Berisha duhet ta ndajë nëse Basha gaboi si radikal, apo si i moderuar

10 Korrik 2022, 19:13Editorial Mero Baze

Në fushatën e Berishës brenda Partisë Demokratike kundër Lulzim Bashës, akuzat kryesore që ju bënë Bashës ishin djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale, si dy vendime me të vërtetë fatale, që i lehtësuan mandatin e tretë Edi Ramës.

Edhe pse të gjithë janë të qartë se pas vendimeve ishin Sali Berisha dhe Ilir Meta, retorika kundër këtyre akteve radikale të Lulzim Bashës bëhej e besueshme dhe ngjante si reflektim i Partisë Demokratike kundër rrugës revolucionare.

Pra në një farë mënyre filloi të pranohej ideja se opozita po piqet dhe po pranon që me akte të tilla revolucionare nuk fiton dot nëse nuk krijon frymë për të fituar pushtetin me zgjedhje.

Në të njëjtën kohë u duk se Sali Berisha ishte kritik për rrugën radikale të Lulzim Bashës, e cila në fakt është gjesti më radikal që ka bërë ndonjëherë ndonjë lider opozitar në Shqipëri.

Por ajo që po ndodh tani, pasi Berisha mendon se ka marrë kontrollin mbi Partinë Demokratike, tregon se Sali Berisha është ithtar i revolucionit. Ai fjala vjen, ka dy ditë që është në qiell të shtatë duke postuar e ripostuar skenat e një sulmi në rezidencën e presidentit të Sri Lankës, nga populli që ka mbetur pa naftë, apo që deklaron se nuk do të njohë zgjedhje të humbura dhe nuk do shkojë në zgjedhje pa rrëzuar Edi Ramën.

Pra gjithë ekzaltimi i Berishës aktualisht nuk lidhet me ndonjë rrugë politike për të ardhur në pushtet, por me ushqimin e shpresës që do përmbysë pushtetin, që nuk do njohë zgjedhjet, apo që nuk do hyjë në zgjedhje me Edi Ramën.

Po a nuk bëri këto Lulzim Basha tri vite më parë, madje në mënyrë më të moderuar se kaq, dhe Berisha ja quajti gabime që i kanë kushtuar rënd PD? A nuk ishin gazetarët që këshilluan Lulzim Bashën për djegie mandatesh dhe bojkot zgjedhjesh, që pas humbjes e akuzonin se i bëri ato për ti shërbyer Edi Ramës? A nuk ishte e gjithë fushata kundër Lulzim Bashës, e mbushur me reflektime të PD për të hequr dorë nga rruga revolucionare?

Tani Sali Berisha duhet ta ndajë nëse Basha gaboi se u bë radikal, dogji mandatet dhe nuk hyri në zgjedhje lokale, apo se tentoi të ndryshojë lidershipin e opozitës, duke sjellë njerëz të rinj dhe duke u distancuar nga Berisha.

Ta ndajë që ta dinë dhe demokratët ku të shpresojnë më shumë, tek kjo rruga e re revolucionare e Berishës, d.m.th. përmbysja me dhunë dhe mos njohje humbjesh, apo tek ndryshimi i opozitës dhe ngjallja e shpresës përmes ristrukturimit të saj.

Duket që Berisha po përpiqet t’u mbushë mendjen se do vijnë në pushtet me revolucion, pasi vetëm kjo mënyrë i jep atij qetësinë të jetë i vetëm në krye të PD, edhe pse ajo s'do vijë kurrë në pushtet. Rruga tjetër e detyron të zbresë nga froni para zgjedhjeve. 

Ndaj për këtë është gati të lëpijë çfarë ka pështyrë mbi Lulzim Bashën “si radikal”, vitin e fundit. Vërtet kjo rrugë mund ti ketë prishur punë PD dhe mund ti prish, por është e vetmja rrugë që i siguron Berishës edhe dy- tri vite një bunker ku ka keqkuptimin që mbrohet.

17 Komente

  1. G
    Gjynahu qofte mbi ju

    Mero te meresh me nongrata eshte humbje kohe cfare thote ne mengjez nuk thote ne dreke apo ne darke ....Basha per tu pastruar duhet te dali ne nje nga studiot KAZANE dhe te tregoje te verteten pastaj e beson apo nuk e beson njeri eshte si puna e Barabes me Jésus gjynahu qofte mbi ju

    1. P
      Petrit.

      Sinçerisht diçka nuk arrij ta kuptoj. Mero Baze paguhet per te mbrojt Edin apo Lulin. Nga inati qe ke me Doktorin Po i lepihesh gjithkujt. Eshte vertetë e turpshme se si nje burre ne moshe madhore dhe qe e mban veten per gazetarë te bierë ne nje nivel kaq te ulët. Je per tu meshiruar i mjerë. Po te vjen fundi

      1. v
        vk

        O tite nuk ka nevoje me ju lepi njeriu. Probelmi eshte qe Saliu eshte tragjedi kombetare.. Kushdo tjeter eshte mut me i vogel.

