Degradimi i zgjedhjeve të fundit në organet drejtuese të “Foltores” së Sali Berishës, tregojnë se Sali Berisha tani është i pafuqishëm të ndalë degradimin që berishizmi po i bën asaj pjese të mbetur nga Partia Demokratike.
Edhe pse palët lavdërohen ndaj njëra- tjetrës se kanë lobuar për vota dhe kanë eleminuar kundërshtarë personalë, në fakt e vetmja gjë që ka shkatërruar Sali Berishën në këto zgjedhje të dëshpëruara të tij, është berishizmi si frymë, si praktikë dhe si frymëzim për mbështetësit e tij.
Natyrisht që Sali Berisha nuk besoj se ka dashur të zgjedhë në krye të Gjykatës së partisë, një socialiste të mërzitur nga Edi Rama, që pastaj është zhgënjyer dhe nga Ben Blushi, që pastaj ka zhgënjyer dhe Aleancën me Tetarin duke u përfshirë në akuza për vjedhje fondesh dhe seks nëper motele, e që në fund të përfundojë në krye të Gjykatës së PD.
Është qesharake ta mendosh se Berisha e kishte atë në mendje për atë post. Përkundrazi, ai e vuri atë për t’ia lehtësuar fitoren kandidaturës tjetër, asaj të Endira Bushatit, të cilën e ka pasur besnike të tij.
Por fakti që gjithë frymëzimi i fushatës së Foltores, bazohej mbi tipa të dëshpëruar si kjo që i bashkëngjitet çdokujt që del në rrugë, përfundoi aty ku është tani, duke i dëshpëruar të gjithë.
Po ashtu Berisha nuk beson vërtet tek Tritan Shehu, se e ka pësuar disa herë prej tij, por ai e kandidoi për sekretar për Diasporën, me shpresë që aty nuk i prishte punë dhe i vuri përballë një emër që nuk merret seriozisht nga askush.
Por në fakt fryma që ka krijuar brenda grupimit të tij dhe lufta e bërrylave të pjesës së heshtur, bëri që Tritanit, të cilit nuk i ka shkuar kurrë dëm servilizmi, për herë të parë të mos marrë frytet e tij.
Kështu ka ndodhur thuajse me gjithë listën e të preferuarve të tij. Fitues kanë rezultuar ata që Berisha i ka të vetët, por nuk do t’i ketë si përfaqësues në publik. Janë ata që ai i do vetëm për t’i përdorur. Në këtë rast atë e përdorin berishizmin më mirë se Berisha dhe tani i ka aty si peshqesh prej hipokrizisë së tij.
Mburrjet e Kokalarit se ka eliminuar Këlliçin, apo mburrjet e atyre që kanë fituar ndaj atyre që kanë humbur, në fakt janë false.
Aty vendimet i ka marrë fryma që ka krijuar Sali Berisha dhe Foltorja e tij, e cila duke qenë në hall për njerëz dhe e izoluar, ju drejtua llumit të rrugës për t’u rikthyer.
Dhe llumi u shpërblye.
Sali Berisha natyrisht që nuk e ka qejf tani këtë që i ka ndodhur dhe po përpiqet të qetësojë gjakrat duke thënë që “Këlliçi është i çmuar”, “Kokalari është edhe më e çmuar”, dhe vazhdon të qetësojë ata që ka flakur në rrugë dhe më të cilët shpresonte se do gënjente në imazh.
Por berishizmi është më i vërtetë se Sali Berisha. Ai e ka ndëshkuar dhe e ka nxjerrë ashtu siç është para shqiptarëve, me gjithë njerëzit e mundshëm qesharak që ekzistojnë në këtë vend, të cilët jo vetëm nuk frymëzojnë dot ndonjë shqiptar, por dëshpërojnë dhe vet Sali Berishën. Edhe ai është sot, një i mundur nga berishizmi.
dhiz iz a mirakull ov fridhem
Kush eshte kjo grua ne krye te Gjykates se PS qe ka bere seks ne motele? Cec di dhe ky Mero, qerrata i madh eshte.
Me duket se e ka per ate llapmadhen Adriana Kalaja qe del ne cdo ceshtje sa per te bere zhurme.
Po kjo Adriana Kalaja, ç'e ka Aulon kalane, ate gazetarin e flakte berishist, qe mbron "foltoren", studio me studio, por dhe si apologjet i 'kauza'-ve te Teatrit dhe asaj te Biutrinit, ku "fisi" i tij Adriana eshte lidere? Mos ndoshta vete Berisha ne vend te Endira Bushatit kete donte? T'i shkosh ende pas Berishes, cilido qofte ai apo ajo, kesaj i thone gjelle qensh.
