Pse gjithë të çmendurit në tribunë? 

7 Korrik 2022, 21:09Editorial Mero Baze

Sa herë Berisha ka synuar rikthimin, ka bërë përpjekje të tejkalojë vetveten. Më 1992 u përpoq të bëhej i pranueshëm me parullën “bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”, duke tërhequr shtresën gri të shoqërisë në anën e ndryshimit.

Më 2005 u përpoq të gëlltiste gjithë fyerjet që u kishte bërë kundërshtareve, duke ju marrë dorën dhe duke i nxjerrë në tribuna.

Sot, në përpjekjen e tij të tretë, ka bërë krejt të kundërtën. Të gjithë fytyrat e reja që nxorri në tribune, pa asnjë mëdyshje janë njerëz me devijime të forta psikike, mitomanë, delirantë, fëmijë sigurimsash, ose thjesht të çmendur, që nuk i pranon as shtëpia, as shkalla, as lagjia, e jo më shoqëria.

Përkundër tyre, njerëzit që ishin në rrugë, ata tre- katër mijë vetë që kishin mbushur bulevardin, ardhur nga Konispoli në Shkodër, nuk mund të them që janë të tillë. Ata janë njerëz normal, të dëshpëruar, që duan një shpresë.

Po pse Sali Berisha vret shpresën e tyre, duke u thënë që ju meritoni të udhëhiqeni nga njerëz anormalë?

Kjo është pyetja kyç, që bën çdokush që i njeh ata. Dhe ka një përgjigje. Sali Berisha i izoluar, i dërrmuar dhe i pashprese për të udhëhequr sërish Shqipërinë, kërkon të hakmerret ndaj gjithkujt për izolimin e tij, për burgosjen për së gjalli të tij dhe familjes së tij, si familje hajdutësh dhe minues të demokracisë.

Ai kërkon t’u thotë shqiptarëve se ju meritoni këta të çmendur, derisa më latë mua vetëm. Njëri pas tjetrit, njëri duke sulmuar Sorosin, tjetra ambasadoren e SHBA, një tjetër duke folur në emër të delireve të veta dhe gra histerike që shkumojnë urrejtje, të krijohet ideja se dikush ka hapur derën e klinikës nr. 5 dhe i ka nxjerrë pacientët në tribunë.

Ai vetë i dëgjonte duke qeshur në rrugë.

Ai vetë është i qartë kush janë ata. Ai e di mirë që ata nuk ja voton as shtëpia e tyre. Dhe për t’i vënë vulën vetë kësaj hakmarrje me fjalimin e tij plot urrejtje, ai mendon se duke u treguar shqiptarëve se ka një pakicë të çmendur që mund të mbajë peng opozitën, kërkon t’i gjunjëzojë ata për të marrë hak për izolimin e tij, për vetminë e tij, dhe mbi të gjitha për fundin e tij pa lavdi, si hajdut i parave të shqiptarëve, si minues i demokracisë dhe shantazhues i drejtësisë në këtë vend.

Është hakmarrje e një njeriu që e di që nuk e prek dot fitoren. Po ta ndjente atë sadopak, do shikonit fytyra të tjera në tribunë. Por ata as nuk i shkojnë, as nuk i fton dot.

Opozita normale do ta gjejë rrugën e vet. Nderi që ky u ka bërë sot, është se i ka thithur si rrufepritës gjithë të çmendurit. Dhe mendon se po përpiqet t’i poshtërojë duke u thënë “këta meritoni!”    

51 Komente

  1. k
    kthhh

    Ata 3-4 mije vete qe ndjekin Berishen jane njerez normale thote Baze. Te psikiatriku mund te gjesh njerez me normale se ata.

    1. P
      Po

      Budallenjte kane nje veti, besojne budalleqet e veta. Shiko Fevziun qe bertet "plot sheshi". Edhe tufa e budallenjve qe i vine verdalle tundin koken. Keta jane siguria e mandatit te katert por edhe te peste te PS. Rama keta e duan mbret me duket, jane pa kushte.

      1. O
        O Mero une mendoje se shumica e Shqiptarve kane me

        Une mendoje se Sali Berisha, Edi Rama, ilir Meta dhe si shumica e atyrë që kane marre pjes në ate miting dhe si shumica e Shqiptarve kane mentalitet mitomanë, Otomanë,Turke Talibanesh. Jo veq disa siqe this ti o Mero. Poshte Edi Rama, Sali Berisha dhe ilir hajduti poshte korrupsjoni poshte mentaliteti Turke Otomane Talibane

      2. k
        k

        Sikur të ishte aq i fortë,duhet ta sulmonte vetë ambasadoren,jo të nxirrte një budallaqe që se kap as ligji.

        1. N
          Nabulio

          Mero more urrejtja sot? Ben more qe e ushqen se e ke te vetmen arsye ekzistence - URREJTES ME PAGESE ME TE MIRE SE TY RILINDJA S'KA KU TE GJEJE ...

          1. R
            Referendum per arrestimin e koleres sali

            Nabulio ku e gjete kete emer more analfabet qe nuk te kuptohet se cfare do te thuash.... Edhe ti duhet te jesh ndonje nga ata esteriket qe ulurinin ne tribune... Duhet te jesh ndonje si bllokmeni andi bushati,lubonja,fevzo me koken e zbathur dhe veshet si gomar,shume i gezuar se ishte mbushur sheshi.... Duhet te jesh ndonje si gerdalla komuniste bashkim hoxha qe na nxehej me ata qe thoshin te verteten per gerdallen komuniste sali... Sali krimineli mblodhi gjithe te cmendurit e hajdutet qe duan te vijne ne pushtet dhe shpalli armik edi ramen e i ndaloi beniaminit te tij lulash qe te mos i afrohej protestes... Ky kriminel i shqiptareve akoma nuk po e kupton qe vendi i tij eshte ne koshin e plehrave me ato qe ka bere ne keto 30 vjet

          2. T
            Toke e xanun,parti e xanun

            I marri ndiqet nga te marret.... Djali sypeshkaqen merte pjese ne proteste,djal luli qe e donte me shume se sypeshkaqeni kercenohet dhe i ndalohet pjesmarja ne proteste... Nje tufe isterikesh bertisnin e ngjireshin qe ti pelqej vampiri shpelles sali,qe tu jap ndonje kocke

            1. G
              Gerdeci

              Plas "nabulio" plas...Baze ka gjithmone argumente te forta per ato qe shtron. Ndersa ti, me komentet e tua, verteton qe je pjese e te çmendurve te tribunes se Bishe Karaxhiçit.

              1. P
                Patronazhisti

                Pirdh Mëro pirdh, blozë nga brënda ngele. Slirohesh dot. Nënprodukt karboni eshte emertimi jot i përditësuar tek regjistri I pronave te AgjitPropit ripjellës

                1. F
                  Fjala ime

                  Bera mire qe sot nuk ndoqa as lajme as tv. Une i bojkotova se ate e ka bojkotuar jeta, tani ata qe i ven prapa si duke kane mbaruar dhe jane te pa kallur.

                  1. T
                    Trotski

                    Sheshi para kryeministrise u kthye ne nje Shurretore masive .Vaj Vatani Mjere "Mileti" i Hardallosur.U ngriten kembet ti bien Kokes -Sali Kerma ne Buze te Gropes..

                    1. T
                      Teo

                      Shko more bir karaputane

                      1. B
                        Bubuzhel Berati

                        Sot edhe vete non grata e kuptoje qe nuk nxjere dot nje deputet me ata kokepalar megjithate une e kisha paralajmeruar deshtinin .

                        1. K
                          Kolonjari

                          Pra ju u pelqen Ram hajduti, qe po vjedh cdo dite, pa populli te haje bar. Edhe kur protestohet jane te cmendur. Cudira shqiptare. E ky vend nuk ka per te ecur. Shikoni gazetaret qe i lepihen qeverise se cfar vila dhe pasurie kane. Deris te mos kete me militante, por vetem votues , qe e peshojne mire voten, Shqiperia do eci.

                          1. A
                            Allah allah

                            Kush jane keta gazetaret mo Kolonjar? Ke ndonje emer? Apo edhe ti si ata histeriket komik te Shoqerise civile! Thone se kolonjaret jane burra zamani , shkuan per gomar dhe moren... U pika ty!

                            1. X
                              Xhaxhi

                              Cili gazetar i lepihet qeverise o derdimen? Mbreme kishin dale te gjithe ne sulm per ti mbush mendjen vetes qe opozita u ngjall e u bashkua. Nga do ta fillosh? Top leshi qe mbledh para, Fevzi debili ne Opinion, news 24

                            2. D
                              DRON vph-6 4K

                              Mero, dy persona që kanë njohuri goxha për Dronat dhe u kanë përdorur 2 Drona dhe sot në Protestën e Sali Berishës dhe llumit që i shkon nga pas, me programe kompjuterike preçize që numërojnë çdo trup/kokë (ku hyjnë dhe Policët), kanë nxjerrë shifrën e pjesëmarrjes tek 7 mijë e 300 veta. Ndaj duhet që ti bëhet e qartë miletit dhe Mediave të tjera dhe të Huajve në Tiranë se, Opozita përsëri prej shumë vitesh nxjerr poshtë 10 mijë përkrahës në Bulevard, për më tepër që sot ishte krahas PD së Berishës dhe Monika e banda LSI.

                              1. F
                                FCB

                                Merrooo.. shyqyr qe qenke mire , Batoni tha i shtrengoj doren Berishes...dhe Preci me Markun e drodhen.. ..Barinjte Merroo...barinjte , atyre perkushtoju se i njeh mire :))

                                1. g
                                  gallate

                                  Ti FCB mos je te "Shoqeria Civile"? Dmth ke byth ta shtremberosh emrin e gazetarit mero sic e ke shkruar? Turp te keshe!

                                2. S
                                  Spak

                                  Saliu ,per mua,sonte duhet te jepte doreheqjen dhe te largohej perfundimisht! Realizoi nje proteste jo ne pranimin e tij si kryetar i PD por nje te tille vetem me njerez qe urrejne Ramen dhe shpurren e tij! Saliu dhe pasuesit e tij edhe ata qe folen jane njerez me probleme psiqike,vetem te shikoje se si flisnin! Mero Baze eshte nje analist i klasit te larte dhe e mbeshtes ne ato qe shkruan! Por kjo proteste duhet te jete nje mesim per Edin dhe sidomos per njerezit qe ka ne pushtet dhe ne baze! Protesta ishte anti Rame dhe jo pro Saliut,per njerezit normale e kam fjalen qe morren pjese ne te!

                                  1. e
                                    erdi

                                    ah more ymer sa do pendohesh per kto fjale kur ato te cmendurit te vijne ne pushtet dhe ta shkerdhejne sumen tende te shitur

                                    1. Z
                                      ZOOTEKNIKU

                                      E vetmja gje qe e pershkoi fund e krye kete te quajtur proteste ka qene frika e Saliut. Te tjerat ishin histerizem i gjalle.

                                      1. K
                                        KOSOVA E BOLETINIT

                                        Edi Toptan Rama, ky trathtar esadist, nuk i ka punet keq vetem me opoziten por me krejt kombin shqiptar, e sidomos me Kosoven te ciles po i fut thiken pas shpines per hatrin e vellamit te tij Vuçiq. E kam ditur qe kosovaret trima nuk do te rrijne duarkryq karshi trathtise kombetare te Edi Rames me "Open Bythen" e fashistit Vuçiq. Kosovaret jane pararoje e kombit tone. Ata do ta rrezojne shpejt qeverine kuislinge te trathtarit Edi Toptan Rama, ndersa kete qelbesiren do ta nxjerrin zvarre nga kryeministria dhe do ta varin ne shesh. Jemi me fat qe i kemi vellezerit nga Kosova. Rama eshte i mbaruar. Ju trathtaret e keni kerkuar, urdheroni!

                                        1. a
                                          am

                                          Keta jane me psiqike te derrmuar te gjithe. Kur situata ne vend eshte e veshtire, njerez si keta e bejne akoma me te veshtire. Te hapej dheu ti perpinte do shpetonim per ca kohe. Jo shume kohe, se nenat e idjoteve pjellin pa mase. Te vjen rende ti thuash vetes shqiptar kur sheh keta te mjere.

                                          1. N
                                            Ne

                                            Lidheni qenin, se po na tremb femijet!

                                            1. T
                                              Titi

                                              Ke shume te drejte Mero,vetem Rama mungonte.

                                              1. B
                                                Balo

                                                Opozita ka 54 deputetë, sikur këta të kishin nga njëmijë vetë ndjekës në çdo zonë, jo më tepër ..në bulevard do ishin 54 mijë njerëz! Po shoqëria civile,artistë,avokatë ,astirsa etj..po njerëz të thjeshtë të revoltuar, do bëheshin 100 mijë vetë! A ishin njëqind mijë!?? Megjithatë kjo është punë koti,sepse Berisha bëri mirë që u rikthye! Ai që " solli demokracinë" thoshte ajo palla te Balla mbrëmë,ai do " shkatërrojë" demokracinë! Rama e mundi me 1 milion diferencë më 2013, mesa duket Saliu do t'a verifikojë këtë,përseri! O Maskara malok! Halli ynë quhet Edi Rama! Zgjidhja jonë Nuk Quhet Sali Berisha!

                                                  1. E
                                                    Ender me sy hapur

                                                    "Zgjidhja jonë Nuk Quhet Sali Berisha!" Fjali e bukur! Ender ne diell! Po cila eshte Zgjidhja juaj? Votuesi zgjedh te keqen me te vogel ne kutine e votimit, ose shpresen me te besueshme. Dhe ti kujton se nuk do jene vetem keto dy emra per kryeminister? Zgjidh e merr! Te siguroj s'ke zgjidhje tjeter.

                                                  2. a
                                                    arqile

                                                    I mari me te mare Turp i drejtesise se varur ne b...e sales.Turp per grupin parlametar te PS dhe per Edi Ramen ti heqin imunitetin per presionin e kercemimin e drejt.per mon graden cfarr prrsin...qe ben e eshe sala .Cudi keta injorante te rretheve se vetem tiranas nuk gjen shkojne akoma pas kriminelit

                                                    1. q
                                                      qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi

                                                      Per Bulevardin mbreme ne Tirane te mbushur plot e perplot si kurre me pare nga shqiptaret meriten paresore e ka Edi Rama me qeverisjen e tij te dhjere e shurrosur. Zullumi kur trashet shume, keputet. Nuk e shtyn dot zvarritjen ne pushtet duke ndenjur ne mes shaleve te Vucicit kur ke Ekonomine ne vdekje klinike. Me ca inaugurime rruge nuk fsheh dot Fukarallekun anembane vendit. Qeveria Rama eshte qeveria me e deshtuar ne rrafshin ekonomik qe nga 1990.

                                                      1. S
                                                        Shqiptari

                                                        Baze ,nuk ishin 3,4 mije po 4,5 mije..!

                                                        1. V
                                                          Viktor

                                                          Duke ndigjuar gazetat sot vura re se nuk ishte kapur nji fakt i rendesishem. Fakti qe ai e pohoj boterisht me goje qe kundershtarin e quan armik dhe jo kundershtar. Kjo ka qene dhe eshte llogjika e tij prej nji bajraktari te eger. Per te cdo njeri qe eshte kunder tij eshte armik, sic e ka shpallur dhe tani Bashen. Nuk me jepet per te shkruar prandaj Z.Mero nese je dakort me mua beje nji shkrim me kete teme. Pershendetje Viktori

                                                          1. G
                                                            Gim keshtjella

                                                            Booo...çeshte nje me mbiemrin Kalaja Kalaja...Auron ne mos gaboj e qujne. Me pall kari se ai tip skom pa. Si doker porti ngja. Uleriste e bertiste duke eecitu hartimin. E kan mor nqafe e kan gnjy. I kan than hudhu me kap na nje gjo. E nisi me Sazan trapin karieren dhe tash ka petfundu me Salen. Tamam Mero keta jane çeta e te çmendve. Auron ndrro zanat bir se do perfundosh tek spiti 5

                                                            1. G
                                                              Gim Keshtjella

                                                              Booo...çeshte nje me mbiemrin Kalaja Kalaja...Auron ne mos gaboj e qujne. Me pall kari se ai tip skom pa. Si doker porti ngja. Uleriste e bertiste duke eecitu hartimin. E kan mor nqafe e kan gnjy. I kan than hudhu me kap na nje gjo. E nisi me Sazan trapin karieren dhe tash ka petfundu me Salen. Tamam Mero keta jane çeta e te çmendve. Auron ndrro zanat bir se do perfundosh tek spitsli pese.

