Çelja e negociatave, ua heq Shqipërinë nga duart politikanëve shqiptarë 

19 Korrik 2022, 17:07Editorial Mero Baze

Kushdo që ndjehet i mërzitur nga çelja e negociatave, ka një mënyrë të mos kuptohet. Ajo është të mos flasë. Sot që Shqipëria u ngjit në altarin e martesës së saj me Bashkimin Evropian, këto vajtimet e tipit “sa shumë jemi vonuar” ngjajnë si klithma dëshpërimi.

E dimë që jemi vonuar për dhjetëra arsye tonat dhe të Bashkimit Evropian, për historinë tonë dhe historinë e BE, për identitetin tonë dhe atë të BE, dhe mbi të gjitha për shkak të udhëheqësve tanë dhe atyre të BE.

Por sot ja kemi arritur ditës dhe nuk kemi arsye të vajtojmë, në qoftë se nuk jemi të dëshpëruar nga çelja e negociatave.

Dhe ka dy lloj nga këta që shprehin mërzitjen.

I pari dhe më i sinqerti është Sali Berisha, i cili në deklaratën e tij akuzoi Bashkimin Evropian se pranoi të hapë negociatat me Shqipërinë, në një kohë kur “Edi Rama ka vendosur në Shqipëri monizimin e plotë, pushtetin një partiak, të njëjtë me janarin e vitit 1990”.

Pra ky e trajton çeljen e negociatave si hakmarrje të Bashkimit Evropian ndaj grupit të tij politik, dhe gati sa nuk thotë se BE po rikthen komunizmin në Shqipëri.

Ky ka të drejtë, pasi ndryshe nga të tjerët, është opozita anti-perëndimore e Shqipërisë. Pra ai nuk është në opozitë me Edi Ramën si individ apo rival, por është në opozitë me politikën pro-perëndimore të Shqipërisë, pasi është një person “non grata” në Perëndim.

I gjithë shtypi nën kontrollin e tij ka përsëritur vajtimin e tij. Pashë disa televizione që kontrollohen prej tij, që kishin bërë “fletërrufe” të gjata, a thua se Shqipërinë e ka pushtuar një fuqi e huaj, dhe jo që ka nisur negociatat me BE, dhe për këtë fajësonin Edi Ramën.

Në ditën kur i kemi realizuar të gjitha qëllimet drejt BE, një vajtim i tillë është thjesht dëshpërim  thellë. Se mund të ketë plot të mërzitur që heshtin, por këta që qajnë, nuk e mbajnë dot veten.

Ka dhe një kategori tjetër pastaj që dëgjojnë këtë vajtimin e Sali Berishës për hapjen e negociatave, dhe mendojnë se duhet të thonë dhe ata disa vërejtje për vonesën, a thua që nuk e dinë gjithë shqiptarët sa të vonuar jemi në këtë process, për të gjithë arsyet që përmendëm më lart.

Problemi i Shqipërisë është të ruajë rrugën drejt Perëndimit dhe të mos dorëzohet, por që do jetë rruga e gjatë, duhet të jemi të qartë të gjithë.

Shqipëria nuk është sot një vend më i mirë pse u desh të ishte Edi Rama kryeministër në ceremoninë e çeljes së negociatave. Shqipëria është sot një vend më i mirë, më i sigurtë, më perëndimor dhe brenda familjes së saj historike, pikërisht se nuk është më në dorë vetëm të politikanëve të saj.

Çelja e negociatave me Bashkimin Evropian, ja heq nga duart Shqipërinë politikanëve shqiptarë. Ata janë sot për Shqipërinë, më pak sovranistë se në shtëpinë e tyre. 

Dhe kur them politikanë shqiptarë, kam parasysh këta që janë në një vijë me Bashkimin Evropian. Kam parasysh Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe mbështetësit e tij, dhe gjithë spektrin e partive të vogla opozitare që janë pro- evropiane. 

Nuk kam parasysh Sali Berishën. Atë na e ka hequr Evropa fare nga lista e ofertave dhe sot ai përfaqëson opozitën anti-perëndimore të Shqipërisë. Nëse këta të tjerët e kanë opozitën me Edi Ramën dhe mirë bëjnë që e kanë me të, Sali Berisha e ka me Shqipërinë, që prej sot e tutje është nën sovranitetin e Perëndimit, që atë e ka shpallur armik. 

Ai e ka betejë reale dhe të sinqertë, por natyrisht të humbur. Të tjerët mund të gëzojnë lirshëm. Shqipëria prej sot ka bashkuar fatin me Perëndimin. Askush nuk ka fuqi t'ia ndryshojë më kursin e historisë. As këta që janë në pushtet, as ata që janë në opozitë me pushtetin. 

Kurse ata që janë në opozitë me Perëndimin, të bëjnë kujdes për fatin e tyre!

39 Komente

  1. B
    Balo

    Çelja e negociatave ja pret përfundimisht rrugën PD,që edhe më parë e kishte afër absolutisht të pamundur,për të marrë ndonjëherë pushtetin në Shqipëri! Kjo nuk bëhet edhe sikur Saliu të largohet fizikisht nga jeta,sepse kombishtët e tij në PD janë mijëra...jo vetëm Muli dhe ajo pedagogia shimpanze Kuçana( Kuç- Kuç!),por edhe Bana Vokshi dhe Moza Hajdarkaraj dhe shumë idiotë të tjerë të liçensuar! PD nuk ekziston më, edhe pas serumit Meta...njësoj do jetë!

    1. V
      Vladi

      po ashtu them

    2. L
      Ladi

      Sakte, si perhere.

      1. E
        Europs e bashkuar

        ..ajo pjesa e fundit më pëlqeu më shumë..!!!

        1. K
          Kembana e vdekjes

          Sot ishte nje dite e zeze per familjen kriminale Berrisha nga sot SPAK eshte i detyruar te arrestoje kriminelin Berrisha ne nje paysage te fjalimit perfaqesuesi i europes tha : Shqiperia ka ecur shume mire ne reformat ne drejtesi por tani duhet ( zbatimi i ligjit ) per non grata eshte kambane e vdekjes .........

          1. T
            Taulant

            Ne qoftese nuk largohet Rama-Meta-Berisha Shqiperia brenda 10 vjetesh nuk do te ekzistoj me sepse shpopullimi ben kerdin. Hapja e negociatave nuk bllokon krimin politik aq sa po demton Vucicin qe ka 5 vjet Serbia si vend kandidat... apo Orbanin ne Hungari qe eshte shtet anetar.

            1. T
              TAO TAO TAULANTI

              Tao rrefugjati je xheloze qe te ka rene vlera po mire o karagjoze po portugalia qe ka 9 milione popull ne portugali dhe 10 milione ne emigracione sipas mendjes tende koqevare patriote nuk do kete me portugali. Tao je fikse per foltore-nevojtore je moskovit qe di pak shqipe

              1. T
                Taulant

                Debil qe nuk merr vesh apo nuk do qe te marresh vesh . Edhe Italian jane 100milion neper bote pra me shume sesa ne Itali. Por emigracioni i Portugalis e Italis sot nuk eshte ne perqindjen e Shqiperis. Ne 6 vitet e fundit sipas Istatit emigruan 240 mije shqiptar pra rreth 10% e popullsise. Sipas kesaj perqindje nga Italia duhet te kishin emigruar mbi 6 milion Italian apo 1 milion Portugez ne 6 vitet e fundit. Nje gje e tille nuk ka ndodhur. Lexo shifrat dhe mundohu qe ti kuptosh ato pa bindje politike.

                1. M
                  Miradije Hoti

                  Tao qenke budalla ose i pa shkolluar ke 9 milione portugeze ne portugali dhe 10 milone qe kane ikur dmtth ke 51 % te popullsise portugeze te ikur shume mire ta ka thene shoku po ti do jesh si ujku Cerrikut qe nuk kupton dhe emigrimi nuk ka lidhje me qeverisjen o bole po njeriu nga natyra eshte espèce émigré iken ku ka interes .....

              2. P
                Populli i thjeshtë, jo vip

                Ti Tauleshko je shkruesi më negativ nëpër portale.Në vend që të jesh realist, je një njeri që ndjell vetëm të keqen për këtë vend të bekuar. Nuk e di se si dhe ku jeton, po shkrimet e tua janë si surrati i atij Alfredo Cakës tek emisionet e autorit të vogël dhe meskin Manush " zemërmiri". Me disa shkrime kritike unë bie dakort me zotërinë tënde , po thuaj dhe një fjalë të mirë,për ato që janë të mira dhe nuk mungojnë.Unë si dhe ti nuk e dua Ramën , po na propozo një më të mirë dhe ta votojmë të gjithë.Se mos bën gabim dhe na kthehesh prapa dhe të shkon mendja tek non grata dhe ndjekësit e tij , këtu nuk biem asnjëherë dakort.Po mirë mo këta që e ndjekin, kaq budallenj janë ? Këtu e kam fjalën për proletarët, jo për ata që kanë qenë ish pushtetarë të lidhur me salën dhe me krimin. Unë të apeloj që të bëhesh më optimist për të ardhmen.

