Mllefi i opozitës maqedonase  mbi shqiptarët, “justifikon” veton greke dhe bullgare ndaj tyre 

16 Korrik 2022, 17:48Editorial Mero Baze


Në betejën për të bllokuar vendimin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut, për të pranuar propozimin francez që i jep fund vetos bullgare për hapjen e negociatave, opozita në Maqedoninë e Veritu vuri në shënjestër shqiptarët si faktor vendimtar për këtë “çnderim” që po i bëhej vendit. E bënë këtë fillimisht protestuesit e saj, më pas deputetë dhe në fund edhe kryetari i VMRO. 
E vërteta është se Maqedonia e Veriut ka paguar një çmim të lartë dhe në disa raste absurd për të hequr pengesat në rrugën drejt BE nga fqinjët e saj jugor dhe lindorë. Greqia dhe Bullgaria si dy vende anëtare të BE me të drejtë vetoje, kanë bërë gjithçka që kanë pasur nevojë për të zhveshur Maqedoninë nga çdo mbivendosje e identitetit të tyre etnik, kulturor dhe historik. I kanë ndërruar emrin, tekstet e historisë ligjet e brendshme për pakicat dhe qasjen drejt origjinës së gjuhës. 
Shqiptarët kanë qenë faktorë kompromisi në këtë pikë dhe e majta maqedonase i ka pasur ata aleatë në këtë betejë të dhimbshme. 
Akuzat e opozitës se shqiptarët e bëjnë këtë se nuk u dhimbset shteti i Maqedonisë së Veriut dhe akoma më tepër trajtimi i tyre jo si pjesë e Maqedonisë së Veriut, por si kolonë që u kanë zënë derën, në një kohë që zyrtarisht janë rreth një e treta e popullsisë së vendit, dhe ende të getoizuar, në fakt i japin të drejtë Greqisë dhe Bullgarisë në veton e tyre brutale ndaj Maqedonisë së veriut, nëse ajo do të identifikohej me këtë mentalitet nacionalist që rrezaton opozita e saj. 
Rruga drejt Bashkimit Evropian nuk është një rrugë që kalon nga i njëjti shteg që kalon dhe nacionalizmi ballkanas. Aq më tepër paqartësia e nacionalizmit bullgar i cili kur vihet në gojë të VMRO, të çon në Sofje, e kur vihet në gojë të ish- jugosllavëve të çon në Beograd . Por po u vu në gojë të shqiptarëve, çon një të tretën e tyre në Shqipëri. 
Shqiptarët e Maqedonisë përkundër pozitës jo komode në shoqërinë e shtetit të Maqedonisë së Veriut, nuk e kanë përdorur nacionalizmin në këtë proces për të shkatërruar Maqedoninë. Shqipëria jo e jo. 
E vetmja akuzë që i bëhet Shqipërisë nga ish partia e Gruveskit është që ka negociuar koalicionin properëndimor që çoi në largimin e Gruveskit nga pushteti gjashtë vite më parë. Edhe pse nuk është plotësisht e vërtetë, ajo nuk është një akuzë kundër aspiratave të Maqedonisë në Evropë, por një mbështetje për rrugën evropiane të saj. 
Brutaliteti i akuzave mbi shqiptarët nga opozitarët e Maqedonisë së Veriut, rrezaton kulturën e tyre antievropiane, dhe më shumë se sa dëmtojnë shqiptarët, ata justifikojnë veton bullgare dhe atë greke më parë mbi ta. Përkundër kësaj shqiptarët atje dhe Shqipëria në anën tjetër janë bërë avokatët e aj duke lidhur fatin e tyre me fatin e Maqedonisë së Veriut në këtë proces. Dhe ky proces mes të tjerash duhet t'i edukojë opozitaret në Maqedoni, të respektojnë shqiptarët si pjesë të vendit të tyre dhe si qytetarë të barabartë. Vetëm standardi i Bashkimit Evropian është garanci që i mban shqiptarët qytetarë të atij shteti. Çdo standard tjetër e zhbën historinë e atij vendi. Jo me letra e rezoluta si vetoja greke e bullgare. Por larg qoftë dhe më keq. 
 

32 Komente

  1. A
    Arvanitasi

    nuik mund ti heqes asnje presje, tu lumte mero

    1. I
      Ishi i ZaKaroves

      As une! Po keto i dime vetem ne dhe ballkanasit e tjere... Dynjaja me duket se ska marre vesh asgje... Ose me keq i di edhe po qesh me ne qe jemi kaq dele te urta

      1. M
        Marko Bocari

        MAKEDONIA (VERIORE DHE JUGORE) ESHTE SHQIPTARE,AS GREKE,AS TURKE, AS BULLGARE Per Makedhonine e lashte, pavaresisht perpjekjeve neogreke apo sllave,historia eshte shume me e thjeshte dhe e qarte : - makedhonasit e lashte nuk kane lidhje me sllavet! Keta, sllavet pra, jane te ardhur ne Makedoni dhe ne gjithe Ballkanin ne shek VI-VII (pra 1000 vjet pas Lekes se Math) dhe jane sllave ashtu si sllavet e tjere (saktesisht sllavo-makedhonasit jane etnikisht bullgare dhe flasin nje dialekt te bullgarishtes) - makedhonasit e lashte nuk ishin helene! Vete helenet e lashte e kane dokumentuar qe para 2.500 vjetesh se makedhonasit ishin "barbare" dhe flisnin nje gjuhe tjeter. Nuk ka asnje dyshim per kete. Kur e thoshin helenet e lashte atehere,c'rendesi ka se c'thone neogreket e sotem sot! Vete Leka i Math e ka mesuar helenishten ne moshen 15 vjecare (ashtu sic mesojme sot anglishten) dhe keto jane te shkruara e zeza mbi te bardhe,s'ka asnje dyshim! - makedhonasit e lashte ishin fise pellasgo-illyre. Shqiptaret shpesh here ne histori quhen makedonas. Gjate periudhes romake,ka pasur periudha te gjata kohore kur kryeqendra e Provicium Illyiricum-it ishte Seleniku! Makedhonia eshte nje nga krahinat shqiptare (Dardani,Makedhoni,Epir,Illyri). Ne Kalabri ne zonat arbareshe atje (ne Piana degli Albanezi) eshte ndertuar qe ne shek e XIX-te nje monument, ku ne qender eshte vendosur shqiponja dykrenore dhe ne kater cepat e tabllose jane vendosur pikerisht emrat e kater krahinave shqiptare : Dardani, Makedoni, Epir, Illyri! Behet fjale per vitet 1800… Fatkeqesisht vetem shqiptaret nuk e vrasin mendjen dhe nuk e rivendikojne Makedonine (te veriut dhe te jugut) nga pikepamja historike, megjithese shkencetaret percaktojne se me shume mundesi jane shqiptaret pasardhes te makedhonasve te lashte. Figura e Lekes se Math sidoqofte eshte vendosur ne monedhen kombetare shqiptare qe ne 1926-n .Monedha "1 Lek" e emetuar ne 1926, ka portretin e Lekes se Math ne nje ane dhe ne anen tjeter Leken e Math mbi kale. Monedha jone quhet Lek pikerisht ne perkujtim te Lekes se Math te Makedonise. Pikerisht kete portret te Lekes se Math qe gjendet ne monedhen tone te 1926-s, kane vendosur neogreket ne monedhen e tyre "100 Dhrahmi" ne vitin 1978!!!! - Makedonia Veriore (ajo e Shkupit) eshte e banuar nga sllave, shqiptare, vllaho-shqiptare, turq... Sllavet dihet historikisht se jane te ardhur ne keto troje ne shek VI - VII te eres sone,pra rreth 1000 vjet pas Lekes se Math! Pretendimi i tyre se jane pasardhes te makedhonasve te lashte eshte krejt qesharak. Nga pikepamja etnike dhe gjuhesore, sllavet e Makedhonise jane bullgare perendimore e asgje tjeter. Doni te dini se si e justifikojne ardhjen e sllaveve ne shek VI - VII dhe si e lidhin me lashtesine!? Deshironi te qeshni me lot!? Keta sllavet thone se vertet kane ardhur 1000 vjet pas kohes se Lekes se Math te Makedhonise (se kjo s'ka asnje dyshim),por ata qe erdhen ishin "pasardhes te ushtrive te Lekes se Math",qe kishin mbetur stepave te Lindjes dhe atje u turko-sllavizuan. Pra keta "pasardhes"' te sllavizuar u kthyen pas 1000 vjetesh ne "atdheun" e tyre. Ne fakt nuk ja vlen fare te merresh me pretendimet sllave!!! Por meqe makedonasit e lashte, nuk ka dyshim qe nuk ishin sllave, kjo nuk do te thote se ata na ishin helene. Ka shume te dhena dhe fakte historike qe tregojne se makedhonasit e lashte nuk ishin helene (e jo me greke si keta te sotshmit). Ja disa shkrime te lashta : -"Dimosthenis ka thene se makedonasit nuk ishin helene" Shtetari athinas Dimosthenis (Dimosthenis, Third Philippic, 31) flet per mbretin Filip te Makedonise (te atin e Aleksandrit) "... jo vetëm jo helen, po as i lidhur me helenet, majde as edhe nje barbar nga çfaredo vendi që mund ta quash te nderuar, por një kërcim i keq nga Makedonia, prej nga nuk ishte kurre e mundur të blije qofte edhe një skllav të mirë" "Incidenti i Filota-s" i përshkruar nga historiani romak Quintus Curtius Rufus në "Historinë e Aleksandrit". - “Aleksandri i kërkon Filotas të flasë në gjuhën e tij amtare makedonase” (Filota ishte nje komandant makedonas i Lekes se Math) Aleksandri i Madh flet para makedonasve të ushtrisë së tij: "Makedonasit do ta gjykojnë rastin tuaj", tha ai. "Ju lutemi shënoni nëse do ta përdorni gjuhën tuaj amtare para tyre." Filota i pergjigjet Aleksandrit : "Përveç makedonasve, ka shumë të pranishëm, të cilët, mendoj, do ta gjejnë më lehtë për ta kuptuar, ate qe do te them, nëse e përdor gjuhën që ju vetë e keni përdorur. Qëllimi juaj, besoj, është vetëm për t’u mundësuar më shumë njerëzve për të kuptuar ato qe une them. " Pastaj mbreti tha: "A e shihni se sa fyes eshte Filota, madje edhe me gjuhën e tij amtare? Ai vetëm ndjen neveri për ta mësuar atë, por le të flasë ashtu siç dëshiron - vetëm mos harroni se ai është përbuzës i mënyrës sonë të jetesës, ashtu siç është perbuzes i gjuhes sone". Pausanias (1.1.3) flet për një luftë midis heleneve dhe makedonasve: -"Leosthenët u vune në krye të athinasve dhe heleneve te bashkuar dhe i mundën makedonasit në Beoti dhe përsëri i detyruan te largohen nga Lamia, jashtë Termopileve". Pra makedonasit nuk ishin pjese e "heleneve te bashkuar"!!!

