Për ata që duan fakte pse Berisha është “non grata”  

4 Korrik 2022, 19:46Editorial Mero Baze

Për të gjithë ata që kanë një vit që kërkojnë “qoftë dhe një fakt të vetëm” pse Sali Berisha është shpallur “non grata” nga SHBA, sot kanë pas rastin të vërtetojnë një nga tre akuzat e rënda që sekretari Blinken ka bërë në adresë të Sali Berishës.

Ai e ka vizatuar Sali Berishën si minues i demokracisë, i përfshirë familjarisht në korrupsion domethënës dhe shantazhues i sistemit të drejtësisë, për të mbrojtur bashkëpunëtorët e vet.

Për akuzën e tretë keni një javë që keni fakte të përditshme. Pasi akuzoi gjyqtaren Blerina Muçi si “kriminele” pse ajo i hapi rrugë shqyrtimit të dosjes së legjitimitetit të mitingut në stadium si “Kuvend partie”, Sali Berisha ka 24 orë që agreson trupën gjyqësore të deputetit Ervin Salianji me tone kërcënuese, të mjaftueshme që ndaj tij të ngrihet padi dhe të shkojë para gjykatës.

Dhe nuk është se po e bën në emër të drejtësisë, por në emër të interesit të tij politik, pasi deputeti Salianji dha prova besnikërie dhe deklaroi se për të ka rëndësi protesta e 7 korrikut, dhe u rreshtu krah tij .

Për shkak të këtij interesi politik, Sali Berisha jo vetëm që ka marrë rolin e linçuesit të një trupe gjykuese, por dhe gjithë mbështetësit e tij kanë adoptuar sjelljen e tij, duke mbushur sallën e gjyqit, si cuba që duan t’i bëjnë presion drejtësisë.

Praktikisht Sali Berisha po injekton standardin e një partie “non grata” për gjithë grupin e tij që e quan parti. Pra nuk kemi vetëm një udhëheqës me sjellje “non grata”, por një grup politik që ka adaptuar standardet e një personi “non grata” si standarde të një grupi politik.

Kjo është dhe më e rrezikshme për një shoqëri se sa sjellja e një lideri, por ama është shumë e lehtë për drejtësinë në Shqipëri të identifikojë shantazhuesit e saj.

Fakti që gjykata sot nuk u mblodh, nën arsyetime procedurale, është një shenjë akoma dhe më e keqe, pasi ajo lexohet si triumf i këtij grupi politik shantazhuesish mbi drejtësinë.

Pra nëse deri më sot kemi një person “non grata’ i cili është i tillë edhe pse ka shantazhuar drejtësinë, sot kemi një triumf të shantazhuesve të drejtësisë mbi gjykatën, e cila nuk guxon as të hyjë në një sallë mbushur me deputetë gangster, që imitojnë shefin e tyre cub.

Tani e tutje ata prokurorë që thonë “duam fakte” për akuzat e SHBA ndaj Sali Berishës, mund të shikojnë pamjet televizive në gjykatë dhe deklaratat e Sali Berishës, për të nisur çështjen “kryesisht” ndaj tij.

Fakte më të rënda se kaq në flagrancë nuk do të kenë mundësi të gjejnë.  E gjitha kjo bëhet në interes të pushtetit të tij politik dhe kapjes së pushtetit në krye të një grupimi politik.

Duke shmangur vendimin për gjykimin e Salianjit, ai kërkon t’u thotë mbështetësve të vet, se kush është me të është i paprekshëm, dhe të gjithë do mendojnë se një gjykatë që nuk ka këllqe të ndëshkojë Salianjin, si do ketë këllqe të ndëshkojë Saliun.

Provat janë sheshit. Ka 24 orë që riprodhohen pa asnjë drojë prej Sali Berishës. SHBA ka tridhjetë vjet që i ka identifikuar këto sjellje.

Prokurorisë sonë do t’i mjaftonin 30 orët e fundit për të bërë detyrën. Ose së paku për të mos u qurravitur duke na thënë “na sillni prova për Sali Berishën”. Vetë Berisha ka provuar akuzën që SHBA i ka bërë  si “shantazhues i drejtësisë”.

41 Komente

  1. T
    Trotski

    nuk ka nevoje ma Per Llafe te Tjera.Mero i ka nxjerre vazhdimisht Fundin e Zi Sali Kermes ,Po SPAK fle Gjume .

    1. M
      Mal Cori

      Po ku guxon gjykatës të dënojë Sali Berishën. .... . Berisha ka dosje për secilin prej tyre dhe ata kanë frikë se e dinë që nuk janë të pastër. Aq më tepër që Berisha UA BAN FTYRËN MA ZI SE KPUCA.....

      1. P
        Propaganda e Meros

        Ky është problemi, që Mero merret vetëm me Saliu kërmën, ndërkohë që kryekërma Rama bën kërdinë: http://www.panorama.com.al/mediat-venezueliane-akuza-behgjet-pacollit-ka-pastruar-parate-ne-bashkepunim-me-krimin-e-organizuar-politikane-vendas-dhe-kryeministrin-shqiptar/

        1. k
          kot

          kur te flasim per Ramen, e themi kete pse keni zakonin qe te krahasoni njerezit ? ketu po flasim per Sali Berishen

        2. V
          Vranakonti

          Mire thua o Mero po kujt ja thua. Arben Kraja dhe gjithe SPAK nuk do t'ja dij fare. Ai i sherben me devotshmeri Berishes dhe Metes.

          1. K
            Kingu esmer

            Berisha ka vdek po stregon, jo vetem fizikisht po dhe menderisht, politikisht, emocionalisht ne cdo forme te tij... dhe po merr dhe te tjeret me vete, sic mori salianjin qe i beri varrin me duart e tij

            1. b
              ben.

              Nese vertetohet se ky pensionisti 90 vjecar me 30 milione euro pasuri nga inceneratoret eshte kushuri i gjiknurit, sic shkruajne mediat, fajin e ka saliu o mero???????? Apo prape nuk dinte gje edvini????

              1. B
                Ben loqja

                Sa kare qe je , more ben , si gjithmone , nuk ndryshon , kare mbete .

                1. B
                  Ben ksraduci

                  Ben i foltore,-nevojtore hsaaa sa karre je mo shoku

            2. L
              Ladi

              Me shume se i sakte Mero djali. Bjeri kesaj kerme neveritese qe ka helmuar gjithçka perreth

              1. v
                vali vali

                si gjtmone perfekt

                1. T
                  Tamam kërmë neveritëse

                  https://pamfleti.net/shba-dhe-26-damkat-penale-te-rames-nga-shites-ikonash-ne-france-lidhje-me-bose-krimi-e-afera-korrupsioni-ne-22-vite-pushtet/

                  1. E
                    Edhe këtu fajin e ka Saliu?

                    https://lapsi.al/2022/07/04/superskandali-zbulohet-skema-si-ka-vjedhur-qeveria-me-inceneratorin-e-tiranes/

                    1. L
                      Ladi

                      E kam fjalën bjeri Edvin Kërmës LlapaSumës dëgjon o Mëro!

                    2. l
                      lenci bira

                      Bravo z.Baze Salih bin laden dhe like hajduti jetojne dhe 100 vjet me SAPKUN e ARBEN KRAJES Te jesh banor i gjirit te lalezit dhe te denosh berishen e meten nuk eshte e mundur Dhe ambasadorja amerikane eshte zbythur Kjo tregon se drjtesia eshte nje hale e madhe ku ne SPAK MUND TE DHJESIN KUSH KA NEVOJ SHQIPERIA NUK BEHET

                      1. K
                        Ku je SPAK?

                        http://www.panorama.com.al/mediat-venezueliane-akuza-behgjet-pacollit-ka-pastruar-parate-ne-bashkepunim-me-krimin-e-organizuar-politikane-vendas-dhe-kryeministrin-shqiptar/

                      2. C
                        Coli

                        Po nuk jemi me ne kohen e Enverit o Mero,me letra anonime.Patjeter duhen fakte dhe ta plasin ne burg halene.Po te thone dhe per ty neser je non grata cdo te thuash?Do pranosh pa e ditur se per cfare vetem se thote Blinken,vegla e Sorrosit.Nga urrejtja qe ke per Sali halene te eshte errur logjika Mero.Ndoshta ke nevoje per ca pushime.

