Përpjekje për të imituar “bezen e kuqe të 21 janarit”, për protestën e 7 korrikut 

5 Korrik 2022, 20:41Editorial Mero Baze

Publikimet e fundit të Monika Kryemadhit, do t’i bënin shumë punë Prokurorisë sikur të ishin të vërteta, sikur të ishin të reja dhe sikur të ishin ashtu siç thotë ajo. E vetmja gjë e qartë në ato letra, ishte mënyra si ishin vizatuar, që i ngjante më shumë një ftese për mitingun e 7 korrikut, se sa si ftesë për SPAK.

Sjelljet pastaj gjoja nervoze të ish- drejtoreshës së Tatimeve përse nuk reagon SPAK, në fakt janë arsyeja përse ajo ka përdorur serverët e ish- zyrës së saj, në funksion të protestës së 7 korrikut, duke mos  thënë të vërtetën.

Dhe e vërteta e hidhur është se disa herë në historinë e 20 viteve të fundit, janë zbuluar rrjete të tilla kompanish fictive, që shërbejnë për të shkarkuar TVSH e bizneseve që kryesisht fitojnë kontrata shtetërore dhe nuk justifikojnë dot shpenzime të padeklaruara.

Të tillë janë dhe ish- pronarët e projektit të inceneratorëve në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, të cilët janë qartazi evazor fiskalë, që duhet të përballen me drejtësinë.

Çfarë ka të vërtetë dhe çfarë ka të pavërteta Monika Kryemadhi në denoncimin e saj?

Të vërtetë ka faktin që pronarët e inceneratorëve, të cilët tani janë në kërkim, kanë bërë evazion fiskal duke përdorur disa kompani fiktive për t’u faturuar TVSH.

Kjo është e vërtetë dhe ky fenomen është zbuluar nga institucion tatimore shqiptare në periudha të ndryshme. Të parafundit janë zbuluar më 2018 dhe shumica e tyre janë në listën që paraqet Monika Kryemadhi.

Pra është diçka që është zbuluar, hetuar dhe dënuar. Kanë përfunduar në burg. 22 prej tyre janë hetuar dhe ndëshkuar qysh më 2018- 2019, pasi evazioni i tyre fiskal u provua përmes funksionimit si kompani false, të ngritura për këtë qëllim.

Aty nuk ka vetëm histori pleqsh azilesh, por edhe histori lavazhierësh që u marrin kartën e ID, apo roje nate etj.

Po ashtu nuk është e vërtetë që ata dy pensionistët kanë xhiruar 30 milion euro, madje as ndonjë milion euro. Kjo nuk e bën krimin më pak të dënueshëm. Ai krim dënohet njësoj dhe sikur ta kenë bërë për 100 euro.

Pensionistët as dinë që kanë firmosur që kanë kompani dhe natyrisht nuk dinë as sa është xhiruar në emër të tyre. Por letrat janë letra dhe nuk janë ato të Kryemadhit.

Problemi është se Berishës dhe Metës i duhet të përmendin miliona euro, se ashtu mendojnë që populli do t’u mbushë sheshin më 7 korrik. 

E vërteta është se disa pre tyre janë zbuluar tani dhe po hetohen bashkë me çështjen e inceneratorëve. Pra nuk ka asgjë nga ato që thotë Kryemadhi, që SPAK nuk e di, dhe nuk është se nuk po vepron.

Ai por heton skandalin për ta çuar në gjykatë, siç ka çuar të mëparshmit më 2019. Edhe vetë arrestimi i Lefter Kokës kishte brenda saj një histori të tillë.

Fakti që Kryemadhi i ka përmbledhur të gjitha në një tabelë me ngjyra, nuk është lajm i ri për SPAK, është lajm për protestën e 7 korrikut, për të imituar “bezen e kuqe” të kasetës së Ilir Metës për 21 janarin.

Por problemi ishte se kaseta nuk kishte nevojë për shpjegime. Ilir Meta, që duhet të shpjegohej, e mbylli çështjen në Gjykatë pasi piu verë me Sali Berishën nën kamerat e shtëpisë së zonjës Kryemadhi.

Në ndryshim nga dyshja Berisha- Meta, këta hajdutët e inceneratorëve nuk po i fal njeri. Dhe nuk duhet t’i falin as ata që kanë përfituar prej tyre. Ky është ndryshimi që lë bosh sheshin më 7 korrik.

17 Komente

  1. k
    kthhh

    Arben Kraja i SPAK nuk ka prova per Ilir Meten: https://www.youtube.com/watch?v=Uo5QNBtV37M

    1. S
      Selim Pisha

      Ndiqni Universitetin e Elbasanit, vecanersht Peci Naqellari dhe do te gjeni pedagogun me pervers, pedofil, hajdut, dhe pronar i Universitetit

      1. A
        Aron

        Sakte. Ate qe thashe qe dje kur pashe kete lajm. Keto te dhena dhe disa me teper qe jane shtuar per teater u bene vetem per te bere lajme e te nxitur popullin te dali ne proteste ne daten 7. Kush i ha keto patate te PD'se dhe LSI le te dali.

        1. L
          Ladi

          Je gazetar i vertete. Mos ndalo se denoncuari keto bajga helmuese te politikes rrugaçerore shqiptare. Te lumte

          1. O
            Opinion

            Përpëlitje...

            1. E
              Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike

              Si "Bezja e kuqe e 21 janarit 2011" u perdor nje video Meta-Prifti ku degjohej nje shifer, 700 mije Euro! Edi Rama 2 dite para 21 janarit ; Do ta bejme si ne Tunizi! Gramoz Ruci ne parlament : Vdekjen e keni afer e nuk po e shikoni, prapa deres! Dhe u perplasen tek gardhi i kryeministrise socialistet me pararojen e malokerise e sjelle me pagese nga Tom Doshi qe me gure e hunj sulmonin policine...2 vite me pas ne 2013 ky i Perndershmi Edi Rama e zgjedh Sebepciun e 21 janarit si Kryetar Kuvendi dhe ne 2017...President te Republikes! Ja pra si u dhjet ne koke Edi Rama atyre turmave pas tij. I detyron te vriten per hir te Metes, u ve Meten President dhe i ve serish ne rradhe per ta mallkuar Meten neper rrjetet sociale! Me degjenerim se kaq nuk i ben dot as zoti vete ketyre budallenjve.

              1. p
                pyetje nga publiku

                "..keta hajdutet e inceneratoreve nuk po i fal njeri..." nese e ke seriozisht o zotni Mero, mos kane arrestuar gje Erion Veline mbreme vone?

                1. B
                  Balo

                  Përsa kohë ke të drejtë ,qoftë edhe në urrejtjen ndaj Saliut,jam me ty...edhe unë jam kundër tij...por mos u bëj palë! Absolutisht pas Sali ndyrësirës ,për urrejtje vjen Edi Rama! Bëhu burrë Mero....se do të të dhjesin mbi varr kur të kesh ikur!

                  1. K
                    Kolonjari

                    Cfar servilizmi dhe pafytyrsi. Ti o Mero Baze behu pak gazetar. Mos shiko me urrejtje djathtas dhe lepires majtas. Shiko se po e katandisin Shqiperine dhe fol drejt.

                    1. B
                      Buda

                      Jtojme ne kohe inflasioni boteror: ku tronditet e Shqiperise , ku termetet e SHBA-se, Britanise se Madhe, Gjermanise, Frances. Por gazetari "Mjeshter i Madh" Mero Baze ka kapur thelbin e tymnajes se Mona Likes: pergatitje te bombave tymuese ne prag te sulmit 7/7/7/ te kryekriminelit dhe kryehajdutit Doktor Sali Mortjes, qe synon te ngjitet me cdo kusht e me cdo cmim perseri ne krye te pushtetit ekzekutiv ne Shqiperi.

                    2. R
                      Rrok Cubi

                      Mona e brekeve,ne makinen e Fatosit,kujton se lahet mender m.ti,me shurre,kjo shurra dhe ai shurrani,jane te denoncuar,te filmuar,te deklaruar,nga njerzit besnike te tyre,qe sot jane penduar te drejtasise,ne amerike,ketu dhe kudo per krimet e tyre,jane deklaruar publikisht nga tutori i tyre SB,per krime konkrete,sic dhe ata vete kane denoncuar tutorin.Kjo ordinierja,qe sot ben sikur thote dicka,mire i tha mbreme Lala,se Koka,Bllako,Luli,Almir Rrapo,e shume te tjere,jane pjese e grupit te tyre kriminal.Populli i njeh mire keta mostra qe erdhen nga dhite,njerez ordinier,pa identitet dhe u bane sheike,me pasurine dhe djersen e ketij populli,ne saje te pushtetit qe moren.Ndryshimi i tyre nga Grupet e mirfillata kriminale,eshte se te paret,kane bere krime,po dhe kane rrezikuar jeten e tyre dhe te familjarve,kurse keta shkerdhata,ne orgji me njeri tjetrin,kane zhfrytzuar pushtetin,kane vjedhur dhe shitur pasurine publike,dhe kane perdorur krimin e organizuar,ne sherbim te pushtetit dhe pasurimit te tyre.Per keta mostra nuk duhet te kete denim tjeter,pevec burgimit te perjetshem

                      1. B
                        Bravo

                        Mero je gjigand fatkeqsi qe nuk ka te tille ne mediat Shqiptare .

                        1. N
                          Noli

                          Bën moral Mona për korrupsionin dhe Sala për demokracinë eshte fundi i ketij sistemi që quhet demokraci.

                          1. E
                            Emiljano

                            O Mero pse nuk ja fut drejt po i bie anash,jane te gjithe me ja qi robt e tyre, majtas,djathtas ne qender ku te kete kembe politikani ne shqipri ju shofte rraca dhe atyre qe i mbrojne ata

                            1. D
                              Drini

                              Cfare duhet te bejme tjeter keta palacot e pushtetit????!!!Po e vjedhin kete vend me forma e menyra qe do t’i kishte zili cdo organizate Mafioze. Evazioni fiskal qe ka ndodhur e po ndodh po e le pa breke kete popull.

                              1. K
                                Keq ardhje

                                Problem I me Monen eshte se Ajo duhet ta filloj me akuzen e 280 mije Euro te perdorura per ta kthyer " si e ka bere Nena" ne kuader te lobimit. Gazeta austriaket ka sjlle prova shkresore dhe Valteri ka kryer tashme kallezim. Monika nuk mund te beje strucin dhe qe kjo ceshtje nuk ka rendesi. Eshte me e rend se inerciatoret. Pasi identifikihet lehtesishte me intelegjences edhe nga qytetar te zakinshem.

                                1. M
                                  Mihali

                                  Kur degjoj monen qe flet pe korupsjon,duet te kesh 2 b... nje ta cash dhe nje ta mbash.

                                  Lini një Përgjigje