      2. C
        Cika

        O Mero, Ti duhet te mbledhesh mendjen: do i besh akoma reklame ne editorialet e tua nje kerme, nje saliqeni, apo dhe ekplorosh rruget sesi nje opozite e shendoshe dhe kombetare te mbije e rritet ne Shqiperi? Merru me Alibeun, me Blushin, qofte edhe me Shehun, jepu hapesire, nderto narrativa ... Mbase do te ulen pak klikimet por trego qe pranon te ulesh fitimet per nje kauze kombetare.

        1. o
          opozitari i opozites eshte rrogetari i qeverise

          Ankoheshin disa me pare, ankohen edhe sot "Berisha nuk po shkulet nga politika"! Por ja pra, shikoni Mero Bazen. Ka mundesi ky qe te mos permende Berishen qofte nje dite te vetme? Nese do ta bente kete Baze dhe sorollopi i anal-listes qe paguhet nga borderoja e qeverise, do tu duhej te nderronin zanat e te punesoheshin edhe ato ne administrate si patronazhiste te thjeshte e do tu mbetej per te bere Like qeverise ne rrjetet sociale, por me nje page buxhetori e jo me disa miliona ne muaj si drejtues ne media uturake te qeverise.

          1. S
            Shqipëria

            As radikalizëm dhe as modernizem.ore morra të kuq.Doni të vërtetën? Shumë e hidhur,sidomos për ju.Basha ishte i blerë nga Soros e Rama.Kaq mjafton.E mos na çani trapin me grata e non grata se s'ja ndjen fare popullit nga ajo anë.E mira është që të vazhdoni të genjeheni nga Ralët,Taopallët,Spiroleshkat,etj.Sindromi Tiranës mazhoritare.

            1. S
              Spak

              Mero baze eshte Gazetari i vetem ne Shqiperi! Te tjeret jane injorante ose te shitur! Niveli intelektual i disa militanteve eshte 20-30%! Keta jane brumi i Saliut qe i ben sic do! Rruajuni nga Saliu!

              1. K
                Kampisti

                Sali Gerdalla...Na vjen peshtire kur na del ne Tv.

              2. P
                Patrioti cam i M...Bazes

                Berisha e ka ndare o Mero djali! Eshte kaq e thjeshte - Ngaqe Rama kishte vite qe ankohej se "Basha fle gjume", Saliu per t'ja hequr ate siklet e largoi Bash gjumashin dhe e zgjoi Opoziten nga gjumi, fiks pra si kishte merakun e madh Rama. Sic e ke patur dhe ti vete o Mero qe mba hallet e Rames mbi shpine kur ke nga 2013 qe je ankuar per pergjumjen e Bashes!

                1. K
                  Kampisti

                  Berisha Gerdalle plake...na vjen peshtire kur e shohim ne Tv.

                  1. B
                    Bero Maze

                    Shih Ramen aty poshte shaleve te Vucicit te vdesesh nga lezeti.

                    1. T
                      The truth

                      Po pse ha mut mer kampisti! Te shash Berishen 78 vjeçar se qenka PLAK gerdalle , dmth se sje ne kte bote fare dhe urrejtjen qe te ka marrosur ska ilaq qe te beje derman. Doktorit mund ti shajme politikat apo bemat ne politike por ti shash pamjen , forcen dhe intelektin qe reflekton edhe ne kte moshe, per kete mefiton RESPEKT.

                    2. R
                      Rrace e keqe

                      Po te vjen dita dhe ty o Mero djali

                      1. R
                        Rrace e keqe

                        Po te vjen dita dhe ty o Mero djali

                        1. p
                          pusht-shteti nuk mban dot me pushtet

                          Ne 1989 kur kerciti nga Rumania, i mbushi breket Ram Alia dhe Biroja e tija / Tani ne 2022 kur ne Sri Lanka plasi revolta, u shurros Ram Petlla me Balluke, Spirop... e Olta / Ram dhjaksi nga protestat e ze tartakuti, si ne Sri Lanka e ka hak kjo qeveri muti.

                          1. L
                            Lisi

                            Sali Ramë Meta do mposhtet! E mira do të mbretërojë në Shqipëri sapo të ikë e keqja e trekëndëshit të bormudës....

                            1. S
                              Sheqerja e penduar qe polli Non Grata

                              Ne protesten e fundit Salehu,deklaroj se ,,Done Paqe dhe Liri''. Kerkoj nga Amerikanet qe te linin ne paqe dhe liri. PD-ja,sepaku edhe dy mandate rrin ne Opozite. Kafsheria dhe Cuberia ngazllehen me Siri Lanken kurse Xeni me Arminen,promovojn koleksionet me te reja qindra dollarshe te Brekusheve per sezonen e pervluse verore. '##Siri Lanka## ##Brekushet e Armines##

                              Lini një Përgjigje