                        1. r
                          robi

                          Exelent Mero. Je i papare. Gjate ketyre diteve Vicidoli i foltores ka marre ne mbrojtje vrasesin e doktorit ne Elbasan , Papleken e bandes se Gaz Bardhit, tani u ben presion gjykatave me kryevagabondin e naziskineve te Mamurrasit , Muli horrin kaq mjafton per te vertetuar akuzat e DASH per nongraten e ketij njeriu te urryer nga mbi 89% e shqiptareve.

                          1. S
                            Satër

                            Si po venë gjërat më shumë të ngjarë ka që edi rama të shkojë në qeli dhe dyshja anti reformë të kthehen në pushtet!

                            1. 7
                              771

                              Berisha ben Berishen. Avazin e perhershem. Edhe pse gerdalle e mbaruar. Se marr vesh pse drejtesia e re i ben Porta Potty-n?!

                              1. S
                                Shpresa

                                Gjykata te beje punen e saj. Vetem keshtu do filloje te ndjehet shpresa qe me ne fund ne kete vend do kete drejtesi

                                1. A
                                  Atdheu

                                  Berisha Salianji e gjithe soji i tyre te marrin denimin e merituar Po i vjen fundi

                                  1. L
                                    Labi

                                    Jemi sh te vonuar,sdrshem perendimin nga urrejtja mete drejte kundra feudaleve..por nga ana tjeter gjetem me mullixhine.Thjesht jemi pa busull...e fajin nuk e ka Perendimi qr zgjodhen linjen e USA

                                    1. Milo Bregasi

                                      Mero, nese e lexon kete shenim, duhet te dini se ne 7 korrik, 2022, ne Shqiperi shenon fillimin e luftes civile! Parashoh ngjarje te renda, deri ne pergjakje! Per Sali Berishen ka ardhur koha te thote: “O sot, o kurre!”, dhe tjeter: “Dy duar per nje koke!” Deshiroj te mos behet ajo qe mendoj une! Dite dhe kohe te keqia!

                                      1. a
                                        alphade

                                        Z. Mero, cili do beje Drejtesi ?! Kraja dhe suita e tij ?! Kurresesi ! Ata te SPAK-Ut jane te gjithe produkt i bru- mit te thartuar e te korruptuar deri ne gen nga Sali Vicidoli ! Ata nuk kane kellqe te vene Drejtesi ne kete vend prandaj vijne sic thoshte gjyshi im si “pordha ne- per rene” duke i marre me konet e pazarit per Turpin e tyre ! Me vjen keq per zonjen e nderuar Kim, ambasadoren e Mikut Tone te Madh, SHBA qe ende nuk po njeh se cfare Monstrash ka gatuar Sali Berisha pergjate 30 vjeteve duke I korruptuar, shantazhuar cdo njerin nga gjykstes e proku- ror dhe te gjithe “an block” ! Ata e kane shitur shpirtin e tyre te Drakula e Vicidolit duke firmosur te zezen mbi te bardhe se do t’i sherbejne deri ne fund “PADRINOS” te Gjirit te Lalezit !!! Dhe per kete zonje e nderuar mos kini asnje iluzion ! Zonja e nderuar KIM pse kur do Amerika i con nga “krevati” kriminelet e mafiozet e vendeve si rasti i Norieges ne Pana- ma, presidentit te Hondurasit apo “El Chapo-n” e Memsikes! Me heret, vellain e Salinas de Godtari te Meksikes, etj.ndersa kriminelin e mafiozin me damke Sali Ram Berishen e le te livadhise e t’i beje karshillek jo vetem Amerikes por gjithe bo- tes duke mos I hyre asnje gjemb ne kembe ! Shpallja “Non Grata” nga ana juaj nuk mjafton Prandaj duhet ndjekur rruga panameze,hondurasit,meksikes, etj. etj., nese doni me gjithe mend ta ndihmoni popullin shqiptar … ! Mos e lejoni me kete Monster te shkaktoje nje tragjedi te re kombetare si ajo e 97-tes ?!

                                        1. L
                                          Lida

                                          Faktet jane sa nje mal per kryekriminelin Berisha e superhajdutin Meta por sa te jete Arben Kraja ne krye te SPAK ata jane te mbrojtur e nuk ka per ti hyre gjemb ne kembe. Ky individ eshte me i rrezikshem se Llalla e sapo te dorezoje detyren usa po i pregatit njoftimin non grada dhe pastaj duhet te arrestohet si shkaterrues i reformes ne drejtesi e qe po zhgenjen qindra mije shqiptare.

