Të gëzuarit për bllokimin e ndryshimit të opozitës 

9 Korrik 2022, 19:57Editorial Mero Baze

Nëse ka një sukses politik protesta e organizuar nga Sali Bersha, ai është bllokimi i ndryshimit politik të opozitës. Duke u përpjekur të marrë me dhunë primatin e opozitës, Berisha e shndërroi projektin e ndryshimit të opozitës në problem riciklimi. 

Kur Berisha nisi betejën kundër SHBA duke u maskuar pas betejës kundër Lulzim Bashës, të gjithë të mllefosurit me Lulzim Bashën, e justifikonin betejën e tyre kundër SHBA, me faktin që po e përdornin Berishën të hiqnin Lulzim Bashën dhe të hapnin një garë në PD për të ndryshuar opozitën.

Pati shumë ngjyra si betejë me maska. Pati naivë të vërtetë që e mendonin këtë, duke arsyetuar si njerëz normalë se Berisha nuk është çmendur të rikthehet përsëri.

Pati nga ata hipokritë që  thoshin “duhet të ikë edhe Basha, edhe Berisha”, por pasi Basha iku dhe Berisha erdhi, kanë harruar dhe janë të gëzuar që është rikthyer Berisha në rrugë.

Pati dhe berishistë të sinqertë që donin të rikthehej Berisha, po ata si bëjnë pune shoqërisë se janë trushpëlarë.

Problemi është se rikthimi i Berishës është një proces riciklimi që nuk zgjidh çështjen e ndryshimit të opozitës, përkundrazi e bën atë më të vogël dhe më të ndarë. 

Për herë të parë antiberishizmi në opozitë është më i fortë se kurrë. Njerëzit e betuar kundër Berishës në PD mund të jenë pakicë, por janë pakicë e pakapërcyeshme për PD, që të rritet si forcë. Ata janë sot në Shqipëri i vetmi grup ideologjik, që duhet të udhëheqë ndryshimin e opozitës dhe më pas të pushtetit në Shqipëri. Dhe mund ta bëjnë këtë dhe si pakicë.

Euforia e berishistëve për rikthimin e Berishës në rrugë, nuk është se po e bën opozitën të fortë, por se sfidoi SHBA dhe rimori kontrollin mbi shumicën e partisë. Por nuk është i pari që e ka këtë sukses.

Dhe Dodik në Bosnjë është forcuar pas futjes nën sanksionet amerikane. Organizatat anti-amerikane, është e natyrshme të reagojnë me zemërim ndaj SHBA kur u prek idhujt e tyre. Kështu ka pas bërë dhe Al Qaeda, ISIS, dhe talebanët. 

Dhe këta talibanët shqiptare të opozitës, janë të gëzuar thjesht që janë riorganizuar si anti-amerikanë. Si opozitarë janë të dëshpëruar pasi riciklimi i Berishës, nuk i dobëson kundërshtarët e tij brenda PD, por i viktimizon dhe i bën ata më të vendosur në rrugën e tyre.

Është e vërtetë se sot ne ende nuk kemi një lidership të qartë dhe një vetorganizim të antiberishizmit brenda opozitës, por prania e tyre është kapilare në gjithë Shqipërinë.

Ata nuk dalin në sheshe kundër Berishës, siç del Berisha kundër tyre. Madje mund të jenë dhe në mitingjet e Berishes, pro motiveve fals që ai sajon, por nuk janë kurrë me të. Dhe nuk e votojnë atë.

Protesta është ngjarja më fatkeqe që i ka ndodhur opozitës dhe të ardhmes së saj, dhe jo më fatlumja. Më fatlumja i ka ndodhur Edi Ramës, i cili sodit i gëzuar si është bllokuar ndryshimi i kundërshtarëve të tij dhe si i janë rikthyer mbetjet e së shkuarës përballë, si dhuratë nga Sali Berisha. 

Por së paku Edi Rama ka turp të gëzohet publikisht për këtë fat që i ka trokitur tek dera, të cilin e ka ndihmuar dhe pak vetë. Kurse këta të Berishës nuk kanë as turp dhe bëjnë si të lumtur, që kanë arritur ta bllokojnë ndryshimin e opozitës. 

