Mendoni një vajzë apo djalë, që ka mbaruar studimet dhe vendos të merret me politikë në vitin 2022. Dy “të fortët” e opozitës janë njëri një plak 80 vjeçar, që ka qenë president e kryeministër tredhjetë vjet, plus 22 vite sekretar i Partisë së Punës, dhe tjetri një 55- vjeçar që i ka pas gjithë postet e larta të këtij vendi, nga kryeministër, president dhe kryetar Parlamenti, përfshi dhe dosjen e bashkëpunëtorit të Sigurimit, që betohet se do ta nisë nga e para duke “këputur në mes kundërshtarin”, me një fjalor që është zhdukur nga qarkullimi nga fund vitet tetëdhjetë, nga lacat e lagjeve.
Të dy janë në garë me njëri- tjetrin kush të thotë më shume marrëzira, kush të mbledhë më shumë të çmendur rreth vetes dhe akoma më keq, kush të bëjë si “më i fortë”.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ka dhe një luftë të ftohtë mes tyre.
Ky më plaku thotë se do garojmë me kandidatë të pastër nga e shkuara e tyre, për t’i kujtuar këtij më të riut se është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ky tjetri tërbohet dhe çdo ditë poston ose boronicat e Shkëlzenit, ose foto të Tiranës që duhet të ndryshohet, nëse ai kandidon kryetar.
Pasiguria dhe trishtimi që ngjallin ambiciet e tyre në popullin opozitar janë një dhimbje më vete. Shumica shkojnë rreth Berishës, pasi u duket më i fortë, por nuk është se kanë shpresë që fitojnë me të, por kanë shpresë se vdes shpejt dhe pastaj ata nuk do quhen më tradhtarë, por do drejtojnë partinë. Nuk kanë shpresë se Berisha ikën pas humbjeve, pasi ai nuk i njeh humbje.
Nga ana tjetër ata pak njerëz që shkojnë pas Ilir Metës, shpresojnë se ai do kushtëzojë Berishën dhe ata me pak vota mund të marrin shumë pushtet.
Të dy palët sillen ndaj njëri- tjetrit si gjobaxhinj, dyshues dhe mbi të gjitha, si dy njerëz që kanë hallet e tyre të cilat duan t’i zgjidhin përmes opozitës dhe jo që kanë hallin e opozitës që duhet të zgjidhin përmes tyre.
Kjo kacafytje hajdutësh, njerëzish të degraduar dhe të dëshpëruar për fundin e tyre politik, ka zhdukur nga politika opozitare shpresën, programet, idetë dhe debatin politik që ndihmon të sfidojë qeverinë.
Një vajzë apo djalë i ri që vendos të hyjë në politikën opozitare, duhet të bëjë “zborin’ fillimisht tek Berisha apo Meta, duhet të jap prova duke sharë nga nëna Edi Ramën apo Erion Veliajn, duhet të sulmojnë si qenë gjahu gazetarët që kritikojnë Berishën apo Metën dhe pasi t’i telendisin si njerëz që nuk kanë tru, por vetëm sy për të lexuar deklarata, i hedhin aty në turmën opozitare me shpresë që t’u japin në të ardhmen ndonjë kockë pushteti.
Depersonalizimi që ata i kanë bërë politikës dhe vlerave të saj, standardi kriminal që kanë vendosur për t’u angazhuar në politikë dhe për të bërë karrierë në opozitë, është një klimë mbytëse për të ardhmen e saj.
Ndarja e madhe e PD mes Berishës dhe grupit të deputetëve, që do të vazhdojë deri më 2025, mund të ishte eliminuar sikur Berisha të pranonte vendimin e gjykatave dhe të ribënte zgjedhjet në një parti të bashkuar, ku ai nuk do të garonte pas shpalljes ndërkombtarisht në kërkim nga SHBA dhe Britania e Madhe.
Kjo situatë nuk mund të ndryshojë duke pritur të vdesë Sali Berisha fizikisht dhe Ilir Meta politikisht. Opozita duhet të bëhet bllok kundër kësaj dysheje që i ka marrë peng për hallet e veta, ose duke përdorur votat në Parlament për të bërë pastrimin e politikës nga bashkëpunëtorë sigurimi dhe personat “non grata”, të cilët duhet të jenë subjekt i ligjit të dekriminalizimit.
Dhe kjo nuk vlen vetëm për të rregulluar opozitën dhe për të ngjallur shpresë brenda saj. Kjo vlen mbi të gjitha për të pasur një standard politik të ri në Shqipëri, ku gara të mos jetë mes një ish- bashkëpunëtori sigurimi dhe një ish- sekretari partie, se kush është më i djathtë se tjetri, por mes të rinjve që duan të bëjnë historinë e tyre dhe jo të përdoren si maskë për historitë e pista të Sali Berishës dhe Ilir Metës.