                                          1. Milo Bregasi

                                            Mero, nese e lexon kete shenim, duhet te dini se ne 7 korrik, 2022, ne Shqiperi shenon fillimin e luftes civile! Parashoh ngjarje te renda, deri ne pergjakje! Per Sali Berishen ka ardhur koha te thote: “O sot, o kurre!”, dhe tjeter: “Dy duar per nje koke!” Deshiroj te mos behet ajo qe mendoj une! Dite dhe kohe te keqia!

                                            1. S
                                              Sotiri

                                              Po kush ta arrestoje! Kryetari i Spakut! Nese eshte shkodran, eshte i mire per barcaleta, jo per pune!

                                              1. D
                                                DEMOKRATI I SHQIPËRISË

                                                Më duket se SPAK-u përbëhet nga prokurorët 6 mujor ose prokurorët e plepave të sali berisha llumi!

                                                1. B
                                                  Bisha

                                                  Mire vazhdo me bemat qe ka bere kunder shqiperise Sali Kerma por vetem boll fute ne mes Shalianjin se i shton pike copes se mishit (nuk e kuptoj pse i japin kaq rendesi vetem per disa bla bla te lexuara nga arkivi i saliut ) qe eshte nje 0 e madhe. Kemi rene rehat keto dite qe e ka qepur se eshte ne gjykim, ishalla vazhdon keshtu :)

                                                  1. Q
                                                    Qesharaku non grata

                                                    Ne se ka nje njeri qe e njehe mire non grata eshte Mero Baze por Rames i duhet non grata pasi i fitone zgjedhjet lehtesisht . Non grata eshte i semure mendore me diagnozen ( Sociopathe) dhe kurrohet prej vitit 1977 . Debili Berrisha eshte kthyer ne nje qesharake

                                                    1. I
                                                      Indignados

                                                      Berisha eshte shpallur non grata nga Kimetja e rruges Elbasanit me udhezime nga sorosianet qe kane uzurpuar DASh te ndihmuar nga sorrosianet e vendit. Shqiptaret duhet te shpallin non grata Edvin Ramen, qe po shkaterron kete vend dhe po e con drejt humneres; kryemafjozin e rajonit i cili ka filluar ti jap mend evropes, antishqiptarin qe po varferon perdite te moshuarit dhe po largon te rinjte nga vendi. Edi Rama na ka bere mutin sa nje mal, por disa kane mbyllur hunde e sy ose nga injoranca ose nga verberia komuniste apo nga interesat e matrapazlleqeve

                                                      1. e
                                                        eli-tiv

                                                        ...nuk ka nevoje te vertetojme se saliu eshte po ai.....te gjithe ata qe perfaqesojne pd...imitojne saliun.POR...tani saliu po lufton trashigimin e tij...miliardat qe ka rrezikohen te treten...Sa per statusin "non grata " nuk i prishet puna...

                                                        1. L
                                                          Lennard

                                                          Sali Kerma eshte Lyer me Kos dhe nuk i duket Fakti (Nga perralla e Hoxhes qe lyente ate Mikun me Kos dhe e rraste mrena Grave qe vizitonte)

                                                          1. a
                                                            alphade

                                                            Kam vetem nje pyetje per zotin Albin Kurti, KM aktual se me vone s’i dihet : Dhe pyetja eshte si vijon, e vlefshme kjo edhe per gjithe kosovaret qe i shkojne prapa Albinit? Si do t’a ndjente veten Vucici, presidenti Serb nese Albini do te ulej ne nje tavoline te rrrimbullaket me te dhe viceversa: Si e ndjen veten Vucici kur ne kete Tavoline kur mungon Albini ?! Une si qytetar i zakonshem pres koken dhe e deklaroj me ze te larte se Vucici ndjehet shume komod kur nuk ka Albinin perballe ne nje Tavoline te “Balkanit te Hapur” dhe kjo se jam ndonje partizan i zellshem i ketij Ballkani pa “ballkan” per faktin e thjeshte se nuk njoh “detajet ku fshihet Djalli” ! Asnje grime nuk i besoj derdellisjeve te Saliut apo te Albinit se gjoja Serbi do na “gllabe- roi” kur faktet sot jane shume kokeforta : Vete Kosova 75% te tregetise e ben me Serbine ! Tregetia serbe e ka mbytur Koso- ven edhe pa i futur ne “Ballkanin e Zgrapur” ! Me Shqiperine: Saliu per intere- sat ekskluzivisht te vetat klith me gerrma- zin e tij te cakorduar se do na hegjemoni- zoi Serbi ! Me miliona here iu eshte thene ketij Demoni per maredheniet e tij me Milloshevicin , furnizimin new nafte te ma- kines vrastare te Kasapit te Ballkanit por fatkeqesisht shqiptaret kane kujtese te do- bet dhe harrojne shpejt ! Apo per qellime thjeshte pragmatike e interesash vrapojne sot pas Saliut si dikur hordhite e goteve, Vozigoteve, Ostrogoteve deri te Cingiskani More ky Albini mos na eshte paksa xheloz qe Edi Rama komunikon miqesisht me Vu- cicin dhe Albi e don ate ta kete te vetin dhe Shqiperia te mos futet ne sinorin Serb ?! Allahu na ruajt edhe kjo na duhej sepse pas kesaj lind pyetja kush e ka henger “Lugen e Corbes se prishur” ?! Saliu dihet, ne discutim vihet Albini dhe Edi …..

                                                            1. f
                                                              fteri

                                                              Respekt Mero Bazes ,me shpatë në dorë godet krimin e klasës politike ;Dr.Xhuvani i mjerë u zhytë te gopa (vorbulla )thithse kriminale e Sali Berishës për të mos dalë më i gjallë.Është skenar i minimit vendit 30 vjet nga Sali Berisha .me mashën idjote L.Basha gjakosi zgjedhjet në Elbasan nëpërmjet Gazmend Bardhit naziskini i Hitlerit PD-së që krijoi polici paralele me atë të shtetit të paisur me automjet me logo PD kontrollonin ndalonin çdo çytetar ky grup të armatosur i quajtur krahu i armatosur i PD-së shërbente për kontrolluar privatisht e në kundërshtim me kushtetutën ndalonte makinat ose abuzimet e ryshfetet në zgjedhjet në Elbasan ,Këto jan krimeorganizuara me dashje vrrasje me paramendim ,sepse kur trupi i dr.Xhuvanit mbeti përtokë u vra nga \Polici mercenar i Saliut Papleka që sot krimiel Sali Karaxhixhi e mbron siç mbrojti Saljan- Babalen me gr/deputetve në gjykatë ,Tigri i Bashës u ai tha gazetarve : “ja ku e keni merreni !!!!!…. ishte trupi pa jetë të dr.Xhuvanit !…” Kjo është një vepër penale e kryer nga një bandë e armatosur dhe e organizuar e PD-së me ideator Sali Berishën ,Lulëzim Bashën ,dhe G.Bardhin ,krim i përsëritur si përgjakjen e zgjedhjeve të 1996 , hapjen e depove të ushtrisë më 1997 dhe bombardimin e jugut ,vazhdon me vrasjen e AZEM Hajdarit dhe organizimin e grushtit shtetit të 14 shtatorit 1998 ku mori RTVSH ,vazhdoi me vrasjen e 26 vetve të Gërdecit , vrasjen(pushkatimin) e katër protestuesve në bulevardë me 21 janar v.2011 ,dhe përfundoi me vrasjen e Xhuvanit në Elbasan . ,të gjitha këto krime Saliu i kaloi pa lagur mbeten krime të pa ndëshkuara nga drejtësia shqiptare ,dosja fle në kasafortën e krimit. Saliu NON-GRATA !…. vazhdon lojnë e flliqur “hidhë gurin fshihë dorën !”..thotë se ,fajn e ka Taulant Balla !…..njashtu siç akuzoi Fatos Nanon dhe Milosheviçi vrau Azem Hajdarin !… Këto jan krime të rënda nga krahë të armatosura të PD-së ,të pa ndëshkuara si në mesjetë ,vepra që cënijnë rendin e qetësinë dhe zgjedhjet e lira .ke.

                                                              1. S
                                                                Skenderbegasi

                                                                Kanibali I Tropojes jeten e vet e ka ushqyer me jetë. Sa krime te pa dukeshme maskon kjo krijese e rrallë djallezore nen ate lekurë plaku. C'fare krijesash te egra analfabetesh solli ne polici, ne Shik, ne drejtesi, ne ushtri, ne administrat, c'fare llumi e administroj Shqiperine ne kohen e ketij kolere kombetare, ku shqiptaret te zgjidhnin nje halle u drejtoheshin vetem fares se tij, se ne c'do shteg te pushtetit ishte nje kllire e neveriteshme e tij. Nuk mund ti akuzoj te gjithe verioret se kam miq te mire edhe nga vendi I ketij vrasesi me bisturi, dhe vrasesi me pushtet. Sa frike e kishte Saimir Tahirin si minister te rendit ky felliqesire, sa urdhroj grupin e prekurorve te Tropojes qe ta denonin patjeter, dhe ison vazhdon ta mbaj dhe kalorsi I urdhrit te Saliut, Beni I Krajajve. Per ministrin e rendit te sotem mos na u bej shume frikacak kur ky ky kryen krim nxitje ne flagranc, arestoje ne se ke klleqe, ose jep dorheqjen. Ke te drejte ta mbash tre dite ne arest kete shurrak. Saimiri do ta kishte arestuar me kohe kete moster se ishte djale me çika prandaj e denoj. Per gjithe idiotet e kombit qe gjasme dalin ne miting kunder Edit. Ju jeni ne nje stad mendur turmash idiotesh pa koke qe shkoni mbasë te marrit se ju jeni me te marre se I marri. Duhet kohe te evolojne keta njerez te ngritur vone ne dy gjymtyret e mbrapem. Turp te kini ju debilat e gatshem te vapes se tre (7÷7÷7) te korrikut. Ky miting DIENI eshte miting kunder aleatit tone o kope qorash.

                                                                1. t
                                                                  te vertetat e hidhura sherojne me mire

                                                                  Nga Anthony Blinken tek zyrat e DASH e der tek Mero Baze tek zyrat e Edi Rames nuk mund te thone dot nje rast te vetem ku nje Gjykate shqiptare a Nderkombetare te kete denuar Sali Berishen per dicka! Blinken ka thene se "non grata" eshte bazuar nga raporte te qeverise shqiptare (!) E perseris - Per Sali Berishen nuk ka asnje vendim gjykata ta kete shpallur fajtor e kete nuk ka askush ta kundershtoje se eshte Fakt - MESOHUNI TE NJIHNI TE VERTETEN SADO T'JU DHEMBE A SADO T'JU VIJE KEQ!

                                                                  1. a
                                                                    arqile

                                                                    E pa imagjinueshme del krimineli dhe kercenon prokurore e gjyqtare ben sikur e mbron keric babalen qe jo shume kohe cfare maskaralleqe nuk i tha.PO SA TE PA SHPIRT KETA PROKURORE E DIME JANE MEKUAR E EMERUAR NGA KRIMINLI QE O PERENDI VER DORE BENAN NJE TE MIRE MBYLLE NJE KRIMINEL NE DHE SE NUK BEHET QAMETI .PO SI SBEHET I GJALLE Parlamenti pse sbehet i gjalle komisioni i mandateve ka te perlyer jane sa kane frike nga nje njeri qe shantazon kedo ne kete vend megjithese i q....nenen dhe babane .Ore eshte e cuditeshme supi flutron krusja vijon prokuror goja vetem ndot e nuk pushon asnje prokuror apo deputet apo grup guxon.Fikacake. ..

                                                                    1. M
                                                                      Mero ka shitur edhe shpirtin.

                                                                      Nuk i bejne pershtypje Meros skandalet e njepasnjeshme te Rames dhe qeverise se tij. Nuk i bejne pershtypje Meros qindra miliona Euro te vjedhura nga arka e shtetit nga vete pushtetaret. Merret me ate qe vete e ka cilesia si te vdekur , dhe „harron“ te gjallet qe po bejne kerdine. Sa me zhuls te jesh ne Shqiperi aq me pak te bejne pershtypje qindra miliona euro, sepse zhulsat mafioze kane marre ne dore qeverisjen e vendit dhe po e plaçkisin e po e zaptojne atë, prandaj ky vend nuk behet.

                                                                      1. S
                                                                        Skenderbegasi

                                                                        Eshtë më e thjeshtë ta thuash te vërtetën, se ta dallosh.

                                                                        Lini një Përgjigje