Mungesa e një politike të mirëfilltë që vjen nga opozita, hapësira ku duhet të thuren idetë e aksionet politike, ka bërë që në plan të parë të kalojnë gossip-et e regjistruara ditët e fundit në hapësirën e grupit radikal. Një grup, që dukshëm po hap fushën vetëm për dy “kalorësit e vjetër”: Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët gjithsesi nuk po i kanë të qartë konfigurimin e partisë së tyre në horizontin e zgjedhjeve të përgjithshme vendore që zhvillohen vitin e ardhshëm.
Po të vësh re me kujdes në disa media ‘sulmi” pranë Berishës ditët e fundit, është shtuar dora e sulmeve ndaj Evi Kokalarit, e cila që nga dhjetori u cilësua si një “meteor trumpist” që vjen nga SHBA, e që në fakt i qëndroi afër doktorit në foltoret e para, e deri te sulmi i 8 janarit.
Sulme që duket u ndalën pas një padie të Belind Këlliçit në gjykatë ndaj Evi Kokalarit, pas një batareje breshërish mediatike të përkrahëses së Berishës ndaj ish-kryetarit të Komisionit të Rithemelimit, të cilit doktori jo vetëm nuk i jep dorën, por as nuk i kthen shikimin.
Po çfarë po ndodh realisht? Natyrisht kultura e denigrimit dhe e shtrurjes së gojës ndaj rivalëve, duket se gjen shtratin e saj tek Fltorja e Berishës, i cili është përfaqësuesi par excellence i kësaj mënyrë të të bërit politikë.
Ku personi dhe jo propozimi i tij denigrohet me egërsinë më të madhe, ndërkohë në një kohë tjetër, sikur nuk ka ndodhur asgjë këto sulme harrohen e palët i japin dorën njëri-tjetrit e përqafohen.
Megjithatë, përveç kësaj kulture, këtij mentaliteti toksik që është kthyer në një epidemi edhe tek të rinjtë e politikës, vlen të theksohet se ka zhvillime që japin të kuptohen se e gjithë ky zulm përplasjesh, është një mënyrë për të fshehur zhvillimet reale në foltore.
E në fakt, këto zhvillime janë ato që kanë rëndësi, e që do të ndikojnë realisht në konfigurimin politik të politikës në lidhje me zgjedhjet e ardhshme.
Përveç kontestimit të zgjedhjeve në degën e partisë së Berishës në Korçë, zhvillimi më me peshë është ngritja e kryesisë së Foltores në Shkodër, qytetin, ku ky grupim arriti të fitojë bashkinë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Në kryesinë e Foltores në Shkodër nuk figuron asnjë deputet i Partisë Demokratike në Parlament. Shenjë kjo e qartë, se një zbutje fillestare e disa deputetëve me Berishën pas dorëhëqjes së Bashës, tashmë asnjëri nuk i është bashkëngjitur partisë së politikanit të shpallur Non Grata prej SHBA. Nga ana tjetër, në kryesinë e PD-së në Shkodër, nuk figuron asnjë prej njerëzve të Jozefina Topallit, e cila u rikthye në krahët e doktorit me lot e mallëngjime, e u zgjodh në këshillin kombëtar. i vetmi ish-deputet dhe ish-kryetar bashkie që mbështeti Foltoren që në fillim, Lorenc Luka, nuk figuron në kryesinë e re të Shkodrës, ndërkohë nuk është zgjedhur as kryetari i bashkisë, Bardh Spahia, i cili u la jashtë edhe kryesisë së madhe të partisë së Berishës. Në këtë kryesi dominojnë disa rikthime emrash të vjetër që ishin larguar nga Voltana Ademi e grupimi që ka kontrolluar PD-në që nga 2013, por edhe zyrtarë të bashkisë, që ishin në fakt çelësi për fitoren e 6 marsit.
Sali Berisha, duket qartë që si pasojë e mungesës së kimisë me bazën reale të PD-së, ka vendosur të mos ofrojë “karriera qyl” njerëzish që duan katapultimin nëpërmjet foltores. Atij i duhen ushtarë, por që të jenë sa më të painteresuar për një karrierë vibrante dhe reale në parti.
Një situatë, që ngjashëm duket edhe me marrëdhëniet me LSI-në, që zyrtarisht janë aleatët politikë në “Shtëpinë e Lirisë”, por që kanë probleme të forta me njëri-tjetrin, që prej ndarjes së tortës së 6 marsit.
Protesta e paralajmëruar më 7 mars nga Berisha, duket se kërkon t’i tregojë Ilir Metës, që “lirohet” nga Presidenca më 25, se nuk do ta gjejë vendin bosh të fronit të kryeopozitarit, të cilin Meta e ka kërkuar madje që para zgjedhjeve të 21 prillit 2021, kur bëri të ditur se synon që të bëhet shef i opozitës.
E gjithë kjo lëvizje në thelb pa një fuqi potenciale, bëhet pikërisht sepse si Berisha, ashtu edhe Meta nuk i kanë mekanizmat për të ndryshuar realigjt gjërat në këtë vend. Në të gjithë këto 30 vjet, i kanë konsumuar të gjithë shanset…
TemA
Amerikanja erdhi me luge ne brez,se u be deti kos,iku me bisht ne shalre,,
Jo vetëm lugë por dhe garuzhde , erdhi hengri sa u ngop , mori dhe me vehte !
O milet !Degjoni kakarisjen e rradhes te PATES !
Ti k…. Me syze o palle..
Po te kishte trurin tat o patok ndoshta do synonte Meta me katef deputete te behet SHEFI i Opozites ! Po lerini kto budallalliqe se tromakset miletin !
Ylli lexoj me inteteres shkrimet e tua. Me pelqejne analizat e tua bazuara në te vertetat e dhimbeshme te se perditshmes shqiptare.
Ha ha mire qe na e the si eshte situata o gazetar se ishim bere merak. E verteta eshte qe USA dhe CIA ja derdh ne goje Sales , Metes etj me ane te ketyre qe permende me siper.
Po dihet qe Saliu eshte komunist! Ka qene gjithmone dhe nuk mund te kakarisesh me te! Dalengadale do te eleminohen disa koka turu! U fillua me krricin! Por vetem fakti qe Muli u zgjodj tregon qarte drejtimi i Saliut drejt "demokratizimit te PD"!
Interesant, sa shkruhet "kerrici", edhe pa e permendur emrin, kuptohet qe behet fjale per djalin e Fariut !!!!!
Demostrimi i forcës,tregues i mungesës së ideve.
Cfare pyetje eshte; Per shpertheu nevojtorja?! Mut, shume mut. E hidh mut e hidh kufoma, u mbush e u bllokua group e mutit. Halese dhe gropes se halese ju ben pune vetem karroc e mutit dhe maqina e vdekjes per te pastruar mutin 30 vjecar, mutin qe i hidhet perdite dhe kufomat qe kane hedhur brenda. Megjithate ajo lloj haleje nuk behet me. Duhen rruspat
Zhgenjimi i deri tanishem,per tu bere drejtesi,eshte aktual.Njerezit qe afroj Ramiz Alia ne 1990-ten dhe zullumqaret e mepasshem ,kane zene rrenje.Votuesit e nongradave tregojne se nuk duan ndryshim.Ky popull me qendrimin e 2005-ses dhe te tanishem tregon se e keqia nuk u bene pershtypje.
Turp per kete qe shkon pas pordhrve te sales akoma.Ai shkateroi pronen dhe ekonomine e vendit.Kete mision e detyre pati.Te shkosh kunder aleatit me te madh Amerikes eshte fatkeqesi e madhe .O perendi ndohmoje kete vend se drejtesia ketu eshte ne sherbim te sales por do e paguaje i biri zullumin e te atit .