20 Komente

  1. L
    Ladi

    Me mir keshtu Mero, me mire keshtu. Per njerzit e zakonshem eshte me mire keshtu. Ne fakt me fat eshte vetem Edi Rama - por meqenese ai punon le te rrije dhe ca vite te tjera

    1. T
      Taulant

      Ky eshte realiteti Shqiptar . Media e gangrenizuar prej korrupsionit deri ne palce nuk punon per te krijuar nje shoqeri civile. Media mbas politikes dhe sistemit te drejtesis eshte e keqja me e madhe ne Shqiperi. Eshte mbeshtetese e korrupsionit sepse eshte e blere prej pushtetit.

      1. E
        Eshte beteje fiton me i forti

        Edi Rama eshte demokrate i vertete dhe eshte tip qe bashkpunon me opoziten po me cilen ? Kalojme te Lulzim Basha sa here e kishte shtrire doren e bashpunimit Bashes po Basha ishte i pa afte i harrove protestat para kryeministrise turpe njerez me shtiza shpata sopata si ne préhistoire tani qe Basha dezertoje iku si frikacake cfare te beje Rama nongrata eyhte nongrate mos te harrojme jane 35 deputet ne krahun e Bashes pse nuk dalin ne terren te dalin hapur ta godasin nongraten e jo te presin ti godase ai dile ne baze dhe godite forte nongrata eshte ne minorance mos degjoni cfare ai berrtet eshte ne minorance nxirni shpatat eshte beteje ose prano humbjen

        1. g
          gita

          E po ç'të thuash....mos thuaj gjë tjetër se prish të parat. Rrofsh o Mero që na ftillon.

          1. g
            gita

            E po ç'të thuash....mos thuaj gjë tjetër se prish të parat. Rrofsh o Mero që na ftillon.

            1. N
              Një qytetar

              Kjo është një analizë politike koncize, e saktë, e vërtetë, e paanëshme.

              1. K
                KCK Live ne Surrel

                Saliu e beri ate, "ndryshimin politik te opozites" fiks ne 2013 kur vuri Lyl Bashen kryetar te PD! Por ky ndryshim politik nuk i pelqeu aspak Ed Rames qe nga 2013 der ne 2021 nuk la nje dite pa thene "BASHA FLE GJUME"! Kurse Merobazeria ju versul per 9 vite Bashes duke i kujtuar perdite se lapsusi "7x7 = 42" do ta ndiqte der ne vdekje. Dhe Saliu per te qetesuar Ramen dhe Merobazerine pas tij, e bllokoi ndryshimin e opozites duke u vene vete serish ne krye te saj! Por serish Rama nuk u kenaq fare, fare, sepse tani e ka marre malli shume per Bashen qe nuk ja paska ditur Kimetin sa ishte ne Gjume...Kurse Merobazeria cuditerish ka harruar personazhin kryesor te 'ndryshimit te opozites" ate Kunatin e famshem te Bashes aq te perfolur nga 2013 por qe tashme eshte bere Personazh Pozitiv aq i deshiruar sa Basha vete per Ramen e ca me shume per Merobazerine qe i rri uturak pas prapanice!!

                1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                  Lufta kundër armikut të brëndshëm dhe së fundi kundër armikut të jashtëm (Ramës) kanë ngritur votat e Berishës në PD. Filloi kundër Bravës, vazhdon me Alibeun dhe çdo kundërshtar që është kundër mendimit të tij. U vetshpall kryetar i PD,u vetemërua kryeministër. Ka filluar nga reformat e pagave 100% të ngritura. Skenarët e Sudes i ka gati. Do bëjë gjyqe për të dënuar ministrat e paemeruar. Vetëm Ramën nuk po e fut dot në lojë,nuk po debaton me të. Tradhëtar,drogmen, hajdut e çfar epitete nuk ka përdorur,por i vdekuri nuk ngjallet!

