Për zotërit e Sigurimit, që janë uzurpatorët e demokracisë në Shqipëri

28 Korrik 2022, 19:35Editorial Mero Baze


Nuk dua të debatoj me ata që vënë në dyshim faktin që Ilir Meta është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Do të më mjaftonte fytyra e Ilir Metës dhe përpëlitjet e tij për të shantazhuar viktimat që ka spiunuar, për t'i dhënë fund këtij debati.  
Një njeri i papërzier me Sigurimin e Shtetit, është i qetë kur e akuzon dhe të çarmatos me qetësi, duke thënë vetëm një fjalë të vetme mohuese. Nuk ka nevojë të mendohet 24 orë, të shkojë të kërkojë ku fshihet një ish-drejtor tenderësh në Lushnjë, që po ashtu e ka bërë jo vetëm viktimë të tij, por dhe ushtar të sigurimit dhe më pas të flasë përçart. Për më tepër kam parë dhe dëgjuar privatisht më shumë se sa publiku për këtë histori. 
Ajo që duhet të debatojmë pas kësaj është, përse për tridhjete vjet Shqipëria është dominuar nga njerëzit e Sigurimit të Shtetit dhe kush është garanti i Sigurimit të Shtetit në demokraci që ua ka garantuar karrierën dhe majën e piramidës shtetërore këtyre njerëzve. 
Në historinë e Ilir Metës bien në sy  dy gjëra: 
Së pari, personazhi nuk është viktima e rëndomtë e ingranazhit makabër të regjimit diktatorial, nuk është një ish- i persekutuar, që e kanë rekrutuar në burg, apo ndonjë fatkeq i shantazhuar në internim. Personi në fjalë është një i ri ambicioz që i është dorëzuar me vetëdije Sigurimit të Shtetit, duke e konsideruar atë akt, si një hapje dere për karrierë politike. Si i tillë, ai është gjendur në çdo moment të rëndësishëm të historisë sonë, në fillim duke i shërbyer Sigurimit e më pas duke i shërbyer Sigurimi atij. Ai gjendej atje ku shoku i klasës fliste për arratisje, gjendej në stadiumin e Kavajës, si telekronist “me aparate” kur gjëmonte stadiumi “poshtë komunizmi”, gjendej më 10 Dhjetor në zyrën e Ramiz si pjesa garante e studentëve që ishin me regjimin, dhe më pas- 30 vite radhazi, në parlament, qeveri dhe presidencë. 
Për tridhjet vjet, ai ka dominuar skenën politike shqiptare duke marrë gjithçka që politika mund t'i japë një njeriu, dhe në momentin kur zbulohet historia e tij e neveritshme, është më i vendosur se kurrë për ta vazhduar misionin e tij. 
Në këto tridhjet vjet, Ilir Meta është përfolur për çdo mynxyrë mbi këtë dhé, që nga vjedhja e floririt të shtetit, ortakëria me grupet e trafikut kriminal, korrupsioni flagrant, vrasja e bashkëpunëtorëve të afërt apo e kundërshtarëve politikë etj. Ilir Meta ka dalë gjithmonë pa lagur nga çdo furtunë e suferinë. Në luftën për mbijetesë dhe ngadhënjim Ilir Meta ka mposhtur politikën ( kundërshtarët dhe aleatët, edhe kur këta ndërronin vendet me njëri-tjetrin), ka mposhtur shtetin, ka mposhtur drejtësinë. Sa më shumë i ka bërë dëm shtetit ligjor dhe demokracisë, aq më shumë është ngjitur në qafën e tyre. 
Shumë nga këto aftësi janë personale dhe fryt i pafytyrësisë dhe karakterit të tij, por kjo është dhe më keq akoma, pasi tani identifikohet dhe mbivendoset si meritë e Sigurimit të Shtetit që e futi dhe e mbajti në lojë për 30 vjet. 
Në një shoqëri post diktatoriale, nuk ka asnjë forcë që të të japë një privilegj kaq të madh, përveç forcës që të jep qenia spiun i Sigurimit, i kapur dhe i inkuadruar pazgjidhshmërisht në mekanizmin okult që kontrollon pushtetin dhe levat e tij, institucionet, median dhe shoqërinë civile.  
Ilir Meta ka bërë këtë karrierë mahnitëse, sepse ka qenë i mbrojtur dhe i promovuar nga zotëruesit e dosjes së tij, po ashtu sigurimsa, të cilët e kanë dashur Ilir Metën në majën e pushtetit, si njeriun e tyre besnik, të palëkundshëm dhe të shantazhueshëm vetëm prej tyre.  
Zotëruesit e dosjes së tij e kanë promovuar, kandiduar e votuar, e kanë drejtuar e mbrojtur, kanë bërë betejë me të dhe për të, sikurse kanë përfituar prej tij. Pushteti i Ilir Metës- spiun i Sigurimit të Shtetit ka qenë po aq pushteti i tyre. Dhe mos mendoni se Sigurimi i Shtetit pas vitit 1990, ishte ai operativi i lodhur që ka rekrutuar Ilir Metën dhe më pas e lanë pa punë.  
Pas vitit 1991, shefi i Sigurimit të Shtetit në Shqipëri ishte Sali Berisha, zotërues i dosjeve, përdoruesi i madh i tyre dhe shantazhuesi i madh i klasës politike shqiptare me to. I mbante ato në zyrë, mbi tavolinë, për çdo kundërshtar të tij, përfshi dhe njerëzit e partisë së tij. Karriera e Ilir Metës është pazgjidhshmërisht e lidhur me këtë mekanizëm dhe me këtë njeri. 
Zotërit e Sigurimit të Shtetit nuk janë më fanatikët e Diktaturës, nuk janë më njerëzit e pashpirt që për besnikëri ideologjike ishin gati të vrisnin e groposnin kundërshtarët.  
Në Shqipëri, si kudo në vendet e ish-kampit sovjetik, zotërit e Sigurimit janë uzurpatorët e demokracisë, njerëzit që manipulojnë dhe deformojnë vullnetin popullor, ata që keqpërdorin njerëzit e pushtetit për korrupsion, përvetësim dhe grabitje të pasurive publike, ata që vrasin dhe groposin të mirën e përgjithshme dhe shpresën për prosperitet. Arma e tyre më e dashur janë spiunët e Sigurimit, më i dashuri prej tyre, Ilir Meta, sepse është më i suksesshmi në politikë. 
Së dyti, publikimi i faktit për Ilir Metën ka zbuluar duke nxjerrë në vijën e parë të frontit në mbrojtje të tij, një numër personazhesh të politikës dhe të medias, të cilët në tërësi kanë një tipar dallues: qenien spiunë të deklaruar ose të përfolur të Sigurimit të Shtetit, ose qenien në shërbim të plotë të këtyre të fundit.  
I vetmi që është trembur se mos Ilir Meta dyshon se ka shitur dosjen është Sali Berisha dhe ai ka hedhur në sulm gjithë taborët e veta duke përfshirë dhe vetën për ta quajtur dosjen shpifje. As Ilir Meta s'e ka bërë deri tani këtë. Deri tani ai po përpiqet të përdorë viktimat e veta ta relativizojnë. Sali Berisha është hedhur në sulm, të mos krijojë dyshimin se ka shkelur kodin e mafies së Sigurimit të Shtetit dhe ka tradhtuar njeriun kyç të tij. Ai po bën çfarë është e mundur të duket besnik i Ilir Metës në këto momente. Por ai e di pse e bën këtë, ndryshe nga të tjerët të sërës së tij, që mendojnë se e kanë detyrë ta mbrojnë. 
Berisha njihet publikisht si zotëruesi i dosjeve të sigurimit dhe si shantazhuesi numër një i të gjithë spiunëve me jetë publike aktive në Shqipëri. Që të kontrollojë dhe përdorë spiunët, Berisha ka nevojë që t’i pastrojë publikisht ata. Ai sot është në një aleancë formale të hekurt me Metën, gjë që e bën dorëzaninë e Berishës të lexohet logjikisht si “provë” për fajësinë e Metës.  
Certifikata e lëshuar nga Berisha është certifikatë pisllëku, jo pastërtie, por Meta nuk e ka luksin ta refuzojë atë, jo vetëm sepse Meta është në hall e ka nevojë për ndihmë, por edhe sepse e ka Berishën padron. 
 Edhe refuzimi/ bishtnimi i eksponentëve politikë për të mbajtur qëndrim rreth këtij skandali të pashembullt për nga përmasa, nuk shpjegohet ndryshe, përveçse me veneracionin, adhurimin ose frikën ndaj kësaj force okulte, ca më keq me vetëdijen për rolin determinant të zotërve të Sigurimit ndaj karrierave politike në Shqipëri. 
Ilir Meta- spiun i Sigurimit të Shtetit nuk është një kuriozitet veror. Ilir Meta- spiun është provë dhe shpjegim pse tranzicioni shqiptar është kaq i gjatë, pse korrupsioni kaq i lartë, pse kultura e pandëshkueshmërisë kaq e thellë, pse shteti ligjor kaq i brishtë, pse demokracia kaq foshnjore, pse shpresa dhe optimizmi kaq të vobekta. Ilir Meta- spiun i Sigurimit të Shtetit është prova se kthetrat e këtij të fundit nuk shkulen dot nga trupi shtetit dhe pushtetit, nëse nuk ndërmerren hapa drastike, nëse nuk adoptohen ligje të ashpra që t’i trajtojnë spiunët dhe eksponentët e sigurimit të shtetit si rrezik për vendin, si e keqe që duhet izoluar, i duhet hequr aksesi dhe kontrolli mbi institucionet me ligj dhe me çdo kusht. Ata nuk duhen lejuar më as administratorë pallati dhe jo më në krye te shtetit apo partive e shoqatave. 
Është dëshpëruese të shikosh partinë e parë antikomuniste të Shqipërisë, 30 vjet pas rënies së komunizmit, e dorëzuar dhe shtrirë përtokë për ta shkelur me këmbë Ilir Meta dhe Sali Berisha, dy garantët e Sigurimit të Shtetit në Shqipëri.  
Është dramë kombëtare të shikosh të persekutuarit të mbrojnë një shërbëtor të diktaturës, antikomunistët të mbrojnë një sekretar partie dhe akoma më zi, një opozitë e tërë të ketë shpresë për të ardhmen tek e shkuara më e errët e Shqipërisë. Enver Hoxha nuk do t'ia kishte dalë dot ta poshtëronte në këtë nivel çdo kundërshtar të diktaturës. Sali Berisha me Ilir Metën ja kanë arritur. Për turpin e gjithë antikomunistëve dhe opozitarëve të Shqipërisë. 
 
  

56 Komente

  1. k
    kthhh

    Analize e drejte Mero. Ne te gjithe kete histori te dhimbshme te kombit e vetmja shprese perseri vjen nga populli. Populli shqiptar te vetmen arme te luftoje keta bastarde ka voten.

    1. k
      kashi

      mbetesh i madh si gjithmon mero

      1. S
        Seksioni Kumbaro

        Po pse inceneratoret kane paguar Carlo Bollinon dhe Blendi Gonxhen di gje ti Mero mqs je I vjeter ne borderone e Sigurimit

      2. S
        Spak

        Saliu ka frike per vete si spiun i Serbeve!

        1. A
          Anila Guga.

          Mirembrema!Ne respekt te gazetarise.Po ju them.Nje gje.Qe nuk dua te ofendoj.Sa gazetare kane vdekur???Ketu ne Shqiperia!Nga idealizmi per te verteten.Dhe vetem te verteten.Po them si gazetare!Investigating per nje zhdukur gjate luftes se dyte Boterore.Dhimiter Foti Prifti.Vendi Marre nga Durresi ose Tirana 1943.Dhe te shohim se kush eshte Erion Veliaj Edi Rama Lulezim .Basha.Do ju duket si dicka qe nuk ka lidhje.Por,jo.Sepse jemi nga me patriotet.Dhe shiko dhe mos u dil ne mbrojtje.Sepse .Gazetaria duhet te futet qe kush kane qene.Jam nje grua qe policia e shtetit e ka rrahur.Sepse po keroj te marre ate meritoj.Jo te vjedh.Emri im Anila Irakli Paluka (Guga)

        2. N
          Neutrino

          Është shumë vone. Sigurimsat kanë lënë mbrapa farën e tyre. Fëmijët që janë shpërndarë në të gjitha strukturat e shtetit. Krushqitë dhe rrjeti i fortë familjar. Prandaj Shqipëria nuk del dot më nga trekëndëshi i Bermudës. Maksimumi të hiqen me ceremoni Saliu dhe Meta nga sofra politike. Që të paktën të hiqen dy shantazhues të Cosa Nostra / Ndrangheta/Camorra /UDBja të gjitha sëbashku

          1. F
            Fani

            NUK i heq asnje presje....e ke futur bisturine atje ku eshte e keqja .Largimi i se keqes eshte shume i veshtire..drame e vertete.

            1. E
              Emiljano

              Shqiptaret e kane ngrene turpin dhe moralin me buke Mero. Eshte e kote tja kerkosh kte gje nje tufe talebanesh dhe disa medemek elitash qe per ca para te qelbura shesin dhe familjen e tyre

              1. G
                Gjeli

                E thashe qe dje se po deshi z. Baze i nxjerr lakrat ne shesh sales dhe metes .ky qe shkrim kurajoz dhe i drejt por dhe ky mduket se stepet ngadonjehere vetem z. Baze mund ta c'montoje salen dhe meten neser presim tjeter editorial

                1. K
                  Ku ka ze s'eshte pa gje

                  Po po. Mero ha ne nje sahan me te tjeret. Por kane te gjithe familje e u falet. Nderkohe ka vite qe i qarkullon emri e nofka si spiun e ai nuk pipetin. Por sulmon Meten pse nuk ben ate qe Mero baze ben prej vitesh, nuk jep asnje shpjegim publik rretb perfoljes si bashkepunetor i sigurimit. Po eshte ne shoqeri te mire, bashke me plot sharlatane te tjere te shtypit. Ja disa prej tyre. Blendi Fevziu (KORANI) Jemin Gjana (I VOGLI) Halit Shamata (ÇANTA) Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT) Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI) Shaban Memia (QUKAPIKU) Vili Minarolli (PROFESORI) Ridvan Bode (KORÇARI) Jozefina Topalli (DIZINJATORI) Sali Berisha (PENICILINA) Fahri Balliu (RRJEPSI) Leonard Demi (MURRIZI) Uran Butka (DOKU) Remzi Lani (HOLTA) Mero Baze (ÇORAPJA) Spartak Poçi (INXHINIERI) Armando Shkullaku (BOZHURI) Servet Pëllumbi (YLLI) Preç Zogaj (ÇIFTELIA) Genc Ruli (STILOLAPSI)

                2. b
                  bini

                  perfekt e perkryer kjo elegji per horrat !!

                  1. b
                    bini

                    perfekt e perkryer kjo elegji per horrat !!

                    1. K
                      Klaus

                      Fatkeqësisht çdo gjë e shkruajtur është e vërtetë!

                      1. M
                        Malo

                        Z. Mero! Ky eshte, sipas meje, shkrimi me i fuqishem, me gazetaresk dhe mei sakte lidhur me Ilir Meten dhe Sali Berishen! Duhet thene, se uzurpimi i gjeje ne Shqiperi nga Sali Berisha filloi me uzurpimin e PD dhe mbas kesaj me shtetin, pushtetin, per aq kohe sa i ka qene kryetar i PD, President, Kryeminister, ne maxhieance, apo ne opizite! Vija e tij e sjelljes, nga agjentura serbo-ruse, ka qene shkaterrimi i cdo gjeje ne Shqiperi: Rezervat shteterore, vreshtat model, plantacionet frutore, fabrikat, uzinat, minierat, ushtrine (detare, tokesore, ajrore), pa folur pastaj per ngjarjet e vitit 1997, Gerdecin, 21 janarin etj., etj., qe dihen te gjitha por njerezit nuk guxojne te shprehen se u rrezikohet jeta, pa permendur ketu vrasjet e shumta me porosi te Sali Berishes dhe Ilir Metes!

                        1. M
                          Malo

                          Se mos e merr seriozisht o kar me gunga nga periferia e Peshtanit se talla bythën me ty

                        2. H
                          Hekuran

                          "Edhe refuzimi/ bishtnimi i eksponentëve politikë për të mbajtur qëndrim rreth këtij skandali të pashembullt për nga përmasa, nuk shpjegohet ndryshe, përveçse me veneracionin, adhurimin ose frikën ndaj kësaj force okulte, ca më keq me vetëdijen për rolin determinant të zotërve të Sigurimit ndaj karrierave politike në Shqipëri." Ktu esht Alibeja qe ka shok te ngushte artan hoxhen sigurimsin qe e perdori Saliu me Meten si leck kembesh

                          1. B
                            Balo

                            Mero ,me dokrra për spiunë Sigurimi i hani koqet Metës,sa ç'ja hëngrët kur ishte President për t'a shkarkuar! Meta është i vetmi njeri nga i cili miku yt,Edi Rama, dhjet gjak ... Mjerë ti po erdhi në pushtet Meta!

                            1. E
                              Emiljano

                              Ja the Mero ja the,po merr vesh balua.balos hidhi ndonje kocke dhe lere te lehi

                              1. k
                                kashi

                                palo balo ti je vet i.m. dora vet ose shok sigurimasi

                                1. B
                                  Bobo

                                  O balo të hëngërt tënja , ta kanë rras të keqen mrena. Mbaje mirë dhe mos leh kot.

                                2. X
                                  Xhaxhi

                                  Doja te shtoja vetem nje gje, mesa duket i paske kursyher nga dhembeshuria apo nga keqardhja ish te perndjekurit politik. Si ka mundesi qe asnje shoqate apo edhe qofte nje individ i vetem nuk thote nje fjale te vetme per rastin e Metes? Imagjino per nje moment sikur dosja te ishte e Edi Rames!

                                  1. B
                                    BRAVO MERO BAZE

                                    .......nje tulle e vendosur ne murin e demokracise eshte bénéficie per société ndersa ju po venosni jo nje tulle por shkembenje graniti Rrespekte per punen qe kryeni .

                                    1. c
                                      ceni

                                      Tejet i sakte z.Baze!Por nje gje nuk thuhet qe njerezit ne kete vend jo se i besojne Berishes por se jane si shqipetaret ne vitet 45 ku partia i beri me toke e me prone nepermjet reformes agrare!Eshte e njejta menyre pavaresisht koheve,Saliu i beri fshataret me prona ne mal,pronare neper zytetet e zaptuara duke u hequr nofken fshatar dhe maloke e duke i quajtur te gjithe qytetare!Ndaj frika se mos sistemi qe duam te ndertojme mos iua rimerr pronat e paligjeshme bene te mundur qe serisht ti shkojne pas nje kryekrimineli si Saliu.Jemi i vetmi vend qe nuk ka me fshater por te githe jane qytetare sepse qytetaret e vertete i degzdisen jashte kufinjeve duke u bere presione nga me te ndryshmet deri sa morren arratine.. duke u marre gjithçka edhe civilizimin.Ndaj ky vend vuan e do te vuaj akoma sepse s'ka qyteterim e civilizim shoqerie.

                                      1. N
                                        Një qytetar

                                        Sa politikan i "sinqertë" është Berisha!!! Kur ishte President, nuk kishte informacion i shkreti dhe shkojë i bëri Metën dhe Majkon "Pishtar i Demokracisë". Dhe këta, duke tundur këtë çertifikatë, kur e desh puna rezultuan të dy Kryeministra. Në editorialin e djeshëm Baze kujton një bisedë me Berishën, ku ky i fundit, tashmë e paska mësuar se Meta është spiun dhe komandohet e përdoret nga Pobrati. Por dje, 22 vjet më vonë, pa ju dridhur aspak qerpiku, Berisha deklaroi me burrëri të madhe, se Meta nuk është spiun. T'a ketë nga pleqëria këtë qëndrim të fundit, apo tani po e kupton, se politika tradicionale e tij e baltosjes pa doganë, ka filluar të japë frutet e saj të hidhura? Kështu është kur në këtë botë ke mik vetëm interesin, i cili të bënë të mos e kesh për gjë të lëpish atë që më parë e ke mbuluar me pështyma.

                                        1. J
                                          John Qelbashi

                                          Fuksat jane gje e peshtire dhe te pashpirt. I kam vuajtur ne ushtri. Duhet nje ligj per ti varur.

                                          1. E
                                            Emigranti

                                            Z.Baze si artikull i përkryer..por ku jan referencat, që të provojnë se ishte spiunë. Thoni që ja ka dosjen Saliun d.mth. nuk keni dosje në dispozicion që t'a provoni.

                                            1. K
                                              KRISTI

                                              Nje nga shkrimet me te bukura qe ke bere Mero.

                                              1. k
                                                katarakti

                                                Veçse pjesërisht dakort. Si psh kur damkos dy keqbërësit më të poshtër dhe të ndyrë të shtetit shqiptar, Metën dhe Berishën. Por fajtor për gjendjen nê të cilën gjendet Shqipëria sot nuk është as sigurimi i djeshêm, as ai i sotëm. Është rruga e gabuar që nisi që më 1990-tën kur erdhi urdhri i shkatërrimit të gjithçkaje. Kur u kërkua privatizimi i të gjitha pasurive kombëtare në duart e një grupi njerëzish pa din e iman. Nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë sigurim as të djeshëm dhe as të sotëm të komandonte Berishën, Nanon, Metën dhe Ramën. Janë këta që kanë bërê gjatë këtyre 30 vjetëve çfarë u ka dashur qefi. Dosjet e sigurimit i kanë përdorur veçse për luftë politike dhe shantazh ndaj kundërshtarëve të tyre. Është "katërshja" e mësipërme shkaktare për gjendjen në të cilën ndodhet vendi sot. Dhe jo sigurimi i djeshëm apo i sotëm. Të thuash se Shqipëria gjendet në moçal prej sigurimit është më e pakta budallallik. Katërshja, në veprimet e saj në bërjen apo çbërjen e shtetit shqiptar, asnjëherê nuk i ka marrë urdhrat nga i ashtuquajturi sigurim, por nga jashtë.

                                                1. B
                                                  Bujari

                                                  E vertet shum

                                                  1. B
                                                    Bujari

                                                    E vertet shum

                                                    1. F
                                                      Flutura

                                                      Ne universitetin kristal te ilir Metes drejtonin gjithe ish oficeret e sigurimit politik , madje me te rrezikshmit

                                                      1. M
                                                        Miradije Hoti

                                                        Oj Flutur ja qifsh karin Albin Kurtit mretit te shqipetaris.

                                                        1. M
                                                          Miradije Hoti

                                                          Oj Flutur ja qifsh karin Albin Kurtit mretit te shqipetaris.

                                                        2. L
                                                          Ladi

                                                          Mero, fillo jep leksione si Saviano ne Italy. Njerzit kane nevoje te mesojne dhe kuptojne. Te lumte pena

                                                          1. L
                                                            Ladi

                                                            Mero se mos e merr seriozisht se unë po tall bythën me ty o katnor gjirizi. Vdes te tall trapin me gazekaret si pune jote qe keni lindur ne periferine e globit. Te puth me llapë.

                                                          2. B
                                                            Bardhyli nga Kosova

                                                            KRIMET MAKABRE TË "KOMANDANTAVE" KUNDËR SHQIPTARËVE ========================================== Dy kamionë miell të dorëzuar në Zonën e Dukagjinit për UÇK-në, rezultuan me fatin tragjik të dy bashkëshortëve shqiptarë. Fati tragjik, vdekja mund të duket një përfundim i lumtur, krahasuar me përjetimet e tyre. Rasti i tyre u trajtua nga gjykata e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës për krimet në ish-Jugosllavi. A keni menduar se në luftë një shqiptar kishte zemër të vriste një shqiptar vetëm pse tjetri mund të ishte quajtur pacifist, me përpjekje për njollosje si njerëz që se duan luftën. Pastaj se ata që se duan luftën janë me Serbinë? Po nëse këta ‘pacifistë’ ishin me Serbinë, me kë ishin ata që luftonin në uniforma të UÇK-së, si formacione të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, të cilët edhe nga Tribunali i Hagës citohen si FARK, ndaj të cilit ‘ekzistonte urrejtje dhe mosdurim’. Në pikën 36 të vendimit të Tribunalit në rastin Haradinaj thuhet: “Ramush HARADINAJ dhe forcat e UÇK-së që vepronin nën komandën e tij ku përfshiheshin jo vetëm Idriz BALAJ dhe Lahi BRAHIMAJ, e mbanin zonën operative nën kontroll të plotë dhe kërkonin që ky kontroll të ishte vetëm i tyre. Ata nuk e duronin praninë e fraksioneve të tjera shqiptare që luftonin kundër serbëve, si Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës ("FARK"), në territorin e tyre. Më 4 korrik 1998, Ramush Haradinaj, bashkë me ushtarët e Shtabit të tij në Gllogjan, rrahën, poshtëruan dhe lënduan rëndë katër anëtarë të këtyre forcave, të cilët po kalonin nëpër këtë rajon për të marrë një kontingjent armësh që do të vinte nga Shqipëria." Kam shkruar për shumë trishtime, kam dëgjuar për shumë rrëfime të tjera tragjike. Por, kur i dëgjon disa rrëfime, aq torturuese dhe ç’njerëzore, ato nga goja e një njeriu që i ka dëgjuar thuajse në burim, është e tmerrshme. Këtë shkrim ia kushtoj si homazh, detyrim njerëzor atyre që u vranë pafajshëm dhe në përpjekje për të ndihmuar në mënyrën e tyre atdheun, në këtë rast duke u munduar t’ia siguronin bukën luftëtarëve të UÇK-së, pa dallim krahu politik, sepse e konsideronin veten pjesë të Republikës, që duhej çliruar. Bëhet fjalë për Ilire Frrokaj, e vrarë mizorisht në moshën 41 vjeçare, dhe bashkëshorti i saj Tush Frrokaj, 37 vjeçar, në rrethana ende të pazbardhura. Sipas gjetjeve të përfshira në gjykimin në Tribunal, Ilirja ishte goditur me një plumb, por i ishin zbuluar edhe shumë fraktura në eshtra në pjesë të ndryshme të trupit, të gjetur të dekompozuar në rrjedhën e liqenit të Radoniçit, por që gjurmët e djegies së trupit ende nuk ishin fshirë. Tush dhe Ilire Frrokaj në bazë të dëshmive në Tribunal nuk dihet se kur saktësisht u ndaluan nga pjesëtarë të UÇK-së, pasi sipas dëshmitarit 1, ata ishin rrëmbyer në fillim të gushtit, ndërsa sipas dëshmitarit 21, kjo kishte ndodhur në fund të muajit gusht, dhe se këtë e kishte bërë ushtari i quajtur me nofkën “Togeri”, por dëshmitari 21 kishte deklaruar në Hagë, se ai nuk mund ta dinte se kush ishin autorët e vrasjes së çiftit. Dëshmitarët 1 dhe 61 kishin thënë në Tribunal se vetë ata dy ishin marrë nga shtëpia e tyre dhe pasi i kishin dërguar në një qendër të UÇK-së, i kishin futur në një pus. Sipas të dhënave të Tribunalit Ilira Frrokaj, e lindur më 25 maj 1957 dhe bashkëshorti i saj Tush Frrokaj, i lindur më 29 gusht 1961, të dy shqiptarë, jetonin në fshatin Plançor, komuna e Gjakovës. Tribunali e përshkruan vetëm momentin e ndalimit, por jo edhe motivet e rrugëtimit të çiftit.“Në gusht 1998 ata udhëtuan së bashku me makinë nga shtëpia e tyre nga fshati Plançor për në fshatin Nepolje kur u zhdukën”, thuhet në dokumentin e Tribunalit. Familjarët bën pyetje në shtabin e UÇK-së dhe shkuan në shtëpinë e Ardian Kurtit, komandant lokal i UÇK-së në Gramaqel, në rrugën që çifti i zhdukur e kishte përshkuar. Familjarët bën pyetje në shtabin e UÇK-së dhe shkuan në shtëpinë e Ardian Kurtit, komandant lokal i UÇK-së në Gramaqel, në rrugën që çifti i zhdukur e kishte përshkuar. Ndërsa atje, në shtëpi ka ardhur i akuzuari Idriz Balaj dhe është dëgjuar ta paralajmërojë Ardian Kurtin: "Mos ndërhyjë në punët e të tjerëve nëse dëshiron të mbetesh gjallë, përndryshe mund të përfundosh në mesin e të tjerëve". Familjarët më pas kishin shkuar në Shtabin e UÇK-së në Gllogjan, ku ishin takuar me Shkëlzen Haradinajn, vëllain e Ramush Haradinajt. “Ia kishin marrë për siguri fotografitë e çiftit të zhdukur dhe i kanë thënë se Idriz Balaj do të vijë në Shtab". “Idriz Balaj nuk u paraqit në shtab, dhe kur në dy raste u takua me të afërmit e Ilira dhe Tush Frrokajt ai refuzoi të bisedonte për zhdukjen e tyre". Në pikën 63 përshkruhet një pjesë e obduksionit dhe vendi i gjetjes së trupave. “Ilira Frrokaj dhe Tush Frrokaj u vranë të dy. Trupat e tyre u gjetën nën një rënie të kanalit të liqenit të Radoniqit së bashku me veturën e tyre, e cila kishte disa vrima plumbash. Trupi i Ilira Frrokajt zbuloi praninë e një predhe në njërën këmbë, thyerje të shumta kockash, mes të cilave thyerje të kafkës dhe dëshmi të djegies së trupit. Trupi i Tush Frrokajt zbuloi një thyerje të kafkës”, thuhet në përshkrimin e gjykatës. Siç e paralajmëruar më fillim, bashkëshortët Frrokaj ishin nisur për t’ua përcjellur ndihmat me miell për UÇK-në. Sipas asaj që kuptohet nga hulumtimi i Tribunalit, ata vetë kishin udhëtuar me veturën e tyre, e cila nuk përcaktohet qartë si lloj, sipas dëshmitarëve. Duket se dikush qëllimisht e kishte përhapur një njollosje për çiftin, një skemë e njohur kjo për të ekzekutuar shqiptarët e pafajshëm. Por kjo s’kishte të bënte aspak me kodin e shqiptarëve, Kanunin, në të cilin thirren shpesh edhe sot, disa që kryejnë krime makabre. Ajo që ndodhi pas arrestimit të çiftit është aq shokuese, sipas subjektit që e përshkruan, i cili nuk ka motiv as për arrestimin e dikujt, pasi nuk pretendon fare se e dinë se kush janë autorët, dhe po ashtu nuk kishte asnjë lidhje me viktimat. “Pasi u arrestuan, sipas rrëfimit që kam dëgjuar nga një luftëtar, më pas nis keqtrajtimi i bashkëshortëve me akuzën për tentim të helmimit të ushtarëve, ata e dhunojnë gruan, madje në sy të burrit të saj”, thotë, ai teksa mundohet ta kujtojë besnikërisht rrëfimin e dëgjuar. Teksa unë e ndërpresë me trishtim, se si kanë mundur t’ia bëjnë këtë një shqiptari, që të paktën deri në luftë thirreshin me dhjetëra mijëra burra, se pa nder nuk mund të rrojnë, se turpërimin dhe korin, ashtu siç e kodifikon kanuni, burri nuk mund ta durojë, ai më thotë ndodhë edhe më keq më tej. “Pas torturave, siç rezulton edhe nga procesi i Hagës, para se t’i ekzekutonin, gruas ia prejnë gjirin, dhe në vendin e prerë i hedhin krip!”, thotë ai, ndërsa unë i kërkoj të ndalojë pak dhe ta marrë veten. Se besoja dot se këtë e kanë bërë: E dhunojnë, gjinjtë ia prejnë, i hedhin krip, e ekzekutojnë ... a nuk ishte kjo një ngjarje Ferri!? Nuk desha ta dëgjoja se çfarë kanë mundur t’i bëjnë burrit, por sipas gjetjeve të Tribunalit atij ia kishin thyer kokën, ndërsa për t’i zhdukur gjurmët e krimit dhe torturave ndaj gruas, ‘ishin kujdesur’ t’ia djegin trupin! Dhe ende dikush dëshiron ta imponojë me forcë se krimet e tilla nuk ishin asgjë. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).

                                                            1. H
                                                              Hidhni ushqim derrave

                                                              O bole serbe, prape ti? Derri ty dhe ate qe te ka pjell.

                                                            2. D
                                                              Drejtesia

                                                              O Zot, Mero sa i madh qe je. Ti i zberthen shume mire keta. Ku e gjen kete guxim e force. Ndihma qe i jep ketij populli, nuk ka te paguar. Zoti te dhente me shume guxim e kurajo dhe te ruajtte nga keta çakej.

                                                              1. I
                                                                Imigranti

                                                                Keto i kemi ditur me kohe; “Sillua” e ka komanduar gjithmone Shqiperine.

                                                                1. P
                                                                  Purgatory service

                                                                  O MërMër Pështani ! Po këtu ka shkuar çmimi I bukës si kur me ble Ipad ti na nanuris ...ka lesh Spirokaripali nē gjoks apo e ka depiluar. Eshte bere nafta me e shtrente se Vera e Burgonjës, ti ngele si zhurmus I ngrefet Taos kur shef bythën e Metës apo të Ahmetajt. O Mero te duket vetja I zgjuar mor kopuk. Na hedh hi syve me keto artikuj "kirurgjikale" hosteni.

                                                                  1. A
                                                                    Atlantic

                                                                    Thjesht! Bravo!!!!!

                                                                    1. A
                                                                      AX

                                                                      Nga analizat me brilante te 2022. Sintetizon te gjithe problemin e vendit tone. Bravo Mero Baze

                                                                      1. N
                                                                        NjeQytetarOptimist

                                                                        Jam aq i trishtuar nga gjithe kjo sorrollatje, gjakderdhje, vjedhje, mund. emigracjon qe duhet te ishte evituar 30 vjet te shkuara. Nje tranziksjon per 7 miljon shqiptar te rraskapitur neper bote sepse keta ish-sigurimsa jane mbajtur ne majen e shtetit nga sigurimsat e tjere dhe sebashku kane rrjepur pasurine kombetare.. Parlamenti duhet te rregulloj kete.. Kjo eshte e pafalshme.. Kemi grire sallate se si mund te qendronin ne majen e shtetit keta vampira me gjithe keto krime qe kane bere dhe kjo shpjegon tani gjithshka.. Nje drame. Nje drame e vertete !! O Rama, je qen bir qeni po nuk hape dosjet qe te clirosh shtetin nga keta vampira.. Tranziksjoni nuk do marre fund kurre po nuk doli gjithshka ne drite.. S'me besohet !!

