Skadoi ultimatumi apo Berisha dhe Meta? 

8 Gusht 2022, 20:29Editorial Mero Baze

Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk u shfaqën sot në protestën e radhës të cilën po vetë e paralajmëruan dhe propaganduan si fundi i afatit që i kishin vënë qeverisë. Edhe pse të dy bashkë dhe secili më vete, bashkë me shtypin e tyre, kërkuan që protesta të ishte politike dhe të përdorej politikisht, sot hoqën dorë vet duke mos shkuar në protestë. 
Në të vërtetë protestat janë të gjitha politike dhe tu bësh thirrje protestuesve të mos përdorin ngjarje të tilla të rënda politikisht është marrëzi. Për këtë arsye, ishte e ligjshme që dhe Berisha dhe Meta ta përdornin politikisht këtë ngjarje. 
Por të futur në krizën e bashkëpunimit opozitar, ku tani përveç grupit të Bashës e Berishës është dhe grupi i Metës, dhe ku secili dyshon ndaj tjetrit, opozita më shumë e keqpërdori se sa e përdori politikisht ngjarjen tragjike. 
Sot kur ata kërcënuan qeverinë, se po i skadon afati i ultimatumit, në fakt u skadoi afati i tyre në krye të protestës. 
Për të çuar deri në fund mallkimin që ka prekur opozitën nga cinizmi i Sali Berishës për ta keqpërdorur atë për hallet e tij, ata që drejtuan sot opozitën janë gjithë figurat qesharake të shoqërisë civile të Berishës, d.m.th. militantët më qesharakë, dhe më të papranueshëm në opinionin publik. Natyrisht nuk mund të akuzojmë Berishën se i ka nxjerr ata sot për tu tallur me vdekjen tragjike të vajzës, por duke u tallur me kauzat opozitare dhe duke dashur tu tregojë shqiptarëve, se unë mbretëroj dhe me budallenj nga pas, sot duke ndenjur në shtëpi na la budallenjtë në rrugë dhe e fyeu dyfish protestën dhe ngjarjen tragjike. 
Ky është një leksion i përsëritur, se kur vendos të përdoresh politikisht një ngjarje, përtej fuqisë së saj për të qenë kauzë jetike për shoqërinë, mund të dështosh pa nisur.  
Berishën dhe Metën nuk i ngjall dot vdekja tragjike e një vajze, edhe kur ka faj te administrata e shtetit. Nuk i ngjall dot, se ata kanë tridhjetë vjet në politikë duke vjedhur dhe vrarë.  
Ndaj sot bënë mirë që qëndruan në shtëpi. Në fakt qëndruan edhe për faktin se nuk shikojnë dot njëri-tjetrin në sy, dhe aq më tepër nuk vendosin dot kush duhet të ishte në krye. Lajm i mirë ishte se folësit të famshëm të “Foltores” sot nuk i vodhën portofolin. Nuk është pak në këtë kohë krize.

10 Komente

  1. M
    Mal Cori

    Ti thuash Altin Goxhajt se je budalla....... . Si thotë Ismail Kadare : - Ai që diskuton e debaton me një budalla, duhet të jetë vetë budalla...... . Prandaj lere Altinin të kërkoj portofolin.....

    Përgjigjjuni
    1. Të dy të sqaruar janë .

      Më në fund Metaj e ka kuptuar që dosjen j’a ka nxjerë Saliu , por dhe Saliu e ka kuptuar qe Metaj e ka marë vesh qe kjo punë është e Saliut .

      Përgjigjjuni
      1. F
        FOLTORE-NEVOJTORE BERRISHES

        Njerez pylli del nje injorant te Klani Sandrit qe eshte kthyere artopolande i nongrates dhe i jep ultimatum qeverise ke tre dite kohe te largoshe tre ministra nuk e kuptoje kush eshte ky palaco qe po nuk njeh rregullat me elementare te demokracise del nje tjeter sot ultimatum per nje jave Rama te jap doreheqje dmth nje milione votues te Rames nuk jane asgje i rendesishem eshte ky idiot i foltore,-nevojtore jo vetem qe jane qesharak por njerez te rendomte te peshtire qe kerkojne perfitime nga vdekja e nje vogelushe cfare mund te thoshe me teper asgje.......

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trushpëlarët dhe Non Grata janë një...

          E turpshme sa ska, tek dëgjoje fjalët idjote dhe shikoje fytyrat e çpërfytyruara të folësve në megafon, njëri a njëra më teveqel se tjetri a tjetra, duke marrë dhe poza trimi përpara Kamerave të TV, ndërsa dirigjenti Altin Goxhaj përzgjidhte folësit. Çfarë mjerimi e ka pllakosur Opozitën Berishjano-Metiste dhe pseudo Shoqërinë Civile a Lëvizjen Qytetare të dirigjuar plotësisht nga mënyrat e këtij vendi Berisha e Meta me familje biologjike e politike. Më e turpshme ishte paraqitja e një (pretenduesi) kushëriri i vajzës 7 vjeçare, që humbi jetën në Plazhin e Himarë nga papërgjegjshmëria e një krimineli, Oficeri të lartë të Policisë që edhe pse me pushime tregoi se sa kriminel ishte në të vërtetë. Ky kushëriri dukej plotësisht i kurdisur nga Partia e organizimit të spektakleve në raste vdekjesh, ndërkohë që i bëri thirrje turmës (numër qesharak) të vazhdonin ulërimat e sharjet tek Kryeministria. E turpshme çfarë po shohim e dëgjojmë prej trushpëlarëve, që i përdor Non Grata dhe ortaku i tij, të përdorin vdekjen e një fëmije për të revoltuar atë pjesë të Popullit, që e meriton epitetin trushpëlarë.

            1. K
              Ktheni tollonat sa më parë

              Bjeri Ramses këtij populli të mjerë se e ka hak! Një vend që nuk ka sindikata e as shoqëri civile është një vend i mbaruar. Partitë politike majtas apo djathtas janë banda që duan pushtetin për të vjedhur shtetin. Atëherë në këtë situatë xhungle fiton më i forti. Jepi Ramses se të ka ardhur dita. Mos harro të nxjerrësh dhe Metën NonGrata dhe nxirri edhe dosjen si spiun që ta kastrosh plotësisht opozitën. Ishalla kthehemi si në kohën e xhaxhit Enver, të gjithë të barabartë në varfëri, me tollona, me radhë të gjata qumështi etj. Se edhe kështu lamë nam, ka vajtur kg mishit pulës 5500 lek, djathi më i lirë 5000-6000 lek kg, nafta ulet vetëm 1 lek, shishja e ujit në plazh 5000 lek, gruri nga Ukrahina u zhbllokua ndërkohë buka masive 1200 lek.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Berish Saliu

                Mero ata nuk dolen se e moren veshe qe pjesmarja ishte qesharake ,dihet qe populli nuk i degjon dot emrat e ketyre Non Grata e me jo ti shohi dhe ti shkoje ne protest ,ky eshte kontigjenti i tyre ( Bathore ) Cecenet jeniceret e Kurti ,Osmani

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dakord

                  Keta kane vdekur qe ne 21 janar 2011.

                  Përgjigjjuni
                  1. Dakord

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      Olimpia [email protected]

                      Dakord

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje