Protestë për të fituar pushtetin e opozitës

6 Korrik 2022, 19:53Editorial Mero Baze

Sali Berisha ka bërë gjithçka që protesta të jetë një betejë finale kundër Lulzim Bashës dhe grupit që e refuzon në opozitë. Nëse shikon dhe parullat e tyre, ato më agresivet janë kundër Lulzim Bashës. Një parrulë shkruan “7x7 bëjnë 49 dhe jo 42”, duke shtuar se kjo nuk është opozitë false.

Të gjithë propagandën para fushatës po ashtu po e bëjnë në emër të një opozite që nuk i ngjan asaj të Lulzim Bashës.

Edhe stili i protestës është bërë kujdes të jetë më i dhunshëm, më paralajmërues për dhunë, dhe më agresiv ndaj SHBA, sidomos me paralajmërimet për protestë para Ambasadës.

Edi Rama po ashtu ka bërë kujdes t’i ndjellë drejt dhunës. Fjala vjen, ka hequr nga oborri kërpudhën që e kanë fiksim “demokratët që këpusin zinxhirë”, me qëllim që t’ua kujtojë se diçka tjetër duhet të thyejnë. 

Por a është kjo vërtet betejë kundër një opozite false, apo është kjo opozita false?

Nga pikëpamja sasiore, nëse do të krahasojmë protestat e Bashës të vitit 2019 me ato të Berishës, natyrisht Berisha nuk e arrin dot. Duke qenë se aty ishte opozita e bashkuar dhe PD e bashkuar, ato ishin më massive, më agresive dhe natyrisht më të dobishme për opozitën.

Protesta e Berishës, duke qenë protestë për të marrë pushtetin e opozitës, është një protestë që sanksionon përçarjen dhe krijon një humnerë që nuk do mbyllet më në frontin opozitar.

Prej nesër berishizmi do të jetë në luftë me opozitarizmin që nuk e pranon atë dhe zyrtarisht, dhe kjo e bën protestën e Berishës më të vogël dhe më të pafuqishme, se ato të Lulzim Bashës.

Nga pikëpamja politike Berisha ka arritur të kompleksojë figura opozitare, por jo të fitoj mbështetjen e tyre. Kjo është ndoshta e vetmja protestë opozitare ku shumë nga ata që shkojnë nuk janë dakord me liderin që i udhëheq dhe i thërret ato.

Shumë nga deputetët që po i bashkohen asaj nga kompleksi se u thonë “jeni me Edi Ramën”, tanimë janë vet-kompleksuar nga perceptimi se janë bërë ushtarë të Berishës dhe gjëja e parë që thonë, është se nuk kemi punë me Sali Berishën.

Kjo nuk ndodh askund në jetën politike në botë, ku ti të shkosh në një protestë, ku nuk je dakord me organizatorin. Vetëm Berisha mund të krijojë skena të tilla përdhunimi politik.

Nga pikëpamja e kauzës që ka për jetën publike, protesta i përngjan lëvizjes ilegale të Berishës kundër SHBA, që fshihet pas luftës kundër Lulzim Bashës. Protesta është vazhdim i betejës kundër SHBA, tani për t’i treguar se opozita është në duart e Sali Berishës dhe ata duhet të flasin me atë.

Thellë thellë kjo është ëndrra e fundit që ka në jetë Sali Berisha. Ai nuk do më as pushtet, as para, se i ka me miliarda, madje as të amnistohet nga drejtësia. Ai do vetëm të amnistohet nga SHBA, pasi po del nga historia si një familje hajdutësh, familje vrasësish të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë. 

Ëndrra e tij është që një ditë dikush t’i trokasë në derë e t’i thotë “tani që more pushtetin në opozitë t’i kemi falur minimin e demokracisë, vjedhjet familjarisht, me babë, bir, vajzë e grua, dhe shantazhimin që i keni bërë drejtësisë”.

Por kjo është kauzë e tij dhe jo e shoqërisë shqiptare. Dhe në këtë pikë është përsëri larg kauzës së protestave që opozita bënte kur drejtohej nga Basha.

I vetmi transformim opozitar që ka ndodhur nga Basha tek Berisha, është që para se të kthehej Berisha, opozita luftonte për kauza, për pushtet dhe ishte e bashkuar, kurse tani është e ndarë, lufton për pushtetin e opozitës dhe hallin e Berishëve.

Është vërtet betejë mes opozitës false dhe asaj të vërtetë. Por fals është kjo opozita që ka marrë peng Berisha.

21 Komente

  1. P
    Populli

    Si gjithnje, editorial qe evidenton thelbin e problemit. Por, lidhur me konkluzionin "Vetëm Berisha mund të krijoj skena të tilla përdhunimi politik", do te ishte me sakte te thuhej: "Berisha i fton deputetet e dyzuar per kurveri politike, ndersa deputetet e dyzuar pranojne përdhunim politik".

    1. U
      Une besoje se edhe Edi Rames i interesone kjo prot

      Une besoje se edhe Ed Rame Turke Erdoganit me njerzit e ti i interesone kjo proteste. Se pse e gjith vemendja e madjave dhe e opinion puplike do shkone tek dhuna që do bën Sali Gerdeci me ilir hajdutin. Dhe për momentin do harrohen insanatoret dhe vjedhje marramanse që kane bër keta horra me leket e Shqiptarve. Ilir Meta, Sali Berisha dhe Ed Rame Turke Erdoganit jane një lloje. Një mute i ndare në 3 pjes

      1. V
        VLONJATI

        Sa klase shkolle ke , a i vrare ?!

      2. v
        vini

        Edvini I Zi I drogs,kokains ,duhet ta rikthej kerpudhjen asht sic ishte aty ku ishte.Rama ik ik ik.

        1. V
          Vini apo s'vini si t'ja bejme ?

          Shko ne shkolle meso te shkruash o ujku Cerrikut

        2. F
          FCB

          Shume i deshperuar dukesh Merro...bej kujdes neser mos pesosh noj atak kardiak :))

          1. p
            protestuesi

            Ka zera Mero qe do te ndahet perseri torta tek shkallet e Teatrit te Operas.Jane lajmeruar te gjithe periferiket,bathorsit dhe te ardhuri nga rrethet te vijne me legena neper duar.

            1. V
              Vito mashtruesi, shoku i Nikos

              Mero, kam nje pyetje per ty : a shte duke qeverisur mire kryeministri yne LEGEN ?

              1. B
                Bubuzhel Berati

                O Mero c'thua derman protestat e Bashes ishin si Tarzani me Citen njerez pylli me shtiza shpata sopata ku shuronin para deres se kryeministrise eshte turpe te maresh ne mbrojte Bashen se je kundershtare i Berrishes ...Luli ishte kopje e shemtuar e Berrishes . Si gazetare i mirefillte duhet ti mesoshe lexuesit qe partite politike nuk protestojne protesta e fundit ne France ka qene 1980 proteste bejne sindikatat nese Shqiptaret nuk e kane kuptuar duhet te gjejne nje forem tjeter qeverisje pasi demokracin nuk e njohin

                1. E
                  Erzeni

                  Saliu neser I ka te sigurta koqet e Edi Rames!

                  1. s
                    shelegura

                    Kane shperndare trakte neper familje keta pushta me krye pushtin sali traktet i shperndane fshehur kundra Sh B A krimineli.

                    1. A
                      Arber iliri

                      Sali Berisha do te futet ne historine shqiptare si njeriu me veprimtarine me antishqiptare me te madhe dhe te demshme.Pa Berishen ne keta 32 vjet Shqiperia do te ishte shume me e zhvilluar dhe pjese e Evropes.As zoti nuk e fal nje monster te tille.

                      1. A
                        Alfred

                        Nje editorial, Mero djali, per pleqte 95 vjecare qe figurojne milionere ne borderote e mafias. Nuk duhet t'i mungoje ky editorial, gjerdanit te editorialeve tua! Po te ha shume kohe, apo bie ndesh me marreveshjen politike qe ke me Ramen?!...

                        1. F
                          Fredo foltore-nevojtore

                          Po pse e lexone kur s'te pelqen editoriali Meros ? Apo je i moshes 96 vjec ehhh covid 19 eshte i keq te leme pasoja te shkuara Fredo i ka jeta

                        2. E
                          Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike

                          Ja c'fare i ka sjelle Shqiperise e shqiptareve ky Edi Rama nga 2013 ne pushtet - Ne POLITIKE ka sjelle se pari fenomenin e pa pare te Deputeteve e Kryetareve te Bashkive me...precedente penale (!) Ne EKONOMI ka sjelle Borxhin Publik rekord ne 30 vite edhe pse shqiptareve u ka vene ne fyt lakun me te rende te Taksave. Ne SHOQERI ka sjelle serish famekeqet spiunet 1200 leksha te ish-Sigurimit me emer PATRONAZHISTE . Mbare SHQIPERISE i ka sjelle shpopullimin e saj nga rinia me se pari me Varferine absolute dhe Korrupsionin shteteror . Strategjia e mbajtjes se Pushtetit duke kthyer Shqiperine ne vater per strehim refugjatesh kudo ku ndodhen, mjaft qe Bota te mbylle syte ndaj shpopullimit te Shqiperise nga kjo Kaste e Korruptuar. Largimi i ketij Pushteti eshte jetik per Shqiperine dhe shqiptaret, per te patur nje te ardhme e jo per tu zvarritur ne te sotmen me Varferi, Korrupsion, Vjedhje, Shpopullim . Edhe 19 vite tjera te jete ky Regjim Rama po keto tipare do kete, se si thote Populli - Koha e mire duket qe ne mengjez - e per Regjimin Rama kjo Koha e qeverisjes ka nisur me Varferi e me Varferi do mbyllet.

                          1. M
                            Meso cfsre eshte demokracia

                            Meso cfare eshte demokraci shoku te kuptoje per nje komuniste i foltore,-nevojtore Edi Rama eshte pengese e korrupsionit , demokraci eshte vullneti i shumices nese nuk je dakorde shko ne kore te veriut rusi ose kalo malin eshte nje krahine ku drejtohet nga nje marksiste-leninistit i vetefundosjes shoku kurti

                          2. z
                            zer ca mend o Mero zer

                            Nje verejtje per ty o Mero qe nuk thua dy fjale per Suksesin e gjithe Sukseseve nen kete qeveri Rama - Pleq te mocem qe gdhihen Milionere ne Euro, ne saje te perkujdesjes direkte te zyrtareve te ketij pushteti te "mrekullueshem" Rama...Apo ti kane qorruar syte e tredhur trute mor i shkreti ti?

                            1. A
                              Ardit Pisha

                              O Mero, Verifikoni edhe Peçi Naqellari, Zv rektor i Universitetit Aleksander Xhuvani Elbasan qe ka qene informator aktiv i Sigurimit te Shtetit qe kur ishte student ne vitet '70. Nje plehre e ndyre.

                              1. S
                                Skenderbegasi

                                Kini kujdes idiota vape, "doktori" e di mire funksjonimin e organizmit ne temperatura te larta prandaj e ka caktuar protesten ne korrik. Veshtire te mos te kete viktima prej vapes ose prej dores ogurzeze. Ministria e shendetsise duhet ti kerkonte ministrise se rendit te mos ta lejonte kete proteste, ose te bej kallzim penal ne prokurori per kete vrases vape e pandemie para ores shtate. Nuk eshte hera e pare qe ky djall ngre gracka vdekje per popullin shqiptare. Kujdes me gazin lotsjelles se injektimi ne organizem ne kete temperature eshte ? e madhe, prandaj djalli e ka pergatitur vdekjen deri ne detaj. Nje akuze tjeter e rende suplementare per spakun qe nuk ja "gjen" dot "anen" plakut ne hall.

                                1. m
                                  mos qeshni po mundet

                                  Mero Baze si barometri qe tregon qarte deshirat e orekset e Rames, po thote se ka mall ( ca me pak se Rama vete) per Opoziten e Lyl Bashes te cilen nga Rama e der tek Baze prej vitesh jane lodhur duke thene se "FLE GJUME" dhe jane masturbuar duke ster-thene ate te famshmen "7 X 7 = 42" te Bashes! Por tani Rama kerkon nje opozite si e Bashes serish qe te flere gjume rehat, kete po e thote cope Mero qe duhet falenderuar per sinqeritetin...

                                  1. B
                                    Bardha

                                    Ky vitos i ka ngelur dicka ne anus,vetem shpellari i vicidolit mund ta shpetoje

                                    Lini një Përgjigje