Një shami për të mbuluar disfatën elektorale të Albin Kurtit 

14 Gusht 2022, 20:07Editorial Mero Baze

Vendimi i shumicës parlamentare të Kosovës për t'i hapur rrugë zyrtarisht mbulimit me shami të vajzave mbi moshën 16 vjeç, është një vendim politik për të siguruar mbështetjen e islamit politik në Kosovë. Çdo diskutim apo debat bosh rreth të drejtave të njeriut dhe aq më keq krahasimi me vende perëndimore, është thjesht një përpjekje për ta kapitalizuar edhe më shumë këtë vendim politikisht. Thjesht Albin Kurti po kërkon tua shesë dhe më shtrenjtë se sa është në të vërtetë ky gjest.

Shqiptarët janë një komb i vendosur mes Lindjes dhe Perëndimit me një shumicë myslimane evropiane, të cilët kanë bërë diferencën për shkak të bashkëjetesës me fetë e tjera dhe mbi të gjitha me vendosjen e identitet kombëtar mbi atë fetar.

Nëse shqiptarëve u heq këtë identitet, nëse ata i trajton thjesht si komb mysliman apo Kosovën thjesht si vend mysliman, atëherë ke cenuar identitetin kombëtar të shqiptarëve. Identiteti i këtij kombi ka tipar themelor islamin e moderuar pro evropian dhe bashkëjetesën me besimet e tjera. Arsyetimi se vendimi mbështetet mbi të drejtat e individëve për të mbajtur shami si shenjë nderimi për besimin mysliman, është një rrëshqitje drejt islamit politik për nevoja elektorale.

Është e vërtet se në disa vende të perëndimit është lejuar mbajtja e shamive në shkolla apo mjedise zyrtare, por në ato vende perëndimore, myslimanët janë pakicë në shoqëri dhe të huaj në kombin e tyre. Ata respektohen thjesht si liri pakicash. Nëse Kosova dhe Shqipëria zyrtarizojnë këtë qasje të identitetit islam në institucionet publike laike të shtetit, atëherë ata kanë cenuar identitetin e shqiptarëve dhe pas kësaj nuk jemi duke folur për një komb evropian me besim mysliman, por për një vend mysliman që jeton në krah të Evropës. Dhe ky është një ndëshkim kombëtar që “patrioti” Albin Kurti po i bën kombit shqiptar. Mes të tjerash është dhe një çarje që krijohet mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe një presion negativ mbi Shqipërinë në këtë çështje.

Por nuk është vetëm faji i Albin Kurtit. Kosova ngjan e frikësuar nga islami politik. Shoqëria civile, gazetarë, shkrimtarë intelektualë mendje hapur dhe të tjerë që janë kundër këtij atentati kombëtar, duket sikur thjesht lajnë gojën duke thënë jemi kundër. Përderisa kjo është një lëvizje politike që synon të kompensojë disfatën elektorale të Albin Kurtit vjeshtën e kaluar, ku ju përgjysmuan votat, çdo parti tjetër politike, por sidomos LDK, PDK dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duhet ta kundërshtojnë atë në parim duke bërë betejë kundër saj. Në të kundërt dëmi do të jetë dhe më i madh, jo se do t'i shtojë votat Albin Kurtit nga një pjesë fanatikësh fetarë, por se do ta fusë Kosovën në një referendum popullor për një çështje kaq delikate dhe do ta ndajë atë në dy botë të ndryshme dhe dy qasje të ndryshme në raport me Perëndimin.

Nëse kanë pas një meritë partitë politike që dolën nga UÇK, si në Kosovë ashtu dhe në Maqedoni është qasja perëndimore që kanë pasur ndaj shtetit laik dhe mbajtjen larg të islamit politik nga shteti. Ky hap i Albin Kurtit, është hapi i një njeriu ambicioz, tashmë të dështuar, i cili kërkon një shami për të mbuluar disfatat e tij politike. Ky nuk është një ligj i zakonshëm për pyjet apo kulloatat, nuk është ligj për ndonjë koncesion apo vjedhje fondesh, ky është një hap që deformon identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe ai nuk mund të jetë atribut i një shumice politike e cila realisht tani as nuk ekziston më.

Ajo duhet ndalur sa nuk është vonë. Edhe kaq Albin Kurtit i bën punë dhe si iniciativë, pasi ua ka fituar zemrat partizanëve të shamisë dhe me kaq sa ka bërë. Po të paktën të mos dëmtojë më tej Kosovën dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve.

 

33 Komente

  1. A
    Ari

    Jemi plotesisht dakort pa i hekun asnje prejsie ketij editoriali,por njekohesisht ky editorial duhet te jete kembane edhe per bytheperpjetet ketu ne Shqiperi sepse nuk eshte as ne nderin e Tiranes e as ne ate te Shqiperise qe sheshi Skenderbej mbushet si rrallehere me bytheperpjete qe sa vijne e shtohen çdo vit!Kjo duhet te jete nje kembane edhe per kombin tone, se ku po shkojme drejte Perendimit apo Lindjes!Ndryshe:Boll me per interesa politike me toleranca te besimeve qe geryejne shoqerine. Neser do te jete vone!

    1. E
      Edi Rama dhe Alibin Kurti nuke jane budallenje

      Albin Kurit , Edi Rama a po të thuashe të gjith politikanet që kane ullhequr kombin Shqiptare keto dekadat e fundit nuke jane budallenje, si do mose Kure vjen puna tek pushteti i tyre personale dhe interesat e tyre personale Jame i sigurte ???? për ???? se keta njerze kane sondazhet e tyre dhe jane në sinkrone me shumicen e Muslimanve dhe duke pasur shumicen e Muslimanve keta kane shumicen e votave. Prandaj keta sjellen në kët mënyre. Kosoven dhe Shqiprine e ka mbuluar krimi, korrupsjoni, varfrija dhe prapambetja, dhe keta çfare bën që nga mjesi deri në darke merren me Fen Shamija, Xhamija, Turqija, Erdogani. Po pse e bën kët? Se pse kët done shumica e Muslimanve. Shumica e Muslimanve nuke e kane fare problem për indiditet e tyre Evropjane a po për indiditet e tyre Komtare. Shumica e Muslimanve nuke e kane fare problem të shkollohen , a po të cilivizohen. Dhe kët smundje politikanet e korruptume po e zhvrytzone në mënyre perfekte prandaj jemi Ku jemi.

    2. N
      Neutrino

      Tragjedia e kombit shqiptar është trashëgimia 500 vjeçare e osmanëve.

      1. r
        ramiz

        Kjo initiative fetare,bartja e shamisë në shkolla nuk është gjë tjetër veçse një sulm Barbara mbi identitetin kombëtar të shqiptarëve,shkelje e rëndë e tolerances fetare autoktone Tek të gjitha fete ekzistuese në Kosovë.Është fyerje e rede e traditës, zakoneve,e kulturës sone shumëshekullore kombëtarë.Le ta masin vehten në radhë të parë liderët dhe qeveritarët tok me parlamentarët nëse bëjnë një shkelje të tillë e që njëherazi us kujtojmë se bëjnë edhe shkelje kushtetuese në Kosovë.Mendimi I Kryeministrit ,Kurti bie ndesh me tëgjtha këto Norma të ligjshme që u folen.Për keqardhje është propozimi I klerit mysliman në Kosovë ,icili Po bie ndesh me rrugëtimin shekullor të islamit traditional shumë parimor e tolerant!Edhe kuadrst arsimore në vend duhet të shpalosni mangësitë e difektet e shumta që do shkaktonte një vendim I tillë dhe pa hezitime duhet të reagojnë si një trip I vetëm sepse misioni I tyre është EDUKATIVO ARSIMOR..!

