Rekomandime nga një vrasës i lirisë së vet

3 Gusht 2022, 20:18Editorial Mero Baze

Ilir Meta ka filluar e flet për lirinë në Shqipëri. Nuk ka rëndësi se çfarë shembuj merr si pozitiv apo negative, se në të dyja rastet i bie më qafë njerëzve. Kur lavdëron dikë natyrisht e bën më pis se sa duhet, dhe kur sulmon dikë natyrisht i bën më shumë nder se sa duhet.

Ndaj nuk po merrem me emra, por me përpjekjen e njeriut që mungesa e lirisë brenda vetes këto 32 vite të rekrutimit të tij, e ka shpërfytyruar, duke e kthyer në një lodër në duart e uzurpatorëve të demokracisë shqiptare pas vitit 1990.

Sa u përket rekomandimeve të tij për modelin e gazetarisë, statistika është shumë e qartë. Ilir Meta po përpiqet të paraqesë si model gazetarinë që heshti dhe e mbrojti, duke e relativizuar dosjen e bashkëpunimit ë tij me Sigurimin e Shtetit.

Njeriu që për 30 vite është në politikën shqiptare i diktuar nga mungesa e lirisë brenda vetes dhe pengmarrja e Sigurimit të Shtetit, ka filluar rekomandon si model gazetarie ata që heshtin për mungesën e lirisë së tij.

I ka vënë në rresht dhe dita- ditës përpiqen ta relativizojnë dosjen e bashkëpunëtorit të Sigurimit të Shtetit, herë duke thënë që nuk ka qenë agjent, herë duke thënë që nuk ka qenë ai po një tjetër, dhe mbi të gjitha, duke përdorur periudhën 30- vjeçare të lulëzimit ë tij si bashkëpunëtor i Digurimi.

Nuk ka lajm më të keq për lirinë e shtypit se sa propagandistët që përpiqen të mbrojnë të shkuarën e një bashkëpunëtori Sigurimi që na ka diktuar 30 vjet. Dhe akoma më keq kur na e bëjnë këtë në emër të së djathtës shqiptare apo të persekutuarve të regjimit komunist.

I vetmi zë i besueshëm i Ilir Metës, kur flet për diktaturën e sotme, është Agim Nesho, njeriu numër 2 i partisë së tij, me emër të ri dhe huqe të vjetra. Ai është i vetmi që ka të drejtë ta konsiderojë regjimin e sotëm në Shqipëri si diktaturë. Duke qenë djali i sekretarit të Enver Hoxhës dhe familje me lidhje të shumëfishta politike në Bllok, që dhe jetën personale, e kurdiste në varësi të grupeve armiqësore, ai nuk ka asnjë arsye ta konsiderojë liri këtë që jetojmë sot.

Ai parajsën e lirisë e ka pasur deri në vitin 1990 në Bllok. Asgjë nuk ja zëvendëson dot më atë liri dhe atë standard jetese që ka pasur atëherë. Normalisht çdo gjë tjetër, përfshi dhe këtë standard lirie që ka sot shoqëria, ai ka të drejtë ta quajë diktaturë, pasi atij ja ka prishur parajsën e tij. 

Vetëm se Ilir Meta pas kësaj duhet të na sqarojë se çfarë lirie kërkon të na rikthejë, lirinë e Agim Neshos në diktaturë, apo lirinë që po gëzojnë shqiptarët në demokraci.

14 Komente

  1. Z
    Zeqo Pilafi

    Duket, zoti Baze, ju merrni si shëmbull Neshon Jr., por në mëndje ke Andi Bushatin, 1000 herë më i lig se një copë mish me dy sy si ky Gimi i Puros. Për Ilir Metën, Bushatin, Gimin e kompani, diktatura e proletariatit, vazhdon akoma të jetë "forma më e lartë e demokracisë". Por kur i ke edhe thasët të mbushur deri në grykë me euro dhe dollarë, atëhere mund të thuash me plotë gojën, se diktatura e proletariatit që do t'na kthejë Iliri me Gimin, jo vetëm është për t'a tipi më i lartë i demokracisë, por është vetë parajsa e instaluar në tokë.

    1. ?
      ?

      Nëse I.Metën e mbante peng Berisha me dosjen e sigurimit, atëherë pse iku Meta nga Saliu dhe u bashkua me Ramën, ndërkohë që Rama bëri 21janarin për patericën Meta?

      1. A
        Aron

        Sepse ato dosje i mbanin per te bere shantazhe me te medha.

        1. N
          Një qytetar

          Kush e ka mbajtur peng Metën? Ç'janë këto marrëzira? Pyetjet e tua janë më se llogjike, zoti "?". Si mund të quhet Ilir Meta i marrë peng nga Saliu për punën e një dosje si bashkëpuntor i sigurimit? Po Berisha pse është i tillë dhe pse vetëm me të tillë ndjen se i mbushet gjoksi me frymë, pa e bëri "Pishtar i demokracisë" dhe më pas, në bashkëpunim me gjithë spiunët në PS e bëri, Kryeministër, Ministër të jashtëm nën qeverisjen e tij, Ministër të Ekonomisë, më pas vetë PS dhe Edi Rama e bënë Kryetar Parlamenti, President. Meta kur thotë se ka debulesë për Berishën është më se i sinqertë, pasi ka marrë vesh qysh në krye të herës se Berisha është i njëjtë me të, ndihet si veshka në mes të dhjamit kur rrethohet nga një tufë bashkëpunëtorësh të sigurimit, të cilët për Berishën janë njerzit më të aftë me të cilët mund të bashkëunosh. Pse, çfarë prisni ju, kur dikush në krye të shtetit si Berisha, që qeverisë me mentalitetin e një bande kriminale, do donte të kishte për bashkëpuntor njerëz me cipë, të ndershëm e të sinqertë? Po njerëz të kësaj kategorie për Berishën janë si njerëz të infiltruar nga policia brënda radhëve të bandës, ndaj atij i janë dashur dhe i duhen vetëm spiunët e diktaturës, pasi vetëm me këta përreth ai ndjen se është në atë botë për të cilën ka lindur. Ndaj lërini idiotësitë me marrje peng nga Berisha të individëve si Meta. Tipat si Meta e kanë kuptuar qysh kur dielli lindi, se janë pikërisht këta dashuria e vetme e Berishës. Po mund të rrijë një burrë në moshën e pleqërisë gjithë ditën e perëndisë në Facebook për të grumbulluar spiunllëqe nga qytetarët, kur shteti ka institucione të posaçme për t'a bërë këtë? Spiunllëku është si ajri për Berishën, është vetë jeta, kurse dobiçat si Meta e kompani, duke ja njohur këtë dëshirë të papërmbajtur e çfrytëzojnë për çdo përfitim të mundshëm. Kjo ka qënë pak a shumë thelbi i mardhënieve të Berishës, jo vetëm me Metën, por me këdo. Është për këtë dhe vetëm për këtë arsye që ky vënd është sunduar për 30 vitet e të ashtuquajturës demokraci nga njerëz të sigurimit të shtetit. Kuptohet, me fare pak përjashtime, por edhe këto përjashtime janë lejuar vetëm kur ua ka dashur puna atyre.

        2. L
          Ladi

          Mero Baze je fantastik! Gjithçka e vertete ne ate qe ti e pershkruan..

          1. T
            TNT

            I modh vetem mos e therrit Agimi Nesho i Bllokut por shkurt Gimi Bllokut , jo atij bllokut 700 mije dollaresh

            1. Dy Gima ka patur "blloku" ky i Gaqos dhe Gimi i te ndjerit Haxhi Lleshi!Per keta shkrojti ne fillim vitet 90 Froku "si nuk doli nje budalla nga blloku",e di qe Andi ka pretendim se e ka patur edhe per ate,por une keshtu e kam kuptuar.

              1. U
                Une kuptoj

                Nesho nje Reptil!

                1. V
                  Vishja plot

                  Kam qene ne maturen 1974 ne Vlore, dhe ky Gimi i Neshos vinte njehere ne jave ne shkolle dhe per 'cudi' atij ju dha medalja e arte para shume miqve te mij te nderuar, midis tyre nxenesi me mire i asaj mature Doktor Fatmir Brahimi.

                2. Q
                  Qamushi

                  Prej 25 korrikut te gjitha editorialet e Temes kane si personazh kryesor vetem Like Floririn. Per Doktorin asnje rresht. Si spjegohet ky fakt?

                  1. B
                    Bobi

                    O mero trapi , mos i fryj fyellit ne ate vrime se ka per tet hyre ne vrimen tate. Je i vetmi “Besnik i partise” qevazhdon luften me çdo mjet kunder armiqeve te Edit. Çdo thuash kur te dali e gjitha nje montim i piset?

                    1. M
                      Mos u merzit

                      Po c'pate more Bobe, c'pate!!!? Jo me tersellim

                    2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                      Gimi nuk ngjan nga Neshot,i ngjan të jëmës, Tanës ! Gaqo Nesho nga vitet 60 ka qenë sekretar i parë në rrethe,deri sa u bë i besueshëm për Tiranën. Nga prindërit ka marrë kulturën e servilizmit partiak. Gimi dhe Beni ecën vetë janë kopje e fëmijërisë.

                      Lini një Përgjigje