                                                                          1. N
                                                                            Niku

                                                                            Bravo Mero,si gjithnje me skonda shkruan per opoziten.Po pse nuk thua asnje fjale per patriotin tend Gramoz Surat qen Ruci.Se ju Tepelenasit dhe Skraparlinjte spiunonit dhe nene e babe per partine.

                                                                            1. k
                                                                              kur permend litarin ne shtepine e te varurit

                                                                              CentriFuga e Rames ka arnuar keq nje rrecke mediatike qe nuk ja beson askush pervec se budallenjve rilindjote te mesuar te mbllacisin Bajgat e CentriFuges. Jane keta qe Rama ne 21 janar 2011 i perplasi tek Kryeministria me videon e Metes, pastaj u vuri Bajgat ne goje duke e zgjedhur Meten Kryetar Kuvendi, per t'ja vazhduar Baglosjen e kokave duke e bere Meten President (atehere keta ishin qe ngjirreshin duke lavderuar Ilir Meten) e tani po kerkon ti binde se paskesh qene Spiun Sigurimi. Sepse Meta eshte opozitar i pushtetit Rama, e kjo per CentriFugen do te thote te arnoje rrecka mediatike trashe e trashe me urgjence duke bere qe kushdo te bindet se ato qe thote Ilir MNeta jane te vertetat qe i djegin fort bythen ketij pushteti Rama.

                                                                              1. A
                                                                                Ardit Shkembi

                                                                                O Mero Djali, Verifikoni edhe Zv Rektorin e Universitetit Alksander Xhuvani Elbasan, Peçi Naqellari dhe do te gjeni qeka qene spiun aktiv i sigurimit te shtetit i rekrutuar qe kur ishte student ne vitet 80' me Ilir Meten.

                                                                                1. m
                                                                                  mona

                                                                                  Prandaj Ilir spiuni, gjatë gjithë kohës i lëpihej padronit të tij Sali Berisha duke i thënë se e kishte pikë të dobët dhe e ka lënë për katër vjet në parlament, kur ky ishte kryetar, duke e lënë fliste pa limi, duke sumuar, denigruar, akuzuar, sharë e fyer kundërshtarët politik.

                                                                                  1. P
                                                                                    Po

                                                                                    "Është dramë kombëtare të shikosh të persekutuarit të mbrojnë një shërbëtor të diktaturës, antikomunistët të mbrojnë një sekretar partie dhe akoma më zi, një opozitë e tërë të ketë shpresë për të ardhmen tek e shkuara më e errët e Shqipërisë. Enver Hoxha nuk do t'ia kishte dalë dot ta poshtëronte në këtë nivel çdo kundërshtar të diktaturës. Sali Berisha me Ilir Metën ja kanë arritur. Për turpin e gjithë antikomunistëve dhe opozitarëve të Shqipërisë. " PER TURPIN E TYRE AS SOT NUK THOTE NJE LLAFE PER METEN. Nuk thone nje llafe sepse per 32 vjet antikomunistet u bene milionere duke vjedhur fonde, prona dhe poste ne pushtet. Edhe perseri nuk ngopen duan me shume dhe duan pushtet me Saliun dhe Meten. Paskan qene njerezit me te ndyre te shoqerise. Mos te hapin me gojen plehrat. Drama e shoqerise shqiptare eshte dhjetrokracia me pishtaret e lirise. Asgje nuk ka per te ndodhur, keta nuk do lejojne kurre nje alternative tjeter, jane me keqe se EH.

                                                                                    1. A
                                                                                      Arbëror Epiroti

                                                                                      Nuk është vetëm përgjegjësia e atij apo atyre, që dinë të shfrytëzojnë në favor të tyre rrethanat politike, ekonomike, sociale dhe ushtarake. Madje, nuk na vjen mirë por ata tregojnë zotësi. Ne, zoti Mero (me shumë respekt për analizat tuaja) duhet të thellohemi në trajtimin se kush hallkë apo institucion, strukturë shtetërore (theksoj se çdo hallkë nuk është pa drejtues, pa personel njerëzor, madje të shkolluar, të kontrolluar, të përzghedhur dhe "beniaminë") ka lejuar këtë apo atë shkelje të rëndë kushtetuese, ligjore, morale dhe tepër armiqësore? A nuk po flasim, bërrtasim dhe ngrejmë zërin në kupë të qiellit duke kritikuar fort tranzicionin? Kafenetë, parlamenti dhe kudo shohim, dëgjojmë, zërat që kërkohet bdryshim. Por ndryshimi është zhurmë, vetëm zhurmë që krijon mjergull ku ujqërit me dy këmbë, dy sy dhe dy palë gjoja kundërshtare, vazhdojnë pa u tremburr të cënojnë sovranitetin, të nxijnë imazhin e vendut dhe kombit. Shkruani ju, dhe shumë pak portale si ju, vini pikat mbi i, por "palët" as që duan t'ja dinë. Shiko seç ç'farë ndodh! Mediat, të zgjedhurit, pavarësisht ndarjeve në palë, hidhen në mbrojtje të çdo fenomeni negativ që koha i nxherr lakuriq. Thuhet forcërisht, edhe duke u dridhur se fenomeni është tepër skandaloz, kërkohet me forcë të veprohet shpejt për shtesa dhe ndryshime ligjore, por "flakë kashte", bie forca fillestare e zërave të vërtetë, sepse një zë tjetër, nuk e di brenda apo jashtë, zë i vetëm por tejet urdhërues: "po, do e shqyrtojmë, në një çast tjetër, do të mbludhemi" dhe fillon ftohja deri në harresë. Kështu z. Mero, mirë i trajtoni ju dhe ndonjë si ju (shumë pak si ju), por "Tuç Maku" ka 78 vjet (1944-2022) që strukturat shtetërore dhe vetë shtetin, i ka kapur për fyti. Mbetet vënia në pranga e atyre strukturave (kuptohet drejtuesave të tyre) që kanë detyra kushtetuese për ruajtjen, mbrojtjen e sovranitetit dhe progresin e vendit, të cilat nuk e justifikojnë detyrën e caktuar. Përsëri mbetet: "Kush do ta kryejë!!??). Ky është problemi 78 vjeçar për Shqipërinë. Hajduti, vrasësi, antishqiptarët janë në vazhdimësi të shfrytëzimit të hapësirave që ju lejohen atyre për të vepruar. Kush duhet tjua bëjë të errët, të pa mundur hyrjen e tyre në këto hapsira? Arbërir Epiroti

                                                                                      1. A
                                                                                        Arbëror Epiroti

                                                                                        Nuk është vetëm përgjegjësia e atij apo atyre, që dinë të shfrytëzojnë në favor të tyre rrethanat politike, ekonomike, sociale dhe ushtarake. Madje, nuk na vjen mirë por ata tregojnë zotësi. Ne, zoti Mero (me shumë respekt për analizat tuaja) duhet të thellohemi në trajtimin se kush hallkë apo institucion, strukturë shtetërore (theksoj se çdo hallkë nuk është pa drejtues, pa personel njerëzor, madje të shkolluar, të kontrolluar, të përzghedhur dhe "beniaminë") ka lejuar këtë apo atë shkelje të rëndë kushtetuese, ligjore, morale dhe tepër armiqësore? A nuk po flasim, bërrtasim dhe ngrejmë zërin në kupë të qiellit duke kritikuar fort tranzicionin? Kafenetë, parlamenti dhe kudo shohim, dëgjojmë, zërat që kërkohet bdryshim. Por ndryshimi është zhurmë, vetëm zhurmë që krijon mjergull ku ujqërit me dy këmbë, dy sy dhe dy palë gjoja kundërshtare, vazhdojnë pa u tremburr të cënojnë sovranitetin, të nxijnë imazhin e vendut dhe kombit. Shkruani ju, dhe shumë pak portale si ju, vini pikat mbi i, por "palët" as që duan t'ja dinë. Shiko seç ç'farë ndodh! Mediat, të zgjedhurit, pavarësisht ndarjeve në palë, hidhen në mbrojtje të çdo fenomeni negativ që koha i nxherr lakuriq. Thuhet forcërisht, edhe duke u dridhur se fenomeni është tepër skandaloz, kërkohet me forcë të veprohet shpejt për shtesa dhe ndryshime ligjore, por "flakë kashte", bie forca fillestare e zërave të vërtetë, sepse një zë tjetër, nuk e di brenda apo jashtë, zë i vetëm por tejet urdhërues: "po, do e shqyrtojmë, në një çast tjetër, do të mbludhemi" dhe fillon ftohja deri në harresë. Kështu z. Mero, mirë i trajtoni ju dhe ndonjë si ju (shumë pak si ju), por "Tuç Maku" ka 78 vjet (1944-2022) që strukturat shtetërore dhe vetë shtetin, i ka kapur për fyti. Mbetet vënia në pranga e atyre strukturave (kuptohet drejtuesave të tyre) që kanë detyra kushtetuese për ruajtjen, mbrojtjen e sovranitetit dhe progresin e vendit, të cilat nuk e justifikojnë detyrën e caktuar. Përsëri mbetet: "Kush do ta kryejë!!??). Ky është problemi 78 vjeçar për Shqipërinë. Hajduti, vrasësi, antishqiptarët janë në vazhdimësi të shfrytëzimit të hapësirave që ju lejohen atyre për të vepruar. Kush duhet tjua bëjë të errët, të pa mundur hyrjen e tyre në këto hapsira? Arbërir Epiroti

                                                                                        1. T
                                                                                          Trotski

                                                                                          Shume Bukur .Po cfare pritet te Veprohet?.Te dy mamuthet e Korrupsionit dhe te Tradhetise Kombetare tallin trapin me te Gjithe e lihen te Livadhisin pa Droje e pengese.!!!.Pena tu Befte Top per ti asgjesuar keta edepseze te Neveritshem.

                                                                                          1. P
                                                                                            Populli

                                                                                            Ashtu si Enveri nja 40 vite me pare ne kete vend, pasi e vrau ne gjume e shpalli Mehmetin Poliagjent / Ashtu do tani Enverit ti ngjaje ky Envini tutkun, kerkon qe pasi e pati President ta quaje Meten Spiun / Ky Popull i mencur nuk u mashtrua nga rrenat e atij Enver, kurre nuk beson as rrenat e ketij Edvin koke e kembe te dhjer / Se ky Popull nje gje fort mire e di, se prej kujt e ka kete te renden varferi / E ka nga qeveria mut e shurre e Rames zagar, ndaj dhe nuk ja beson perrallat me Spiune te 30 viteve me par!

                                                                                            1. Y
                                                                                              Ylli

                                                                                              Po, i besoj per te verteta deklarimet e ketij shkrimi. Na duket sikur i kishim harruar nonsenset e tranzicionit kaq te mbrapshte.

                                                                                              1. i
                                                                                                ilir

                                                                                                Kur flet Mero!Gebelsi i gazetave te kohes se Dulles,

                                                                                                1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                                                                  Qytetari dixhital lexon vendimin; Është spiun i pastër si floriri 24 karad !

                                                                                                  Lini një Përgjigje