Mund të ishit me Metën dhe Berishën në të njëjtin seminar 

16 Qershor 2022, 18:28Editorial Mero Baze

 

Disa javë më parë, mes shumë njoftimeve në email ishte dhe një njoftim në spam, që më ftonte të aplikoja për të qenë pjesëmarrës vullnetar në Forumin e IX në Baku, një konferencë e organizuar nga një shoqatë jo fitimprurëse e quajtur “Nizami Ganjavi”, për nder të një poeti të madh azerbajxhanas. Kushti i vetëm ishte të ishe mbi 16 vjeç.

Natyrisht që e lashë në spam, por mu kujtua sot ndërsa pashë disa postime të Sali Berishës që kishte marrë pjesë në këtë Seminar, bashkë me presidentin Ilir Meta.

Do të isha edhe unë në një seminar me Ilir Metën dhe Sali Berishën dhe hajt t’i sqaroja çfarë doja aty dhe që nuk më kishte dërguar Edi Rama për t’u prishur takimin.

Forumi i sivjetmë dukej që ishte i varfër dhe ndër pjesëmarrësit mbi 16 vjeç, i vetmi njeri në pushtet ishte Ilir Meta.

Ky kishte marrë me vete dhe Sali Berishën, për të cilin nuk di nëse kishte bërë këtë aplikimin free që më ka ardhur dhe mua në spam, apo e ka paraqitur Ilir Meta si pjes të stafit.

Debatet kishin qenë të vakëta sipas faqes së Forumit në internet, dhe folësi më i rëndësishëm ishte Ilir Meta.

Shpresoj mos të jetë nxituar të ketë paguar para, se ka pas mundësi të ishte falas.

Por me sa duket stresi i izolimit dhe mospërfilljes ndërkombëtare ka bërë punën e vet.

Një president që për pesë vite është izoluar nga çdo zyrë e Perëndimit dhe një person “non grata”, i cili gëzohet dhe kur i kthejnë përgjigje kortezie nga zyrat e protokollit letrave të pafundme të tij, më në fund kanë bashkuar hallet e tyre për t’u dukur sikur i kanë zgjidhur në Baku.

Dhe zgjidhje me sa duket quajnë faktin që seminari i OJQ azere quhej “Forumi i IX ndërkombëtar i paqes”. Kjo i bën të ndjehen persona me rëndësi botërore.

Por në fakt janë nxituar. Në Shqipëri janë disa OJQ të rëndësishme ndërkombëtare, me emra impresionues, si për shembull, Asambleja Botërore e Paqes, apo disa të tjera të ngjashme.

Dhe ata shpesh ndajnë dekorata apo karta anëtarësie. Bëjnë dhe konferenca. Më lirë u kishte shkuar të paguanin ndonjë konferencë të tyre.

Dhe dukeshin më të përfillur, se nga emri duken më të rëndësishme.

Mund ta kenë parasysh për herë tjetër. Ka kohë deri më 24 korrik. Se pastaj do nisë lufta për të përmbysur pushteti dhe nuk kanë kohë të merren me mbështetjen ndërkombëtare. 

Mund të ishit me Metën dhe Berishën në të njëjtin

22 Komente

  1. T
    Tony

    MERO I madh je .ke qene dhe PD is pa le.

    1. K
      K

      Z Baze, meqënëse merreni me meten dhe atë tjetrin non grata, dmth se nuk keni asgjë tjeter me çfarë të merreni. Bëni një inkjeste gazetarie serioze per korrupsionin, drogën apo kriminalitetin galopant se do jeni më i vlerësuar, të pakten nga mua.Pune të mbarë .

    2. M
      MIK i MIRË në DITË të VËSHTIRË !

      Mero , TAP-i mirē ishte me shëndet ?!! Kot nuk kanë deklaruar që së shpejti fillojnë protestat , elbete duhet ndonjë bidon dhallë , ndonjë byrek të lagin gojën PROTESTUESIT , na kanë ca ndere për të n’a këthyer këta shokët e TAP-it , MIK i MIRË në DITË të VËSHTIRË !

      1. R
        Roçkodani

        Cuditerisht pas mbledhjes se ketij forumi u shtrua edhe nje dreke pune , ku ne taviolinen kryesore ne krye te salles zune vend dhe u renditen Agush Meta prej Çepani dhe Salihi prej Vuqidoli dhe, dhe ne shenje respekti ngriten nga nje dolli per te zotet e shtepise qe morren mundimin dhe i ftuan ne kete mbledhje te te rendesishme qe do kishte zili çdo adoleshent mbi 16 vjeç

        1. B
          Bardhyli nga Kosova

          VETERANËT E RREJSHËM TË UÇKURCAVE DHE KUMANANTAT KRIMINELA ============================================ Fashizmi hitlerian dhe komunizmi enverian, kanë ardhur në pushtet, duke shkelur mbi kufoma. Njëjtë mori pushtetin edhe Qeveria e Përkohshme e Kosovës, e krijuar nga Tirana zyrtare social-komuniste. Po të mos ishin ndërkombëtarët, kjo qeveri do të ishte si ajo e filosllavit Enver Hoxha, e cila ishte tipike fashiste, për afro gjysmë shekulli. Reformat në drejtësi, pasurimet kriminale e hajnore të disa "biçim komandantësh" dhe të ortakëve të tyre, familjarë e dosta, ka trazuar shpirtërat mëkatarë të tyre. Andaj, po organizojnë krerët e Shoqatave, me emërtime të shenjta, por, me veprime të errëta e kriminale, siç ishte organizimi i protestave vandaliste të 2004-ës, me skenar e urdhër të Beogradit, të cilat sollën decentralizimin dhe "Zajednicën"! Protestat e njëkohshme të arsimit, shëndetësisë, veteranëve dhe të disa sindikatave tjera, janë organizime të drejtëpërdrejta të partive-banda të PAN-it, me strukturat e SHIK-ut, e degëzimi i  tij  "Shqiponjat e Zeza". Gjithçka është falsifikuar, kriminalizuar: Qindra viktima janë bërë dëshmorë, për t`u paguar; - invalidë, me ndonjë cifël të granatës, por, që "invalidi" u ngjitët bjeshkëve, si dhija, merr invaliditët të plotë, sikur të ishte në karrocën invalidore. Plagë të tilla kanë qindra qytetarë, por nuk marrin asgjë dhe as që i ka përfillur kush, për t`i regjistruar;  - ish-ushtarët e TMK-së, marrin pension të majmë, edhe pse punojnë;  - ish-ushtarët e FSK-së, gjithashtu, paguhen rrast; kushdo që shpikë ndonjë djallzi, nën maskën e "UÇK-së", zhvatë "meritueshëm", buxhetin shtetit të Kosovës.. Kam menduar se shpërblimi i  veteranit, do të bëhet shtesë e pensionit të moshës. Por, si duket kjo është vështirë të realizohet, sepse faji fillestar është bërë, me fillimin e dhënies të parave kuturu, paushall, pa asnjë kriter. Paraja ka errësuar arsyen, ndërsa ndërgjegja atdhetare, është dhjerë. Të ngulmosh, që me shantazh, kërcënime e gjak, të realizosh qëllimin e poshtër e kriminal, që për 12, e shumta, 13 mijë veteranë të vërtetë, të paguhen 52.000 "veteranë të rremë, është hajni zyrtare dhe krim i ndyrë. Mjafton, qoftë, edhe vetëm ky fakt, që në asnjë rrethanë, Qeveria Kurti nuk duhet të pranojë asnjë presion e kërcënim, të porositur nga banda-unike PLAN-iste. Kurti, me shokë nuk është i shantazhuar, si pararendësit e tij Hashimi, Ramushi, Isa. Qeveria Kurti i ka premtuar popullit të Kosovës menaxhimin korrekt të buxhetit, të djersës së tyre. Dhe, nëse paguhen 52 mijë "veteranë" të rrejshëm, premtimi i tij menaxhues, "bie në ujë" dhe haraçin miliardësh, do ta paguajë, në dekada radhazi, populli.  Nëse nuk pranohet pritja, deri në moshën e pensionimit, për t`u dhënë shpërblimi i veteranit, si shtesë e pensionit të punës, atëherë, kjo shtesë, e cila do të quhet - shpërblim për rrjeshtimin në luftën për çlirim -, assesi nuk duhet të kalojë shifrën prej 100 euro. Pëndryshe, këta do të shëndërrohen në mercenarë. Veteranët e papunë, të kompensohen nga fondi social. Ndërkohë, punësimi i veteranëve të jetë prioritet. Dhe, kur bëhet fjalë për 13 mijë veteranë të vertetë, të shpërndarë nëpër komuna, punësimi do të jetë i shpejtë. Me kursimin e milionave të abuzuara, për "veteranët" e rremë, që, fillimisht, duhet të bëhet ndërprerja kolektive e pensioneve aktuale, sepse ata "nuk janë me bythë në prush", duke ua rezervuar atyre që mbetën në listën e pastruar, do të zgjidhej jeta sociale në Kosovë.  Për partive- banda të PLAN-it (PDK-LDK-AAK), duhet treguar vendi.Kërcënimi i njerëzve të cilësuar, përshkak të detyrës, siç janë zyrtarët e lartë, përfshi edhe deputetët, penalizimi është i parathënë. Dhe, zinxhirosja duhet bërë, si për kafshët e rrezikshme. Përndryshe, nëse lejohen këta aventurierë e rrugaçë ta bëjnë ligjin, atëherë dëmi do të jetë fatal, jo vetëm për popullin por edhe për Kosovën mbarë. Poshtë uçkurcat, liri Kosovës.(Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)

          1. B
            Bardhyli nga Shkupi

            Bardhyl, sigurisht ti je nga Kosova më sa jam unë nga Shkupi. Por për kokën tënde, na trego aty nga SHQUPi ku i shkruan anal- izat e tua, kur do mbarosh së ngrëni gjithë m*tin që kanë lënë ish shqupistat në atë godinë për mëse 40-50 vjet.

          2. L
            Legjend!

            Kam qeshur me lot per menyren si e ka paraqitur Mero. Është i jashtëzakonshëm! E di që ke boll që të shajnë vend e pa vend Mero, por ke plot që të lexojnë me shumë kënaqësi. Vazhdo se je penë me vlera dhe jo i paguar nga i biri dhe babai! Respekte!

            1. L
              Legjend!

              ...kushti i vetëm të jesh mbi 16 vjeç...lot!!

              1. V
                Vjosa dosen e al binin pse se kane mare dhe ata ja

                Do zoti te mos kene paguar per ndonje foto me talibanet.

                1. A
                  Aron

                  hahaha ua nxorre bojen, Mero.

                  1. m
                    mirel

                    E fort kjo Mero djali...e forte.

                    1. d
                      dashamiri

                      O Mero respekt per satiren,Te lutem shume se ceshte nje hajdar qe mban emrin Rryli nga Kosova,aman thuaj te flase me ngadale se spo i kapim dot shenimet e tij tejet iteligjente.Po rrime me laps ne dore se eshte shume i qut derdimeni

                      1. T
                        Tonini

                        Je i madh Mero. Ta kishin marre edhe gjemarkushkurin me vehte,.

                        1. Z
                          Zgalem

                          Kushti qenka 2 vjet nen moshen zyrtare , qe eshte 18 vjec . Kjo tregon se ligjerohet vetvrasja . Zgalem

                          1. B
                            Bardhyli nga Bakuja

                            Saliu dhe Iliri dy idiotët më të mëdhenj të Shqipërisë në hall të madh për t’u dukur të përfillur.

                            1. S
                              Samiti

                              Botoje ate mail qe te ka ardhe dhe qe e ke ne spam, qe te vërtetohet ajo cfare thua dhe cfare samiti eshte, se cdo gje eshte e turbullt

                              1. S
                                SBS

                                Po ,e ka botuar ore Samit ,e ke fotokopjen e aplikacionit ...

                                1. E
                                  Emigranti i paligjshem

                                  Ajo foto qe ka publikuar mero bytha ty te duket si e-mail. Shko e merr suvllaqen se mos ftohet se asht edhe kohe dreke

                                  1. A
                                    Aron

                                    Ore trap i paligjshem, ate faqen e ka hapur nga e-maili qe i kane cuar linkun per te aplikuar, apo akoma nuk ke mesuar sesi perdoret interneti.?

                                    1. E
                                      Emigranti i paligjshem

                                      O patronazhist suvllaqexhi. Asht nje adrese whatsapp- i e improvizuar. Ne e-mail nuk ka as like e as komente. Falemnderit per sugjerimin per perdorimin e internetit por nga nje person qe shperblehet me nje suvllaqe per çdo koment apo sharje nuk asht se duhet te presim ma shumë.

                              2. T
                                Tosi

                                Se mos ishte me ndryshe Gruaja e Bilalit ne Kaliforni? Fiks i njejti format, apo e harruat?

                                1. K
                                  Kajmakeria e Rilindjes

                                  Mero Baze, kemi te tjera halle sot - Keshilltari bashkiak i Rilindjes se Rames ne sherbim te Lal Fikut ne bashkine Tirane njefare Egert Vargu eshte arrestuar per 45 kg droge qe vinte nga Brazili ne Durres...apo nuk ke akoma komunikate nga CentriFuga!

                                  Lini një Përgjigje