                                                              1. d
                                                                dhe Yjet rrijne e veshtrojne

                                                                Megjithese ne opozite prej 9 vitesh jane tere Budallenjte, te Korruptuarit dhe Bastardet dhe prej 9 vitesh qeverisemi nga vete Mencuria, Ndershmeria dhe Shenjtoret, cuditerisht vendi ka shkare ne nje krize ekonomike e varferi te plote qe vetem qorrat me sy ne prapanice nuk duan ta shohin!

                                                                1. E
                                                                  Ed

                                                                  BRAVO MERO SI GJITHMON SHUME I SAKTE. PO QE SE NUK JE NJE ISH DOGANIER APO ISH .ISH ISHET E BERISHES QE JANE MILIONERE DHE MER PJESE NE ATE MITING JE E METE NGA TRUTE THJESHTA BUDALLA.

                                                                  1. K
                                                                    Kokcepi

                                                                    Hartimet i qan skam cte them, te shtrengoj doren per ate pune sic beri dhe Batoni . Mund te kishe bere ndonje pune me te dobishme me ate penen tende te lare me flori o i madhi Ymer. Per shembull mund te shkruaje libra per femije dhe do ishe i nderuar nga te gjithe, i madh e i vogel. Ose mund te beheshe si Kadareja. Ku i dihet? Provoje nje here o Ymer

                                                                    1. E
                                                                      Enver Hoxhe me rock and roll

                                                                      Nuk duam as buke as uje as dhe rrobe veshur, vetem Timonierin ta shohim te qeshur / Nuk duam shtese rrogash a pensionesh hic, mjaft qe te shohim Rame tok me Vucic / Perrallat e Open Ballkan duam ti degjojme dite e nat, te fleme pa ngrene jemi me rehat / Edi Rama pra or Tungjatjeta ne pushtet, do te presim per Rilindje si pritem Socializmin 47 vjet! Ne Enveristet e thekur pas teje do shkojme, se vete Dum Bab Enverin tek ti shikojme!

                                                                      1. E
                                                                        Ed

                                                                        O FSHATAR PO ENVERI DHE SALIU JANE TE DY TE SE.NJEJTES PARTIE SE NJEJTIT KOMUNIST IDEAL. RAMA SKA QENE NE ATE KOHE TE RUANTE SHENDETIN E ENVERIT KA ME KOMUNIST SE SALIU QE DI VETEM TE VRASE JO TE ARGUMENTOJE.

                                                                        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                                          Të gjithë trushplarët në foltore. Armik u shpall ai që i ka zënë kolltuku e kryeministrit!

                                                                          1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                                            Të gjithë trushplarët në foltore. Armik u shpall ai që i ka zënë kolltuku e kryeministrit!

                                                                            1. S
                                                                              Shpresa

                                                                              PROTESTA ishte madheshtore ,shqiptaret jane te revoltuar nuk po durojne dot nje kryeminister qe del dhe tall bythen me nje popull.

                                                                              1. U
                                                                                Urime

                                                                                Po te veresh me kujdes shumicen e komenteve ne Tema , duhet ti japim te drejte Meros. Duket se te gjithe te çmendurit jane mbledhur rreth Temes se Meros.

