Çfarë e ka “egërsuar” Sali Berishën?

12 Korrik 2022, 19:18Editorial Mero Baze

Ka të paktën tri përbetime agresive të Sali Berishës prej protestës së 7 korrikut, që në një shoqëri normale do ngjallnin debat. 

E para, është që kryeministrin e vendit e shpall “armik” dhe premton se do ta trajtojë si armik. D.m.th., ose do ta vrasë, ose do ta përmbysë me dhunë.

E dyta, është përbetimi që nuk do kërkojë kurrë ndihmën e SHBA dhe mburrja që ka paditur sekretarin Blinken, edhe pse nuk ka ende as përgjigje postare nëse ka shkuar letra e padisë në gjykatë.

E treat, ka të bëjë me mos-njohjen e zgjedhjeve që do të humbasë, duke deklaruar se nuk do t’i njohë kurrë zgjedhjet e humbura, duke i nënkuptuar të vjedhura.

Të tri deklaratat, në fakt janë shumë të rënda për një shoqëri normale, dhe kudo do të ngjallnin debat. Por ato jo vetëm që nuk ngjallin debat, por përkundrazi po shoqërohen nga një heshtje injoruese edhe nga vet aktorët që duhet t’i përgjigjeshin.

Arsyeja është se ato nuk janë betime, por alibi. Të tri deklaratat, janë thjeshtë një alibi e Sali Berishës për të ardhmen e tij.

Ajo e para, e konsiderimit të Edi Ramës si armik, është thjeshtë një mënyrë për të zbutur fyerjen që i ka bërë kryeministri, duke e injoruar si person “non grata”, me të cilin nuk dëshiron të komunikojë.

Duke e injoruar dhe duke mos i kthyer përgjigje për shkak të damkës zyrtare që ka në kurriz dhe fytyrë, familjarisht, si hajdut dhe minues i demokracisë, ai në fakt e ka zhvlerësuar protagonizmin e tij si lider i diskutueshëm opozite.

Përpjekja e Berishës për ta shpallur “armik” është një mënyrë për të justifikuar injorimin që atij po i bëhet nga kryeministri, duke mos i kthyer përgjigje për asgjë. 

E njëjta gjë ndodh dhe me deklaratën e tij të rëndë, që nuk do t’i kërkojë ndihmë SHBA-së. SHBA është aleati kryesor startegjik i kombit shqiptar dhe Sali Berisha me këtë deklaratë bëhet udhëheqësi i parë zyrtar i një formacioni politik, që deklaron armiqësinë me SHBA në plan institucional. Në çdo rrethanë tjetër do të ishte një gjë e rëndë, që duhej të debatohej publikisht.

Vetë SHBA, që shqetësohet dhe për detajet më të imta të anti-amerikanizmit në Shqipëri, e ka injoruar përbetimin e Sali Berishës, pasi po ashtu është një alibi për të justifikuar izolimin e SHBA. E ka bërë dhe më parë atë.

Të gjithë i mbajmë mend deklaratat e tij se nuk do shkojë në SHBA pa i kërkuar falje Blinkeni (se si do shkojë një “non grata” në SHBA, një zot e di) apo nuk e takon ambasadoren Yuri Kim, po nuk u distancua nga Rama. A thua se ajo po i lutet për takim.

Në këtë kuptim, dhe deklarata e tij se nuk i kërkon ndihmë SHBA, është vazhdim i këtyre deklaratave, pasi e di që të vetmen ndihmë që SHBA ka për Shqipërinë, është futja e tij në listën e zezë familjarisht, si të korruptuar dhe minues të demokracisë.

Përbetimi i tij i tretë, ai i mos njohjes së zgjedhjeve duke i cilësuar të lira vetëm zgjedhjet që fiton ai, është alibia e humbjes pas një viti. Muajt shkojnë shpejt dhe do të vijnë zgjedhjet, e Sali Berisha do t’i humbasë ato.

E dimë që nuk do t’i njohë, e dimë që do t’i shpallë të vjedhura, e dimë që dhe nuk do të ikë. Thjesht po merr masa një vit para, si të justifikojë humbjen që vjen nga fakti se PD nuk i duhet për të fituar, por për t’u mbrojtur.

Deklaratat e tij të egra, që do kishin shqetësuar çdo shoqëri normale, po injorohen thjesht se ai po përsërit veten për herë të tretë në këto tredhjetë vjet, me të njëjtin stil. 

Herën e parë e përdori pushtetin për të sunduar vetë si diktator, derisa e përmbysën duke djegur Shqipërinë, herën e dytë e përdori pushtetin për të bërë milionerë, djalin, vajzën dhe gruan, herën e tretë, sipas rregullit i bie ta ketë për të pasuruar mbesat dhe stërmbesat, duke siguruar të mos i preken ato që ka vjedhur deri më sot.

Por nuk do t’ia dalë dot. Ndaj po ulëret nga frika, e cila sa vjen i shtohet, vetëm se nuk po i përgjigjet njeri.

23 Komente

  1. P
    Paraja buz liqenit

    Po ju si gazete pse mereni me "non gratat" perse nuk e injoroni dhe ju? Apo munges e madhe lajmesh prefesionale,se mos i levizni bythet nga sheshi Skenderbej. Dhe i çani karin shqiptareve me lajme idiote.

    1. S
      Sita

      Ndaj te njejtin mendim… njerez te tille duhen injoruar… me shume tituj shohim per kete plakush. Eshte vete media qe i jep rendesi, mos e nxirrni ne lajme, ne portale…

      1. L
        Lani

        ????????????

        1. K
          K

          Non grata, është vegla me të cilin zoti zbaton mallkimin ndaj kombit shqiptar.

        2. B
          Bureto

          Problemi me i madh nuk eshte se vjen ndonje 'kercenim' prej monstres, por mendoj se shqetesim perben fakti qe ketij njeriu te lig, shoifarak, mashtrues, hajdut dhe kriminel i jepet audience nga media shqiptare me bollek. Si nuk e kuptojne se ai kete e ka si oksigjen ne rrugen per te arritur ate qe vertet e do, dominimin me te gjithe pushtetin e tij te PD, te cilin deri dje e kishte ndare me Bashen, duke eleiminuar edhe ato zera qe nuk jane me te si pjesa me e madhe e grupit parlamentar, dhe ne deget e saj ne rrethe. Ai e kishte vete kete frike, ndaj dhe nxitoi qe te ndertonte vete nje Tv, qe e quajti "Syri", duke na kujtuar Polifemin e Homerit. "qytetari digjital", nuk mund ta bente me kete pune, per me teper qe edhe ai na vinte nepermjet mediave. Por nuk i sherbeu, sepse qe humbi PD ne 25 Prill 2021, nje arsye ishte dhe Saliu me 'qytetarin' e tij. Mediat, duke perjashtuar faktin se duke shetitur salehun ekran ne ekran, ata kane nje hall, audiencen, bile per hir te saj jane ne konkurence me njëra tjetren, sepse Saliu eshte si Bajga e lopes e cila s'di se ku e leshon ate, por nuk e di se menjehere pas saj sulet luzma e mizave. Nëse kane vertet si interes kete dhe jo publikun serioz, si faktor madhor i demokracise, atehere aferim ju qofte!. Saliu, pervec besdise neper ekrane e shtyp, nuk i ben me asnje pershtypje njeriu, bile sa shohin fytyren e tij ndërrojne kanal. Nga te gjitha ato qe rendit shkrimi me siper ajo qe e tmerron Salinë, eshte izolimi mediatik dhe per ta ndaluar ate ai me pasurin e pa mat qe ka grumbulluar keto 30 vjet ne n kontot e djalit dhe vajzes, paguan fort nje ushtri gjithologesh mercenare.

          1. D
            Deri kur

            I din Edi kto qe thua ti mo? Po cpret ai derdimen qe nuk i ben dosjen dhe ta padise ne Spak ? Derisa ti ,qytetar i thjeshte besoj, i di miliardat e Saliut ne kontot e femijeve , thua te mos i dije Taulanti me te tijte? Po çpresin keta, kur vete Saliu u ka hedhur dorashken me kohe. Mbaj pergjegjesi per vete dhe femijet e mi ka deklaruar sa e sa here keto 9 vite. Po amerika cben mo? Nese i di ti miliardat e Sales ne kontot e Amerikes , thua te mos e dije ajo? Po u be nje vit e gjysme qe tall bythen Saliu dhe Amerika hesht kurse Saliu tund koburen. Ta kete me plumba thua?

          2. B
            Buda

            Koment brilant!

