Pse publikimi i dosjes e çliroi Ilir Metën nga pengmarrja e Berishës

7 Gusht 2022, 19:02Editorial Mero Baze

Ka një dozë agresiviteti dhe mungesë kontrolli në fjalimin e Ilir Metës pas 24 Korrikut, që të krijon idenë se ai këtë muaj e ka si një “jetë a vdekje” për të ardhmen e tij. Agresiviteti u shumëfishua kur paralelisht me daljen nga zyra e Presidentit u bë publik fakti se njeriu që ka 30 vjet në politikën shqiptare, është një bashkëpunëtor i rëndomtë i Sigurimit të Shtetit. Edhe pse u përpoq të mbrohej me akronime shokësh dhe iniciale, ai e provoi tërësisht të vërtetën e hidhur, duke refuzuar të autorizojë Autoritetin e Dosjeve të hapë dosjen e tij, gjë që do të bëhet me ndryshime ligjore në Shtator. 
Agresiviteti i Ilir Metës u rrit jo aq shumë pse Autoriteti ra në gjurmët e tij si bashkëpunëtor sigurimi, se sa nga paranoja se këtë kurth e kishte nga Sali Berisha. Tre nga pesë anëtarët e Bordit të Autoriteteve janë të afërt me opozitën, ndërsa njëri ka qenë njeriu i LSI. Dyshimet e Ilir Metës, se Berisha ka bashkëpunuar me Bordin dhe i ka orientuar ata të gjejnë dosjen, ku ai inkriminohet si bashkëpunëtor Sigurimi, janë të plota. Kjo është në të vërtetë ajo që shumëfishoi agresivitetin e vet, tanimë jo për të sulmuar Berishën direkt, por për ta rivalizuar atë si faktor opozitar. 
Fjalori i tij ndaj Berishës është dukshëm më distancues sidomos kur ju referua vërtetimit që kishte marrë nga Komisioni Mezini në vitin 1996, për të cilin tha se e ka marrë në kohën e të “madhërishmit Sali Berisha” një dozë ironie, për të treguar se ai që po i bën gropën tani, dikur e ka pastruar me një vërtetim. 
Sali Berisha i cili ndjeu paranojën e Ilir Metës, ka udhëzuar menjëherë deputetët e tij të mbrojnë fort Ilir Metën, “edhe pse është e vështirë”, pasi ai dyshon realisht se pas gjetjes së dosjes qëndron Sali Berisha. 
Kjo natyrisht që krijon çarjen e fortë mes tyre, e cila u reflektua dhe në protestën e parë për vajzën 7 vjeçare, viktimë tragjike e një polici të papërgjegjshëm në  Himarë. 
Në protestat e tjera në radhë, të cilat kanë lajmëruar të dy, Berisha dhe Meta, duket që qëllimi më shumë se sa protesta është kolaudimi i raporteve me Berishën, dhe pritshmëria që Berisha t'i hapë rrugë dhe të marrë Ilir Meta flamurin e protestës. 
Fatkeqësia e rëndë e familjes së vajzës shtatë vjeçare, në fakt është i vetmi fat që i ka trokitur këto ditë në derë Ilir Metës të ndajë hesapet me Sali Berishën, ose ta nënshtrojë që ai t'i hapë rrugë drejtimit të opozitës. Asnjë kauzë më shumë se sa ndjeshmëria ndaj vdekjes së vajzës nuk do t'i kishte motivuar të dilnin në rrugë jo për tragjedinë e vajzës, por për raportet e tyre tragjike me njëri tjetrin, të mbështetura në paranoja, mungesë besimi dhe rivalitet ët heshtur në kufijtë e luftës së ftohtë. 
Kjo është arsyeja që muaji gusht do të jetë i mbushur me rivalitete të tilla, që do motivojnë protesta simbolike, në fund të të cilave Ilir Meta kërkon të çertifikohet vendi i tij në opozitë, kandidatura e tij për bashkinë e Tiranës, dhe mbi të gjitha nënshtrimi i Berishës para tij, duke e konsideruar si të kapur në flagrancë” për zbulimin e dosjes. 
Ilir Meta po sillet sikur gushti është muaji i fundit të tij në politikë, jo se në Shtator ai do përjashtohet me ligj nga politika, por se deri në Shtator ai duhet të ndajë hesapet me Sali Berishën, për rolin e tij më tej në opozitë.  
Ndaj mos u çudisni për lotët e tyre për vogëlushen 7 vjeçare të ndarë tragjikisht nga jeta, pasi lotët realë i burojnë nga pasiguria që kanë ndaj njëri tjetrit, në atë që më 2013 Berisha do ta quante “aleanca e qelbësirave” për shkak të Ilir Metës. Tani i duhet të ulë kokën para tij, madje dhe t'i hapë rrugë. Ndryshe e pret një beteje tjetër para saj me Edi Ramën, që nuk ka për të qenë si beteja kundër Lulzim Bashës.  
E vetmja gjë me të cilën Berisha e mbante peng Ilir Metën, tani nuk është më sekret dhe Ilir Meta është çliruar nga pengmarrja e Berishës. Ai nuk ka çfarë të humbasë më nëse Berisha nuk i hap rrugë si lider i opozitës.  Ndaj po sillet sikur muaji gusht është muaji i fundit i jetës së tij politike. Por jo për shkak të Edi Ramës, por për shkak të Berishës. Për shkak të Edi Ramës, mund ta kenë të dy muajin e fundit. 
 

37 Komente

  1. K
    Kristal

    Mero. Vertete i beson keto qe shkruan?!! Te kishte dosje ilir meta e kishte nxejrre sali berisha ne 96 ku e donte te vdekur Meten. Apo e nxirrteFatos nano kur ishte ne sherr me Meten e u nda Ps. Apo e nxirrte Berisha i 2005- 2013 qe do bente cdo gje per te qendruar ne pushtet pasi i iku Ilir meta nga koalicioni. Prandaj leri keto muhabete. Ki me respekt per ata qe te lexojne akoma se jane njerez me kulture te mjaftueshme.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kristal je shoku

      Kristal duhet te jesh naive te besosh cfare ti shkruan jo qe ka pasur por ka dosje dhe dosja ka sherbyer per ti sherbyer nongrates me duket se nuk jeton ne Shqiperi mesoje personi paré ishte komunisti Berrisha qe futi duart ne dosjet kur shkoje Nano e Rama kutit ishin boshe linde pyetja kush e solli ? dhe pse tani nese je intelegjent dosjen e ka dorezuar ai qe e mori qe e perdori spiunin I.M si vegel dhe tani e flaku po ta kishte gjetur Nano e Rama e kishin ngordhur po nuk e kane pasur mundesine

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kristal

        Po mirë o kristal je shoku. Po s na the pse duhet t ja nxjerre tani Problemi eshte qr ti s thua asgje. Qartesohu njehere me veten se ke patur shume mendime ne koke kur ke dashur te kthesh pergjigje dhe je bere rremuje

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kristal njeri i trubullt

          Kristal paske probleme ne te kuptuar do jesh retardement mental po ta ka shpjeguar shoku eshte non grata qe ka mare dosjet cfare do merte nano apo rama kutit bosh dhe kush i nxori dosjet po kuptohet kaq i trashe je ai qe i mori

          Përgjigjjuni
      2. E
        Esat

        Po ti bukuroshe Kristal, nga i di kaq mirë këto probleme të Saliut dhe Ilirit? Duket që ke qënë spiun i regjimit të Saliut.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kristal

          O Esat. Une thjeshte them qe rama saliu e meta jane fatkeqesi per shqiperine. Ty te pelqen rama ose ndonie tjeter. Ta mbadh e ta gezosh. Une nje emigrant jam. Kam qene 14 vjec ne 90. As e di si ka qene komunizmi. Por ske nevoje te jesh shkencetar per te kyptuar qe keta te tre e kane shk... shqiperinr para mbrapa dhe ska nevoje te merreni me perralla me sigurimsa. SHQIPERISE SIGURIMSA APO JO SIGURIMS KJO KLASE POLITIKE E DEGJENEROI. TI IK HA PERSHESHIN QE TE PELQEN TANI. DHE JETO SI POPULLI ME I LUMTUR NE BOTE O ESAT

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shqipo

          Kristal,viktimat më të mëdhenj të tranzicionit janë tru shpëlarët.Një i tillë je ti.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Elen

            Shqipo. Po ti cfare e konsideron veten? Te pelqen shqiperia ku jeton. Se kristalin e kuptuam si e mendon. Po ti a ndjehesh mire dhe i perfaqesuar ne kete vend? Cdo popull meriton qeverine qe ka. Dhe ti morShqipo pasi meritove Enverin dhe Ramizin, je fiks elektorati i duhur qe ta hipi Fatosi,Iliri, Berisha 2 here dhe tani Rama pafundesisht me tepsine e tij. Merri piji lengun se ata nderkohe te bejne shurren mbi koke ty dhe familjes tende votuese

            Përgjigjjuni
            1. E
              Eleni legeni

              Elen do jesh ne ménopause paske mare goditje

              Përgjigjjuni
          2. b
            ben.