                                                                                1. N
                                                                                  N.VJOSA

                                                                                  MERO PASHA, OGjenerali i shtypit shqiptar dhe i Opinionit Publik... /Nuk kane faje protestuesit! Historia njerzore ka treguar se ka plot popull qe mashtrohen!/ Me mashtrime, me populizem e me voluntarizem Hitleri vuri ne rresht nje popullte twre si Gjermania!.... Faji qendron tek ata qe lene te lire nje Vrases, nje Kriminel, nje Mashtrues e genjeshtar primitiv, jo psk por 32 vjet te manipulojë, TË MANIPULOJË SHQIPTARET PER INTERESAT E TIJ , PER TA MARRE DHE PER TA PERDORUR PUSHTETIN DHE DEMOKRACINE PER INTERESAT E TIJ...!!! Edhe E.Hoxha qe e shpalli shtetin e tije DIKTATURE, nuk guxonte dot te vriste njerez pa gjyq, ne mes te Tiranes, në mes te dites...Saliu vodhi sa deshi perdori firmat piramidale per te zhvatur popullin hapur...shkaktoi 97-ën e zeze...plasi Hiroshimen e Gerdecit, shiti mbare Shqiperine dhe shkaterroi ekonomine e saj me rreth 400-500 fabrika dhe uzina ku punesohej dhe ushqehej mbare populli...e te tjera e te tjera dhe Sali Qeni vazhdon i lire te mashtroje e manipuloje si i do Suma ...dhe kapardiset si Gjeli Opozites dhe kercenon çdo dite Rendin demokratik... Jo Mero, me Monstra si Saliu Demokracia duhet te tregoje se nuk mund te shperdorohet...SHBA per thyersit e Ligjit ka sot ne burg 20 % te te burgosurve te mbare Botes(sipas nje instituti te besuar britanik)...Nuk eshte Demokracia per maskshtruesit dhe kodoshet e politikes! Saliu duhet varur jo nga koka por nga kembet...Burg burg dhe vetem burg per ata qe varrosin demokracinë! Saliu eshte Varrmihes i Demokracisë!... BURG, BURG DHE VETEM BURG PER SALI KRIMINEL NONGRATEN...E SHPALL TE TILLE AMERIKA DHE SHQIPERIA E LEJON TE MASHTROJE E TE PERÇAJË POPULLIN NEPËRMJET NJE LUFTE TE PISTE POLITIKE...!

                                                                                  1. A
                                                                                    Antikomformist

                                                                                    Dikur mik i ngushte i familjes Berisha,ke qene z. Mero. Thuhet qe ke qene ndoshta i vetmi qe drekonit familjarisht ne raste joformale. Je i pabese e mosmirenjohes ndaj nje familjeje qe te hapi dyert e shtepise. E merrje me te mire Berishen duke botuar ne gazeten tende fotot lakuriq te ciftit Rama duke hyre dhunshem ne privatesine e ketij cifti.Njeriu me i keq eshte mosmirenjohesi

                                                                                    1. B
                                                                                      Bureto

                                                                                      Per @ Antikonformistin! Nje nga politikanet me te medhenj te shekullit XX, Uinston Çurçilli ka thene: "Është budalla ai që nuk ndërron mendim!". Jam dakord me ju, edhe sa i perket nick-name-tit tend, pra i respektoj ne maksimum antikonformistet, qe si rregull te tille duhet te jene intelektualet, dhe po aq kam respekt per njerezit mirenjohes. Por ama në rastin e mirenjohjes mund te kete debat, sepse shtohet pyetja: Mirenjohje per kë? Une nuk di shume per marredheniet e Meros me Saliun, ti mbase di me shume, por di qe Mero, me siguri mbasi e ka njohur nga afer se çfare perfaqesonte ky karakter i mbrapshte (s'po u referohem bemave dhe gjemave, por vetem karakterit) eshte distancuar shume heret prej tij, dhe me pas ka qene gjithmone koherrent me çfare ka shkruar dhe shkruan per te. Te kesh mirenjohje per Sali Berishen kur e një se cili eshte (edhe ti, edhe une edhe shumica e shqiptareve) eshte nonsens. Nuk po e zgjas me shume dhe uroj te jemi mirekuptuar. Të pershendes!

                                                                                    2. A
                                                                                      Antokonformisti

                                                                                      E kuptova si funksionon liria e fjales ne portalin tend. Sapo me bllokuat nje posim

                                                                                      1. A
                                                                                        Anti

                                                                                        Poshte Sali Berisha

                                                                                        1. D
                                                                                          Doni me per Belul Ramen?

                                                                                          Edi Rama ky hajdut i prones publike qe nuk po le gje pa vjedhur, si me e pas prone te trashegu nga bab Kristaqi, i jep Gjergj Luces Kombinatin e sheqerit Maliq me vleren 1 EURO metrin/katror! Eshte Gergj Luca, administratori i prones Fish City te Edi Rames ne Elbasan.

                                                                                          1. D
                                                                                            Demotakercita

                                                                                            Nga komentet nuk dalin te cemendur ata qe morren pjese ne miting.Dy turma ,te dashuruar pas liderve te tyre,japin cmendurine e turmave.

                                                                                            Lini një Përgjigje