Si Ilir Meta po korrupton dhe denoncimet kundër korrupsionit 

2 Gusht 2022, 20:59Editorial Mero Baze

Ka një përpjekje të Ilir Metës një javë pasi ka dalë nga zyra e presidentit, të kthehet në denoncues korrupsioni. Është gjë e mirë, qoftë dhe si hipokrizi, pasi krijon klimën që korrupsioni duhet ndëshkuar dhe SPAK, që merret me betejat antikorrupsion, ndjehet më i lirë të veprojë.

Por koinçidenca është e keqe dhe ngjan më shumë si presion mbi SPAK, se sa si ndihmë për SPAK. Ajo ka të bëjë me faktin që në SPAK është dorëzuar një dosje e rëndë për abuzime dhe “tagente” financiare në adresë të partisë së Ilir Metës, nga një pjesëtar i familjes së tyre, punësuar në një koncesion të qeverisë se Berishës, vazhduar më pas nga qeveria “Rama”.

Gazeta TemA mësoi se SPAK ka nisur hetimin e çështjes dhe faktet e provueshme lidhin në mënyrë të drejtëpërdrejtë, familjen Meta, LSI dhe dy biznesmenë që kontrollojnë këtë koncesion përmes LSI, me financimin e LSI.

Bëhet fjalë për koncesionin e SGS, i cili u dha nga qeveria “Berisha” dhe u mor nën kontroll nga LSI pas vitit 2013, duke emëruar aty një person kyç të familjes Meta.

Tani ky hetim ka hyrë në spirale serioze dhe e ka shumë të vështirë të bëjë hapa pas nga presioni i LSI. Ajo që po përpiqet të bëjë Ilir Meta, është që ta relativizojë goditjen e SPAK, duke shpikur përditë denoncime që duket se janë më shumë shantazhe në public, se sa denoncime të mirëfillta.

Ideja është që kur SPAK të veprojë ndaj denoncimeve në adresë të Ilir Metës, ai të numërojë sfilitat publike të “bletës punëtore” të LSI, që të mbrohet se po hetohet vetëm ai.

Nuk dua të shtyj këtu dyshimet e besueshme që zhurma antikorrupsion është fushatë gjobash ndaj atyre që u kanë dalë nga rreshti si klientë për vite të tëra. Edhe ato mund të bëhen objekt hetimi nga SPAK. Por ajo që është fakt dhe që mund të provohet, është se hetimi ndaj familjes Meta është nisur në SPAK dhe ai po përpiqet të shantazhojë SPAK dhe të relativizojë goditjet antikorrupsion. 

Kjo është e vërteta e retorikës antikorrupsion të Ilir Metës, e cila është po kaq e korruptuar sa dhe historitë e korrupsionit të tij. Fakti që LSI u ngulit në mendje të shqiptarëve si pati hajdutësh, nuk qe faji i siglës, por i kryetarit dhe kryetares. Ata nuk ndryshojnë kurrë në atë parti, pavarësisht siglave.

16 Komente

  1. M
    Mero bythqiri

    Na bythqiri Mero. Ndonje gje per ate vajzen e vogel qe u vra nga policet e bosit tend ke gje per te thene? Rrac e keqe. Ne koke te femijeve

    1. B
      Bythqirit “mero bythqiri”

      E ben me pak hajdut meten me shoke kjo qe ke shkruar mor kar? Kafshe qe ha veten!

    2. a
      artan

      Exelent Mero. Jeni i paarritshëm.

      1. b
        ben.

        Mero nuk zhgenjeve as sot. Gjithe shqiptaret jane te shokuar nga vrasja e nje femije nga nje bandit trafkant i shtetit bandit dhe ti qe po ju thua delenxhinjve te rilindjes se ilir meta i denoncon ne SPAK trafikantet e tjere te rilindjes per tu vene gjobe?????????? 1 bande sorosiane , qe nuk njeh nene e babe po i ka numra prindi 1 dhe prindi 2, patjeter qe keshtu do sillet.

        1. .
          ....

          Ben ! Si gjithmone i perpikte. Por ska lidhje fatekeqesia e vajzes me çka flitet. Se ne te te kundert duhet me kujtue GERDECIN tane jeten or ben.

        2. L
          L. Luani

          Arsyetim i sakte,i argumentuar.....me fakte konkrete.Çfare ben SPAK......zgenjim i plote.....flen...Metà si mashtrus si spiun nuk hetohet ...... si hajdut nuk hetohet athere pse ngrit???Duket se asht i kapur nga MAFIA.......