        1. M
          Marko Bocari

          SIPAS HISTORIOGRAFISE NEOGREKE, MAKEDONASIT E LASHTE U "HELENIZUAN"! Ne Greqine e sotme, historiografia zyrtare mbeshtet teorine se makedonasit e lashte vertet nuk ishin helene ne origjine (pasi historianet e lashte ne shkrimet e tyre nuk lene dyshim per kete), por ata u helenizuan kulturalisht nga helenet dhe keshtu u shnderruan ne helene!!! Per te justifikuar dhe argumentuar kete , greket e sotem perdorin ate shprehjen e famshme "ellinas simetexontas ellinikin paidhian" (helen eshte ai qe merr edukim helen). Ja na e thoni si u "helenizuan" kulturalisht makedonasit e lashte!? Duhet te kesh mundesine dhe mjetet qe te besh dicka te tille apo jo : me pushtim ushtarak administrativ, me perhapje dhe edukim arsimor-kulturor, me institucione te sundimit fetar (shpirteror), me kolonizim dhe zhvendosje popullsie. Se historia njerezore nuk njeh ndonje menyre tjeter, te pakten deri me sot! - U pushtua gje Makedonia nga helenet!? Jo, ne fakt qytet-shtetet helene u pushtuan nga makedonasit! - Mendoni se ne cdo fshat dhe qytet te Makedonise se lashte, u hapen shkolla ku mesohej gjuha dhe kultura helene dhe kalamajte me detyrim shkonin ne shkolle ne 7 te mengjesit. C'thua, as qe behet fjale per dicka te tille ne ato kohe. - Keni ndonje njohuri per ndonje forme institucioni fetar (tip kishe) ne ato kohe,qe te ishte nen sundimin e heleneve, qe kishin pushtet institucional shpirteror mbi banoret e Makedonise dhe i detyronin ata qe te faleshin dhe pershpirteshin ne helenisht!? Keni degjuar gje per ndonje "Patriarkane te Fese Pagane" me qender ne Athine apo Sparte, qe drejtonte dhe sundonte deget e saj ne Makedonine e lashte!? As mos t'ju shkoje ne mendje dicka e tille. - Keni ndonje njohuri per dyndje te popullsive helene nga jugu drejt veriut (nga Helada drejt Makedonise)!? Ne fakt historia ka treguar gjithmone te kunderten, per dyndje nga veriu drejt jugut. Edukim me kulturen e lashte helene ne ate kohe, eshte krejtesisht e kuptueshme, qe kane marre vetem elita te caktuara, te kufizuara, pra elitat sunduese (qofshin ato politike apo kulturore) dhe as qe behet fjale per popullin e thjeshte. Edhe sot e kesaj dite, ne zhvillimet e medha te shoqerise njerezore, jane gjithsesi elitat qe edukohen me kulturen qe ne kete cast te historise eshte ne krye te shoqerise (sot per sot eshte kultura angloamerikane). Kjo nuk ka ndonje dyshim qe njerezit e thjesht marrin pak ose aspak edukim kulturor "te importuar", e aq me teper qe nga kjo te pretendohet qe keta njerez te thjeshte te "shnderrohen" ne nje popull tjeter per shkak te perthithjes se nje kulture tjeter te importuar. E nese kete nuk e pretendon dot sot, a ka dikush GUXIMIN E BUDALLAIT qe ta pretendoje per 2.500 vjet me pare, kur makedonasit na u bene helene sepse na u edukuan krejtesisht kulturalisht prej tyre!!!! Teori qesharake naryrisht.

          1. M
            Marko Bocari

            Makedonia e Jugut (ajo e Selenikut) u pushtua nga ushtria neo-greke ne 1913-en, e atje nuk kishte asnje grek. Dokumentet historike te vete ushtrise neo-greke e deshmojne qarte kete. Askush nuk dinte greqisht ne ato ane. Perjashtime te pakta, kishte sidomos te prifterinjte, qe e kishin mesimin e greqishtes te detyruar sepse ishte gjuhe administrative e kishes! Shteti neogrek u mundua te ndryshonte strukturen etnike te kesaj zone (qe popullohej nga shqiptare, sllave, vllaho-shqiptare, turq, hebrej e armene) duke sjelle popullsi kristiane nga Turqia (te quajturit ponte, karamanlinj dhe kapadhokinj). Keto popullsi te ardhura ne fakt as vete nuk kane lidhje me greket. Kapadhokinjte dhe karamanlinjte jane popullsi te Turqise jugore, popullsi turanike (te njejta me turqit dmth) por qe kishin ardhur me pare se turqit,rreth 2 shekuj me pare dhe ishin vendosur ne zonat e Perandorise Romane te Lindjes (i ashtuquajtur me vone nga historianet si Bizanti). Keto popullsi ishin kristianizuar dhe vazhduan te mbeteshin kristiane edhe pas ardhjes se vellezerve te tyre turqve osmane qe ishin myslimane. Keto popullsi kishin gjuhe amtaren turqishten dhe kete perdornin edhe ne kishat e tyre. Madje ata e shkruanin Ungjillin ne turqishten e tyre me shkronja greke dhe liturgjia kishtare behej ne turqisht. Edhe sot e kesaj dite keto popullsi qe jetojne ne shumice ne Greqine e Re, vazhdojne dhe flasin ne shtepi turqisht dhe kur organizojne festa e panaire, kendojne e vallezojne tyrcelinjshe! Karamanlinjte dhe kapadhokinjte kane tipare te dallueshme fizionomike si popujt turanike. Pontet jane nje grup tjeter popullsie kristiane e ardhur nga Turqia veriore. Keta ndahen ne dy grupe : turkofone dhe pontiofone. Jane nje popullsi shume e perzier midis turqve dhe gjeorgjiano-kaukazianeve. Zona e tyre e prejardhjes ndodhet ne veri te Turqise se sotme, ne brigjet e Detit te Zi, me qender ne Trabzon (Trapezunda).Po te studioni historine e asaj hapesire do kuptoni thjesht se aty ka patur levizje popullsish nga zonat perreth kryesisht kaukaziane dhe gjeorgjiane. Pretendohet qe ka patur edhe koloni te heleneve te lashte,por qe gjurmet e tyre kane humbur ne histori, ashtu sic kane humbur ne histori gjurmet e kolonive te heleneve te lashte ne shume brigje te Mesdheut. Ardhja e turqve e beri edhe me mix popullaten e asaj zone dhe ekzistenca e ketyre popullsive as qe vihet ne dyshim. Gjate periudhes se Perandorise Romane te Lindjes (Bizantit) kjo zone ishte nen sundimin e Perandorise, ndersa Gjeorgjia apo Kaukazi,pergjithesisht ishin jashte sundimit roman. Kjo zone ka patur tendenca shkeputese (irretendiste) dhe nje fare organizimi fetaro-administrativ. Pontet turkofone kane shumer ngjashmeri me pontet pontiofone, si ne tradita, veshje, kenge e valle, por turkofonet shihen shpesh me percmim nga te tjeret dhe quhen turko-spori (dmth fara-turke). Pikerisht ne kohet e sundimit romano-lindor (bizantin), popullsia ishte mixe kaukaziano-gjeorgjiane dhe duke qene se gjuha zyrtare e kishes dhe e shtetit ishte greqishtja mesjetare, ne keto zona u perhap nje gjuhe qe quhet pontiaka. Kjo gjuhe ka lidhje me greqishten mesjetare kishtare, por jo me helenishten e lashte sic pretendojne disa, nderkohe qe eshte e pakuptueshme nga greqishtja e sotme (dhimotika) qe eshte gjuha zyrtare ne Greqine e Re! Natyrisht pontiaka-ja mesjetare ka lidhje me greqishten mesjetare dhe eshte e ndikuar shume dhe e mbushur me fjale nga turqishtja, por edhe nga gjuhet sllave apo gjeorgjiane. Kjo popullsi, qofte turkofone qofte pontiofone mbeten kristiane edhe gjate Perandorise Osmane dhe edhe sot e kesaj dite perdorin ose turqishten ose pontiakishten si gjuhe te tyre shtepiake, ne Greqi ku jetojne. Pontet (turkofone dhe pontiofone) kane tipare krejt te dallueshme fizionomike dhe dallohen shpejt ne gjithe Greqine. Ata jane te shkurter, fytyre gjere,hundekerrabe dhe shume ezmere. Kane veshjet dhe traditat e tyre, kenget dhe vallet, te cilat po te mos e dish i merr per turq, se jane krejt te njejta! Keto tre-kater grupacione popullsish u sollen ne Makedhonine e jugut (te Selenikut) dhe ne Thraken perendimore, sidomos pas vitit 1925, por edhe pas viti 1990 (keta te fundit erdhen nga Gjeorgjia, Armenia dhe Rusia). Ne nje popullsi prej rreth 800 mije banore qe kishte Makedhonia e Selenikut ne vitet 1920, erdhen rreth 600 mije ponte, karamanlinj dhe kapadhokinj. Duke perdorur politikat e spastrimit (turqit u detyruan te largoheshin te gjithe, por bashke me ta dhe shume popullsi te tjera myslimane, si shqiptare dhe sllave ne vitet 1925-1926. Po ashtu edhe hebrejte u spastruan gjate Luftes II-te, ndersa sllavet u debuan ne shumice gjate Luftes Civile ne Greqi ne vitet 1945-1949), po ashtu edhe politikat e te asimilimit ndaj popullsive vendase (shqiptareve, sllaveve, vllaho-shqiptareve, armeneve qe ishin popullsi kristiane) dhe duke sjelle keto popullsi kristiane nga Turqia, shteti neogrek u perpoq dhe vazhdon te perpiqet ende sot me te gjitha menyrat te grekezonte Makedhonine jugore. Keshtu ne 1990,kur Makedhonia e veriut (e Shkupit) shpalli pavaresine nga ish-Jugosllavia, ne Greqi plasi nje kundershtim i hapur ndaj atij shteti dhe filluan te shperthejne teorite "Makedonia eshte greke" dhe te teorise se Makedonia e lashte na ishin helene dhe Leka i Math na ishte helen. Deri atehere shume pak flitej per "helenicitetin" e Makedhonise se lashte. Dicka kishin filluar te perrallisnin ne Greqi ne vitet 1905-1913, kur u kuptua se Perandoria Osmane do shkaterrohej dhe ne Greqi filluan te pretendonin territore. Si justifikim, pikerisht ne ato kohe, dolen disa teori per Makedhonine si "greke", se deri atehere si kishte vajtur njeriu ne mendje. Por keto u shuan shpejt,sapo arriten qellimin dhe moren nje pjese te madhe te Makedhonise (pjesen jugore) ne 1913. Pastaj nuk u ndjene me, derisa ne 1990 doli nje shtet tjeter qe quhej Makedhoni dhe pervec kesaj ky shtet kishte pretendime territoriale ndaj Greqise (kerkonin bashkimin me Makedhonine e jugut,ose te Egjeut sic njihet ndryshe). Aty filloi kundershtimi me kete shtet, te cilit Greqia nuk i njihte as emrin (prandaj nderkombetarisht quhej FYROM) dhe pas 1990 s'lane teori pa nxjerre dhe "vertetim" pa thene se "H Makedonia einai elliniki - Makedhonia eshte greke"! Cuditerisht jane pikerisht pjesetare te ketyre popullsive te ardhura, qe quhen "prosfigies = ardhacake", pra ponte,karamanlinj e kapadhokinj, qe cirren me shume, qe bejne patriotin e flakte dhe thone se jane "pasardhes te Aleksandrit te Makedhonise". Keta nga Azia,na qenkan pasardhes te makedhonasve!!!??? Por te verteten nuk e dine vetem neogreket, ata duan te vertete ate qe ju pelqen atyre. Te gjithe aktoret politike dhe vendim-marres ne bote e dine fare mire se Makedhonia e sotme (e veriut dhe e jugut) eshte banuar dhe banohet nga popullsi te ndryshme heterogjene. E dine shume mire se cfare politikash ka ndjekur shteti neogrek dhe e kuptojne hallin dhe interesin qe ka ky shtet.

          2. n
            nacionalisti

            mero se di ne e ke vene re, por eshte interesant fakti qe ato qe simpatizon Berisha dhe PD ne maqedoni, jane krahu me negativ ndaj shqiptareve pra partia e Gruevskit

          3. B
            Buda

            Hahaha! Maqedhonasit e ndjejne se jane femije qe nuk e dine se kush eshte babai i tyre; kurse Shqiptaret dhe bullgaret do te jene komshij neser kur ballkani Perendimor te hyje ne BE.

            1. B
              Bureto

              "Dhe ky proces mes të tjerash duhet t'i edukojë opozitaret në Maqedoni, të respektojnë shqiptarët si pjesë të vendit të tyre dhe si qytetarë të barabartë. Vetëm standardi i Bashkimit Evropian është garanci që i mban shqiptarët qytetarë të atij shteti. Çdo standard tjetër e zhbën historinë e atij vendi. Jo me letra e rezoluta si vetoja greke e bullgare. Por larg qoftë dhe më keq."-shkruan me të drejte Baze. Çudi! A thua nuk e kuptojne ne Maqedonine e Veriut, sidomos opozita nacionaliste VMRO-DPMNE, se pa faktorin shqiptar nuk do te kishte dhe nuk do kete fare Maqedoni. Ky shtet, me krijimin e Jugosllavise, pas Luftes se pare bot, nga Fuqite e Medha, u krijua ne kuadrin e saj, pikerisht per te konstituar bashkejetesen atje te nje kostelacioni nacionalitetesh (shqiptare, bullgare, serbe, greke, turq, ashkalinj, rome, hebrej etj) dhe kulturash qe pa ate shtet artificial, veshtire se mund te gjenin strehe tjeter kund, (me perjashtim te shqiptareve qe mbeten padrejetsisht jashte shtetit te tyre ame). Në te kundert etnite ne shumice, do t'i bashkoheshin respektivisht Serbise, Greqise, dhe pa asnje dyshim Shqiperise. Keshtu lamtumire Maqedoni. Se ka qene dhe akoma me shume sot, eshte keshtu ndaj Amerika dhe Europa e duan ate shtet me një pozite startegjike, ashtu si dhe Shqiperia, në planet e tyre integruese qofshin ato ushtarake apo ekonomiko-politike. Kane ngulmuar fort per te arritur kete bashkejetese, fillimisht me marreveshjen e Ohrit, te Prespes dhe se fundi me "projektin Makron", per te zgjidhur ngerçin bullgar. E pra e theksoj perseri, si ka mundesi qe ata bejne sikur nuk e kuptojne pikerisht ate paragraf mjaft kuptimplote, qe me mençuri Baze e shkruan ne fund te shkrimit te tij. Kjo mund te kuptohet vetem nese ata duan, nen preteksin e identitetit, te cilin askush nuk ua ka mohuar deri me sot, qe mu per ate identitet t'i bashkohen Bullgarise, gje qe ajo indirekt e aspiron. Në të kundert po te ecet me gjuhen e opozites nacionaliste maqedonase, sidomos mllefi per te mos thene urrejtja ndaj shqiptareve, ai territor nuk do ekzistonte fare si shtet. Dhe, nese dhe shqiptaret, do flisnin me gjuhen e tyre, atehere nese duan pikerisht ate, do t'u thoshnim aferim! Faleminderit, se ne mezi e presim ate dite. Po ja qe shqiptaret aty kane treguar luajalitet dhe opozita maqedonase gabon rende. Shkurt pa shqiptaret, qe aty jane 30% e banoreve, jane popullsi shtetformuese, nuk ka dhe nuk mund te kete Maqedoni te Veriut. Pikerish togfjaleshi ..."largqofte dhe më keq", shprehuar në menyre eufemike, nenkupton pikerisht ate që u perpoqa te shpjegoj, se ajo "me keq", do te jete, në fund te fundit, ndarja e Maqedonise se Veriut, pra dhe fundi i saj.

              1. k
                kot me ta thon

                Nuk ka "greke" ne Makedonin e Veriut (madje s'ka as ne Makedonine e Jugut).

                1. q
                  qe ta dish

                  Bureto, te eshte ftof tajarja fort atje ne maje te Buretos. Shqiptaret deshirojne qe shteti i Makedonise V te ekzistoje jo nga "dashamiresia dhe luajaliteti", por per arsyen e thjeshte se vetem ne kete menyre shqiptaromakedonasit me kalimin e viteve,, bute bute ngadale ngadale do marrin perparesine e duhur ndaj bullgaromakedonasve ne ate shtet, per ta shnderruar jo gjysmen por gjithe shtetin ne nje shtet te trete shqiptar ne Ballkan. Vazhdimesia e ekzistences se atij shteti i jep mundesine shqiptareve ne rritjen e ekspansionit te tyre brenda nje shteti ku sllavo-bullgaret nuk perbejne as 50% te popullsise, mohimi i emrit dhe i identitetit te ketyre sllaveve nga fqinjet (bullgaret dhe neogreket) i jep mundesine shqiptareve qe dalengadale dhe nga brenda te rimarin perparesine e tyre ne Makedoni dhe te rishfaqen ashtu si edhe me heret ne histori kur evropianet i quanin shqiptaret si makedonas te lashte, ata dhe vetem ata mbajtes se identitetit te lashte makedonas dhe jo sllavet. Perparesia historike e bashkuar me perparesine territoriale dhe politike, duke patur mbeshtetje edhe per perparesi ekonomike, e shnderron ate vend ne nje Shqiperi te trete ne Ballkan. Shqiperia dhe Makedonia e V jane te "lidhur bashke" ne keto proceset integruese, per faktin e thjeshte se te tjeret i shohin si nje shtet i vetem ne ardhmeri. Ky eshte projekti amerikan per shqiptaret : fillimisht krijimi i nje federate Shqiperi, Kosove, Makedoni V, Mal i Zi ne "rrugen e Bashkimit evropian" ne menyre te bute dhe paqesore. Pastaj e kane rradhen Epiri i Jugut dhe Makedonia e Jugut ti bashkohen kesaj hapesire!

                2. I
                  Ilirjan Velaj

                  Maqedonasit e vertete Jane vetem shqiptar te tjeret Jane ardhacak greket,sllavet bulkaret,etj

                  1. n
                    nje shqiptar ne Itali

                    Po c'rendesi ka more Ilirjan , nese jane te ardhur , apo te gjetur , ato jane popullsi te atij shteti . Kane ardhur para 1500 vjetesh dhe ti akoma kujton origjinat e tyre , lerini keto budalliqe . Ata do te jetojne perjetesisht me njeri tjetrin dhe do Zoti ne paqe e harmoni . Neve jemi emigrante te para 20-30 vjetesh , kemi marre nenshtetesine e vendeve ku jetojme dhe askush nuk na thote , se nga vijme , jo me sllavet qe kane 15 shekuj ne Ballkan .

                    1. q
                      qe te kuptosh

                      Ka shume rendesi mor "italian" nga Baldushku. Se keta sllavet qe thua ti, qe kane ardhur 1300 vjet me pare, jo vetem thone se jane ata me te vjetrit aty, por thone se shqiptaret jane ardhacake dhe ndodhen ne shtepi te huaj. Ka ardhur dikush te ka marre shtepine e gjyshit dhe te thote se ti je i huaj ne ate shtepi, se ajo shtepi eshte e stergjyshit te tij qe eshte i lashte e i lashte, ndersa ti s'ke vend aty! Kjo qe po te them ka shekuj qe thuhet dhe vazhdon thuhet edhe sot nga sllavet. A kupton? Prandaj mor italiano vero eshte shume po shume shume e rendesishme tu tregohet sllaveve se ajo shtepi eshte e lashte e lashte por e shqiptareve ne rradhe te pare dhe ata qe jane ardhacake e qe kane marre shtepi te te tjereve jane pikerisht sllavet. E verteta dhemb por sheron thote nje proverb, e ata sllavet ndac te sherohen, ndac do hane nje dru te mire qe ta shohin veten ne maje te thanes si e jema e Zeqos. A m'kuptoveeeeeeeeeeeeeee

                      1. N
                        Një qytetar

                        Ku i mbështet këto përfundime "historike" mor idiot i lindur "që kuptke kaq thellë"? Gjithë çka thua janë idiotësira kafeneje. Çfarë tha "një shqiptar në Itali" që t'i e quan "italian Baldushkut", tha vetëm se popujt duhet të jetojnë në harmoni dhe se urrejtja për njëri tjetrin i përket kohës së shkuar, nuk ka vënd në botën e qytetëruar, solli dhe si shëmbull si e trajtojnë edhe atë vetë në Itali. Të njëjtën gjë them dhe unë që rroj në New York. Mjafton të them se vetëm në një vagon treni në metro mund të shikosh bashkë njerëz me mbi 20 kombësi të ndryshme, që jetojnë për bukuri dhe nuk i thonë "plaç" më e gojë njëri tjetrit. Dhe në fund, që t'a dish, një nga shkaqet që kemi ikur je ti dhe gjithë bastardët si puna jote, që nga shpirti ju buron vetëm urrejtje dhe jo dashuri për tjetrin.