Berrishes nuk i rruhet as per PD e as per Shqiperine ai do te shpetoje familjen nga vula Made in non grata kerkone te behet faktore politike po nuk e kuptone ky komuniste qe ora e tije ka mbaruar . Berrisha po bie rruges breket me shure ju mereni me Berrishen harrojeni ate bajge Serbe qe prodhoje 1997 firmat piramidale grushte shteti gerdecin vjedhje vrasje shitje deti si ka mundesi qe ky plehre nuk eshts ne burge
Per te njejten arsye per te cilen ti nuk je ne Spital psikiatrik !!!
Per te njejten arsy qe ti sje ne spitalin psikiatrik !!!
Adriana Kalaja....
RAMA-VUČIĆ PO TENTOJNË KTHIMIN E SERBISË NË KOSOVË ============================================ Ballkani i Hapur shënoi në samitin e Ohrit shoun e radhës. U nënshkruan nja tri-katër marrëveshje. Edhe marrëveshja për njohjen e diplomave. Në fakt kjo marrëveshje, së paku, është nënshkruar midis Shqipërisë dhe Serbisë më shumë se para një dekade. Po ashtu midis Shqipërisë dhe Kosovës e Maqedonisë së Veriut. Por jemi mësuar që të shohim se si bëhet propagandë me nënshkrimin e marrëveshjeve tri-palëve, të cilat janë nënshkruar me kohë në marrëveshjet dy palëshe. Sepse Serbia nuk i respekton marrëveshjet dhe për shkak se u duhet të promovojnë “Ballkanin e Hapur” me lugën bosh! Kështu do të shkojë derisa të nënshkruhet marrëveshja që Serbia të ketë status të barabartë me Shqipërinë për portin e Durrësit e të Shëngjinit dhe derisa de facto të bëhet Serbia pronare e njërit ose të dyve këtyre porteve. Me marrëveshjen e porteve Serbia del në Detin Adriatik dhe plotëson ëndrrën dy shekullore të saj. Këtë ia mundëson Edi Rama. Madje në kurriz të Kosovës. Por jo vetëm kaq. Me daljen në Adriatik, Serbisë i krijohen mundësitë që të zgjerojë territoret e saj në jug dhe jug-perëndim të Ballkanit, në territorin e Kosovës, të Maqedonisë e ndërkohë synohet të zhduken nga harta tri shtete, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina. Ky është synimi gjeopolitik i Open Balkan. Këtë e di edhe Edi Rama, sepse këtë skenar ia kanë shpjeguar Aleks Sorosi dhe Aleks Vuçiq. Por kësaj radhe risi ishte kali i Trojës, Dritan Abazoviç. Kryeministri malazez i zgjedhur me votat e opozitës së Milo Gjukanoviç, zhgënjeu në disa dimensione në pritshmëritë e tij. Zhgënjeu Kosovën, përkatësisht kryeministrin e saj, zotin Kurti, i cili kishte shpresa se ky Abazoviçi do të rishikonte vijën kufitare me Malin e Zi e nuk do bëhej pjesë e “Ballkanit të Hapur”. Zhgënjeu Kosovën, sepse u bashkua me Vuçiq dhe Edi Ramën kundër saj në rrafshin politik. Zhgënjeu Milo Gjukanoviçin, i cili është kategorikisht e në mënyrë të prerë kundër Ballkanit të Hapur. Pra Abazoviç rezulton një zhgënjim i madh. Tani shqiptarët duhet ta kuptojnë se Edi Rama ishte aq entuziast atë mbrëmje kur ai u votua për kryeministër të Malit të Zi. Në Ohër ishin veç treshes anëtare të “Ballkanit të Hapur”, edhe dy kryeministra, ai I Malit të Zi dhe ai i Bosnjë Hercegovinës. U duk ky akt I tyre si sfidë ndaj Kosovës. Por shqiptarët duhet të mësojnë një të vërtetë: Dritan Abazoviç kishte urdhër nga Sorosi për të qenë në këtë samit. Ai nuk ishte në Ohër si anëtar i këtij forumi serb, sepse nuk e ka autorizuar as parlamenti, as presidenti dhe as qeveria e tij. Është pra si individ I veshur me një funksion te larte shtetëror. Kryeministri i BH ishte për shkak të përkatësisë së tij etnike serbe. Ndaj dhe ai nuk ishte i autorizuar nga institucionet e këtij vendi. Ndaj dhe pjesëmarrja e tyre ishte dekor i Vuçiq, Ramës dhe kryeministrit maqedonas. Duke qenë se përfaqësonin vetveten, të dy kryeministrat e ftuar si vëzhgues nuk mund të venë në siklet qeverinë e Kosovës. Nuk mund ta kompleksojnë kryeministrin Kurti, as institucionet e tjera të Kosovës. Kosova është e pavarur. Nëse ajo tenton e hyn në një klub me Serbinë dhe në këtë klub bën pjesë edhe Vuçiqi nr 2, fatkeqësisht kryeministër i Shqipërisë, atëherë Kosova do ta humbasë këtë pavarësi. Do të shkatërrohet e rrënohet në projektin e saj të shtetësisë. Ky është qëllimi dhe funksioni i “Ballkanit të Hapur”. Zhbërja e Kosovës dhe rikthimi i sovranitetit serb në Kosovë. Unë besoj se “Ballkani i Hapur” do të dështojë, sepse ai është projekt i ngritur për interesa okulte gjeopolitike në favor të Serbisë dhe ekonomiko-financiare në favor të Sorosit dhe oligarkëve autokratë e kleptokratë të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pashë që disa politikanë në Kosovë kanë shkruar me dëshirën për ta shikuar Kosovën në këtë klub. Për turpin e tij ndonjë prej tyre nuk po mundet të shkëputet nga e kaluara e tij e errët në raport me atdheun e vet, jo me politikën. Ky është kërcënim serioz për Kosovën. Nëse dikush në SHBA apo në Evropë, nëse Edi Rama, Abazoviç e të tjerë e duan Kosovën në Ballkanin e Hapur, ata duhet t’i bëjnë presion Vuçiqit ta njohë pavarësinë e shtetësinë e saj e më pas të bëhet konstituimi i saj aty. Por me rregulla të qarta, me objektiva dhe marrëveshje pa ekuivoke, ku secili shtet të jetë i barabartë me tjetrin! Kjo i mungon Kosovës. Presidenti Gjukanoviç dhe anëtari i presidencës boshnjake, Xhaferoviq, e njohin qëllimin e Serbisë, që përmes Open Balkan të shkatërrojë shtetësinë e këtyre dy shteteve. Prandaj dhe “Ballkani i Hapur” nuk ka për të funksionuar. Rama dhe Vuciq do të paguajnë ndonjë evropian e amerikan ta thotë ndonjë fjalë të mirë për ta. Do të flasin me superlative për njëri-tjetrin. Rama do ta falënderojë Vuciqin që po e furnizon Shqipërinë me bukë dhe Vuciq do ta falënderojë Ramën për mbështetjen që i bën “Ballkanit të Hapur”. Por Ky “Ballkan i Hapur” do të dështojë. (Shumë lexues po më shprehin mirënjohje për shkrimet e goditura analitike. Ju faleminderit. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)
Mundohem ndonjehere se si eshte e mundur qe ka akoma Berishiste? Cfare njerezish jane,cfare mentaliteti kane,cfare mendime kane per jeten,familjen,femijet etj etj? Dhe nuk mundem ta spiegoj dot por vetem me qenijen shqiptar? Vetem qellimi per t'u bere i pasur me anen e Saliut! Mjere ata qe i shkojne prapa ketj sadisti!
Çfare mendimi kane per jeten , familjen? Akoma se di ti mor peshk se cfare mendimi ka Berisha per familjen ?? Po ta them une ,”- me rraf gruan dhe nonen , me akuzu gruan se e ka djalin me babain e burrit, me nda nja 5 - 6 gra zyrtarisht , me dal me koqe jashte ne publik !!!! DO ME PER SALIUN?!!
MERO, I jep shume hapesire asaj plehre, qe ka emrin sali - qe mos qofte me as si emer! Mbylle ate histori, mos i jep me hapesire! Hap tema te reja - Shqiperia e punes, e projekteve, e marredhenieve nderkombetare, me Kosoven, me SHBA, Gjermanin, Hap tema punesim, shkollimi, edukimi, marredheniesh social, .... ka shuume.
Ekzakt,cika.
Ka te drejte cika Hap tema “ revolucioni tekniko shkencor Modernizimi i bujqesise socialiste ! Lufta kunder mbeturinave borgjezo revizioniste etj etj !!! Jane mbledh halete komuniste te tema si mizat rreth mutit
Berishizmi, si nje kenete, po fute kemben te thith brenda saj.
Kanë mbetur shumë pak berishjan të cilët kryejnë detyrat e avokatit të familjes Berisha! Të gjithë e kanë kuptuar lojën dhe janë gati të hidhen në "zjarr", për të shkretin post. Shejtani ka dalë nga shishja, Berisha nuk e fut dot përsëri!