          1. F
            Fjala ime

            Sakte, Mero, por vetem une degjova se Spak eshte kthyer ASPAK, kur nuk godet ate per te cilen eshte ngritur dhe paguhet njesoj si korrupsioni. SPAK eshte ngritur te shpetoje vendin nga kriminelet ne politike dhe maja e ajsbergut qendron "krenar" por i dhier dhe po ashtu eshte dhe SPAK sot: i dhier e i permierre. Nuk e di ne do jape llogari nje dite! Ne shkruajme nga nje gje dhe na duket sikur na degjon njeri. Si duket, keshtu paska qene demokracia; ishte me e forte puna e kryehetuesit kriminel Lame qe vjen verdalle si kurvat neper televizione per ndonje dore parà.

            1. G
              Gjush akullorja

              Si ka mundesi o njeri i ndyre te mos shkruash 2 rreshta per tragjedine e djeshme.Apo viktima nuk perbente rrezik per Edi Ramen. Ti vemje qe ke lepire gjithnje sumen e kryeministrave , ke qene gjithmone me pushtetin ke shkruar vetem me mllef. Sado te kesh para Mero po te lepish bythe te vjen era MUT. Dhe ti je i tille.

              1. F
                Franz Kafka

                Mos enderroni kot! Asgje nuk do ndodhi, as me spiunin IM as me ato qe po heton spak per IM. Nga ana tjeter shqipot do ti japin prape 100,000 vota Metes ne zgjedhjet e ardhshme. Fundja kete kemi bere nder shekuj, prandaj jemi keta qe jemi se gjithmone kemi dashur vapmire te tille. Dhe prandaj te huajt me te drejte na kane konsideruar si popull shtaze

                1. s
                  shelegura

                  Mekeq hardhje per vajzen 7 vjecare. Por shum i keqhardhur me argumentin e disa komentusve qe mbroni familjen qe ka vjedhur kaq shum . Ju qe mbroni Meten ini hajdut si ai.

                  1. T
                    Trotski

                    Diskreditimi dhe Penalizimi i Like Hajdutit nuk duhet vonuar.Ai nuk duhet lene jashte te livadhise dhe te çoroditi dynjane me gjoja Akuza Korrupsioni.Dhe kush flet pa ?? Nje Delenxhi i Paskrupullte qe ka bere kerdine ne Pasurite dhe Fondet publike

                    1. n
                      nje emigrant

                      Vrasje e vajzes ishte vertete tragjike dhe autori meriton denim maksimal. Po si eshte e mundur qe asnje malok, duke perfshire edhe kryemalokun Sali Berisha, nuk e ngriten zerin kunder vrasjes barbare dhe me dashje te plote qe nje banor ne Tirane i beri koshiut te tij diten per diell dhe ne prani te banoreve te pallatit per nje vend parkimi?!

                      1. M
                        Mihali

                        Vrasja ka emer dhe mbiemer,nuk mund te bejme fajtor moral.Populli thot :"Cdo dhi varet nga brinjt e veta."

                        1. p
                          popull

                          Respekt mendjes e analizave tuaja i nderur Baze,por jushkoni deri tek konstatimi.Ne populli kemi problem rrugezgjidhjen qe se shohim gjekundi

                          1. S
                            Sulo

                            O Mero Gjiza nuk na rruhet shume as per padronen dhe as per armiqte e tu! noj llaf per ate te shkreten qe humbi jeten ne Himare nuk kishe? Apo keto pacavuret e porositura dalin tamam per te terhequr vemendjen ga cfare ndodh ne atdheun tone te dhjere te qeverisur nga lloj lloj bq e shkerdhate.

                            1. N
                              ND

                              Eshte vertet per te ardhur keq per kete gazetar oborri qe ka aftesi te shkruaj por duke qen i lidhur me pushtetin tere kohen thjesht behet i neveritshem. Edhe vet e di por ashtu ja do puna. Fol dy llafe per ate familje fat keqe qe i iku femija nga arrogance e njerezve me pushtet pran Rames dhe atij Nanos ne krye te policise. Meta dhe Berisha eshte fatkeqesi te ri ciklohen, por eshte fatkeqesi me e madhe qe ky Rame ziu te rrij akoma ne pushtet se korrupsioni dhe babezia jane sheshit dhe nuk ndalen. Njerezit vetem ikin se nuk kane fuqi te ndryshojne gje.

                              Lini një Përgjigje