            Merua nuk i beson jo. Po merua dhe keta qe meren me me keto pune jane tw bindur se delenxhinjte i besojne. Bile agjent i sa me shume agjensive , aq me e besushme eshte per delenxhinjte. E kane qe nga koha e enverit, mehmeti ishte njekohesiht agjent edhe i ruseve dhe amerikaneve, edhe i jugosllaveve dhe i anglezeve. E kishin gati qe kur meta ishte ne presidence, nisen me grup agjenturor , po nuk e kishin kopsitur mire. Pastaj doli qe meta ishte agjent i sigurimit, pastaj i saliut ,dhe ka 30 vjet njelloj si mehmeti qe ja hodhi shokut enver dhe ky ja ka hedhur shokut edvin. Delenxhinjte e kane ne gen, vdesin qe partia te talli trapin me ta. Ca do shkruaje merua , per incenratoret qe jane dhene qindra milione euro dhe nuk ka.

            Përgjigjjuni
            1. l
              lexuesi

              Ben delenxhiu, Mero ka shkruajtur si per inceneratoret ashtu edhe per Cezin, por edhe per kunatin e Ilirit. Per videon e Ilirit me bllok ne dore ka shruajtur shume vite me pare, po per ty besoj qe ka qene si ato barcaletat me sigurimsa ...

              Përgjigjjuni
            2. L
              Llogjika

              Kristal i paske thene arsyetimit ik pirdhu

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ares

                Llogjika. Po ti ke beson. Ramen dhe Tom Doshin qe per te hequr Ilir Meten qafe, gjeten Durim Bamin qe gjoa do vriste tom doshin, po toma si trim i vertete e kami durim bamin dhe e beri te tregonte qe ishte paguar nga kryetari i kuvendit ilir meta per ta vrare????????????! Ca qe te bejne nje dosje te tille dhe skane turp ta pranojne dhe te vazhdojne sikur ska ndodhur gje, te bejne edhe me femije tjeter me grua tjete. Prandaj ruaj gruan llogjika. Mgjths dukesh qe je vuajarist ( vuajarist jane ata qe shohin nga vrima e celsit xhan). Puth

                Përgjigjjuni
              2. p
                ppa

                Ne fakt ti Kristal vete tregon qe nuk ke kulture te mjaftueshne.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kristal

                  Ca te te them o ppa. Qe sme plas manoklla fare ca mendon ti. Ketu jemi per te komentuar jo per te ruajtur etiken. Pastaj ca te ruash etiken me ju qe jeni fiks elektorat per fatosin saliun meten dhe ramen. Ti gezoni dhe ishalla t ja u lerojne me omel sec ja u kan liru nonen

                  Përgjigjjuni
                2. G
                  Gopisti i NSHRAK-ut

                  @kristal Të dy, nga 30 vite si shtetarë/ por, me intriga të katundit/ Me nënë e babë janë sharë/ Dhe dosjet janë fisheku i fundit!/ ...

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sa idiot duhet të jesh të shkosh mbrapa Saliut?

                    Gopisti, respekte si gjithmonë. Thotë nje shoku im: "Po si i gjen mo, si i gjen? Si i gjen llafet kaq bukur?" "Eh, " - i them unë. "Ja tregon ne darkë ajo, "avukatja" e Ngjeles, se eshte avukate e zonja ajo, sidomos pa rroba." Apo jo more Gopist, aman. Te kujtohet poezia qe i bere? Leri këta Kristalra, e me the të thashë, se këta e rregulluan Shqiperine me komente tek Tema.????????????

                    Përgjigjjuni
                  2. V
                    Veterani

                    O Kristal djali ! Je një pionier që ke ikur shpejt nga Shqipëria dhe nuk je në gjëndje të zbulosh e të kuptosh pisllëqet e spiunazhit. Dosjen e ka marrë non grata sali dhe e ka ruajtur , duke e mbajtur nënpresion like floririn , që është dhe pseudonimi që i vuri sala. Kur erdhi Nanua apo Rama në pushtet, e kishte marrë ferra uratë. Unë të rekomandoj , të shikosh punën atje ku je dhe mos e vra mëndjen për pelivanllëqet e non gratave që janë mbeturinat e kombit shqiptar.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Veteran suma

                      Ti me siguri je veteran bythe se merresh me komentet e te tjereve. Bej komentin tend o veteran?

                      Përgjigjjuni
                  3. B
                    Bravo

                    Si nuk pamë një status pa Berishën, do të bënin më të besueshëm.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aron

                      Si mundet, kur non-grata vazhdon te qendroj akoma aty si vampir?

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bravo

                        Dhe ti thua ti japim akoma më shumë rëndësi? Të rrijë po ne qendër të vëmendjes, se s'ka halle të tjera Shqipëria, vetëm te Sala ngeli.

                        Përgjigjjuni
                    2. F
                      Franz Kafka

                      asgje nga keto qe thote analiza nuk do ndodhe, e kunerta po! Ne 2025 shqipot e lodhur nga cic micet e Rames do rikthejne si ne 2005 Berishen dhe Meten ne pushtet. Dhe ai do jete rifillimi i shkaterrimit, informalitetit dhe xhungles kudo. Pra do i rikthehemi origjines dhe genit tone veteshkaterrues, ate qe kemi bere vazhdimisht nder shekuj

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Laluci

                        Po shyqyr qe Rama te paske qyteteruar ty mer Franz kar, se kafka me mendjen e rames nuk do kish guxuar te dale nga shtepia !

                        Përgjigjjuni
                      2. 1
                        19

                        Mero je lap i qut mos shiko ca shkrujne kta raca qelbur pak me larte .se jan bythelepirsat e malokut kta .

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rimi

                          Ti 19 shko futi nje rim job Rames se te pelqen shija e m...

                          Përgjigjjuni
                        2. B
                          BRAVO MERO BAZE

                          Analize perfekte Mero.. qehtesia e Edi Rames do jete vdekjeprurse pour les deux poubelles nongrata e spiunit I.M

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Paris

                            Dhe kjo do zgjidhe tere hallet e popullit shqiptar. Dhe do jetojme te lumtur.

                            Përgjigjjuni
                          2. T
                            Taulant

                            Mendoj qe Merua preferon Meten dhe nje koalicion te Metes me Ramen perballe Berishes. Por Meta nuk ka asnje shanc ne politiken Shqiptare. Shqiptaret preferojn me shume Ramen dhe Berishen sado te korruptuar qe jane keta perballe nje katundari te pashkoll hajdut si Meta.

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Brekgrismi

                              Taulant. Berisha me meten injorante dhe hajdut. Madje dhe si hajdute jane injorante. Po ky. Ky biri kurves Rama ky ju ka heq dhe breket shqiptarve. Mjere ne se ky beri miliarda dhe pensionet jane akoma me te vogla se ne Maqedoni.

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gabi

                                Nga e ke kete “ i pa shkolle” per Meten ? Merr deftesat e Rames sat dhe Metes edhe krahasoi , para se te flasesh broçkulla !

                                Përgjigjjuni
                              2. L
                                Ladi

                                Gjithmone komentet e para ndaj shkrimeve te Meros jane kundershtuese, mosbesuese, hera heres madje fyese, besoj se vihet re lehtesisht. Personalisht mendoj qe jane nga persona jo te lire. Jane te nxitur, besoj se jane te paguar per ta shprehur me edukate kete opinion. Pse e them kete? Sepse shkrimet e A. Bushatit pshm. nga qe kam antipati, nuk i lexoj fare, po fare dhe nuk kam as koment...

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vladi

                                  Lado. Komentet jane nga njerez te frustruar qe ju ka ik zari me kete politike jo me meron. Mero eshte thjeshte nje gavetaxhi qe ha pershesh duke shit gazeten neper institucine shteterore. Dhe duke vene gjoba. Problemi eshte qe si mero eshte elektorati. Dhe problemi eshte qe rama berisha dhe meta do ju q.. prap

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Ladushi

                                    Andi I bie kokes ketyre please politikan, te kujt do and qofshin. Kurse ky I preferuari yt I lepin bythen njeher saliut njeher ramiut

                                    Përgjigjjuni
                                  2. X
                                    Xha Suloja

                                    Qe nje njeri ordiner,si IM,nuk di te beje me mire se spiun,pune tjetër,kete e vërtetojnë koha,qe IM,e rekurtoi Saliu,ndërmjet Gazidedes,me ane te kësaj dosje,dhe kjo,eshte e vërtetime,me ze e me figure.Lojrat e Saliut me te,per te percare PS,dihen,ky liliput,qe hiqet si gjigant,eshte aq ordiner,sa dhe veprimet e tij ne kohe,e kame diskretituar plotësisht,Mario rastin e ndalimit te Saliut,me mirëkuptim dhe dakord te këtij te fundit medemek qe ky enuku,bente zap tutorin,qe tu tregonte popullit te majte,qe ky nuk kishte problem kete te fundit,po ashtu rasti i reformës ne drejtesi,qe kur e moren vesh se votat u bene,ky mostra medemek krijojë alibinë e votimit me 140 vota,nje turp i pa pare dhe shume veprime te tjera me qellim,qe ky te merte te majtën,dhe te alternonte pushtetin me kete kurven serbe.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. Q
                                      Qafshin kokat e tyre ...

                                      Mirë e the, o Mero! Qajnë për veten e tyre jo për fëmijën. Të ishin aq të dhembshur e patriotë nuk i mbushnin varrezat me djem të rinj si në 97, dhe ta plaçkisnin deri në pikën që duhet të paguaje për një vendpune. Ky i kompleksuari i gjatë është vazhdimi i kësaj historie të ndytë. Në finale, qafshin kokat e tyre për të gjitha të zezat dhe tradhtitë ndaj Shqipërisë.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Y
                                        Ymer bythlepiresi rrace e keqe

                                        Postoi komentet o Ymer Bazaj. O evropiani motres.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje