Në PD ende nuk ka ardhur 12 Qershori i socialistëve 

12 Qershor 2022, 20:54Editorial Mero Baze

 
Të gjithë e kemi harruar kur është rithemeluar Partia Socialiste dhe nuk është ndonjë ngjarje që ja vlen të shkruash, sikur sivjet të mos përballeshim me një “rithemelim” tjetër, atë të Partisë Demokratike. 
31 vjetë më parë , një brez i ri socialistësh, e morën seriozisht rithemelimin, në një Kuvend dy ditorë, ku Dritëro Agolli, guxoi të denonconte dhe Enver Hoxhën, mes britmave mallkimeve dhe fyerjeve si “Besëprerë”. 
Por nuk iku nga salla, as nga partia. 
Pas një beteje dy ditore, ish- komunistët shqiptarë dhe Byroja Politike, u tërhoqën tërësisht nga jeta politike shqiptare dhe një brez i ri socialistësh me Fatos Nanon në krye, krijuan një ekip të ri, shumica e të cilëve ishin profesor, pedagogë apo personalitete të Shqipërisë, studiuar pjesërisht edhe jashtë vendit. 
Asnjëherë ndonjë parti politike në Shqipëri, nuk ka bërë kujdes t'i besonte fatin e saj, një brezi intelektualësh të rinj, si Partia Socialiste në vitin 1991. Ajo arriti të ruaj kohezionin me brezin e vjetër të komunistëve shqiptarë, përfshi dhe enveristët e zemëruar, në emër të ndryshimit dhe konkurrencës së re. 
Gjithë elita politike e vjetër e komunizmit shkoi në shtëpi, dhe Ramiz Alia pas një viti, nuk kishte më asnjë rol në historinë e Shqipërisë dhe aq më pak të socialistëve. 
Për 31 vite, socialistët arritën të funksionojnë si një ekip politik dhe ideologjik, duke shënuar rekorde demokracie dhe rekorde elektorale. 
Beteja mes Fatos Nanos dhe Pandeli Majkos në vitin 1999, ishte reformim real i asaj partie, ku për herë të parë vota e lirë brenda partisë diktoi lidershipin, ndërsa beteja e dytë, ajo e Fatos Nanos kundër Ilir Metës-kryeministër dëshmoi fuqinë e votës parlamentare në lidershipin e një partie. 
Pas 2005, socialistët e ritransformuan partinë, duke afruar një brez tërësisht të ri në krye të saj, të cilët kanë thyer ndërkohë rekorde elektorale në Shqipëri, rekorde të cilat janë ende të hapura për tu thelluar. 
Socialistët më shumë se sa vet ata, sot na i kujtoi Sali Berisha, i cili u përpoq të imitonte rithemelimin e socialistëve në Qershor 1991. 
Ai shpalli në Dhjetor të këtij viti, Kuvendin e Rithemelimit të PD. 
Ndryshe nga Ramiz Alia që shpalli rithemelimin e Partisë së Punës si Parti Socialiste dhe vetë iku në shtëpi bashkë me shokët e vet, Sali Berisha shpalli rithemelimin e PD, dhe u rikthye bashkë me bandën e vet në krye të saj, edhe pse aty ishte de facto. 
Pra ndryshe nga socialistët që u rikthyen në skenë me një ekip të ri,  të reformuar intelektualësh, PD u rikthye tek burri i parë. Kuvendi i rithemelimit të PD ngjan si  këto “martesat e arta”, që bëhen pas moshës 70 vjeç ku çiftet plaka dëshmojnë besnikërinë që kanë pasur ndaj njëri tjetrit dhe rimartohen përsëri. Kështu ngjan ceremonia e martesës së Berishës me PD përsëri. 
Në kuvendin e rithemelimit të socialistëve, Dritero Agolli u dëgjua me vërshëllima dhe fyerje, por nuk u përjashtua. Përkundrazi u rizgjodh dhe mbeti deri në fund figura më e respektuar e tyre, babai i tyre ideologjik. 
Në Kuvendin e Rithemelimit të PD kishte vetën armiq të brendshëm me në krye “besëprerin” Lulzim Basha. Ata jo vetëm që nuk u përfshinë, por u anatemuan deri në fund. 
Në kuvendin e rithemelimit të PS, nuk u përjashtua asnjë grup. Komunistët e vjetër të Byrosë Politike ikën në shtëpi. Ata nuk u kacafytën për vula dhe firma apo poste në parti.  
Kuvendi i rithemelimit të PD është një odise vulash, firmash, varesh, qysqish, e dyersh të blinduara, për shkak të vendimit të Sali Berishës, për të mbajtur peng PD për interesa të tij. 
Praktikisht socialistët u rithemeluan 31 vjet më parë dhe po mbijetojnë fal këtij reformimi si forca kryesore e shumicës në Shqipëri, ndërsa PD e Berishës ka 31 javë që ka nisur betejën dhe në fund ka arritur të risjellë në krye sërisht Berishën dhe pjesën më të degraduar të lidershipit të saj. Është pak a shumë sikur socialistët më 12 Qershor 1991, të rizgjidhnin në krye Ramiz Aline, Sekretar të Përgjithshëm, Pali Miskën, Kryetare të gruas Lenka Çukon dhe kryetar forumi rinor Agim Meron, të cilin ta përjashtonin prap, pas një jave. 
Mjafton kaq për të kuptuar se çfarë do të thotë rithemelim real, dhe çfarë do të thotë të ri-thellim krize në parti, siç po bën Sali Berisha me PD. Mjafton ky krahasim për të kuptuar se në PD ende nuk ka ardhur 12 Qershori i 1991. Nga aty do të nis ringritja apo varrosja e tyre. 
 
 

19 Komente

  1. U
    Unfortunately

    Mero mos bej krahasime te tilla. PS eshte parti ndersa PD eshte ne sekt krahinor, kriminal dhe interesash personale. Nuk kane qene kurre parti dhe do te marrin fund perfundimisht me vdekjen biologjike te liderit te sektit. Rendesi ka qe pas 4 mandateve te Rames do jete rradha e 4 mandateve te Veliajt. Sekti i PD nuk do te vij me kurre ne pushtet.

    1. T
      Taulant

      Cfare shkruan o lumadh qe PS eshte parti? Ishte parti prej 1991 deri aty 1999-2000. Me mbas PS-ja u transformua deri sa Edi Rama e shkaterroi e kthehu ne 'nje grup te strukturuar kriminal' . Ne PS sot jane mbledh gjithe kriminelet e oligarket qe kane vjedhur pasurite publike. PS-ja me Dakon qe shkaterroi Durresin 3000mije vjecar apo Gjiken e Vlores e Sejdin kriminelin e Elbasanit . Mos te flasim per mamuthet e korrupsionit si Beqajn,Gjiknurin,Ahmetajn shume kryetar e ish kryetar bashkish deri tek hajduti i hajduterve kerrici i Vucicit Edi Rama. Te jesh Parti Socialiste do te thote te kesh ideale . Te ndihmosh shtresen e varfer te popullsise. Te taksosh te pasurit. Te mbrosh ambientin. Te punosh per te krijuar nje barazi sociale ne vend. Te mbrosh te drejtat e punetoreve perballe punedhenesit (me sindakata). Ne PS sot nuk ka asnje debat idesh nuk ka demokraci brenda saj . Gjithcka diktohet prej Rames i cili si nje produkt i ideologjise Staliniste te Shqiperise 1945-1990 nuk ka principe demokratike. Idhulli i tij eshte Gramoz Ruci .....

      1. K
        Kerma plak i Vicidolit

        Taulant , je nje jenicer i paguar vetem per te derdellitur , je si nje mbetje e pa riciklueshme qe vjell vetem helm e asgje pozitive per kete vend . Thjesht . . idjot !

    2. R
      Rorirota

      E ke qarë o Mero! Si gjithnjë i vë pikat mbi I. E di që na ndihmon të shohim gjërat me dy kritik? Sikur të ishin dhe nja 5 si ti! Të urojmë shëndet dhe merr praktikantë nga gazetaria të mësojnë rolin që luan në demokraci kritika konstruktive. Punë të mbarë në vazhdim!

      1. L
        Ladi

        Mero djali mos ju ler kusur: me dru pas koke! E meritojne me kete qe i kane bere Shqiperise..

        1. D
          Drejtësia

          Filmi filloi: PD nuk eshte produkt historik, por produkt artificial, e ngritur me urdher brenda dites, pikerisht per te mos lene demokracine historike te ngrinte koke. Udheheqesia e PD duhet te jepte garanci qe do mbyste cfardo tentative te demokracise historike te ngrinte koke. Dhe kete e realizoi me antaresine e PD: vrases, hajdute, bordelleri. Programi i PD: shih '97, shih Gerdecin, shih 21 Janarin. Filmi mbaroi.

          1. B
            Bardhyli nga Kosova

            TRINOMI FAMËKEQ ANTISHQIPTAR ============================================ Edvin Toptan Rama, ky kopil i kombit shqiptar, siç paraqitet, por me asgjë shqiptare, iu bashkëngjit me dashuri, respekt e përkushtim Vuçiqit, xhelatit i cili mori pjesë aktive në, dëbimin, poshtërimin, përdhunimin dhe asgjësimin e shqiptarëve me Millosheviçin, zbatues i politikave gjenocidale shekullore ndaj popullit shqiptar të Dardanisë sipas pamfletit të “Naçertanies”. Trinomi famëkeq me emra shqiptar, Edvin Kristaq Rama, Hashim Thaçi e Ali Ahmeti, me vullnet iu bashkëngjiten nismave dhe akteve, denigruese, destabilizuese, ndarëse e shkatërruese të kombit në përgjithësi dhe asaj të Dardanisë në veçanti, duke ua futur thikën pas shpine, duke tentuar për ta ndarë e copëtuar atë sipas apetiteve gllabëruese serb, duke e injoruar si shtet dhe duke tentuar për ta paraqitur si dele të zezë dhe “përçarëse e destabilizuese” të Ballkanit dhe Evropës. Me nisma, që nga fusnota, nënshkrimin e Marrëveshjes për themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duke hyrë në bisedime, her të fshehta e pastaj edhe publike me iniciativën rreth korrigjimit të kufijve- ndarjes së pjesëve më vitale të veriut që nga viti 2016, me hapjen e hartave në Shtëpinë e Bardhë anipse duke e mohuar, por të fotografuar dhe vërtetuar nga vetë Këshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit Donald Trump, John Bollton, i cili e shkroi edhe librin “Aty ku ndodhi”. Me gërshërë e harta, doni t’ia plotësoni orekset e Serbisë se, çka duhet dhënë për të arritur marrëveshje duke tentuar qe ta amnistojnë atë nga gjenocidi, ndërsa vetën për t’i shpëtuar akuzave të rënda për krime- vrasje ndaj shqiptarëve, të cilat pritet që Gjykata Speciale e vetëvotuar nga Parlamenti i Dardanisë, bile edhe me agjitimin e ish-presidentit, falje e një pjese të territorit Malit të Zi, gjoja për liberalizim të vizave dhe akte tradhtie, të cilat duhet të hetohen, të debatohen në Parlament dhe ndëshkohen bartësit e tyre. Kulminacioni i këtyre argatllëqeve në favor të Serbisë, u arrit me iniciativën rreth ngrehinës ruso-serbe, Ballkani i hapur që për qëllim e ka favorizimin e Serbisë dhe Rusisë, për të krijuar diçka jashtë ingerencave dhe kontrollit të Bashkimit Evropian, pra, një kancer sipas ideeve ruso-serbe me pëlqimin dhe ndihmën, fatkeqësisht të udhëheqësve shqiptar. Anashkalimi dhe mos respektimi i Dardanisë si shtet sovran dhe i pavarur që është edhe qëllimi i Serbisë, e cila, qëllimisht po i ikë në mënyrë perfide që ta plotësoj kushtin, së pari njohje reciproke ndërkombëtarisht obliguese për palët për të qenë të barabartë si shtetet tjera dhe, assesi jashtë kornizave të Procesit të Berlinit që nënkupton se, kontrollin, mbikëqyrjen e zbatimin e politikave dhe prioriteteve zhvillimore të orientohen në mënyrë të barabartë sipas nevojave dhe kërkesave të shteteve veç e veç e jo sipas diktatit dhe kontrollit të Serbisë. Shihet qartë, por edhe në bazë të deklarimit të Vuçiqit se, udhëheqja me Ballkanin e hapur, do t’i besohet Edvin Kristaq Ramës, antishqiptarit të përbetuar në bashkëpunim me trinomin famëkeq i lartcekur dhe, çka është e befasishme se, si u gjinden sorosët, babë e birë dhe në çfarë cilësie në Samitin e Ohrit, kur Dardania e bojkotoi me arsye si palë jo e barabartë, do të thosha edhe jo e dëshiruar. E Kristaqi, si reagoi? Ashtu siç i tha miku i tij e armiku i shqiptarëve, Vuçiqi duke deklaruar se të gjithë janë të “mirëseardhur”. Në historinë tonë kombëtare nuk shënohet një rast i këtillë tradhtie e hapur dhe pa kurrfarë turpi, ndjenjave kombëtare, në shërbim të Serbisë, qoftë edhe Esat Pashë Toptanin të cilin e marrim si shembull për