Historia e “demokrates së orëve të fundit” që u jep zemër opozitarëve të Berishës të qëllojnë mbi zyrtarët e shtetit ka marrë përmasa tragji-komike. Disa ditë më parë kjo zyrtare deklaroi se nëse demokratët do të vepronin si ai qytetari që qëlloi mbi zyrtarin e IKMT, situata do të ishte ndryshe.
Ana komike e problemit është se në vitin 2013- 2014, kjo zonja ka qenë socialiste, kurse viktima, që sot është inspektor në IKMT, ka qenë kandidat për kryetar të Partisë Demokratike në Berat.
Në vitin 2022, kjo socialiste pasi kaloi “hu më hu”, siç thotë populli, ka ngecur tek Berisha, ndërsa ky demokrati i vjetër ka mbetur inspektor i IKMT dhe tani është nën kërcënimin të vritet nga partia e Berishës.
Polica e ka thirrur sot këtë zyrtare të japë shpjegime dhe duket se ajo po përpiqet të zbutë deklaratën, duke e shpjeguar si metaforë shprehjen e saj, ndërsa demokrati i plagosur, është ende në gjendje të rëndë.
E gjithë kjo ngjarje tregon realisht se çfarë përfaqëson sot Sali Berisha dhe pse ka mbledhur gjithë llumin e Shqipërisë pas vetes, për të poshtëruar demokratët shqiptarë.
Ekipi më i afërt i Sali Berishës janë sot një grumbull sharlatanësh, mitomanësh dhe në shumicë të dukshme të çmendur, ose histerikë, si kjo zonja, të cilët janë aty jo se janë demokratë apo opozitarë të vjetër, por se janë të gatshëm të mos kenë turp për të qenë me Sali Berishën.
Në grumbullin e tij rreth “Foltores” ai ka thirrur skalione të tilla pikërisht për të poshtëruar dhe nënshtruar demokratët, për t’u treguar atyre që ai nuk ka nevojë për rregulla loje apo njerëz që ndjekin karrierë në PD, por për njerëz që janë gati të vdesin për të.
Po të kishte rregulla karriere në PD, ai inspektori i plagosur i IKMT, që është demokrat i vjetër, mund të ishte sot në vend të kësaj histerikes që bën thirrje për vrasje. Në fakt, ai është në gjendje të rëndë në spital, kurse zonja në fjalë, përdridhet para policëve për t’i shpëtuar ndjekjes penale.
Kjo flet shumë se kush është rrethi i njerëzve që mbështesin Sali Berishën dhe akoma më shumë tregon se pse ka mbetur rrugëve fati i çdo demokrati shqiptar, të cilët tani në shumicë janë më të rrezikuar nga Sali Berisha, se sa nga mosha apo ndonjë sëmundje. Rasti në fjalë tregon se cilën PD po vret Sali Berisha dhe për kë po bën thirrje të qëllohet me armë.
ai demokrati i vjeter s'ka nevoje te jete ne vendin e kesaj se ka pagu paret e eshte bere inspektor IKMT-je kurse socialistet jane rrugeve
Jorgo,qenke koqe kandari. Ps-te eshte rrugeve? Mos e ngaterron me PD.
