Rikthimi i jugut në hartën e turizmit të Shqipërisë 

1 Korrik 2022, 20:00Editorial Mero Baze

Të shtunën drejt Sarandës shkohet 40 minuta më shpejt dhe disa herë më i shlodhur, për shkak të përfundimit të rrugës Kardhiq- Delvinë, një rruge kyç që rikthen jo vetëm jugun e Shqipërisë me fytyrë nga deti, por formon një gjymtyrë të rëndësishme në strategjinë e ndërtimit të një turizmi afatgjatë në bregdetin jugor të Shqipërisë, i cili ka qenë për dekada të tëra një destinacion jo fitimprurës, për shkak të distancave të papranueshme për kompanitë e turizmit.

Së bashku me bypass e Vlorës, rrjetin rrugor që përshkruan gjithë Labërinë, ku futet rruga Kuç- Vlorë, Kuç- Qeparo dhe Kuç- Gusmar, dhe hapja e tunelit të Kardhiqit, e bën bregdetin jugor të Shqipërisë një destinacion afatgjatë, që do të prodhojë turizëm të qëndrueshëm dhe fitimprurës për shqiptarët.

Përfundimi dhe i tunelit të Llogarasë në vitet në vazhdim dhe ndërtimi i rrugës së re të Rivierës shqiptare, ndërtimi i Aeroportit të Vlorës dhe Sarandës, kompletojnë një infrastrukturë që zhvendos qendrën e rëndesës së turizmit shqiptar nga Durrësi, drejt jugut.

Çfarë e bën të qëndrueshëm industrinë e turizmit tani e tutje, nuk është thjesht infrastruktura që të çon në bregdet, por mbi të gjitha diversifikimi i turizmit detar me atë malor, që tani është i arritshëm dhe që krijon një potencial të pashembullt për zhvillimin e gjithë jugut.

Kur nisi të projektohej rruga Kardhiq- Delvinë në vitin 2006, skeptikët e kësaj rruge, problemin më të madh kishin se rruga do të anashkalonte Gjirokastrën dhe do ta izolonte atë.

Ishte një argument që e kishte përdorur dikur dhe Enver Hoxha kur ja kishin propozuar. Për fat, me këtë argument e bindëm Berishën ta fillonte, por që e la gjysëm, pasi nuk ju përkthye ne vota më 2009.

Në të vërtetë, nëse ka një rrugë që i shërben më shumë Gjirokastrës, se sa Sarandës, tani është kjo rrugë. Saranda ka qenë për dekada të tëra një qytet i izoluar, pa ofertë turistike, përveç detit, dhe me një sezon veror të kufizuar në dy muaj.

Hapja e gjithë rrjeteve rrugore nga Labëria drejt detit, rrugët që përshkruajnë malet nga Tepelena në Progonat e Nivicë, drejt Kuçit e Qeparait, rruga Kardhiq- Delvinë dhe zhvillimi që ka nisur të marrë agroturizimi në këto zona, do të jenë furnizuesit kryesor për një turizëm të ri shumë më të diversifikuar se deri tani. 

Çmimet e larta marramendëse të Dhërmiut që shpesh kalojnë në neveri, tani do të kenë një konkurrencë të denjë për mijëra qytetarë që nuk duan foto në Instagram nga zonat rezidenciale të Dhërmiut, që ngjajnë si kampe palestnieze të bëra me miliona.

Për 20 minuta nga Qeparoi ti mund të drekosh në lartësitë e Kuçit me çmime dhjetë herë më të lira, mund të flesh në bujtinat e Labërisë apo Rrëzomës, dhe mund të rivitalizosh si qytet turistik Delvinën.

Mijëra turistë të Sarandës për 30 minuta mund të darkojnë në Gjirokastër, të shijojnë një qytet të UNESCO -s dhe të kthehen nëse duan sërish në Sarandë.

Përmeti, Tepelena dhe Lunxhëria e kanë detin pak më shumë se 30 minuta, deri në një orë.

Përfundimi i aeroporteve dhe hoteleve të mëdha që kanë nisur në bregdet, do të zgjasë turizmin nga 2 deri në 6 muaj dhe do të krijojë klasën e bizneseve të turizmit që do të rezistojë dhe në dimër.

Kam dëgjuar plot vajtime për kostot e rrugës së Kardhiqit, nga deputetë që kam frikë se nuk kanë qenë kurrë në Sarandë dhe nuk e kanë idenë se ku kalon ajo rrugë, por kjo është një sëmundje që shërohet shpejt, pasi ta provojnë dhe ta shijojnë.

Çmimi i atij rrjeti rrugor, jo vetëm që nuk është i paarsyeshëm, por është dhe më efeçienti i gjithë rrugëve që janë bërë në Shqipëri, pasi janë investime që përkthehen në nxitjen e miliarda investimeve private që do shkojnë në bregdet dhe turizmin malor. 

Shqipëria përfundimisht javën e parë të korrikut ka fituar një jugun e saj, një nga pasuritë më të madhe natyrore që i ka falur Zoti dhe që e ka pas izoluar me paaftësinë dhe mungesën e vizionit për ta kthyer siç po kthehet, në një pasuri kombëtare. 

Është e vërtetë që Edi Ramën keni për ta parë qysh nga nesër deri më 9 korrik duke inauguruar gjithë rrugët e jugut, që në fakt janë një histori e re e Shqipërisë turistike, por ata që nuk e durojnë dot këtë skenë mund të fikin TV, t'ia hipin makinës dhe të shkojnë ta shijojnë.

Atyre që nuk u del e keqja me Shqipërinë le të shkojnë të vajtojnë me Berishën më 7 korrik, i cili njësoj si Lavdërim Muhaxheri i ISIS mallkon se “ditë të zeza e presin Shqipërinë prej tij”. 

E dimë, e kemi dëgjuar dhe nga ISIS këtë, por për fat ai që e tha vdiq shpejt. Ky pasuesi i Muhaxherit mirë është të rrojë gjatë dhe të vuajë nga fakti që Shqipëria po bëhet më e mirë.

26 Komente

  1. L
    Labi

    Po mor Mero....pooo...por klithi atij te gjatit boll me fshatra turistike etj....hotele...hoteleeeeee.....ta gjejne formulen nqs ska kush interes...edhe pak cv familjare duhet per turizem

    1. D
      Donat

      Ca thu o lab pe lushnje se na mallengjeve...

      1. f
        faikonica

        Kompani te huaja hotelerie...o fragil.E dija qe Rama do e zhvillonte Rivieren...

      2. P
        Poshte mentaliteti Turke otomane

        Po ështe vertet se ai i ISIS vdiqe por Turqit shqip foles i kemi akoma vedalle dhe keta injoranta per her do krijone problem

        1. L
          Lymi

          Mir thot Mero djali: JA NGULËM GOZHDËN E PARAFUNDIT NË ARKIVOL DURRËSIT! OBURRA TI HEQIM EDHE PORTIN EDHE TË REHATOHEMI CA! AFERIM!

          1. C
            Cika

            O lali, Durresit me ate pacavure hotelerie qe krijoi nuk ia heq njeri klientelen tallava, deri sa ti shemin ato hotele droge te sali serbit. Jam rritur ne Durres dhe e shume mire cfare te them.

        2. E
          Emri

          I dashur Mero, pa i hequr gje ketij shkrimi entuziast (edhe une mezi po pres ta pershkoj dhe pastaj ta pershkruaj rrugen e re, se shume kam hequr neper kthesat e Muzines ku kam rrezikuar koken dhe kam pare plot aksidente), besoj se nuk ma merr per keq ne qofte se te shpjegoj dallimet ndermjet foljeve përshkoj dhe përshkruaj: PËRSHKOJ kal. 1. E kaloj diçka nëpër një vrimë a hapësirë, e shkoj tejpërtej; vet. veta III kalon diçka nëpër një trup tejpërtej. Përshkoj perin në gjilpërë. E përshkoi plumbi tejendanë. 2. Kaloj nëpër një vend nga njëra anë e dal në anën tjetër; shkoj në të gjitha anët, shkel të gjithë vendin, i bie kryq e tërthor; i bie përmes një vendi a hapësire; kapërcej. Përshkoi fusha e male. Përshkuan shtigje të pashkelura. Drini e përshkon gjithë Shqipërinë e Veriut. Rrudhat i përshkonin ballin. 3. Kaloj një rrugë brenda një kohe të caktuar, e kryej; bëj. Përshkoj një largësi (një rrugë). Treni e përshkon rrugën në dy orë. PËRSHKRUAJ kal. Paraqit me shkrim a me gojë tiparet e dikujt a të diçkaje, veçoritë e një dukurie, rrethanat e zhvillimit të një ngjarjeje, dukurie etj., tregoj me hollësi si është a si ka ndodhur diçka. Përshkruan betejën për çlirim. Përshkruan bukurinë e detit Jon (e bregdetit, e maleve). Përshkroi me hollësi gjithçka kishte parë. Pra nje rruge edhe pershkohet, edhe pershkruhet. Pershkohert me makine, biçiklete, me kembe, me kale a gomar a mushke, ndersa pershkruhet me goje a me shkrim ose permes piktures.

