Berisha paralajmëron Bashën siç paralajmëroi sekretarin Blinken dhe ambasadoren Yuri Kim 

30 Qershor 2022, 21:56Editorial Mero Baze

Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibejt po i ndodh pak a shumë si sekretarit Blinken apo ambasadores Yuri Kim me Sali Berishën.

Basha dhe Alibeaj të dy janë ndër ata deputetë që kanë deklaruar qartë që nuk shkojnë në mitingun e Sali Berishës, pasi i shërben përçarjes së opozitës dhe interesave familjare të Berishës. Pas kësaj, Sali Berisha i ka kërcënuar Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeaj të mos shkojnë në protestë më 7 korrik, duke nënkuptuar linçimin e tyre. 

Në fakt, që të dukej më vizionar, duhet të fuste në listë dhe dhjetëra deputetë të tjerë që kanë deklaruar se nuk do të shkojnë, pasi kështu do të dukej me e plotë lista e atyre që nuk do ishin në protestë, dhe do të quhej që nuk i “qasi” Berisha, jo se nuk donin.

Është pak a shumë si ajo që i ka ndodhur me sekretarin Blinken. Pasi ai e damkosi si minues i demokracisë, si i përfshirë familjarisht në korrupsion madhor dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë, ky e çoi në gjykatë dhe deklaroi se nuk shkon në SHBA pa i kërkuar falje Blinkeni. Në fakt problemi që ka, nuk është se nuk i kërkon falje zoti Blinken, por se nuk shkon dot më familjarisht në SHBA.

A thua se e ftoi dikush në SHBA, apo akoma më keq, e ftoi sekretari Blinken, po ky nuk shkon pa i kërkuar falje.

Njësoj dhe me ambasadoren Yuri Kim. Pasi ajo deklaroi distancën zyrtare të Ambasadës së SHBA me personat e shpallur “non grata” dhe akoma më keq, i paralajmëroi demokratët se nuk mund të hanin bar për Sali Berishën, ky deklaroi se nuk ka për ta takuar kurrë ambasadoren Yuri Kim, se është vegël e Sorosit dhe Edi Ramës.

Problemi nuk është se nuk ka për ta takuar ky, por se nuk e takon ajo.

Kështu është dhe rasti i Luzlim Bashës dhe Enkelejd Alibeaj. Ata e kanë deklaruar që nuk i shkojnë në miting. Bashkë me të dhe shumë deputetë të tjerë të opozitës. Tani ky meqë nuk i bindi dot të shkojnë, po bën si i fortë para grave të PD, për të treguar që nuk i pranon.

Dhe këtë e bën për një miting të cilin në fakt e mbledh pikërisht për të pritur në shesh vendimin e Gjykatës, për të cilin dyshon se mund ta fitojë Lulzim Basha. Duke e pritur atë në shesh, duke mallkuar Bashën, Alibeaj, Bardhin etj, ai po ja jep të plotë identitetin mitingut të 7 korrikut, si miting anti-opozitar, që vulos përçarjen historike të saj. 

Dhe në këtë pikë e ka gjithë simpatinë e Edi Ramës. Duhet ta mirëkuptojë, se ai nuk flet dot, pasi e ka të ndaluar të shpreh simpati për “non gratat”, por nderin sidoqoftë ja di.

10 Komente

  1. K
    Krimineli Berrisha

    O Mero non grata ka kohe qe ka pjerdhur po rrezohet rruges po me te pjerdhur jane ata qe meren me non grata . Komunisti fitoje gjyqin ne Paris e dhjeu Ameriken eshte i forte haaaa ti shkoshe non grates pas per te mbrojtur familjen kriminale Berrisha eshte sa turpe po dhe stupiditet kriminelin Berrisha prodhoje 1997 grushte shteti firmat piramidale gerdeci kater te vrare para kryeministrise cez kompleksi partizani e te tjera e te tjera .Minuesi demokracise protestone per demokra i eshte njesoje si prostitura te flasi per ndershmeri nje njeri me pak mendje reflektone cfsre kerkoje une pas ketij krimineli

    1. B
      Bujari

      Po' ky saliu esht e keqa e ketij vendi

      1. B
        Bujari

        Sali hajduti

          1. F
            FCB

            Shkoi ne 43 numri i Deputeteve qe do marrin pjese ne Proteste Merrooo...prit...prit...vetem 5 do ngelin pa shkuar , Luli, Alibeaj ,Xhaferri dhe Bardhi, Flutura Acka deklaroi qe nuk marr pjese ne proteste vetem po nuk isha ne Shqiperi .....bllof po del perdite Merrooo :))

            1. r
              rimi

              Edi Rama s'ka qene asnjehere konjuktural ne rrugen e tij por vetem i qarte e konseguent per luften qe do zhvilloje!NdajMero mos e perzie hirren me bulmetin se jane diametralisht te kunderta.Misioni qe Edi ndermori qe kur hyri ne politike ishte i qarte dhe sot rezultati eshste i dukshem ku dy protagonistet e pengmarrjes se Shqiperise njeri eshte non grata tjetri kandidat pas leniese se mandatit. Lul Basha,Enkeled Alibeaj jane te nje shkolle ,jane te te njejtit riciklim qe ka bere ati i tyre shpirteror Berishe,ku sot iua kerkon interesi qe te qendrojne te heshtur.Ata ne PD jane fryma berishiste qe si vizion nuk kane ndertimin por shkaterimin.Ne 7 Prill(kKorrik)ata do ferkojne duart ne te dyja rastet. Me pak fjale mos e krahaso qytatarine me fshatarsine qe pas shpine ka thiken dhe babezine.

              1. T
                Taulant

                Misioni i Edit ne politik eshte vetem vjedhja asgje tjeter. Eshte nje provincial dhe si i tille horizontin e ka shume te shkurter. Eshte fatkeqesi per Shqiperin. Sipast ISTAT-it ne 5 vjetet e fundit 240mije Shqiptar emigruan ... me shume se 10% e popullsise ne Shqiperi. Per fryme te popullsise Shqiperia ze vendin e 2-te ne bote .

                1. D
                  Drita

                  Orizonti është ose i gjërë , ose i ngushtë....

              2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                I dhjerë,por krenar edhe në majë të kalit!

                1. J
                  JU BEFTE MIRE

                  JU DEMOKRAT KARAGJOZA PRET AKOMA NGA QE PRISNI AKOMA NGA SALI KOMUNISTI JENI VETEM NJEREZ KOTI OSE QELBESIRA. SALIUT I KANE RENE KOQET NE TOKE JU I MBANI SE MOS JA HAJE BUCJA O BUDALLENJ QE PRISNI NGA I VDEKURI.

                  Lini një Përgjigje