Pse Berisha po “poshtëron” idealet e “Foltores” ? 

20 Qershor 2022, 18:03Editorial Mero Baze

Përpjekja e Berishës për të ngritur një dallgë anti-amerikane në PD, nën arsyet e betejës kundër Lulzim Bashës, si “besëprerë”, u bazuan së paku në tre tipologji të armiqve imagjinarë që kishte përballë Sali Berisha.

I pari Xhorxh Sorosi, i cili u shpik si ideator i shkatërrimit të Shqipërisë, përmes krijimit të agjenturës së tij në këtë vend, në interes të armiqve të Shqipërisë, duke përdorur për këtë qëllim dhe pushtetin që ka në SHBA.

Tipologjia e dytë e armikut ishte çdokush që kishte një prapavijë të lidhjes me SHBA dhe gëzonte besimin e Ambasadës në Tiranë.

Tipologjia e tretë e armikut ishte dikush që kishte lidhje me mediat afër Lulzim Bashës apo grupet e interesit të tij. Më i godituri në atë fushatë ishte lobisti Henri Çili, i cili akuzohej si prodhues kuadrosh për Bashën dhe mbështetës në shtyp.

Sot Sali Berisha prezantoi si drejtor të komunikimit me gazetarë, Alfred Lelën, i cili i mishëron të tre këto cilësi. Vjen nga Fondacioni “Soros”, vjen nga SHBA dhe raporte të mira me Ambasadën amerikane në Tiranë dhe natyrisht është pjesë e enturazhit të Henri Çilit, aq shumë të mallkuar nga Sali Berisha.

Nuk e ka zgjedhur keq për të bërë punën. Madje dhe doktoraturën tek Univeristi Europian e ka kryer me përsiatje rreth jetës politike të Sali Berishës.

Problemi është pse Berisha po detyrohet të poshtërojë vet publikisht synimet e shpallura të “Foltores” dhe akoma më keq, të tallet me armiqtë e shpikur të saj?

Shpjegimi është i thjesht për të gjithë ata që njohin Sali Berishën. Në çdo betejë të tij ka dy faza. Faza e parë janë gënjeshtrat që mobilizojnë militantët dhe trushpëlarët që i garantojnë atij pushtetin me çdo çmim në krye të partisë.

Për të kapur zyrën e kryetarit ai është gati të shpallë gjithë botën armike dhe të mbetet me një grusht njerëzish. Dhe për të kapur dhe një herë kreun e Foltores, ai pranoi të mbetet vetëm me Flamur Nokën dhe t’i zbojë të gjithë, duke mos i besuar më askujt.

Pasi ky proces përfundoi, tani Berisha ka fazën e tij të dytë, atë që e quan fasadë të hapjes. Tani nuk mërzitet nëse merr dhe Aleks Sorosin si kompani lobimi, apo nëse lëpin gjithçka çfarë ka pështyrë.

Tani që e ka siguruar pushtetin brenda partisë, broçkullat e konservatorizmit, antisoroizmit etj, mbeten vetëm detaje që i duhen për të mbuluar anti-amerikanizmin. 

E tillë është dhe përzgjedhja e Alfed Lelës si drejtor komunikimi me shtypin. Shpresojmë së paku mos të na mungoj buzëqeshja e zonjës Garo, e cila është e sinqertë në padijen e saj rreth këtyre trukeve të Doktorit.

Mbi të gjitha shpresoj që Berisha këtë herë t'ia dijë për nder këtë sakrificë Alfred Lelës, e cila është e ngjashme me sakrificën që ka pas bërë Fahri Balliu më 1991, kur kërkonte të anëtarësohej në PPSH, ndërsa të gjithë po dorëzonin teserat. 

20 Komente

  1. l
    lumi

    dhiz iz a mirull ov fridhem ,free press ov folltorja.

    1. T
      Tarrasi

      Ky Lela i neveritshem!!

      1. V
        Vranakonti

        Lela, koke gjarperi,i adhuruari i Saliut. Bravo Sali, ke gjetur "njeri".

    2. S
      S keni pa gje akoma

      Berishs I duhen intrigante dhe servila te pademshem. Jo budallenje karrierist. I PARI e hengri cuni Faros. I dyti Kelluci karrierist i fshehur. Garo ka thjeshtesi budallaqje. Balon tabake. Besoj se se shpejti do vij rradha Mulit. Psh Po te afrohet Enkelejdi, Muli te nesermen nuk paraqiten. Keshtu e ka jeta. Rrnofte Foltorja !

      1. B
        Balo

        Nuk është zakon të flasësh keq për të vdekurit ,Mero!