                        1. q
                          qe te kuptosh

                          O qyteKar qe edhe ne hene te shkosh do ngelesh kokrra e katunarit! Per kafenene e sat'eme e ke fjalen mor derdimen, apo per realitetin historik qe ka ekzistuar dhe ekziston ne Maqedoni? Ore trupeshk, a e kupton ti qe dy njerez te jetojne ne paqe dhe harmoni me njeri-tjetrin duhet qe kjo te jete deshira e dhe synimi i te dyve? Nese njeri do e tjetri s'do si zgjidhet thua ti? Apo duke pire kafe te jot'eme dhe duke pare fshatin pertej nga dukesh ti!? O GDHE, ne Amerike nuk ka asnje menyre tjeter te te jetuarit, sepse ashtu eshte krijuar ai vend. Po ketu nuk eshte Amerike mor kokrra e gomarit. Ketu po ta shpjegoj fare thjesht se sllavet nuk e kane dashur dhe nuk e duan as harmonine dhe as bashkejetesen me shqiptaret, e kupton kete ti mor psikopat apo ke pjerdhur nga trute e kokes. A i njeh realitetet ne Maqedoni ndopak, apo jeton ne hene dhe flet per kometen Halley!? A e ke te qarte se eshte bere LUFTE vetem 20 vjet me pare qe shqiptaret te kishin te drejten e gjuhes se tyre dhe te shtetformimit ne ate vend? Ore eshte bere lufte ore lufte, me pushke e me zjarr, me gjak e me lot o RROT! Keto nuk kane ndodhur para disa shekujsh, por vetem para 20 viteve. A e kupton o njeri me zhvillim te vonet mendor? Shqiptaret me force, me lufte, me presion, me dhune, me zor ore me zor i detyruan sllavet ne Maqedoni qe te njihnin te drejtat e tyre te ekzistences si bashkesi etnike. Perndryshe sot do ishin te gjithe Alioski e Mutovski aty. Sa budalla mund te jete njeriu qe te mos kete as konceptet fillestare te kuptimit te realiteteve njerezore! Sa idiot mund te jete katandisur nje koqe kandari qe ka shkuar te laje pjata ne Amerike dhe te mos kuptoje se realietet jane te ndryshme ne vende te ndryshme! Arsyeja qe ti ke shkuar atje mor palle, eshte se ke dashuri te madhe per lekun dhe per te, ti mund te shesesh edhe bythen, edhe shpirtin, edhe mendjen domosdo. O DRUVAR fshatar qe qytetar nuk do behesh kurre edhe sikur te nderrosh 7 lekure!

                          1. N
                            Një qytetar

                            Çbëra, që komentova! Ja shiko, përgjigju tani po deshe këtij të marri, që veç fyerjeve dhe shpirtit sterrë nuk tregon asgjë tjetër me ato që thotë. Mirë mua, le t'më shaj, sepse, siç thuhet " vetë e krruajta" që u mora me të, por me nënën time të vdekur ç'pati? Perëndia të pruftë mëndjen në vënd, o njeri!

                            1. q
                              qe te kuptosh

                              O qyteKar, thirri mendjes dhe vazhdo laj pjata, ate bej, o koktrash me zhvillim te vonet mendor! Shiko c'ke shkruar dhe te kuptosh se kur e krruan duhet te te shkoje ne mendje se jo vetem mund te te djege bytha mor halabak rrugesh, por te te marre flake fare mor deficent.

                  2. Y
                    Ylli

                    Bulgaret Kane te drejte,ata nuk jane maqedonas ata jane bullgare,maqedonasit e vertet jane shqiptaret,

                    1. "
                      "BOHOTINA"

                      Harron Opozita Maqedonase se Shqiptaret jane shtetformues te MV. Dhe kane guximin e bejne fjalor e enciklopedi kunder shqiptareve. Turp.

                      1. M
                        Malo

                        Sakte shume Sakte

                        1. S
                          Spak

                          Shqiptaret,kudo qe jane,por vecanerisht ne Ballkaninperendimor duhet te edukohen! Duhet te ngrihen ne nivelin europian! Neve nuk na duan se jemi komb i prapambetur! Ne mentalitet ne kemi mbetur si ne 1912,para se te vinin Xhonturqit dhe para se Qemal Ataturku te bente Turqine Republike! Ne akoma themi "me je bere si Pasha"! Deri pak kohe me pare nuk shpinin vajzat ne shkolle pasi mbaronim filloren! Ishim gjysem analfabete,spiune te Serbise. Mentaliteti yne eshte shume ndryshe nga ai Europian! E them me dhimbje por kjo eshte e verteta! Shikoni Albinin apo Saliun! Pjelle e provincializmit tone! Shkunduni Shqiptare,jetojme ne Europe!

                          1. c
                            ca po thua

                            O DEBIL, nje shprehje shume perkedhelese sot ne Greqi, qe gjyshet e perdorin per niperit e tyre eshte "pasa mou" (pashai im). Ti je nje kokerr debili qe s'ke as koncetin me te vogel per historine njerezore o analfabet funksional.

                            1. u
                              uhahahaaaaaa

                              Spakaqis, qe te jesh 100% i sigurte : qe ne kohen e Enverit nga viti 1965 ne Shqiperi ka qene i detyrueshem arsimi 8 vjecar. Pra nuk ka patur ASNJE, po asnje asnje asnje asnje femer ne Shqiperi qe "kur ka mbaruar shkollen fillore (dmth 4 klase) nuk i shpinin ne shkolle ". Jo per gje, po ta perdridhte koken shteti shqiptar i asaj kohe. Kuptove o Spakaqis kokpatatatoglou?