        1. M
          Ms

          Populist I paskrupullt ose agjent i Serbisë!

          1. N
            Naim Frasheri

            E dyta ,është e vertete

          2. V
            Vranakonti

            Faj ka populli Kosoves qe eshte budalla,i trashe,pastaj l Albin Kurti. Vendosja e shamis eshte anakronike,prapambetje dhe kundra zhvillimit te shoqerise njerezore ne te gjithe boten.

            1. L
              Labi

              Po o Vranakonti tani do ta veshim edhe Mamicen me perizon dhe Skenderbeun me pantallona te shkurtra te behemi modern. Se te breket ju ka mbetur modernizimi

              1. L
                Lala

                Ti vetëm lab nuk je. Po meqë do të bësh sikur je po të them që veshjet labe i kemi 1 milion herë më të bukura se carcafi.

            2. S
              Shqiptari

              Me demek ti Mero thua që populli kosovar është evropian,por duhet të jetë gjoja musliman!Pra Evropa,sipas teje del se,nuk ka problem se shqiptarët thonë jemi muslimanë,por ka problem kur shikon simbolet dhe ritet e myslimanizmit tek ata. Thuaje hapur atëhere, që,toleranca fetare që predikon Evropa, është vetëm një demagogji.

              1. E
                Emigranti

                Ja sa të vendosin shamitë dhe atëherë do t’u hiqen vizat për EU dhe do t’u hapin negociatat për EU dhe do vijnë investime nga e gjithë bota dhe Serbia do të njohë Kosovën të pavarur dhe dhe dhe… Pu pu pu sa çudi e trishtim!

                1. I
                  Ismail shkrimtari

                  Gjithë jetën time u përpoqa të bind botën se shqiptarët janë europianë. Sa zhgënjim tani në fund!

                    1. c
                      c..

                      NE SE KURTI E BEN KETE GJITHE SHQIPERIA te ngrihet kunder cenimit te identitetit kombetar.PROTESTE PARA AMBASADES KOSOVARE.ATA NUK E MERITOJNE TI PERKRAHESH ME DREJTIMIN QE DUAN TE MARRIN.

                      1. M
                        Mr.G

                        Ne cilin vend te botes keni pare qe ish spiunet e gestapos naziste dhe komunizmit te bejne gazetari dhe ju shesin morral nacionalist popullit? Ne asnje vend tjeter te botes nuk egziston nje rast i tille, pervec se ne Pellazgjine tone tone te mjere. Ne cfare vendi tjeter te botes keni pare qe shumica te persekutohet nga pakica ? Ne asnje vend tjeter te botes, pervecese ne Albanian tone ku sundon shkerdhatokracia koloniste. Ne cfare vendi tjeter te botes, keni pare qe islamofobia te institucionalizohet dhe kthehet ne nje mjet politik kunder shumices te popullsise, pervecse ne Kauristanin tone, ku pjellat komuniste nuk mbarojne kurre. Fain kerkojeni tek shamia, mos e kerkoni tek shkerdhatokracia qe ju ka zene deren

                        1. I
                          Ill

                          Debil! Pjelle turke e mbetur ne trojet tona!

                        2. L
                          Labi

                          Po Mero po,por edhe ti qe je me i zeshmi je kujtuar vone...mbas minimumi 20 vjetesh.This is the Question!!

                          1. B
                            Bato

                            Kosova geto eshte zgjedhje e vete shqiptarve te Kosoves

                            1. G
                              Gramozi

                              Kerkoi Ramiut te te japi nja dy jave leje mero se ke nevoje.Po te konsumon pa meshire,me keq se Salehu njehere ne nje kohe qe e mburrje dhe ne 97ten qe digjej Shqiperia,apo kujton se harron populli.Tani te versuli kundra Albinit.Ai te pakten nuk eshte hajdut si bosi yt.

