejeni ZAP Vjosen qe te mos permbyt cdo vit mijra hektare fushe se bashku me shtepite e fatkeqeve te fushes!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Z.MERO DUA TJU BEJ NJE PYETJE A KA LIDHJE MOSNDERTIMI I HIDROCENTRALIT TE KALIVACIT ME NDERHYRJEN E FSHEHTE TE GREQISE? UNE MENDOJ SE PO SEPSE VJOSA SIPAS GREQISE ESHTE KUFIRI NDARES I VORIOEPIRIT. PSE DUHET TE BEHEMI ME KATOLIKE SE PAPA E TE MOS BEJME HIDROCENTRALE NE JUG TE SHQIPERISE? POR ME KRYESORJA LIQENI NUK SHKON AS NE TEPELENE DHE ZE PJESEN ME ZHAVORR TE VJOSES QE SKA PIKE BUKURIE. A NUK TE DUKET JO E RASTESISHME SE PSE INTERESOHET NJE ARTIST NGA HOLLIVUDI PER NJE LUME NE NJE SHTET TE VOGEL TE BALLKANIT QE NE AMERIKE SE DI NJERI KU BIE? MOS DO TI TE DALI MINISTRI GREK E TE DEKLAROJE SE NE DO TE PENGOJME CDO NDERTIM NE VORIOEPIR APO TE BLEJE CA ARTISTE NE AMERIKE E NE SHQIPERI SI PUNA JOTE?
Le te financoje dicka edhe Nardi qe nga Hollivudi! Tere ato para qe ka....!
"....nje krize energjitike boterore ne horizont..."! Mos u budallalleps edhe ti per hir te Edi Psikopat Rames more i shkreti Mero per mende e kokes! Shqiperia bazohet ne 100% energji Hidrike dhe krize ka vetem kur shitjet e Energjise behen pa kriter, sic ka ndodhur me kete qeveri te Sharlatanit Rama qe ne menyre qesharake kerkon ta mbuloje zullumin me "parashikime krizash energjitike", pikerisht ai Rama qe merr vesh nga Ekonomia po aq sa ka vesh Gamori nga Muzika.
Jo vetem qe nuk duhet bere Skavica se jetojne 200mije njerez e permbyten dhjetra mijera hektare por ta prishim edhe Fierzen, Komanin, Vaun e dejes dhe egersojme Drinin.
Artisti me lumin Vjosa u be nje penges ne hares. Nje ndertes mund te shkoj edhe dymije vjet por jo sa magjia jugore. Vjosa eshte moshatare(versnike) me token dhe do te jetoj po aq sa toka. Prandaj Vjosa do ta mbaj ne jehon e saj shekullore kete mbrojtes te saj.Te kalosh feminine ne kete magji natyrore ke pare perendine me thote nje shok Tepelenas.Sa per digen! Diga e nje hidrocentrali, si nje pengese e ndersjellte ndermjet lumit dhe detit nderpret perfundimisht kete lidhje organike dhe ndervepruse te specieve te te lumit ne dete dhe anasjelltas, sic I thone andej Tepelena ndane pergjithmon mëmën nga e bija.Te tjera vine gradualish si ndalimi I qeseve plastike me ligj e ndergjegjesimi hap pas hapi. Jo te gjithe njerzit jane gabim I natyres. Jepi artist.
Po si tja bejme? Po sikur te mos ishin ndertuar nga regjimi i Enverit keto hidrocentrali mbi limon Drin, çdo te behej, me çfare do te ndricoheshim, apo me KANDIL???? Ruajme natyren po dhe do te zhvillohet vendi dhe energji a elektrike eshte zhvillim, prandaj mos kerkoni qiqra ne hell. Te kerkosh te besh dhe HEC dhe te ruash natyren jane gjera qe mund te behen ne ditet e sotme, jo te arrijme ne perfundim in qe VJOSA RUHET PO NUK NDERTOVE HEC MBI TE. Kjo nuk eshte e vërtetë, po të duash natyren gjendet rruga ti bësh te dyja.
Mire e ke Mero, po na boto ndonje shkrim te Frrok Çupit se s’kemi cfare te lexojme! Flm
Rama e Abazovico sot kane fluturue, ne Kiev pra se toku kane shkue / Vete Zelenski i paska ftue, qe Ukrainen keto trima per ta clirue / Lad rus Putini sapo foton ta shikoje, terheqjen nga Ukraina do te urdheroje / Se qe ta themi mes nesh miqesisht, Ramen e sheh si vete Vucicin, sigurisht...!