Për ata që sqarojnë se “mitingu nuk ishte i Berishës” 

13 Korrik 2022, 20:09Editorial Mero Baze

Për ata që sqarojnë se “mitingu nuk ishte i

E vetmja gjë e re pas protestës së 7 korrikut, është se shumë personazhe që morën pjesë aty si opozitarë, po nxitojnë të thonë se njerëzit nuk u mblodhën për Berishën, por nga pakënaqësia ndaj qeverisë.

E thonë këtë aleatë të Berishës, deputetë të PD që nuk janë me Berishën, por dhe deputetë që i janë bashkuar qysh në fillim Berishës.

Ajo që është interesante, është se e thonë si njerëz të kapur në faj, që duan të shpjegohen pse Berisha ua vodhi protestën.

Në të vërtetë, Berisha e bëri protestën pikërisht për këtë, për të marrë zemërimin kundër qeverisë dhe për t'ia përplas në fytyrë kundërshtarëve të tij në PD, që i vunë në dyshim legjitimitetin në krye të PD.

Të gjithë jemi të qartë që ka pakënaqësi për gjendjen ekonomike dhe akoma më shumë mund të ketë në të ardhmen, nëse bota hyn në spiralen e krizës së fortë ekonomike dhe recesionit. 

Ashtu siç përdori dikur zemërimin ndaj Lulzim Bashës duke e kthyer në një zemërim kundër SHBA, tani mori zemërimin kundër qeverisë, duke e kthyer në një test legjitimiteti kundër Lulzim Bashës dhe SHBA së bashku.

Pra nuk është se Berisha bëri diçka që nuk kuptohej ç'po bënte.

Ajo që nuk kuptohet çfarë po bënte pjesa kundër Sali Berishës në opozitë, e cila në shumicë, është e kompleksuar nga Sali Berisha, dhe ai i vë në rresht edhe kur i përdor kundër vetes së tyre.

Dhe ky është suksesi real i protestës së tij më 7 korrik. Është pikërisht pushtimi me dhunë i opozitës. Tani shpjegimet se njerëzit dolën kundër Edi Ramës, kundër çmimeve, kundër korrupsionit etj, janë shpjegime që vijnë nga kompleksi i fajit që ekziston brenda opozitës, në raport me pamundësinë për të ndalur Sali Berishën. 

Por kjo nuk e shqetëson Sali Berishën. Ai e di që nuk e duan shumica e lidershipit opzitar. Madje për këtë arsye, ai i la ata të gjithë në shesh dhe ngjiti në tribunë vetëm njerëz me devijime të forta psikike, delirantë, mitomanë, konspiracionistë dhe njerëz që ngjanin sikur ishin arratisur nga klinika nr.5. 

E bëri pikërisht për t’u treguar këtyre që kompleksohen prej tij, se ata mund t’i zëvendësojë me kë të dojë. Dhe kur e mendon këtë, është më mirë të thuash se ata njerëz dolën për Berishën, se sa të thuash se dolën për ata të çmendurit para tij në tribunë.

Ai thjesht gjeti një mënyrë që të dukej më normali mes atyre të çmendurve. Dhe jo më i çmenduri mes këtyre “normalëve”, që i shkojnë edhe në protestë dhe pastaj distancohen prej tij.


 

24 Komente

  1. V
    Vangjeli

    Zoti Mero! Ndonse ti e di shumë mirë, ky qëndrim i dyzuar i deputetëve dhe politikanëve kundërshtar të Berishës në vijimsi qysh nga krijimi i PD, është shprehje e frikës së tyre nga instrumentat politik që Berisha përdor kundër kundërshtarëve, siç janë Kuliçaj, Lumneshi, Lushaj, e kompani dhe jo forca e argumentave të tij politik.

    1. L
      Ladi

      Je i modh. Je njish. Ti do ta çmenesh. ????????????

      1. B
        Bobi

        Ky po çmendet vete or mik nga salifobia, se Sala as qe e pjerdh me kte!

      2. R
        Rrokomon Kosova

        Po shum e paski urryer Kosoven o bij kurvash qe ju ka ngel nena me barr semaforave te greqis-italis. Dhe gjith europes po ju shitni motrat dhe grat ne serbi per 27 euro. Po juve nuk ka ngel komb ne europe qe nuk ju ka palluar o derra ju qifsha pragun e shpis ju shkerdhej fis e farfis o klysha te malakes greke. Po Kosova ju mban me buk o karkaleca vetem kosovaret i keni turista se te tjeret nuk vin se jeni te pa bese i vritni. Motrat jav qi po e morret Kosoven neper goj grat kurva jav qi.

        1. H
          Hasoni

          Paske ngatrru ilaçet mer dajë më duket!! Ma kadal mos i le mas dore ma

          1. R
            Realisti

            O rokomon. Qenke toç i gjithi. Ruju nga dielli e Shqiperise. Ka pervelu te gjithe antishqiptaret si puna jote

          2. V
            Violeta

            Te gjithe politikanet jane legena, duan leke dhe piii.. !

            1. M
              M

              Pa alternativë,ide,ideologji,karakter ,nuk dinë nga t'ja mbajnë me të apo pa të ? Shkurtë ; herë zvarriten e herë kërcejnë ,janë pleshta politik .dihet ilaçi dhe më shumë përfundimi i tyre!!

              1. A
                Altin

                Nje keshille per Meron. Lere nje dite ne jave pushim o burre per Berishen se nuk po merret vesh ca po shkruan me.

                1. E
                  Eeeee

                  Altin te vjen keq per non grata 1997 gerdecin firmat piramidale cez kater te vrare gusht shteti deti greqise apo je pjese e krimitcedhe ti non grata jo vetem cdo dite duhet diskretituar por po te kishte drejtesi duhet te ishte ne burge

                  1. A
                    Altin

                    Jam.pjese e krimit edhe une:)

                2. S
                  Sot, Tani .... e shkuara eshte histori

                  O njesh! O Mero! Autopsi brilante! Ndjehem keq! Ndershmerishte! Shqiperia nuk ka opozite! Nje no grate familjare perball maxhorances. Te tjeret mbas jane dekor, formal , karrierist per te nesermen, idiot qe kane shprese tek e kaluara, Kane model L.Bashn. The game is over! Nongrata qe I perdor keta si masked, pavaresisht s shkojne punet, eshte varken e shpuar! Me tej s' mund te vijoj...Eshte koha e Soakut te vertete, nese..

                  1. E
                    Eugen

                    Artikulli i 200 për Berishën këtë vit, kjo quhet perversitet.

                    1. S
                      Shaqiri

                      Kur të vdes Berisha(është më i vjetër) do të vdes edhe Mero Baze! Nëse jo fizikisht, si gazetar po! Prej së është ndarë nga Berisha(ai e di pse?) Berisha është opcesion i tij! Ka aq shumë urrejtje ndaj tij, sa që nëse nuk e shpreh çdo ditë atë urrejtje, zemra do t'i pelcasë! Që ta dini(kur janë ndarë rrugët mes Sali Berishës dhe Mero Baze-nuk është bërë kjo për çështje parimesh, por për arsye që ata e dinë, Sali Berisha ia ndali"taxhine"Mero Bazës dhe ky i dyti, të Edi Rama, gjeti "taxhine" tjetër! Jo që Sali Berisha nuk ka mëkate, por mëkatet e atyre që dikur ishin më Berishën-shërbëtorë, si Bazë, Ngjela, Spahiu, janë me te mëdha!

                      1. S
                        Shaqiri

                        Kur të vdes Berisha(është më i vjetër) do të vdes edhe Mero Baze! Nëse jo fizikisht, si gazetar po! Prej së është ndarë nga Berisha(ai e di pse?) Berisha është opcesion i tij! Ka aq shumë urrejtje ndaj tij, sa që nëse nuk e shpreh çdo ditë atë urrejtje, zemra do t'i pelcasë! Që ta dini(kur janë ndarë rrugët mes Sali Berishës dhe Mero Baze-nuk është bërë kjo për çështje parimesh, por për arsye që ata e dinë, Sali Berisha ia ndali"taxhine"Mero Bazës dhe ky i dyti, të Edi Rama, gjeti "taxhine" tjetër! Jo që Sali Berisha nuk ka mëkate, por mëkatet e atyre që dikur ishin më Berishën-shërbëtorë, si Bazë, Ngjela, Spahiu, janë me te mëdha!

                        1. S
                          Sharqiri pa pjekur

                          Sharqiri tu thafte goja te vdesesh ti dhe prindi jot udheheqesi te mari nga ditet e tua rrofte ppsh me shokun sali urraaa je i popull rrote karri nukvdini cfare eshte demokracia

                      2. B
                        Balo

                        Saliun duhet t'a varin për koqesh vetë demokratët,siç varën italianët Mussolinin në Piazzale Loretto!

                        1. m
                          meshirojeni ushtarucin Mero

                          Nuk ishte pra nga pakenaqesia ndaj qeverise ai miting i 7 korrikut , keshtu? Atehere prano se ishte mbeshtetje personalisht vetem per Sali Berishen dhe mbylle gojen me spango o i shkreti ti per trute qe te kane braktisur tok me floket!

                          1. k
                            kur permend litarin ne shtepine e te varurit

                            Ndersa po varferohen shqiptaret mbare, nga kjo qeverisje e Rames Gomar ....ca Pensioniste po na gdhihen Milionere, e pas vdekjes behen Milionere ca tjere!! O Mero Baze more djale i zgjuar, hidh ca rrjeshta kete per ta shpjeguar : A eshte ky Rama pra Katran me boje, aq prane kesaj "shtreses ne nevoje" / Sa i ben pas vdekjes Milionere, dhe i zhyt ne varferi mbare te gjallet e tjere?

                            1. P
                              Popull legene

                              Qe ke te drejte 100 % me la dashnorja mua eshte faji Rames ne jemi popull i pa civilizuar nuk e meritojme demokracine ne duam nje bari te na drejtoje si delet .Ankohesh nje fermere nga ura vajgurore kishte mbjelle domate dhe nuk i shiteshin dhe thoshte qeveri e poshter faji Rames sikur i tha Rama mbille domate rrezik edhe kur nuk i ngrihet hajdar azemi faji Rames disa koqe thone pensionet e ulta pa e ditur fare si paguhen pensionen qe eshte nje ekonomi participative ku njerzit nuk dine cfare eshte taksa dhe pse duhet paguar e konsiderojne shtetin ( vache a lait ) me mentalitet komuniste nje pjese me mémoire courtes qe i vrau non grata ne 1997 qe i more leket me firmat piramidale per kafshen nuk ka gje bolle xeni dhe argida sllobodanka te jene mire popull idiote varriksrsa

                            2. D
                              Dhendri Serbise Sali Ram Sheqere Berrisha

                              Ehhh po vetem arjan cani shkullaku dhe rakipkarri pa harruar fevziun dhe lehsin e tije baton hsxhiu nuk e kuptone . Ata 2500 kokepalar ishin mbestetesit e komunistit non grata sali ram sheqere berrisha nga shpella e tropojes te ardhur nga Serbia

                              1. N
                                Ne 7 korrik ishin vetem 25 vete ne shesh

                                O rrote kari Pse thua 2500 apo e ke nga ngjela! Thuj 25 vete me mire , ne dore vete e ke te thuash si te duash , kjo eshte liria e mendimit!

                                1. 7
                                  7 korriku ishin me pak se 2500

                                  Palloshe jetoje tirane nuk kam nevoje te degjoje fevziun dhe sandrin e klanit 2500 me tolerance se ndoshta me pake nje katundare si ty ja tregone sandri i klanit te duken nje milione . Katundari te mbushet sheshi skenderbej dhe bulevardi qe eshte 610 m×16m tre persona per m2 dalin 32.600 o katundare provinciale

                              2. R
                                Ramalluku i Surrelit

                                Kur mua me Vucic qafe per qafe na shikoni, per Sali-Serbin shkruani e mos pertoni - kete te vyeren timen porosi, mos ma harroni ju o te nenshtruarit e mi!

                                Lini një Përgjigje