Përse nuk ngjit çifti Berisha – Meta? 

9 Gusht 2022, 18:32Editorial Mero Baze

Dështimi i protestës së fundit i paralajmëruar me aq bujë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, vlen më shumë për të kuptuar krizën e çiftit Berisha- Meta, se sa krizën e frymës opozitare në vend. Ilir Meta është një armik i pamëshirshëm i çdo aleati të tij, për shkak të paranojës, por dhe përpjekjes për ta kushtëzuar atë në marrjen paraprake të pjesës së tij, para çdo beteje.

Por me Sali Berishën ka më shumë se sa kaq probleme.

Së pari, deri në shtator ata i kanë raportet e ngrira, pasi Ilir Meta do të përballet me ndryshimet ligjore në Kuvend, që i hapin rrugë hapjes së dosjes së tij të bashkëpunimit me Sigurimin e Shtetit. Bashkë me këtë nismë ligjore, Partia Demokratike zyrtare ka paraqitur dhe një projektligj që kërkon të futet tek ligji i dekriminalizimit, përjashtimi nga jeta politike e çdo politikani që ka lidhje me Sigurimin e Shtetit.

Sali Berisha është në provë në këtë betejë, për të mbrojtur Ilir Metën, edhe pse realisht nuk ka gjë në dorë, pasi qeveria i ka votat që i duhen për ndryshimet ligjore.

Por kjo i intereson pak Ilir Metës. Ai kërkon ta hedhë Sali Berishën në një betejë publike për të mbrojtur bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe mos hapjen e dosjeve, çķa është në fakt shkatërrimi formal i figurinës së tij si lider i së djathtës shqiptare.

32 vjet pas rënies së komunizmit, Ilir Meta do ta detyrojë Sali Berishën të bëhet luftëtar ekstremist i mbrojtjes së Sigurimit të Shtetit. Ky është një lloj shpagimi për gjithë pengmarrjen 32- vjeçare të Ilir Metës nga Sali Berisha, por nga ana tjetër dhe një goditje për ta bërë atë të pavlefshëm si politikan opozitar.

Sali Berisha duhet të ndajë mendjen, nëse do t’i krijojë besim Ilir Metës dhe të poshtërohet për shkak të aleancës me të, apo të përpiqet të ruajë profilin e tij të rremë si lider “antikomunist” dhe të kërkojë të hapet dosja e tij.

Në të dy rastet Ilir Meta ja ka bërë gjëmën rolit të tij si drejtues opozite. Në rastin e pare, e poshtëron dhe zhvlerëson, në rastin e dytë, ndahet përgjithnjë me të.

Së dyti, pas shatorit, kur Meta të jetë përjashtuar me nismën ligjore nga drejtimi i opozitës dhe Berisha të vazhdojë, edhe pse ka dy “non grata” mbi shpinë, roli i Ilir Metës kundër tij, do të jetë dhe më shkatërrues. Ai do ta marrë atë me vete me çdo kusht.

“Reflektimet” e tij aq të njohura për partnerët politik dhe mosbesimi i thellë ndaj tyre, do ta vënë Berishën para një sulmi të shumanshëm, pasi socialistët mund t’i hedhin benzinë zjarrit dhe të kërkojnë dhe përjashtimin e personave “non grata” nga politika. 

Së treti, prova e zjarrit do të jenë zgjedhjet lokale që po afrojnë. Meqë Ilir Meta e quan veten të djegur për kandidaturën e tij për kryebashkiak të Tiranës, Sali Berisha do të duhet t'ia dorëzojë atij kapitalin politik në shenjë pajtimi, duke i hapur krahun dikujt tjetër ne Tirane dhe shumë bashki të rëndësishme të Shqipërisë. Atë që Ilir Meta i bëri më 6 mars, kur praktikisht i dha PD-në Berishës. 

Nëse Berisha nuk e bën, ai do të forcojë paranojën e këtij të fundit se kjo është një lojë mes Erion Veliajt dhe Sali Berishës.

Në të gjitha variantet, dyshja Berisha- Meta është një çift problematik, mosbesues, që nuk krijojnë dot familje opozitare. Akoma më keq, ata janë një çift që nuk krijon dot as pasardhës, pasi janë të ndëshkuar si një çift që nuk lind më fëmijë. Si të tillë, ata deri në shtator, mund ta shtyjnë sikur bëjnë pushime dhe të lënë tribunat e protestave fals bosh, pasi nuk gjejnë dot vendin se ku do rrijë njëri, e ku do te rrijë tjetri, por pas shtatorit do kenë shumë pak gënjeshtra në dispozicion. Dhe më shumë paranoja për njëri- tjetrin.

15 Komente

  1. E
    E mora dhe une sufllaqen sot,por dhe nje dhalle

    O Mero....ore këta i marre vesh dhe kuptuar dmth Kane vdekur....po per këta qe po e qijne nje popull te Tere,diten per diell,,ke gje per te thene.....na cave trapin Mero,,,,,

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Po te kuptosh pak polktiken dhe te mos vendosesh nickname si ky qe ke vendosur, pasi Mero nuk ka nevoje per sufllaqe, do te kuptosh qe ky i gjati po e qi kete popull pikerisht se perballe ka keta klloune te opozites. Nese vendi do te kishte opozite serioze dhe te bente denoncime nga njerez jo te perlyer, te gjatit do i ishin dridhur kembet. Por deri sa nuk ka opozite, tall trapin se e di qe populli perseri do ta votoje si te keqen me te vogel.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Spak

        Dukesh sikur je Andi, Bushati! Keta te sotmit dine vetëm te vjedhin Saliu me Liken edhe kane vrare, i kane duart te lyera me gjak! Dhe vetëm kriminelet i ndjekin!

        Përgjigjjuni
      2. A
        ALBAN

        SUPER...!!!!!!!!!!!!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Penicilina Bualli = duet spiunesh

          Spiuni I.M eshte i djegur perfundimisht sikurse edhe nongrata Berrisha te dy jane bénédiction per Ramen dhe PS .Spiuni I.M si spiune i rregjur do bente mire te zbulonte kush ja beri gropen Penicilina apo dikush tjeter

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dani

            Më duket një analize e sakte për keta dy horra Por një mutteeeee ështe edhe Ed Ram Turke ta Hipi Erdogani. Edhe Edi Rama Ka 9 vite në pushtet dhe kemi të njëjtat problem që kemi pasur edhe para 9 viteve. As gjë nuke Ka ndryshuar kure vjen puna tek Shtet formimi a po në avansimin e të krijuarit një shtet Evropjane a po një shtet perendimore. Ju veq shifin se çfare po ndodhen në plazhet e Shqiprise dhe si do mose në ato të Jugut ku me sa duket pushteti i Edi Rames dhe njerzit e ti ju kane dhëne lej disa horrave që të sjellen si Talibane me çdo pushuse që nuke ështe nga Jug a po nga ajo zone. Një lloje siqe kishte bëre Sali Berisha me Tropojanet edhe ata kure ishte Sali Berisha në pushtet sjelleshin si Talibane nëper Tirane. Tani Edi Rama Tropojanet e Saliut i Ka zevensue me Vlonjatet ose me Jugoret në përgjithsie. Që të tre hajdute spiun dhe vrases as gjë nuke Ka future Shqiprija nga keta tre horra

            Përgjigjjuni
            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              Berisha i kushton rëndësi të madhe autoritetit të tij. Ai do mbrojë me çdo kusht veprimet e tij komuniste për mbrojtjen e deputetëve të kapur,këtu futet dhe Meta. Duke mos pasur votat, betejën do t'a zhvillon me gjyqtarët e prokurorët e korruptuar. Qiriri i tij po sos, nuk është e largët dita e "tradhëtisë" edhe nga besimtarët demokrat. Kërcënimet në vjeshtë apo pranverë janë manovrat e tij të dëshmuara.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Loni

                O koqevari Dan, Shko ha racionin e pleshkavices, pastaj vazhdoje analizen idiote qe ke nis ... Loni

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Referendum per arrestimin e koleres sali

                  Keta jane si dy gjela maj plehut qe secili do qe te kendoj sipas qefit te vet... Nje sekretar i ppsh,tjetri sekretar i rinis dhe spiun dhe ky mut populli urren komunistet dhe eshte dashuruar me keta vampire

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sok. Shpëtim Karaudhi

                    Të dy ngjajnë si dy pika bojë tushi të zi.Kur i bashkon ato neutralizohen dhe kur janë të ndara duan të njollosin njëra tjetrën.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shpenka pe Korçe.

                      Konflikti midis Sali non gratës dhe Like floritit ka nisur si betejë se kush do marrë kreun e opozitës . Likja e ndihmoi saliun në zgjedhjet e 6 marsit dhe tani kërkon kusurin . Po Sala e ka të vështirë të hapë rrugë dhe i plasi dosjen e sigurimit te shtetit , Like floririt , për ta djegur dhe hequr qafe nga lufta për kryetarllëk . Po Likja nuk e ha thatë dhe do ta marrë pa tjetër me vehte. Dhe Alibeu është bërë gati për ta flakur nga parlamenti , sinon grata dhe spiuni brendshëm e i jashtëm . U qoftë rruga e mbarë për në pension apo në birucë .

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mihongsh Tetria

                        Po habitemi përditë me çfarë po ndodh në këtë vend. Fatkeqësisht gjithkush ka një histori personale për të treguar këtë verë me turizmin shqiptar. Po sjell edhe unë një të freskët të ndodhur jo më larg se dje. Nuk e sjell për t’u ankuar sesa për të reflektuar kushdo që ka diçka në dorë në këtë vend por edhe për ne si qytetar të tij. Dje kisha planifikuar të bëja plazhin në bregdetin e Vlorës, me një mik që më kishte ardhur nga Italia. Dita rrodhi e tillë. 1000 lekë shezllon, pa faturë. E durova. Në lokalin kioskë një birrë kanaçe Heineken e vogël mu shërbye nga një fëmijë jo më shumë se 12 vjeç. Sërish pa faturë dhe me një çmim prej 400 lekë copa ose 3.5€. I durova edhe këto tre padrejtësi njëherësh. Erdhi vakti i drekës dhe vendosëm bashkë me mikun tim të shkonim në një restorant peshku me emër dhe i vjetër në zonë. Marrim makinën dhe shkojmë. E gjjthë rruga nacionale në të dy krahët ishte e mbushur me makina pushuesish. Tek lokali nuk kishte vende dhe ecën edhe nja 40 metra më tutje nëpër rrugën nacionale në drjetimin për Orikum. Qëllova me fat sepse në atë moment një makinë me targa kosove lëvizi nga ku ishte parkuar dhe e futa unë direkt. Pasi e kisha mbyllur makinen e po shkoja për nga lokali dëgjoj dikë që po thirrte nga pas. Kthej kokën pas, ndalem dhe e kuptova që po më thërriste mua. Më kërkoi se ku do shkoja. U habita. Nuk e dija se me çfarë tagri del dikush në rrugë pa të njohur e pa ditur të të pyes se ku shkon. Mu kujtua vetem pyetjet e policisë në kufij që të pyesin se ku shkon. Gjithësesi ju përgjigja që po shkoja tek restoranti për drekë. Pa marr frymë akoma më urdhëroi të heq makinën e ta parkoja andej nga do shkoja. U habita dyfish. Mirë që më kërkoi llogari nga do shkoja por tani më tregonte edhe nga të shkoja. Makina ishte e parkuar në rrugë nacionale. Biles 2 gomat preknin asfaltin. E informova që aty ishte rrugë nacionale. Që nuk kishte asnjë tabelë askund që tregonte parking privat e as ku ndaheshin këta që ndanin rrugën nacionale. Më pasoi një urdhër i dytë ku më tha se nuk ka nevojë për tabelë përderisa po të them unë ta lëvizësh. Ndërkohë i kishin ardhur në përkrahje djali diku 17 vjeçar e një tjetër i afërm i rritur. – Më fal i thashë por unë nuk mund të marr urdhëra nga kushdo që më del në rrugë se ku duhet të shkoj e çfarë të bëj me makinën time. Nëse unë kam cënuar pronën apo të drejtën tënde më mirë merr në telefon policinë. Sepse këtu është rrugë nacionale dhe unë jam po aq pronar sa ti në të. Do ha drekë e largohem për më pak se 2 orë. Ika e u ula në restorant. Por me mendjen pas sepse e pashë që shikimet e tyre nuk ishin as mikëpritëse e as që mund t’u zije besë. Mbarova drekën dhe u ktheva tek makina. Para se ta nisja thashë ta kontrolloj makinën se mos m’i kanë bërë gjë, ndonjë gërvishje apo diçka tjetër nga ato marifetet e mendjeve të mbrapshta shqiptare. Dhe nuk gabova. Gomën e parë e kishin shfryrë nga ventili, dhe gomës së pasme i kishin ngulur gozhdë. Nuk e besova dot që në vitin 2022 të përballesh me të tilla situatash. Personat nuk ishin më aty. Dola e i kërkova vetë.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Për Mihongsh Teria

                          E po këta jane garipat e Rames sote në Juget të Shqiprise. Siqe ishin dikure Tropojanet garipat e Saliut. Mentaliteti Talibanesh, ose islamikesh.

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          Asd

                          Kàm nje propozim per zgjedhjet; Nuk duhet votuar vetem per kandidatin me plus, por duhet votuar edhe me minus kunder atij kandidati te cilin nuk e do ne pushtet. Me kete lloj votimi jam i sigurte qe te tre monstrat e politikes por edhe te tjere, zhduken nga skena dhe blerja e votes nuk do te kete me asnje vlere.

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            Cup frroku b

                            Shoku mero po ndonje rresht ne gazeten tende te mvarur a lejohet ndonje rresht per Poetin e nderuar Avzi Nela tpakten sa per sy e faqe

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje