Tre paradokset e atyre që shqetësohen nga fjalimi i Edi Ramës 

24 Qershor 2022, 19:38Editorial Mero Baze

 
Debati mbi gjuhën e përdorur nga Edi Rama në Samitin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është fatkeqësisht më i varfër se gjuha e tij.  
Paradoksi i parë i debatit është fakti që një opozitë e cila ka në krye të saj një lider të ndëshkuar, të izoluar dhe të paralajmëruar nga perëndimi, për të mos e pasur udhëheqës, po derdh kot krokodili se fjalimi i Edi Ramës po na prish me Perëndimin. Qenia e Sali Berishës në krye këtyre eunukëve që qajnë për perëndimin, është akt lufte ndaj Perëndimit. Sot për sot, fatmirësisht është vetëm në emër të tyre dhe jo në emër të Shqipërisë. 
Një parti që zgjedh në krye të saj liderin e vetëm në historinë e Shqipërisë të shpallur “a non grata” nga SHBA dhe të ndjekur në politikat e izolimit edhe nga BE, nuk ka nevojë të mbajë fjalime kundër perëndimit se ka votuar ndërkohë kundër Perëndimit.  
Ndaj është mirë të kursejnë lotët dhe t'i ruajnë kur të vdesë Sali Berisha. Atëherë mund të bëhen njerëz të lirë dhe të flasin dhe për fatet e Shqipërisë. Tani për tani nuk kanë fuqi të vendosin as për veta, e jo për Shqipërinë. 
Paradoksi i dytë është që fjalimi i Edi Ramës ka gjetur më shumë aprovim në perëndim dhe sidomos në shtypin perëndimor dhe ka shqetësuar vetëm antiperëndimorët e Shqipërisë. 
Kam parë dje shumë twiter apo komente të shumë personaliteteve ndërkombëtare, madje nga ata që nuk e honepsin dot Edi Ramën që shkruanin “se kur ka të drejtë ka të drejtë”.

Nuk kam parë thuajse asnjë koment negativ në shtypin perëndimor, dhe thuajse asnjë shkrim paranojak, që ta konsideronte fjalimin e Edi Ramës si përpjekje e tij për ta larguar Shqipërinë nga Evropa. Përkundrazi ankesa e tij e dhimbshme që i ngjante më shumë një vaji dëshpërues të një fëmije, para një porte që nuk po hapet, është tregues i këmbënguljes së Shqipërisë për të hyrë në portat e BE dhe jo ndonjë dëshirë për tu larguar prej saj. 
Paradoksi i tretë është se gjuha e tij e ashpër me Bullgarinë, ndihmoi më shumë forcat politike properëndimore në Bullgari të zhbllokonin situatën dhe u prishi punë më shumë politikanëve antiperëndimorë në Tiranë, që filluan të qajnë dhe për Bullgarinë. Debati i Edi Ramës me Bullgarinë nuk ishte armiqësor, por i tensionuar. Komentet e tij nervoze me disa zyrtarë bullgarë, kujtesa që u bëri se ai ka njohur minoritetin bullgar në Shqipëri me një qasje që dëshmon standardet perëndimore të Shqipërisë për këtë çështje, dhe akoma më tepër telefonata e lumtur e Borisovit që njoftoi vetë kryeministrin e Shqipërisë për rënien e vetos bullgare, nuk tregojnë armiqësi me Bullgarinë, por një dinamikë të fortë bashkëpunimi, të cilat kanë anën e tyre dramatike për shkak se ishin shkaku i bllokimit të dy vendeve në rrugën drejt BE. Shumica e politikanëve bullgarë, janë në anën e Shqipërisë dhe Maqedonisë në këtë histori, por tani janë pengje të zhvillimeve të mëparshme politike brenda vendit të tyre. Për këtë arsye, gjuha e ashpër e Ed Ramës ka ndihmuar më shumë politikanët perëndimor të Bullgarisë të vepronin dhe ka mërzitur disa shqiptarë në Tiranë, të cilët dëshirojnë të mos i prishim qetësinë Bullgarisë, që ta mbajë në fuqi embargon kundër dy vendeve. 
Në spiralen tashmë banale ku ka hyrë procesi i dritës jeshile për çeljen e negociatave me Shqipërinë, ne nuk kemi më asgjë në dorë përveçse të qajmë me dëshpërim në sofatin e portave të Evropës ku duam të hyjmë. Nuk e kemi luksin të qajmë në portat e Moskës, dhe as ta rrethojmë Shqipërinë me tela me gjemba.  
Edi Rama ka vajtuar në emër tonë në shtëpinë e atyre që akoma nuk na hapin derën. I vetmi debat që mund të jetë në këtë rast me ata që e duan vërtet Shqipërinë në perëndim, është a na nderon e qara e tij. Në këto kohë, mendoj se fjalimi i tij është i vetmi mall eksporti i mirë që kemi për në Evropë. 
 
 

42 Komente

  1. N
    Nari

    Analize e sakte dhe perfekte

    1. S
      Sindikata e Suflaqeve

      Sufllaqe te ngrohte bajate direkt per Nari Nari na plasi k....

    2. B
      Bardha

      Z .Mero kete shkrim e prisja prej jush,pak vone por ma mire vone se kurre.Kur shikoja mbrame gerdallat e sheqeres te shpellave te karaxhixhit si Trtan preshi,hales se bllokut te birit te spiunit,hajvanit bumci,antarin e shpellave vicidolit mustaf leshin e shume karagjoza tjere qe gjasme i kishte prishur miqesin me Bullgarin ketyre lijnverbinding te pusetave te ndyta te Shqiperise.Bravo Mero

      1. T
        Tajar Tahipi

        @Bardha ma thithsh karin.

        1. e
          em

          Tajar : gjithe bota jote eshte Ai organi yt , ndersa per shqiptaret ka dhe gezime te tjera

        2. B
          Bravo Mero

          Rrofsh Mero qe ja ngrite Bardhes moralin , se gati e pat humb shpresen. Tani qe lexoi ty u karikua dhe jeta e saj mori kuptim . Bravo mero

        3. F
          FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

          Pas 30 vjetesh kur do beni ndonjehere informacion per shqiptaret qe po shperbehen si popull e per Shqiperine po vetem per krriminelet antishqiptaret edvinet liket e serb SALINE!?

          1. U
            Unfortunately

            Bullgaria e beri shume te qarte nje dite para se veton do ta hiqte duke rene dakord me propozimin Francez por nuk mundet ti bej gjerat sipas deshires dhe tekave Ballkanike kur ne te njejten dite i bie qeveria dhe ka nje popull pro Ruse.. Edhe Evropa nuk mund te detyroje me dhune nje antare te saj te marre vendime. Ky ishte nje cirk ballkanik ku marrim flake nga bytha per nje plesht dhe te nesermen rrime si muti ne shi.. Nese vertet duan dhebjane trima le te bejne marreveshje me Serbet dhe te mbyllet kjo gje se nuk do merremi me komplekset ballkanike te shqipetareve dhe sllave. Edhe sikur neser te hapen negociatat asgje nuk ndryshon per njerezit ne Shqiperi.

            1. A
              Aron

              Sakte si gjithmone. Fjalimi i Edit do te mbahet ne arkive te lexohet dhe studiohet ne nje te ardhme, jo vetem brenda, por edhe nga te huajt. Edi ishte i drejtperdrejte dhe i qarte per te gjitha palet.

              1. A
                Aron ( koqja)

                Po po do te fshijme bythen kete jave dhe askush nuk do ta kujtoje fleterrufenë revolucionare te komisarit te kuq (ed) Vin Llapa. Tallin bythen te gjithe pasi marrin pagesen per ta lavderuar. Ai po eshte koqe vdes per furçe province...morfologjia eshte FanNoliane, struktura eshte musicale Satîen, pikat jane Brehtiane, presjet jane piloperisteriane, ndersa ...metaforat metobazetariane me theks te grisur....

              2. l
                lenci bira

                Bravo z.Baze Salih bin ladn me Like floririn po kthehen dhe nje here ne vendin e krimit Se di po ambasada amerikane po heshte tani!!!! do zoti dhe nuk ka ndonje procedur per ta amnistuat, duket se dhe amerikes po i hyne uji nga te kater anet

                1. S
                  Sara

                  e vertete, mos u merrni me mender politikane provinciale qe ende nuk kuptojne se politika siot bazohet mbi vertetesine e jo mbi shtirjen...

                  1. M
                    Mali

                    Ne cilen bote jeton mi Sara qe thua te tilla Gomarlleqe? Politika dhe e verteta ? Nje mal ne mes .

                  2. N
                    NjeQytetarOptimist

                    Edi Rama tha ate qe tha. Te verteten.. Kush nuk e pelqen, te mbylli gojen dhe mos te behet bisht Evropjan i dores se dyte.. Maqedonia ska cfare ti ofroj Bullgarise dhe si ka asnje detyrim.. Politikanet shqiptare maqedonas te mbyllin gojen gjithashtu sepse kane 17 vjet qe jane ne vend numuro dhe ta falenderojne Ramen qe u ngrit dhe tha: Boll me !!! Po sdeshen, le te ndahen nga aplikimi me ne dhe e shohim kush ngec prape.. Te tjerat jane muhabet ish ambasadoresh dhe pa pantallonash nga kazani ne kazan te drejtuar nga Sheqerja me bastun..

                    1. E
                      ERTV

                      Na kritikon neve Mero që jemi kritik me Ramën duke n'a klasifikuar me të padrejtë në kampe që nuk jemi ose clubs që nuk ju përkasim. Kur në të vërtetë ka vend për kritik sa të duash . Të brendshme (jo nga Saleh, Like e Medih) por edhe të jashtme. Lexo, fjalimin e Edit. Paragrafin e Macronit dhe të Serbisë. Dhe jam i bindur se edhe ti do të jesh kritik (mbase jo me ndonjë shkrim) por minimalisht me reagim personal. Jo çdo kritik ndaj tij ose më saktë qëndrimeve ose deklarimeve të tij. Bëhet për shkakun si "e asaj që për inat të së vjehrrës, shkon e fle me mullixhinë" Politikanët ikin, Kombet mbeten... Shqipëria nuk është Edi Rama (edhe pse sot mund të përfaqësoj një shumicë solide (por deri dje fluide). Me Europën (EU) duhet të flasësh si Europian...

                      1. S
                        SYRI TV

                        kush te qi ty o ERTV ti je nje klloun qe ste ben as te qeshesh.Nje kelysh qe i ben fresk dordolecit Vucidolit ..kaq je

                      2. P
                        Para Laci

                        Gjirhkush I shikon gjerat nga kendveshtrimet e tyre. Lexova edhe artikullin e Shpetim Nazarkos dhe nga ai kendveshtrim mesova dicka te re. Por, e mbeshtes fjalimin e Rames me shume se sa articullin e Nazarkos, sepse ne fund to fundit Franca I njeh me mire se kushdo tjeter kto kryengritjet. Asnje nuk i ka fituar te drejtat e tij pa lufte apo kryengritje. Francezet i fituan me revolucionin ne 1789. Sklleverit ne nje nga ishujt e pushtuar nga Franca u ngriten ne revolte dhe fituan te drejtat e tyre. Pastaj te drejtat e njeriut avash-avash u shperndane ne te gjithe Evropen. Me shume se sa bulku i fjalimit te Rames ishte gjesti, nje mini-kryengritje per ti thene Europes se edhe ne i kemi te drejtat tona. Perderisa Bullgaria e zhblloki nyjen midis atyre, Macedonise se Veriut dhe Shqiperise, kryengritja e Rames funksionoi.

                        1. S
                          Saliu dhe idiotët e tij komunistë

                          Laçi, respekte. Koment me vlera.

                          1. K
                            Kthjellohu

                            Seanca.e parlamenti Bullgar ishte planifiluar pa Interpretuar Rama akoma o plaku !

                          2. P
                            Paul Saddy

                            E mundi Bullgarin me bullgaret.

                            1. n
                              nord.al

                              Bravo Bardha

                              1. P
                                Pero

                                Mero Të uroj për analizen tende Nuk kam komentuar për fjalimin perlë të kryeministrit por per jehonën tënde karshi atij fjalimi

                                1. J
                                  Jack

                                  Excellent , Mero.

                                  1. B
                                    Balo

                                    Mero si e do komentin, të mirë apo negativ!? Përderisa paguan, ke të drejtën e preferencës!

                                    1. T
                                      Taras Bulba

                                      Te lumte Mero ,qe u cjere suratin ketyre muteve ,me ne krye kriminelin Non Grata

                                      1. M
                                        Miri

                                        Edi esjye polotikan klasi...qente le te lehin.

                                        1. b
                                          bravo

                                          Mero. Si gjithmonë i pakonkurueshëm.

                                          1. S
                                            Shijaku

                                            Po po po !!!....baze eshte fat qe e kemi...

                                            1. P
                                              PPSH

                                              Meron do ta bejme doganier strategjik

                                          2. M
                                            Mersin

                                            Analizë e saktë Mero djali.

                                            1. L
                                              Lagja Vrenez Vlore

                                              Analize e sakte dhe z.Rama foli me gjuhen qe duhej te kishte folur politika kohe me pare.Vetem nje merak kam analisti qe i di te gjitha i biri Gaqo Neshos dhe nipi Vito Kapos ish diplomati 30 jet ne OKB ,Agim Neshua cfare thote.

                                              1. M
                                                Ministria e KomshiKulturës

                                                Pirdh Mëro pirdh, jo vetëm që slirohesh por edhe transformimi ne gomone shpetimi te pompuar nga leket e iceneratoreve nuk te ben derman. Hap nje brime tjeter nen bisht. Dy I ke bëji tre. Do na trëmbësh pulat kur të eksplodosh nga gazrat kromatike të Vin Llapës - Fanfani I Surrelit

                                                1. V
                                                  Velo

                                                  Edi foli dy here: nje here u tha "turp" qe na bllokoni pa aresye. Here e dyte tha "falem8nderit" qe reaguat dhe e hoqet bllokaden.

                                                  1. v
                                                    valdrin

                                                    Shume sakte Mero, po cfar komente mund te presesh nga shpellaret qe perkrahin nje non grata....

                                                    1. A
                                                      Asd

                                                      Mua nuk me behet vone per Sali berishen dhe as opoziten e tij, dhe prisja qe ky shkrim te analizonte "paradokset" e Rames me shqiptaret dhe jo me opoziten. Megjithate gjuha e Rames eshte e rende. Me kujton ndonje injorant ne kampet e para te emigranteve ne Itali, qe meqenese kishte mesuar disa fjale italiane, u hakerrehej guzhiniereve per supen dhe ca injorante te tjere qe thonin; Mire ia beri shkerdh... ve. Ky eshte rasti kur del nga konteksti. Duke humbur busullen dhe duke harruar qe po te hapin deren e shtepise, z. Rama u hakerrehet te zoteve se po vonojne dhe po e lene gjate tek dera. Rama duhet te ruaje raportin qytetar me gjithe te huajt sepse ai na perfaqson edhe pse mund ti duket vetja garip Tirane. Une nuk jam dakort me kete gjuhe. Shtypi i huaj nuk ka shkruajtur keq? Mos kini merak sepse gazetaret e huaj kane tolerancat e tyre. Ata shenojne por nuk falin. Eshte e qarte qe nuk eshte e nevojshme te pergjigjen zjarr per zjarr, megjithese nota e qeverise bullgare duhet ti mjaftonte Rames, shqiptareve por edhe gazetareve te tij qe e mbrojne cfaredo ai ben.

                                                      1. A
                                                        Asd

                                                        Mua nuk me behet vone per Sali berishen dhe as opoziten e tij, dhe prisja qe ky shkrim te analizonte "paradokset" e Rames me shqiptaret dhe jo me opoziten. Megjithate gjuha e Rames eshte e rende. Me kujton ndonje injorant ne kampet e para te emigranteve ne Itali, qe meqenese kishte mesuar disa fjale italiane, u hakerrehej guzhiniereve per supen dhe ca injorante te tjere qe thonin; Mire ia beri shkerdh... ve. Ky eshte rasti kur del nga konteksti. Duke humbur busullen dhe duke harruar qe po te hapin deren e shtepise, z. Rama u hakerrehet te zoteve se po vonojne dhe po e lene gjate tek dera. Rama duhet te ruaje raportin qytetar me gjithe te huajt sepse ai na perfaqson edhe pse mund ti duket vetja garip Tirane. Une nuk jam dakort me kete gjuhe. Shtypi i huaj nuk ka shkruajtur keq? Mos kini merak sepse gazetaret e huaj kane tolerancat e tyre. Ata shenojne por nuk falin. Eshte e qarte qe nuk eshte e nevojshme te pergjigjen zjarr per zjarr, megjithese nota e qeverise bullgare duhet ti mjaftonte Rames, shqiptareve por edhe gazetareve te tij qe e mbrojne cfaredo ai ben.

                                                        1. A
                                                          Asd

                                                          Mua nuk me behet vone per Sali berishen dhe as opoziten e tij, dhe prisja qe ky shkrim te analizonte "paradokset" e Rames me shqiptaret dhe jo me opoziten. Megjithate gjuha e Rames eshte e rende. Me kujton ndonje injorant ne kampet e para te emigranteve ne Itali, qe meqenese kishte mesuar disa fjale italiane, u hakerrehej guzhiniereve per supen dhe ca injorante te tjere qe thonin; Mire ia beri shkerdh... ve. Ky eshte rasti kur del nga konteksti. Duke humbur busullen dhe duke harruar qe po te hapin deren e shtepise, z. Rama u hakerrehet te zoteve se po vonojne dhe po e lene gjate tek dera. Rama duhet te ruaje raportin qytetar me gjithe te huajt sepse ai na perfaqson edhe pse mund ti duket vetja garip Tirane. Une nuk jam dakort me kete gjuhe. Shtypi i huaj nuk ka shkruajtur keq? Mos kini merak sepse gazetaret e huaj kane tolerancat e tyre. Ata shenojne por nuk falin. Eshte e qarte qe nuk eshte e nevojshme te pergjigjen zjarr per zjarr, megjithese nota e qeverise bullgare duhet ti mjaftonte Rames, shqiptareve por edhe gazetareve te tij qe e mbrojne cfaredo ai ben.

                                                          1. Q
                                                            Qytetar i Tiranes

                                                            te shofim cdo beje Dordoleci i vucidolit me 200 "petrita "ne dt 7 korrik Besoj do na e marri ne goje si gjithmone , non grata

                                                            1. B
                                                              BRAVO MERO BAZE

                                                              NJE BRAVO TE MADHE E SHKRUAR ME SHKRONJA TE MEDHA BRAVO MERO MOS MA MER PER COMPLIMENT PO JE PISHTARE I GAZETARISE PISHTARE FJALES SE VERTETE SUKSESE MERO

                                                              1. B
                                                                Bardha

                                                                Tajar me tajare jam bindur se kane lidhje me anusin,shpellaket kane deshire te lepihen se kane zbritur nga pemet,tyng

                                                                1. B
                                                                  Bardha

                                                                  Tajar e gjete vendin nga vjen ,rrofshin pemet qe na mbajten ne deget e tyre

                                                                  1. a
                                                                    arqile

                                                                    Thjesht bravo Mero.Turp te kene b.. l....e sales qe kur bejme ndonje koment i thencin vetem shajne e ofendojne nuk kane llogjike qe kur bredhin pas kriminelit.Kur e lene .

                                                                    Lini një Përgjigje