"Shtatori" është e përbashkëta e tyre. Të dy janë mobilizuar të grumbullojnë rreth vetes sa më shumë trushplarë dhe të çmëndur. Tani po i testojnë për të parë sa janë, por me sa duken bathët....revolucioni "blu" është i pamundur. Do dëgjohen të tilla thirrje për të shpëtuar lëkurën e tyre, për t'u bërë presion gjyqtarëve dhe prokurorëve, për t'i "trembur". Besojnë se presionet e përditshme do t'ju japin "imunitet".
Nuk egziston nje opozite qe pret te vdese Berisha! Sepse nuk egziston nje opozite politike! Berishistet jane nje turme tribale jo politike. Nuk jane ne gjendje te reformohen! Nuk jane ne gjendje te krijojne gjenerata politike qe tju trashegojne partine! Nuk jane ne gjendje te prodhojne politike dhe te arrijne objektiva, pervec jashteqitjeve te gomarit plak dhe degradimit mes llojit! Nuk jane ne gjendje ti ofrojne gjeneratave te shek 21 nje alternative bashkohore qeverisese, pervec kadavres 50 vjecare te berishizmit! Nuk jane ne gjendje te lene pasardhes! Dhe se bashku me liderin e tyre halabak dhe familjen e tij, berishistet dhe berishizmi gjenden ne listen e jashteqitjeve te planetit, si turme hajdute, destabilizuese, antiperendimore, mesjetare, te izoluar nga gjithe bota. Solidariteti krahinor, instiktet tribale, lluca mes bolshevikeve, tribalve, ishspihuneve, ish te perndjekurve te korruptuar dhe bashkepuntore dhe e gjithe gjoli qe krijojne, nuk perbejne me, nje force politike. Berishistet jane me te perdhunuarit e ketij konteksti absurd dhe grotesk. Ne pamundesi te ndryshojne permes iniciatives se tyre, vdekja e Sali Berishes, do ti shpetoje nga ethet e hajvanarise, duke i kthyer ne qenie te lira dhe detyrimisht do tu fshije pergjithmone nga politika.
Analizat e Meros kane ne pergjithesi nje gabim elementar: anashkalojne aftesine veteshkaterruese te shqiptareve. Llogarite jane shume te thjeshta: shqipot rikthyen ne pushtet Berishen ne 2005 pas katastrofes totale qe shkaktoi ne 1997. Pra shqipot harruan cdo gje dhe e rikthyen ne 2005 si nuse te re. E pse mos ta rikthejne ate dhe Meten ne 2024? Dhe kam bindjen se do ta bejne, sepse keshtu kemi shkaterruar vetveten shume here ne histori, prandaj jemi keta qe jemi sot e mot
Kjo e Franc Kafka , me thote shume: Me mire ata qe nuk e duan Saliun dhe Ilirin te ja lene Shqiperine atyre, sepse Shqiperia keshtu merr fund nje here e mire dhe bota eshte e te gjitheve, ka vend. Kur s'jane te zot shqiptaret ne shumice te zoterojne veten , pronat dhe femijet e tyre, le tu ngjase dhe kjo perfundimisht ama Arben Krajen duhet ta bejne qenef sepse ne demokraci shtetin e mban ligji dhe drejtesia dhe kriminelat e ketij shteti jane prokurore, gjykates dhe avokate qafederra. Keta duhet te pergjigjen me koke. Po bene kete ata shqiptare qe kane ngelur atje, atehere shpetuan vendin; mos u ankoni qe u mori greku apo serbi: u ka marre Saliu dhe Iliri me ca te tjere.
Nuk e kthyen shqiptaret Berishen ne pushtet ne 2005 por tradhtia e Nanos. E di ti sa deputete i fali Nano Berishes ne 2905? As me shume e as me pak por plot 18 deputete. Si do thuash ti? Duke mos here pakt elektoral me asnje parti te krahut te tij. Keshtu vota e majte u perca.
True
Fatkeqesisht Franc Kafka ka te drejte. Popull qe harron shpejt. Pa kujtese historike. Prandaj kemi veshtiresi ne shtetformim.
Ka vetem nje perqindje vertetesue konstatimi Franz. Per mua rikthimi i S.B. kryesisht erdhi nga perbindeshi tjeter politik Fatos Nano, modeli me pervers i politikanit te degjeneruar, qe bashke me pjesen e shemtuar socialiste, bene qe Monstra S.B. te dukej me pak i zi. Mjere ky vend e ky popull, qe ndryshe nga gjithe Lindja, per 32 vjet vetem dy ngjyra dallon e percepton, tamam si kali, kafshe fisnike e punetore, por e denje vetem per tu shfrytezuar.
Mero nuk ka asnje forme justification per 35 deputetet e PD qe ti mari para nje plak qe bie rruges nje komunist nje nongrata nje vrases nje vjedhes nje spiune nje tradhetare nje i korruptuar eshte e pafalshme te 35 duhet te marin nje autobus dhe te fillojne fushaten kunder nongrates nga veriu ne jug pa menduar fare per zgjedhjet per vetem pastrimin dhe konsolidimin e partise zgjedhjet duhen harruar
Shumë vonë. Pjellat e brezit të dytë të këtyre dy figurave të degjeneruara do jenë po aq miserabël dhe të korruptuar sa edhe prindërit dhe gjyshërit e tyre. Që kur janë zënë fara ka qënë e korruptuar dhe e degjeneruar. Kështu që mos mbaj shpresa tek ndonjë opozitë apo edhe pozitë normale.
Korrekt! Edhe sikur në parlament të kaloj një ligj për hapjen e plotë dhe përfundimtare të dosjeve të sigurimit të shtetit, kjo nuk kish për të qënë aspak e mjaftë nëse në këtë ligj nuk parashikohet edhe nxjerrja nga politika për të paktën tre mandate e fëmijve të tyre. Por e vërteta është se vetë komunistët kanë lënë pak sigurimsa akoma në politikë, si një mënyrë për të mbuluar rrjetin e fshehtë të sigurimit personal të Enver Hoxhës, ose të ashtuquajturit sigurim i Partisë. Kotë nuk vjen nga Amerika zonja Kokalari, e ka porosi nga i jati mbështetjen e Berishës, si vazhdimësi e këtij rrjeti të fshehtë.
Salih bin laden dhe Ilir al zahari do hane kokat e njri tjeterit,akuzat nder vite jane me ze dhe figur,SPAK ti vendos perball dhe hetusine e bejne vete TUNG ARBEN KRAJA
O bythqpum ja hangsh karrin katerqysheli Albin Kurtit. Rrnoft sa malet Albin Mreti edhe kombi shqipetar.
Po si nuk the nje fjale per kete bicim krey ministri qe e shperberi kete vend, qe e ka shtuar varferin ne maksimum, qe premtoj shendetesi falas dhe qytatret po paguajne edhe shtreterit edhe infermieret edhe doktorret nen dore, qe tha se e ka fajin sistemi dhe jo njerezit per korrupsionin dhe tani korrupsioni eshte kthyer ne hajdutllek ne nivele te larta. Meten dhe Berishen do i kthej ne pushtet pa aftesia e Rames, hajdutizmi Rames, nepotizmi Rames, shtetaret kriminel dhe drogaxhing te Rames, se populli duron por pastaj zgjedh te largoj te keqen ne fuqi dhe te behet cfare te behet.
Ore po Likja e ka mbiemrin Meta apo Metaj? Flitet për dosjen ku rezulton Metaj, dhe vazhdohet i thuhet Meta.
Opozita sot është një kënetë ku vegjetojnë të tredhurit!
O mero po' si nuk shkruve nji here dy rreshta te pakten , kundra qeverise
Nga informacionet qe kam Ilir koke lopa ka hedhur para te medha per ta pasur Mero Bazen ne krahun e tij me kete situate te veshtire politike qe po kalon, deri tani nuk i ka ecur te shpresojme qe nuk do ti ece. Nuk e kam dashur Meron si gazetar sepse i ka pas bere shume fresk Sali Karaxhicit, por vitet e fundit ka treguar qe eshte nje pene e forte dhe i duhet Shqiperise keshtu sic eshte. Shpresoj qe te mos e thyej dyshja anti Shqiptare Ilir fuksi dhe Sali Karaxhici. Une gjithmone shpresoj se ajo vdes e fundit.
Si nuk u ngope 2- 3 here ne dite duke i honger mutin Berishes ? Je mesuar keq Mero
Ne ate kohe te tere ishin fuksa dhe ia fusnin njeri tjetrit..., sepse ashtu ishte koha dhe propaganda komuniste. Por, perse nuk flet per fuksat e dites se sotme "PATRONAZHISTAT", ata te cileve qeveria i ka dhene lavdine e duhur per te qene denje per regjimin e ardhshem.... Apo edhe ti je nje nga ata, se ske lene gje pa then per Ilir Meten. Je i vetmi qe mendon se Edi Rama eshte i kulluar.
Meta dhe Berisha jane dy ndyresira qe kane mbaruar politikisht Te dy shume shpejt do bejne dyshen Non Grata
Përshëndetje, jam këtu tek një hotel në Velipojë, kam paguar për ushqim dhe pije në dy vakte, mëngjesin dhe darken si zakonisht mirëpo sot nuk na sjellin uj për t`u shërbyer thonë se duhet paguar me pretekstin se janë ankuar higjiena (o vëlla të ja bëjmë me dije se nuk trajtohet kështu një klient. aq me pak një kosovar i cili ja u di për nder pritjen e 99 tes që na betë po ja kështu të na grabisni në këtë formë, unë nuk di ku të ankohem tjetër pos tek ju) ju lutem që të mbetem anonim.