                  1. K
                    Kritiku

                    Nje shkrim dilentant per tere ata qe nuk kane me shume se 4 klase shkolle. E kupton toi Mero se çfare do te thote fjala "primat" qe e ke perdorun ne vend te fjalen "i pari ose kryetar"? Primatet quhen njerezit e pare te njerezimit dhe nje te pare e nje grupi si udheheqes te tyre. Me kete ti Mero tregon qe e ke njohurine shume te cunguar. Sa per ate qe ti e quan kete pakice, qe eshte kunder Berishes dhe i quan ata si te afte qe te ndryshojne ndonje gje tek PD-ja dhe me pas ne pushtetin e vendit, duket qe ti as qe e ke njohurine e duhur per te bere te tille analize. Ti akoma nuk e ke kuptuar qe tere anetaret e bandes qe quhet PD nuk eshte ne gjendje qe te arrije nivelin e nje qytetari normal, por me shume anon nga shenjat e nje shpellari. Ti Mero si shume te tjere kujton, se e vetmja e keqe tek PD-ja eshte Berisha dhe nese nje dite ai nuk do te jete me, gjerat do te jene me mire. Ne kemi nje Berishe, sepse kemi nje terren te tille, me njerez akoma te epokes se gurit, qe bejne te mundur qe nje person si ai te mbijetoje akoma. Berishizmi si nje dukuri shpellaresh eshte rrjedhoje e nivelit akoma shume te ulet te intelektit te ketyre njerezve, qe per fat te keq jane akoma shume ne numer. Ne je shoqeri civile te zhvilluar njerez si Berisha do te ishin me kohe ose ne burg ose ne spitalin psikiatrik, te mbyllur per tere jeten e tyre. Ti Mero je nje person nga ata qe akoma e mbajne Berishen gjalle. Te shikosh hapesiren qe ti,bashke me shpellaret e tu qe i ke punesuar ne kete gazete, u jep njerezve si Berisha dhe tere ata shpellare te PD-se. Ti Mero nuk ke mesuar akoma se si te shkruash paster gjuhen standarde shqipe, qe per nje person qe mendon qe te ushtroje profesionin e gazetarit e ka per detyrim kete gje. Sa u qyteterua Berisha i ardhur qe femi ne Tirane, aq u qyteterove ti dhe tere ata provinciale qe tani kane zaptuar tere mediat. Te dhembin veshet kur degjon shpellaret te punesuar ne televizione dhe syte kur lexon gjuhen shqipe te shkaterruar nga njerez te papegjegjshem si puna jot, Mero. Ti vazhdon qe te shkruash, por shkrimet e tua jane vetem per tere ata analfabete funksionale, qe ty te lavderojne dhe kujtone qe ti je gazetari me i mire, por ne syte e nje profesionisti, ti je nje ZERO dhe turp per kete profesion.

                    1. q
                      qyfyre rilindjote

                      Per Shqiperine qe zbrazet perdite nga rinia, ka faj vetem Opozita e aspak Qeveria / Eshte ky fukarallek nga Vermoshi ne DROPULL, sepse Opozita vjedh e nuk ka te ngopur / O Mero djalka behu ca i zgjuar, aq sa te verteten mire per ta kuptuar : Me dengla per Opoziten kete qenef-Qeveri s'e mbro dot, ato ti beson vec ndoj patronazhist Idiot! Varferia anembane eshte bere Mullar, ka pak Gamore si ti te gatshem te hane Bar!

                      1. Q
                        Qyfyre foltore-nevojtore

                        Qyfyre i foltore,-nevojtore apo i lesh e li nuk ka lidhje ikja me pozite opozite o gomare deti rrobi iken ku i interesone pse portugslis qe ka shume ne emigrim se sa popullsia vendase eshte vende pa stabilitet ? O talibane partie po me rruhet genci mua per Shqiperine nese gjeje nje vende pune ne Norvegji o karre me xhunga une shikoje interesin tim jo te partise o merhum Talibanooooo

                        1. r
                          redaktori

                          Per ty qyfyrja-nevojtore qe nuk te rruhet per Shqiperi - rri aty ku je tek byth e Rames se jeni njesoj!

                          1. T
                            Taulant

                            Cfare shkruan koqe. Cfare krahasimi ben me Portugalin? Flasin faktet 5 vjetet e fundit braktisen Shqiperin 240mije vete gati 10% e popullsise. Shqiperia eshte vendi i 2 -te ne bote per azil (per fryme popullsie). Nga keto vendet e tjera ka emigracion por ne nje perqindje shume te ulet krahasuar me Shqiperin. Tek ne ka shpopullim.

                            1. S
                              Spak

                              Me vjen shume keq o Taulant por je nje cope injorant! jetojme ne kapitalizem! Njeri eshte i lire te ike ku i behet me mire! Ata qe kane ikur kane qene hajdute dhe kriminele te PD dhe LSI! Nga Italia pas luftes se dyte kane ikur mbi 90 milone! E ka fajin Rama thua ti! E ka fajin Saliu? Te dy dhe asnjeri o idiot!

                              1. S
                                Spak

                                Me vjen shume keq o Taulant por je nje cope injorant! jetojme ne kapitalizem! Njeri eshte i lire te ike ku i behet me mire! Ata qe kane ikur kane qene hajdute dhe kriminele te PD dhe LSI! Nga Italia pas luftes se dyte kane ikur mbi 90 milone! E ka fajin Rama thua ti! E ka fajin Saliu? Te dy dhe asnjeri o idiot!

                                1. n
                                  nje qytetar

                                  Or Spak-torollak, qe ngaterron me Carin me Dollarin e barazon Emigracionin me Kerkesat per Azilin! Shqiptaret kerto vite mbajne vendin e pare ne vendet e BE per kerkesa per Azil, pranuar kjo nga vete statistikat e Brukselit. Dhe Azili me Emigracionin nuk ngjajne fare sepse : Azili kerkohet jo per nje jete me te mire 9si Emigracioni) por per ti ikur nje jete nen qeverisje bajge tamam si kjo e Rames, p.sh.

                                2. T
                                  TAO TAO TAULANT

                                  Taulant si gjithmone idiot emigracioni ne portugali apo te ikurit nga portugalia numri te ikurve eshte me i madhe se popullsia ne portugali ....mos ri me koqevaret se do behesh dopio koqe

                            2. K
                              Kelmendi

                              Mero, Berisha eshte nje problem te cilin shqiptaret nuk e zgjidhen dot. Fal Zotit kete e ka mare ne dore ShBA dhe nje artikull me shume a nje me pak ndoshta nuk ngrejne pesh ne koken e atyre qe e kane ndare mendjen nga njeri krah apo tjetri. Shqiperija ka sot nje problem shume te madh dhe urgjent per te cilin duhet folur dhe ngritur alarmi: Shqiperija po bie pre e nje plani te temerrshem per t'a kthyer ate ne nje vend fondamentalist fetar. Pamjet e djeshme ne shesh jane te frikshme. Perpjekjet e armiqve te Shqiperise per te goditur kulturen dhe gjuhen e saj po japin frytet qe te gjith u jemi ruajtur. Politika e nje qeverije apo nje tjetre per te mare nje lemposh aty ketu po con ne nje trushplarje kombetare. Tema eshte nje platforme qe mund ta ngreje problemin dhe diskutimin nese politika e vrastare e "tolerances fetare" eshte nje plan kriminal per t'i bere gropen kombit. Pese gazetat e huaja kane te drejte t'a promovojne Shqiperine si vend mysliman dhe gazetat shqiptare nuk kane te drejte ose kane frike te shkruajne nese eshte apo jo e vertete?

                              1. A
                                Ardit Pisha

                                Fajin e ka Peçi Naqellari, zv Rektor I Universitetit te Elbasanit qe ka qene spiun I sigurimit te shtetit she tani mbeshtet Sali Berishen.

                                1. d
                                  detto tra noi

                                  Socialistet e kuptojne qarte se rikthimi i Berishes erdhi nga qeverisja e menderosur koke e kembe Rama, por natyrisht nuk ja nxe goja ta pranojne, sidomos ato qe kjo qeveri i ka punesuar ne administrata per ti bere Like neper portale menderosjes se saj te shitur per suksese.

                                  Lini një Përgjigje