Prandaj theme unë se të gjith këta horra me emer politikane jane një lloje. Si majtaze si djathtaze veq për interesat e tyre personale dhe familjare dhe kaqe. Sote Jane Tek PSja neser Tek PDeja. Sote tradhtare neser noshonalist. Siqe jane ilir Meta dhe ishe (Kreshnik?) Spahiu a e mbani mend Kure (Kreshnik) Spahiu ishte nashonalist (Shqiptare?) dje na doli nashonalist Turke Otomane ha . Dhe ofendonet dhe shante komunitetin Katolike dhe atë Ortodokse se pse kishin mbeshtetur ate çuni që kishte hequr me të drejte flamurin Turke nga një Kabine plazhi. Dhe krahasonte flamurin e Otomanve ose të Turqise me atë të Gjermanise Ku Ka ikur edhe vet për të jetuaj si zotri dhe thoshte faliminderit Zotit që Katoliket dhe Ortodokse nuke jane shumice por pakice në Shqiprie dhe vet hajduti Ka shkuar të jetoje si zotri pikrisht Ku shumica e popullsise jane të Krishter dhe Jo me shumice muslimane. Hajdute dhe kriminelet kaose dhe prapambetje done prandaje KY Kreshnik Sphiu thote faliminderit Zotit që Katoliket dhe Ortodokse jane pakice se pse po të kishine qëne shumica Shqiprija kurre nuke do ishte në kët deregje që ështe sote por do ishte një lloje si vendet e bashkimit Evropjane. Dhe jo si Turqija e ( Kreshnik) Spahiut. poshte mentaliteti Turke Otomane poshte Turqija poshte korrupsjoni dhe prapambetja në trojet e Gjergj Kastrijotit ????????????????????????????????
Mero nuk e di si te ka shpetuar ky detaj i rendesishem kur deklaron se :Kjo flet shumë se kush është rrethi i njerëzve që mbështesin Sali Berishën dhe akoma më shumë tregon se pse ka mbetur rrugëve fati i çdo demokrati shqiptar! Uroj te jete lapsus nga ana Juaj sepse ata jane anetare te Partise Demokratike dhe jo "demokrate "siç pretndoni Ju!Uroj te mos perseritet me ky gbin se ofendon te gjithe demokratet e vertete te ketij vendi e qe fatmiresisht nuk jane te rreshtuar tek kjo parti dallkaukesh .
Lexuesi, sakte! Ata qe e quajne veten demokrate qe jane apo nuk jane anetarete PD, jane militante te Sali Berishes dhe te askujt tjeter. Emri i tyre me i denje do te ishte "demokratikas, apo me mire debatikas berishistë". Emri demokrat nuk eshte atribut vetem i atij qe e quan veten te tille, por eshte çdo qytetar, qe rrok dhe zbaton principet baze te Demokracise, pavaresisht kush qeveris. Demokratet e vertet jane ata qe bejne diferencen nga ata qe vendosin se kush duhet te hipe e kush duhet zbrse nga pushteti, sepse ata jane qytetare qe nuk shiten e blihen, qe nuk bejne kompromise te ndyra, qe nuk keqperdoren nga "dhelprat' e politikes, qe aty ku punojne, nuk vjedhin shtetin dhe nuk shperdorojne paren publike, qe nuk cenojne pronen e tjetrit dhe në fund, me e rendesishme, qe kane qene dhe mbeten patriote pa interes, qe dmth nuk bejne pjese në ata qe i takojne shprehjes se: "nationalism, is last cover of scoundrel"-"nacionalismi eshte streha e fundit e maskarenjve". E pra te kundertit e ketyre jane demokratet, ata prej verteti, kudo ne Shqiperi pa dallim race, feje dhe ideje.
U lodha së thëni bravo Mero.... Shquptari më mirë ëndërron një makinë dhe saraje dhe një modele në krah sesa ......BOTKUPTIMIN E SË VËRTETËS.. Një popull që pranon akoma qënien e Sali B ... Ç mund të thuash... Më vjen keq..që dhe ti merresh me të.. Kam frikë se do vdesë..pa ndjerë lagështinë e burgut . PËRSHËNDETJE NGA GREQIA
Problemi është se shqiptarët në këto 30 vite demokraci hibride nuk krijuan një sistem vlerash, e as një sistem meritokracie. Në këto 3 dekada gjithshka funksionon sipas ligjit të xhunglës, servilizmit, nepotizmit, kleptokracisë. Kap një post me lloj lloj marifetesh dhe kosideroje tokë e xanun. Piramida e vlerave është përmbysur. Llumi është ngjitur lart kudo në çdo sektor, në çdo fushë, e njëjta histori në këto 3 dekada, në çdo qeveri. Imagjino kishte vajtur bileta deri në 5000 euro për të parë koncertin e Noizyt!!! Të paguash 5mijë euro për të parë e dëgjuar Noizyn dhe Stresin, dy rrugeçër, ish hajduta, mallista. Këta në kohën e Enverit do ishin thjesht në burg. Tani janë idhujt e të rinjve. E kuptoni çfarë lemerie jetojmë. Në kohën e Enverit inxhinieri ishte inxhinier, doktori doktor, mësuesi mësues,, punëtori punëtor, teknik etj, dhe halabakët ishin halabakë. Tani llumi është lart, dhe intelektualët me shkollë i ke operatorë në call center ose në emigrim, kurse halabakët dhe militantët me poste duke vjedhur e duke shitur pordhë.