          1. J
            Juli

            Mos hyvin aq thellë dhe ti tani. Mësues gjuhe nuk janë të gjithë. Mero është SUPER në krahasim me të tjerët. Ata e hedhin artikullin si e përkthen Google !!!!! Edhe vetë kur e lexojnë ,s'kuotojnë asgjë. Hap sytë shiko rrugën,lëre gramatikën.

          2. A
            Azio

            Te lumte Pena Mero Baze. Je vertete I pa arritshem si gazetar objektiv. Bravo Edi Rama

            1. 1
              19

              Zoti Mero maloku kure se ka dash jugun populli eshte gje tjeter .por ai burri me i lig qe ka bota sali udb do plasi nga marazi bam do bej .shqiperia do behet dhe shume me e bukur se sa eshte jo per merit te politikes por se kshu duhet .vdekt sala me gjithe ata debila qe i shkojne mbrapa ketij mjerani dhe kufome e pa kallur .

              1. T
                Taulant

                Na marazi po plasin Shqiptaret debil. Ne 5 vitet e fundit 240mije Shqiptar braktisen vendin. Pothuajse 10% e popullsise aktuale. Nder shifrat me te larta ne bote per emigracion.

              2. G
                Gerdeci

                Me te lumte pena dhe logjika, o Mero! Ndryshim kolosal midis atij qe nderton dhe atij qe shkaterron e vret.

                1. S
                  Suzana

                  Mero djali unë jam ne Sarande tani e te lexoj. Eeeeee duhet te updatohesh sepse ne hotelin ku rri unë ka filluar sezioni ne Janar dhe eshte e prenotuar gati cdo dhome deri ne 20 nentor kur iken grupi i fundit i norvegjezeve. Tashti norvegjezet nuk do ti ndahen Sarandes, sepse tanindo te kene mundesi qe te shkojne te shijojne Gjirokastren pa ngjitur e zbritur Muzinen do te jete mrekulli, nje mrekulli qe dikush qe mbriti sapo ne hotel i kishte provuar e shijuar qe sot keto bukurira e lehtesira qe na i paraqite dhe ti. O popull shikoni cpo behet, kjo qeveri na e solli detin ne pellemb te dores. Nuk di cte them me Po “ LUM KUSH TE RROJE TA SHIKOJ ZONJE, sepse u be ashtu sic donin rilindasit e hershem dhe qe e beri realitet njei rilindas i shekullit te XXI qe e ka emrin Edi Rama.

                  1. A
                    Arbër

                    Si Budva me Kotorrin o Mero. Kur vete në Malin e Zi për plazh, pothuaj të gjithë venë në Budva dhe shiojnë detin. Dhe besoj që të gjithë një paradite apo drekë e kalojnë në Kotorr, te kalaja me lokalet e bukura. E gjithë kjo falë tunelit që lidh Budvën me Kotorrin, një rrugë rreth 20 min. Kështu ndoshta do jetë dhe Gjirokastra në të ardhmen. Kush do pushojë në Sarandë, do gjejë kohë të shohë dhe Gjirokastrën meqë është afër tani

                    1. I
                      Ilia

                      Je i madh Mero!

                      1. q
                        qesh e ngjesh

                        Per Turizem atje ne Jug or Mero Lanet, mund te shkoje vec sera e Larove te ketij pushtet / Se sa per shqipetaret Kafsherisht te varferuar, ato mezi shtyjne muajin mor ti byth e zgjuar! / Cap nje here o Mero neper Shqiperi, plasi syte e shih : Kudo ke Varferi! / Se si mund ti vije "e mira" me Varferi kesaj Shqiperise, kete e beson vec sera e Mero Tacke Mavrise!

                        1. C
                          Cika

                          O lush, bota keshtu eshte, turizmi nuk eshte per xhepin e cdokujt. Ketu ofrohet nje mundesi per ata qe kane qe te shpenzojne. Sidomos ata nga jashte qr sjellin valuten. Kjo promovon zhvillimin - sherbime, bujqesi, blegtori, ... Kupton o lal, shiko pertej hundes tende.

                        2. a
                          arti

                          Shume bukur bravo Mero por nje jugor me Salehun nuk arrije dote ta kuptoj. Qarte flase per ata qe jane te ndershem.

                          1. L
                            Lapsi

                            Mero artikulli eshte interesant, e rruga eshte zhvillim, por me kete industri turizmi qe kemi ne te vjen per te qare e per te qeshur. Mire e ke per te eksplouar fshatrat perreth por me kete cmim karburanti te sotem nuk besoj se njerezit e perballojne! 50 euro nje darke super ne Parga vs 150 euro nje darke mizerabel ne Sarande pa folur per katundin Dhermi, se as fshat nuk i thua dot... per te mos folur per cmimet e fjetjes... Nuk besoj se ne shqiptaret jemi me te pasur se greket...