            1. p
              ppa

              Vertete koment brilant Bureto; eshte kjo media e paturpshme qe i jep hapesire ; ne fakt , me shume pak perjashtime, jane gazetaret mercenare te boseve te medias - Frangaj, por sidomos Hysenbelliu i Skraparit me NEWS 24 qe hapur shprehin pakenaqesite per tenderat e pafituara prej tyre ; ketu fillohet me Bashkim Gogolin qe cdo mengjez ben komentatorin ne favor te Berishes , vazhdon me te ftuarit Zheji e Lubonja ne dreke dhe mbyllet ne mbremje me E.Vasilin alabake dhe te pasjellshme; ; kohet e fundit edhe TOP-i shprehet hapur kunder , kuptohet per shkak te tenderave qe nuk po fiton Vjollca etj. ; S. Balla qe ka qene gazetar serioz pa turp shpallet kritik i specializuar per Rame; kohet e fundit eshte shfaqur edhe Dyrnjaja e merzitshem qe jo vetem ben kompetentin bosh , por shpallet hapur ne favor te Berishes; ne krahun tjeter eshte nje mikrokompetent si E. Xhafo i ABC qe zakonisht flet me shume se gjithe te ftuarit bashke , madje debaton ne favor te nje krahu ....ne menyre qe te hap barkun....cte thuash me tej....Media komplet e varur qe ben presion ne cdo ore te dites. Ne ate kohe bente politike KQ me RTSH...tani cdo ore te dites bejne politike boset e medias ne mbrojtje te parave te tyre.

            2. A
              Arbërori

              Mero Ke mungesë të theksuar të gjuhës shqipe, jo vetëm ti por edhe pjesa dërrmuese e "gazetarëve" apo "intelektualëve" shqiptarë (qëllimisht në thonjëza). Përbetimi nuk ka të bëjë me betimin, nuk kanë fare lidhje. Përbetim do të thotë komplot (lexoni të madhin Kadaré). Mund të thuhet "stërbetim=betim i madh", apo "stërbetohem=betohem me të madhe". Sa keq gjuha shqipe, e kanë katandisur si mos më keq...!!!

              1. M
                Mondi

                E ke ti gabim.Sterbetim nuk do te thote betim I madh,por perseritje shume here e te njejtit betim.Sterbetohem=betohem per te disaten here per te njejten gje.

              2. M
                Mal Cori

                Mero ! Edi Ramën armik, SRB-i nuk e ka quajtur në 7 korrik për herë të parë. ...... . Kaq shpejt harroni ?....... . E harruat 21 janarin..... . Atëherë ai jo vetëm e quajti armik, por e kërcënoi hapur me vdekje..... . Se do ta vriste vet SRB-i, nga dritarja e zyrës së tij......... .

                1. L
                  Lasgushi

                  O Mero! Shkrimi eshte I mire,si zakonisht. Por ke vjen keq ta them,qe ti tashme je KUADER,ne median shqiptare. Prandaj! Mos e ul steken te shkruash me per Salen apo Lirine,Argiten e Co.

                  1. S
                    SB

                    O Mero, po pse nuk merresh me inceneratoret siç merreshe me skandalet e Berishes, kur te lexoj ty shoh nje militant qe s’ka rendësi se ç’ndodh ai prapë PS’në do votojë ose PD’në. Fati jonē i keq që na keni rënë ju për pjese.

                    1. N
                      Non Grata

                      Edhe une jam me ata qe thone duhet injoruar ky Non Grata ,Mero dihet qe humb shume klikime per kete kriminel ,se njerzit sa e shohin neper gazeta shkruajne komentojne shajne cfare u vjen ne mende , me fjalet me ofenduese ,me thene te drejten pak i ka se ky e meriton .

                      1. G
                        Ger

                        Po me Kete qenin tjeter si do te shkoje halli?

                        1. A
                          Albani

                          Arberorit i themi: mos shkruaj dhe jep mend kur nuk di vete se behesh me idjot se je . Mondi : Ke bere shume mire qee ke korigjuare gjuhen shqipe letrare.

                          1. M
                            Made in non grata

                            Edi Rama ka kohe qe e injorone me plot te drejte pasi eshte ( Made in non grata ) marke e familjes kriminale Berrisha i pranone apo nuk i pranone zgjedhjet pak rendesi ka ky persone non grata eshte minues i demokracise i drejtesise, korrupsione galopant askushe nuk ka nevoje per te vendi non grata eshte Reci burgu shkodres

                            1. I
                              I semuri per mend

                              Edi Rama e ka definuar ne formen brilante :I VDEKURI.Me te vdekurit eshte humbje kohe te merresh.

                              1. Q
                                Qy qy

                                Rrofte Edi Rama hudheheqesi dhe kryeministri me I mire qe ka pasur sot per sot Shqiperia pamvaresisht interesave tona te popullit per nje jete me te mire.Ishte ky politikan qe i tregoi vendin Sali rrempalles me shoke dhe e coi tek ara e tares, bashke me presidentin dhe gruan e tije.Pa Edi Ramen sot vendi nga ky cakalli dhe cakejte e tjere do te ishte i vjedhur krahe e kofshe me keq se ce lane kur iken nga pushteti vendin tone Shqiperine.

                                1. k
                                  katarakti

                                  Sali Berisha është një psikopat në gjendje të rêndë mendore. Ai beson gënjeshtrat e veta. Të gjithë gênjeshtarêt normalë në botë e e dinë kur gënjejnë. Dhe ulin sytê poshtë, qeshin nga e keqja, lëvizin me duar dhe me këmbë që t'i besosh etj etj. Sali Berisha nuk ka asnjë nga këto simptoma. Ai kur gënjen i duket se po thotë tê vêrtetën. Kur thotë psh se Fatos Nanon e futi në burg Shane Korbeci. Një çmënduri kjo e padëgjuar deri më sot. Tê gjithë e kuptojnë që Berisha po gënjen. Se Shane Korbeci, një ish-ministêr i qeverisë socialiste nuk kishte as arsye dhe as forcën për tê futur në burg Fatos Nanon, sidomos në kohên që vendi sundohej me dorê të hekurt nga vetë Sali Berisha. I vetmi që nuk e kupton që po gënjen është vetë sali Berisha. Ai ështê nê gjendje t'i mbushë mëndjen vetes se po thotê të vêrtetën. Edhe në nënvetëdijên e tij ai ështê tejet i bindur se nuk ka qënë ai që ka futur në burg Fatos Nanon, por ka qënë Shane Korbeci. Nga prirje dhe dukuri të tilla skizofrenike vuante, sipas disa psikiatërve të njohur, edhe Hitleri. Dhe ai besonte se do e fitonte luftën, deri një ditë para se të ia hiqte vetes. Kêta janë delirantë psikopatikë shumë të rrezikshëm për fatet e vendeve të tyre.

                                  1. T
                                    Tung

                                    O mero qyqari Po te hapesh artikujt e tu te ketij viti nja dhjete here e ke shkruar me zell dhe siguri qe Saliu po dhitet nga frika. Lexoje ate qe te tha Batoni dhe mbylle me kete fraze se le nam.Saliu eshte i rrezikshem tha Batoni se nuk e njef FRIKEN . Edhe kshtu kto kohet e fundit nuk eshte se po tregohet i frikesuar.

                                    1. Z
                                      Zeqo Pilafi

                                      Nuk më thua, pse duhet të ketë frikë Saliu nga burgu? Ai e di se në burg konditat do t'i ketë shumë herë më të mira se ato të një qytetari të zakonshëm që jeton në liri. Nevojë ka vetëm për një laptop dhe WiFi, pasi për njerëz as ka patur dhe ka nevojë, jeta e tij është një shkretëtirë shpirtërore. Një vetmi e skajshme, pa miq e pa shokë, dikush që kurrë nuk është parë të dalë si çdo njeri i zakonshëm, të shkojë në një klub e të pijë pasdite një kafe me shokët, kjo është përgjithsisht jeta e tij. Njerzit ai i ka konsideruar gjithmonë si vegla dhe instrument për t'i përdorur në intrigat që thur, kurrë nuk mund të dojë njeri. Për të ka vetëm dy lloj njerzish, përkrahës dhe armiq, është aq i eklipsuar në gjykim sa të llahtaris me këtë thjeshtësi vrastare të mënyrës së të gjykuarit. Çdo minutë thur plane dhe intriga, ndaj vetminë e ka të domosdoshme, kjo e ndihmon të mos i këputet për asnjë çast filli i mendimeve për idetë që i prodhon mëndja e tij e sëmurë. Në burg Berisha do e ndjente vehten si veshka në mes të dhjamit. Dhe nuk do e teproja aspak po të thosha se ai do të protestonte me të gjitha mënyrat po t'a falnin dhe t'a nxirrnin nga burgu më shpejt se periudha e dënimit. Aq i skajshëm është në individualizmin e tij sa ndihet keq në çdo ambient ku ajrin është i detyruar t'a ndajë me të tjerë.

                                    2. M
                                      M

                                      Qëni me bishtin nën shalë që leh shumë dhe vend e pa vendë eshtë qëni më i frikësuar.

                                      Lini një Përgjigje