                            2. G
                              Gent

                              RMV ka qenë dhe do mbetet një mollë sherri mes Serbisë Bullgarisë Greqisë dhe Shqipërisë.

                              1. q
                                qe te kuptosh

                                O Pisoglendi, tashme Graqia dhe Serrrbia jane perzene nga interesat mbi Makedonin e Veriut. Konkurenca perfundimisht qendron midis dy fqinjeve me njeri tjetrin, shqiptareve dhe bullgareve. Nese ai shtet vazhdon ekzistencen, shqiptaret jane ne perfitim me te madh. Nese ai shtet shperbehet, kufiri shqiptaro-bullgar do behet lumi Bardhar (Vardar). Graqia dhe Serrbia nuk marrin dot as nje kokerr molle prej saj, i kane detyruar te terhiqen perfundimisht nga cdo interes aty.

                              2. Bardhyli nga Kosova

                                KUR DO TË BINDET KRYEQENI RAMA SE VUĆIČI  ËSHTË  FASHIST?! ============================================= Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk i është lejuar sot një vizitë private në një qytet kroat, në të cilin do të organizohej një ceremoni përkujtimore e dhunës kundër serbëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me këtë rast kam disa pyetje për kryeqenin Rama: 1) Pse ju kujdeseni që të mos e lëndoni presidentin e Serbisë e t'ia kujtoni krimet serbe në Kosovë, ndërkohë që ai marroset pas "varreve serbe" të para mbi 80 viteve?! Kështu bën edhe në Fushë Kosovë prej më shumë se një shekulli. 2) A ju vendos ju në pozita inferiore dhe shërbyese ndaj Vuçiq, kur ju i ofroni atij faljen për të shkuarën dhe rehabilitimin për të ardhmen, ndërsa presidenti serb jeton gjithnjë në të shkuarën e tij, me qëllim krijimin e Serbisë së Madhe?! 3) Pse doni të përdorni standarde të tjera në marrëdhëniet me Serbinë?! Së paku pse nuk ruani balancën në respektimin e sjelljes ndaj saj?! Pse pra nuk silleni si ai në raportet me të shkuarën?! 4) Çfarë ju shtyn ju të mëshironi një agresor, Serbinë, për t'i bërë padrejtësi viktimave të tij, shqiptarëve në Kosovë, kur agresori nuk le rast pa dëshmuar se do të mbetet si i tillë, gjithnjë në të shkuarën e vet?! Ajo që bënë autoritetet kroate duhet të jetë shembull i sjelljes diplomatike e politike edhe për qeverinë e Tiranës, së paku sa kohë që Beogradi spekulon me projektet e Serbisë së Madhe dhe "varret serbe" në Ballkan."Varret e serbëve" në Ballkan, nga mesjeta e këtej, ruhen e nderohen për ta destabilizuar rajonin tonë. Këtë e dëshmon gjithashtu tentativa e Aleksandar Vuçiq për të shkuar në Kroaci dhe "përkujtuar" disa serbë të vrarë në një luftë civile, në territorin e Kroacisë. Prandaj, ka nevojë të ndërtojmë një Open Balkan në linjën Zagreb-Sarajevë-Podgoricë, Tiranë-Prishtinë-Shkup-Sofje. Nëse Beogradi i bashkohet kësaj, mos e refuzoni. Por të jeni të sigurt se Serbia nuk hyn në një projekt të tillë. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli)

                                1. Y
                                  Yyyyyyyyy

                                  O BarKari dhe lopcari, sa del emri jot na vjen per te vjelle, se per te lexuar as qe behet fjale. Edhe fjalia jote e pare eshte e tepert ... O psikopat, shko pyet Al Bibinin se ta jep ai pergjigjen!

                                  1. D
                                    Dušan Mugoša

                                    Pllazhat bosh. Ju nuk e meritoni me ju ardhe me bo pushime se njerez ma te poshter se ju nuk ka ne bote. Ju na kini fute, gjithmone me qmime, plus nuk na konsideronit "vllezer" po ma te larget se shkaun. Bile per hater te shkijeve leshoni serbisht muzike, edhe pse na ju mbajshim gjalle,.... nonen ju qiiiiiiffffttttttt Serbia me ata leshataka qetnika te palare. Thirrni shkijet vllaznit e idealit e besa per shume edhe te gjakut...

                                    1. i
                                      ik ere pirdhu

                                      Shkoni ne Serbi pra, o katunara Llapushniku!

                                      1. k
                                        kot me ta thon

                                        Duhet te shkolloheni dhe te kulturoheni ju t'Kosoves!!!

                                      2. K
                                        Klyshat e Malakes

                                        Impresionet nga viti i kaluar ne bregdetin Shqipëtar. Infrastruktura dhe organizimi në trafik katastrofal, plazha të flliqta, sherbyesit ne restorante arrogant dhe të pa kulturuar, prostituta me sifilis ne çdo semafor. Kurr më pushime në Shqipëri. Si duket nuk jam i vetmi. Nonen n'piçke more grekoserb.

                                        1. h
                                          heu bre

                                          Impresioni im eshte krejt ndryshe. Mesa duket ju serbve te Kosoves nuk ju pelqen Shqipnia!

                                    Lini një Përgjigje