                            1. T
                              Taulant

                              Nuk e ben vetem rruga turizmin . Edhe pse rruga u ndertua si sistem vjedhje si shume rruge te tjera qe Rama po i nderton me 20milion euro km. Qe Rama eshte nje kryeminister bastard duket me gjendjen e bujqesise te cilen ai po e zhduk fare. Mos te flasim per industrin zero dhe per shpopullimin e frikshem te vendit. Nje poshtersire kryeminister qe e coi borxhin e vendit nga 60% ne 90%. Nje kryeminister i deshtuar krahasuar me parardhesit e tij qe anetaresuan vendin ne Nato e i hoqen vizat Shqiperise plus ndertuan dhe me shume rruge se ky debil. Shkollepaku eshte i deshtuar ne cdo aspekt edhe Moldavis ju hapen negociatat ky mbeti si laro lart e posht e tallen me te .

                              1. A
                                Anti PD

                                Kush te tha ty , more bastard i felliqur , qe Moldavise iu hapen negociatat ??!! Moldavise , Ukraines dhe Gjeorgjise ju dha titulli kandidat per ne BE , qe Shqiperia e ka mare para 8 vjetesh , Maqedonia para 15 vjetesh dhe Turqia para 20 vjetesh . Yyyyyyy qen rrugac i qelbur , pse mashtron , more idiot ? Ju jini te gjithe te ngjizur me spermen e Saliut .

                              2. F
                                Fjala ime

                                Mero, kisha nje pyetje per kuriozitet: pse e mbron nga komentet gazetarin që flë ne bythe, Lutfi Dervishi sikur eshte ndonje personalitet rryp? Te faleminderit.

                                1. m
                                  mos me keqkuptoni thjesht nje opinion

                                  shkruaj ndonje fjale per berat janine

                                  1. S
                                    Sara

                                    E ke qendisur Mero.Ju lumte.

                                    1. N
                                      N.MEHMETI

                                      Shkrim shume konstruktiv dhe i argumentuar. Por Mero , per turizmin nuk mjaftojne rruget por edhe pregatitja profesionale qe te rrise cilesine e sherbimeve turistike.Isha vitin e kaluar nga Austria nepermjet Korfuzit ne Sarande e Ksamil. CILESIA E SHERBIMIT Z E R O... Ne Ksamil psh ka shume nga fshatrat e Tepelenes por dhe nga zona te tjera, kryesisht fshatare qe kane zanat dhëntë e dhitë dhe i jane futur nje biznesi aspak te njohur per ta...Po sjell dy shembuj. Ne nje lokal Ksamil, porosita peshk.Kamarieri nje adoleshent 13-14 vjeç vetem si kamarier nuk mund te sherbente.Nje pjate me nje peshk sade dhe asnje garniture, ne nje kohe kur ne vere Saranda duhet te mbys me perime qe nuk kushtojne aq shume dhe jane aq te shijshme se i ben klima dhe toka... Ne nje byrektore porosita diçka te shpejt, nje byrek...por qe nuk kish absolutisht as djath apo gjize, as spinaq apo mish...Vetem brum...dhe ai i pa pjekur mire....Çmimet ne stratosfere!... E kam verejtur kete fenomen edhe ne Kroaci.Vitet e para te turizmit masiv me miliona turist, gjermane dhe nga vende te tjera te Europes...Por pas 2-3 vjetesh shkoi nje pjate me peshk e garniture deri 30 €... Dhe turistet u turren ne Spanje, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt...por ne Kroaci shume pak...Pse? Mania per te rritur çmimet...! Sigurisht turistet jane te ndjeshem si per cilesine e ushqimit, por edhe per çmimet!...Eshte per te ardhur keq se Shqiperia nje nga pikat e saj te forta ka ushqimet bio...Por po spekullohet me to.Ministria qe mbulon turizmin duhet tu gjeje zgjidhje ketyre problemeve me kualifikim, seminare e te tjera se turistet vijne ne fillim , por kur nuk kenaqen, ta kthejne shpejt kurrizin...!

                                      1. B
                                        BRAVO MERO BAZE

                                        Te lumte pena Mero po fraza me idyllique eshte non grata Berrisha si Lavdërim Muhaxheri i ISIS mallkon se “ditë të zeza e presin Shqipërinë haaaaa kenaqsi te kexoshe dhe ta gezoni rrugen ishte vertete e bukur

                                        Lini një Përgjigje