Ata që e kanë amnistinë si konkurrencë 

15 Korrik 2022, 20:08Editorial Mero Baze

Ajo që interpretohet gabim në debatin e brendshëm, është termi “amnisti fiskale”. Kjo që po tenton të bëjë qeveria, nuk është amnisti fiskale. Ky është legalizim kapitalesh. Amnistia fiskale është e vërtetë që vret konkurrencën e ndershme dhe dekurajon taksapaguesit, pasi i vë ata në pozita të pabarabarta në treg etj..

Por edhe pse është e tillë, ajo aplikohet rregullisht në Shqipëri nga të gjitha qeveritë dhe nuk është se ka ndonjë debat të madh rreth saj.

Kjo që po tenton qeveria me pak fjalë është të tërheqë në Shqipëri kapitale të palegalizuara të emigrantëve shqiptarë në botë, me një sërë kufizimesh, që e bëjnë këtë fushatë më të zhurmshme se sa fitimprurëse.

Refuzimi nga jashtë është normal, kurse refuzimi nga brenda Shqipërisë është i dyshimtë.

Është normale që çdo vend i Bashkimit Evropian të jetë kundër legalizimit të kapitaleve që po ndërmerr qeveria shqiptare, pasi amnistia ka objektiv të tërheqë paratë e palegalizuara të emigrantëve shqiptarë në Perëndim.

Asnjë vend nuk ka dëshirë që paratë e fituara në ekonominë e tij, të eksportohen në një vend tjetër, i cili krijon lehtësira fiskale për to. Në këtë aspect, do të ishte marrëzi të mendoje që qeveria shqiptare do të has mirëkuptim me Evropën në këtë çështje.

Madje qeveria ka tre vjet që merret me këtë çështje, duke e konsultuar me çdo vend evropian, dhe ka modifikuar shumë nga termat me të cilat e ka nisur amnistinë. Fakti që ka tre vjet dhe nuk bind dot Evropën për këtë çështje, shpjegon gjithçka lidhur me kundërshtimin e Evropës.

Amnistia kundërshtohet nga brenda dhe nëse shikon segmentin e atyre që e refuzojnë, janë pikërisht ata që nuk duan konkurrencë në këtë drejtim.

Arsyeja është se amnistia praktikisht përjashton çdo zyrtar të shtetit shqiptar të bëjë deklarim dhe çdo familjar të tij. Ministra, ish-ministra, deputetë, ish-deputetë, zyrtarë të lartë dhe të mesëm dhe ish të tillë, gjyqtarë, prokurorë e çdo zyrtar tjetër, praktikisht gjithë piramida e rëndësishme e shtetit shqiptar, nuk përfiton nga kjo skemë. Po ashtu përjashtohet nga kjo skemë çdo njeri me rekorde kriminale dhe e pëson çdo njeri që fsheh rekordet kriminale, kur i deklaron paratë.

Janë pikërisht këto kushtëzime të forta, që sanitarizojnë legalizimin e kapitaleve të korrupsionit dhe trafiqeve të brendshme, ato që kanë egërsuar debatin e brendshëm kundër amnistisë. 

Është interesante të dëgjosh Sali Berishën që thotë se një njeri që bën 2 milion euro, nuk ka shanse të mos jetë kriminel. Atë mendoj dhe unë kur shikoj se djali i tij vetëm në televizionin e familjes ka mbi 5 milionë euro kapitale, pa llogaritur vila, toka pa fund dhe biznese me emra të maskuara.

Fakti që ai kufizohet të deklarojë këto kapitale dhe i mban në emër të shokëve apo shoferëve të familjes, duket që e shikon këtë fushatë legalizimesh kapitali, si  konkurrencë ndaj tij.

Vet qeveria e Berishës bëri një legalizim kapitalesh të investuara në biznese, duke i legalizuar ato në masën 3 për qind, mjafton që ti deklaroje, çka është një legalzim i tërthortë i kapitaleve.

Dhe të mos harrojmë se ka pas kompani shqiptare që kanë pas nga 1 deri 3 milion euro makineri të blera në të zezë dhe pa deklaruar as dogana dhe as origjinë të blerjes së tyre.

D.m.th. kjo gjë ka ndodhur, por nuk u bë legalizim parash, por legalizim kapitalesh të investuara.

Problemi i dytë është klima e besimit në të cilën bëhet kjo amnisti.

Shumë vende të Bashkimit Evropian që e kanë bërë këtë legalizim kapitalesh, e kanë mbrojtur atë dhe penalisht për të rritur besimin. Kjo që po bëhet në Shqipëri me kaq zhurmë dhe kaq debate të brendshme, do ta dobësojë dhe më shumë besimin tek legalizimi dhe aty do përfundojnë emigrantë që kanë kursyer deri në 50 mijë apo 100 mijë euro në vite dhe duan të blejnë ndonjë shtëpi në Shqipëri.

Një emigrant shqiptar që sot do të blejë një apartament në Tiranë, nëse nuk i ka të gjithë paratë në bankë, nuk e blen dot pasi duhet të kalojë paratë me llogari tek noteri. Edhe pse janë aq të rrepta këto ligje, nuk e kanë hequr Shqipërinë nga zona gri e pastrimit të parave në të cilën klasifikohet rregullisht.

Si përfundim, me kaq shumë zhurmë e me kaq shumë kufizime, ne rrezikojmë të dëmtohemi më shumë nga zhurma, se sa nga paratë që do të vijnë. Pasi mbi të gjitha amnistia është klimë besimi për të deklaruar dhe legalizuar kapitalet.

Me kaq shumë panik sa po injekton debati për amnistinë, mos prisni të sjellë njeri 2 milion euro. Po erdhi ndonjëri me 20 mijë, priteni në aeroport. Kështu qetësohet dhe Sali Berisha, pasi nuk ka konkurrencë për legalizim kapitalesh. Ai të vazhdojë i qetë të bëjë sikur shet e blen boronica, derisa të legalizojë gjithë çka vjedhur, edhe duke vrarë, në këtë vend.

19 Komente

  1. B
    Bujar Kanapari

    Ku eshte investuar me shume ne Shqiperi keto 20 vitet e fundit? Ne ndertim, dhe jane me mijera apartamente qe duhet te shiten. Amnistia fiskale, apo legalizimi kapitalit, do te monopolizoje ndertimin, duke rritur cmimin e shitjes. Apartamentet do te blihen nga monopolistet qe do te diktojne cmimin. Me cmimin aktual, me pak pune, edhe nje familje e zakonshme, mund ta bleje nje apartament. Me legalizimin e kapitalit, apo amnistine fiskale, demtohet konkurenca e ndershme dhe shtresat e thjeshta.

    1. C
      Corona

      Amnistia eshte nje e keqe e domosdoshme qe duhet kryer. Sigurisht nuk eshte aspak e ndershme, i bie na hak njeriut qe zbaton ligjet, por dhe keshtu as mish e as peshk nuk mund te rihet. Me nje fjale eshte njesoj si me katrauren e ndertimeve dhe uzurpimeve te trojeve ka leje, dhe pastaj me legalizimin e tyre (ku perfshihet dhe amnistia e parave me te cilat blen/uzurpuan trojet dhe ndertuan objektet).

    2. Z
      ZHEJI koke pa lari

      Analize perfekte Mero bravo ... Kam mbaruar finance - banque te gjitha shtetet bejne nje animisti te tille te kufizuar e beri Franca me Sarkozy per shuma te medha kur kishte evasion fiscale ndersa ne Shqiperi behet fjale per shuma raisonnable per shtetin vendin individin eshte me shume bénéficie kur kete dimer pritet nje krize e thelle dhe Rama e ka kapur ne kohe por nuk duhet ta vonoje .Ndersa cfare thote non grata nuk duhet mare parasyshe pasi ky kriminele kerkone qe te kete nje krize per te perfituar politikisht si gjithmone me gjakun e Shqiptarit

      1. B
        Baca

        Edhe putanat e rruges kane me shume dinjitet se Mero Baze. Me lepirjen qe ben Mero, ja kalon edhe kurvave qe rrine ne semafor.

        1. m
          mateo

          Me 'ka ke shkruar, duhet ta heqësh atë emër, se e bëre me turp. Bacë është emër i nderuar, prandaj.

        2. S
          Spahiu

          Ke prekur fundin Mero.

          1. k
            kthhh

            Z.Baze Berisha nuk duhet te vazhdoje i qete, por ai vazhdon i qete pasi Arben Kraja eshte kthyer ne avokat mbrojtes te tij dhe Metes. Meqe shpresa vdes e fundit le te shpresojme qe ne dhjetor kur Krajes i mbaron mandati dikush me patriot te kete guxim te beje drejtesi. A di dikush te na thote nese tre kandidatet per kryetar SPAK permendur ne media jane njerez me integritet: Edvin Kondili, Klodian Braho, Adnand Xholi? Nuk na duhen me legena si Arben Kraja dhe Adriatik Llalla.

