Të zhgënjyerit nga Albin Kurti në Tiranë 

21 Qershor 2022, 19:43Editorial Mero Baze

Ka një zhgënjim nga mbështetësit e Albin Kurtit në Shqipëri, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Prishtinë, të cilën e quajnë si rast të humbur të Albin Kurtit për të mundur Edi Ramën dhe Qeverinë e Shqipërisë . 

Zhgënjimi i ka rrënjët tek bindja që kanë krijuar opozitarët e Shqipërisë se, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e kanë Qeverinë e Shqipërisë një armik ideologjik të tyre,  për shkak të aleancës që patën vendosur më 2019 me Sali Berishën dhe Ilir Metën, duke u rreshtuar bashkë me ta në një front opozitar.

Bënë sa mundën të shpikin një bisedë qesharake në Ohër, kur një njeri i Berishës kishte dëgjuar Edi Ramën se do rrëzonte Albin Kurtin. Edhe pse fantazia dukej shumë e nivelit te Çim Pekës, kishin besim që do ta ndërsenin Albin Kurtin kundër Shqipërisë, në Prishtinë. Nuk po flas për Vjosa Osmanin, se ajo është 24 orë e eksituar kundër Shqipërisë.

Aleanca e panatyrshme e Albin Kurtit me Berishën dhe Metën buronte nga arsye të ndryshme nga të dy palët. Berishës dhe Metës i duhej Albini si një luftëtar fitimtar në Prishtinë me flamurin antikorrupsion, ndërsa Albinit i duhej Berisha dhe Meta si aleatë kundër Edi Ramës, me qëllim që të mos kishte në hapësirën shqiptare dikë që e rivalizonte sipas mendjes së tij.

Deliri i tij për t’u bërë një lider mbarëkombëtar, e shikonte Berishën dhe Metën si mekanizëm për të krijuar një pushtet të vetin në Shqipëri.

Për këtë arsye ai e injoroi faktin që Qeveria e cila premtonte se do të luftonte korrupsionin në Prishtinë dhe do të bënte betejë me oligarkët, hyri në aleancë politike me dy figura simbol të korrupsionit në botën shqiptare, njëri prej të cilëve, Sali Berisha është i damkosur familjarisht nga SHBA si i përfshirë në korrupsion madhor, bashkë me gruan dhe fëmijët.

Por Albin Kurti e humbi atë betejë më keq se Berisha e Meta. Por opozitarët e Shqipërisë para se të zhgënjehen nga Albin Kurti që nuk e mundi dot Edi Ramën, duhet të zhgënjehen nga udhëheqësit e tyre, të cilët janë mundur tri herë rresht nga Edi Rama, dhe nuk i dihet fundi.

Albin Kurtit, Berisha e Meta i duheshin që t’iu nxirrte Edi Ramën nga skena politike, nuk i duheshin për të ardhmen e Shqipërisë apo opozitës shqiptare. 

Tani opozita shqiptare ka rizgjedhur në krye të opozitës një person “non grata”, të akuzuar për korrupsion madhor familjarisht nga SHBA, që është në aleancë me Ilir Metën, dhe pretendon që kundërshtarin në Tiranë t’ua mundë Albin Kurti.

Zgjedhin në krye të opozitës një garniturë anti-perëndimore dhe anti-amerikane dhe kërkojnë nga Albin Kurti të jetë refuzues ndaj politikave të SHBA dhe BE në Kosovë, me qëllim që të bëhet i ngjashëm me këta si dele e zezë e Perëndimit.  

Kështu që këta të zhgënjyerit e Shqipërisë, nuk është se adhurojnë Albin Kurtin, por nga që “shkopi i tyre është i zhytur i tëri në mut” dhe s’ke ku ta kapësh, shpresojnë të përdorin Albin Kurtin si një shkop që duhet t’ua mundë këtyre Edi Ramën.

Më lehtë e kanë të flakin shkopin e ndotur të halesë së tyre, se sa të bëjnë dhe Albinin të ngjashëm me të. 

11 Komente

  1. B
    BABALE i PD

    Urrdher i non grata komunistit Berrisha : Te filloni sulmin sa me shpejte dilni shkruani artikuj se ndryshe s' ka pare urrdher Bubuzhel Berati dezinformo koqevaret se ta mbylla rubineten ndryshe nuk ju paguaj derra , dembela urrdher sajoni nje Babale hyne ne loje i madhi Peka me zgjuarsine e ujkut te Fierit e gjeti : Ne nje kafene ne Ohre kaloje njeri dhe degjoje Ramen ....... prodhim ( Made in Qim Peka ) e rendomte as ne krahinen e koqevarise nuk funksionoje keshtu eshte kur ne loje nuk mer pjese Salianji rregjizori Babale1 Babale 2

    1. T
      Temo

      Si nuk doli nje udheheqes qe ta bashkonte kete popull, por vetem pretendues te behen :baballare te kombit? Ishte nje baba qe krijoi Shqiperine ne 1912. Nuk do te kete baballare te tjere. Ne na duhen njerez modeste po me mendje plot e vizionare qe ta nxjerrin Shqiperine vendi i fundit ne Europe, njerez modeste e te mencur qe te kuptojne se nuk behen dot as baballare as udheheqsa.

      1. V
        Vranakonti

        Bravo Zoti Mero!

        1. T
          TemaTiku

          Albin Kurti admirohet nga shqiptaret e Shqiperise dhe kosovaret e Kosoves se shohin tek ai politikanin pushtetar qe punon per interesat e vendit tij dhe shtetasve te tij. Albin Kurti sulmohet nga Mediat e Vucicit ne Beograd dhe Mediat e Rames ne Tirane, me ne krye si gjithmone Mediatikun e tere pushteteve me rradhe, Mero Bazen. Keta qesharake shohin e shijojne Edi Ramen aty mes shaleve te Vucicit dhe nderkohe sulmojne Albin Kurtin, duke i bere atij nder dhe ja rritur me shume respektin nder qytetaret e tij.

          1. T
            Tiku zhapiku

            Tiku zhapiku e ke gjetur bravo fati madhe qe nuk kemi shume debila si ty meqense te pelqen bolsheviku vetefundosjes kalo malin dhe shkone te krahina e kosoves .tiku zhapiku kur komenti jot md kujton dhendrin e Serbise non grata e foltore-nevojtore besoje qe edhe ti ke pjese nevojtores se komunistit

            1. p
              pershendetje revolucionare - dashamiresi

              Zhapiko, nje sugjerim dashamires : Fshiji shpejt keto perrallat me dhenderr Serbie non grata se do ti lexoje Ed Rama nga aty poshte shaleve te Vucicit te Open Ballkan e do ta prese rrogen e Patronazhistit.

          2. q
            qeveria e (Gent) KAKAVE

            Indeksi i Eurostat - Shqiperia me cmime ushqimesh sa vendet e BE ! (Sa per te ardhurat mujore te shqiptareve ne raport me ato ne BE, no comment) Merita absolute per kete i takon qeverise e personalisht Edi Rames, aq i perkushtuar per ekonomine e shqiptareve po aq sa edhe per Open Ballkan !!

            1. K
              Kaka pizga

              Me kaks pizga si ty qe nuk punojne normale qe do kete importe ehhh cfare theme une import ku kuptone kaka cfare eshte importi. Shoku kaka nese ti e blene nje shampo ne itali kuptohet qe ti e blen me cmimin e europes fut transporté dhe fitimin normale qe del me e shtrenjte se ne itali nese prodhohet ne zonen e ballkanit hapur ku te ardhurat mensuel jane te peraferta do ta blesh lire o kaka pizga u zgjata pak po i bindur qe nje kaka si ty kuptone vetem gjyshin non grata

            2. A
              Ashtu Kot

              Kemi vertete ndryshime themelore ne politiken e jashtme te Ballkanit Perendimor. Ndryshimi me i dukshem eshte "afrimi" i Kurtit me Ramen dhe Vuciqin. Marreveshja energjitike midis Kurtit dhe Vuciqit si dhe dhe takimi i fundit i qeverive shqiptare flasin qarte per nje fryme te re ne Ballkan. Nga ana tjeter Bullgaria ka dhene shenja se "po zbutet" per Jo--ne e saj ndaj MV. Kjo eshte vertete nje teme e thelle dhe une nuk mund te pretendoj se do them te vetrteten apsolute, por mendoj pak me ndryshe. Pa ofenduar te tjeret dhe pa marre meritat e tyre ne kete "afrim" te Kurtit me Ramen dhe Vuciqin, une mendoj se eshte ai Vuciqi qe ka levizur guret dhe ka ndryshuar politiken e tij. Vuciqi si "vella i math" i Rames dhe si padrino i Kurtit ka vendosur qe udhezimet per Kurtin te ndryshojne nga qendrime "radikale' dhe patriotike" ne qendrime "fleksible dhe praktike". Rames i vjen mire qe Kurti eshte "zbutur", prandaj Rama beri deklarata jo te zakonshme te tipit qe ai nuk nderyn ne politiken e brendeshme te Kosoves, duke i dhene Kurtit "fryme" per te vazhduar qeverisjen e tij ne Kosove. Ai ne thelb mendon se Kurti ka kuptuar te verteten dhe ka "nderuar rruge". Rama as qe mendon se kjo erdhi si rezultat i ndryshimeve ne politiken e Serbise kur ajo eshte vene me shpatulla per muri per qendrimet e saj "as mish as peshk" ne relacionin Evrope-Rusi. Serbia i tregon Evropes se ajo eshte "zonja" e asaj pjese te Ballkanit qe ka qene historikisht "muri mbrojtes" i Evropes nga hordhite e lindjes. Ishte po kjo Serbi qe sabotoi "shkembimin e territoreve" me te cilin do ishte mbyllur historia. Kurti jo pa qellim "shkembimin e territoreve" e transformoi ne "ndarje te Kosoves". Ky ishte orjentimi qe i dha Vuciqi kur pa se "shkembimi i territoreve" nuk dio kalonte ne referendumin serb...Kurti ne ate kohe e shpalli Thacin spiun dhe sot po ben leshime "radikale" ne "asociacionin" serb... Nuk do jete larg koha qe ai te deklaroje se ai rruajti kufijte e Kosoves duke e shnderuar Kosoven ne nje "Bosnje te Dyte"... Ne kete situate duam apo nuk duam ne, nuk kemi shume se cte bejme. Ne nuk mund te ndryshojme Kurtin apo Vuciqin por lutemi tek zoti qe Rama te kete mendjen e qarte dhe llogjiken e ftohte. Le te shpresojme se ai di se cben ne corben serbe si brenda Shqiperise me ne krye Sali Berishen, ashtu dhe ne Kosove...

              1. s
                specialisti

                Si nuk e kuptojne politikanet shqiptare, qe me futjen ne BE, cdo shqiptar mund te shkoje , pa kufizim , te punoje e jetoje ne vendet e BE. Tani kane kufizimin e 90 diteshit. Njerez pa vizion qe duan ta mbyllin Shqiperine, e rinia mos te kete mundesi te punoje ne vendet e BE. Populli i gjithe botes eshte patriot per vendin e tij, por do pune e jetese me te mire. E kjo per momentin eshte ne vendet e BE.

                1. K
                  KOLA

                  Bollle me. me izolime ja kemi pare. Shérin nga. Izolimi

                Lini një Përgjigje