                              1. a
                                armiri

                                Amerika e mbarsi Serbine,per te lindur nje bebi anti-ruse,por ja qe doli nje djall bastard islamik,qe i ka dale fare nga kontrolli.,gje qe perben dhe nje infeksion malinj te shtuar,ne Arnautistanin e pushtuar nga bijte e Babes;sali-rama-meta.

                                1. E
                                  Edi

                                  Ky është vetëm fillimi. Në Kosovë do ketë zhvillime interesante. Besoj evolucioni nuk do jepet më mësim nëpër shkolla - mësuesit thjesht do ta anashkalojnë, pa e hequr zyrtarisht nga kurrikulli mësimor, nga frika se mos fyejnë ndjenjat fetare të çikave të ndershme, të veshura me shami - dhe do na nisin të lulëzojnë si kaktusë të shëmtuar ca pikëpamje të tipit: në të vërtetë, toka është e sheshtë dhe jo e rrumbullakët, sperma prodhohet jo aty ku prodhohet, në të vërtetë oqeanet nuk përzihen, etj. etj. dhe po s'i pëlqeu, shkencës le të shkojë të pirdhet. Pa folur pastaj për regjimin e vizave/integrimin europian, që do marrin një shtysë të fuqishme nga mbajtja e shamive nëpër shkollat kosovare. E kam fjalën për shtysën prapa. Ama diçka e mirë është se qeverisë Kurti nuk i bëhet shumë vonë për këtë. :)

                                  1. S
                                    Shaban

                                    ma shum kulture i ofendumi te ofendon dhe e tepron zullumin. te bofshin mir fjalet e ndyta qe ti percielllin ne portale tjeret. ti nuk ban me u ni hiq po e ke gjet venin dreqi e i biri me leh qka dojn.

                                    1. k
                                      kosovar

                                      keto sulem qe vijen per fene islame vine nag priftat katolike e per boten islame vijen nga Roma, pasi veqse ata e gjujne gurin e e mshefin doren e dalin e lehin si qeni e nuk e dine per kon po leh.

                                    2. E
                                      Eni

                                      O komentues...cte beje ti lere femijet pa shkolle per faj te prinderve? Kta femije do radikalizohen neper xhami e nuk do marin dot arsim e shkence. Po ne Tirane pse lejohen? He Mero.....na thuaj....

                                      1. R
                                        Rrogtari i Beogradit

                                        Kosova geto islamike eshte endrra dhe plani i Serbise per t'i treguar Europes gabimin qe bene ndaj saj.

                                        1. L
                                          Labi

                                          O Mero te ka filluar pak rrjedhja apo do e ben? Si ishte kjo puna qe ne Kosove jane shumice dhe nuk duhet te kene te drejta kurse ne perendim jane pakice dhe u takojne te drejtat? Kur nuk ke cfare shkruan me mire hesht o derezi ose boto ndonje foto nga ai emisioni bishti i tundimeve te kapesh klikime.

                                          1. k
                                            kasemi

                                            Gege e toske malsi allija, jane nje komb, mu da s'duron, nje e tane eshte Shqiparija..... Feja e shqiptarit eshte shqiptarija... Mu kujtuan keto vargje, sapo lexova editorialin. Shume sakte Mero, do Zoti te degjohesh! Gjithashtu do Zoti te jesh po kaq i sakte, edhe per problemet qe ka sot Shqiprija, sepse e ke te mundur te pakten menderisht, nqs nuk e ben, nuk e do Shqiprine.

                                            1. E
                                              Emigranti

                                              Sa te kaloje ligji i shamisë se kokës, Kosovës do ti liberalizohen vizat!! .....Ndoshta me Pakistanin....

