A i gënjeu Berisha sërish, demokratët e Jugut?

28 Qershor 2022, 20:30Editorial TEMA
A i gënjeu Berisha sërish, demokratët e Jugut?

Shpikja më e dobishme për Berishën në betejën kundër Lulzim Bashës ishte “rikthimi i votës” së lirë në PD. Përmes saj, shumë njerëz defiçentë, të anashkaluar, të paaftë, delirantë, por dhe pjesa e llumit që u bashkohet partive, që ndjeheshin të pa përfaqësuar, filluan të shpjegojnë të gjithë dështimet e tyre me “shpikjen’ e Berishës. Dhe nuk është se nuk pati efekt. 

Edhe pse vota e lirë nuk ka qenë kurrë ndonjë mekanizëm brenda PD, pikërisht edhe për këtë shkak ajo u duk si shpresë për gjithë ata njerëz brenda parties, që mendonin se ua kishte zënë hisen e diellit Lulzim Basha, ngaqë nuk ka pasur votë të lirë brenda PD.

Dhe kjo zgjoi një lloj mbështetje për Foltoren, kryesisht në Jug të Shqipërisë, aty ku udhëheqja e PD i ka harruar mbështetësit e vet dhe janë të papërfaqësuar askund në krye të PD.

Duhet të kujtojmë se Foltorja e parë që theku akullin u  bë në Fier, pastaj më dinamike në Vlorë, më surprizuese ishte në Gjirokastër, ku jua bashkuan dhe figura nga Përmeti, që janë kryesisht të krahut të moderuar në PD, dhe më tej në Sarandë.

Ndryshe nga Veriu i Shqipërisë, i cili e njihte Berishën dhe krijoi distancë me të, Jugu, ngaqë ka qenë i persekutuar në përfaqësim në krye të PD, mendoi se vërtet mund të kishte qenë problem vota e lirë në PD dhe e mbështeti Foltoren më shumë se Veriu.

Berisha nuk arriti të marrë dot deputetët e Kukësit e Shkodrës dhe krijoi takime të sforcuara në ato qytete, ndërsa në Vlorë i kishte thuajse gjithë deputetët. Po ashtu dhe të vetmin dhe të papërsëritshmin deputet të Gjirokastrës, Tritan Shehun.

Po çfarë ndodhi, që pasi Berisha mbaroi punë dhe bëri partinë e tij, e la tërësisht Jugun jashtë grupimit të tij?

Nuk ka ndodhur në fakt asnjë komplot kundër Jugut. Pasi mbaroi punë dhe siguroi se po krijonte partinë e tij, Berisha zgjodhi për njeriun e dytë më të rëndësishëm në PD, një idiot nga zona më e thellë e Kukësit, që nuk shkoi dot as si turist në takimin e Kukësit, se e zënë njerëzit me gurë.

Ai po ashtu e ngushtoi rrethin e njerëzve të afërt të tij nga lumi Drin e lart, me dy nënkryetarë të pambështetur nga askush në Shqipëri të mesme. 

E vetmja gjë që pushkatoi realisht Sali Berisha ishte vota e lirë, jo vetëm gjatë procesit, por dhe pas procesit. Ai e injoroi votën e lirë aty ku ishte dhe e shpiku pas procesit atje ku nuk ishte.

Asnjë nga deputetët e Vlorës, përfshi Bujar Leskajn, që organizoi takimin nuk u pa më afër Sali Berishës, ndësa deputeti më i përkushtuar ndaj Berishës, Tritan Shehu, si deputet i Gjirokastrës konkurroi për sekretar përballë një djali anonim, për të mos thënë qesharak, dhe çuditërisht humbi.

Tani i bie që, ose kundërshtarët e Berishës brenda partisë së tij po ja sabotojnë vonë e lirë dhe po ja çojnë tek idiotët, ose Berisha i ka udhëzuar të eliminojnë çdo figurë nga Jugu, që në fakt ishte zanafilla e “Foltores” së tij.

Akoma më qesharak është procesi i përbuzjes së votës së lirë pas zgjedhjeve. Klevis Balliu, për të cilin ka votë masive kundër brenda PD, emërohet prej tij në një detyrë administrative, edhe pse është njeriu më i pa votuar brenda PD, me standardin e Berishës. Kjo është thjeshtë një përpjekje për t’ua bërë të qartë të gjithëve që vota e lirë ishte një shaka për t’i futur në vathën e tij. 

Rezultati është ky që shikoni. Çfarëdo që bën Berisha, përfundon në fund me llumin e vet, me një klan veriorësh idiotë rreth vetes, me një idiot që i mban çantën, që e quan sekretar të Përgjithshëm, me disa të lajthitur që ngatërrojnë rolet me dëshmorë në Teatër, me rolet në skenën e Saliut, dhe me disa konspiracionistë që nisen të flasin kundër qeverisë e përfundojnë të flasin kundër vaksinës. 

Në finale nuk mendoj se Berisha ka pasur një strategji kundër Jugut në gjithë këtë histori, por demokratët e Jugut janë viktima të “besimit” tek vota e lirë brenda partisë së Berishës. Ata duhet të kuptojnë se në një klinikë psikiatrike, votuesit dhe nëse i lë të lirë, budallain do zgjedhin kryetar.

Dhe Berisha është i rrethuar, ose nga budallenj, ose nga të çmendur. Këta të fundit janë ca dhe nga jugu. Mos u mërzisni për përfaqësimin.

18 Komente

  1. D
    Dashnoret e Meros

    Pirdh Mëro pirdh se jo vetëm spo lirohesh por gogël po të bëhen pordhët .. mos vrasësh njeri o ballëbunker.

    1. k
      kthhh

      Xha Brahon e varrosen njehere ne vend te xha Jahos por nuk vuri mend.Nuk i rri shpirti rehat pa puthur bythen e diktatoreve Mehdi Malkes.

      1. 1
        19

        Mero je nje gazetar i shkelqyer dhe lap i qut ,sot ke shkruar nje sarkazem por qe eshte brilante e kam lexu 3 here dhe qesh me vete si nuk vret veten ai maloku une se kuptoj me kto shkrime qe jane te rralla .ai maloku i vogel eshte per gjynaf prandaj boll e talle se ska lezet .????????????????????????????????????????????

        1. B
          Bollino

          Pirdh e Mero pirdh, po shet edhe shpirtin, ne po ikim te gjithë, mjekët thonë s'kemi personel, ti ke ngel te Saliu. Bëhu burrë e dil në shesh se po na shpopullojne, Saliu ishallah vdes.

          1. T
            Taras Bulba

            Mero je i madh ,vetem me ate thenien ( ne nje klinike psikiatrike,votuesit edhe ne se i le te lire ,budallain do zgjedhin ) ,sa per jugun mire u a bene krimeli Non Grata ,ne ‘97 ai deshi ti cfarose Vlore ,Permet e keta i shkojne ne takime ,Vlora perzuri Italianin e nuk perze dot nje kriminel ,eshte gjynah per ate popull se deri dje i binin gjoksit ,e tani Non Grata i beri ti bien bythes

            1. K
              Kapeshi

              Me kenaqe o Mero Peshtani. Ne klinike psikiatre nese i le te lire te zgjedhin budallain do votojne. E bukur dhe e vertete.

              1. F
                Fieraku

                O Mero ne Fier nuk na e kap fare PD televizori...por fakti qe ca rrjepacuk e ca koktrashe (qe fieraket i njohin mire se cilet jane) akoma lehin pas Sali rrumpalles sdmth se ka mbeshtetje ai ne Fier...saliun ne jugoret e kemi shkartisur sistematikisht qysh prej 96-es,se nuk jemi budallenj ????????????

                1. D
                  Demotakercita

                  Pas 26-majit 1996-t ne Shqiperi vota morri rrugen e gabuar.Me gjithe permiresimet e bera ajo do te shtremberohet ca ne te vertete e ca nga genjeshtrat e humbesave.

                  1. T
                    Taulant

                    E sakte. Sot eshte e pamundur te ndryshosh pushtetin sepse pushteti eshte njehtesuar me krimin ka blere gjithcka. Ne kete agoni qe eshte vendi nuk proteston me njeri sepse media eshte e blere nga pushteti. Media mbas pushtetit eshte shkaktari kryesor i shkaterrimit te shoqeris civile.

                  2. T
                    Taulant

                    Cfare do behet me protesten e 7 korrikut? do protestoj populli apo do pranoj agonin shpopullimin zhdukjen qe po i behet. 800 fshatra jane braktisur dhe mbi 40 qyteza jane katandisur me nga 200 banor. Vetem ne 5 vjet 240 mije Shqiptar te larguar gati 10% e popullsise aktuale. Njelloj sikur nga Greqia te emigronin 1milion banor apo Serbia 700 mije. Keto jane sukseset e kerricit te Vucicit ....

                    1. T
                      Taulant

                      Po pse te dale ne proteste qe te degjoj non graten dhe njekohesisht plehren Berisha? Mos o zot nuk mund ta bej dot kete gabim!

                    2. q
                      qytetar

                      Mjafotn fjalia e fundit : Ata duhet të kuptojnë se në një klinikë psikiatrike, votuesit dhe nëse i lë të lirë, budallain do zgjedhin kryetar.

                      1. B
                        Balo

                        Po të mos ishte për qeverisjen e çoroditur të Ramës,gallata që po na ofron Saliu,duhej paguar!

                        1. S
                          Sul Korriku

                          Berisha ka vendosur nje kriter te rendesishem per pjesmaresit ne protesten e 7 korrikut: TE MOS DIJË NOT. (Bathoren e ka te sigurtë)

                          1. F
                            FCB

                            Pirdh..pirdh..Merro , shikoje me dt 7 .

                              1. a
                                arqile

                                E mo se grnjeu budallenjte dhe dilerantet ata qe vdesin per tu dukur pak per fat te keq te tille paska edhe ne jug se ata te veriut i ka perdorur me pare Turp kush ndjek akoma kriminelin sale njeriun qe shkateroi kete vend.

                                Lini një Përgjigje