        1. U
          Unë

          E ka nganjehere Meroja kete defekt...tall bëthen edhe me tè vdekurit.

        2. M
          Miradije Hoti

          Non grata eshte njeri qe nuk ka ideale qellimi tije nuk eshte politika por te shpetoje familjen kriminale Berrisha ai zgjodhi jevgun lela si intermédiaire midis tije dhe ambasades amerikane nese nuk funksionon se ka problem ta deboje jevgun .non grata zgjohet komuniste ne dreke transformohet balliste ne mbremje fashit te nesermen utopiste vazhdon ateiste islamiste terroriste i bene te gjitha eshte fytyra me e keqe ndersa ata qe i shkojne pas jane tipa si ujku Cerrikut arjan Cani Shkullaku rakipikari spiune i lindur e then shkurte plehrat e vendit

          1. M
            Miradije moj me qifsh

            Ja hongsh karin Albin Kurtit.

            1. B
              Burgu NISHIT

              Albiniveste pédéraste e kane perdhunuar ne burgun e NISHIT ka video qe qarkuklijne

          2. n
            neri

            KRIJESE VISHIDE. ME LEKET TONA DO TE THOTE KERMILL.

            1. B
              Bastriu

              Mero ka zera qe Sokol Balles i ka mbetur hateri se perse Saliu zgjodhi Alfren Lelen kur kishte edhe me legen se sa ai!

              1. B
                Bisha NANO

                FJALIA E FUNDIT ISHTE BRILANTE….

                1. P
                  Pa Zenin behet PD

                  Saliu eshte i pabese! Ai po e kthen PD ne nje parti familjare me Zenin dhe Giten aty. Flamurin dhe Keltisin, Paloken dhe Vokshin. Keto funderine do te dalin jashte loje per nje vit. PD do te drejtohet nga Belind Kelliçi, Tomorr Alizoti dhe shume te rinj te tjere aty. Koha e Saliut, Zenit, Lulit dhe Mulit po merr fund.

                  1. P
                    Patrioti

                    O Z.Mero je shume i sakte per ato qe ke shkruar te respektoj se je i pa lodhur per ta demaskuar kete sharlatan te politikes Shqipetare. Po lete zgjidhen e sterzgjidhen ata te grupit te foltores ata nuk kuptojne nje gje qe po te zgjodhi saliu o do shkosh ne varreze o do shkosh ne burke. Me nje fjal po te zgjodhi saliu je i pjerdhur e jo I zgjedhur. Po te zgjodhi Amerika mendou mire per ta kryer detyren me nder.Po sali berisha ate detyre ka te veje Shqipetaret kundera njeri tjeterit sic e ka bere,e jo me foltoren qe luane si do vete.Qe kur sali berisha ka mare damken e no grada une vete po ndjej demokracin ne SHQIPERI kam pare qe njerezit po flasin lirshem neper studio. Posht kremineli sali berisha, sali nuk ta fale 97ten kreminel i betuar. Respecte Z Mero Baze

                    1. Q
                      Qytetar

                      Ideja dhe qellimi I Bishes ishte : Shkaterrim ne themel te gjithçkakje te mire qe Shqiptaret kishin ndertuar ne gjithe ekzistencen e tyre. Bisha e realizoj. Per kete Shqiptaret duhet ti ngrene Himne dhe Balada.

                      1. M
                        MEROMAVRIA

                        O MERO KRIPTOEJVERISTI,te mbeti ora tek Berisha! 80% te info ketu per berishen e te tijet...Do ju marre me vete ne ate bote te gjalle si dikur faraonet oborret e tyre!!!

                        1. F
                          FCB

                          Berisha burre shteti tha nje Ambasador i vertete Amerikan.

                          1. A
                            Aldo

                            Amerikanet e vertete e shpallen non grata Salih Malokun o shpellar.....

                            1. A
                              Aldo

                              Amerikanet e vertete e shpallen non grata Salih Malokun o shpellar.....

                            2. e
                              eli-tiv

                              ...cfare mund te poshteroje saliu...?? ai eshte i poshteruar e familjarisht.....ai eshte ku therret "qameti"...nuk i ka rendesi parime...cfare ka thane...cfare thote...Para pa fund qe ka i sherben ne keto momente....thone para e bardhe ne kohe te zeze ...te veshtire..Saliu ka parane e zeze per kohe te zeze....prandaj edhe paraja nuk i sherben....Te gjithe qe i vijne rrotull jane korba qe duan te shqyejne kermen..

                              Lini një Përgjigje