                                              1. L
                                                Lidheni gomarin.

                                                E para: nuk ekziston sot komb europian me besim mysliman. Europa është një shtrirje gjeografike e caktuar. Në bazë të së cilës gjendet kultura heleno - romake plus krishtërimi. Dhe me një popull të racës së bardhë. Shqiptarët i takojnë Europës përsa i takon racës dhe vendndodhjes gjeografike. Por më pak përsa i takon fesë, mentalitetit, kulturës dhe traditave. Këtu përplasen fort erërat e Perëndimit me ato të Orientit. Pêr fat të mirë si shqiptarê kemi vênë gjithmonë kombin, flamurin, gjuhën dhe Gjergj Kastriotin para fesë. Sa më pak islamizëm në tokat e Arbërit, aq më mirë është. Por kjo nuk bëhet me dhunë dhe forcë. Kur një grua 30 vjeçare do të mbajë shaminë në Prishtinë, se ashtu i pëlqen, ti do ja heqësh me forcë?! Prandaj kjo luftë nuk bëhet me ligje dhe me forcë. Por me edukim. Duke e lënë fenë nê shtêpi. Pse në Shqipëri lejohen të pushtojnë sheshin Skënderbe një turmë fanatikësh islamistë dhe qeveria dhe Mero nuk ndihen?! Deri sa mbulojnë edhe statujën e heroit kombëtar me beze të zezë! Pse lejohet qê hoxhët të pëllasin 5 herë nê ditê nga majat e minareve duke shkaktuar ndër të tjera edhe ndotje zanore dhe duke u prishur gjumin njerëzve dhe qeveria dhe Mero nuk ndihen?! Por i vërsulen me têrbim Kurtit se ai është kundër Ramës dhe Ballkanit të hapur! Dhe kundêr shkëmbimit të territoreve! Me vendimin e tij të mênçur që pas moshës 16 vjeçare t'i mund të vendosësh vetë nëse e mban apo jo shaminë Kurti ka shmangur një përplasje kulturash nê Kosovë. Edukimi, kultura, shkenca, arsimi janë mjete më të efektshme sesa ligjet e mbajtjes apo heqjes me dhunë të shamisë. Ndryshe kthehemi në kohên e Enver Hoxhës. Albinin kundërshtarët e tij herë e cilësojnë majtist apo enverist dhe herë të tjera islamist! Tê vjen për të qeshur. Mjafton që të mos lënê gjë pa thënë kundër tij. Dhe Mero mban flamurin në këto sulme. Si një qen besnik ndaj padronit. Derisa një ditë të kafshojë edhe këtë padron, siç bêri me atë para tij!

                                                1. G
                                                  Gaz Paja investitor strategjik

                                                  15 vjet te perdori Saliu, 15 vjet po te perdor Rama. Karakurve je Mero Haleja. Auotomatik ne duart e pushtetarit te rradhes. Po Albini nuk perben rrezik per Ramen, c'pate. I ligu po i lig mbetet.

                                                  1. S
                                                    Sigmund

                                                    Gorilla mund edhe të bërtet sa për të mbuluar përkohësisht zëra tjerë, por nuk mund të fsheh se çka është... Rezultatet e zgjedhjeve nacionale përputhen me ato lokale vetëm në rast "lojaliteti" të votuesit ndaj partisë/liderit suprem. Në çka qenka turp a dëmshme për këdo në një demokraci të shëndosh që të ketë sa më pak lojalitet të tillë? Në cilën demokraci shembullore qenkan përputhur ato rezultate? Në çka të shërben nxitja në një lojalitet të tillë? Traditë vjetër? Zbatim të një urdhri nga lartë?

                                                    1. D
                                                      Durrsaku

                                                      O Albin o kokloqe,vishe dhe ate pickn te de filan deze me brekushe e shami ne koke qe kur te duash te besh seks tja busesh ne bythe e ne goje.Ptu spiun i ndyre serb,bashke me ate kurven si fuci muti Osmenajn

                                                      1. A
                                                        Alfred

                                                        Ndoshta shqiptaret e Kosoves reagojne keshtu, kur shohin sesi porno-kultura po zapton cdo hapesire mediatike ketu te ne! ....

                                                        Lini një Përgjigje