                1. L
                  Ladi nga Detroit

                  si per here je briliant mero.

                  1. A
                    Adami

                    Saliu tani të rezervon një shtrat në „spitalin „ e të sëmurve mendor. Se aty e ka vendin për shkatërrimin që i ka bërë Shqipëris .

                    1. S
                      Shpetimi.

                      Tamam....

                      1. R
                        Rete e Zeza

                        Po fluturojme me presh, si gjithmone. Praktikisht nuk ka ndodhur asgje! Vazhdon procesi mashtrues i luges bosh, me te cilin Europa ka 30 vjet qe na narkotizon me sukses. Nderkohe kemi percelluar cdo aftesi shtetformuese dhe cdo kompetence ushtarake, teknologjike dhe industriale. Me siguri qe nje cope muti dhe hajvan si Sali Berisha nuk ka me asnje rendesi. Eshte nje gomar ne naftaline me te cilin frymezohet akoma kultura jone tribale dhe ajo e mizerjes. Vete ai eshte i vdekur, biles nuk besoj se do ti lene as varr. Por kultura tribale, krahinore, provincjale, kultura e instikteve kafsherore eshte kudo mes nesh. Te ndare ne tre Fe, njera me e ndyre dhe mesjetare se tjetra. Pa asnje arritje shkencore, teknologjike, industriale, agrare. I vetmi vend i botes pa tren ne shek 21. I vetmi vend i botes me det, pa flote detare. Me nje hemoragji te tmerrshme spastrimi etnik. Jemi teresisht ne humnere me apo pa nje cope muti si Sali Berisha, simbol i moterqirllekut, kafsherise, grykesise, halabakllekut, psikopatise, tradhetise, rrenimit, mutit dhe gjithckaje perfaqsuam ne keto 30 vjet terbim. Nuk kemi hedhur bazat dhe faren per asgje! Shkolla mizerjes, universitari akoma edhe me keq! Asnje studim dhe plan zhvillimi i sektoreve strategjike bujqesore dhe industriale. Keshtu qe Shqiperia do vazhdoje te zbrazet e te vdese dhe do te gdhihemi ne te njejtin mut edhe pas 30 vjetesh ne dyert e Europes duke pritur vdekjen me lebrozen e mesjetes, llumit fetar, varferise ekstreme dhe kafsherise rrenqethese.

                        1. S
                          Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

                          Sakt,porse harron apo ndoshta nuk e kupton se faji kryesor dhe madhor qendron ne faktin apo perberjen e popullit te Albanistan: muslimon brother's. Me thuaj nje vend arab qe lulezon!? Asnje dhe ne asnje vend te botes.

                          1. T
                            Taulant

                            Nuk ka me kafshe sesa ty plehr. Sa per vendet Arabe qe lulezojn per saktesi shiko pak Emiratet, Katarin,Kuwaitin , gdp e ketyre vendeve eshte 10 here me e larte sesa e greqis bastard.

                          2. T
                            Taulant

                            Dakort ne pjesen me te madhe te shkrimit. Fatkeqesisht urrejtja e vendeve te tilla si Rusia , Franca ,Anglia do te ndikonte me Shqiperin edhe mbas viteve 90-te. Ata shkaterruan vendin fillimisht ne planin politik pastaj ushtarak dhe ekonomik. Politika Evropjane ndaj Shqiperise ka qene e influencuar nga idet e Konferences se Londres se vitit 1913. Edhe sot qe vendi u pranua si kandidat ka ndodhur si rezultat i luftes ne Ukrain dhe vdekjes demografike qe po ndodh ne Evrope. Kushtet e reja ne Evrope ndikojn ne anetaresimin e Shqiperis . Realiteti i ri multi fetar multi kulturor Evropjan e ben Shqiperin me te pranueshem . Ndoshta ndihma Amerikane eshte percaktuese por rreziku Greko-Serbo-Francez eshte present . Lufta Turko ne Mesdheun Lindor ne vitin 2023 (kur skadon 100 vjecari i traktatit te Lozanes) dhe Jugosllavizimi i Greqise do jete nje tjeter aspekt interesant ne Evropen Jug Lindore. Lufta ne Ukrain dominimi Turk apo me sakt i kombit 400 miljon banor Turko foles ne Azine Qendrore dhe Azin e Vogel ka ndryshuar gjeopolitiken Evropjane.

                            1. I
                              Illyria-Shqiperia

                              ???????????????????? ske cti shariah komenti! Fluturojme me presh ne bythe! Skemi dhe sjemi asgje. Cdo gje qe patem, ku mire keq, vinte era shtet, e shkaterruam. Jemi kthyer thjeshte ne nje shprehje gjeografike. Shtet prej kartoni!

                            2. H
                              Ha, ha

                              A te kujtohet Mero kur ishnje antiperendomor me PD-ne dhe spiun i sigurimit e i SHIK-ut? S'di i ziu njeri me ke te behet, me mire ishnje me sigurimin e shtetit.

                              1. E
                                ERTV

                                ""Çelja e negociatave me Bashkimin Evropian, ja heq nga duart Shqipërinë politikanëve shqiptarë"". AMIN !.... (Mero)

                                1. A
                                  Adelina Greca

                                  Negociatat nuk mund të fillojnë derisa mandati të miratohet unanimisht nga vendet anëtare të BE-së. Filmat propagandistike te Edvinit vazhdojnë. I ka duart e lira ta ktheje perfundimisht Shqiperine ne rezervat refugjatesh . Pa shqiptare.

                                  1. p
                                    ppa

                                    Ti Greca prandaj ke ikur dmth per shkak te E.Rames...?

                                    1. s
                                      shqipe

                                      Exelent Mero Baze!

                                      1. E
                                        Edi Rama - Afgani i Europes

                                        Celja e negociatave mund te jete ajo qe do ta heqe Shqiperine nga dhembet e ketij pusht-shteti Rama qe po e kafshon perdite me korrupsion, vjedhje, e varferim per shqiptaret.

                                        1. B
                                          BABALE i PD

                                          Foltore-nevojtore ju beri Rama Rama budallenje ha gjysmaket e Shqiperise

                                          1. G
                                            Gezimi

                                            Babale budallenj qe Rama ju ka dhjere koken me bajga sa nuk dini akoma se Babale eshte nje peshkatar vlonjat pa kurrfare lidhje me Albert Veliun...

                                          2. e
                                            em

                                            Ty nuk te paska lene vetem kocken me qe kafshoka por te paska lene dhe doren qe te besh komente qe u befsh lemsh o shurre uthull.Ne se Rama eshte ''AFGAN;; PER MEYREN E VESHJES,sic e pecaktoi ai GURI GURI,shume i mencur ne konstatime. cfare mendon se do thoshte per ty MONKEY MONKEY????????

                                            1. E
                                              Edi Rama - Afgani i Europes

                                              Ti 'em' qenke i pa informuar se vete Shtatmarrezia e Tij Ramuthi eshte vetdeklaruar si Afgan me mburrjen "Ne jemi Afganet e Europes" por ti nuk ke faj se tek TemA keto "XHEVAHIRE" te Timonierit nuk gjejne driten e botimit.

                                          3. R
                                            Ramalluku i Surrelit

                                            Kjo celje negociatash me BE mor popull shqiptar, na heq Shqiperine duarsh sic thote Merua gernjar / Ndaj gezohuni ju or te hidheruar ne varferi, e hidherohuni ju hajdutet qe ju mbaj ne qeveri / Tani shtrengoni bythe e vidhni me lezet, ashtu sic ju porositi Ed Shalsi lanet / Me rrumpallen time Leme kemi shire gjer sot, me ato dreq negociatash lirshem nuk vjedhim dot /

                                            1. T
                                              TRADHTARE POLITIKA

                                              MERO PO KETA QE KEMI POLITIKANE KRYESORE NE 30 VITE SI RAMA VLLEH NANO VLLEH BERISHA SERBO-BOSHMKAK MOISIU VLLEH MEJDANI ANGJELI ROME......pse shqiptare i quan ti? Jo Mero djali!

                                              1. C
                                                Cen durimmadhi

                                                Mali i Zi ka 10 vite qe ka hapur negociatat me BE, Serbia ka 8 vite qe ka hapur negociatat me BE...kurse sulltan-Erdogani, apo "vellai i gjithe shqiptareve" (sipas Rames), ka plot 17 vite me negociata e shale te hapura por nuk po sheh BE gjekundi.

                                                1. s
                                                  sapa

                                                  Po tani na duhet nje shkrim i mire per shefin!Problemi eshte se nuk e ndihmon fare gjigandin.Reaitetin e njeh edhe bariu me i larget i kesaj shqiperie te brakrisur!

                                                  1. M
                                                    Ministria e KomshiKulturës

                                                    Pse çensuron o tellalli I ripjelljes? Ti sikur ske komplekse?!

                                                    1. i
                                                      intelektuali

                                                      NJE MEMO NGA INTELEKTUALI PER TE GJITHE ATA SHQYPTARE QE DUAN TE MESOJNE TE VERTETEN: "...BE eshte nje organizate e krijuar dekada me pare pas Luftes me kritere rrigoroze antarsimi qe quhen "Kriteret e Kopenhagës". Eshte Shqypnia ajo qe po kerkon prej disa vitesh antarsimin ne BE dhe jo BE dhe te gjitha shtetet qe kandidojne per kete antarsim duhet te permbushin plotesisht keto kritere qe jane te detyrueshme per te gjithe. Kriteret e Kopenhagenit janë rregullat që përcaktojnë nëse një vend ka të drejtë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Kriteret kërkojnë që një shtet të ketë institucionet për të ruajtur qeverisjen demokratike dhe të drejtat e njeriut, të ketë një ekonomi funksionale të tregut dhe të pranojë detyrimet dhe qëllimin e BE - së. Këto kritere të anëtarësimit u përcaktuan në Këshillin Evropian në qershor të vitit 1993 në Kopenhagë, Danimarkë, nga i cili ato marrin emrin e tyre. Shumica e këtyre elementeve janë sqaruar përfundimisht gjatë dekadave të fundit nga legjislacioni dhe vendimet e tjera të Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, si dhe nga praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut te formuluara ne disa kritere themeltare: Kriteret politike kanё tё bёjnё me stabilitetin e institucioneve. Ato lidhen me demokracinё, shtetin ligjor, tё drejtat e njeriut si dhe njohjen dhe respektin pёr minoritetet; Kriteret ekonomike: ato lidhen me aftёsinё pёr tё ndёrtuar njё ekonomi tregu funksionuese si dhe aftёsinё pёr tё absorbuar presionin kompetitiv si dhe forcat e tregut brenda Bashkimit Evropian; Kriteri legjislativ (“acquis“): ka tё bёjё me platformёn e tё drejtave dhe tё detyrimeve tё cilat duhet t’i respektojnё shtetet anёtare nё kontekstin e Bashkimit Europian. Ai i referohet kuadrit ligjor nёpёrmjet tё cilit Bashkimi Evropian pёrmbush ojektivat e tij e qё pёrfshin bashkёsinё e korpusit ligjor tё BE-sё dhe parimeve themelore tё BE-sё dhe te njohjes pa apelim te vendimeve tё Gjykatave Evropiane. Po ashtu ky kriter pёrfshin mareveshjet dy-paleshe, deklaratat dhe rezolutat e miratuara nё kontekstin e Bashkimit Evropian, aktet qё bёjnё pjesё nё fushën e politikёs sё jashme dhe tё sigurisё sё pёrbashkёt, aktet e BE qё pёrfshijnё drejtёsinё dhe punёt e brendshme, marrёveshjet ndёrkombёtare tё nёnshkruara nga BE si dhe marrёveshjet mes shteteve anёtare nё fushat e kompetencёs sё Bashkimit Evropian..." prandaj: Kur kerkon te antarsohesh ne BE duhet te kesh zgjidhur me pare te gjitha problemet me fqinjet. Kur kerkon te antarsohesh ne BE nuk mund te anullosh mareveshjet dy paleshe ndershteterore te nenshkruara me pare nga qeverite e meparshme. Kur kerkon te antarsohesh ne BE nuk mund te vertisesh bythen si "Kurvat ne Bordello dhe kjo do te thote se gazetaret e Zerit te Popullit te Enverit si Shaban Murati nuk mund te zbulojne tek BE - ja Armikun e Jashtem qe ja do te keqen Shqypnise se vogel ne favor te Greqise se Madhe, njashtu: SIC BENTE NE ZERIN E POPULLIT NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT

                                                      1. M
                                                        Muhameti

                                                        Kush do ta pershendeste celjen e negociatave nga Tv: Syri, klani, ora news, fox news, news24, etj. Ata ose heshten ose kritikonin Ramen per vonesa. E njejta gje edhe me shtypin sot, vecanerisht gazetat e " pavarura" 55, mapo, shqiptarja, etj.

                                                        1. j
                                                          joel shkodra

                                                          Megjithate Berisha nuk eshte "non grata" per Europen, por per SHBA dhe, me duket, se Shqiperia nuk i hapi negociatat me SHBA, por me Europen.

                                                          Lini një Përgjigje