Makthi i Berishës për fëmijët e kundërshtarëve 

17 Qershor 2022, 18:59Editorial Mero Baze

Ngazëllimi me të cilin Sali Berisha ka postuar një gënjeshtër rreth djalit të Bledi Çuçit nga martesa e tij e parë, tregon shumë për traumën që Sali Berisha ka nga bëmat e fëmijëve të vet.

E gjitha çfarë Berisha e quan historinë e djalit të përfshirë në trafik ilaçesh, është e zbardhur nga vetë hetimet italiane, në të cilat djali thjesht është dëgjuar të flasë me mjekun italian për të siguruar një autorizim gjatë mbylljes për shkak të Covid-it, për të vizituar gjyshen e tij tashmë të ndjerë, që vuante nga një sëmundje e rëndë në spitalin italian.

Ka shkuar të takojë dy herë gjyshen e sëmurë, një herë kur ishte rëndë dhe një herë për ta marrë të vdekur, bashkë me nënën e tij. Në të dyja rastet për shkak të Covid duhej të kishte një konfirmim nga pala italiane, dhe e ka marrë.

Mjeku italian që e ka dhënë ka qenë objekt përgjimi, por në këtë rast nuk ka bërë ndonjë gabim. As ka marrë para për vërtetimin, as ka gënjyer. Kaq është e gjithë historia. Një nip që shkon tek gjyshja në spital duke zbatuar rregullat.

Nëse do sillej si djali i ministrit të Brendshëm, mund të kalonte në Rinas dhe pa atë letër, por e ka kërkuar, se ka dashur të udhëtonte si qytetar i rregullt.

Ajo që është interesante në këtë histori, është zelli me të cilin Sali Berisha e komenton këtë çështje si skandal, duke theksuar se është djali i ministrit të Brendshëm.

Gjithë makthi i jetës së tij, përfshi dhe këtë kalbjen në pleqëri pas damkosjes si person i përfshirë në korrupsion madhor bashkë me familjen e tij, janë pikërisht fëmijët e tij.

Ata në të vërtetë janë mekanizimi që e dekonspiroi Sali Berishën para opinionit publik si një lider i korruptuar, që ka vënë shtetin në shërbim të fëmijëve. Dhe ata janë shkaku që sot ai dhe ata, së bashku, janë në listë të zezë për korrupsion madhor dhe minues të demokracisë.

Prej sa ai është në këtë listë, ka një zell të përditshëm të përgjojë lajme për fëmijë kundërshtarësh, me shpresën që dhe ata të jenë kështu si fëmijët e tij, që të barazohen. E ka këtë me çdo fëmijë kundërshtari apo kritiku.

Ideja se çdo fëmijë i keq politikani i zbut atij dhimbjen për krimet e fëmijëve të tij, tashmë hajdutë zyrtarisht, me sa duket e mban gjallë.

Rasti djalit të Bledi Çucit, në të vërtetë jo vetëm që nuk është rast korruptiv, por përkundrazi është rast që dëshmon se si një djalë ministri që shkon të takojë gjyshen e sëmurë për vdekje në Itali, përpiqet të jetë në rregull me letrat formale kufitare që duheshin gjatë mbylljes së Covid.

Po të ishte djali i Sali Berishës në pushtet do kishte ikur me çarter, pa kaluar fare nga kontrolli kufitar, siç kalonte kur ishte në pushtet.

Nëse spitali italian që lëshonte vërtetimet ka qenë nën hetime dhe përgjime, ky nuk është problem i njerëzve në nevojë që kanë kontaktuar spitalin.

Siç e provon dhe hetimi, ata as kanë paguar dhe as kanë mashtruar për rastin. Gjyshja e djalit ka vdekur në spital dhe është sjellur në Shqipëri. Kaq ka ndodhur.

Kujdesi i Sali Berishës për të treguar që familja e Bledi Çuçit është e ndarë, pasi djali është me martesën e parë, tregon po ashtu makthet e njëjta që ka në familje. 

Por nuk është krim që djali jeton në një familje të ndarë me nënën e tij. Më krim do ishte një familje e bashkuar si kjo e Sali Berishës, nën diçiturën “non grata” për korrupsion madhor bashkë me familjarët”. Atë fat mos e pastë kush. Familjarisht si hajdutë.

17 Komente

  1. B
    Bardhyli nga Kosova

    ALEANCA E NGUSHTË RAMA - VUÇIQ =========================================== Kryeqeni i Shqipërisë Serbe, EdiToptan Rama, në një intervistë për portalin europian "Politico" ka thënë se "Presioni i tepruar i Perëndimit ndaj Serbisë është shkatërrues për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor". Kjo deklaratë projektohet prej tij në mbrojtje të qëndrimeve të Beogradit ndaj agresionit rus në Ukrainë, duke justifikuar mos-vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Serbia e Aleksandër Vuçiq refuzon prej 110 ditësh që t'i bashkohet sanksioneve europiane dhe amerikane kundër Moskës. Dhe për këtë arsye ishte në Beograd Olaf Scholz, duke e kritikuar ashpër qëndrimin e presidentit të Serbisë! Por në intervistën e tij zoti Rama merr në mbrojtje Serbinë dhe paralajmëron Europën se "Nëse rrit presionin kundër saj, atëherë do të shkatërrojë stabilitetin e rajonit". Edhe nëse kryeministri i Shqipërisë do të luante rolin e zëdhënësit të qeverisë dhe presidenti serb, nuk do të kish guxuar të shkonte deri në këtë pikë. Si Enver Hoxha në mbrojtje të Stalinit. Por duket se përpjekjet e kryeqenit Rama në mbrojtje të aleatit të tij në Beograd Aleksandër Vuçiq ngjajnë me përpjekjet e Enver Hoxhës në mbrojtje të Josif Stalinit! Të dy këta kanë marrë anë në mbrojtje të padronëve të tyre për shkak të pushtetit. Asgjë nuk lidhet me stabilitetin rajonal apo me kërcënimin ose jo ndaj këtij stabiliteti. Një analizë e thjeshtë na bën të ditur se Serbia, pavarësisht armatosjes së saj nga ana e Rusisë dhe Kinës, nuk ka kapacitete që të kërcënojë dhe destabilizojë Ballkanin Perëndimor. Ndaj kryeqeni Rama shpif me qëllime të pastra avokatie në këtë drejtim. Po pse atëherë kryeqeni Rama e vë theksin të destabiliteti? Sepse ai ka mësuar tashmë se fati i tij në pushtet është i lidhur me fatin e Aleksandër Vuçiqit. Nëse presidenti serb rrëzohet nga pushteti, atëherë edhe Edi Toptan Rama do të këtë të njëjtin fat. Diktatori shqiptar, Enver Hoxha, e mbrojti Stalinin dhe stalinizmin deri në ditën e fundit të jetës së tij pikërisht për këtë arsye: - Për të ruajtur pushtetin e tij totalitar në vendin tonë. E njëjta gjë ndodh në marrëdhëniet midis Edi Lukashenko Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit. Të dy këta janë lidhur tashmë për kërthize dhe nuk ka kirurg që i ndan nga njëri-tjetri. Nëse ata ndahen, vdesin të dy politikisht! Aleanca e ngushtë Rama - Vuçiq i ka rrënjët e saj te pushteti dhe lidhjet e ngushta me mafien dhe krimin e organizuar në Shqipëri, Serbi e rajon. Me teorinë e destabilitetit, nëse "detyrohet Serbia të shkëputet nga Rusia", kryeqeni Rama mbron lidhjet e tij të ngushta me këtë vend dhe largon vëmendjen e aktorëve perëndimorë nga rajoni ynë. Sa më larg perëndimorët nga ky rajon, aq më gjatë qëndrojnë në pushtet Aleksandër Vuçiq dhe Edi Toptan Rama. Sa më gjatë këta të dy të mbahen në pushtet, aq më shumë pasuri përmes veprimtarisë kriminale e mafioze do të kenë ata! Sa më shumë pasuri të pakontrolluar e larg syve të Europës, aq më lehtë i shpëtojnë ata ndëshkimit të drejtësisë! Nuk ka asnjë arsye tjetër pse presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Shqipërisë bëhen bashkë në iniciativat jashtë aleancës euro-atlantike, si Open Balkan. Nuk ka asnjë shkak tjetër pse këta të dy bashkëpunojnë kaq ngushtë me njëri-tjetrin dhe pse kryeqeni Rama dëshiron ta rrëzojë Kryeministrin e Kosovës, zotin Kurti, nga pushteti! Me qëllim për rrënimin e Kosovës. Në fillim Rama i thotë portalit "Politico" se "Serbia është ndryshe nga të tjerët, sepse ka lidhje historike e speciale me Rusinë". Më pas e justifikon mos vënien e sanksioneve kundër Rusisë me tezën se "Adoptimi i sanksioneve nga Serbia është praktikisht i pamundur... Është vetëvrasës për ekonominë serbe". Çfarë avokatie! Çfarë mbrojtjeje të pozicionit anti-perëndimor e për rrjedhojë anti-shqiptar të Beogradit! Nëse kryeministri i Shqipërisë do t'i kishte përdorur argumentet që njihen në dobi të Kosovës, Kosova do të ishte sot në një pozitë shumë komode dhe në epërsi politike e diplomatike të padiskutueshme ndaj Serbisë. Por jo! Kryeministri i Shqipërisë hulumton dhe sajon argumente të pafund në mbrojtje të Serbisë me qëllim për rrënimin e Kosovës. Këtij synimi i shërben gjithashtu Bytha e Hapur. Pas kësaj interviste do të ketë përsëri politikanë, gazetarë, moderatorë, analistë, televizione, radio, gazeta e portale pa fund, të cilat do ta justifikojnë qëndrimin e Edi Toptan Ramës në intervistën e tij për "Politico"! Do të thonë: "Sigurisht pa miqësi me Serbinë nuk ka paqe në Ballkan". "Pa integrimin rajonal nuk ka integrimi europian". Do të shkruajnë se "Ballkani i ballkanasve është teza më e mirë për rajonin"! Asnjëri prej tyre nuk do të ndalet në atë se çfarë përfitojnë shqiptarët nga mbrojtja që kryeqeni Rama i bën Serbisë. Askush nuk do të mendojë se si rrënohet shtetësia dhe pavarësia e Kosovës nga kjo lidhje e ngushtë. Mjafton të rrëzohet Albin Kurti nga pushteti dhe të rikthehet sërishmi mafia politike dhe kriminale në Kosovë, me të cilën bashkëpunojnë Aleksandër Vuçiq dhe Edi Toptan Rama. Mbrojta dhe avokatia e Toptan Ramës ndaj Serbisë është në fakt rrënuese për shtetësinë e Kosovës e për pasojë edhe për stabilitetin ballkanik. Me këtë përkushtim të kryeministrit shqiptar ndaj interesave serbe në rajon, shkohet vetëm drejt ndarjeve, rritjes së mosbesimit dhe destabilizimit të rajonit. Nuk është kjo rruga e paqes dhe e sigurisë. Nuk sjell paqe e bashkëpunim në rajon aleanca e ngushtë e Beogradit me Moskën, të cilën Edi Toptan Rama e bekon dhe e trajton si "Garanci për paqe e stabilitet në Ballkanin Perëndimor". Jo. Nuk mund të shkohet kaq larg në aventurën pro-serbe e pro-ruse. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)

    1. k
      kthhh

      Na hengsh k.rin serbo-shpellar.

      1. A
        Arbërori

        Ky me emrin Bardhyl duhet të jetë Bythati ose Shkullaku..

        1. B
          Bardhyl k..i nga Kosova

          Dhe ti o pile e bërë synet kujton se i lexojnë këto djaretë tënde psiqike njerzit? Vetëm Berisha ti lexon,se për atë i shkruan.

          1. A
            Aron

            Pirdh, pirdh se lirohesh.

            1. T
              Tirana

              Bardhyl shko ne Psikiatri se ka nje vend bosh per te semure pathologjike si ti.

              1. m
                mirel

                Bardhyl....pi ilacet sa nuk eshte teper vone. TUNG.

              2. k
                kavajsi

                Po hiqjani kastravecin nga Bytha ketij idiotit me emrin Bardhyl se kujton se eshte prize dhe i vjen rehat kur ve ne pune kaseten

                1. Z
                  Zeni

                  O Bardhul bytha ti Edit I run koqet dhe I Ben jastik tja cosh Berishes .ore bole po ti nuk ke fare ADN shqiptare more piss of shit

                  1. V
                    Vleshte B.

                    Bardhin gjate e ke tjerre! Por ne kete editorial tjeter muhabet! Kishe rast psh te beje dallimin ndermjet fjalite te Ministria dhe Sypeshkaqenit te Gerdecit.

                    1. F
                      Falje per fjalorin

                      Persh . Bardh Shit !

                      1. S
                        Shkullaku qe lahet nje here ne vit

                        Familja kriminale non grata Berrisha dhe non grata Sali vrasesi dhendri Serbise do vdesin me tatuazhe non grata familje korruptuar

                        1. M
                          Mona Hajdutja me cizme

                          Bardhyl druvari, lopcari dhe rrote karri. Mjaft o shpellar primitiv

                          1. Z
                            Zeqo Pilafi

                            Ore Mero, ngele duke e përsëritur faktin se familja e Berishës është familje hajdutësh. Po mirë, o vëlla, vërtetë nuk e di ti se cilësimi "hajdut" nuk ka më konotacion fyes? Nuk është fyese të të quajnë hajdut, fyese është kur të quajnë të ndershëm, sepse në këtë rast të vlerësojnë si budalla. Ndaj përshtatu zoti Mero, përshtatu me arritjet bashkohore.

                            1. m
                              mos qeshni po mundet

                              Turp per Saliun qe merret me femijet e kundershtareve qe nga ana e tyre nuk ja kane zene ne goje kurre atij femijet neper gazeta!!

                              1. L
                                L

                                Lene Berishen por na shkruej per motren e vrasesit Dumani qe i dhane certefikate sigurie te kontrolloje dokumentat e NATOs. Po te ishte Berisha ne pushtet e ti jepte kete certefikate ne planetet tjera do e kishe cue zanin

                                1. L
                                  L

                                  Lene Berishen por na shkruej per motren e vrasesit Dumani qe i dhane certefikate sigurie te kontrolloje dokumentat e NATOs. Po te ishte Berisha ne pushtet e ti jepte kete certefikate ne planetet tjera do e kishe cue zanin

                                  Lini një Përgjigje