këso lloj tradhti por, ja që po mbetet në harresë sepse, tejkaluesit e tij erdhën në pushtet për të tretën herë “me votën e lirë e të pa kontrabanduar” me para të drogës dhe, përsëri heshtet nga vëllezërit përtej kufiri, shtet që me shekuj e quajtëm, amë. Esat Pashë Toptani, bile edhe ka luftuar një kohë por, nuk mundi t’i rezistojë kurtheve serbe dhe apetiteve për pushtet dhe kapital, duke falur pjesë të Shqipërisë ne marrëveshje me Nikolla Pashiqin. Respekti dhe dashuria i kryeministrit, fatkeqësisht të shtetit amë Shqipërisë ndaj Vuçiqit dhe Serbisë karshi udhëheqjes dardane, është diçka që as nuk kuptohet as pranohet e as që durohet. Gjatë vizitave të Vuçiqit në Shqipëri, mbulohet busti i Adem Jasharit sepse po e shqetësuaka atë dhe do të ndihej jo i mirëpritur. Këto simptome të tradhtisë ndaj kombit, favorizimi i elementit serb, qoftë shtetëror apo të nivelit tjetër, datojnë që një kohë të gjatë. Nga dorëzimi i çelësit të Tiranës këngëtarit shovinist serb, Goran Bregoviqit si kryebashkiak deri te manifestimi “birra e Korçës” duke anashkaluar këngëtar/re me renome botërore dhe tani më Ballkanin e hapur, që, qartë shihet se ky njeri është komplet në anën e armikut të pa përmirësuar, Serbisë, e cila në baza ditore e kërcënon, provokon, shantazhon Dardaninë duke u sjellur si viktimë, por edhe si “njeriu i paqes”. Kristaqi, heshtë. Miqësinë e ngushtë më Rusinë dhe Serbinë, edhe njëherë e vërtetoj diktatori dhe xhelati i popullit ukrainas, Vladimir Putin, duke e uruar presidentin e sapo zgjedhur shqiptar Bajram Begaj, siç shihet produkt i Edvin Kristaq Ramës, edhe pse i preokupuar rreth okupimit, ushtrimit të veprimeve gjenocidal ndaj popullit fqinjë të Ukrainës, nuk e harroi një shtet të vogël, por aleat të besueshëm i tij por, i cili, mund t’ia bëjë sherrin e madh popullit dhe kombit të tij sikur kjo, në anën serbo-ruse. Po këtij xhelati, diktatori dhe shkatërruesi të njerëzimit, nëse nuk ndalet, një ftesë mirëseardhëse, ia pat bërë edhe Hashim Thaçi që ta vizitojë Dardaninë( Kosovën) por që “fatkeqësisht” ndodhën gjëra të pa pritura: nikoqiri shkoi në Hagë ndërsa, “mysafiri” i nxanun duke e luftuar “racizmin ukrainas ndaj pakicës ruse”, nuk u realizua. Nëse Parlamenti Shqiptar nuk e votoi Rezolutën kundër gjenocidit serb mbi Srebrenicën, nuk votoi kundër gjenocidit serb mbi pjesën tjetër të kombit, nën diktatin dhe dirigjimin e kryeministrit që e quan vetin shqiptar, a duhet të shpallet person non grata, si nga B e H, po ashtu edhe nga Republika e Dardanisë. Ky, i cili e mohoi heroizmin dhe sakrificën e Familjes Jashari, e cila i humbi mbi 56 (anëtar të familjes, në mesin e tyre edhe fëmijë), si do t’u dal para syve prindërve të kësaj familje dhe të atyre të cilët ende presin mëshirën e Vuçiqit, mikut të shpirtit të Kristaqit të cilëve ende i mban diku në varrezat masiv që “nuk po dinë se ku gjinden”, hiq kufomat e djegura nëpër lumenjtë dhe shkritoret e Serbisë, si mund të anashkalohet dhe mos të dënohet me ndëshkimin më të lartë ndaj këtyre akteve antinjerëzore e antihumane, shembull i pa parë, dëgjuar e lexuar. Pyetje publike, në rënd të parë Partisë Socialiste, trashëgimtare e Partisë së Punës së Shqipërisë, atëherë me në krye Enver Hoxhën, xhelatin e popullit të tij, sot me në krye, Edvin Kristaq Ramën, se, a pajtoheni me sjellje të këtilla të udhëheqësit tuaj partiak e shpirtërorë dhe njëherit, kryeministrit të një shteti shqiptar, i cili e injoron gjenocidin serb ndaj vëllezërve të tij, nëse ende i konsideroni vëllezër? Nëse po, a do të thotë se shqiptarët e Dardanisë nuk mund të llogarisin në juve. Megjithatë, unë ende mendoj se, në Shqipëri, ka pasur dhe ka nacionalist e atdhetar, por që duhet të ngritën dhe këtë pjesë të kombit ta pastrojnë e shpëtojnë me fytyrë nga të pafytyrët, mercenarët dhe tradhtarët me damkë sikur këta që i ceka në fillim të këtij shkrimi. Që nga dita e mosvotimit të Rezolutës kundër gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Dardanisë në Parlamentin Shqiptar, kurrë në jetë nuk jam ndier më i turpëruar, i zhgënjyer dhe i poshtëruar, se në mesin e kombit tonë ende paskemi këso lloj monstrumi. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)

            1. C
              Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli

              Ne Kosove ka edhe pakica etnike qe , duke jetuar mes shqipatereve kane mesuar disi shqip . Kjo nuk i ben ata shqiptare , por u zbulon fytyren e vertete prej UDB - ashi te kulluar . Te tille si ky plehra B.Kosova jane perpjekur shume te penetronin ne Shqiperi para viteve `90 , qe u damkosen si UDB ashe nga sigurimi i shtetetit te asaj kohe , por tash kane zgjedhur si front lufte internetin ! Yyyyyt , . . . . . bajge !

            2. 7
              777

              Sa cinike eshte historia! Ne vend te kishte cuar nje komunist si Sali Berisha, qe militonte ne te njejten parti, ne krye te saj, vajti dhe e coi tek partia e pare pluraliste, qytetare, intelektuale dhe e Hapur, PDja. Mendo sa mirnjohese do ti ishte sot historia, po qe se nje halabak si S1ali Berisha ne krye te PSse, me kafsherine, me tribalizmi, me hajvanerine, me rrugacet, me primitivizmin, me pandergjegjshmerine e tij, do ta kishte cuar ne hale te semes, aty ku coi PDne edhe per gojen e shqyer te Shkerdhenit dhe Shkerdhites?! Ne fund partia e krimeve te Enver Hoxhes e meritonte nje fund te tille qesharak, e kaleruar dhe perdhunuar nga nje halabak dhe moterqir i paskrupullt qe polli po vete, por.... Enver Hoxha i qiu te gjithe edhe kete here nga varri. Te gjithe, ata qe mbajne te forte partine e tij edhe ata halabaket nga ana tjeter pjelle te tij te ndyra dhe viktimat e tij te paskrupullta, qe vodhen dhe cuan ne gop te semes idealet antikomuniste dhe properendimore dhe qe Perendimi dhe historia i shpalli jashteqitje, punuan dhe punojne vetem per lavdine Absolute te Enver Hoxhes ne histori.

              1. G
                Gjeli

                E kam theksuar disa here qe pd nuk eshte parti politike eshte bande me pagese per te shpetuar bllokun komunist si banda e dumanit dhe sala ka fundin e dumanit po merr vesh z. Baze akoma e quan parti

                1. h
                  humor ballkanik

                  12 Qershori i Partise Punes emernderruar ne Socialiste (pastaj ca kohe Rilindje) fale zotit, vertet nuk ka ardhur ne PD ...

                  1. D
                    DumBaben!!!

                    Nje motiv e ka qe e shpallen cope muti gjithe bota e qyteteruar dhe aleati yne me i madh ne histori, SHBA?!

                    1. K
                      Kajmakeria e Rilindjes

                      Per ti freskuar ca kujtesen Meros se hallakatur nga hallet e PD - "...Gimi nuk eshte Doktor Shkencash, Gimi eshte kokforte si une..." jane fjale te sinqerta prezantuese te Edi Rames per Rilindasin e tij Agim Kajmakun si kryetar Bashkie! Dhe ky Gim Kajmaku aktualisht ngroh qeline ne Itali si trafikant droge. Ky pra eshte produkti i sjelle nga Rama ne PS, emrin e ka Rilindje por me shume i shkon te quhet Kajmakeria.

                      1. B
                        BABALE i PD

                        PD nuk eshte parti por organizate mafioze e familjes Berrisha kryhasimi qe kerkone te beshe nuk qendrone

                        1. F
                          Fjala

                          Mero ke bere nje shkrim qe ka egzistuar si ngjarje pa medyshje dhe ti i ke hequr çarçafin vetem per ta pare qorrat, shurdhet dhe memecet qe vazhdojne si para 1991-shit. Por ata kthejne koken menjane qe te mos ta shohin dhe me e keqja e tyre eshte se nga "garden" e tyre ka plot te rinj qe jane te verber, shurdhe dhe idioter ashtu si po i lexoj dhe ketu. Por ajo qe u krijua atehere, e kemi thene sa here, nuk ishte parti demokratike, por konglomerate maskarenjesh qe, ashtu si e thua dhe ti, ata " e rithemeluan" prape banden e tyre. S'kane ku shkojne; tani çarçafin qe u hoqe ti ne kete shkrim, do kerkojne te mbulohen me rrogoz, por ai kalbet lehte , ndersa kurveria, hajditeria dhe krimi i kesaj bande eshte sheshit sa edhe sot s'po vendosen qete ne brazde me sakatimin qe i beri i biri Sheqeres dhe vazhdon te mbledhe fekalet e Shqiperise ne banden e tij. Fatkeqesi per demokracine qe te ishim bere dhe ne si te tjeret. Por tani Evropa portat hapur i ka ca meviza e ca pa viza shqiptaret mbuluan globin sikur te ishin miza e lisit. Krim do te vazhdoje gjate se udhehiqet nga i biri Sheqeres dhe Iliri floririt dhe videove qe i fshehe kryetari SPAK-ut Arben Kraja sipas porosise qe ka ; si duket dhe ky do kete pase ndonje sheqere!

                          1. A
                            Ali Senjefi

                            PPSH ne Korrik te vitit 1991 ndryshoi emrin,nga Partia e Punes e Shqiperise ne Partia Socialiste Shqiptare. Mero bolja ne shkrimin e masiperm ne mjegull,aludon por nuk e sakteson,rithemelim apo ndryshim te emrit. MB-ja mund ti’a hedhin atyne qe kane lindur pas 1990-tes.

                            1. P
                              Patrioti cam i M...Bazes

                              Me vjen keq per ty o Mero-ziu qe deturohesh te budallallepsesh vullnetarisht sa te quash 'Rithemelim' thjeshte nje ndryshim emri nga Partia e Punes ne Partia Socialiste te propozuar ne 12 qershor nga Xhelil Gjoni.

                              1. V
                                Velo

                                Edhe në PD kishte në fillim shumë intelektualë me tituj shkencor, por gjatë viteve i përjashtoi (disa me të rrahur) qoftë largu, disa të tjerë të zhgënjyer u larguan dhe më pas u zëvendësuan nga Mul Nokët e kopeja e tyre.

                                Lini një Përgjigje