Si po hakmerret Berisha ndaj deputetëve që e refuzuan? 

29 Qershor 2022, 20:59Editorial Mero Baze

Sali Berisha nuk arriti të marrë dot Grupin Parlamentar në anën e vet, por po ja arrin të ketë sukses në shkatërrimin e të ardhmes së tyre politike.

Në kulturën e tij politike, Berisha është përpjekur gjatë gjithë kohës të jetë besnik i një shkolle, i zhdukjes së politikanëve që tentojnë të qëndrojnë në mes të një konflikti, duke mos u bërë me asnjë palë.

Prej vitit 1991, ai çdo debat politik që ka provokuar e ka mbështetur mbi parmin, ose me mua, ose me kundërshtarin.

Kështu ka zhdukur në çdo kohë njerëzit që kanë tentuar të qëndrojnë në mes dhe të bëjnë llogaritë e tyre. Ai pranon vetëm ata që bëhen me të, ose ata që janë kundër tij. Të tjerët janë armiqtë më të mëdhenj të tij.

Kjo po i ndodh tani me grupin parlamentar.

Fakti që 35 deputetë nuk ju bashkuan atij politikisht, ishte një goditje e rëndë për të, e cila e dëmtoi ndjeshëm në betejën e tij kundër SHBA.

Dhe tani ai ka vënë në funksionim shkollën e tij politike duke shpikur aksione false, që t’i dërmojë ata politikisht.

Në sulmin e tij të parë, u pa qartë se disa deputetë, kryesisht Duma, Salianji dhe ndonjë tjetër që u përpoqën të bënin si mbi palët, duke marrë pazar nga të dy anët, ai i përdori në fazën e parë dhe pastaj i la në rrugë. 

Me paralajmërimet për protesta, Berisha ka sërish të njëjtin objektiv. Ai synon të tërheqë deputetët që e refuzojnë atë politikisht, në çadrën e mitingut të tij, për të thyer mallkimin që nuk i shkojnë atij pas politikisht.

Atij i intereson vetëm të thyhet ajo shifra që 35 deputetë nuk janë me të. Duke numëruar deputetët që janë në protestë dhe që natyrisht nuk janë me Berishën, ai thjesht do të shpallë triumfin ndaj atyre që i kanë rezistuar në PD.

Pas kësaj, këta deputetë nuk është se i duhen më. Janë të lirë të kthehen prapë tek Alibeaj. Atij thjesht i intereson të thyejë shifrat që e kanë lënë pa gjumë gjithë këto kohë. Dhe duke i trajtuar ata si shifra, ai realizon dhe objektivin e kësaj proteste. 

Më tej ata nuk i duhen askujt. Atij, jo e jo. Nëse tentojnë t’i afrohen partisë së tij, dhe mund të rrihen nga “militantë” të egërsuar, që nuk ua falin 8 janarin, për 7 korrikun. Më 7 korrik ai në fakt kërkon të hakmerret ndaj tyre.

11 Komente

  1. K
    Katalano

    Fiks. Dhe ata jane deputete pa kurrfare nuhatje politike, qe nuk dine as te keshillohen, as nuk kane ndonje keshilltar me pervoje politike, por te pakten te lexojne kete artikullin tend. Ata duhet menjehere te thone qe nuk marrim pjese ne protesta te cilat i udheheq "non grata" Duhet te mbajne qendrim te prere.. Duket sikur do humbin elektorat per momentin, por do fitojne me shume se sa ua merr mendja ne te ardhmen per qendrimin pa ekuivok qe do mbanin duke e refuzuar te vjetren.

    1. ?
      ?

      O Mero, ti di gjë që Rama dhe Lamja janë hajdutë, apo ç'e deshe, më mirë merru tërë kohës me Sali kërmën?! https://pamfleti.net/pse-edi-rama-ka-futur-ne-amnisti-fiskale-edhe-veprat-e-artit-sendet-me-vlere-ikonat-etj/

      1. Z
        ZHEJI koke pa lari

        Po cfare proteste nje non grata minues i demokracise turpe te vihesh ne sherbime te dikujte qe i kane mbyllur dyeret amerika europe angli nje njefi qe ka vrare vjedhur djegur nje njeri qe cdo levizje e bene per te shpetuar xenin dhe argiden sllobodanken non grata turpe per ata qe i shkojne pas turpe per sta deputet pasi nuk jane votuar per te qene kundershtare te amerikes europes .

        1. I
          Ishi i Zakarovës

          O Mero lëri të vdekurit e pakallur pooo...atë artikullin për gjobëvëniet nga Rrugorja si mafiozë pse e zhduke?!?! Apo të morën nga Komiteti Qëndror? Ske faj....ke një tufë çiliminj edhe ti vëlla

          1. P
            Peshorja ⚖️

            Ike rënë në kokë këta politikanë të rinj si grida si saljani do bëjn gabimin me të madh që ishkojn Saliut mbrapa ai po i përdor për t'i zhdukur prandaj ato nuk duhet të shkojnë ata deputetë që shkojnë në protestë duhet të deklarojnë që nuk jemi më Sali Berishën dhe nuk shkojm për saliun por jemi më protestën dhe kundër rregjimit të Edi Rames Saper Saliun ai është një ujku vjetër vetëm qimen ndërron por zakonin nuk e harron

            1. o
              opozitari i opozites gjithmone eshte rrogetari i q

              Me 7 korrik eshte mundesia qe shqiptaret do shohin kush jane opozitaret reale dhe kush pseudo-opozitaret karnavale aq te nevojshem per sejmenet mediatike te pushtetit Rama.

              1. F
                FCB

                U bone 40 Merro :))

                1. E
                  EdiRamaTallaVa (ERTV)

                  Rama eshte mjaft i zene me pune keto dite te nxehta! Nje sy e mba tek protesta e 7 korrikut ne vend e tjatrin tek zenka mes Vellamit tij Vucic dhe Kurtit ...

                  1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                    Si në kohën e PPSH, rrugë e tretë nuk ekziston! Eshtja e 35 antarëve gjatë kësaj kohë i ka dhënë mundësi t'i asgjesoj pjesë pjesë, duke nxjerrë në pah Unin e tij personal! Pajtueshmëria me non grata duhet të jetë vij e kufirit ndarës midis deputetëve të PD dhe Berishës. Nuk mund të ketë aksion të përbashkët me non gratat. Pavendosurmëria shpreh dobësi. Për Berishën ka rëndësi të vazhdojë aksionet politike, të jetë në qendër të debatit politik.

                    1. P
                      Patrioti

                      O popull ju beje thirje mos shkoni ne metingun e berishes, eshte e thjesht fare ky kreminel qe ka vrare e vjedhur kete popull meriton burgun. ky person eshte Non grada me gjithe familjen, ata qe i vune damken e non grades ne kuriz jane me te zgjuar se ne.cdo humbje jete ne Shqiperi shkaktari eshte sali berisha. sali nuk ta fale 97ten.

                      1. N
                        Nje qytetar

                        7 KORRIK, PRESION I BERISHES MBI VENDIMIN E PRITSHEM TE GJYKATES ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ PER PRONESINE MBI PD. ------------------------------------ Protesta e Sali Berishes e dates 7 Korrik,sic thote nje batute ne filmin Kapedani, ka lidhje me qeverisjen e PS, aq sa mund te kete "Lufta ne Vietnam me nderzimin artifcial", Tere ndermarrja e Berishes konsiston ne dy gjera: 1- Ta paraqes publikisht perpara kundershtareve te tij Amerikane si te perfunduar procesin e bashkimit te PD nen thundren e tij, duke vene djallezisht cdo deputet kundershtar perballe alternatives: "nese nuk del ne proteste kunder qeverise, atehere perse te eshte dhene mandati nga zgjedhesit demokrate"? Kjo, jo vetem do te konfliktonte hapur cdo kundershtar te Berishes me zgjedhesit, por do te paraqiste si perkrahes te Berishen ne opinion ate pjese te popullit qe do u kunderviheshin deputeteve kundershtar te Berishes. Ne kete rast djallezia eshte vertete e shkalles siperore. 2. Berishes i intereson heshtja e PS per kete qe po bene. Dhe duket ja ka arritur. Po ajo qe bije ne sy, qendron ne faktin se po me kaq djallezi edhe PS i pergjigjet situates. Socialisteve ju intereson qe PD totalisht te bjere ne dore te Berishes. As qe u behet vone fare per vendin, atyre ju intereson nje PD e telendisur, e drejtuar nga dikush qe sot per lumturi ka ta pershendes edhe roja i PD, kjo i mban ne pushtet me gjate. Forcimi i grupit te Alibeajt dhe renia e PD ne dore te ketij krahu, shpejt do te rezultonite si nje rrezik potencial per sundimin e Edi Rames. Ndaj PS hesht, as qe e ze ne goje protesten, e kalon situaten me sportivitet, si nje shfaqje, rezultatin e se ciles e dine edhe femijet parashkollor. Kur ne fakt, edhe perkunder interesit te pushtetit ne fjale, ajo duhet te fliste hapur dhe te thoshte, qe Sali Berisha nuk e ka me ne, e ka me Gjykaten, ai me protesten bene presion mbi gjykate qe mos tja heq nga duart Partine Demokratike, parzmoren me te cilen ka siguruar mbrojtjen kurdohere. Pa u zgjatur, si zgjidhet situata? Fare thjesht. Nese Edi Rama, nje ose dy dite para se te zhvillohet protesta, del dhe deklaron hapur te verteten, qe Sali Berisha nuk po proteston kunder Partise Socialiste dhe keqsundimit te saj, ai kerkon me anen e demonstrimit te forces te ndikoj vendimin e gjykates ne favor te asaj pjese te PD besnike fanatike e tij. Nese Sali Berisha vertete do protestonte per mirqenien e Popullit, ashtu si ne cdo vend te botes se qyteteruar, nuk ka perse te grumbulloj nje turme sa me te madhe per te bere te qarta dobesite e PS, kjo do te arrihej edhe me 50-100 njerez. E drejta nuk varet nga madhesia e turmes protesuese, varet nga sa i vertete je ne mesazhin qe percjell. Doni te beheni pale me nje individ qe ju ka perdorur si mish per top per qellimet e tij tere jeten? Behuni, ju e dini. Doni qe te beheni pale me Berishen kunder mbrojtses se lirise dhe demokracise tone, Amerikes? Ju e dini se cdo beni! Per vehte lus vetem nje gje: uroj qe urrejtja per mua te mos ju erresoj shikimin, per te kujtuar jo vetem se cfare i ka bere vendit ky njeri, per sidomos per te pare se cfare do ti bente pasi ju ti jepnit me naivitet dhe verberi besimin tuaj.

                        Lini një Përgjigje