Mero ,logjika jote qendron por Rama e ka administraten dhe cdo institucion te mbushur me militante te shqupit dhe lsi.Nderkohe votuesit e rames dhe ps duhet te falen perdite tek keta lloj nepunesish qe njohin mentalitetin dhe sjelljen kundrejt detyres shteterore te njejte me mentalitetin e saliut edhe likes.Qyfyri me I madh eshte kur saliu edhe likja denoncojne per korrupsion dhe paaftesi administraten qe e kane emeruar mbi 90 % vete ,kurse keta te ps dhe rama rrine si huta dhe te permjere ne breke se nuk dine se si te justifikohen.
Pa ik Arben Kraja langaraqët që strehohen në gjirin e krye kriminelit dhe spiunit Saliqeni dhe kryehajdutit të floririt ujkut të Skraparit ,ktë punë kanë. Prandaj kjo punë nuk ka për t'u fillu ndonjë herë
Ueee kjo eshte Isha gruaja e Agustin Koles!!! E hurit dhe e litarit. Pyesni Augustinin se ai jua shpjegon cfare eshte kjo!
Kjo zonja qe ka kaluar nga socialiste ne demokrate etiketohet nga Mero si kalim "hu me hu". Po kalimi i Meros nga skifter domokrat ne skifter socialist si konsiderohet?. Kalimi i Ngjeles, Qupit spiunit Mut Nanos e plot sahanlepiresve te tjere si konsiderohe nga goja e qelbur e Meros?
O bythqpum ja hangsh karrin katerqysheli Albin Kurtit. Rrnoft sa malet Albin Mreti e Vjosa Osmani edhe kombi shqipetar.
Po habitemi përditë me çfarë po ndodh në këtë vend. Fatkeqësisht gjithkush ka një histori personale për të treguar këtë verë me turizmin shqiptar. Po sjell edhe unë një të freskët të ndodhur jo më larg se dje. Nuk e sjell për t’u ankuar sesa për të reflektuar kushdo që ka diçka në dorë në këtë vend por edhe për ne si qytetar të tij. Dje kisha planifikuar të bëja plazhin në bregdetin e Vlorës, me një mik që më kishte ardhur nga Italia. Dita rrodhi e tillë. 1000 lekë shezllon, pa faturë. E durova. Në lokalin kioskë një birrë kanaçe Heineken e vogël mu shërbye nga një fëmijë jo më shumë se 12 vjeç. Sërish pa faturë dhe me një çmim prej 400 lekë copa ose 3.5€. I durova edhe këto tre padrejtësi njëherësh. Erdhi vakti i drekës dhe vendosëm bashkë me mikun tim të shkonim në një restorant peshku me emër dhe i vjetër në zonë. Marrim makinën dhe shkojmë. E gjjthë rruga nacionale në të dy krahët ishte e mbushur me makina pushuesish. Tek lokali nuk kishte vende dhe ecën edhe nja 40 metra më tutje nëpër rrugën nacionale në drjetimin për Orikum. Qëllova me fat sepse në atë moment një makinë me targa kosove lëvizi nga ku ishte parkuar dhe e futa unë direkt. Pasi e kisha mbyllur makinen e po shkoja për nga lokali dëgjoj dikë që po thirrte nga pas. Kthej kokën pas, ndalem dhe e kuptova që po më thërriste mua. Më kërkoi se ku do shkoja. U habita. Nuk e dija se me çfarë tagri del dikush në rrugë pa të njohur e pa ditur të të pyes se ku shkon. Mu kujtua vetem pyetjet e policisë në kufij që të pyesin se ku shkon. Gjithësesi ju përgjigja që po shkoja tek restoranti për drekë. Pa marr frymë akoma më urdhëroi të heq makinën e ta parkoja andej nga do shkoja. U habita dyfish. Mirë që më kërkoi llogari nga do shkoja por tani më tregonte edhe nga të shkoja. Makina ishte e parkuar në rrugë nacionale. Biles 2 gomat preknin asfaltin. E informova që aty ishte rrugë nacionale. Që nuk kishte asnjë tabelë askund që tregonte parking privat e as ku ndaheshin këta që ndanin rrugën nacionale. Më pasoi një urdhër i dytë ku më tha se nuk ka nevojë për tabelë përderisa po të them unë ta lëvizësh. Ndërkohë i kishin ardhur në përkrahje djali diku 17 vjeçar e një tjetër i afërm i rritur. – Më fal i thashë por unë nuk mund të marr urdhëra nga kushdo që më del në rrugë se ku duhet të shkoj e çfarë të bëj me makinën time. Nëse unë kam cënuar pronën apo të drejtën tënde më mirë merr në telefon policinë. Sepse këtu është rrugë nacionale dhe unë jam po aq pronar sa ti në të. Do ha drekë e largohem për më pak se 2 orë. Ika e u ula në restorant. Por me mendjen pas sepse e pashë që shikimet e tyre nuk ishin as mikëpritëse e as që mund t’u zije besë. Mbarova drekën dhe u ktheva tek makina. Para se ta nisja thashë ta kontrolloj makinën se mos m’i kanë bërë gjë, ndonjë gërvishje apo diçka tjetër nga ato marifetet e mendjeve të mbrapshta shqiptare. Dhe nuk gabova. Gomën e parë e kishin shfryrë nga ventili, dhe gomës së pasme i kishin ngulur gozhdë. Nuk e besova dot që në vitin 2022 të përballesh me të tilla situatash. Personat nuk ishin më aty. Dola e i kërkova vetë. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).
Thjesht sa per kuriozitet, a mund te me shpjegoje kush nese ka ndonje lidhje me kete "avokaten" Adriana Kalaja (Mero nuk ia permend emerin por dihet qe per ate e ka fjalen) me famekeqin Gezim Kalaja, ate hajdutin e pronave te Sindikatave, dhe me "demokratikasin" (kupto berishistin) Aulon Kalaja, qe eshte funksionar i "Foltores", por hiqet si militan i "Shoqerise Civile"?!
Ja se c'ka shkruar jo nje here por disa here, para ca vitesh pikerisht ne kete gazeta TemA kur ne opozite ishte Edi Rama e ne pushtet Sali Berisha, ky artikullshkruesi Baze sherbetori konstant i gjithe pushteteve dhe opozitari i c'do opozite - "Edi Rama ne gjygjin e divorcit me Matilda Makocin atesine e Grigorit ja faturoi bab Kristaqit..."
Z.Mero faleminderit dhe respekte per cdo shkrim qe ke shkruar, ke qene dhe je shume i sakt je pene e vertet. Falenderime.
Boll te shikosh fotografin e nongrates Berrisha me diktatorin Hoxha per nje njeri normale gjithcka ndalone ketu
Ngado ta rrotulloje koken Edi Rama i perplaset fort me krizen e plote ekonomike qe i ka sjelle Shqiperise me qeverisjen e dallkaukerise se pagezuar nga ai vete si Rilindje si per ti bere me qesharake se jane. Kete deshtim total nuk mund ta fshehin as ta gelqerosin dot soji i ham-ham eve mediatike alla-Baze qe ushqehen tek oborri i kryeministrise.