            1. Q
              Qelbësirat

              O Mero.....ja fut kot!!! Po kot fare!!!! Ta them unë,me siguri te plote se nuk ka shqiptare qe punon në perendim me 2.000.000 euro!!! Mos e tallni trapin me ate popull!! Kam nga '97 ketej ne Europe....dhe nuk behet fjale fare per keto shuma te shqiptaret me profesionet qe kane!! Ketu nuk fuse drogaxhinjte dhe tutoret e kurvave!!! Prandaj ky kryeministri yt,te tregoj ke quan amnisti,1-amnisti per paret e korrupsionit 2-amnisti per parat e droges3-amnisti per paret e kurvave....

              1. T
                Taulant

                Te gjitha keto qe thua pare djerse jane, keshtu qe meritojne te legalizohen dhe te investohen ne shqiperi. Rrofte Shqiperia, sa me begati per popullin e vuajtur shqiptar.

              2. X
                Xhaxhi

                Ne cdo vende ne Evrope apo bote nese ben nje investim me nje vlere te caktuar jo vetem qe nuk te pyet kush ku i gjete parate por te japin dhe nenshtetesine. Ky eshte debat idiot! Qeveria nuk ka perse kerkon leje dhe Evropa nuk ka pse jep leje. Habitem perse nuk nxjerrin nje nisme ligjore si qeveri te stimulojne shqiptaret jashte ti sjellin kursimet ne Shqiperi. Jo vetem per shqiptaret ne shqiperi por edhe ata ne Kosove e Maqedoni.

                1. s
                  shega

                  Opinioni me i sakte qe jam lexuar

                  1. B
                    Baca

                    Hahahah. Sa shpejt qe u prishe moj Shega!!! ????????????????

                  2. D
                    Demiri

                    Respekt per guximin e qytetarine tuaj Mero Baze

                    1. N
                      NjeQytetarOptimist

                      Zhurme per asgje. Do blejne ca emigrante shpi dhe me shume ndihmon sektorin e ndertimit.. Me ligj do verifikohen neqoftese jane deri ne nje fare totali. Priten te gjithe ata qe kane bere leke me thase jashte vendeve evropjane duke i bere me droge dhe investojn ne Shqiperi.. Hajde mendje hajde. Jeton si mbret cash aty ku jane.. Ndonje person qe do te investoj ne bujqesi do jete kritike per kete ligj.. O Amsterdam, Itali, Greqi, Austri etj etj, si e ngritet gjithe ate kapital marramendes apo u keputet tu punu ?!?! C'fare prodhoni ?!?! Konkurenca e tregetise qe e ka bere monopol por sperdridhet.. Hap tregun qe emigranti te investoj dicka aty ku s'do te jetoje dhe ka familjen ne Shqiperi !!!!

                      1. q
                        qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi

                        Mafia dhe pushteti Rama ne simbioze qe ne start, kur u Lazaratizua mbare Shqiperia si eksportuese e droges nga deti, toka e biles dhe ajri me avione (qe sipas Rames "SPERKATNIN PER MUSHKONJA") fiks asgje me shume se Escobar ne Kolumbi. Kjo simbioze Mafie Pushtet u pa qarte ne zgjedhjet e 25 prillit ku tere malavita e qyteteve u rreshtua per ti sherbyer blerjes votave per te mbajtur Pushtetin Rama. Ne Elbasan me 14 mars Diten e Veres tere llumi me precedent penal ne rrjesht duke pritur Ramen, dhe Taulant Balla pas tij u ferkonte barqet me "doren e ngrohte te partise"! Sot Pushteti Rama krejtesisht i falimentuar ne Ekonomi i ka mbetur alternative e vetme qe ti jape Mafies shperblim per angazhimin e saj perkrah tij me kete "amnisti fiskale" . Pushteti Rama pra eshte si ai i mbyturi qe synon mos mbytet duke u kapur pas Gjarperit.

                        1. S
                          Spak

                          Shume sakte, Z. Baze!

                          1. L
                            Liri

                            Mer,po ndenji Saliu dhe nje vit ne krye te PD ti do shkosh ne cmendine.Shenjat po i jep me keto karlleqe qe shkruan.

                            1. E
                              Ekonomia nga Ahmetaj te Ahmetaj

                              Asnje Amnisti fiskale nuk e mbush dot humneren e Borxhit Publik me katastrofikun e 30 viteve. Ekonomia ne krize e financat ne kolaps te plote. Qeveria Rama eshte qeveria me e deshtuar ne rrafshin ekonomik qe nga qeveria talloniste e Adil Carcanit.

                              1. a
                                arqile

                                Shkrim i sakte .Amnistia fiskale duhet bere sala dhe kushdo qe ka vjedhur e bere korupsion duget te pegjigjet ndryshe nuk behet ky vend i bekuar .

                                Lini një Përgjigje