Pse opozitarët shpresojnë që Berisha i mbron nga drejtësia? 

3 Korrik 2022, 21:08Editorial Mero Baze

Nuk e shkoj si problem shumë të rëndë, pse brenda opozitës po krijohen dy standarde për sjelljen ndaj drejtësisë së re, pasi kjo është traditë e vjetër e tyre. Gjithmonë për ta, drejtësia përshëndetet kur dënon zyrtarë të lartë të qeverisë, përfshi ministra dhe deputetë, siç ka bërë deri tani, dhe një standard tjetër që po bie shumë në sy në rastin e akuzave ndaj deputetit Salianji, ku drejtësia paragjykohet se “mos dënon Salianjin” se kjo pastaj quhet krim. 
Por më e dëmshme se kjo është vetë sjellja e deputetit të akuzuar. Ai mes PD zyrtare, e cila përmes Alibej ka bërë një deklaratë të gabuar pro tij, duke kërkuar të shkojnë deputetët në sallë në shenjë presioni ndaj gjykatësve, dhe Berishës, që në fakt e ka injoruar fare hallin e tij, ai po përpiqet të joshë Berishën, me veprime konsomolasi, me shpresë se presioni i Berishës mbi gjykatat, funksionon. 
Nëse vë re deklaratat e deputetit të akuzuar, ai sillet si njeriu i mirë Lej Fen, që para se të ketë mendjen tek gjyqi i tij, e ka mendjen tek protesta e 7 Korrikut e Berishës, për t'i treguar atij, se nëse e kërkon nevoja, ai është gati të shkojë në burg për Berishën, duke e injoruar fare gjyqin dhe duke u marrë me hallin e Berishës. 
Ky mentalitet që e bën më qesharak se sa duket në të vërtetë gjithë kjo fabulë, buron nga fakti se deputetët e PD, përfshi edhe ata që nuk e duan Berishën, besojnë se ai e tremb drejtësinë, mjafton të bëhesh me të.  
Rasti i Salianjit është tipik. Ai nuk e do Berishën, natyrisht as palën tjetër dhe po eksperimenton të mbijetojë duke bërë pazare me dy palët, por meqë tani ndodhte para një vendimi gjyqi që mund ta burgosë, ai bëhet pa kushte me Berishën, madje me një përkushtim të neveritshëm ndaj hallit të Berishës në datën 7 korrik. 
Vet Alibej, formalisht ka bërë më shumë se Berisha për të, madje dhe më keq se Berisha, pasi ka premtuar të rikthejë skenat e gjyqeve të 21 janarit, kur gardistët mbushnin sallën e gjyqit dhe familjet e viktimave rrinin jashtë, derisa të shpallej i pafajshëm vrasësi. 
Por ideja që Berisha është ai që tremb gjykatat dhe jo Alibej, e ka bindur Salianjin që nderin t'ia kërkojë Berishës, duke ju betuar se është gati të bëjë çdo gjë për datën 7, kur ka hallin Berisha.  
Të presim tani çfarë hakërrime do të lëshojë Berisha mbi gjykatësin, dhe çfarë dënimi do t'i caktojë gjykatësit më 7 korrik, nga populli i 7 korrikut, nëse e dënon deputetin në fjalë. Salianji atje i ka sytë, si çdo njeri i rrezikuar nga drejtësia. Dhe Berisha patjetër do të bëjë diçka. Por Zoti mos ë vëntë në provë që të dënojë Salianjin, se pastaj do kuptohet që nuk ka çfarë t'i bëj gjyqtarit. 
 

29 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Mua me çuditin shume veprimet e ketyre 'trimave"... Nje llogjike me shume se feminore... Jetjne akoma kohen e Baba Qemos (kupto Salihut, kur i urdheronte te gjithe institucionet dhe sidomos gjykata e prokurori!!!).

    1. b
      ben.

      Mjafton vetem gjyqi i Salianjit, qe cdo qenie me 2 gr tru ne Shqiperi te kuptoje 2 gjera. 1. Drejtesia ne Shqiperi eshte 100% ne duart dhe e komanduar nga edi rama. 2. Edi rama dhe luzime basha, kane qene ne 1 marveshje, pasi sapo salianji doli kunder bashes, menjehere aktivizohet mekanizmi i drejtesise rilindase. Nuk ka rendesi me , ne ashte apo nuk eshte fajtor salianji, ne momentin qe drejtesia eshte e komanduar , ne funksion te marveshjes basha rama, ky shtet eshte i mbaruar dhe legen. Ajo kenga e delenxhinjve per rrugen eshte fytyra e vertete e shtetit shqiptar. 1 shtet delenxhinjsh qe komandohet nga ca delenxhinj qe ju kendojne ca delenxhinj te tjere.Me keq se kaq nuk ka se ku te shkoje nje shtet. Dhe doren e fundit kuptohet qe ja jep mero, duke e shoqeruar me sufllaq xaxiq komentuesish delenxhinj. Pastaj ankohemi e ka fajin greku, serbi, francezi italaiani rusi dhe alienet. Vend e mbaruar , ne grahamat e fundit para shperberjes.

      1. A
        Anti beni

        O Beni , si nuk te ha mortja per mendte qe me ke ? Po c'hyn Rama apo Basha ketu , more kungull ? Ceshtje eshte ne gjykaten e apelit dhe nje dite do te gjykohej se s'ben . Dhe neve themi , cilet jane keta hajvane qe i vene nga mbrapa nje plaku 80 vjecar , qe mezzi e mbajne kembet , te cilin e ka bere hasha nje bote e tere ,si hajdut , familjarisht te korruptuar dhe minues te demokracise , ja kush jane , beni me shoke nga Paskuqani .

        1. b
          ben.

          Byrazer Une e kam shkruar qe ne fillim , se kjo qe po shkruaj eshte per ata qe kane 2 gr tru e siper. Ti nuk hyn te kjo kategori.

          1. I
            Idjoti

            Ben ne komentin tend gjysmt e fjaleve i ke fjale ofenduese. Pershembull fjalen delenxhi e ke permendur 11 here. Vetem se po te kujtoj per kapacitetin tend mendor. Aq me teper je dhe menjemath si Saliu sepse mendon qe ti shkruan per njerzit me dy gram tru. Ja dhe une idjoti mendoj qe ti je nje koqe si gjithe koqet qe i vene mbrapa spiunit dhe hajdutit. Do te justfikoja po qe nuk do e quaje vehten Ben, sepse Ben eshte emer modern… po te shkruash me emrin Pal apo Paloqe, do ishte llogjike.

            1. V
              Vranakonti

              Ti Ben je nga ata qe nuk kane 2 gr tru.Ti je trupeshk. Me saket akoma,je psikopat.

          2. S
            Shigjetari

            O Ben Babalja, Salianji s'duhet te ishte fare deputet sepse ishte ne nje proces gjyqsor per shpifje.... apo e harrove telenovelen e pergjimevedhe sajimeve prej 2 vjetesh. Dhe tani te vjen keq per fatin e tij qe do ta vendose, sipas teje "drejtesia rilindase"..Pika, pikaaaa..!

        2. F
          FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

          Tere strukturat e 'Sistemit te çdrejtesise' sot e 30 vjet kane qene e vazhdojne te jene ne duar te agjenturave,BBB-Biberaj-Beograd-Berishes,'krushke' Serbise e 'majke' Rusise bblere me FLORI permes sekser MEDISE!

          1. V
            Vetem durim!

            Eee ke te drejte “profesor”, por ju qe ju pelqejne skenaret me agjentura duhet tjua perseris se Sala eshte agjent jo vetem i ktyre serb , je grek , e kinez , rus apo bullgar, por eshte rekrutuar edhe nga shefbimi sekret i SRILANKES. Faktet po shqyrtohen me profesionalizem nga Ngjela dhe Frroku . Se shpejti do dalin te Tema!

          2. A
            Ateisti

            Opozitarët mendojnë ashtu se i ka mbrojtur kur ishte në pushtet, nuk i lëshonte Saliu. Plus që Saliu ka para me thasë e sigurisht paraja është pushtet që korrupton në mënyrë absolute. Nëse s'do kishte para nuk do e pirdhte njeri.

            1. D
              Dardan

              Doktor Sali Mortja ka mbeshtetjen e komshiut te Lalezit, Arben Llalla, prandaj kendon cdo mengjes si gjel!

            2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              Skenarin Meta, kërkon të bëjë me Berishën,Salianji ! Berisha nuk blihet lirë! Si Salianji dhe Dume janë të papranueshëm për doktorin, nuk futen në njerzit e besës . Si non grata ai është shumë i kujdesshëm, nuk do manifeston se është shkatërrues i sistemit demokratik, por edhe drejtësia është nën monitorim. Salianji është me vonesë,treni i fundit e ka lënë.

              1. T
                Taulant

                Rehabilitimi i Ilir Metes prej Amerikaneve tregon seriozitetin e tyre.

                1. F
                  Fjala ime

                  Mora vesh se me nder presidenti i Republikes ka bere thirrje per lufte duke hakerruar djalit te Kristaqit, ne nje portal e lexova! Valle akoma Arben Kraja dhe forcat e sigurise shtetit bashke me ato te NATO-s dhe mbrojtjes do qendrojne ne breket e Sali Sheqeres. Po ne qoftese kjo ndodh, te paret qe do hane kokat e tyre jane Arben Kraja me prokuroret dhe gjykatesit pasta forcat "armike". Na beri nje here pershesh Sali Sheqerja duke na bere kerme, dy here nuk e perserit dot.

                  1. L
                    Li peng

                    Cfare ilaqesh merr zotrote ?

                  2. E
                    Ervis

                    Fara dhe soji i tij te denohen Salianj plera pak e ka

                    1. K
                      Klea Basha

                      Denimi per salianjin eshte mese normal por eshte dhene ne masen me te ulet. Per te tilla shpifje e hedhje balte si pa te keq denimet duhet te jene me te ashpra

                      1. N
                        Një qytetar

                        Salianji dhe Duma, dy individ pa shtyllë kurrizore, kanë arritur plotësisht me sukses të fitojnë urrejtjen e të dy grupeve në PD. Tani i presin nga të dy anët me dru, si ata qëntë që hyjnë në guzhinat e botës. Nga e gjithë kjo, më vjen keq për atë që bëri Alibeaj; të kërkosh që çdo deputet të shkojë në sallën e gjyqit si presion dhe kundërvënie ndaj gjykatësve, më e pakta që mund të thuhet është papjekuri politike. Edhe të mendosh që Berisha nëpërmjet kanaleve të fshehtë është kujdesur për një ndëshkim formal te Salianjit nga gjykata si presion për të kaluar në anën e tij, përsëri, për të përligjur kërkesën tënde drejtuar deputetëve për të qënë në sallën e gjyqit, më e pakta që mund të bësh është të paraqitësha argumenta se ku e bazon dyshimin për ndonjë veprim nëndhe të Berishës. Gjynah, ra si peshk në rrjet këtë radhë Alibeaj, i dha të drejtë Berishës për presionin që do të ushtrojë mbi gjykatën me atë që do të bëjë më 7Korrik. Vërtetë gabim foshnjarak politik ky i Alibeajt!!!

                        1. h
                          hani mut por mos hani shume se te ben zullum

                          Per ndonje budall qe akoma i ka mbet ne tru Gozhda Fazllic ! Qeveria Rama fill pas ardhjes ne pushtet i ka dhene Tenderin e Interkonjeksionit te Energjise kompanise drejtuar nga Damir Fazllic, pikerisht atij Damir Fazllic pra, duke u dhjere ne koke tere socialisteve qe vuri ne rrjesht per ta share e mallkuar duke filluar nga Mero Baze i pari qe hengri gjobe 40 000 Euro nga Fazllic per shpifje ne gjykate nderkombetare e der tek soji i budallenjve si ky i qiri nga Fazllic i ores 21:30.

                          1. q
                            qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi

                            Rritja drastike dhe e pa ndalshme e cmimeve te ushqimeve kryesisht dhe tere cmimeve ne pergjithesi ka shkaktuar krize ne familjet shqiptare, aq me teper kur qeveria Rama nuk ka levizur asgje ne drejtim te rritjes se rrogave e pensioneve, ashtu si kane bere tere qeverite kudo, perfshire dhe qeverine e Kosoves qe nuk ka as 20 vite shtet. Qeveria Rama eshte qeveria me e deshtuar ne rrafshin ekonomik qe nga qeveria talloniste e Adil Carcanit.

                            1. N
                              Nje shqiptar ne Gjermani

                              Ike more , pirdhu , hajde shiko ne Evrope ku kane vajtur cmimet , njerzit mezi ngrysin muajin . Shqiptare idiote.

                              1. L
                                Legen

                                Te dhjefsha trute ty Paske pare edhe gjermanine! Rrote kari Ik pyet ne Arbeitsamt sa paguhet nje i papune. Shteti merr persiper STREHIMIN , USHQIMIN, MJEKIMIN,SHKOLLIMIN, ENERGJINE ELEKTRIKE, NGROHJEN. Mos keqinformo LEGEN!

                                1. E
                                  Emigranti

                                  O Legen i Legenve, Ti shpif dhe genjen! Shteti te paguan strehimin energjine elektrike, ngrohjen...?! Yyyyttt Plehrë...!Jane qindra mijera njerez qe kane mbi 3 dekada qe jetojne ne Perendim...!Dhe i kuptojne genjeshtrat e tua!....

                                2. Y
                                  Ylli

                                  Prandaj pretendon se ke derguar bythen ne Gjermani ti "Shqiptari zgjuar" qe mezi te ngrysesh muajin ...Ik mor bajge patronazhiste i punesuar ti besh lajka nje qeverie plehre!

                                  1. T
                                    Taulant

                                    Koqe , Shqiperia i vetmi vend ne Evrope qe nuk jep ndihma per familjet ne krize. Edhe Kosova jep 10 here me shume.

                                  2. T
                                    Taulant

                                    Nga shkollepaku pret zhvillim ekonomik. Filozofia e tij eshte beton/prish lulishte/pallat/prish kinema e teater/ruuge 20milion euro km/administrate mbushur me injorant.

                                  3. E
                                    Ekonomia nga Ahmetaj te Ahmetaj

                                    Sipas raportit te fundit te EUROSTAT referuar pas 2020, shqiptaret jane me te ardhurat mesatare te disponueshme me te ultat ne krejt Europen.

                                    1. T
                                      Taulant

                                      Prandaj ka dale shkollepaku duke u falur e lypur neper Evrope aman na fusni ne BE sepse per Shqiptaret BE-ja eshte fe. Deshtim total ne te gjitha fushat e ekonomise. Bujqesin po e shkaterron fare blektorin e zhduku industria fjale e huaj.

                                    2. S
                                      Shqiptari

                                      Shkrim 100% i sakte.

                                      Lini një Përgjigje